Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Muzika qetëson më shumë se ilaçet.

    Prej pak vitesh neuroshkenca ka zbuluar efektet terapeutike.

    Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç‘mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, "Muzika, shkenca dhe mendimi".

    Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se "muzika na bën më inteligjentë". Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.

    Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzimeve, ishin "vegla" pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë.

    Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transhendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë.

    Sot, muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muziko-terapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur "tradicionale". Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre.

    Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista "Medical Journal" ka publikuar një artikull për muziko-terapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë. Pra, muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

    Duke arritur në këtë pikë, gjithçka na bën të mendojmë se jemi pranë asaj që mund të përcaktohet si "neurobiologjia e muzikës", pohon një psikoterapeute. Ajo citon emrin e profesorit që në vitet ‘20 shkroi: "Gjithçka në natyrën e muzikës, që muzikanti i transmeton spektatorit, mund të matet, regjistrohet, përsëritet dhe riregjistrohet për qëllime eksperimentimi. Megjithatë, ekzistojnë afrime shumë shpresëdhënëse për studimin shkencor të pasqyrimit muzikor". Ai e kishte fjalën për gramafonat, të cilët regjistrojnë frekuenca dhe nota të muzikës, për t‘i vënë më pas në marrëdhënie me aktivitetin e neuroneve.

    Falë revolucionit teknologjik të këtyre 50 viteve të fundit, sot studimi i muzikës i ka më të sofistikuara metodat e tij: analiza e sinjaleve bioelektrike, neuropsikologjia, psiko-akustika.

    Sot kemi instrumente shumë të fuqishme për të eksploruar një fushë të caktuar. Kërkimet shkencore kërkojnë të studiojnë mekanizmat neuroshkencorë që krijojnë në mendjen e njeriut reagime të ndryshme në raport me stimuj të ndryshëm muzikorë.



    Evoluimi i shkencës

    Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën


    Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë

    Muzika mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Duket disi dyshuese që mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre

    Muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi


    Marrë nga gazeta Ndryshe.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Eshte mese e vertete.. muzika klasike sidomos te qeteson jashte mase, un kur jam i lodhur shume nga puna, me pelqen te degjoj Piano, eshte shume qetesuese te relakson totalisht..
    Nuk duhet te degjosh muzike ritmike kur je i lodhur, degjo muzike te leht sidomos me piano, edhe do e shohesh se qetesohesh ne menyre fantastike.

    Ne fakt nuk kam pas degjuar kshu muzike, por ka ca vite qe vetem kshu degjoj tani.. ne fakt jam edhe moshe e re, edhe njerzit mendojne mos me ka len mendja!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    edhe une kohet e fundit, keto dy vite kam filluar ta vleresoj muziken instrumentale te qete, piano, violin, melodi te embla.

    Po lloji muzukes varet nga gjendja emocionale dhe fizike.

    Kur jam mire me pelqen muzika dance-trance hardcore, ritmike ne maksimum.
    Muzika eshte masazh per trurin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213
    Muzika ka ndikim shume te madh ne gjendjen emocionale te njeriut.
    Ndikon ne frymezimin e shpirtit e ma pas edhe te mendjes.
    Muzika sot ndigjohet te formen e kangeve(muzike(melodi) + tekst).
    Personalisht kam degjuar per disa kohe kanget e radios Top Gold, e ne vecanti kam marre vesh se cfare tekstesh kane.
    Muzika eshte perhapur shume e nuk gjen vend ku nuk ndigjon muzike.
    Ajo ashte kthye ne nje opium per popullin(popujt).

    A do te kishte disko se bashku me njemije e nje ndodhite qe i ndodhin ne kesi ambientesh djemve dhe vajzave sikur te mos ishte e perhapur muzika?

    Me ka ba pershtypje nji pergjigje e pyetjes se Cfare muzike duhet te degjojne te rinjte.
    Nje muzike qe nuk asht muzike.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Edhe Une Kam Ndegjuar Per Kete Se Muzika Te QEteson Shum

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ju ftoj të diskutojmë mbi Ndikimin e muzikës në shpirtin e njeriut.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema të Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesët më të bukura
    Nga Tannhauser në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Reumatizma
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 20:54
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. Muzika, si po deformohen shijet
    Nga Davius në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 21:03
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •