Fuqia blerëse: Çmimet super të larta dhe pagat e ulëta, rendisin Shqipërinë të fundit në rajon
Raporti: Shqiptarët paguajnë çmimet më të larta në rajon, duke rritur shkallën e varfërisë
Julian Llupo
Shqipëria mbetet vendi me të ardhura më të pakta dhe çmime më të larta në Europë. Raporti i dalë gjatë ditës së djeshme nga Instituti Europian i Statistikave (EUROSTAT) merr në studim 37 vende të Europës, nga të cilat 27 vendet e Bashkimit Europian dhe 10 vende që janë jashtë zonës së BE-së. Krahasimi i bërë midis fuqisë blerëse që ka një shqiptar dhe asaj që ka një qytetar i Bashkimit Europian, na nxjerr në vend të fundit jo vetëm për sa i përket vendeve të BE-së, por edhe atyre të rajonit tonë.
***
Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT bazohet në Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi, i matur me fuqinë e tij blerëse. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së. Në 37 vendet e marra në studim, 27 prej tyre janë anëtaret e BE-së, 3 janë kandidatët për t'u bërë pjesë e BE-së, ku bën pjesë Kroacia, Maqedonia dhe Turqia, 3 vende të EFTA-s, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.
***
Shqipëria rendit pikërisht në vend të fundit, duke pasur të ardhura për frymë matur me fuqinë blerëse sa 21% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Pra, nëse një europian i ka të ardhurat për frymë të matura me fuqinë blerëse 10 mijë Euro, atëherë një shqiptar zotëron një fuqi blerëse prej 2 100 euro. Shqipëria jo vetëm që rezulton me një nivel tepër të ulët të të ardhurave për frymë matur me fuqinë blerëse, por edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, niveli mbetet tepër i ulët.
***
Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12% më të ulëta. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve, që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5% më të larta se të një qytetari shqiptar. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7% më të larta se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares europiane. Turqia është në një nivel më të lartë, duke kapur 31% të të ardhurave të një europiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.
Çfarë mat ky tregues?
Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT mat Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi i konvertuar me fuqinë e tij blerëse. Pra e thënë më thjeshtë, EUEOSTAT ka matur sa mallra dhe shërbime mund të blejë një qytetar në këto 37 vende me të ardhurat për banor, duke bërë edhe krahasimet me mesataren e vendeve të BE-së. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse, në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së matur me fuqinë e tyre blerëse.
Mali i Zi dhe Serbia, të ardhurat 50% më të larta
Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12 pikë më të ulëta, ose të ardhurat e një malazezi janë 50% më të larta se të një shqiptari. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund që të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5 pikë më të larta se të një qytetari shqiptar, ose rreth 20% më të larta. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7 pikë më të lartë se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares Europiane. Turqia është në një nivel më të lartë duke kapur 31% të të ardhurave të një evropiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.
Treguesi i Produktit të Brendshëm për Frymë, matur me fuqinë blerëse për 37 vende. Krahasimi është i bërë me mesataren e të ardhurave të një qytetari të BE-së
Tabelen e gjeni te
http://www.shekulli.com.al/news/47/A...007-12-18.html
Krijoni Kontakt