Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 159
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ēiljeta Xhilaga

    Ēiljeta e dashuruar me njė cigan

    Ajo ka gabuar dhe pėrpiqet domosdoshmėrish tė gjejė njė mėnyrė pėr t’i kėrkuar falje njeriut, humbja e tė cilit e bėn tė ndjehet keq. Nė klipin qė do tė prezantojė sė shpejti nė ekranet shqiptare, Ēiljeta Xhilaga ėshtė pėrpjekur tė jetė njė aktore e vėrtetė, ndonėse ėshtė vendosur nė rolin e njė ciganeje. Bėhet fjalė pėr kėngėn “Falma”, e cila ėshtė pjesė e albumit tė kėngėtares, qė pritet tė jetė nė treg nė mes tė muajit korrik. Kėnga ėshtė njė krijim i Gramoz Kozelit, qė sė bashku me Adi Hilėn, Florin dhe Kastron, janė bashkėpunėtorėt kryesorė tė kėngėtares nė albumin e saj, qė do tė pėrmbajė dhjetė kėngė. Kėngėtarja tregon se impenjimi pėr kėtė album ka qenė maksimal dhe se pikėrisht pėr shkak tė kėrkesave tė saj nė kėtė drejtim ėshtė vonuar edhe hedhja e tij nė treg. “Janė dhjetė kėngė tė reja dhe tė papublikuara mė parė”, tregon Ēiljeta, e cila shton se kėnga “Falma” ėshtė e para qė prezanton pėr publikun albumin e saj tė ri. Megjithatė ajo mendon se ndoshta mė vonė, njė tjetėr kėngė e albumit do tė shoqėrohet me njė video. Klipi ėshtė realizuar nga “Max production”, ndėrsa pėr xhirimet ėshtė shfrytėzuar natyra, kryesisht nė zonėn e Dajtit. Koncepti i klipit, sigurisht nė pėrputhje me tekstin dhe muzikėn e kėngės, risjell nė kujtesė ritmet dhe stilet cigane tė tė jetuarit, ndėrsa ka si subjekt njė linjė dashurie. Ndarja nga i dashuri e bėn vajzėn tė pendohet pėr gabimin dhe tė kėrkojė ēdo mundėsi pėr t’i thėnė atij mė fal dhe pėr tė gjetur rikthimin nė krahėt e partnerit. Ēiljeta tregon se do tė na surprizojė edhe me veshjet, qė gjithashtu do tė jenė nė stilin cigan.

    Nė fakt, nga sa kemi mėsuar, Ēiljeta kishte planifikuar qė videon e saj tė re ta publikonte pak kohė mė parė, por shirat e vazhdueshėm nė fillim tė verės nuk e lejuan tė ishte brenda parashikimeve tė menduara. E megjithatė tani gjithēka ėshtė gati dhe shumė shpejt Ēiljetės i duhet tė presė vetėm mendimin e fansave tė saj. Nė kėtė album, kėngėtarja ka realizuar edhe njė duet me Ingrit Gjonin. Por paralelisht me punėn pėr albumin, Ēiljeta tregon se gjatė gjithė stinės sė verės ėshtė e impenjuar me koncerte, si brenda ashtu edhe jashtė vendit, duke na kujtuar edhe njė herė se ky ėshtė momenti mė i mirė pėr tė gjithė kėngėtarėt nė punėn e tyre. Gjithsesi, Ēili ėshtė nga ata njerėz qė nuk mund tė lenė kurrsesi qė puna t’iu marrė tė drejtėn pėr tė pushuar, ndaj nuk mund ta privojė veten edhe nga kjo kėnaqėsi. Kėtė vit ka zgjedhur Sarandėn pėr tė qėndruar disa ditė sė bashku me Romeon.

    GAZETA PANORAMA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ditet qe ndryshuan Ciljeten

    Me nje album te ri e mbi te gjitha, me nje tjeter imazh, Ciljeta Xhilaga premton t’u rikthehet ekraneve muzikore. Si gjithmone seksi, por kete here me pak ekstravagante dhe me me shume klas. E mbi te gjitha me nje dashuri te re, per te cilen ka cfare te tregoje

    Alida Cenaj

    Edhe pse me nje imazh teper larg asaj pamjes me te cilen ka pushtuar per muaj te tere kopertinat e revistave, Ciljeta Xhilaga serish nuk kaloi pa rene ne sy pak jave te shkuara ne sallen “Odeon” te Qendres Nderkombetare te Kultures. Kostumi i bardhe hedhur siper trupit joshes te vajzes qe doli per se pari nga “Miss Shqiperia” gjashte vjet te shkuara, edhe pse teper serioz, nuk e largoi dot vemendjen e pjeses tjeter te publikut qe kishte zene vend ne radhet e karrigeve te rreshtuara pergjate pasareles se “Miss Models of the Eorld”. Ne shoqerine e mikut te saj, edhe pse pa mini e bluze transparente, krejt indiferente persa ndodhte perreth, Ciljeta serish kishte goditur ne shenje. Syte ziliqare te vajzave dhe veshtrimet djallezore te djemve, pavaresisht veshjes se kopsitur deri lart, nuk iu ndane bukuroshes seksi te perfolur kaq shume ne keto kohe. Cka do te thote se edhe imazhi i ri, te cilin studentja e shkencave politike po kuron prej kohesh me kujdes, shume larg ekstravagantes dhe veshjeve joshese nuk e kane zbutur efektin “Ciljete”. Sepse qofte me kostum “alla zyrtar” apo me minifund super te shkurter, ajo mbetet nje “femme fatale” e koheve moderne. Dhe Ciljeta Xhilaga e di mire kete. Prandaj keto kohe eshte dukur me rralle rrugeve te Tiranes. Ka preferuar te kaloje me shume kohe mbi librat e shkolles e mbi te gjitha, te udhetoje me shpesh. Pasi pervec koncerteve dhe ftesave per te kenduar ne klubet me ne mode te kryeqytetit, vajza joshese e ekranit keto kohe pergatitet per nje tjeter sfide. Ka perpara garen ne festivalin “Kenga Magjike” dhe promovimin e albumit te dyte. Qe ndryshe nga ai i pari, premton te sjelle nje Ciljete shume te ndryshme nga ajo qe ka qene deri me tani: Vertete shume e nxehte, por padyshim me me shume klas. Dhe mbi te gjitha nje vajze te dashuruar qe prej me shume se nje viti po jeton nje romance plot pasion. Me pak fjale nje sexy-girl qe ndryshe nga sa thuhet lart e poshte po jeton periudhen me te arte te jetes se saj.

    Keto kohe ka filluar te mendohet me gjate se zakonisht per garderoben e dites. Prej muajsh i ka hedhur tutje fundet e shkurtra, bluzat transparente me dekoltene e bollshme apo pantallonat me shtrat te shkurter, prej nga tinez dukeshin tangat tunduese. Ndryshe sa mund te besoje shumekush, Ciljeta ka vendosur t’u thote “stop” veshjeve ekstravagante, qe per hir te se vertetes, deri pak muaj me pare kane qene kryefjala e performances se saj. Do do te ndryshoje stil dhe imazh. Sepse tani me shume se kurre, bukuroshja me syte e shkruar beson se eshte nje vajze e rritur qe e ka lene pas adoleshencen me gjithe dalldite e saj.

    “Cdo gje ndryshon me kalimin e moshes”, thote e bindur 21 vjecarja. “Nese me pare kisha deshire dhe ia dilja mbane te bija ne sy, ne rruge a kudo qofte permes veshjes, tani nuk dua me. Kam mesuar ta stiloj veten ne varesi te vendit ku ndodhem: Ne skene, ne shkolle apo kur dal me miqte. Eshte dicka qe ka ardhur vetiu”. Dhe ndryshimi ka filluar te ndihet nderkaq. Minifundin e kane zevendesuar pantallonat, ndersa bluzat e ngushta nga ku dilnin ne pah hiret ndjellese, i kane lene vendin xhaketave. Mbase pak me teper serioze se c’duhet, por perderisa ka funksionuar, kjo duket se ka qene formula e sakte. Aq me teper qe ne skene, ku keto kohe po prezantohet me shume se zakonisht, Ciljeta di ta kuroje mire imazhin e vet. “Me veshje seksi, por jo vulgare”, perkufizon duke paralajmeruar performancen e fundit qe po pergatit per festivalin “Kenga Magjike”, ne te cilin premton se fustani do te jete superseksi, por me shume klas. “Nuk jam me ajo adoleshentja e klipit “Tekila”. Tani jam nje vajze e rritur qe ndjek studimet e larta, kam nje te dashur dhe po ndertoj nje karriere ne kenge. Sekreti i nje veshje te bukur duhet te qendroje me shume tek finesa dhe pamja e bukur, sesa tek lakuriqesia”. Megjithate, vendimi i fundit i Ciljetes nuk nenkupton qe nje projekt te menduar me pare, qofte edhe ekstravagant, ta ktheje mbrapsht. Ashtu sic ndodhi me kengen dhe klipin e fundit te saj “Dridhe…”, e realizuar me grupin e njohur kosovar “Tingulli 3”, ku fjalori i piset dhe xhirimet me pamje jo pak turbulluese, sollen nje Ciljete perveluese, sic kishte qene gjithmone.

    “Ndodhi krejt rastesisht”, tregon ajo. “Nuk e prisja qe kenga te ishte e tille, por kur shkova ne Prishtine per realizimin gjeta gjithcka gati dhe vendosa te mos e refuzoj. Sepse une kur e marr nje vendim, nuk jam me pishman”. Gjithsesi, me apo pa fjalet me “bip”, edhe kenga “Dridhe” e beri efektin e vet dhe me siguri qe nuk e demtoi aspak imazhin e ngritur te Ciljetes. Aq me teper qe tani ajo premton se do ta servire ne nje tjeter forme.

    Qe se pari do te duket ne netet e “Kenges Magjike”, ku Ciljeta ka guxuar te garoje. Nje performance, menjehere pas asaj te Top-Fest, ne te cilen vajza e kerkuar e skenes u nda me vleresimin qe i dha media si “femra e veshur me bukur”. Cka i mjaftoi te besoje se ia kishte arritur qellimit dhe se ishte e gatshme te shkonte me tej. “Eshte nje rikthim i dyte te “Kenga Magjike” pas shume vitesh”, thote Ciljeta. “Per here te pare kam marre pjese kur isha 14 vjec, ndersa tani do te prezantohem me kengen e kompozuar nga Adrian Hila “S’ke ku vete”. Nje realizim qe i pershtatet stilit tim dhe qe shpresoj te vleresohet. Megjithate deri ne naten finale dhe tek ndarja e cmimeve, ka ende shume rruge. Te shohim”. E megjithate, as shpresa per nje cmim ne “Kengen Magjike” nuk do te thote se tani Ciljeta i ka hyre rruges se festivaleve. Kjo do te jete vetem prova e pare. Ndersa Festivali i madh i Kenges duket ende larg dhe mund te behet pjese e ambicjes se saj vetem pas disa vitesh. Atehere kur ajo te jete me e sigurte. “Edhe per te marre pjese ne kete eveniment, prita deri kur sigurova bazen ku do te mbeshtetesha ne muzike. Ndertova nje karriere tre-vjecare dhe me pas fillova te projektoj pjesemarrjen ne nje festival. E njejta gje vlen edhe per garen e fundvitit. Mendoj se duhet te jem me e rritur dhe me e pjekur artistikisht qe te synoj boten e madhe te festivalit”. Aq me teper qe tani synimet e saj rrahin ne tjeter vend. Eshte albumi i paralajmeruar prej shume muajsh dhe qe ne prag te Vitit te Ri Ciljeta ka vendosur ta promovoje. Dhjete kompozime te reja dhe tre videoklipe qe ditet e fundit kane zene pjesen me te madhe te kohes se lire te saj. “E kam zgjatur deri tani, sepse dua te bej dicka shume te bukur”, thote me entuziazem. “Jane kenge te reja qe i pershtaten natyres time, rryma qe i kam preferuar edhe me pare si turbo-folk, R&B dhe dance. Ndersa tek klipet do te mbizoteroje sensualiteti dhe klasi i larte”. Nje synim mbase pak i guximshem, por qe i vjen fort per shtat nje vajze ambicioze si Ciljeta. E cila deri me tani i ka mbajtur premtimet qe ka dhene. Qofte edhe duke thyer shume tabu apo skepticizem, te cilit nuk i shpetoi kur kendoi per here te pare. Prevecse ne kronikat roze Ciljeta ka qene nder ato kengetare te reja, per te cilen shumekush besonte se duhej t’i ishte mirenjohese teknologjise se larte per karrieren e saj ne muzike. Nje pershtypje, qe me aq sa tregon ajo vete, nuk e ka shqetesuar edhe aq. “Une e kam dhene proven se mund te kendoj edhe “live”, prandaj nuk me shqetesojne keto zera. Edhe perdorimi i kompjuterit e ka nje kufi. Jo cdo kenge mund te realizohet me teknologji. Sidomos baladat, tek te cilat une e kam dhene proven. Te tjeret le te mendojne c’te duan”. Dhe perderisa kenga eshte kthyer mirfilli ne profesion per Ciljetenm zerat dashakeqe duken tanime me larg se asnjehere tjeter. Koncertet dhe mbremjet ne baret e njohura te Tiranes, ku eshte e ftuar pothuaj cdo fundjavem jane garanti i saj per talentin qe i ka falur natyra ne muzike. Por edhe siguria per nje jete te qete financiare. Qe megjithate nuk jane te vetmet gjera per te cilat Ciljeta mund te krenohet.

    Sepse ky ka qene nje vit vertete i mbare per te. Dhe jo vetem ne muzike, por edhe pertej skenave e koncerteve ku ka marre pjese. Eshte nje nder ato vajza te njohura qe fati e ka ndjekur edhe ne dashuri. Mbase jo nga ato me shikim te parem por gjithsesi te plotesuar. Nje love-story e ngjizur me shume se nje vit te shkuar ne plazhin e Sarandes, ku me ne fund rastesia i solli shansin te prezantohej me Romeon. Studentin e vitit te trete te Juridikut me te cilin, te pakten me shikime “gjuheshin” prej kohesh. “Ne fillim as qe e mendova se mund te lidheshimm edhe pse nga larg kishim kohe qe e njihnim njeri-tjetrin”, rrefen ajo historine per te cilen eshte lakuar jo pak ne kronikat roze te kryeqytetit. “Me pas gjerat rrodhen vete dhe ne e gjetem veten shume te lidhur”. Megjithate edhe pse ende nuk mund te thote nese Romeo eshte princi i kalter i jetes, Ciljeta pranon se kjo e saja eshte nje histori “alla Romeo dhe Zhuljeta”. Te pakten tani ai eshte i zgjedhuri i saj. “Nuk e di nese kjo do te kthehet ne dicka serioze sepse te dy kemi shume gjera per te bere ne jete perpara se te vendosim te hedhim hapin e madh per te krijuar nje familje. Por e rendesishmja eshte se ndihemi mire dhe pjese e njeri-tjetrit”. Cka nenkupton nje lidhje pasionante ku nuk mungon as perkushtimi, as fjalet e embla dhe as premtimet per nje jete te gjate se bashku. Dhe mbi te gjitha, ndryshe nga sa thuhet nen ze, nje dashuri shume larg kthetrave te xhelozise dhe ndarjes. Nje shenje e mirem perderisa Ciljeta eshte gjithmone ne qender te vemendjes dhe jo pak e kerkuar ne keto kohe. Por edhe sepse Romeo duket ai qe ne lidhjen e tyre e ka pranuar si te qene faktin se mikesha e tij e zemres, eshte nje femer qe bie jo pak ne sy. Mendim qe nuk e ndan edhe aq vete Ciljeta. “Mes nesh une jam tipi posesiv qe dua t’i kem gjerat vetem per vete”, thote ajo. “Mbase pse kam qene femije i vetem jam mesuar me kete ide dhe kete e shfaq pashmangshmerisht edhe ne lidhjen tone. Por sigurisht asgje problematike. Romeo nuk eshte xheloz dhe kjo eshte nje nga gjerat qe me pelqejne me shume tek ai. Ndersa une, ndryshe nga sa mund te besoje shumekush jam shume korrekte ne lidhje. Prandaj besoj se ky perkushtim e ka bere lidhjen tone te forte dhe te gjate”. Dhe padyshim teper larg ndarjes, per te cilen vetem pak kohe me pare u perfol ne mediat e kryeqytetit. “Nuk jemi ndare asnjehere dhe nuk kemi pasur asnjehere probleme, pavaresisht asaj cfare thuhet”, e mbyll rrefimin e saj Ciljeta. Sepse pertej asaj cfare shkruhet, ajo po e shijon per bukuri dashurine e saj. E se bashku me edhe te gjithe kete vit te gjate, i cili ka qene vertet te mbare. Dhe qe duket se do te mbyllet ashtu sic filloi. Me plot suksese. Me guximin per t’u perballur me nje sfide te re ne nje festival, me nje album te ri dhe e mbi te gjitha me nje dashuri per t’u patur zili.

    Revista KLAN
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēiljeta nė shoqėrinė e Skandinadės

    Ēiljeta Xhilaga ėshtė fotografuar nga paparaci ynė, ndėrsa ka qenė duke ndjekur koncertin nė shoqėrinė e mikeshės sė saj Skaninada Lala. E veshur me njė fund tė bardhė me pika tė zeza dhe me njė kanatiere tė zezė, kėngėtarja ka lėnė mėnjanė veshjet ekstravagante me tė cilat e shohim zakonisht nė skenė dhe i ėshtė pėrshtatur stadiumit. Pranė saj nuk ka qenė Romeo, i dashuri i kėngėtares. Ndoshta ai nuk i preferon ritmet rrege dhe e ka lėnė Ēilin nė shoqėrinė e shoqes sė saj. Megjithatė tė dyja vajzat nuk kanė qėndruar deri nė fund tė koncertit, por janė larguar pėrpara pėrfundimit tė tij.

    Gazeta Panorama
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēiljeta dhe Romeo, paraditet nė bllok

    Ekstravaganca qė e karakterizon nė skenė ėshtė pjesė edhe nė jetėn e pėrditshme tė kėngėtares dhe Ēili gjithmonė e mė tepėr e vėrteton kėtė. Ajo ėshtė fotografuar nė shoqėrinė e tė dashurit tė saj Romeo, mesditėn e djeshme nė njė prej rrugėve tė bllokut, e veshur me njė palė pantallona shumė tė shkurtra nė ngjyrė tė verdhė dhe njė kanatjerė ngjyrė mente, qė linin zbuluar shumė pjesė tė trupit tė kėngėtares. Dhe jo vetėm pėr kėtė pamje ekstravagante Ēili ka tėrhequr jo pak vėmendjen e kalimtarėve nė bllok, ndėrsa ajo ėshtė shfaqur krejt indiferente, gjatė kohės qė sė bashku me Romeon ka zbritur nga makina e saj “Audi”, pėr t’u futur nė njė prej lokaleve tė zonės.

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    ai honksha ate nishanin ke buza ēiljetes una
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    kur u be kengetare dhe ciljeta mos mbet-te njeri pa u bere...

  7. #7
    CIljeta eshte yll edhe si paraqitje edhe si goce.

    kam pas rastin ta njoh personalisht, edhe eshte femer pa komplekse, as mendjemadhe, eshte tamam femer muhabeti.
    Te knaq ne tavoline ... kshu qe Ciljeta eshte nder te paktat kengtare qe ka kshu lloj tipi, nuk eshte as mendjemadhe, as goce e keq.

    eshte ylllllllllllll

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    epo une nuk di te kendoj plako ..e them hapur...
    kurse ajo nxjerr njecike gjoksin e i'a fut nje turbo folku aty dhe kujton se u be kengetare....rri aman...ca vlerash kane kenget e saj"me makina te bukura vijne e me ndalojne etj etj .. per mua eshte tejet vulgare

  9. #9
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Kur isha ne nje pub ishte e ftuar Ciljeta e pash nga mrapa thash cesht kjo mer ku e kan gjet ket kamariere dele... kur u kthy filloj te behej komplet salla erresir kishte ven gjoksin para drites... nuk njihet nga mrapa vec nga para ... me siguri do i ket mor me porosi
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ShHalimi
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Postime
    17
    un nuke dua as pak ciljeten se nuk eshte hic e mir

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nora Istrefi- e vogėl nė moshė, por e madhe artistikisht !
    Nga Ermelita nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 21-01-2025, 19:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •