Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Shpifja e gazetarëve nuk do të jetë më vepër penale

    Shpifja nuk do të jetë më vepër penale
    Nga
    Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje se qeveria do të dërgojë në Kuvend një ligj, i cili ka si qëllim heqjen e ndjekjes penale ndaj gazetarëve dhe cilësimin e shpifjes vetëm si çështje civile. Berisha u shpreh se kjo ka qenë nismë e disa kohëve më parë, me qëllim që jo vetëm administrata, por askush të mos ketë mundësi të bëjë kallëzim penal për gazetarët. Këto deklarata kryeministri i bëri pas një takimi me biznesmenë që prodhojnë kryesisht mallra eksporti. “Së shpejti do të dërgojmë në parlament dy ligje. I pari ka të bëjë me heqjen nga Kodi Penal i shpifjes për gazetarët. Mendoj se mund mbetet çështje civile. Kjo ka qenë një nismë e disa kohëve më parë, të cilën tani do ta dërgojmë në parlament, në mënyrë që jo vetëm administrata, por edhe të tjerë të mund mos të mendojnë të ndjekin penalisht gazetarin për shpifje, me kushtin e vetëm që t’i përgjigjen nëpërmjet përgënjeshtrimit, siç është etika botërore profesionale e medias”, - tha kryeministri.

    Pronarët

    Por, kryeministri u shpreh se veç këtij ligji, parlamentit do i dërgohet dhe një tjetër ligj, i cili ka si synim garantimin e më shumë hapësirave për gazetarët. Sipas Berishës, ligji në thelb ka si synim të reduktojë ndikimin e pronarëve të mediave te gazetarët. Berisha u shpreh se ligji do të bëjë të mundur që ndëshkime civile të ketë dhe ndaj atyre zyrtarëve të administratës apo pronarë që direkt apo indirekt ndikojnë te gazetari për interpretimin e informacionit. Edhe pse lavdërojnë universalisht qëndrimin e qeverisë ndaj medias dhe lirisë së shtypit, siç keni lexuar në të gjitha raportet, sërish mediave shqiptare nuk i vënë notën që meriton. Dhe këtë notë nuk ia vënë, sepse pronarët, të cilët në tërësinë e tyre nuk kanë asnjë kulturë publicistike apo mediatike, iu diktojnë gazetarëve atë çka nuk duhet t’iu diktojnë dhe iu cenojnë shenjtërinë e fjalës së lirë. Në këtë rast, do të ndjekim shembullin e disa vendeve dhe do të bëjmë një ligj tjetër që të përcaktojë ndëshkime, natyrisht jo ndjekje penale, por disa masa të tjera shumë të forta për ata zyrtarë apo jozyrtarë, pronarë apo jo, të cilët iu diktojnë gazetarëve cenimin e standardeve të pavarësisë së mediave dhe lirinë e fjalës. Nisma e dytë është në shqyrtim e sipër, sepse kërkon një ligj të veçantë. Ndërkohë që e para do të jetë një nismë shumë e shpejtë”, - tha kryeministri.

    Gazeta Tema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka ndonji servanto-ist ne forum.. te na sjelle Letrat e don kishotit drejtuar Sancos..
    i ngrati sali.. ligj per erionin po ben.. shpif erion sa te mundesh e ve tritol ku te duash dhe ferrne kembe nuk do te te hyje..

    ky eshte kontributi sales per median..
    po ata e kan kte liri mo sali edhe pa ja dhen ti..

    ska dit qe zp gsh shekulli e krejt media chanello mafioze 24 orshe qe nuk shpifin per saliun .. dhe skan pritur ata ti mbroj dhe me ligj saliu se ata ligjet ibejne vet dhe vete jan ligji e maliqi..

    oj selim myrtja.. kujton se mafia i ka len ndoj cels tjater vec atij te kulles barit..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Brari, ne fakt, ky eshte nje nga ligjet me te mencura qe ka shpene kryeministri ne parlament. Kryeministri qe deri dje u kerkonte ministrave te tij qe te mos hidhnin ne gjyqe gazetaret, ashtu sic benin ministrat e Nanos e kompani disa vite me pare, sot po shpie ne parlament nje ligj qe u jep fund maskaradave ligjore te njerezve me pushtet qe shpien ne gjyqe gazetare.

    Dhe kjo eshte nje fitore e madhe ne betejen e ndezur te kryeministrit me hanxharet e mafies ne media pasi te pakten tani, asnje prej atyre shpifesve te mediave nuk do ta shesin me veten si te persekutuarit e diktatorit Berisha. Hanxharet do te vazhdojne te bejne ate qe kane bere deri me sot, por lexuesi i tyre nuk do ta haje kollaj akuzen e "persekutimit" nga qeveria fale ketij ligji.

    Sa per shpifjet e shumta, ato i gjykon dhe korrigjon me kohen vete lexuesi shqiptari qe eshte shume here me i emancipuar me kulture demokratike se disa prej tellalleve te mediave shqiptare.

    Degradimi dhe vetedemaskimi i segmenteve te mediave shqiptare ne keto 2 vitet e fundit eshte rrjedhoje direkte e politikave te qeverise qe Berisha kryeson: lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe mafies se instaluar ne vend; prishja e simbiozes se krimit me mediat shqiptare.

    Njerezit e pagdhendur te mediave shqiptare do ta shohin kete ligj si nje drite jeshile per shpifje, kur njerezit me dy fara mend ne koke do ta shohin si nje rritje pergjegjesie te njerezve te mediave perpara opinionit publik shqiptar. Nga perballja me ligjin tani u duhet te perballen me opinionin publik shqiptar qe eshte shume here me i pameshirshem se sa gjobat e vena nga gjykatesit shqiptare per shpifje.

    Albo

  4. #4
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    ...kjo eshte skandal. Ne cdo vend te botes se qyteteruar shpifjet gazetareske jane te denueshme. Publikut ne Shqiperi i mungon edukimi i duhur qe ta ndaje te verteten nga shpifja.

    "Amani more vetem ju mos u zini, nuk duam as buke as uje as drita"
    Kongresmene nga Berati duke folur ne Kongresin e PS-se.

    Per rrjedhoje mileti shqiptar manipulohet shume shpejt sic ndodhi ne vitin 1997, ku gazetat luajten nje rol teper teper negativ ne nxitjen e njerezve qe te fusin kursimet e tyre ne skemat piramidale.

    Kush shpif e mashtron duhet ti nenshtrohet ligjit. full stop.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kushe Eshte Profesjonit Ju ,apo Kjo Organizata Botrore!

    Citim Postuar më parë nga Iceberg
    ...kjo eshte skandal. Ne cdo vend te botes se qyteteruar shpifjet gazetareske jane te denueshme. Publikut ne Shqiperi i mungon edukimi i duhur qe ta ndaje te verteten nga shpifja.

    "Amani more vetem ju mos u zini, nuk duam as buke as uje as drita"
    Kongresmene nga Berati duke folur ne Kongresin e PS-se.

    Per rrjedhoje mileti shqiptar manipulohet shume shpejt sic ndodhi ne vitin 1997, ku gazetat luajten nje rol teper teper negativ ne nxitjen e njerezve qe te fusin kursimet e tyre ne skemat piramidale.

    Kush shpif e mashtron duhet ti nenshtrohet ligjit. full stop.











    "Freedom House" publikon raportin e ri për lirinë e shtypit në botë
    Laura Konda, Uashington
    02-05-2007





    "Liria e shtypit në botë shënoi rënie gjatë vitit 2006 per shkak të grushteve ushtarake, masave shtypëse të qeverive dhe vrasjes së gazetarëve", - këto janë disa nga përfundimet e Raportit të ri "Freedom of the press", Liria e Shtypit, të Organizatës “Freedom House “, një organizatë pro-demokracisë me seli në Washington.

    Në raport thuhet se gjatë vitit 2006 ka patur prirje shqetësuese për lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës, sidomos në disa vende aziatike, në ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Amerikën Latine. Mes 195 vendeve të botës të përfshira në raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit, të Organizatës “Freedom House”, 74 vende renditen si të lira, 58 pjesërisht të lira dhe 63 vende jo të lira.

    Gjendja e lirisë së shtypit në Shqipëri

    Shqipëria, rreshtohet në vendin e 50, menjëherë pas Turqisë dhe pas vendeve të tjera fqinje, si Greqia, në vend të 25-të, Kroacia(37), Mali i Zi(37)Serbia(39),Maqedonia(45), Bullgaria(34), Rumania(42)Bosnja(45).

    Shqipëria, thuhet në raport, mbron lirinë e shtypit, që në përgjithësi respektohet nga autoritetet e vendit. Mbrojtësit e shtypit të lirë, edhe në vitin 2006 vazhduan t’i bëjnë thirrje qeverisë të mos e cilësojë krim shpifjen, që sipas statuteve ekzistuese mund të dënohej deri me 2 vjet burgim. Në muajin tetor, thuhet në raport, kryeministri Sali Berisha u dha urdhër zyrtarëve qeveritarë të shfrytëzojnë të drejtën për t’u përgjigjur, në vend të ngritjes së padive për shpifje, në rastet kur shtypi është i pasaktë, apo kur ai bie pre e favorizimeve politike. Perspektiva e reformës ligjore u përmirësua në muajin qershor, nënvizon raporti, kur Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, që cilësohet, si momenet kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Zyrtarët evropianë thanë se shtypi do të jetë mes përparësive të Shqipërisë drejt anëtarësimit të organizatë dhe i bënë thirrje Tiranës për përmirësime të mëtejshme strukturore.

    Raporti vëren se Rregullatori i Transmetimeve të vendit, i caktuar nga Parlamenti, Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit, KKRT, vazhdoi edhe në viitn 2006 të akuzohet për ndikim politik dhe mungesë kompetence.

    Raporti vlerëson si arritje të Shqipërisë faktin që mediat e pavarura, edhe gjatë vitit 2006 vazhduan të jenë aktive në kritikat ndaj qeverisë. Raporti gjithashtu vlerëson se krahasuar me vitin 2005, rastet e dhunës ndaj gazetarëve, gjatë vitit 2006 nuk janë përsëritur më.

    Shqipëria thuhet në raport, ka 66 televizione private, 45 radio dhe rreth 200 gazeta, por shumë prej tyre kanë mungesë fondesh, prandaj, vëren raporti, botuesit dhe pronarët e mediave kanë prirjen të diktojnë një politikë editoriale, mbi bazën e lidhjeve politike dhe ekonomike, që krahas me pasigurinë për punë të gazterëve, ushqen kulturën e vetë-censurimit.

  6. #6

    Qeveria miraton ligjin për të hequr nga Kodi Penal dënimin e gazetarëve

    Qeveria miraton ligjin për të hequr nga Kodi Penal dënimin e gazetarëve

    Zbardhja e financimit të mediave, detyrim madhor

    Kryeministri Berisha theksoi dje se heqja e akuzës për shpifje nga Kodi Penal përbën një një hap shumë të rëndësishëm drejt garantimit të mëtejshëm të lirisë së mediave. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kreu i ekzekutivit tha se administrata e ka adaptuar këtë standard që nga zgjedhjet e 3 korrikut, por, sipas tij, është e domosdoshme që ky të bëhet një standard për të gjithë shoqërinë. Për këtë qëllim, qeveria miratoi dje projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr.78 95, datë, 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar. Sipas kryeministrit Berisha, ky vendim dekriminalizon shpifjen, por edhe u siguron gazetarëve mbrojtje penale. "Çështja e parë është dekriminalizimi i shpifjes, heqja nga Kodi Penal i penaliteteve për të, një tendencë e qartë në tërësinë e legjislacionit perëndimor, por edhe një kusht për të mbrojtur gazetarët nga padia penale për akte që mund të konsiderohen shpifje dhe për t'i dhënë rrugë përgënjeshtrimit, si dhe në rastin e administratës nuk mund të bëhet fjalë për akt-padi civile, por në rastin e qytetarëve ata do të kenë të drejtë të ngrenë padi civile", tha kreu i qeverisë. Duke vlerësuar si një problem shumë serioz për mediat shqiptare ndërhyrjet e fuqishme, në shumë raste, të botuesve dhe pronarëve në politikat editoriale, kryeministri Berisha ftoi shoqatat e gazetarëve që, nën shembullin e legjislacionit të shumë vendeve evropiane, të kontribuojnë në hartimin e ligjeve, të cilat mbrojnë gazetarët dhe lirinë e tyre të shprehjes nga brutaliteti i pronarëve dhe mungesa e profesionalizmit. "Unë ftoj shoqatat e gazetarëve, nën shembullin e Austrisë dhe të vendeve të tjera, të hartojnë ligje për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e tyre të shprehjes nga brutaliteti dhe ndërhyrje, të cilat i nxjerrin ata jashtë profesionalizmit, sikundër i garantoj ata që qeveria e pret me kënaqësi një nismë të tillë, por është e gatshme që ta ndërmarrë dhe vetë, në rast se nuk ndërmerret", theksoi kryeministri Berisha, i cili siguroi se qeveria që ai drejton, ka për synim garantimin e lirisë së mediave dhe të pavarësisë së tyre.

    Si problem tjetër madhor për mediat shqiptare, kreu i qeverisë evidentoi shfrytëzimin e padrejtë të tyre për pastrimin e parave nga burime të paqarta. Kryeministri Berisha u shpreh se nëse ky fenomen ekziston, ai duhet të qartësohet dhe zbardhet, në mënyrë që mediat të mos jenë shënjestër e akuzave të tilla, të cilat turbullojnë jo vetëm imazhin e tyre, por edhe të vendit në tërësi. "Problemi i dytë madhor për mediat shqiptare mbetet përdorimi i tyre për larjen e parave nga burime të paqarta, por kjo është një detyrë e financave, e cila nuk duhet të pranojnë që të etiketohen, në rast se fenomeni ekziston, duhet ta qartësojmë, në rast se zbardhet origjina e të ardhurave me të cilat mbahet media, pastaj komente të tilla nuk janë të arsyeshme, por zbardhja është një detyrim madhor", theksoi kryeministri Berisha. Duke u shprehur se mediat kanë qenë targeti i një akuze të tillë, kreu i qeverisë tha se ka edhe raporte të tjera, të cilat i akuzojnë mediat në mënyrë direkte për larje parash.

    Gazeta RD

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Poshtë liria e shprehjes

    Ermal Hasimja*

    Nuk ka 100 versione të lirisë së shprehjes por vetëm një. Çdo njeri duhet të jetë i lirë ta thotë hapur atë që mendon. Mirëpo kohët e fundit më duket se disa pole mendimi politik dhe civil kanë zbuluar një lloj tjetër të lirisë së shprehjes, e cila ndërtohet mbi bazën e pavarësisë së medias nga vetvetja. Sipas këtij qëndrimi, gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehen si duan ata, pavarësisht interesave apo qëndrimeve të pronarit. Qeveria do të dëshironte t’i “mbronte” gazetarët kundër pronarëve, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të vendosur për politikat redaksionale. Ky pikëvështrim e shikon median si kooperative bujqësore socialiste dhe jo si pronë private.
    Për këtë arsye titulli i këtij shkrimi është i tillë. Sepse jam plotësisht kundër një qëndrimi që shkel lirinë e shprehjes me pretekstin e mbrojtjes së saj. Nëse konceptohet kështu, kjo liri shprehjeje është në fakt një shkelje e lirisë së shprehjes. Liria e shprehjes së dikujt nuk mund të ngrihet mbi shkeljen e lirisë së shprehjes së dikujt tjetër.
    Së pari, duhet sqaruar se mediat nuk janë pronë e gazetarëve dhe nuk janë krijuar si mjete shprehjeje të gazetarëve, por të pronarëve të medias. Shkelje e lirisë së shprehjes nuk është përshtatja e gazetarit me politikën redaksionale, por ndalimi që i bëhet pronarit për t’u shprehur si dëshiron përmes medias së vet.
    Së dyti, ky qëndrim do të bllokonte plotësisht tregun e mediave. Cili sipërmarrës apo investues do të dëshironte të krijonte një media, e cila nuk do t’i shërbente për asgjë, ose në një rast më ekstrem, një media e cila ndoshta një ditë do të shkruante kundër qëndrimit të tij. Me synimin e inkurajimit të shprehjes së gazetarëve, në fakt do të zhdukej liria e shprehjes së atyre që krijuan mediat për t’u shprehur.
    Së treti, konceptimi i “pavarësisë” dhe i garantimit të saj në fushën mediatike në Shqipëri është kthyer në një objekt të frikshëm abuzimi politik. Personalisht mendoj se pavarësia nuk ekziston, të paktën jo ashtu siç e konceptojnë qeveritë shqiptare të tranzicionit si dhe një pjesë e mirë e analistëve. Askush nuk është i pavarur nga idetë apo i paanshëm. Një person i pavarur, ose nuk është aq i aftë dhe kompetent në politikë sa të krijojë një mendim për të, ose është hipokrit dhe mbrohet pas idesë së pavarësisë. Kusht themelor për demokracinë nuk është “pavarësia” e mediave, por pavarësia e mediave nga qeveria. Qeveria Berisha ia ka dalë mbanë të prishë një pjesë të mirë të rrjetës klienteliste qeveri-media të thurur prej socialistëve, por nuk mund të kërkojë që mediat të jenë të pavarura edhe nga vetvetja.
    Së katërti, cili autoritet do ta gjykojë “pavarësinë” e gazetarëve ndaj pronarit? Mos ndoshta ndonjë autoritet shtetëror? Mos ndoshta ndonjë “këshill i të urtëve”? Mbi bazën e cilëve kritere? Thjesht mbi ankesat e gazetarëve? Në këtë rast nuk do të kishte thjesht “pavarësi” të gazetarëve ndaj pronarit, por edhe “pavarësi” të gazetarit ndaj kryeredaktorit dhe redaktorit. Mos ndoshta ky autoritet do të duhej të përkufizonte edhe një mënyrë të caktuar të të qenit “i pavarur”? Në fakt për të qenë plotësisht koherentë me këtë version të “lirisë së shprehjes”, ky autoritet do të duhet t’u garantonte gazetarëve edhe punësimin e sigurtë në mediat private, sepse të gjithë e dimë që një gazetar punësohet shpesh mbi bazën e bindjeve apo përputhjes me qëndrimin e pronarit. Kjo logjikë mund të na çojë në vende/kohëra ku nuk duam të vemi, ose ku kemi qenë më përpara dhe mezi jemi larguar. Thënë shkurt: dikush që përpiqet të të mbushë mendjen se duhet të jesh i pavarur nga vetja, në fakt të ofron prangat e robërisë.
    E pesta, heqja e lirisë së shprehjes së pronarëve të mediave, përmes heqjes së mundësisë së orientimit të politikave redaksionale, shkel rëndë një tjetër liri, atë të sipërmarrjes. Përkthyer ndryshe, do të mund të thoshim se paradoksalisht shteti u garanton qytetarëve lirinë për të krijuar biznese të cilat nuk duhet t’i kontrollojnë. Është njësoj si të hapësh një dyqan, t’ia heqësh menaxhimin nga dora pronarit dhe t’ia lesh shitësit. E gjashta, përmes këtij qëndrimi, shteti prek rëndë lirinë e asociimit dhe veprimit në hapësirën publike. Politikat redaksionale të mediave nuk i përkasin gjithmonë një pronari të vetëm, por edhe grupeve të interesit, në përmasa të mëdha apo të vogla. Liria e asociimit do të duhet të përkufizohej në këtë trajtë karikaturale: qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të grupohen dhe organizohen për qëllimet e tyre, por nuk mund t’i shprehin apo mbrojnë publikisht ato.
    E shtata, për të qenë në rregull me pavarësinë e shprehjes, shteti do të duhet të shkonte deri në fund të kësaj logjike dhe ta zbatonte këtë parim edhe në partitë politike. P.sh. PD-ja do të duhet të ndryshonte statusin e saj dhe të përcaktonte se në të mund të bëjë pjesë çdo individ pavarësisht ideve dhe bindjeve të tij, qofshin ato të majta, apo të djathta, kundër politikave të partisë apo pro tyre, kundër programit të partisë apo pro tij, kundër qeverisjes së partisë apo pro saj.
    Argumenti se pronarët shkelin lirinë e shprehjes së gazetarëve duke u imponuar politikat e tyre redaksionale është ose naiv ose thjesht i pavlefshëm. Unë nuk i shkel dikujt lirinë e shprehjes nëse nuk i lejoj të shprehet me gojën time. Pronari i një mediaje nuk i shkel lirinë e shprehjes një gazetari, nëse nuk i lejon të shprehet në median e tij. Nëse gazetari dëshiron të shprehet mund ta bëjë këtë me gojën e vet, duke u punësuar në një media tjetër, duke dalë me megafon përpara selisë së Kuvendit, si dhe në dhjetëra mënyra të tjera. Nuk jam kundër lirisë së shprehjes së gazetarëve, por jam kundër lirisë së shprehjes së gazetarëve në kurriz të lirisë së shprehjes së pronarëve të mediave. Shteti duhet të garantojë lirinë e shprehjes, por jo në mënyrë përzgjedhëse. “Pavarësimi” i gazetarëve ndaj pronarëve të medias, në vend që të ndihmojë lirinë e shprehjes, mund të realizojë shumë lehtë të kundërtën. Madje mund të na bëjë të perceptojmë një tis dyshimi dhe mosbesimi te mediat dhe sipërmarrja dhe një vullnet etatist me të cilin natyrisht nuk mund të jem fare dakord.

    *Universiteti Evropian i Tiranës

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne fakt liria te shpifesh nuk eshte ndonje gje e mire, nuk besoj qe ndokujt do t'i pelqente te ishte object shpifjesh dhe nuk e di shtetet tjera a e tolerojne kete apo jo?

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Per shembull, kush me thote a duhet denuar apo jo shpifesi i keti lajmi ne Ballkanweb ?

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=3501

    Lajmi i me siperm eshte i genjeshter, shpifje.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Cim Tironsi
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Postime
    164
    Citim Postuar më parë nga drity
    Per shembull, kush me thote a duhet denuar apo jo shpifesi i keti lajmi ne Ballkanweb ?

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=3501

    Lajmi i me siperm eshte i genjeshter, shpifje.
    Duket si lajm i vertete pavaresisht nga burimi ...

    The men were identified in court papers as Mohamad Ibrahim Shnewer, Dritan Duka, Eljvir Duka, Shain Duka, Serdar Tatar and Agron Abdullahu. Checks with Immigration and Customs Enforcement show that Dritan Duka, Eljvir Duka and Shain Duka are illegally living in the United States, according to FBI complaints unsealed with their arrests.

    http://www.thestar.com/News/article/211555
    Le opinioni sono come le palle: ognuno ha le sue

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Prokuroria: Krimi eshte rritur me 9% ne Shqiperi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •