Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    sporti.komb
    i/e ftuar

    100 Kenget E Shekullit 2

    Filloj spektakli 100 Kenget e Shekullit 2 ne tvklan por
    me shiku ne spektaklin e pare ate e ka transmetu edhe rtv21
    e ne kete te dytin vetem tvklan.
    A eshte dashte ta vazhdoj RTV21 edhe me dyshin.
    A do te jet edicioni i dyte me i mire se i pari dhe nese e keni pa
    mbremjen e pare si ju ka duk.
    Edhe a esjte dal ne shitje cd e pare ne Kosove ende jo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    100 Kenget e Shekullit 2 mendoj se organizatoret jane munduar te bejne me te miren,
    por spektakli i pare me ka pelqyer me shume,kengetaret ishin me te mire,prezantuesja
    gjithashtu.
    Migjithate te shpresojme qe ne netet e tjera te spektaklit te degjojme interpretime
    me te mira.
    Cd ka dale ne shitje ne Shqiperi .
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Shume lajm i mire!

    Nuk merr pjese kete here RTV21?

    Mund te me tregon dikush se cilet jane pjesemarreset e ketij projekti?
    Lexova dikund se edhe Anjeza Shahini do kendon aty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga erindi_al : 25-09-2007 mė 04:40

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    4
    Kush mund tea tregoj pak me shume, degjova qe kishte kenduar dhe Nertila Koka, sa me ka marre malli qe ta shoh.
    Sa keq qe Alketa Vejsiu nuk eshte preszantuese.
    Na tregoni ku mund ti degjojm kenget

  5. #5
    Besimtar Orthodhoks Maska e vampiri-femrave
    Anėtarėsuar
    29-07-2005
    Postime
    63
    100 kenget e shekullit dhe 100 kenget e shekullit 2 mund ti kendoni ne chardonnay karaoke bar. baza te titruara gati per tu kenduar nga ju cdo te premte.

    chardonnay ju pret!!!

    adresa rruga brigada VIII - ish blluku perballe vila palma

    www.chardonnay.5u.com
    Only Justice and God can Judge me

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Jo gjithēka thuhet! Preferohet qe mbrėmja e 22 shtatorit te percjelle jo vetėm emocione pėr rikthimin e "Kengeve te Shekullit", por te ruaje edhe surpriza. Tė ftuar speciale, emrat e te cileve duket se janė "Top Sekret", por edhe rikthime te bujshme te emrave mbi te cilėt ėshtė shkruar jo vetėm njė pjesė e mirė e muzikes se lehtė shqiptare, por edhe e sakrifices e vuajtjes.

    Njė tis "misteri" ka rrethuar edhe emrin e prezantuesit deri me tani! S'do tė jetė askush prej prezantuesve, qe janė shfaqur shpesh ne ekranet shqiptare. Pandi Laco, njė prej "promotoreve", vulen e te cileve mban spektakli "Kėngėt e Shekullit", rrėfen se, "Po ju them se unė do jem i pranishem ne kėtė spektakel". Duke shėnuar ne kėtė mėnyrė edhe rikthimin e skenaristit Pandi Laco, si prezantues. S'ka partnere te perhershme ne krah, por duke qenė se surprizat nuk do mungojnė, aspak, pergjate kėtyre netėve, gjithēka mund te pritet, edhe ndonjė partnere e perkohshme, pėrkrah Lacos, ne skene.

    Rikthime te bujshme! Nertila Koka do tė shkele pas disa vitesh mungese pėr te interpretuar ne njė skene shqiptare. Ndėrsa ajo ēka premtohet ėshtė se, asnjė prej puntatave te ēdo tė shtunė ne mbrėmje, s'do tė kalojne pa surpriza.

    Por ajo ēka do tė mbetet prej saj, pasi te kėtė shkuar ēdo mbrėmje te se shtunes ne shtepite e shqiptareve, ėshtė muzika e vėrtetė shqiptare. Ogur i mirė ishte edicioni i parė, pasi CD-te e "Kengeve te Shekullit" duket se kanė mposhtur muziken tjetėr, atė ne kufijte e vulgares, duke qenė me te preferuarat ne atė treg muzikė qe ne kemi.

    Pandi Laco, tanime si skenaristi i kėtij produksioni, tepėr te rėndėsishėm, pohon: "Unė shpresoj qe edhe kėto kėngė, qe ne do i zbulojme, te jenė po aq te kerkuara sa ato te edicionit tė parė. Pasi mė vjen mirė qe, ne kėto kushte tregu konstatoj se ka ende nivel degjuesish". E jo me kot "Kėngėt e Shekullit" shenojne edicionin e tyre te dytė. "Ishte pikėrisht interesi pėr kėto kėngė, shtysa e madhe pėr rikthimin e kengeve, sidomos pėr te germuar akoma ne repertorin e muzikes se lehtė dhe pėr te rigjetur ato vlera qe i kemi, por qe i mungojnė shtepive tona",- perfundon Laco.

    Madje nuk ngurron aspak te ngreje edhe zėrin pėr kėtė katrahure, qe kemi sot ne muzikė. Ajo qe bėjnė "promotoret" dhe Tv Klan nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse shkundje e pluhurit te harreses, qe i ka kapluar kėto krijime te shekullit te shkuar. "Do e theksoj edhe ne program, jo pak kėtė fakt,- rrėfen Pandi,- qe Shqipėria ėshtė i vetmi vend, qe nuk ka kėngėt e veta, te shkruara nėpėr CD, pllaka gramafoni, kaseta. E duke qenė se kėtu mundėsia pėr t'i sjelle siē kanė qenė kėto kėngė, ne kohėn kur edhe janė krijuar, pasi arkivat janė keqtrajtuar, ėshtė shumė e vogėl". Ndaj edhe u ndermor kjo nismė, pėr t'i risjelle kėto vlera te muzikes se lehtė shqiptare ne orkestrime tė reja, pėr t'i sjelle ne kohėn qe ne te gjithė jetojme mbi kurriz te se shkuares.

    Ka pasur jo pak urata pėr risjelljen e kėtyre kengeve, me te medhate kanė qenė prej atyre, qe tanime cilesohen si nostalgjike. Por nuk janė vetėm ata! Edhe te rinjtė, qe pak e njohin muziken e lehtė shqiptare, teksa prekin kėto vlera te mėdha, nuk qendrojne aspak indiferente, madje nisin ta kenė pjesė te ditės ritmin dhe fjalėn e tyre.

    E kėtė vit, pergjate ēdo tė shtunė, kur zhvillohet edhe spektakli, secili qe deshiron t'i ndieje emocionet ne salle, mund te jetė aty. Cmimi i biletes ėshtė gati simbolik. 500 Lekė mjaftojnė pėr te marrė edhe njė dhurate te ēmuar, CD-ne me kėngėt e asaj nate.

    Kėngėt e Shekullit, me shumė se njeqind

    Nisi si "100 Kėngėt e Shekullit", por nuk qe e thėnė te ishte ashtu! Edicioni i parė dhe suksesi qe ai mbeshtolli rreth vetes ishte shtysa e madhe pėr te mberritur ne edicionin e dytė, i cili ėshtė pagezuar thjesht "Kėngėt e Shekullit". Pak ore larg mbrėmjes se madhe te 22 shtatorit, qe do tė shenoje edhe fillimin e edicionit te dytė te spektaklit te shqiptareve. Ka njė motiv, sipas skenaristit, Pandi Laco, pse nuk mundi te jetė vetėm "100 Kėngėt e Shekullit". Laco shprehet: "Edhe ne edicionin e kaluar, ne konstatuam qe nuk mund te sillnim dot vetėm 100 kėngė, por patem prurjen e me se 120 materialeve muzikore. Veē kengeve qe sollen ēdo puntate kengetaret, edhe te ftuarit, personazhet qe kanė shkruar historinė e muzikes sone: Tonin Tershana, Liljana Kondakci, Alida Hisku, Luan Zhegu, Kozma Dushi percollen hit-et e tyre, ndaj edhe parashikimi u tejkalua".

    Njė kend pėr skenat e se shkuares

    Skenografia, qe mban firmėn e Bashkim Zahajt, sjell plot detaje te se shkuares! Enkas ėshtė zgjedhur te jetė kėshtu. Njė kend i ėshtė rezervuar kthimit pas! Sipas Pandi Lacos, "ajo copez skene ėshtė pjesė e historisė dhe ne atė kend do tė zhvillohet vetėm njė pjesė e programit. Ėshtė pjesė e historisė se muzikes, pjesė e vlerave muzikore, skena klasike e festivaleve 30 vjet te shkuar. Apo me mirė skena klasike e muzikes shqiptare dhe ne e risjellim atė me njė mėnyrė televizive, qe te kujtohet e dikurshmja". Pa dyshim qe ai kend i ėshtė rezervuar personazheve te veēantė, qe do tė jenė:

    Kengetaret e hit-eve te Shekullit:

    Eneida Tarifa

    Eranda Libohova

    Anjeza Shahini

    Evis Mula

    Redon Makashi

    Mira Konci

    Endri dhe Stefi Prifti

    Mariza Ikonomi


    Shtepia e artisteve tek "Kėngėt e Shekullit"

    Fare te rinj, por emrat e tyre janė te njohur pėr publikun shqiptar. Dikur pjesė e spektakleve qe kanė zbuluar kėto vite talente tė reja, tani gjenden te 'izoluar' brenda njė hapėsirė, e pagezuar "Shtepia e artisteve". Ėshtė pikėrisht kjo shtepi ne te cilėn do tė njihen me materialet muzikore dhe pastaj do tė orkestrojne e incizojne. Po cili ėshtė qėllimi i madh?! Pandi Laco, i cili kėtė edicion nuk do tė jetė vetėm njeri prej tre promotoreve qe mbajnė mbi supe kėtė produksion tė madh, por edhe prezantues i "Kengeve te Shekullit" shprehet: "Ata janė kėngėtare te rinj, qe nuk e kanė njohur kėtė repertor. Tani e marrin, e studiojne dhe e sjellin me prirjet e kohės sot, pasi performanca s'mund te jetė ajo e Vace Zeles apo e Avni Mules, dikur. E ata qe do i percjellin kėto kėngė te munguara, te se shkuares, janė 8 te rinj. Vetėm njeri prej tyre do tė rrembeje trofeun e fituesit.

    Klajdi Musabelliu

    Mateus Frroku

    Orgesa Zajmi

    Ajkuna Anxhaku

    Grupi "Qelbaniks"

    Xhejsi Jorgaqi

    Samanta Karavello

    Vesa Smollica

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    4
    po une kam degjuar se ka kenduar dhe Nertila Koka, sa me ka marre malli ta degjoj, po kenget e saj nuk jane askund
    :

  8. #8
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    edicioni i pare ka qene shume i mire dhe e kam percjellur me shume vemendje per ta njohur me mire muziken shqipe nder vite.
    keq qe s'do ta transmetoje rtv 21,por mu ma kap Klanin,vetem me thoni se ne ēfare dite dhe ne ēfare ore eshte ...
    ArsGothicė

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita Lexo Postimin
    edicioni i pare ka qene shume i mire dhe e kam percjellur me shume vemendje per ta njohur me mire muziken shqipe nder vite.
    keq qe s'do ta transmetoje rtv 21,por mu ma kap Klanin,vetem me thoni se ne ēfare dite dhe ne ēfare ore eshte ...
    ēdo te shtune nga ora 21.00.

    Kengetaret dhe kenget e ketij edicioni jane manifike!
    Kete mund ta quaj nje nder evenementet me te bukura muzikore.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2007
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    9

    pyetje

    e ku mund ti shkarkojme keto kenge te papara?

    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kengaime : 02-10-2007 mė 09:04

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga kengaime Lexo Postimin
    e ku mund ti shkarkojme keto kenge te papara?

    tung
    Po mund ti shkarkosh... shume kenge te mira e veēanarisht ajo e Anjeza Shahinit 'portreti yt'.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2007
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga erindi_al Lexo Postimin
    Po mund ti shkarkosh... shume kenge te mira e veēanarisht ajo e Anjeza Shahinit 'portreti yt'.
    dakort, po ku?
    Lidhjet e faqeve personale mund tė vendosen tek profili dhe jo si firmė. Stafi i forumit!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    4
    [

    kenget e nates se pare mud ti gjesh tek www.zeriyt.com, tek rubrika shkarkimet, po kenget e nates se dyte nuk po i gjej akoma

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    4
    Me thene te drejten vetem Eranda me pelqen, edhe Anjeza, por te tjeret nuk krahasohen me edicionin e pare

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga gajdexhi Lexo Postimin
    Me thene te drejten vetem Eranda me pelqen, edhe Anjeza, por te tjeret nuk krahasohen me edicionin e pare
    Edhe te nates dyte jane aty tani. Edhe disa kenge te Nertiles....

    Edhe mua nuk po me pelqejne aq shume si te edicionit te pare. Ndoshta aty ishin kengetare me provoj me te madhe si rovena Dilo, Alma Bektashi, Vikena Kamenica, ....

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Postime
    74
    Si mundem me i marr kenget e 100 kenget e dhekullit edicioni i 2 .

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-04-2007
    Postime
    3
    Mund t'i blesh ne dyqanet e CD-ve.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2007
    Postime
    2
    a ka mundesi dikush ti ngarkoje keto kenge ne rapidshare?

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. kenget e shekullit per karaoke
    Nga ina_31 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 21:54
  3. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. 100 kenget e shekullit
    Nga rachi nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 12:47
  5. 100 kenget e shekullit
    Nga gentius_rex nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 09:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •