Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Nexhip Ejupi - Pëshpërima të mërguara

    "PSHERETIMA TE MERGUARA " ME LIBRIN ME TE RI TE NEXHIP EJUPIT

    Nga: P. J.

    Sapo të keshë mbaruar së lexuari librin më të ri të Ejupit, të vinë vetiu në mendje Omar Kajami, Robert Bernsi, Esenini, Poradeci, Agolli dhe, më së shumëti, poetët e Elbasanit, këngët e kësaj treve, hajku i Milianovit, ndjeshmëria e Musa Vyshkës, gjetjet e Beatriçes dhe ekspresiviteti i Ilirjanës. Pesë vargëshi original i Ejupit, pothuajse është një risi e tij. Në qoftë se rubairat e Khajamit u klasifikuan si më të mirat në botë në llojin e vet, edhe pse ai ka jetuar afro 900 vjet para nesh, shkolla poetike e Khajamit ka vijuesit e saj edhe ne ditët tona. Pa përmendur poetët, që i përkasin shekullit që shkoi, janë të shumtë dhe me shumë emër perdoruesit e sukseshëm të këtij lloji vjershërimi. Nexhipi, ndjenjën e lëmon me mjeshtri, duke dhënë shumë lirizëm dhe shumë poezi edhe me vargun e rimuar, që sa vjen e po largohet nga tradita, prej krijuesve te rinj. Që ky lloj vargu të lexohet me endje dhe të të mos krijoj as më të voglen bezdi, nuk duhet të jetë vetëm mbartës i striktizmit metrik në rrojkje e rima, por i figuracionit, leksikut të zgjedhur, përdorimit me masë të dhimbjeve, pa kaluar në përlotje vend e pavend. Omar Khajami nuk vinte nga një truall pa taban në kulturë dhe zhvillim. Në qoftë se në Persi njihen shtatë shekujt e artë të zhvillimeve kulturore ( 9 -16 ), në Elbasan ka një traditë të pëdorimit të këtij vargu, që në këngët e Isuf Nezirit. As vetë Nexhipi nuk do na lejonte të bënim paralelizma të tillë, por është fakt, se autori i këti libri, vargjet i mori nga vuajtjet dhe vuatjtjet i mori për vargjet. Nuk më ka ndodhur të njoh ndonjë krijues, që të ketë bërë jetë luksi dhe njëherësh poezi që u kanë rezistuar kohëve!.

    Muza poetike e Ejupit, ose të jetuarit poetik

    Poezinë e Ejupit e shkruan koha, e skalit ndjenja dhe e mbyll mendimi. Nëse poezia e vertetë nuk i ka këto tre elemente është vetëm të shkruarit vertikal, që nuk mbart asgjë, veçëse një pirgu fjalësh, jo te sistemuara. Muza poetike e Ejupit është e përherëshme, siç është e përhershme dashuria dhe vuajtja për vendin ku u rrit dhe burrënua, për miqtë dhe shokët që i mungojnë e për shumë e shumë mungesa të tjera, që i janë të pranishme përjetësisht në emigrim. Fati e solli, që Nexhipi të jetë një emigrant ( si mijëra e mijëra të tjerë) i kohëve moderne. Një emigrant, jo si Naimi , që i këndoi mungesës së Atëdheut me mallin për malet e qingjat, për blegërimat e zogjët, por që s’i kishte mungesat ekonomike te emigrantit të sotëm. Atëdheu i Naimit , e përzurni Nexhipin, e shumë të tjerë jo si poetë dhe intelektual, por për kushte më të mira ekonomike. Dhe kur? Njeqind vjet pas tij! Krahasuar me botën, Shqipëria mbeti përherë e fundit! Nexhipin e vret malli për shokët, per rrugët e Elbasanit, për qenin që kuis në vetmi, për shumë e shumë elementë, që në emigrim përbëjnë mungesë tepër të ndjeshme. Ndaj, poeti i thërret hapsirës, sdisekujt, për braktisjen e shtëpisë, mungesën e lexuesve, për vetminë vrasëse të një kohe të vranët dhe pa shtigje drite , gati gati i mbytur ne pesimizëm: “ Turp të ketë kush më zhgënjeu,/ të braktisja një shtëpizë!/ Jo kot qeni im më lehu/ te kolibja pas avllisë…”, duke e mbyllur poezinë me vargun: “ Turp të kemë, në qofsha unë!...” Poezia “ Turp!, fq.10. Autorit, me të drejtë i ngjanë se, edhe baladat i kanë tretur, se gjithëçka ka merguar, bashkë me të dhe, me të drejtë pyet: “ Ç’m’u bënë baladat për kafazët?/ Po dashuritë me një veshtrim?/ Këtu gjithë dita të tallazet,/Sikur të jetë një shkundullim..” Poezi pa titull, fq.12. Poetit asgjë nuk i duket se është në vendin dhe në kohën e duhur. Gjatë gjithë kohës ndjehet i braktisur, herë herë i mbyllur si zogu në kafazin e Mjedës. Ku të shkoj, me kë të shkoj, për çfarë të shkoj, me kë ta rrokullis një gotë raki, i mungojnë të tërë, qoftë edhe një urim, për botimin e një cikli poetik. “ Shkruaj vjersha… kot që shkruaj,/ kur veç Fizes ia lexoj”. Poezia “ Turp!” fq.10. Në poezinë “ Ah!” poetit do t’i mungojë edhe djegja e floknajës, së të dashurës në gjoksin e tij, duke menduar se, kot është t’i thotë “ të dua!”. Psherëtima e poetit vazhdon faqe pas faqeje, nganjëherë me një mospërmbajtje, gati klithëse: “ M’i zhbëtë ca ëndrra e ca shpresa,/ Tani, të mbahem, s’kam se ku./ Mbi to vershuat me rrëmbesa/ e ma përmbytët qiellin blu.” Në vendin ku është poeti, jo për fajin e vendit, i ngjan se hëna lind pas shpine, jo sikur i lindëte ne Atëdhe dhe kërkon që Tajsoni, ( nickname i qenit që i ruan shtëpinë) , të mos e harroi. Veç gjërave më të njohura, poetit nuk do t’i shqiten nga mëndja gjithë çka parë e shijuar në vendlindjen e tij. Në poezinë “ Pragu” fq. 65, si në gjithë krijimtarinë e tij, do takosh një dozë malli, si një re të ngarkuar me stuhi, që pritet të shpërthej nga çasti në çast: “ Jam te kroi që i kam kënduar,/ gjunjas pi dhe pas kësaj/shkoj te streha përmalluar,/ kokën ulur…si me faj.” Poetit i është shembur strehëza, ndaj i kujton me mall gjithë çka pasur rreth e afër saj. Poezi të tilla dhe të arrira, ka disa ne librin poetik të Ejupit, si: “ Laguna” fq.68, “ Prapa grilash” fq.74, Pa titull” fq 88, “ Paradhoma” fq.113, “ Kur vilej vjeshta” fq.148, “ Gjyshja ndrroi jetë” fq.161, Nënë Selvisë, fq 184 etj.. etj.

    Figuracioni teknikat poetike dhe gjuha

    Në vëllimin poetik “ Psherëtima të mërguara” janë plot 213 poezi, brenda 236 faqeve. Nga 213 poezitë e këtij libri, 19 poezi janë trevargëshe që përbëjnë hajkun japonez, që në stilistikën e letërsisë njihet tashmë, si një model i formulimit të mendimeve dhe të shprehurit të ndjenjave me sa më pak fjalë. Kjo poezi, sidomos në Elbasan, vitet e fundit është shumë e njohur ( kujtojmë poetin Milianov Kallupi), 50 poezi janë 5 vargëshe dhe vetëm tri poeti i klasifikon si rubai. Pjesën tjetër të librit e zotëron vargu i rregullt shumë i matur, në përgjithësi tetërrokëshi e, jo rrallë dhjetërrokshi, me strofa 4 vargëshe. Në një masë kaq të madhe bëhët më e vështirë analiza, sidomos e figuracionit, pa të cilin nuk mund të mbahet në këmbë letërsia, veçanërisht poezia. Metafora dhe krahasimi, i përdorur me vend e ngrenë poezinë e Nexhipit në nivelin e artit që të sjellë kënaqësinë e të lexuarit me endje. Ne po përmendim vetëm disa: “ vetëtimat ngatërrohen/ me brirët e kapronjëve”, “ interneti i gjetheve të majit”, “ T’i çoj një zile Shqipërisë”, “ që fëmijë m’i ka ngjyer sytë me të kaltër” ( Shkumbini ), “ tërheq muajt porsi buaj”, “ hëna s’qesh si mbi Shkumbin,/ ajo vesh retë si kombinoshe”, “ pshërtijnë yjet”, “ i gdhend tingujt në mermer”, “ brinjës së jetës”, “ përnatë bisedoj me hënën”, “ i fyem mitet”, “ mendjen shtrydh, si retë shiun”, “ Veç pasthirrma kam përkthyer”, “ thinjat e shkëmbinjëve”, “ shkundet vjeshta”, “blerojnë emrat”, “ u mërzit shtëpia duke pritur”, “ shkaku i lotit”, “ thërrasin brigjet”, etj etj.. Në disa raste, krahasimi bëhët me mbiemra te emërzuar, ose emra te foljezuar si psh: trishtë, ylltë, nexhiptë, çerdhëroj, fatakeqthi, qukapiktë, trendafiltë, larushuar, rrëmbesa, ofshamtë, përmallimthi, shejtanisur, tekatrillthi, dhembshurorja, xixëllimthi, lulerimta, veshnikët ( rrushi ), shpërgjumoj, zhegullore, freskëtore etj…
    Megjithatë, në ndonjë rast duhet patur kujdes me këto krijime, pasi në një poezi nuk mund të përdoren me tepri. Pikërisht për këtë, kujdesi për fjalëformimin, në poezi duhet të jetë shumë më shumë se në publicistikë, ose prozë. Si art i parë i fjalës, poezia nuk i duron tepritë, ose krijimin e fjalëve për hir të rimës. Në më të shumtën e rasteve Ejupi, duke qënë edhe njohës i gjuhës, arrin krijime të matura dhe të pranueshme nga gjuhësia, duke pasur për bazë normat krijuese të kësaj shkence. Ja disa: flokëbanushe, heshtjeqeta, gjithëkërkundi, lemzëri, brengëvuaj, mallimtare, përgjakosje, fërfërimthi, verdhushur, e ndonjë tjetër që e përmendem edhe më sipër te mbiemrat dhe foljet e perdorura si figura letrare. Le të marrim një shembull që poeti duhet ta ketë në kujdesin e tij në të ardhmën, pasi rëndohet poezia, i merret fryma nga përdorimi i disa krijimeve të tilla në një poezi. Në poezinë “ Emri im”, në faqen 153 gjënden katër fjalëformime , ndoshta të panevojshme si: larjeshplarje, vetëvetshkretën, gushtovjeshtën, ciklemallet. Edhe pse ne morëm një shembull, jemi të bindur se poetit nuk i mbetet qejfi, pasi kohëve të fundit po vihet re një rendje e pakuptimtë drejt krijimeve të fjalëve, që nuk lënë asnjë gjurmë në gjuhën shqipe.


    v.o
    Kjo nuk eshte parathenie as pasthenie e librit , eshte thjeshte ajo cfare ka percielle poezia dhe libri "pesheperima te merguara , tek nje prej lexuesve te tij (librit).
    Per bilushin dhe doktor Markun!
    Kur flasim per nje liber artistik , nuk mund te flasim vetem sa i mire , i vuajtur dhe i ndjeshem eshte autori....(sa i moralshem ,patriot etj ) duhet te flasim konkretisht cfare tha poezia dhe me cfare mejtesh te artit kjo poezi e percolli miresine e autorit, dhimbjen vuajtjen apo ku ta di une ...!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Poezi nga libri Psheretima te merguara qe u botua pa parathenie te graduarish.

    1.
    Turp

    Turp te kete kush me zhgenjeu
    Te braktisja nje shtepize
    Jo kot qeni im me lehu
    Te kolibja, pas avllise.

    Turp te kete, kur shesh me lule
    Me cairi pa e pare
    Tani ziej ca fasule
    Mbyllur brenda, vetmitar.


    Shkruaj vjersha, kot qe shkruaj
    Kur vec Fizes ia lexoj
    Terheq muajt porsi buaj
    Tepsi oresh numeroj.


    Turp te kete kush ma percmoji
    Jeten time rroge-pake!
    Krejt pa pritur me kafshoji
    Porsi qeni zgjebarak...

    Zemren time ma pershqeu
    tek po vauj i papune
    turp te kete kush me zhgenjeu
    Turp te kem ne qofsha une.

    04. 11. 2005


    2.

    ***
    E hu ha,
    Sa nenshtetesi
    Ka dielli i planetit tone!

    Siper ballkonit tim
    Ka kombesine time...


    3.

    ****


    Po shkojne dhe ditet e qershorit,
    E treta jave ne Amerike.
    U poc valle mani i oborrit?
    A mbledh trumcake e cukapike?

    C'm'u bene baladat per kafazet?
    Po dashurite me nje veshtrim?
    Ketu gjithe dita tallazet,
    Sikur te jete nje shkundullim...


    Lendina plot e plot baloshe,
    Po hena s'qesh si mbi Shkumbin.
    Ajo vesh rete si kominoshe,
    Perndryshe vdes si funderrine...



    4.

    Anet e horizontit

    Ne keto ane
    S'duan t'ia dine hic
    Per varken e te vdekurve te Karontit.

    As per pulebardhen
    e Anakreontit...

    ... Dhe une,
    (per cudi!)
    Ngaterroj anet e horizontit.

    Vetem
    Ne nje qytet
    nuk i ngaterroj
    keto ane...


    Atje ,
    ne Elbasan!


    5.


    Pragu

    Jam tek kroi qe i kam kenduar
    Gjunjas pi dhe pas kesaj
    Shkoj te streha, permalluar
    Koken ulur ... si me faj...

    Strehe, moj strehe... E gjore. Jetime.
    Te qesh larg ...Tani lotoj
    Ndjej rrenqethje, dritherime
    Tek te shoh te shembur, moj...


    Te vij rreth e qark me dhimbje,
    Pragun gjej e ulem pak.
    Kam nje therje midis brinje
    Dhe nuk kam per te ilac.

    Me bark mure-heshtje-gurtet
    Dhe kjo heshtje me bertet
    "Ku jane burrat, ku jane urtet,
    C'u bene shpresat te nenete?"


    Si purteka ze e dridhem
    Dhe ne duar koken mbaj.
    Te kelthas? Te qaj ? Te grindem?
    Kush me sheh tani qe qaj?...

    I them vetes ;"Mos prish gjakun!
    Fare shpejt do marresh vesh,
    Kur te vijne te puthin pragun,
    Gjithe c'kane ikur prapa nesh!..."


    Prapa grilash


    Kerkoj pune e pune nuk gjej
    S'kam veture e s'di anglisht.
    S'mundem as te fishkellej
    Si bilbil me ze te trishte.

    Ne kurriz te sime bije
    Frymen time e mbaj gjalle
    Vetem ujin kam si pije
    Une qe pija porsi djall...

    Si ta dija une i gjori
    Sa i lumtur n'atdhe qeshe.
    Nese qeshkam, qesh nga zori
    Nese flas nuk merrem vesh.

    Cka se paska net bilbilash
    Ata s'jane te llojit tone
    Rri i mbyllur prapa grilash
    Syte i ngul ne telefon....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    mire, mire po dhe kjo qe ke sjelle ti mace eshte parathenie, ndofta jo e publikuar brenda faqeve te librit por e servirur per per nje lexues me te gjere siç eshte ky i i forumit psh...
    mua me vjen era parathenie ...
    pse do thuash ti...po sepse vetem ne parathenie i bihet kaq gjate dhe seriozisht psh..., vetem ne parathenie krihet kaq mire bishti i autorit (jo ne kuptim ters ë), sepse vetem nje parathenie paraprin nje cikel (pasthenjet ose komentet e ndjekin me sa di une)...
    ti thua "eshte ajo ç'ka percjell poezia tek lexuesi P J"...mua me duket si kritike dhe si ato kritikat tona alla shqiptarshe ne te cilat o te kemi shume xhan , o ta .....nenen krejt....
    kjo eshte e tipit te pare...ku ne te kemi shume xhan...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lemon tea : 09-10-2007 më 03:55
    ???

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nexhip Ejupi, ka lindur në Elbasan më 1949. Në botimet e tij mund të përmënden :

    - Pesha e duarve
    - Shqetësimet
    - Drithërima ere
    - Fyelli i Kamiçanit
    - Hëna e vllehve
    - Lirika Elbansani
    - Pëshpërima të mërguara



    Eh, qershi, qershia ime

    Eh qershi qershia ime,
    Miturakja fëminore,
    Seç m’i çele ca kujtime
    Porsi lulet bardhullore!

    Te ti vija hera-herës,
    Shoqe moj e vogëlisë.
    Ti më ishe këngë e erës,
    Kënga e parë e dashirusë.

    Vera-verës ti më qeshje,
    Më kuqloje kalaveshë
    Sa të doja sa më deshje,
    Kur mi varje, përmbi veshë!

    Por një ditë u rrit çunaku,
    Të mërzitur seç të la
    Iku larg e larg nga praku
    E mes lotësh gjë s’të tha.

    Nëpër libra e leksione,
    Nëpër mjekra filozofësh,
    Ngrinte ura përmbi hone,
    Trembte ëndrra prej gallofësh.

    Veç për ty e merrte malli
    Miturakja çapkënore.
    Si në ethe i digjej balli
    për ca lule bardhullore...

    Eh, qershi, qershia e verës,
    Mike moj, e vogëlisë!
    Ti më ishe kënga e erës,
    Kënga e parë e dashurisë...

    2000-2006

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa keq me vije qe deri me sot nuk kam lexuar ndonje nga poezite e poetit te mrekullueshem Nexhip Ejupi, shpirtit te revoltuar dhe te ndieshem te tij.Nuk besoj qe ka ndonje njeri dhe sidomos ndonje shqiptar qe se paku njehere gjate jetes se vete nuk eshte ndjere ne rrethin jetesor te poezise "Turp". Rralle ka mergimtar qe nuk ka perjetuar mall si ne "Pragu"...dhe "Eh qershi, qershia ime", eshte puna tek mjeshteria e shprehjes per ate te gjite nuk jane poete...u kenaqa me vargjet e ketij poeti.I deshiroj me pak shqetsime , me pak motive poetit edhe ne demin tim qe te vuaj per vargje si keto me lart.
    Falenderoj nga zemra nismetaren macia blu dhe Fiori per vargjet qe kane sjelle per ne...sigurisht se kurre nuk do te pertoj te lexoj cdo poezi ketu nga poeti Nexhip Ejupi,
    Falemnderit!
    Me nderime,
    bili99

Tema të Ngjashme

  1. Nexhip Fazëll Kësakyrek
    Nga Hyllien në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2005, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •