-
i/e regjistruar
Serxhio Prelashi
Ketu do te gjeni disa poezi te shkeputura nga libri im "Pyet Pluhurin" .
Lexim te kendeshem nga Serxhio_On_Top_Of_The_World
-
-
i/e regjistruar
PYET PLUHURIN
Nė mėngjes kur tė zgjohesh
dhe rreth e qark tė shikosh,
mendo se ke njė jetė pėr t’jetuar
dhe pėr tė duhet tė mendosh.
Se ē’ke bėrė s’tė kujtohet
se ē’po bėn s’do ta mendosh,
por kur t’jesh nė tė ardhmen
veē tė shkuarėn do kujtosh.
Kurrė nga jeta gjė s’mėsohet
edhe ti gjė si mėson,
kurrė nga bota gjė s’kuptohet
kurrė prej teje gjė s’kupton.
Jeto jetėn si tė vijė
me tė kėqija dhe tė mira,
kurr pishmane ti mos lėr
si nga fati dhe dėshira.
Lind,jeton,vdes
tri cikle tė pakuptuara,
tė pakuptuara sic ėshtė jeta
me ca gjėra tė pamenduara.
Lojė fjalėsh si lėmsh macje
ikėn kot andej kėndej,
se ē’ke bėrė dhe seē po bėn
s’do ti kesh mė pėrtej.
Tėr kjo botė kaq e madhe
ne na duket si njė brymė,
por kjo botė kaq mizore
ne na thotė jemi veē njė frymė.
Veē njė frymė a veē pluhur
pėr ne s’ka shum rėndsi,
se nga pluhri kemi dalė
dhe pluhur do bėhemi pėrsėri.
Veē tė mira bėj nė jetė
i mėrzitur kurr mos rri,
s’mbahen mend kur je I gjallė
kur tė vdeē s’do jesh mė ti.
Tre metra nėnė dhe,
o I mjerė kanė pėr tė t’ēuar
si I pasuri dhe I varfri
tė gjithė atje kanė pėr t’pėrfunduar.
Kėto vargje qė po lexoni
janė shkruar nė pluhur ere,
nė njė ditė tė ftohtė dimri
jo nė njė ditė tė ngrohtė vere.
Nėse pluhri edhe fjala
do tė jenė pėr njė t’vetmuar,
fjalėt do ti marrė era
vetėm pluhri do ngelė nė duar.
Mbyllni sytė pėr njė cast
harroni tė gjitha qė keni lexuar,
harrojini tė gjitha veē pėr pak
dhe kuptoni ē’duhet kuptuar.
Kėto fjalė qė po ju them
mbase po ju lodhin trurin,
kush nga ju qė s’ka kuptuar
duhet veē tė pyesė pluhrin.
-
-
i/e regjistruar
SHILARSI
Sa here vjeshtes ze fryn ere
te kopshti plot me pem e drure,
luhatet nje shilars i mjeres
ku s'do perkundesh ti me kurre.
C'u tret nje koh'e ngazellyer
kur qeshjet hidhje ane e kend,
mes flokeve tua krihej dielli,
mes buzeve mbaja shpirtin tend.
Nga ajo kohe shkuan vite,
me shum'se dhjete u bene tani.
Me dike tjeter shkove ike
trishton shilarsi ne vetmi.
Trishton,renkon ngacmuar nga era
apo vajton se nuk je ti?
Aty s'u ulen me te tjera
vec fletet vjeshtes dhe pak shi.
-
-
i/e regjistruar
VAJZA ME GJERGJEF
Qendis e qan permbi gjergjef
nje vajze qe do martohet.
Per ke qendis e cilin qan
kur dasma po afrohet?
Qendis per burrin qe do marre
i mire s'ka te share.
Dhe qan ate qe e ka dashur
te dashurin e pare.
Keshtu do qaje kur ta kujtoje
e plakur,e pa qef,
tamam si sot ndersa qendis
dhe qan permbi gjergjef.
-
-
i/e regjistruar
ME THONE
Serxhio me thone,ti po plakesh
e grate ste duan me.
S'ka gje pergjigjem buzegas
me do,me do vec nje.
Serxhio me thone,kot ne jete
endesh skaj me skaj.
Jo kot,pergjigjem buzegas
shkel gjurmet e saj.
Serxhio me thone,ti ne jete
pate brenga,vaj.
S'ka gje,pergjigjem buzegas
pata gazin e saj.
Serxhio me thone,kur ta humbish
c'te mbetet ty pastaj?
S'ka gje pergjigjem buzegas
do kem kujtimin e saj.
-
-
i/e regjistruar
NJE PERRALLE E VERTETE
Na ishte nje here nje vajze,
tani nuk eshte me.
Ndoshta diku puthet
a ndoshta diku fle.
Na ishin dhe dy sy,
tani nuk me shikojne.
Ndoshta diku puthen
apo diku lotojne.
Na ishin dy gersheta
si ' to nuk kish te tjera.
Ndoshta sonte shpleksen
a ndoshta jan te prera.
Keshtu na shkon rinia
si iken nje pranvere...
e mbetet vec te themi :
Na ish,na ish njehere...
-
-
i/e regjistruar
KETO VJERSHA
Keto vjersha qe shkruaj sonte
ndoshta vone do ti lexosh,
kur t'me tretet,te me shuhet
ky veshtrimi kalterosh,
kur mbi flokun tim te verdhe
te ket mbire gjelberimi,
prane sobes e vetmuar
do me qash me lot pendimi.
Dhe kur era tek dritarja
do te vije turfullon
si nje shpirt qe s'gjen qetesi
do kujtosh ah,ti Serxhion,
qe s'do jete prane teje
Do e therrac por ne te kote
dhe trishtuar deshperuar,
neper shtrat do qash me lote.
Ndaj i shkruaj se me vjen keq,
keq me vjen ti marr me vete,
nen varr kur te kem ikur,
te kem shkuar kesaj jete...
Dhe shpirtit tend kur te merdhije
se pran's'i eshte dashuria,
nje nate dimri,qe te ngrohet
vishja shpejt kenget e mia.
-
-
i/e regjistruar
SGALEMIT
Permbi ujera ty te iken jeta,
ne mes dallgeve e ne mes stuhive.
Ashtu si ty me iken jeta mua
ne mes dhimbjesh e mes dashurive.
-
-
i/e regjistruar
ATJE KU NDENJEM DIKUR
Te vendi ku ne ndenjem bashke
nje tjeter cift po rri tani.
Ajo me gjoksin pak shkopsitur
pak i nderkryer eshte ai.
Ne muzg tek endem i vetmuar
veten pyes se cfare i thote.
Si per inat e puth me afsh
si te jem gur,dicka e ftohte.
Un shkoj me tej me ty ne mendje
per dashuri pak i uritur.
Keshtu do ndodh dhe me keta
qe sonte puthen pa e ditur:
nje muzg ne vjeshte apo ne vere,
i vaket qofte a me shi,
nga malli thirrur,krejt vetmuar,
do vij ajo apo ai...
-
-
i/e regjistruar
DITE SHIU
Te pisha e larte mes qytetit
qendroi nje kumri,
e shoh tej xhamit t'kafenese,
e shoh tej xhamit gri.
Nga sqep i saj pikon nje britme
per pakez dashuri.
Tej xhamit rrjedh ky shi i hirte,
brenda meje shi.
I vetmuar pyes veten:
c'eshte valle kjo kumri?
Ndoshta malli im i etur
ndoshta zog u bere ti?
Bie shi dhe mall ne britmen time:
Ku je tani,ku je?
Si zogj vecuar ne mes shiu.
Vetmuar rrojme ne...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt