Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Vivaldi dhe vepra e tij për Skënderbeun

    Kompozitori i njohur,Vivaldi ne partiturat e tij ka mundur te thure nota edhe per heroin tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeun. Vepra e rralle do te mund te interpretohet per here te pare ne skenen shqiptare nga artistet e Allegreto Albania, e cila ka celur edicionin e katert te saj artistik. Ne nje konference per shtyp, drejtori i Institutit Italian te Kultures, Attilio De Gasperis ka bere te ditur permasat nderkombetare qe ka marre kete vit Allegretto. Vendeve pjesmarrese, qe cdo vit prezantohen ne skenen shqiptare, kete sezon i jane shtuar dhe artistet qe do te vine nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Zvicra, duke e cuar ne 7 numrin e shteteve te impenjuara ne programin artistik. Organizatoret e tij kane menduar qe bujtesve te tyre shqiptare, ti japin mundesi per tu shfaqur; keshtu ne program jane shtuar dhe tre shfaqje, qe do te interpretohen nga artiste shqiptare. Nderin e hapjes se edicionit te ri Allegretto Albania do ta kene neser artiste italo-amerikane ne teatrin e tyre muzikor. "Through roses" me Moni Ovadia dhe Virtuozet italiane, do te shfaqet per here te pare ne skenen e TKOB. Pjesa e pare e koncertit "Through Roses", nje veper e kompozitorit amerikan Marc Neikrug do te shoqerohet nga 8 instrumente (violine, viole, violincel, piano, falut, oboe, klarinete dhe perkursion). Ndersa pjesa e dyte e programit do te te sjelle nje ton tjeter, me te lehte dhe humoristik te titulluar Ah! Odessa. Ajo perbehet nga nje potpuri melodish te marra nga tradita odessiste, djepi i gjenise artistike hebraike. A. NIKA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    5
    Desha te shtoj edhe dicka te vogel mbi aktivitetin e Allegretto Albania kete vit. Per here te pare ne kete organizim muzikor do te marrin pjese edhe dy grupe muzikore shqiptare, perkatesisht Kori Femeror i drejtuar nga Milto Vako, Trio ARB me Esiona Stefani ne violine, Dorina Laro ne violoncel dhe Desar Sulejmani ne piano, trio kjo e krijuar ne Folkwang Hochschule Essen n ne vitin 2001 si dhe nje violinistja Suela Piciri.
    Be your self enytime :^Globi

  3. #3
    tutto il mondo è paese! Maska e guernica
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    italia
    Postime
    99

    Vivaldi dhe vepra e tij për Skënderbeun

    Lista e kompozimeve rrallë të përkryera të Antonio Vivaldit perfshin një opera të titulluar Scanderberg. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në Teatrin Pergola të Firences, Itali më 22 Qershor 1718, e cila ishte dita e rihapjes së këtij teatri që mbetet deri më sot një nga perlat e Firences. Për ate ngjarje Vivaldi pat zgjedhur të nxirrte një opera të tilë si një dëshmi të qëndrimit të Vivladit në botën muzikore në atë kohë. Zgjedhja që bëri Vivaldi pohon ndikimin që kishte heroi popullor Shqiptar mbi kulturën botërore pothuaj 300 vjet pas jetës së tij heroike. Vetëm disa arie të operas së Vivaldit mbesin në Torino, Itali, bashkë me libretin i cili është arshivuar në Bolonjë. Letrat origjinale të shfaqjes jepen më poshtë.
    Një tjetër opera e titulluar Scanderberg u kompozua prej kompozitorit frëng të shekullit XVIII Fransua Frankue. Opera u përkrye përpara mbretit Lui XV dhe mbretëreshës Sharlot Leszinka të Francës në Fontenblo më 22 Tetor 1763. E tërë opera ka mbijetuar duke përfshirë originalet dhe rishikimet e libretit dhe pjesëve muzikore. Gjithë këto punime janë të arshivuara në një biblotekë në Paris.
    gur gur behet mur

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Guernica,

    a i sjell dhe letrat origjinale? E ke shenuar kete ne mesazhin tend, po sjelljen e ke harruar. Shume gje e bukur!

    Kerkimi ne google te con tek rezultati i meposhtem:

    Ne publikimet e Akadamise filarmonike te Bolonjes ekziston nje veper rreth operes "Scanderbeg".

    http://www.accademiafilarmonica.it/I...i-ricerche.htm

    VOL. V - 1985-1986

    E. Stipcevic, Sull’Opera Scanderbeg di A. Vivaldi.Testi e musiche.


    Kurse nje Almanak online ne http://www.amadeusonline.net te con ne informacionin e meposhtem per daten 22 qershor 1718:


    "22 Giugno 1718, Mercoledì
    première per la riapertura del Regio Teatro della Pergola di Firenze di "Scanderbeg" RV.732, dramma per musica in 3 atti di Antonio Vivaldi, su libretto di Antonio Salvi {coi soprani Francesca Cuzzoni-Sandoni "la Parmigiana" (Doneca), Anna Guglielmi (Climene), Agata Landi (Asteria) e Rosa Venturini (Acomat), i contraltisti Giovanni Battista Carboni (Scanderbeg), Antonio Ristorini (Aroniz), Giovanni Pietro Sbaraglia "Pesciatino" (Ormondo), Gaetano Mossi (Amurat II)}"

    Me kete rast le t'i njohim dhe emrat e kengetareve qe e sollen per here te pare ne skene.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •