Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Krenar Zejno, Epika e Dehur

    Piramidat romantike (Gazeta-Shqip)

    "Epika e dehur". Krenar Zejno sjell nė njė libėr njė mori vargjesh tė konceptuara nė formėn e njė piramide

    Ēfarė janė piramidat? Ēfarė mund tė gjesh nė kėto forma kaq tė vjetra mbi tė cilat orvatet sot ende njerėzimi. Pėr ne, piramidat na sjellin nė mėndje njė pjesė tė trishtė tė historisė sonė, ku kėto objekte u ngjallėn nė formėn e njė marrėzie kolektive e cila ende ka lėnė pasoja. Por Krenar Zejno ka njė koncept tjetėr pėr to, duke i ndėrtuar me fjalė, nė formėn e njė epike. Ai i beson kritikės sė Walkot, i cili thotė qė nuk ka asgjė qė nuk mund tė shpėrfaqet pėrmes poezisė. Kėtė tė fundit, ai ka zgjedhur qė nė mbrėmjet e tij tė gjata tė ndėrtojė gjithė piramidat qė fshiheshin brenda tij. "Epika e dehur", libri i ndėrtuar nė kėtė formė ka vetėm pak ditė qė ka dalė nga botimi i shtėpisė botuese "Zenit". Autori i kėtij vėllimi poetik disi tė pazakontė shtjellon nė njė intervistė mė poshtė, se pėrse zgjodhi kėtė formė pėr tė rrėfyer dashurinė e tij tė vjetėr pėr tė shkruar.


    Epika e dehur. Ēfarė ėshtė?


    Po ta nisnim kėtė intervistė brenda njė "epike" nėn petkun e modestisė, pėrgjigja do tė ishte: njė epikė e dehur si gjithė tė tjerat. Por kjo do tė vijonte absurdin, duke u bėrė kėsisoj njė bisht i vetė poemės, pasi njė epikė mund tė jetė e dehur si tė gjitha dehjet, por s‘mund me qenė njė epikė si epikat e tjera, se kėshtu s‘do tė mbėrrinte tė ishte epike. Tė shumtėn mund tė mbetej njė dehje epike, tė cilėn shpresoj ta kem tejkaluar.

    Ndėrsa po tė donim t‘i bishtnonim pyetjes, madje dhe ligjit pėr tė dehurit mjafton tė pėrgjigjeshim "nuk e di". Siē e dimė, duke iu referuar ikonave tė artit si detyrim e pėr lehtėsi komunikimi ka nga ata qė sinqerisht nuk dinė, apo nuk duan ta dinė se ēfarė ėshtė vepra qė kanė pjellė; tė tjerė qė komentojnė pasi e kanė kryer, duke gjetur ato ēka nuk i dinin as vetė mė parė; dhe tipat si Edgar Poe qė e njohin veprėn e tyre qė nė detaje qysh prej projektit, i cili u mbin nė bocetė kush e di se si. Nė mundin tim prej tė vogli, nė kėtė libėrth kam shtėnė pėrmes njė ideje gjuhė dhe kaligramash dhe grafikėsh (Apolinieri i pati bėrė me kohė poezitė si forma hieroglifėsh primordiale), ca gjėra solide si kulla, piramida, qė janė rezistente ndaj diskutimit, ashtu si sharku, guna, kapota, qė shtrohen edhe pėr shtroje e vishen sėrish, se pėr kėtė punė shėrbejnė. Por ka edhe tė tilla si tunika, fustanella, qė zhubrosen nga biseda pėr to, e aq mė tepėr qelqurina faqoresh, gota rrėkėllimash, e brishtėsi tė tjera tė thyeshme nga njė pakujdesi gjatė larjes, e sidomos shpėlarjes. E jo mė pastaj poezi si vulat e njoma, firma, shenja gishti, ende tė pathara. Sidoqoftė mbetem sigurisht i pasigurt sėrish mbi atė ē‘kam arritur tė qullos nė kėtė epos.



    Ju keni zgjedhur tė shkruani nė njė formė, e cila ngjason me piramidat. Nė kontekstin poetik dhe shoqėroro-politik qė kjo formė mbart pėr historinė tonė pas ‘90-tave. Ēfarė keni dashur tė tregoni?


    Tė tregosh nė kėtė rast nuk i bie tė thuash, pasi mė tepėr kam dashur tė bėj, tė sendėrtoj pėrmes fjalėve tė zbrazura nga njė pėshtjellim i rregullt ndjenjash, objektet qė ato do tė dėshironin tė konfiguronin vetė, dhe kėshtu gjuha derdhet nė kallėpe qė i mbush sipas merakut tė Heidegerit pėr tė krijuar sendet qė ai thotė se pa fjalėn, nuk do tė kishin dalė nė dritėn e ekzistencės. Pastaj kėto sende tė pėrditshmėrisė baritore e tė gjithkohėshme si zile, kėmborė, kambana, gunė, frakė, qelaf dhe qeleshe, kanė edhe formėn e piramidave. E kjo mund tė ishte edhe njė koincidencė. Deri tash, intenca dhe synimi paraprak mė duken arbitrar. Zaten shkrimi vetė, thonė simbolistėt ėshtė njė fakt arbitrar, por nėse duam tė gjejmė histori, kėtu ndoshta duhet nisur nga supozimi. Sikur historia tė ishte njė ndėrtim i pafund piramidash, pėrmes njė shumėsie keqkuptimesh, tė pranonim atė ēka Xhojsi thotė se gjuha ėshtė promotori i historisė, e kėshtu mund tė gjenim edhe lidhjen me kontekstin tonė qė jo vetėm i ndėrtojmė piramidat, nė fakt "muranat", por rrekemi pastaj t‘i hipim majės sė asaj qė ka ndėrtuar tjetri. Nė kėtė rast vizatimet mund tė ishin edhe bimė. P.sh kėrpudha tė helmatisura qė rrasen mbi njėra-tjetrėn, ose kafshė shtėpiake nė situata tė caktuara. Sidoqoftė nuk ėshtė e leverdishme qė libri tė lexohet vetėm si njė piramidė, qoftė edhe 97-tė, sado spektakolare e ndjellėse si lexim tė jetė kjo skizofreni akute, pas asaj tė zvjerdhur e tė stėrgjatė tė kohės para saj. Nuk ka pse tė paguhet libri me ēmimin e kopertinės dhe tė shėrbejė vetėm pėr 1/8 e funksionit.


    Ēfarė janė kėto piramida?


    E bukur, por shumė e shkurtėr kjo pyetje pėr t‘i dhėnė pėrgjigje njėherėtit. Njė pjesė e lexuesit mund tė shohė nė tė atė ēfarė ka mė afėr nė fund tė rreshtit tė pyetjes "piramidėn". E nėse do tė na lejohej t‘i shtonim njė fjalė tjetėr - tjetėrsimin. Njė pėrgjigje vetėm me njė fjalė do tė zgjidhja - fjalėn.

    Ndėrsa pėr atė lexues qė mund ta cenonte empatia qė krijon njė ngjarje si viti 1997, do t‘ia lypja pėrgjigjen Pikasos, kur ndėr bajonetat e mercenarėve pyetej pėr Guernikėn. Ēfarė ėshtė kjo qė ti ke bėrė? Pėrgjigjja "ajo qė keni bėrė ju".

    Nė njė formė mė tė thjeshtė ajo mund tė jetė dhe njė maskė, njė ēorape nė kokė, njė gomar me njė barrė bomba, njė teshtimė kallashnikovi, njė boce me para lidhur me njė shkop gome. Njė ballkonėt e Sudes, e Romeos e Xhulietės, apo njė paradė 1 maji. Njė pėlhurė qė do paratė e saj, apo njė bluzė e bardhė gjakosur fatkeqėsisht si e njė kasapi qė i thotė mikrofonit tė gazetares "unė jam mjek", qė nė kėtė anė rreket tė thotė se "unė jam human". Kėsisoj epika pėrdor si medium principin e njė fotoje ēasti apo sekuenca filmike qė do tė pėrpunohen si nė video-art, duke i veshur tinguj, zhaurima, sigurisht e alternuar me pauza dhe heshtje. Si vetė shfaqja e maskave qė ta zėnė nė fyt dhe zvargja e zvjerdhja e njė gromėsime diku afėr. Kėshtu e thėnė me Valerin ajo do tė duhej tė lexohej me vesh e tė dėgjohej me sy, qė tė mos mbetej vetėm kaq.



    Ēfarė ju shtyn ta shfaqni poemėn nėpėrmjet ideogramave, kaligramave dhe vizatimeve?


    Ėshtė e vėrtetė, sipas kritikės sė Walkot qė nuk ka asgjė qė nuk mund tė spėrfaqet pėrmes poezisė. Ndoshta ėshtė paaftėsia ime pėr ta shfaqur kėtė epikė vetėm pėrmes gjuhės. Edhe pse ajo mbetet njė ide thellėsisht gjuhe. Ndoshta vizatimet e ndihmojnė gjuhėn pėr tė dhėnė edhe erėrat e barotit, amoniakut,zhurmat, polifonitė, qė ajo tė konfigurojė njė kullė, a njė piramidė apo qoftė edhe njė pirg qė do tė mbante erė myshku apo baroti, lėkure, ndjesi djegėsire, vranėsire, shajaku, bulmeti, prani faraonėsh, e unukėsh, mumjesh, turistėsh, gjakėsish, elegjish dhe mikpritjes. Kjo liri e skandalit atribut tė cilin e ka vetėm krimi dhe poezia nuk e ka gjetur tek mua aftėsinė pėr tė operuar, pa e kufizuar gjuhėn pėrmes vizatimeve. Dhe pėr ta shpėrfaqur kaosin, por edhe pėr ta reshtur atė, qė ai tė jetė absurd por jo absurditet.


    Zile, orėt, mortaja, zanat, etj. Ēfarė ju shqetėson nė to?



    Si pjella tė miteve qė vetė kemi krijuar pėr tė mbetur peng i tyre, ato janė vendosur pėr tė shqetėsuar, dhe pėr t‘i dhėnė njė konotacion mė horizontal dhe tė kudondodhur piramidave tė kohėrave. Dhe pėr tė mos u kufizuar vetėm nė piramidėn e afėrt qė mbartin nė lėkurė si dhe pėr tė mbajtur peshėn e plurikuptimeve tė kėsaj epike.


    A mos ėshtė kjo formė dhe kjo mėnyrė tė shprehuri njė ndikim nga autorėt tuaj tė parapėlqyer si Beket, Xhojsi, Orwell, etj tė cilėt ju i keni botuar e komentuar nė esetė tuaja. Ēfarė keni thithur dhe ēfarė keni gjetur nė ta, pėr tė shpjeguar ndjesitė shqiptare?


    Sigurisht qė vargonjtė e absurdit beketian janė tė pranishme nė vetė kontekstin e jetės sonė. Ashtu si dhe makthi i Xhojsit: Historia ėshtė makthi, nga i cili po pėrpiqem tė zgjohem. E kemi prej tyre edhe atė performancė gjuhėsore si njė revolucion i tėrė nė letėrsinė dhe artin modern. Nuk ka se si tė mos jetė i pranishėm edhe Orwelli me gjuhėn e diktaturave dhe shtrydhjen e gjuhės veēmė nė ndonjė njėmijė fjalė qė gjithė ideologjitė e kanė pėr zakon t‘jua mbivendosin njerėzve qė duan tė shtypin. Kur thoshte Tomas Eliot pėr Uliksin e Xhojsit se ky ėshtė libri tė cilit i pėrkasim e askush prej nesh nuk mund t‘i shpėtojė dot, ē‘mund tė flitet pėr njė tė vogėl nė njė pikė ujė si autori i kėsaj epike. Do tė isha i lumtur nėse fryma e gjenive mė ka shtėnė nė vesh diēka dhe pėr mė tepėr kur kjo ia mbėrrin tė pėrēojė edhe aromė apo duhmė shqiptare.


    Libri mė ngjason me njė kritikė tė pambarimtė? Ēfarė kritikoni?


    Kritikėn e arsyes. E meqė jemi kėtu Hana Harendt e ka komentuar dallimin gjuhėsor midis kritikės dhe asaj tė tillė tė letėrsisė dhe artit. Dhe ia ka atribuuar pėrdorimit pėr herė tė parė Kantit nė kryeveprėn e tij "Kritika e arsyes". Por nė kėtė rast unė do doja tė kritikoja arsyen sipas surrealizmit dhe simbolizmit si kategori nė tė cilat shprehet se ato nuk duan t‘i heqin arsyen artit, por atė ēka arsyeja na e heq ne kur bėjmė art. Pra tė qenurit shumė racional dhe analitik ndėrkohė qė poezia ėshtė si ēdo krijim tjetėr edhe pjesė e njė inkoshientit dhe ndoshta pjesa thelbėsore e saj. Ndėrsa pjesa tjetėr e kėsaj pyetjeje mė ngjan se ėshtė e plotė nė aparatin e kopertinės sė librit dhe nė njė poezi brenda saj. Faucoult do tė thoshte duke parathėnė veprėn e tij "Historia e marrėzisė" se "Ēfarėdo tė shkruhet mbi kėdo libėr nuk mund tė thotė mė shumė sesa libri vetė". E ndoshta kėshtu dhe pėr kėtė marrėzi tė vogėl tė historisė.

    Ndėrsa nė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė termit kritikė, duke u ndjerė edhe vetė pjesė e asaj ēka duhet kritikuar do tė doja sė pari qė kjo tė ishte njė autokritikė. Pra, tė synonte tė shmangte piramidat e letėrsisė. Se vetė kjo epikė nė donte diē tė thoshte, me ē‘dėgjohet nuk e tha dot, ishte e gjitha nė lėmė tė shkrimeve tė shterpėsisė tek letėr shinė nė lėmė mbi sharabajkėn e diturisė. Dhe kjo nis nga vetja. Nė kėtė epikė ishte e pranishme gjatė gjithė ndėrtimit piramidal. Pra si tė gjenden gurėt qė puqen e flenė mirė mbi njėri-tjetrin, e krah tyre tė tjerat qė duhen gdhendur me stėrmundimin e skalitjes, por edhe me atė kureshti tė sfidės dhe sensin kritik se si do tė ngrihen pajisjet, mjetet zanatet e vjetra dhe tė reja qė deri nė agun e ditės tjetėr duhet tė mbijnė nė kokė, pasi ke kryer si zakonisht lutjen tek perėnditė qė dikur nė njė ēast mu bė sikur mė tha:- nuk u lodhe sė lypuri se si u kanė fryrė nė vesh atyre qė ndėrtuan piramidat e Egjiptit qė i vunė gurėt njė nga njė nė njė farė feje qė tė rrinė aty deri nė pėrjetėsi dhe tė mos hyjė dot as maja e thikės? Merru me ndonjė piramidė tėnden dhe diē do tė kuptosh nga zanati.


    Nėse do tė kėrkonim tė bukurėn, romantiken nė to ku ėshtė ajo?


    Kur Edgar Poe teorizon domosdoshmėrinė e sė bukurės, romantikes, dhe shpirtlartėsuesesh si thelbi i poezisė ai sigurisht e gjen atė edhe nė vargjet e tij supreme tė korbit, vdekjes, fatkeqėsive, zhgėnjimeve. Ja: Se kjo dramė ėshtė tragjedia e quajtur njeri/ dhe krimbi i gjithėpushtetshėm heroi i tij/. Por veē drita e njė deti plot neveri/ lart kullave rrotullonjėse vėrshon heshtazi teksa nė njė kullė tė qytetit n‘kreni lartėsuar/ vdekja ngjan gjigandisht e rrėzuar. Dhe mund tė merren gjithė gurėt-fjalė tė gatshme nga mė magjepsi poet dhe t‘i lėsh tė dehen nė njė epikė pa ja mbėrritur aspak tė pėrēosh romantiken dhe magjepsjen e tij. Mund ta shkruash me gurė nė njė faqe mali dashurinė, jetėn apo vdekjen me fjalėn "tė dua", por po kėto gurė nuk thonė asgjė, nėse me to lexohet "dua tė". Ky ėshtė marazi qė nuk do meritonte as kritikė dhe as vetėkritikė.


    Atėherė, kur dhe si njė letėr e vizatuar me fjalė mund tė ketė shanse tė bėhet letėrsi?


    Shanse tė tilla njė letėrsi mund ta ketė kur tė paktėn ajo e bėn atė qė e ka shkruar tė qeshė, tė nėnqeshė, tė qajė tė pėrqeshė, madje edhe tė mos qajė mė. Kur ngjet qė po kjo po u ndodh edhe ca tė tjerėve qė e kundrojnė letrėn "hapėsirat qė krijojnė vizatimet" pėrmes rreshtave.

    Kur letra s‘mbushet thjesht ngaqė nxihet, por se diē zbardhet nė tė dhe shkruesi e zė veten gafil, duke thėnė "O zot". Po deshe "dio mio", "mon dieu" apo "my god". Po kush tha se kėto qė vetvetja ia thotė vetes e bėn t‘ia thotė edhe zotit kanė ndonjė fije vlere. Ėshtė thjesht njė mundėsi ama, njė shans. Gjėra qė nuk do tė ishin hiē nėse nė gjithė atė ēfarė shkruan nuk pataks dot as veten. Nuk e tund tjetrin vendit dhe nuk beson se pakėēka prej saj mund tė shkojė rastėsisht nė vesh tė perėndisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Cani : 25-08-2007 mė 08:07
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

Tema tė Ngjashme

  1. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  2. Flamuri Kombėtar kuq e zi, valevitet krenar nė Manhattan
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 01:34
  3. A e ndjeni veten krenar qė jeni Shqiptar?
    Nga Skenderbeu 2 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 17:08
  4. Arsyet per te qene krenar qe jemi shqiptar!?
    Nga FierAkja143 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 03:48
  5. Sa krenar jeni per prindrit qe keni?
    Nga FierAkja143 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •