Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Sa'adiu i madh!

    Emri i tij i plote eshtebu Abdull-llah Musherrefedin Ibni Muslihadin Saadi Shirazi.
    Viti i tij i lindjes nuk dihet ne menyre te prere e te sakte por ka jetuar rreth viteve 1203 ose 1210 e deri ne vitin 1290.
    Saadiu eshte nje prej perfaqesuesve me te njohur e me te shquar te letersise artistike Persiane, kryesisht asaj poetike.
    Ai u lind ne krahinen e Shirazit mes viteve 1203-1208 e cila ishte nje krahine ne Iranin jugor dhe u mbrujt mes dy periudhash historike kontradiktore te lindjes se mesme ne pergjithesi dhe te Iranit ne vecanti.Vitet e para te djalerise se tij perkojne me rritjen e qyteteve te medha dhe lulezimit ne Iran e Azine e mesme si pasoje e zhvillimit te vrullshem te jetes ekonomike.Dhe vitet e mevoneshme deshmojne nje tjeter periudhe ku mongolet e Xhenxhis Khanit shkruajne me gjak historine e tyre ne vendet e lindjes se mesme, nderkohe ai qe edhe deshmitar sesi kryqezatat vazhdojne me zell vepren shkaterrimtare ne Palestine.Gjithcka ka jetuar poeti dhe gjithcka ka ndjere i pershkruan ne kryeveprat me fame boterore si gjylistani, bostani, dhe shume e shume poezi te tjera lirike te mbledhura nen titullin "kul-lijat".
    Tere krijimtarine e Sa'adiut e pershkon ideja e larte humane dhe dashuria per njeriun.
    Veprat kryesore te tij jane: Gjylistani (Trendafilishtja) Bostani (lulishtja) Kullijat (vepra lirike e shkruar ne gjuhen arabe).
    Sa'adiu eshte nje poet i njohur ne mbare boten i cili eshte kujtuar e kujtohet me rrespekt nga figura te medha boterore. Ate e cmonte shume Getja, e citonte shpesh here Pushkini.Ne nje nga nga tregimet e tij me subjekt "nga historia e lindjes, Gorki e quan "gojemjalti Saadi" dhe shton:"shume nga fjalet e tij i shtuan ne vargun e thesareve tane".
    Sa'diu ka ndikuar ne shume poete te tjere pasardhes te tij si ne Iran dhe jashte tij.Ai ka ndikuar dhe ne poetet klasine Turq si Nedim, Baki etj.
    Nderkohe vlen te permendim qe edhe poeti yne kombetar i cili ka qene nje njohes i mire i persishtes te jete ndikuar shume nga Saadiu e sidomos ne poemen e tij fjalet e qiriut.
    Qe te mos e zgjas shume me fjale po le te flase vete Sa'adiun, goja e tij ka pushuar se foluri por vargjet e tij rrojne ende, mesazhi i tij eshte mjaft aktual sa shpesh here duket sikur ai jeton ende mes nesh.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Tani do ju jap mundesine te njiheni me vargje nga kryeveprat e Saadiut te cilat jane shqiperuar mjeshterisht nga Vexhi Buharaja.

    Mos fli!

    Ne kete te vetmen shprese me shkoi jeta si flori
    Te me kryhej cdo deshire qe mu ndez ne kraharuar
    Sot dhe shpresa me buzeqeshi por me kot se une e di
    Qe skam shprese te me kthehet jeta qe ka fluturuar.

    Ja, vdekja i ra daulles per te ikur
    Shendene i lini kokes syte e mi
    O duar, llere, krahe,ju te gjithe
    Puthuni sot me mall e dashuri.

    Armiku i shpreses, vdekja ra mbi mua
    Vella kujtome ti ne varr te zi
    Ne gjume e shkova jeten time aq te dashur
    Ndaj te keshilloj si une ti mos fli.

    Shkeputur nga Gjylitani
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    S'jam lypes!

    O Saadi -me thote bota-pse jeton ne varferi?
    Ke burime... qe s'te lene qe te heqesh lemeri.

    Ti me vjershen mbreterore more buje si nje mbret,
    Pse te shtypin keshtu valle brenge e vuajtje pa kufi?

    Kaq mbreter te levdojne, kaq visare po te vijne
    A se di se pa visare do mbytesh ne lot e zi?

    Shume thone se skifteri rron me mire se simurgu(1)
    Ai kerma ha perdite, ky te ndotur s'qas ne gji.

    S'do te ndodhe kjo me mua, te sovranet s'do te shkoj
    S'do te endem neper porta si lypsari duaxhi.

    Dhe gjilperen po te lypesh, sikur ulesh permbi gjemba
    C'do e lypur neper mbreter eshte turp e lebeti.


    Simurg:"zog imagjinar qe mbahej si simbaj i pastertise trupore"
    Shkeputur nga Kul-lijati.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Rrefenje!

    Na ishte nje djale me dije, gjykim
    Qe tund'te faltoren kur mbante fjalim

    I ndjere, i drejte, me nder i vulosur
    Kish rrembat e faqes si shkrim i persosur.

    I dinte permendesh fjalor, gramatike
    Vetem ne shqiptim calonte nje cike.

    Belban ish nga goja levendi djalosh
    Keshtuze qe fjalen te shkoqur se thosh.

    I thashe nje te urti-nje shpirt turfanda:
    "qe dhembet e pare akcili si ka"

    Nga fjala e vrazhde na skuqet ky burre
    "Capraze dhe dokrra mos thuaj me kurre"

    Ti vetem nje cen te djali na pe
    Ama kaq te mira valle ku i le?

    Ne diten e madhe kush hijet shikon
    S'do shohe dot Zotin qe driten veshtron.


    Te mencurin e mprehte, me shpirt si zambak
    Qe kemba ne uje i shkaka vec pak,

    Per nje te rreshqitur me gjemb mos e ther
    Te urtet kane theneylyrin ti merr"

    Pa gjembat qe therin nuk gjen trendafil
    Pse vuan nga nga gjembat, ti lulet mbeshtill.

    Kush eshte nga zemra katran edhe pleh
    Palloit te bukur vec kembet i sheh.

    O vetullbunace,ndericimi te vlen
    Pasqyra e veshur asgje s'te rrefen.

    Merr rrugen qe kurre s'te con ne mjerim
    Jo shkronjen qe gishtin m'i veke si trim.

    C'me shihke te meten qe tjetri na ka
    Pa pare me pare ti tenden si tra.

    Ti turpet e botes o tim mos zbulo
    Ler turpet e botes , te tuat shiko.

    Nje preherperlyer c'ta rrahim si pis
    Kur preheri yne vjen ere gjiris?

    Mos thuaj per tjetrin je dreq i pashembull
    Qe ti te na tundesh se vete je engjell!

    Me pare shporr vete te ligen si shtrige
    Pastaj thuaj miqveos beni te lige.

    Zer veshet sa here qe dokrra degjon
    Mbyll syte kur tjetrin pa rroba shikon.

    Pse qenkam me gjolla ti me kot mos pall
    Bej keq a bej mire, jam vete hamall.


    Per njeze te mete gje gjenke tek ne
    Virtyti i bujshem s'groposet ne dhe.

    Si hasmi i Sa'adiut qe vjershen i kqyr
    Me goje thur lavde, por ne shpirt qymyr.

    Nga kaq hollesira asnjera se bind
    nje shkonjez te shohe nderkrehet si xhind.

    Cdo vetull qe shohim nuk eshte si hark
    Festekut haji thelbin, berthamen hidh larg.

    Shkeputur nga "Bostani" i Saadiut, shqiperoi Vexhi Buharaja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 05-09-2007 mė 15:32
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Urtesi.

    Nuk perleshen kurre dy njerez me tru
    as dhe nje i ditur me nje mendjehu.

    I krisuri ne shan e ne flet bajat
    I mencuri embel zemren ja tulat.

    Dy te urte nuk kepusin ne fill pe
    Shkemb ne u be njeri tjetri behet dhe.

    Ama ne qellofshin qe te dy me brire
    Terhiq, terhiq, kepusin dhe zinxhire.

    Shkeputur nga "Gjylistani"
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    A ka mundesi ndonjeri te postoje me shume vargje nga "Gjylistani dhe bostani " ( ne shqip ) , se me duhen urgjentisht.

    Thank you
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ne fakt nuk e kam per momentin librin sepse ma ka marre nje shok, por edhe nese do e kisha nuk te ndimoj dot kaq urgjetisht sepse jam edhe shume i zene.
    do ti bie une dalengadale qe te gjitha.
    sot mjaftohu me keto;

    Kur Gomarin e ngarkuar mu ne balte e sheh rrezuar
    Ne s'mund tjetėr qaj me zemėr edhe rrugės mbaja drejt
    Por ne e pyete si ra brenda mu ne balte i mjeruar
    Atėherė mi pervish duart e nga balta nxirrma shpejt.


    Gjylistani.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Pikėza e shiut

    Pikėza e shiut ra qė lart nga retė
    Mbi njė kreshtė dallge mu nė mes tė detit.

    "Si do bėj, e mjera, - zu tė psherėtijė, -
    Kjo humnerė e egėr do tė mė pėrpijė!"

    Po molusku vajti me gjak e mbuloi,
    Pikėzės mes dallgėsh jetėn i shpėtoi.

    Dhe tani qė deti ujrat ka ndėrruar,
    Atė e ka Shahu perlėn mė tė ēmuar.

    perktheu Jorgo Bllaci
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Sa'adiu

    MIKES...

    Ti qė thua ska mė dhimbje
    Sesa ndarja nga mikesha !
    Kur ke shpresėn e takimit,
    Dhembja bie shpejt nga pesha.

    Bota duhet qė tė tundet
    Nga kaq lotė qė derdh unė;
    Por ē'e do se kur qaj unė,
    Bota bėn tė thellin gjumė.

    Loti-ngjyrė i qepallės,
    Pėrmbi faqet si shafrane
    Shkruan tė zemrės historinė,
    Ē'i do fjalėt, moj xhanane?

    Hodha gur mbi tė pamendėt ,
    I pamend u bėra vetė;
    Por ndėshkimi qė po vuaj
    Para fajit ėsht'i zbehtė.

    O moj erėz e veriut ,
    Po tė qe se piqem prapė,
    Qoft'uruar ajo zonjėz
    Qė mundime sdo mė japė!

    Shpesh te muri kaloj ditėn
    Brenga zemrėn kur ma bren;
    Pėr rrėfim vend mė tė mirė
    Se nga muri s'ke ku gjen.

    Nė do mjalt' argjend tė bardhė,
    Asohere duro thumbin
    Dhe pėr hir tė buzėmjaltes
    Mba mbi kokė Bisitunin.

    Si llastar tė hidhet shtati,
    Shtatselvi, moj plot me nure,
    Nėn kupėn qė vertitet
    S'e ke shoqen moj manure.

    Ti selvis'i shembėllen, moj,
    Por selvia s'mund tė ecė,
    Ti me hėnen shembėllen, moj,
    Veēse se hėna ėshtė memece.

    Mos mė shaj nė hunba mendjen,
    Se s'gjen hėnė pa lėngatė,
    As dhe trėndafil pa gjemba
    As dhe ditė pa njė natė.

    Kur s'tė kam ty nė parajsė,
    S'mė shkon vera ndėr lėndina,
    Mu nė ferr tė jem me ty ,
    Fllad me duket suferina.

    "O saadi, - mė thonė shokėt ,-
    Ngrije tendėn te lulishtja !"

    Trėndafilen qė lyp unė
    nuk e ka trėndafilishtja.

    Trėndafile, moj e bukur,
    Qė ke nam mbi lule shumė!
    Mijė vjet behar tė bėjė,
    Ti mė s'gjen bilbil si unė....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-10-2010 mė 23:26
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    [="2"]MIKES...[/SIZE]

    Ti qė thua ska mė dhimbje
    Sesa ndarja nga mikesha !
    Kur ke shpresėn e takimit,
    Dhembja bie shpejt nga pesha.

    Bota duhet qė tė tundet
    Nga kaq ė qė derdh unė;
    Por ē'e do se kur qaj unė,
    Bota bėn tė thellin gjumė.

    Loti-ngjyrė i qepallės,
    Pėrmbi faqet si shafrane
    Shkruan tė zemrės historinė,
    Ē'i do fjalėt, moj xhanane?

    Hodha gur mbi tė pamendėt ,
    I pamend u bėra vetė;
    Por ndėshkimi qė po vuaj
    Para fajit ėsht'i zbehtė.

    O moj erėz e veriut ,
    Po tė qe se piqem prapė,
    Qoft'uruar ajo zonjėz
    Qė mundime sdo mė japė!

    Shpesh muri kaloj ditėn
    Brenga zemrėn kur ma bren;
    Pėr rrėfim vend mė tė mirė
    Se nga muri s'ke ku gjen.

    Nė do mjalt' argjend tė bardhė,
    Asohere duro thumbin
    Dhe pėr hir tė ėmjaltes
    Mba mbi kokė Bisitunin.

    Si llastar tė hidhet shtati,
    Shtatselvi, moj plot me nure,
    Nėn kupėn qė vertitet
    S'e ke shoqen moj .

    Ti selvis'i shembėllen, moj,
    Por selvia s'mund tė ecė,
    Ti me hėnen shembėllen, moj,
    Veēse se hėna ėshtė memece.

    Mos mė shaj nė hunba mendjen,
    Se s'gjen hėnė pa lėngatė,
    As dhe ėndafil pa gjemba
    As dhe ditė pa njė natė.

    Kur s'tė kam ty nė parajsė,
    S'mė shkon vera ndėr lėndina,
    Mu nė ferr tė me ty ,
    Fllad me duket suferina.

    "O saadi, - mė thonė shokėt ,-
    Ngrije tendėn lulishtja !"

    Trėndafilen qė lyp unė
    nuk e ka trėndafilishtja.

    Trėndafile, moj e bukur,
    Qė ke nam mbi lule shumė!
    Mijė vjet behar tė bėjė,
    Ti mė s'gjen bilbil si unė....

    Kjo eshte e shkeputur nga permbledhja Kul-lijjat e te madhit Saadi.


    Bukur, dhe mos perto si puna ime te na sjellesh ende te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 13-10-2010 mė 13:34
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •