Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Halid Rroji

  1. #1

    Halid Rroji

    Halid Rroji lindi nė Shkodėr mė 3 janar 1860 nė njė familje me tradita tregtare dhe patriotike.Gjyshi i tij tregtar i madh nė Shkodėr,pati marrėdhėnie tregtare me Venedikun, gjė pėr tė cilėn flasin dhe dokumentet e botuar nga Akademia e Shkencave, tė Republikės sė Shqipėrisė. Qe djali i Mustafa aga Rrojit, qė bėnte pjesė nė parinė e Shkodrės. Nė kohėn e Tanzimatit bashkė me disa tė tjerė tė parisė sė Shkodrės luftoi pėr mos realizimin e kėtyre reformave nga Sulltani. Pėr kėtė bashkė me disa nga paria e Shkodrės qe internuar nga Turkia dhe pas njė viti duke u kthyer vdiq nė Kodėr Koll pranė kufirit qė ndante Shqipėrinė me Malin e Zi. Pėr kėtė flitet edhe nė veprėn e botuar nga Zija Shkodra "Shqipėria nė kohėn e Tanzimatit".

    Dihet se Halidi mbeti shpejt jetim dhe u rrit nėn kujdesin e dajės sė tij qė ishte kadi, burrė i mendshėm dhe i nderuar. Ai u interesua pėr ta arsimuar Halidin sipas konditave tė vendit dhe tė kohės. Kėshtu Halidi mbaroi shkollėn e mesme turke dhe si gjuhė tė huaja ka zotruar turqishten dhe italishten.

    Kur u rrit, siē shihet, ai nuk ndoqi rrugėn e aktivitetit tregtar si tė parėt e tij. Ai preferoi atė tė nėpunėsit e tė politikanit. Kėshtu Halidi e filloi karrierėn e tij si nėpunės nė Shkodėr. Mė vonė ėshtė emėruar si drejtor i doganės sė Shkodrės. Njė tipar dallues i karakterit tė tij ishte bujaria pėr tė ndihmuar shkodranėt si dhe pėr tė mbrojtur interesat e qytetit tė Shkodrės qė ai i pėrfaqėsoi nė parlament.

    Megjithėse Halidi nuk ėshtė marrė vetė direkt me tregti nė vitin 1914 sė bashku me Jonuz Rrojin nga firma tregtare "Jakup Vėllazen Rroji" me Nush Topallin dhe Dan Matin, themeluan njėrėn nga shoqėritė e para tregtare tė quajtur "Shoqėria tregtare Shqiptare "Shkodra". Nė librin "Lufta pėr mbrojtjen e Shkodrės nė vitet 1918-1920 te dr.Xhevat Repishtit nė kapitullin "Organizimi i prapavijės sė forcave vullnetare " faqet 221 thuhet:"Mė 1 gusht, me porosi tė Ahmet Zogut, pranė bashkisė sė Shkodrės u krijua Komisioni Pėrkujdestar i Ushtrive Vullnetare, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr furnizimin e frontit. Kryetar ka qenė Musa Juka. Nė kėtė komision bėri pjesė edhe Halid Rroji.

    Halid Rroji ka hapur dhe Medresenė e parė nė Shkodėr, sipas dokumenteve qė ekzistojnė tek Nasuf Dizdari nė Tiranė e tė zbuluara nė Komunitetin Mysliman - Tiranė. Po kėshtu ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr hapjen e gjimnazit tė parė tė Shkodrės nė vitin 1922. Nė 70 vjetorin e gjimnazit "28 Nėntori" tė Shkodrės emri i Halid Rrojit u pėrmend edhe nė Raportin qė mbajti ministri i Arsimit me kėtė rast ku vuri nė dukje dhe kontributin e Halid Rrojit.

    Nė broshurėn e botuar me rastin e 70-vjetorit tė rrethit tė parė ciklistik tė Shqipėrisė nė faqen 14 "Kronikė 1925, shkruhet:"Pritjen nė dhomėn e dhuratave nė Tiranė e bėri prefeti Ceno Beg Kryeziu. Nė pritje ishte i pranishėm dhe senatori Halid Rroji. Nė gazetėn "Drita Islame" me titull: "Njohuri me karakter historik" tė pėrgatitur nga Nasuf Dizdari nė listėn emėrore tė atyre qė morėn pjesė nė Kongresin e 24 Shkurtit 1923 tė Kėshillit tė Sheriatit si pėrfaqėsues i Shkodrės ishte dhe Halid Rroji.

    Halid Rroji si largpamės u bind shpejt se pėr krijimin e njė shteti shqiptar tė fortė dhe modern, Shqipėrisė i duhej njė politikan dinamik, largpamės, organizator, trim dhe i vendosur. Kėto cilėsi ai i gjente te Ahmet Zogu me tė cilin u lidh ngushtė politikisht nė rrugėn pėr themelimin e njė shteti modern shqiptar.

    Halid Rroji aktivitetin e tij politik e ka treguar me funksionin e deputetit qė ka pėrfaqėsuar Shkodrėn nė kėto legjislatura qė nga votimi i 19 prillit 1921 nga doli parlamenti i parė shqiptar dhe pastaj me radhė nė zgjedhjet e dhjetorit 1923 nė atė tė 17 gushtit 1928, nė atė tė 17 nėntorit 1932, nė ata tė 17 nėntorit 1936 dhe tė 31 janarit 1937.

    Fill pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste si shumė patriotė qė e kundėrshtuan pushtimin, italianėt e internuan nė Itali bashkė me tė birin Xhevdetin. Por duke parė sėmundjen e rėndė qė po vuante e liruan dhe 15 ditė pas kthimit nė Atdhe dha frymėn e fundit me 15 janar 1940.

    Marre nga Gazeta 55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sa turp pėr historiografinė shqiptare qė PERSONALITETE TĖ SHQUARA KOMBETARE SI senator Halid Rroji kanėmbetur kaq "nė hije"! Turp pasha besėn!
    Megjithatė FAMILJA RROJI nė Shkodėr ka gjurmėt e veta tė pashlyeshme atdhetare! Ajo brez mbas brezi ka trashėguar dhunti dhe vlera tė mrekullueshme patriotike.
    Sa mirė qė janė shqyptarė kėta PERSONALITETE! Sa mirė qė Sokoli shkroj pėr tė! Tė falem nderės SOKOL! Mua mė ke futur nė borxh, por do ta laj nderin me nder! Jam shumė i nderuar qė nga familja RROJI ka patur nipat e Halid Rrojit shokė dhe miq tė fėminisė e rinisė time nė Shkodėr!
    Agim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •