Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14

Tema: Faik Ismajli

  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Faik Ismajli

    Faik Smajli

    KOHĖ PA KOHĖ

    Thejmė dhėmbėt,
    Asgjė nuk themi!
    Heshtim...
    Flasim shumė,
    S'e njohim vehten!
    As fjalėt tona
    S'i njohim;
    Nė kėtė kohė pa kohė !

    BISEDĖ ME FADIL SHYTIN

    Kur flas me ty,
    ulem kėmbėkryq midis atdheut!
    e shekujt i preku me dorė,
    sa e madhe mė bėhet Shqipėria;
    kur flas me ty.

    PENDIMI

    Njė herė u pendova
    nė jetėn time,
    kur e lash nėnėloken;
    dy herė s'munda ta vrasė vehten!

    KĖRKOJ

    Njė dritė po kėrkoj...
    njė dritė,
    tė mos m'i verboj sytė!
    Njė kėngė po kėrkoj...
    njė kėngė,
    qė kėndohet shqip!
    Njė fjalė po kėrkoj...
    njė fjalė,
    qė quhet liri!
    Njė emėr po kėrkoj...
    njė emėr,
    qė quhet Shqipėri!
    Njė tokė e dua...
    njė tokė,
    qė quhet Dardani !

    BARBARĖT

    Nuk dukeshin si bishat,
    por ua kalonin atyre!
    nė lubi tė zeza ngjanin,
    me turr erdhėn nga diku larg!
    me turr e tė uritur,
    edhe mish njeriu hanin!
    mbrapa linin veē shkrumbin,
    s'i ndalte dot mizoria;
    veē maliheri nė ballė!
    iku kohė e tyre,
    e shumė nuk u kthyen tė gjallė.

    DĖSHMORIT TĖ LIRISĖ

    Lėshoje nėnė njė herė mallkimin,
    sepse birin ta kanė vrarė!
    e dha jetėn nė fushė tė nderit,
    pėr tė dalė ai fitimtar !

    E rrite nėnė me copa buke,
    u bė burrė ai pėr martinė,
    sa mirė nėnė e edukove,
    ta japė jetėn pėr lirinė !

    I dha gjak trimi Flamurit!
    qė i lirė tė valojė nė erė,
    tė mos kėtė n'Kosovė vajtime,
    veē pranverė tė kėtė pėrherė !

    Lavdi paē o trim i shqipes!
    nė lapidar trupi t'pushon,
    se tė gjithė njė ditė do tė vdesim,
    veē atdheu jeton gjithmonė !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    EPOPESĖ SĖ JASHARĖVE

    Nė Prekaz binin tupanat,
    Ēiftelitė larg jehonin;
    Kishin zbritė Shqipet nga malet:
    Po kėrcenin e kėndonin.

    Nė atė Kullė nuk njihej mortja
    Si nė dasmė ishte pėrnatė,
    Mbushur plot me miq e shokė,
    Idealet mbaheshin lartė.

    Kur mbaronin kėnga e vallja
    Shqipet flisnin rend me rend,
    Qanin hallet e Shqipėrisė Loke
    Qė me shekuj s'po zė vend.

    Re tė zeza na ėshtė mbushė qielli,
    Nuk po shohim diellin me sy.
    Shkjau me tank rrinė te dera
    Na e ka mbyllė Lirinė nėn dry.

    Ēohuni burra ta bėjmė Betimin
    Nė Flamur tė Kastriotit
    Se kjo tokė ėshtė veē e jona
    Me pushkė kokėn t’ia shtypim korbit!

    S'jem tė huaj nė shtėpitė tona
    Mijėra vjet janė trashėgim,
    Amanet na i la i pari
    Nga flijimi nė flijim.

    Shumė hordhi kanė ardh kėsaj toke
    Vinin e iknin tė gjithė me rend,
    Fusha e male nuk i duronin,
    Veē tė zotin, zot n'kėtė vend.

    Dhe ky shkja shpejt do thyej qafėn
    Se ka burra prapė Shqipėria,
    Qė ua presin plumbat me dorė
    Dhe i ndjekin kah Shumadia.

    Nga aksioni nė aksion
    Bacė Ademi syshqiponjė,
    Si nėn kosė binin barbarėt,
    S'mund tė priste se i bėhej vonė.

    Hamzė Jashari shkėmb graniti
    Qė aq shumė donte Lirinė,
    Aq i bėnte jeta e tij
    Se luftonte pėr Shqipėrinė.

    Babė Shabani gjithmonė thoshte
    Se Liria nuk blihet n'pazar:
    Sugjeronte e kėshillonte,
    Ishte tamam Komisar.

    Njė ditė marsi ia mėsynė Prekazit
    Me topa e tanke njė ushtri,
    Por Prekazi nuk po tundej
    Tash po bėnte Histori.

    Nė Prekaz - Kala Drenice
    Dasma e madhe kish filluar,
    Krushqit tashmė ishin nisur
    Pėr ta marrė Lirinė praruar.

    Me kėngė nė gojė sfidonin burrat
    Njė ushtri ardhur nga mesjeta,
    Kur pushonte Zhuj Selmani
    U ndihmonte Azem Bejta.

    Dhe menduan se i vranė
    Mori fund dhe kjo histori,
    Por asnjė s'e mori vdekja,
    Tė gjithė shkuan nė pėrjetėsi.

    Kėtu barbarėt morėn tatėpjetėn
    Dhe rrokulliseshin pėr nė humnerė.
    Nė qiellin tonė dukeshin shqiponjat
    Shqiptari po lindte edhe njėherė.

    Dhe sa herė t'ju merr malli
    Edhe doni qė t'i gjeni:
    Nė ēdo cep tė Shqipėrisė Nėnė
    - Nė Flamur, aty i keni!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  3. #3
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    ATDHEU

    Atdheu ėshtė dhimbje,
    ėshtė lot!
    Atdheu ėshtė mallėngjim,
    Qė tė pėrvėlon!
    Atdheu ėshtė uri - bukė e ėmbėl
    qė nuk ngopesh dot!
    Atdheu ėshtė i butė,
    i ashpėr ėshtė zjarri qė tė djeg!
    Atdheu ka sy, veshė, ka gojė
    sheh dhe di tė flasė!
    Atdheu ėshtė mallkim,
    kudo tė ndjek pas!
    Atdheu ėshtė fe,
    Zot ėshtė bekimi!
    Atdheu ėshtė kėnga mė e bukur
    qė nuk ka mbarim!

    Londėr, 2009
    A don, e s'din, a din e s'don !

  4. #4
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    KUR ISHTE LUFTA NĖ KOSOVĖ

    Kur ishte lufta nė Kosovė
    Jeta kushtonte lirė, shumė lirė
    Ēmendurisht lirė
    Nganjėherė, nuk i harxhonin as fishekėt
    Se thikat, bajonetat a njė fije shkrepsė,
    Ua shfrynin epshet mė mirė.

    Kur ishte lufta nė Kosovė
    Jeta kushtonte shtrenjtė, shumė shtrenjtė,
    Ēmendurisht shtrenjtė
    Me mijėra e mijėra para,
    Dhe nganjėherė
    S'e mbulonin as paratė e gjithė botės.
    Blihej, shitej e stėrshitej jeta
    Kur barbarėt dilnin pėr gjah.
    A don, e s'din, a din e s'don !

  5. #5
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    FATI I MĖRGIMTARIT

    Qė kur u nisa dhe mora botėn nė sy
    Kam shkuar kudo, deri prapa diellit.
    Kalova shumė toka, kalova shumė dete,
    Duke ecur kėmbė, a fluturuar qiellit.

    Dhe mbrapa atdheun me lot e kam lėnė,
    Atdheun tim tė madh, atdheun tim tė mirė.
    Sa mė ėshtė zvogėluar, e mas me njė pėllėmbė
    Nė njė hartė tė vjetėr, nė tryezė shtrirė.

    Pėr pak ditė u nisa, mbeta kėtu - njė shekull,
    Kush e kish menduar kėtė karrem tė zi!
    Tash s'po mė lėnė hallet, lidhė mė janė pėr kėmbė
    Qė tė shkoj tek ai e tė mos ndahem prej tij.

    Veē kur shkoj n'vizitė njėherė nė shumė vjet
    Dhe marr disa kujtime, peng lė shpirtin tim;
    Unė tash pėr atdheun, jam veē njė turist:
    Qaj moj zemėr, qaj, digju shpirti im!

    Londėr, 2009
    A don, e s'din, a din e s'don !

  6. #6
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    URAT

    Thonė se urat janė tė shenjta,
    I shpikėn vet perėnditė,
    Qė t'i bashkojnė njerėzit,
    ... Edhe dashuritė!....

    Unė, e di njė Urė,
    - Qė pėrgjakė njerėz,
    E shtrėngon djalli nė fyt!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  7. #7
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    JETA

    Vrapoj e vrapoj pas teje
    -si njė Marathonomak,
    se, ti mė mashtron me ėmbėlsira,
    e unė, mundohem qė t'i kap
    dhe kur tė tė afrohem pak mė afėr,
    ti befas ndalesh!
    Mė gjuan me rrebesh gurėsh,
    mė rrėzon pėr tokė, hundė e buzė m“i pėrgjakė!
    -pastaj, ti qesh me mua, si me njė tė marrė
    Unė, i gjori mezi ngritem
    dhe prap...
    -vrap e vrap pas teje.
    Por, tani -ti mė ikė pėrherė e mė larg,
    pėrherė e mė mbrapa mbetem
    gjithnjė e mė shumė, fryma mė harxhohet,
    por, edhe me kėtė frymė qė mė ka mbet,
    pas teje do tė vijė, me shpresė...
    - se mos tė ka rėnė ndonjė grimcė rrugės!
    E, kur tė mė jetė harxhuar e mbrama frymė,
    e ti, tė mė kesh harruar,
    tjetri do tė vijė nė radhė pas meje;
    edhe ai, vrap e vrap pas teje.
    Unė, e di se -edhe atė do ta gjuash me gurė,
    por, tė isha lutur shumė...
    mos e gjuaj me gurė tė mėdhenj
    siē me gjuajte mua!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #8
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    LYPĖSI

    Pėr ty, nuk ndėrrojnė stinėt,
    ti ke vetėm njė stinė:
    stinė dimėr - det i zi!

    Nuk di, e mbyte ti zotin,
    apo ai tė mbyti ty!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Pėr: Faik Ismajli

    Faik Smajli

    VAĒE ZELA

    Nė fillim ishte
    drithėrimė kėnge
    qė u kthye
    nė kėngė drithėrimi
    pastaj u pėrflak nė kėngė
    u bė shpirti dhe magjia e saj...
    dhe pasi
    i buroi tė gjitha krojet
    i qeli tė gjitha lulet
    i lumturoi tė gjithė zogjtė
    i dehu tė gjitha zemrat
    dhe kur kėnga
    tejkaloi pėrmasėn e saj
    pėr njė ēast...
    u flakėrua nė Yll
    u ngrit lart qiellit
    mes yjesh gjithėsie
    tash ėshtė mes yjesh - njė Yll
    qė kėndon...
    qė shndritė e nuk shuhet
    njė Yll Shqipėrie.

    Londer
    7 shkurt, 2014
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faiksmajli : 07-02-2014 mė 15:42
    shqiponja

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Faik Smajli

    PĖRBALLĖ VETES

    Njė ditė ballė pasqyrės
    se si mė shkoj mendja
    sikur tė takohesha me veten
    ballė pėr ballė
    cili nga ne mė shumė do tė inatosej
    cili njėri-tjetrin mė shumė
    do ta kishim sharė
    Unė me siguri do ja krisja do grushta
    ai me siguri do mė shkulte dhėmballė
    pėr gjithė ato gjėra
    tė bėra e tė pabėra
    pėr tė gjitha mėkatet
    qė i tėrheqim zvarrė
    shqiponja

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Pėr: Faik Smajli

    Faik Smajli

    REVOLTĖ

    Ē'ėshtė kėshtu me ty Kosovė, ē'ėshtė kėshtu
    Ē'janė kėto ethe, kjo hemorragji
    Ē'janė kėto djersė qė tė kullojnė ballit
    S'tė dėgjojnė me veshė, s'tė shohin me sy

    Ē'ėshtė kėshtu me ty Kosovė, ēėshtė keshtu
    Lirinė e shumėpritur pse tash ta pjestojnė
    Ishull i kryqėzuar njėmijė vijash tė kuqe
    Kaligula e mbretėr ėndrrat t'i kafshojnė

    Pse kėshtu Kosovė, pse kėshtu
    Gozhdė e Nastradinit ngulitur nė mur
    A mos njėri-tjetrin e paskemi gėnjyer
    A mos edhe ata qė s'kthehen mė kurrė

    Pse kėshtu Kosovė, pse kėshtu
    Ti po ikė nga ne e ne ikim prej teje
    Nuk dua tė mbetesh si njė shpresė e vrarė
    Si njė diell i murrmė fshehur pas njė reje

    Si kėshtu Kosovė, si kėshtu
    Ēakejė e makutėr tė janė shtuar shumė
    Pak tė duan me zemėr, shumė mė shumė me xhepa
    E Lulit tė vocėrr buza i rri shkrum

    Si ka mundėsi Kosovė, si ka mundėsi
    Edhe ata qė u kthyen nga mali
    Tė shohin mes xhamash tė zi

    Londer
    Janar 2014
    shqiponja

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Pėr: Faik Smajli

    Faik Smajli

    DREJTPESHIMI

    Nganjėherė vrapoj ta zė kokėn
    e nganjėherė t'i pres kėmbėt
    dhe anasjelltas...
    e shpesh mė duhet tė kthehem pas
    ta gjejė veten...
    atje ku e kam humbur
    mezi e bėj njė vertikale
    ...pak tė kėrrusur...
    shqiponja

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Pėr: Faik Smajli

    Faik Smajli

    NE S'PO FLASIM...

    Ne s'po flasim...
    qile guri gojėn
    veē kafshojmė veten me dhėmbė
    dro se do pėlcasim
    qė s'kemi fuqi tė flasim.

    S'ėshtė kjo kohė fjalėsh
    ėshtė kohė e bėrtimave
    ulėrimave...
    ėshtė kohė zagarėsh
    e qenve tė larmė e tė zinj
    qė lehin dhe nė dritė tė hėnės
    kafshojnė e shqyejnė
    tokėn duan ta pėrpijnė.

    Lehin, bėrtasin, ulėrasin...
    me kėmbė e mė duar
    hidhen pėrpjetė
    rrėshqasin zvarrė
    bėjnė be e rrfe
    qė mos tė flasim ne
    se po tė flisnim ne
    ata bien pėr dhe
    shqiponja

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117

    Pėr: Faik Smajli

    Faik Smajli

    PLAGJIATORI

    Si dru i tharė vjeshte mė kot pret gjelbrimin
    Kur ish kohė gjelbrimi ai rrinte nėn hije
    Tash fshihet pas Lisit si njė hije e ngratė
    Ėndėrron pranverėn, pranverėn qė s'i vie.

    Deshi shumė tė rritej, por s'e zinte lėkura
    Ėdėrroi tė bėhej, por s'u bė dot mbret
    Kur kokėn e vogėl desh ta bėnte tė madhe
    U rrėzua mjerueshėm mbi injorancėn e vet
    shqiponja

Tema tė Ngjashme

  1. Genta Ismajli
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 14:32
  2. Zanfina Ismajli
    Nga Zevzeku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 383
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 20:23
  3. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •