Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Netët e vetmisë

    Desha te komunikoj me te gjithe krijuesit, te cilet duhet te japin vargjet e tyre kur ndjehen vetem...vetem fare!

    KU MË IKU ENDRRA IME?….

    Mbylla sytë, gjumi s'më zinte
    Më kafshonte nata prap…
    Endra prap krahët i shtrinte
    vendi bosh ish në… krevat!...

    Fli mos fli, në net’ vetmije
    thashë të humbem vetëm pak…
    Erdh’ një engjëll dashurije
    në dy sytë më puthi pak!!!

    "Dreq o punë!",… çela kapakët
    Kisha rënë befas në gjumë!
    Zemra bosh i kish krevatët...
    mbi vetminë rrëxuar unë!...

    Kush ma dha puthjen e parë?
    Asnjëherë s'e kam kuptuar.
    Mbeta endrrave buzëtharë
    Gjer në dhëmbje...dashuruar!

  2. #2
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Netet E Vetmise

    Netet E Vetmise
    Reth Kujtimeve
    Te Dashuris

    i Vetmuar
    Ne Mergim
    i Larguar
    Nga Dashuria
    e Shpirtit
    Tim

    Ne Mergim
    Ka net vetmie
    Ka lot
    Dashurie

    TE gjith Lotojne
    Se jan te Vetmuar
    Te Gjith Vajtojne
    dhe jan te pikelluar

    Dikush qan
    Se eshte i vetmuar
    Dikush qan
    Sepse eshte i permalluar

    Ne Netet e Vetmis
    lag Miqeve
    Dhe Shoqeris
    E ndihej
    Piken e mallit
    QE me ka len
    larg Dashuris.
    FieRaK

  3. #3
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Netet e vetmise
    me zene frymen
    me akullsine e tyre globale
    dhe ngulfatjen e shtytur.

    Netet e vetmise
    se ç'me kujtojne te ngjarat e ketij shekulli
    me bejne te ndihem mbretereshe
    dhe skllave
    netet e vetmise...

    Hena me xixellimen e saj te larget
    pershendetje yllese me dergon
    mua te afertes se larget te kozmosit
    te lene ne harrese
    ne netet e vetmise...
    ArsGothicë

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    netet e vetmise i luftova me shoqeri,se nuk mund te jetoja vetem
    netet e vetmise i fshiva nga kujtesa se nuk isha e forte
    netet e vetmise i peshtyva se me tradhetuan
    netet e vetmise me mesuan te jetoj.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me ftove z Agim, ketu me ke...

    Vetmia

    Akuze vetmise i bera
    Denim te perjetshem, gjykata i dha
    Gjykova mekatet e tera
    Ky ishte i vetmi "mekat".

    S'besoja kurre ne fantazmat
    S'me trembnin me to, historite
    Kur pashe nje nate nga prapa
    Te kthyer fantazme, vetmine.

    "S'te ndahem!", me tha, duke thirrur
    "Kujtove se brenda me mbylle?
    Nga mua dhe burgu ka lindur
    Vec une s'kam hekura e murre!"

    Per nate vetmia-fantazme
    Pendesen nga mua e pret
    Me kot perpelitet aty jashte
    Dhe vete kur jam, nuk jam vet'.
    * * *
    * * *

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Zemra bosh i kish krevatët...
    mbi vetminë rrëxuar unë!...

    Kush ma dha puthjen e parë?
    Asnjëherë s'e kam kuptuar.
    Mbeta endrrave buzëtharë
    Gjer në dhëmbje...dashuruar


    Sa e bukur, dhe njekohesisht; e trishte, Agim...!

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Netet e vetmise...

    Sa ftohte te kjo dhome,dikush psheretin,
    zerin tim degjoj dhe mengjezi gdhin,
    gjumi sme ka zene,me mundon vetmia,
    po mi merr nga pak,gjithe endrrat e mia...

    Netet e vetmise shpesh me veten flas,
    askush sme pergjigjet,dua te bertas,
    sme pelqen qetesia,vetmine dot sduroj,
    shoqerine une dua,ate po kerkoj....
    "Carpe Diem"

  8. #8
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Spleen X3
    bis
    (Nokturne)

    Natë vonë, mendja bluan,
    Shkronjat mbi letër përzihen,
    Nuk di çfarë zemra shkruan,
    Me fjalët që mes veti zihen.

    Vargjet janë kalvar i shpirtit,
    Në këtë gjendje dhëmbin shumë,
    Natë e gjatë sa stinët e vitit,
    E egër, pa ëndrra, pa gjumë.

    Loti kristal mbi faqe prehet,
    E ngjyra derdhet mbi fletë,
    Nata skalit ankthin e vet.

    Aherë, sytë drejtohen kah yjet,
    Shpirti në horizonte t’pa fund,
    Muzë e mëngjesit bebëzat përkund.

    "Bëhu e arsyeshme, o dhimbja ime, dhe qetësohu pak"
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  9. #9
    klesta Maska e klesta16
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    14
    o shkreti ti qe ke ngel vetem haha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Desha te komunikoj me te gjithe krijuesit, te cilet duhet te japin vargjet e tyre kur ndjehen vetem...vetem fare!

    KU MË IKU ENDRRA IME?….

    Mbylla sytë, gjumi s'më zinte
    Më kafshonte nata prap…
    Endra prap krahët i shtrinte
    vendi bosh ish në… krevat!...

    Fli mos fli, në net’ vetmije
    thashë të humbem vetëm pak…
    Erdh’ një engjëll dashurije
    në dy sytë më puthi pak!!!

    "Dreq o punë!",… çela kapakët
    Kisha rënë befas në gjumë!
    Zemra bosh i kish krevatët...
    mbi vetminë rrëxuar unë!...

    Kush ma dha puthjen e parë?
    Asnjëherë s'e kam kuptuar.
    Mbeta endrrave buzëtharë
    Gjer në dhëmbje...dashuruar!
    Agim Doçi pergezime! Poezite e tua jane me te vertete te mbushura me ngjyra poetike magjepse. Me respekt Pellumb Syku.

    Ne mesnate.

    Ne mesnate do vij tek ti,
    ne mesnate pritme zgjuar,
    sa te puth buzen e embel,
    sa te puth dy syte e shkruar.

    Zog me krahe do te behem
    te fluturoj lart, permbi det,
    si vegim por, do te kthehem
    te shuaj zjarrin qe me djeg.

    Ne mesnate do vij tek ti
    horizonte duke pershkruar
    Nga udhe e larget do arrij
    ylli polar do jesh per mua.

    Ne mesnate, mesnate e pak
    sa te shoh une nene e babe,
    sa te çmallem me atdheun plak
    pastaj rrufeshem tek ti me ardhe.

    Ne dritaren tende do çukas
    do rri me ty deri ne agim
    duke rilindur ne secilin çast
    derisa te zhdukem si vegim.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në udhët e dhimbjes jetoj
    Nga riza2008 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 307
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:56
  2. Salajdin Salihu
    Nga Studenti-Te në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 20:24
  3. Poezi Daim Miftari
    Nga Daim në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:41
  4. Kur "takuam" Kadarenë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 20-12-2004, 07:43
  5. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •