Close

Rezultati i Sondazhit: Për cilën parti do të votoni ju qytetarë të Vushtrrisë?

Votues
7. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • INICIATIVA QYTETARE BASHKIMI DEMOKRATIK (IQBD)

    2 28.57%
  • PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS - PDK

    5 71.43%
  • LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS - LDK

    0 0%
  • ALEANCA PĖR ARDHMĖRINĖ E KOSOVĖS - AAK

    0 0%
  • ALEANCA KOSOVA E RE-AKR

    0 0%
  • ORA

    0 0%
  • PARTIA E DREJTĖSISĖ - PD

    0 0%
  • KANDIDAT I PAVARUR - SABIT KADRIU

    0 0%
  • KOSOVA DEMOKRATIK TURK PARTISI - KDTP

    0 0%
  • PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE - PRSH

    0 0%
  • PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKALINJVE TĖ KOSOVĖS - PDAK

    0 0%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #-9

    Kandidatët e partive politike për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë

    Kandidatët e partive politike për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007


    INICIATIVA QYTETARE BASHKIMI DEMOKRATIK (IQBD)

    001 SHABANI MUHARREM
    002 AZEMI QAZIM
    003 PLLANA BAHRIJE
    004 GASHI AGIM
    005 XHAFERI HAMIT
    006 BASHOLLI MELIHATE
    007 DALLKU HYDA
    008 PERQUKU ENVER
    009 MAXHUNI AZIZE
    010 SUNGURI FARUK
    011 MALOKU HAKI
    012 BUĒINCA AGON
    013 GRABANICA MUSA
    014 MAXHUNI NEXHMI
    015 MELENICA FATMIRE
    016 MULAKU GANI 016
    017 DĖRGUTI XHAFER
    018 SAHITI NAZMIJE
    019 XHEMAJLI MUHAMET
    020 REXHA MEXHIT
    021 NURA JEHONA
    022 FERATI SABRI
    023 MIFTARI MUSA
    024 HALILI FATBARDHA
    025 ADEMI HYSEN
    026 LATIFI RUZHDI
    027 ĒAKA MELIHA
    028 MENXHIQI SHPRESA
    29 SARAĒI MILAIM
    030 AHMETI NATYRA
    031 SALIHU SHABAN
    032 PARDUZI RIZA
    033 GĖRXHALIU SHEMSIJE
    034 IGRISHTA RUZHD

    PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS - PDK

    001 IDRIZI FERIT
    002 PARDUZI MUHARREM
    003 FEKA GJYLSIME
    004 PLLANA XHEMAJL
    005 IDRIZI SAFET
    006 PERQUKU NERMIJE
    007 HYSENI NAIM
    008 MAXHUNI BRAHIM
    009 PRETENI SADIJE
    010 RAMA SADRI
    011 OSMANI ISMET
    012GERXHALIU HABIBE
    013 SELIMI QERIM
    014 IMERI GANI
    015 SALIHU RESMIJE
    016 GERXHALIU NYSTRET
    017 SALIHU EKREM
    018 PLLANA FIKRETE
    019 ISMAJLI IDRIZ
    020 VOJVODA AVDULLAH
    021 QERKEZI EMINE
    022 GJAKA BEHRAM
    023 JASHARI ISUF
    024 MORINA SHPRESA
    025 ISTREFI SAMI
    026 KOSUMI HAMDI
    027 IMERI ARDITA
    028 MEROVCI RRAHIM
    029 BASHOLLI FERAT
    030 ISMAJLI MEJREME
    031 HYSENI HYSEN
    032 HYSENI AGIM
    033 GJAKA NAILE
    034 PARDUZI SABRI


    LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS - LDK

    001 KRASNIQI HAJZER
    002 BADIVUKU-PANTINA MYRVET
    003 GASHI ISMET
    004 ZENELI AVDIJE
    005 FEJZA EMIN
    006 QIREZI VLORA
    007 MULI ENVER
    008 GJONI RAMADAN
    009 SPANCA BAHRIJE
    010 KARAQA VELI
    011 UKA ESRET
    012 HAZIRI FATIME
    013 HAJRIZI SHEMSI
    014 GERGURI HILMI
    015 SHOLLA SELVETE
    016 BUNJAKU SHYQERI
    017 BAJRAMI ISAK
    018 ZEKOLLI REMZIJE
    019 BREGAJ AGIM
    020 RAMAJ REFIK
    021 MELENICA RAGBETE
    022 IMERI BEDRI
    023 GERGURI LUTFI
    024 HAXHAJ RABIJE
    025 GJOCAJ ZENUN
    026 KRASNIQI DAUT
    027 PLLANA VLORA
    028 GERGJALIU FEHMI
    029 HALILI BESIM
    030 BLLATA HADIJE
    031 MAXHUNI FAHRI
    032 XHEMA BEQIR
    033 MORINA MURTEZ


    ALEANCA PĖR ARDHMĖRINĖ E KOSOVĖS - AAK

    001 JASHARI BESIM
    002 GĖRXHALIU LATIF
    003 ISMAILI REMZI
    004 MIFTARI IZET
    005 JASHARI ISMAIL
    006 PACI LULZIM
    007 QIREZI BESA
    008 HYSENI NASER
    009 HASANI ZEQIR
    010 FEKA NAZIM
    011 ĒERKEZI IBRAHIM
    012 MAXHUNI MEHDI
    013 KOSUMI LATIF
    014 MUSTAFA SHEMSI
    015 ABITI FATMIRE
    016 MUSTAFA AVDYL
    017 ASLLANI BASHKIM
    018 TAHIRI VEHBI
    019 KARAQA FITNETE
    020 MURATI AHMET
    021 BIVOLAKU AGIM
    022 SMAILI DRITA
    023 LAHU VLORA
    024 JETULLAHU FAZLI
    025 NEZIRI VJOLLCA
    026 ABITI FATMIR
    027 LATIFI NEBAHATE
    028 SHALA SHQIPE
    029 RRAHMANI HASAN
    030 KARAQA BAHRI
    031 BEKTESHI ZEHRA
    032 IGRISHTA RRAHIM
    033 HAJRIZI FIKRIJE


    ALEANCA KOSOVA E RE-AKR
    001 GUBETINI TASIM
    002 PERQUKU EMRUSH
    003 DRENICA BESA
    004 MALOKU IZET
    005 SADIKU ISLAM
    006 RAMA VALDETE
    007 ALIU NASUF
    008 NEZIRI SHUKRIE
    009 SADIKU BURIM
    010 NURA ILIRIANA
    011 BRAHA BURHAN
    012 FERIZI MENTOR
    013 AZEMI TEUTA
    014 ADEMI VEHBI
    015 POPOVA RIFADIE
    016 SHABANI FATON
    017 HYSENI GANI
    018 ISUFI REMZIE
    019 ZEJNULLAHU ZEJNULLAH
    020 TASHEFCI SAHIT
    021 DALLKU FISNIK
    022 GĖRGURI NJAZI
    023 KADRIU VISAR
    024 RAMA SHERIFE
    025 FERIZI HAXHI
    026 HASANI KUSHTRIM


    ORA

    001 MUSA SKENDER
    002 ASLLANI ABIT
    003 DRENICA SHQIPE
    004 MULI HAJRULLAH
    005 MAXHUNI BEDRI
    006 BADIVUKU MYZEJENE
    007 UKA IZET
    008 SHALA TAHIR
    009 GJIGOLLI FETIJE
    010 AHMETI ABAZ
    011 MULI FATIME
    012 MORINA ENVER
    013 REXHA HYSNI
    014 HAXHIU XHEVAHIRE
    015 FERIZI MEHDI
    016 CAKA AGIM
    017 MORINA FATMIRE
    018 IBRAHIMI BESNIK
    019 BEHRAMI KENAN
    020 XHATOLLI BENITA
    021 MAXHUNI FAIK
    022 KADRIU VALDET
    023 HASANI LULJETA
    024 KRASNIQI ALI
    025 BAJRAMI FERIZ
    026 BASHOLLI SAFET
    027 XHAFERI FERKI
    028 MAXHUNI SELVIJE
    029 GERXHALIU SAMI
    030 MAXHUNI MEHMET


    PARTIA E DREJTĖSISĖ - PD


    001 PERQUKU MEXHIT
    002 FEKA NEXHIP
    003 GJYSHINCA SAXHIDE
    004 BILALLI RUSHIT
    005 MULAKU NEBIH
    006 PERQUKU GANIMETE
    007 KRASNIQI ISLAM
    008 JONUZI FERIZ
    009 HARADINAJ HAFIZE
    010 METEHIU SUPHI
    011 ZEKOLLI BEHXHET
    012 KRASNIQI FATMIRE
    013 HASANI ERNEST
    014 LATIFI SHABAN
    015 ZEKOLLI ARDITA
    016 KLINAKU AVDULLAH
    017 BUNJAKU RAMIZ
    018 MULAKU MIRADIJE
    019 HARADINAJ BASTRI
    020 ALIU MUFAIL
    021 MULAKU FAHRIE
    022 HASANI LAVDIM
    023 HALILI VALDET

    KANDIDAT I PAVARUR - SABIT KADRIU

    001 KADRIU SABIT



    KOSOVA DEMOKRATIK TURK PARTISI - KDTP

    001 KERA ARIF
    002 DUBOVCI ENVER
    003 SELACI ARJETA
    004 PIRĒI ABDULLAH
    005 LLAPASHTICA REJHAN

    PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE - PRSH

    001 SOPJANI NEXHAT
    002 NIKA MEHMET
    003 BEQIRI YMRIE


    PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKALINJVE TĖ KOSOVĖS - PDAK

    001 ĒUNI SHYQYRI

  2. #-8
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    votova per iniciativen e Shabanit po , ka mundsi me fitu ,AKR edhe PDk

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si po u shkoin punet ju ne Vushtrri
    Une votova per partin e GANI IMERIT
    Luftarit te mirenjohur te atyre anve dhe mbar Kosoves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #-6

    Vushtrriasit i japin përkrahje maksimale Kryetarit aktual të Komunës

    Muharrem Shabani afër fitores së madhe
    Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës ”Hasan Prishtina’’ në Vushtrri ka qenë e vogël për të pritur simpatizantët e shumtë të cilët ja kishin mësyrë këtij tubimi me qytetarë të organizuar nga Iniciativa Qytetare Bashkimi Demokratik e udhëhequr nga Kryetari historik z. Muharrem Shabani.

    Mijëra dashamirë,simpatizantë,qytetarë,mjekë,student,pens ionist,punëtor,gazetar,të rinj e të reja,përfaqësues të partive politike,të burgosurve politik,përfaqësues fetar si dhe figura të tjera me përmasa gjithëkombëtare e kanë madhështuar tubimin e IQBD-së në qytetin e Vushtrrisë.

    Simpatizantët e Iniciativës Qytetare Bashkimi Demokratik në krye të së cilës është vënë Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani e kanë filluar festën e fushatës me këngë patriotike dhe valle kombëtare, për disa orë rruga kryesore e qytetit,Sheshi i Lirisë dhe Shtëpia e Kulturës”Hasan Prishtina’’ ku zhvillohej tubimi i shpalosjes së programit zgjedhor të Iniciativës Qytetare Bashkimi Demokratik (IQBD) kanë qenë të mbushura përplot me qytetarë dhe simpatizantë të Kryetarit historik Muharrem Shabani.

    Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe bartës kryesor i IQBD-së z. Muharrem Shabani e ka filluar fjalimin e tij me duartrokitje të mëdha nga simpatizantët e Iniciativës së tij,ndër momentet e shumta të mira në këtë tubim madhështor ka qenë edhe ai kur një i moshuar ia ka dhuruar PLISIN Muharrem Shabanit. Më tutje gjatë fjalimit Shabani vushtrriasve iu ka premtuar se Vushtrria gjatë qeverisjes së ardhshme të tij do ta ketë prioritet parësor edhe ndërtimin e fabrikës së ujit në Vushtrri në bashkëpunim me Agjencionin Evropian për Rindërtim(AER)dhe ky projekt pritet të kushtoj rreth 5 milionë euro, poashtu Shabani i ka njoftuar qytetarët e Vushtrrisë edhe për marrëveshjen që ka bërë Komuna e Vushtrrisë me pronarin indian të fabrikës së madhe LLAMKOS ku është paraparë që të rregullohet shtrati i lumit Tërstena që kalon përmes qytetit.

    Po ashtu edhe përmirësimit të jetës së të rinjve,personave me aftësi të kufizuara,pensionistëve të varfërve,familjeve të dëshmorëve, rregullimin e infrastrukturës në fshat e qytet gjatë fjalimit të tij iu është kushtuar një vëmendje e veçantë, pa lanë anash edhe ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve poashtu,Shabani, ka bërë të ditur se janë në përfundim të asfaltimit shumë rrugë dhe deri më tani Komuna e udhëhequr nga ai ka arritur që nga Vushtrria të heq ujërat e zeza dhe baltën, të shtrojë mbi 45 kilometra asfalt në qytet dhe fshatra,Vushtrria sot ka trafostacionin,spitalin,palestrën,xhamin ndër më të mirat në Kosovë.

    Iniciativës Qytetare Bashkimi Demokratik (IQBD) në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007 konkurron në nivelin komunal me numrin 111 dhe për Asamblenë Komunale ka propozuar 34 kandidatë e këta janë:

    MUHARREM SHABANI
    QAZIM AZEMI
    BAHRIJE PLLANA
    AGIM GASHI
    HAMIT XHAFERI
    MELIHATE BASHOLLI
    HYDA DALLKU
    ENVER PERQUKU
    AZIZE MAXHUNI
    FARUK SUNGURI
    HAKI MALOKU
    AGON BUÇINCA
    MUSA GRABANICA
    NEXHMI MAXHUNI
    FATMIRE MELENICA
    GANI MULAKU
    XHAFER DĖRGUTI
    NAZMIJE SAHITI
    MUHAMET XHEMAJLI
    MEXHIT REXHA
    JEHONA NURA
    SABRI FERATI
    MUSA MIFTARI
    FATBARDHA HALILI
    HYSEN ADEMI
    RUZHDI LATIFI
    MELIHA ÇAKA
    SHPRESA MENXHIQI
    MILAIM SARAÇI
    NATYRA AHMETI
    SHABAN SALIHU
    RIZA PARDUZI
    SHEMSIJE GĖRXHALIU
    RUZHD IGRISHTA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2010 më 21:12

  5. #-5

    Kandidatët e partive politike për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë në zgjedhjet e 17

    Kandidatët e partive politike për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007


    INICIATIVA QYTETARE BASHKIMI DEMOKRATIK (IQBD)

    INICIATIVA QYTETARE BASHKIMI DEMOKRATIK (IQBD)

    001 MUHARREM SHABANI
    002 QAZIM AZEMI
    003 BAHRIJE PLLANA
    004 AGIM GASHI
    005 HAMIT XHAFERI
    006 MELIHATE BASHOLLI
    007 HYDA DALLKU
    008 ENVER PERQUKU
    009 AZIZE MAXHUNI
    010 FARUK SUNGURI
    011 HAKI MALOKU
    012 AGON BUçINCA
    013 MUSA GRABANICA
    014 NEXHMI MAXHUNI
    015 FATMIRE MELENICA
    016 GANI MULAKU
    017 XHAFER DĖRGUTI
    018 NAZMIJE SAHITI
    019 MUHAMET XHEMAJLI
    020 MEXHIT REXHA
    021 JEHONA NURA
    022 SABRI FERATI
    023 MUSA MIFTARI
    024 FATBARDHA HALILI
    025 HYSEN ADEMI
    026 RUZHDI LATIFI
    027 MELIHAçAKA
    028 SHPRESA MENXHIQI
    029 MILAIM SARAçI
    030 NATYRA AHMETI
    031 SHABAN SALIHU
    032 RIZA PARDUZI
    033 SHEMSIJE GĖRXHALIU
    034 RUZHD IGRISHTA

    VOTONI 111 VOTONI MUHAREM SHABANIN, SEPSE VUSHTRRIA DO TË JETË QYTET EVROPIAN ME STANDART MË TË LARTË DHE JETË MË TË MIRË, T’I JAPIM MUNDËSINË KRYETARIT HISTORIK.




    Përshëndetje i/e nderuar, ju kisha lutur që ta lexoni këtë letër me kujdes dhe të kuptoni më shumë rreth zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007 dhe Kandidatit për kryetar të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani i cili edhe e ka formuar Iniciativën Qytetare-Bashkimi Demokratik (IQBD) e cila në zgjedhjet do ta ketë numrin 111 dhe njëherit ka kandidatët më të mirë për udhëheqës të Komunës së Vushtrrisë, ju kishim lutur të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë atyre që jetojnë në Kosovë por edhe atyre që jetojnë në Botën e jashtme(Në Diasporë jashtë vendlindjes tonë-Vushtrrisë) të dilni në votime apo ju që jeni në diasporë të votoni nëpërmjet E-mailit në adresën zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë(KQZ),(www.cec-ko.org) apo në E-mail ovpp@cec-ko.org) dhe ta votojmë z. Muharrem Shabanin i cili qytetin e Vushtrrisë arriti ta rendis si qytetin më të suksesshëm në Kosovë dhe qytetin me qeverisjen më të mirë vend, ku ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës e ka mahnitur të gjithë opinionin vushtrrias dhe kosovar. -
    LEXONI NË VAZHDIM DISA SHKRIME NGA AKTIVISTI I PAVARUR RINOR DHE GAZETARI NGA VUSHTRRIA



    Biografia e kandidatit për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani është i lindur në vitin 1949 në fsh. Samadrexhë – Vushtrri. Ka të kryer Fakultetin Juridik në vitin 1972 në Prishtinë.
    Ka punuar në organet e Judikatures, të Administratës komunale, Drejtor i Fabrikës së Llamarinës në Vushtrri, Nënkryetar në Kuvendin e Kosovës në vitin 1990 si dhe lexues i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.
    Ka qenë i përndjekur politik, kështu që ka qëndruar nëntë vite në Egzil.
    Është Kryetar aktual i Komunës së Vushtrrisë nga dhjetori i vitit 2001.
    Komuna e Vushtrrisë gjatë udhëheqjes së z. Shabanit si kryetar i sajë ka pas një zhvillim të pa krahasueshëm si në ndërtimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra, asfaltimin e rrugëve, ndriçimin publik të qytetit, ndërtimin e objekteve shkollore, Spitalit më bashkëkohor, Palestrës Sportive, Trafostacioni më modern i qytetit, etj.
    Është kryetar i Iniciativës Qytetare Bashkimi Demokratik, në Vushtrri, njëherit edhe kandidat potencial për Kryetar Komune edhe në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007.
    Jeton në Vushtrri, është i martuar dhe baba i katër djemve dhe një vajze, gjysh i pesë nipave.



    Vushtrria, komuna më e suksesshme në Kosovë!E udhëhequr nga Muharrem Shabani, komuna e Vushtrrisë është cilësuar si komuna më e suksesshme në gjithë territorin e Kosovës. Realizimi i shumë projekteve madje fatmirësisht duke tejkaluar planifikimet e bëra ka ndikuar që Vushtrria me të drejtë të quhet si komuna më funksionale e Kosovës.
    Mbi dyzet kilometra rrugë të asfaltuara,mijëra euro të investuara në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rurale, projekte kapitale të realizuara, krijimi i një klime të favorshme për investitorët dhe inkurajimi i tyre për të investuar në Komunën e Vushtrrisë e kanë bërë Kryetarin aktual të Komunës Muharrem Shabanin, pretendentin kryesor në zgjedhjet lokale të 17 nëntorit 2007.
    Për këtë arsye elita e intelektualëve dhe njerëzve të tjerë me ndikim dhe të dëshmuar si profesionistë të ndershëm ta formojnë për herë të parë në Vushtrri Iniciativën Qytetare-Bashkimi Demokratik, prijës i së cilës me dëshirën e qytetarëve është vënë Muharrem Shabani, pasi që ky njeri ka arritur që për këto tri-katër vite gjatë qeverisjes së tij ta ndryshojë rrënjësisht imazhin e Vushtrrisë.
    Si projektet që kanë bërë jehonë(bujë)të madhe në Vushtrri janë cilësuar:Rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Bletaj të Vushtrrisë e që njëherit janë ndër më të rregulluarat në Kosovë, ndriçimi i qytetit nga hyrja e deri tek dalja dhe në rrugët tjera anësore, ndërtimi i shkollës së re në Vushtrri dhe nëpër fshatra, ndërtimi me bashkëfinancim i banesave sociale për familjet e varfra dhe të dëshmorëve,asfaltimi i tri fshatrave të quajtura Dumnica, asfaltimi i rrugës Shtruherë-Pantinë, kjo rrugë lidhë qytetin e Vushtrrisë me atë Mitrovicës,fillimi i asfaltimit të rrugës Akrashticë-Balincë dhe Vushtrri-Karaqë si dhe i shumë rrugëve të tjera rurale por edhe në qytet si: Rruga "Lidhja e Lezhës", rrugët që kalojnë përgjatë ish-varrezave të qytetit,rruga mbi Spitalin e ri,rruga që kalon që nga Stacioni i vjetër e që vazhdon tek rrethi dhe përfundon tek e famshmja Ura e Gurit,rruga bashkëkohore katër trakëshe në qytet që lidhet me magjistralen Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, asfaltimi i rrugëve mbi Kala dhe i rrugës së quajtur Tirana.
    Nuk bënë pa i përmendur edhe bashkëfinancimet e Komunës së Vushtrrisë me donatorë, ku komuna ka ndarë mijëra euro për disa projekte që për Vushtrrinë dhe Kosovën janë cilësuar si shekullore:Palestra e sporteve në Vushtrri e trajtuar si ndër më të mirat në Kosovë, Spitali i ri me satadarte evropiane,Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare,Qendra për trajnimin e zjarrfikësve e vetmja e këtij lloji në Kosovë, eliminimi i ujërave të zeza nga rrugët e qytetit,pastaj renovimi dyshemesë së stadiumit të sporteve të vogla,vendosja e semaforëve dhe e sinjalistikës në rrugën hekurudhore që kalon nëpër territorin e Vushtrrisë, përmirësimi i kualitetit të energjisë elektrike,pasi sot Vushtrria ka trafostacionin ndër më të mire në vend, po ashtu trafo të reja Komuna e Vushtrrisë ka vendosur edhe në lagjet e mëdha të qytetit por edhe në fshatrat ku nuk ka pasur apo kanë qenë të dëmtuara, binjakëzimi i Vushtrrisë me disa qytete evropiane, ndërsa akti i fillimit të ndërtimit të Shtatores së komandantit legjendar Adem Jasharit në qendër të Vushtrrisë është mirëpritur dhe konsideruar si kulmi i të gjithë asaj se çfarë është bërë nga paslufta e këndej, po ashtu Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani është vlerësuar lartë edhe për transparencën e tij me qytetarë, pasi ai është ndër kryetarët e rrallë që është prezent në çdo ngjarje në Vushtrri çoftë politike,kulturore,fetare,ekonomike,sportive por edhe në përkujtimin e atyre që dhanë jetën pë lirinë e Kosovës. Këto janë disa nga arsyet që Vushtrrinë e mbi 105.000 banorëve dhe të 67 fshatrave e bëjnë të pa konkurrencë në Kosovë për sa i përket qeverisjes së mire lokale


    Formohet Iniciativa Qytetare-Bashkimi Demokratik, në Vushtrri Në prani te shumë intelektualëve,juristë,mjekë,qytetarë,studentë dhe shumë personalitete të tjera të dëshmuara në Vushtrri por edhe në Kosovë, në Shtëpinë e Kulturës ‘’Hasan Prishtina’’ në Vushtrri është themeluar edhe zyrtarisht Iniciativa Qytetare-Bashkimi Demokratik e cila në radhët e veta ka angazhuar elitën e intelektualëve të Vushtrrisë, të cilët deri më tani janë dëshmuar si mjaftë të suksesshëm.
    Në krye të kësaj Iniciative Qytetare me kërkesën edhe të shumë banorëve të qytetit por edhe të fshatrave të kësaj komune është vënë Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani, i cili në zgjedhjet lokale të 17 nëntorit 2007 sipas të gjitha gjasave edhe do të ketë sukses në Vushtrri pasi që është ndër politikanët më të popullarizuar dhe ndër më të suksesshmit jo vetëm në Vushtrri por edhe në Kosovë. Formimi i Iniciativës Qytetare-Bashkimi Demokratik(IQBD) cila në zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007 garon me numrin rendor 111, në krye me z. Muharrem Shabanin si iniciativë qytetare e jo si parti politike ka gëzuar tej mase banorët e Komunës së Vushtrrisë,të cilët ka kohë që kanë kërkuar një gjë të tillë që edhe Vushtrria të ketë Iniciativë lokale dhe që të bojkotohen Partitë Politike të Kosovës, pasi ato me ta takohen vetëm në fushata zgjedhore. Asnjë parti politike e Kosovës, por edhe deputetët e tyre as zero përqind (0 %) si kanë realizuar premtimet e tyre, dhe unë do t’i kisha pyetur qytetarët e Vushtrrisë, cilin nga deputetët e Parlamentit të Kosovës e keni dëgjuar duke folur ndonjëherë për problemet e Vushtrrisë, natyrisht që asnjërin pasi s’kanë folur kurrë asnjëri, cili politikanë i partive politike nga Prishtina ka vizituar Vushtrrinë? edhe nëse e kanë vizituar, këtë e kanë bërë vetëm për vota. Edhe ne në Vushtrri më në fund i hapën sytë dhe tash po dimë ta dallojmë të mirën nga e keqja tash ne banorët e Vushtrrisë i kemi arsyet tona të votojmë pasi tashmë e kemi Iniciativën Qytetare-Bashkimi Demokratik të udhëhequr nga Kryetari Muharrem Shabani i cili megjithëse ka pasur pengesa nga disa persona fatzinj, fatmirësisht prapë se prapë ka arritur që Komunën e Vushtrrisë, ta bëjë si asnjëherë më parë, më të zhvilluar, me mirëqenie më të mirë seç ishte më parë, me infrastrukturë tejet të mirë dhe shkurt e shqip Vushtrria është bërë qytet ku ja vlen të jetosh, dhe bëjani pyetjen vetës cila komunë e Kosovës ka arritur atë që e ka arritur Vushtrria, mbi 40 kilometra asfalt,ku shumë rrugë në qytet por edhe në fshatra tashmë janë të asfaltuara po ashtu një numër i konsiderueshëm i lokaliteteve të Vushtrrisë,kanë rrugë,shkolla por edhe ambulanca dhe zyre shumë pranë tyre,largimi i ujërave të zeza, parku i ri,shkollat e reja në qytetin e Vushtrrisë dhe në fshatin Vërri,sinjalizimi i rrugëve,trotuaret,formimi i shkollës së mesme profesionale si dhe shumë projekte të tjera që janë në përfundim e sipër të gjitha këto për realitetin tonë kosovar lirisht mund të quhen fenomen.

    Adem Jashari dhe Hasan Prishtina së shpejti në Vushtrri Ndryshimet pozitive në përmirësimin e infrastrukturës por edhe të jetës së qytetarëve të Vushtrrisë, fatmirësisht kanë shënuar hov të madh gjatë këtyre dy-tri viteve.
    E mira e së mirës në gjithë këtë është se qyteti i Vushtrrisë së shpejti do të jetë edhe më madhështor, pasi Komuna e Vushtrrisë në krye me Kryetarin Muharrem Shabani, kanë sjellur dhe aprovuar vendimin që edhe Vushtrria të ketë përmendore për figurat e njohura atdhedashëse, që në njëfarë mënyre edhe janë të lidhura me historinë e Vushtrrisë.
    Lajmin për ngritjen e shtatores së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të atdhetarit të mirënjohur me famë gjithëkombëtare Hasan Prishtina, i cili ka lindur në Vushtrri, qytetarët e këtushëm e kanë mirëpritur dhe konsideruar si njërin ndër projektet më me vend që ka bërë Komuna e Vushtrrisë.
    Punimin e shtatores së Adem Jasharit që do të pushojë i lirë në Vushtrri, do ta kryejë skulptori i njohur nga Shqipëria Muntaz Dhrami, ndërkaq është vendosur që ajo përurohet me 28 nëntor 2007, në ditëlindjen e komandantit legjendar dhe festën e flamurit.
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani ka kërkuar që kjo shtatore të vendoset në pikën më frekuentuese- zemrën e qytetit. Dhe jo vetë kaq Komuna është zotuar se shumë shpejt edhe Hasan Prishtinës do t’i vendoset përmendorja në Vushtrri, dhe si vend ideal për vendosjen e saj Komuna ka bërë disa propozime, ndër të cilat më i miri ka qenë në qendër të qytetit, përpara Shtëpisë së Kulturës që mban emrin e tij.
    Ky akt i të parit të Vushtrrisë Muharrem Shabani, është konsideruar si ngjarja më e madhe që nga paslufta e këndej, pasi Vushtrria asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur përmendore të heronjve shqiptarë.


    Reagim ndaj shkrimit tendencioz të botuar në gazetën ‘‘Kosova sot’’ Personaliteti i njerëzve të dëshmuar nuk ulet me trillime tendencioze
    E përditshmja kosovare “Kosova sot” e vetëquajtur “e pavarur” por që de fakto nga shkrimet e saja reflekton një moto tjetër, në shkrimin e saj të datës 16 tetor 2007 në faqen pesë (5) boton edhe një artikull të cilësuar si lajm special të shkruar nga gazetari I. GASHI, i cili në këtë shkrim nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka treguar opinionit vushtrrias dhe kosovar se gazeta ‘’Kosova sot’’ po e keqpërdor autoritetin e saj dhe ky akt i shëmtuar i bërë nga kjo gazetë dhe ky gazetar e kthejnë gazetarinë kosovare në kohërat e zymta të para viteve ’90-ta. Në këtë shkrim disa persona nëpërmjet të pavërtetave, demagogjisë dhe fjalorit të varfër gazetaresk mundohen t’i njollosin figurat e rëndësishme kombëtare që Vushtrrisë dhe Kosovës i dhanë pjesën më të madhe të jetës së tyre. I këtillë është edhe rasti me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Muharrem Shabanin, të cilit i është dedikuar fund e krye shkrimi në fjalë. Fatmirësisht që këto gjëra të ulëta, të pavërteta dhe të pabaza për Muharrem Shabanin në Vushtrri nuk pinë ujë pasi që të gjithë vushtrriasit e çmojnë lartë personalitetin e tij prej një guximtari, politologu dhe atdhetari të madh. Postet e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe lexues i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 e cila edhe i vuri themelet e Pavarësisë së Kosovës, janë vetëm disa nga burimet, prej të cilave, kolegu im i nderuar, do të duhej të inspirohej për drejtësi, paanshmëri dhe seriozitet për punën e tij para se të niste shkrimin e ndonjë artikulli me porosi, e sidomos për figura historike te Kosovës. Siç duket gazetari i gazetës në fjalë këto gjëra nuk po i ditka pasi i gjithë shkrimi i tij është i njëanshëm, i pavërtetë dhe tërësisht tendencioz, me qëllime të caktuara ndaj njeriut të parë të Komunën e Vushtrrisë i cili e ka bërë komunën më funksionale dhe ndër të parat në Kosovë me rezultate pozitive si në ndërtim të infrastrukturës ashtu edhe në të gjitha aspektet e jetës.
    Në këtë kohë të para fushatës zgjedhore me burime të një anshme, qytetarët thonë se vetëm gazetat serbe si Novosti Ekspress Politika kohë më parë janë vërsulur kundër personalitetit të dëshmuar të z. Muharrem Shabani, e këtu edhe gazetari I. Gashi manipulohet, pasi si të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë ashtu edhe unë e kemi të njohur se Gjykata Supreme e Kosovës me Aktvendim, ku thuhet se pranohet revizioni i së paditurës dhe prishen aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut Mitrovicë Ac.nr. 258/2004 dhe ai i Gjykatës Komunale Vushtrri, C. Nr. 374/2004 datë 28.09.2004, ndërsa padia e paditësit në këtë çështje juridike hidhet poshtë, pra i ka prishur dhe ato vendime janë inekzistente.
    Shkrimi i gazetarit të gazetës suaj është i pamoralshëm dhe bie ndesh me etikën gazetareske dhe ai harron të merr në konsideratë edhe opinionet e palës tjetër. Gazetari gabon kur mendon se kryetari i Komunës është ai që merr vendime në emër të Kuvendit Komunal, përkundrazi ai ka vetëm një votë, ndërsa janë deputetët e Kuvendit shumica e të cilëve ka vendosur për shkarkimet në fjalë, sepse të tillët veç janë dëshmuar me shkelje të rënda ligjore.
    Prandaj, shkrimi në fjalë nuk e zbeh autoritetin e z. Muharrem Shabani përkundrazi është parë edhe një herë se kemi të bëjmë me një personalitet shumë herë të dëshmuar dhe udhëheqës mjaftë pragmatik, i cili është bërë pengesë për shkeljen e ligjshmërisë, çka është vërtetuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme që u tha më lartë.
    Fakti se gazetari I. Gashi mundohet ta krahasojë Komunën e Vushtrrisë me Komunat me shumicë serbe është një skandal vërtet i pa parë, pasi pikërisht ai regjim edhe e ka përndjekur atë me vite të tëra.
    Qytetarët e Vushtrrisë nuk ndajnë mendim të njëjtë me këtë gazetar, sidomos kur para syve të tyre kanë projektet e përmendura më sipër, tanimë të gjalla në jetën dhe qytetin e tyre. Kolegu im, gazetari I. GASHI, ka dështuar tërësisht në arritjen e realitetit në këtë artikull për disa nga arsyet vijuese: bënë krahasime dhe mbështetet në referenca të vjetruara tërësisht të pavërteta dhe të anuluara nga organet më të larta ligjore siç është Gjykata Supreme e Kosovës, mundohet të lansojë mangësitë dhe ngecjet, ndërsa i mbyll sytë dhe nuk i përmend të arriturat që shumë herë janë më të mëdha dhe për shumë njerëz të cilësuara si të arritura shekullore, sidomos faktin se Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr nga Muharrem Shabani është cilësuar ndër komunat më të suksesshme në Kosovë. Sot, falë udhëheqjes së mirë të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabanit, Vushtrria ka arritur të investojë miliona euro në përmirësimin e infrastrukturës qoftë në qytet por edhe në 67 fshatrat e saj.
    Meqenëse, gazetari i nderuar paska harruar këto fakte apo shtiret se i ka harruar, unë do t’ia përkujtoj ato.
    Ne konsiderojmë se ky shkrim në këtë gazete ka edhe përmbajtje me qëllime diskredituese para fushatës zgjedhore, mirëpo jemi të bindur se qytetarët e Vushtrrisë e njohin shumë mirë personalitetin e Z. Muharrem Shabani i cili edhe në vitet e 90-ta e ka dëshmuar veten me qëndrimet dhe angazhimet kundër pushtuesit okupues serb, sikurse dhe tani pas luftës me rezultatet dhe suksest e arritura si kryetar i komunës në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës, të cilat nuk mund të krahasohen me fazë kohore të ekzistimit të saj. Besojmë se qytetarët do të dinë më së miri t’i vlerësojnë të gjitha këto sakrifica dhe suksese për çka do të japin vendimin meritor e jo gazeta “Kosova Sot”.
    Po ashtu Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani është vlerësuar lartë edhe për kontributin e tij në Asociacionin e Komunave të Kosovës si dhe për transparencën e tij me qytetarë, pasi ai është ndër kryetarët e rrallë që është prezent në çdo ngjarje në Vushtrri qoftë politike, kulturore, fetare, ekonomike, sportive por edhe në përkujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Këto janë disa nga arsyet që Vushtrrinë e mbi 105.000 banorëve dhe të 67 fshatrave e bëjnë të pa konkurrencë në Kosovë për sa i përket qeverisjes së mirë lokale, si dhe të pa konkurrencë për rizgjedhje si kryetar i Komunës së Vushtrrisë drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve. Më tutje në shkrim përmendet edhe Iniciativa Qytetare-Bashkimi Demokratik të cilën ky gazetar nuk dinë ta dallojë pasi ajo nuk quhet siç e quan ai’’Bashkimi për demokraci’’ por “Bashkimi Demokratik”. Nuk dua ta injorojë aspak punën e kolegut tim ngase fundja edhe unë, edhe ai, synojmë të vërtetën, dhe duke dëshiruar për të, për vete dhe për të gjithë kalorësit e këtij mejdani këtë tipar, po e përmbyll me këtë reagim, plotësisht vëllazëror, me shpresën se shkrimet e këtilla, që më shume i kontribuojnë përçarjes e urrejtjes se sa bashkimit e mirëkuptimit, do të zhduken nga faqet e gazetave tona.

  6. #-4
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    qfar shkolle ka te kryer gani imeri o zotri LLAPI

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga geezer Lexo Postimin
    qfar shkolle ka te kryer gani imeri o zotri LLAPI
    e ka ate ma te mieren ma te nalten qe nuk mund ta ka gjithkush e ka ate qe shume njerz ja kan lakmi
    pra ate te atdhetarizmit atdhedashuris ate te sakrifices dhe ate e ka krye me sukses te lart e din te gjith e sigurisht e din edhe ti balit

    po a ka ma keq e zi qe mos te ket as shkoll e te jet bashkpuntor i shkaut siq kini ne Vushtrri disa edhe plus jau kini dhan voten e i kini ne pushtet bile
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. ZMQ kerkon hetimin e financave te partive politike
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2004, 03:46
  4. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •