Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te gėrmadhat e fshatit

    Mihal Zallari u lind nė vitin 1896 nė fshatin Frashėr tė Pėrmetit dhe nė vitet e para tė shekullit tė kaluar ai u shkollua nė njė kolegj gjerman nė Turqi ku mė pas punoi edhe si pedagog. Mė pas ai shkoi nė Grac tė Austrisė ku u diplomua pėr Shkencat Politike. Gjatė viteve tė Monarkisė ai shėrbeu si mėsues nė disa nga gjimnazet e vėndit dhe njėkohėsisht u shqua si njė nga publicistėt mė nė zė tė asaj kohe. Gjatė viteve tė pushtimit tė Shqipėrisė ai shėrbeu pėrsėri si mėsues dhe nė tetorin e vitit 1943 u zgjodh Kryetar i Parlamentit shqiptar. Kjo gjė u bė shkak qė nė marsin e vitit 1945 ai tė dėnohej me Gjyqin Special me 30-vjet burg politik, tė cilin e vuajti kryesisht nė Burrel. Mihali Zallari vdiq nė vitin 1967 dhe pėrveē politikės qė iu imponua nga rrethana tė ndryshme, ai kishte pasion tė veēantė pikturėn, skulpturėn dhe poezinė.

    Poezi nga Mihal Zallari
    (ish-Kryetar i Parlamentit shqiptar)
    (Frashėri) Djegur mė 23 prill 1914

    Kėtu jam! I mbėshtetur te pragu i shtėpisė.
    Pa kthim rrėnuar janė kujtimet e rinisė!
    Kėtu jam, duke pritur mos dalė dikush pėrpara.
    Rreth meje, brenda meje,-kudo vetėm gėrmadha.

    O Zot! Si isht' e mundur njė vepėr kaq e zezė!
    Shtėpitė shoh tė digjen pa rėn' e para rezė,
    Shoh pleq e gra tė ikin, fėmijėt zbath pėrdore,
    Se s'deshėn tė mohojnė pėrpjekjet shekullore

    I pikėlluar ngrihem, ngas fshatin anembanė
    Shėtis oborr-e shkollės, kėpus njė degė thanė,
    Zbres poshtė te mulliri gjat vijės nėnė hije,
    Nė ethe duke ndjekur gjurmėt e njė fėmije.

    Kjo kaēkė e ērrėnjosur, qė gjuanim me gurė,
    Kjo shtyllė anės lumit, ku ish dikur njė urė,
    Kėtu ky lėm i shembur, ku bėnim festa mundit,
    Ēdonjėra plag'e hapur nė trupin e katundit.

    Por gurrat e teqesė, siē rridhnin, prapė rrjedhin,
    Dhe lisat e Shėn Kollit hijet, qė hidhnin hedhin
    Aromė lėshon toka, ėsht' kaq e bukur dita
    Sikur kam dal nga burgu e ėmbėl ėshtė drita.

    Edhe njė herė sillem rreth vatrės sė rinisė,
    Me mall tė dyfishuar puth pragun e shtėpisė'
    Pastaj nė mes tė fshatit te shesh'i kishės kthehem
    Dhe pranė varrit tė gjyshit nėn qiparisa ndehem.

    Pėrballė meje shkėmbi siē ishte-vijėmprehtė!
    Rreth meje horizonti siē ishte-vijėqetė!
    Dhe prapė thell'e ndjej, qė t'gjitha kan ndryshuar
    Qė zemra ime ėshtė pėrjet'e varfėruar.

    Atje te der' e kishės, mbi murin e hajatit,
    Qėndron gati e shuar ikon' e shėn Thanasit,
    Por syt'e e qetė flasin, nė shpirt sikur mė shohnė
    "Esht, biro, von' mė thonė: sa tė jesh gjall: ėshtė vonė".

    Ndėrkaq nata shtrihet prej pyllit mbi luginė.
    Njė cjap i zi vėrret te shkėmbi mbi greminė.
    Dhe un' pėrgjoj nė heshtje me shpirt tė turbulluar
    Sikur t'thėrrit ndėrgjegjja e veprės sė mallkuar.

    Mesnatė! Gjithė sendet po heshtin dhe pėrgjojnė
    Me to pėrgjoj dhe unė gurrat, qė murmurojnė
    Dhe nėpėr murmurime ndėrgjoj pastingėllime
    Nga koha, kur e lumtur, kėndonte zėmra ime.
    Prill 1947


    Jemi tė rinj…

    Jemi tė rinj, jemi tė ra
    Dhe jetėn lart e ēmojmė
    Porse nė botė pėrmbi gjithēka
    Lirinė dashurojmė

    Tė lir, nė mal, tė lir' nė fush'
    Tė lir' pėrgjithėmonė
    Veēanėrisht jemi tė lir'
    Kėtu nė kraharorin tonė.

    Mjaft gjer mė sot kryet nė re
    Mė s'duam tė ėndėrrojmė
    Jetėn siē ėsht' pėrzėmėrsisht
    Nė sy ne e shikojmė

    Jemi tė rinj, jemi tė ra
    Dhe jetėn lart e ēmojmė
    Porse nė botė pėrmbi gjithēka
    Lirinė dashurojmė.


    Pranverė

    Eshtė njė ajėr i lehtė rreth nesh,
    Shėronjės,
    Edhe njė diell, i ngrohtė, qė qesh
    Ēlironjės.
    Lule mbulojnė fushė dhe shteg
    Me erė,
    Zogjtė kėndojnė degė mė degė:
    Pranverė!
    Ju puth me mall!
    Thua ish dimri, qė na mėsoi
    Tė ēmojmė,
    Dimri i ashpėr, qė na tregoi
    Tė rrojmė?
    Shoh qiell' e qart', shoh syt' e tua
    Tė ėmbėl,
    Paqe e qetė derdhet mbi mua
    Nė zemėr.
    I.XI. 47


    Ujrat

    Zbresin ujrat malit tatėpjetė
    Dhe murmurojnė
    Ngrehin lulet kryet pėrpjetė
    Dhe po pėrgjojnė.

    Ah! T'i ndalojnė, me ta tė bredhin
    Sa dėshirojnė
    Rrjedhin ujrat njė sy iu hedhin
    Rrugėn vazhdojnė.
    Dalin nga nata, ku mėmat endin
    Tė jetės fije,
    Nga vend' i heshtjes, ku sendet s'hedhin
    As drit' as hije.

    Ē'ėshtė e keqe, ē'ėshtė e mirė
    Ata s'e ndjejnė,
    Gjithmonė lėvizės, nė forcėn e lirė
    Gėzimin gjejnė.

    Herė shpėrthejnė, urat tronditin
    Dhe i rrėzojnė,
    Herė, tė qetė, fushat vaditin
    I pasurojnė.

    Forca tė fshehta motit kan' ngritur
    Pllaja dhe male,
    Ujrat plotėsojnė, duke skalitur
    Veprėn e madhe.

    Gjith' elementet dhe forcat e fshehta
    Sodit dhe motit
    Njė qėllim mbartin, sa tė jet' jeta
    Planin e Zotit.

    * * *

    Zbresin ujrat malit tatėpjetė
    Dhe murmurojnė
    Dalin pėrpara lulet plot jetė
    I ngjatjetojnė

    Nėntor 1947


    Syt' e pafajshėm

    I qetė duket nėpėr frėngjitė
    Njė copė qielli
    Mbi mur' e ftohtė hedh pakėz dritė
    Njė reze dielli.

    Te port' e burgut syt' e pafajshėm
    Tė njė fėmije
    Qeshin, se s'qajnė syt' e pėrmallshėm
    Tė sime bije.

    Te hekurat qepur fytyr' e ndritur
    E gruas trime
    Shikim i ėmbėl mė heq papritur
    Tė errtat mendime.

    Mėmė dhe bijė, piktur' magjike
    E paharruar!

    O port' e burgut, suaz' tragjike,
    Ti qofsh bekuar!


    Sytė e tu

    Urrejtjen mbytėse jetova,
    Pėrmbysjen vrasėse ashtu,
    Dhe prap tė gjitha i harrova.
    Qė kur takova syt' e tu.

    Po! Syt' ikonė bizantine,
    Fytyr'e zbehtė si qiri,
    Gjith' qenia tėnde, deg' dafine,
    Njė vetėm shprehte: dashuri!

    Dhe u pėrule para meje,
    E ēqetė-qetė pa mbarim,
    Sikur tė kesh para teje
    Tė njerėzimit mbar'trishtim.

    I prekur thell nga mallėngjimi
    Ēlironjės ra i pari lot.
    Ti mė shpėtove nga dyshimi
    Mos vuajtja ime isht' e kot!

    Nė rrugėn time tė munduar
    U derdh e qet' njė drit' e re,
    Dhe zėmra im' e torturuar
    Rigjeti shtegun pėr n'atdhe.

    E para ishte vajza jonė,
    Qė erdfh' e ndėnji te un' nė hije
    Dhe fshiu plagė dhe demonė
    Me buzėt e njoma tė njė fėmije.

    pergatitur nga Ledia Dushi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-09-2007 mė 01:44

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Mihal Zallari...
    ...
    E bija thote se ato poezi i shkroi ne burg ,e kalonin permes tij fale mediokritetit te atyre qe "burgosnin"...Keshtu ,e shoqja ,Elpiniqi i ruajti...e Elsa i boton sot...
    Mihali pat thene ne gjyqin kunder tij"E dua gjrmanin sepse me ka mesuar si duhet Atdheu"
    Nuk iu pelqeu kjo...e fundit... e moren per mungese patriotizmi...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  3. #3

    Mihal Zallari

    Mihal Zallari - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •