Erald Dervishi, shahisti durrsak, tani nuk i perket me vetem qytetit bregdetar. Fale punes se palodhur te mjeshtrit nderkombetar te shahut, Fatos Muca, tani Dervishi luan perkrah me te mireve te botes. Keshtu ndodhi dhe ne kampionatin boteror te zhvilluar se fundmi ne Bled, te Sllovenise. Ky kampionat mblodhi ne kete edicion 141 federata meshkujsh dhe 94 femrash. Erald Dervishi, mjeshtri i madh i shahut, beri nje loje qe shtangu me te miret e botes. Ne 11 ndeshje, Dervishi arriti te siguroj 6 fitore dhe 5 barazime. Ky rezultat, qe e coi ne arritjen e kurbes se 77,3% te pikeve e vuri ate ne fund te Olimpiades ne tavolinen nr.1, qe eshte dhe e me te mireve te botes. Shahisti me nje loje impresionuese u radhit ne vendin e 7-te, ose i treti ne mes shahisteve me te mire evropiane. Thene me sakte, Dervishi ishte ne kete kampionat boteror, qe lidhet me olimpiadat e 25-te dhe 30-te shahut, pas Alberto Deivid dhe kampionit te botes, Geri Kasparov. Ky sukses vleresohet si nje nga ndermarrjet kulmore te gjeniut te ri shqiptar, qe nuk i ka mbushur ende te 28-tat. Ai po ndjek me fanatizem udhen e suksesshme te profesorit te tij, mjeshtrit nderkombetar, Fatos Muca, i cili qe ne Olimpiaden e 24-te te La Valetes (Malte) beri qe skuadra shqiptare te radhitej e 21-ta ne bote, vend qe nuk ishte arritur me pare.
Krijoni Kontakt