Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945

    A jemi ne pjesëtarët e Kombit Shqiptar në kohë paqeje apo në kohë lufte?

    Traditat perfaqsojne shpesh eksperienca mijeravjecare qe kane dale nga Urtesia e jo nga logjika e momentit...

    Kombet jane lidhje shpirterore... Mund te lidhen nga gjuha,por shembulli i Zvicres tregon te kunderten.
    Amerika tregon sesi traditat (ne kete rast europianet) mund te nderthuren e te krijohet nje shpirt kombetar edhe pse eshte kazan racash e gjuhesh..Sigurisht ne lidhje ketu ndikoi gjuha...por gjuha se ka ate force pa traditen.
    Shihni Kombin Austriak.

    Pra tradita eshte elementi kryesor i lidhjes shpirterore e ndergjegjesimit te Identitetit Kombetar apo te nje identiteti te cfaredoshem..shihni identitetin islamik apo identiteti kristian i mesjetes.

    Kane te miren,qe modifikohen sipas nevojave,por gjithsesi mund ti kategorizojme ne 2 lloje kryesore.

    1-Traditat ne kohe lufte apo pushtimi
    2-Traditat ne kohe paqe

    Traditat ne kohe lufte,jane shume te ashpra nga pikepamja morale,jane te hekurta e jodemokratike,sepse ne kohe lufte detyra e tradites eshte te nxjerre Burrin Luftetar dhe Gruan qe lan plaget e Burrit e rrjedhimisht gjithcka vertitet rreth tyre...

    Traditat ne kohe paqjeje,fillojne e zbuten vazhdimisht,detyra e tyre eshte te zbusin Luftetarin dhe ti japin te drejta femijeve dhe grave...Ne kohe paqeje tradita e forte duhet vetem nga pikepamja familjare,te mbaje familjen te pathyeshme,meqe eshte baza e nje shoqerie...Vecse keto lloj traditash krijojne nje shoqeri te dobet nga nderhyrjet e befasishme nga jashte.

    Pra vazhdimisht keto 2 lloje traditash nderthuren...Aktualisht ne shqiptaret po kalojme nga tradita e kohes se luftes ne traditat e paqes...

    Problemi eshte ky...A jemi ne pjesetaret e Kombit Shqiptar ne kohe paqeje apo ne kohe lufte ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945

    Mendim ndryshe 3...

    Parashtrim!

    Tema trajton vetem traditen shqiptare e rreziqet qe Shqiptaria po has,sigurisht sipas nje kendveshtrimi ndryshe....Kushdo qe do te shkruaje,eshte i lutur te menjanoje ironine sepse nuk eshte vendi...Kush ka kellqe edhe pse mendon te kunderten eshte i ftuar,biles ata po sfidoj ....


    Tri zemra te falura,nje shpirt fisnik i vetengurtesuar,nje Njeri Fisnik i kthyer ne simbol,jete e dhuruar e jete te mbrojtura,misherimi i Madheshtise...

    Shpirt njeriu kerkonte kalbesira,gjak njeriu kerkonte e keqja,prove burrnie kerkonte vdekja,veteflijim kerkonte ligeshtia...Vetem keshtu mund te perjetesohet Fisnikja,lartesohet raca njerezore,shkeputet prej barbarise e degjenerimit e shkon drejt Pastertise,shkon drejt Hyjnores ...

    Udha e ashper e permiresimit si gjithmone kerkon vuajtje e vetemohim e deri ne flijim te atckaje buron prej qenies...Cdokush eshte burim,gjithsecili
    eshte i denuar te jete burim edhe ne castin me te vetmuar te jetes se tij...Mbeshtesim syte gjithnje drejt reve prej te cilave duam shi edhe ne castin me te vetmuar te jetes tone,sepse duam te jemi burim...vecse burimi i paster gjendet ne lartesi,poshte ka gjithmone letyre,ka gjithmone burim te papastert,qe jep lere...

    Vellai i vogel kishte dhene Besen,kishte shprehur me nje fjale tere Fuqine qe Zoti i kishte dhuruar si shperblim per arritjet e tij ne rrugen drejt permiresimit,ate cka donte Zoti qe njeriu te ishte...

    E Ai kishte tri zemra,nuk mund te zhgenjente teresine e tyre,nuk mund te zhgenjente Zotin...Zoti i kish dhuruar Jeten,i kish dhuruar Besen,i kish dhuruar nje Nuse hyjnore,i kish dhuruar femije si Drita e tani nuk mund ta zhgenjente Zotin...Duhet te pranonte edhe Perjetesine....

    Nuk mund ta imagjinoj vetasgjesimin,askush nuk mund ta imagjinoje ate cast...Irreale ,gjithcka e kesaj bote ishte teper e vogel,teper hyjnor per te qene hyjnor....AI dhuroi gjithcka,shkuli tri zemra nga kraharori,ktheu shpirtin ne diamant,ktheu endrrat ne vuajtje te perjetshme...Gjithcka per Ne...Me vjen turp per Ne....
    Ajo ishte Nusja...Me vjen turp per Ne...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shtresezimi shfaq vetveten pikerisht ne castet e nevojes,atehere kur mekenia kercenohet nga egersia e se huajes...Mekanizem natyror i drejtuar pashmagshmerisht prej ligjit themelor, qe u stervit prej kohes se qelizes se pare ,vec per nje qellim...jeta....Sado kryenecesi te gjejme, pa shtresezim ka fatin e shkruar,fatin e se perkohshmes...Shtresezimi eshte celesi i perjetesise te cfaredolloj gjeje mendkaluese... Pjella e dobesise, qe perpiqet te shkeputet prej zvarritjes e lengimit nuk mund te emertohet ndryshe... sa pjella te kunderta ka dobesia e sa jane genjyer prej saj...

    Gjithcka eshte e prirur gjenetikisht drejt shfaqjes...Shfaqja kerkohet ngulmueshem per perkedheljen e vetedijshme te nje rrethane te re te shkeputur prej dobesise e njekohesisht per te treguar paprekshmerine e thelbit...Shperthim energjie,gurgullim Fuqie...Burimi eshte ne gjendje te vershoje drejt se panjohures...Vecse pa shtresezim,rruga eshte e shkurter e rrezikon pernjimend zhdukjen,ngeljen ne vendin e nisjes e tharjen e vershimit ...Perkohshmeria kjo pjelle e dobesise,qe kenaqet me vetveten sillet ashpersisht me permiresimin..kjo armike e perjetesise ka vetem nje menyre nenshtrimi,qe quhet shtresezim...

    Kudo sundon me fuqine e droges ,dobesia, e vetem tronditjet e saj sjellin fuqine...kapja e tronditjes e kanalizimi,perthithja ,moslenia ne harrese e saj ka sjelle kudo shtresezimin...Lum cka diti te shtresezoje...mori dhuraten me te cmuar te natyres, perjetesine...e vetmja qe mposht kohen....Nje shtrese mbart fuqi,sepse eshte ajka e dobesise qe vetperbuzet e vetem ajo mund te krijoje shtrese...gjithcka tjeter tretet ne pafundshmerine e te perkohshmes.

    Nje mori shtresash,zoterojne fuqi te llahtarshme e sa me shume shtohen aq me shume energji mblidhet,aq me afer persosjes shkohet... ku ka fuqi,rruga e ashper e permiresimit behet e fundme,nepermjet tunelit shihet drita ku ka dobesi ka vetem nenshtrim e humbje,erresira te pushton ,te mberthen shpirtin e atehere.........

    Gjithsesi,dobesia e njeshtresa adhurohen,sepse kane perberes kryesor moskokecarjen e sigurisht moskokecarja parapelqehet nga uni,i cili per shkak te vetive te tij thelbesore ,varferia e vogelsia kenaqet kur lahet ne keneten e dobesise e lufton shtresezimin...Nje zot e di sa kenaqet ai kur gjithcka eshte me e dobet e me e varfer...

    Sot shtresezimi po masakrohet,per te mbrojtur dobesine qe pjell te perkohshmen....Do vije dita qe do qahet me lot...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 27-11-2007 më 06:02
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në kohë tmerri, horror si në filmin "Exorcist".

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mendim Ndryshe 1,2,3, i ke postuar vetem per 0,50% per tju kuptua ore lockaman keta duan alla shqiptarce te shkriajsh tung.
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 27-11-2007 më 12:25
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Analistët shqiptarë: Qullashë që dehen me ujë

    Nga Genc Llakaj

    Analistët filozofë të vendit tonë që sforcohen të imitojnë qoftë edhe të kopjojnë Platonin, pas-zëdhënësin e Sokratit të madh, kanë ngelur fatkeqësisht robër të vetëdijshëm të ligjëratave boshe, ideve të vjetëruara, slloganeve të kopjuara, retorikës papagalle, frymës së ushqyer nga ajri i ndotur i dhomave të mbyllura dhe në shumë raste të paaftësisë së theksuar intelektuale. Por, nuk mbaron këtu filmi i tyre tashmë i djegur.

    Një garë e heshtur midis analistëve shqiptarë për pushtet mediatik, ku me buzëqeshje artificiale apo “lojra” kllounësh kinse të bagazhit të tepërt por aspak produktiv, është e përditshme në mediat e shkruara apo në ato televizive të “klasit të parë”. Po të bëjmë një sondazh nëpër qarqe të veçanta shoqërore, nën dhe mbi tavolina baresh të një niveli “ndryshe”, nuk do të çuditemi aspak me kontratat, marrëveshjet apo pazaret që nënshkruhen midis tyre dhe producentëve të këtyre mediave për tematikën mbi të cilën ngrihen këto kontrata. Tematikë pa kre e pa fund, dhe më dëshpëruesja jashtë realitetit shqiptar. Pra, qëllimi i vetëm i këtyre analistëve të “famshëm” është fitimi ekonomik dhe imazhi fallco i njeriut me mend, pra i të ashtuquajturit Vip. Ndërsa, për sa i përket kontributit nëpërmjet analizës së problemeve jetike në vend, duke filluar nga gjëndja ekonomiko-sociale, kulturore-arsimore dhe më e rëndësishmja ajo gjeopolitike kombëtare, (siç është problemi madhor i pavarsisë së Dardanisë) as që nuk merren seriozisht e as nuk preokupohen se si dhe qysh do ti vejë puna kësaj gjëndjeje.

    Pse e themi këtë gjë? E themi sepse këta analistë (shumica e tyre) janë të dehur (shembull nga filozofia e lashtësisë) nga vera e fuçive qeveritare, gjë që do të thotë se, nuk janë të aftë të dalin jashtë kontureve të kontrolluara nga njëra apo tjetra parti-shtet, e majtë apo e djathtë qoftë ajo në këto 17 vite rrëmujë. Kjo pseudoanalizë që zotërinjtë hedhin në treg, nuk është as frytdhënëse e as largpamëse për interesat kombëtare, por është një filozofi e alkolizuar nga interesa të ngushta.

    Sot çështja e Dardanisë, nuk është më tepër një problem i Evropës apo SHBA-së, sesa një çështje shqiptare dhe si e tillë duhet trajtuar shqiptarisht nga vetë shqiptarët aq më shumë nga shtresa intelektuale e tyre, që për fat të keq apo të mirë është në rastin tonë shtresa e historianëve, gjuhologëve, shkencëtarëve, politikanëve dhe studiuesve të ndryshëm. Kjo është shtresa që do të sjellë atë që kam cilësuar edhe në shkrimin tim të mëparshëm “Një rilindje e re”, dhe do të mundësojë gradualisht ringjalljen e krenarisë kombëtare, një element shumë i nevojshëm për shqiptarinë në këtë shekull të rivlerësimit të së drejtës së tyre.

    Analistët shqiptarë si: F.Lubonja, M.Nano,M. Nazarko, A.Stefani, A.Zhei dhe të tjerë (përjashtoj z.K.Danaj i cili mban një qëndrim shumë realist sipas këndvështrimit tim), hyjnë dhe dalin nga një debat televiziv sikur të jenë të afërm të shkallës së parë të politikanëve tanë dhe jo të synojnë me mendimin e tyre stimulimin e kësaj politike frikacake që ajo të vihet në shërbim të çështjes kombëtare, pra aktualisht të pavarsisë së krahinës së Dardanisë.

    Ku janë mendimet dhe reagimet e tyre të kulluara në lidhje me tematikën degraduese televizive, reklamat e ç’thurjes së identitetit, titujt e emisioneve në gjuhë të huaja, filmat e degjenerimit moral të rinisë, lajmet e çdo kanali televiziv që çështjen e Dardanisë e konsiderojnë si lajm të rajonit dhe jo si lajm kombëtar?

    Ku është gjithë kjo “inteligjencë” kombëtare që flet për jetën private apo dashnoret e çdo politikani përveçse ruajtjes së moralit kombëtar dhe rrugëve që do të çojnë në zgjidhjen e problemeve madhore apo ngritjen lart të identitetit tonë si komb?

    Ku fshihen analistët tanë “të famshëm” kur e dinë fare mirë se rinia e Shqipërisë administrative nuk njeh ende kulturën, zakonet, traditën monofonike apo polifonike të këngës së mrekullueshme shqiptare?

    Përse kjo shtresë intelektualësh nuk bën “gëk” kur sheh që në shkollat tona, nxënësit apo studentët qënuk njohin ende himnin kombëtar, nuk begenisin flamurin tonë, nuk shqetësohen pse vëllezërit e tyre enden emigrantë, pse shqiptarët e Dardanisë nuk kanë liri etj?

    Si ka mundësi që analistët tanë, pra intelektualët, nuk marrin qëndrim kur lexojnë emërtime lokalesh në gjuhë të huaja, tek dëgjojnë në një dasëm shqiptarësh këngë sllavo-greke dhe jo shqiptare, tek shohin prezantuesit e programeve televizive që vetëm shqip nuk flasin?

    Unë nuk dua t’i “fryj”, më tepër mosbesimit tim tashmë të kristalizuar, kur shpreh me anë të penës sime se këta analistë janë shumë larg asaj që shoqëria jonë pret prej tyre, shumë larg ruajtjes së moralit kombëtar. Por, dua t’u kujtoj bashkëkombësve të mi se këta analistë-intelektualë janë më afër interesave të politikës apo politikanëve të veçantë sesa interesave të shoqërisë.

    Pra, analistët tanë, shtresa e intelektualëve, duhet të kuptojnë një herë e mirë se Ne shqiptarët jemi ende të pushtuar e të përçarë.Ata nuk duhet të kenë as frikë e as turp t’u thonë teleshikuesve apo lexuesve të tyre se shqiptarët, pra Ne, jemi të pushtuar qysh prej 95 vitesh, si dhe që të kemi mirëqënie, drita, ujë, bukë dhe një ekonomi solide, duhet në radhë të parë të çlirohemi nga pushtuesit, pra të bëjmë shtet e më vonë të kërkojmë qiqra në hell ose pushtet siç rëndom flasin fshatarakët e politikës sonë. Kështu që, punë për analistët shqiptarë ka, madje edhe me përgjegjësi të madhe. Në qoftë se duan vërtet të krekosen nëpër televizione si shpëtimtarë të situatave apo filozofë të mëdhenj , mendoj se duhet të jenë ata të parët të marrin guximin e të shoshisin nëpër këto emisione televizive probleme madhore të kombit, e jo të merren me cingërrima fëminore.Duhet të godasin hapur dhe pa rezerva gjithçka negative që kalon nën dhe mbi hundën tonë.

    Një fakt tjetër i servilizmit të hapur të kësaj shtrese intelektualësh, ishte edhe trajtimi prej tyre i zgjedhjeve në Dardani të cilat u diskutuan e u ridiskutuan dhe konkluzioni i tyre ishte “zgjedhje të qeta e të rregullta”.

    Farsë! E gjitha është një farsë. Vërtet na interesonte që me zgjedhjet në Dardani për shumë arsye politiko-diplomatike nuk duhej të shprehnim dyshime apo skeptiçizma, por jo të mashtrojmë veten duke thënë se ishin zgjedhje të suksesshme. Nuk ka zgjedhje të suksesshme kur forca politike që fiton, përfaqëson vetëm 33 % të zgjedhësve, që do të thotë pushtet i pakicës, pra diktaturë. Vërtet ne duam që t’i mbushim mendjen “botës” se jemi popull shtetformues dhe jo sharlatan e pa kre. Por kjo nuk do të thotë që të abuzojmë me dëshirën dhe vullnetin e popullit, sepse ndryshe nuk ka sesi të kritikojmë sistemin e kaluar socialist (ose komunist) i cili përfaqësonte defakto vullnetin e pakicës dhe jo të shumicës. Edhe ky sistem, sipas teorisë së konceptimit të zgjedhjeve në Dardani, ishte sistem i shkëlqyer sepse krijoi një shtet, pra bindi “botën” se shqiptarët janë popull shtetformues. Për hir të teorisë së shtetformimit apo tendencës së autoviktimizmit politik shqiptar (ne jemi një popull i vogël), nuk mund të justifikohen mashtrimet, servilizmat dhe abuzimet me demokracinë e një populli, aq më keq kur kjo lojë “e keqe” i shërbehet lexuesit, teleshikuesit, (popullit), nga analistë të politikës të cilët dashur ose pa padashur gënjejnë dhe ngopen me lugë të zbrazët, pra dehen me ujë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    haha,
    bukur biligoa .

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Mendim Ndryshe 1,2,3, i ke postuar vetem per 0,50% per tju kuptua ore lockaman keta duan alla shqiptarce te shkriajsh tung.
    Kuptohen bilingoa,kuptohen ,po jam i detyruar te sforcoj formen perndryshe keqkuptohem....

    Germadhat...ku ka germadha ka edhe hije e ku ka hije ,nje padrejtesi vazhdon te trimfoje fale moskokecarjes te se gjalleve...per Germadhat perkujdeset natyra...njeriut i takon ti zhvarrose ato germadha,te nxjerre hijet e tu kerkoje falje me veprat e tij,sepse ku ka nje germadhe ka nje padrejtesi...
    Nje padrejtesi te natyrshme e atehere ti kerkojme falje hyjnive per nevojat tona,qe ato vete na i dhane,ose nje padrejtesi njerezore e atehere ti kerkojme falje hijeve me veprat tona te drejta,qe ato padrejtesi te mos riperseriten ne perjetesi.

    Cfare jemi perpara germadhave pervec pasardhes te padrejtesise se kaluar e ndoshta harruar...Por nje padrejtesi nuk duhet harruar kurre,perndryshe dhunojme drejtesine,perdhunojme shpirtrat e atyre qe dhuruan jeten per drejtesi...

    Cdo Germadhe ka qene ndertese e cdo ndertese ka nje histori,e cdo histori mbart nje mesim jete...Nje mesim e kam emrin kelthet germadha e nuk e meritoj moskokecarjen prej teje...Ne fund te fundit shprehet e deshperuar,jam une pa je ti....Ti pa mua je thjesht kafshe,sado te pispillosesh e te pretendosh te fshehtat e pazbulueshme ....ti me shpirtvogelsine tende prej plebeu merindezes,je nje 'asgje' para meje....Une jam mesuesi me i mire qe ke patur ndonjehere,kuptoje,perndryshe do asgjesosh vetveten dhe mua...Ah,c'duar te mrekullueshme me krijuan,sa gjak me mbrojti e ne c'duar ta pagdhendura rashe... O Fat i keq i gjerave qe kane nje fillim,erdhi radha ime,merrme ....

    Cdo Germadhe fisnike eshte shprehje e nje shpirti qe eshte flijuar per te,perndryshe kalbesira nuk do e lejonte kurre te ngrihej,sepse kalbesira do te perth.ithe shpirtra te pasur...fatmiresisht hyjnite mbrojne me xhelozi te miren e te keqen e vec duke paguar kalbesiren lejojne ngritjen e fisnikes...e si do mund te ishte ndryshe...ne jemi njerez,nuk jemi bime barishtore....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Cfare mund te themi per
    'Njeriun liberal' qe trumbetohet me buje mes Shqipfolesish ne Ballkan e gjetke? S'mundem t'ja heq masken pa patur trazim stomaku...E une per stomakun tim kam dobesi...

    Njeriu Liberal eshte fillimi i fundit...Ska gje me te keqe se njeriu liberal,respekti i hierarkive nuk njihet prej tij,eshte nje plebe i lumtur qe ka rene ne libra e ne leke...Komunizmi lindi nga vete njeriu liberal...Ska gje me te keqe se Plebeu qe do te ndryshoje Boten,i etur sic eshte ne shkaterrimin e hierarkive....Pervec Marksit nuk njeh Filozofia nje filozof tjeter te 'madh' liberal ... Platoni,Aristoteli,Kanti,Hegeli,Nicja etj ishin armiq per vdekje te Njeriut Liberal....

    Do flasim per bemat e tij madheshtore ne Shqiperi?! Jo me mire te heshtim,perndryshe pasqyrat e shpirtit do thyhen e do dalim sic jemi shperfytyruar...Njerez te eger unist...Gjithsesi s'kemi marre fund akoma...Rrofte shqipfolesi qe endet ne Europe!

    Por mos valle shqipfolesi i europianizuar qe jeton ne Europe,eshte me ndryshe?Coje te jetoje ne Shqiperi,ku mungon shteti e kanuni bashke,te shikojme cfare spektakli korrupsioni egoizmi e zvetenimi do jape...i duhet dhene pak kohe te kuptoje,qe shteti me te vertete nuk egziston,se lumturia e tij varet nga nje apo disa zarfe nendore,pra coje ne habitatin e tij natural te shikosh ne heshtje e i vetkenaqur cakallerine e tij,sesi mblidhet per ti marre gjahun ujkut e nese sja del dot shih sesi ha tere uri kockat qe ka lene Ujku.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Në kohë tmerri, horror si në filmin "Exorcist".
    Alibaba mund te jesh me i qarte... Pyetja eshte:ne rrethanat e sotme,Kombi Shqiptar ka nevoje per traditat e luftes apo traditat e paqes dhe pse?

    Jo me kot po Flas per Kombin e jo per RSH apo Kosoven....Traditat jane te gjithe shqiptareve,sepse jane tradita kombetare...Ecja e nje kombi,dikush me traditat e paqes e dikush me te luftes eshte shume e demshme,sepse krijohet percarje...
    Pra problemi eshte i nivelit kombetar e jo shteteror...Zona e kosoves Lindore apo Novipazarit eshte e pushtuar nga serbet...ctradita duhet te ndjekin ata? Po ndoqen te luftes,sikunder eshte logjike a do gjejne mbeshtetje?
    Po te Maqedonise? Po ndoqen te luftes ata e kosova e shqiperia,traditat e paqes,si do veje halli? e keshtu me radhe,per ata te malit te zi e te Camerise....

    Nje komb duhet te kete nje drejtim unik,drejt paqes apo drejt luftes...

    Eshte krejtesisht absurde, qe ne nje familje nje vlla zihet e vellezerit e tjere bejne sehir apo tifo....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •