Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    Rosela Gjylbegu, "etheistja" shkodrane

    Besoj se te gjitheve na kujtohet vajza shkodrane nga finalja e "Etheve" e cila arriti deri ne poziten e trete,pozicion te cilin audienca ia dhuroi me votat e tyre.
    Ajo filloi te kendoj qysh si ēupke dhe vlejne te theksohen edhe pjesemarrjet e saj ne edicionet e RTSH,sidomos pjesemarrja e fundit ku gjithashtu arriti ne vendin e trete(si shume e ka merak shkallen e trete lool).
    Une kam qene fanse e saj edhe ne "Ethe",por me ka fascinuar me duetin me Arber Arapin si dhe me kengen e fundit te RTSH.
    Hallall i qofte dhe suksese !
    ArsGothicė

  2. #2
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Jam krenar qe jam shkodran .... gjithnje na kan nderuar njerez si Rosela

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Eshte edhe e bukur edhe kendon bukur t'gjitha te mirat i ka kjo vajze, ja vlen te ndegjosh, ka zerin e embel, sdi pse nuk fitoi ne Festivalin e RTVSH-se
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Kjo doli e treta ne 2003 dhe e dyta ne 2006...paksa e veshtire te arrihet edhe nga kengetare te stabilizuar. Ka vertete nje ze te mire dhe eshte e thjeshte, nuk e ngarkon shume interpretimin e saj, prandaj me pelqen. Shpresoj qe te fitoje festivalin se shpejti.
    As qe du me dit!

  5. #5
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot
    Kjo doli e treta ne 2003 dhe e dyta ne 2006...paksa e veshtire te arrihet edhe nga kengetare te stabilizuar. Ka vertete nje ze te mire dhe eshte e thjeshte, nuk e ngarkon shume interpretimin e saj, prandaj me pelqen. Shpresoj qe te fitoje festivalin se shpejti.
    Flmnd per mendimin tend si fanse e Roseles qe jam.E di qe ju jeni shume objektiv sa u perket vleresimit te kengetareve andaj besoj se edhe Rosela do te falmnderohej po te ishte forumiste.
    Respekte
    ArsGothicė

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Rosela eshte nje kengetare shume e mire. Ka nje ze te embel dhe te qete.
    Kenga e saj 'Hirushja' ne FIK ishte shume e forte. Ndersa kjo ne 2006 'Pa ty, pa mua' e kompozuar nga Pirro Cako ishte manifike. Ishte nje kombinim i mire i muzikes dhe zerit! Kjo kenge mund te dilte pa dyshim edhe si fituese e festivlait

  7. #7
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga erindi_al
    Rosela eshte nje kengetare shume e mire. Ka nje ze te embel dhe te qete.
    Kenga e saj 'Hirushja' ne FIK ishte shume e forte. Ndersa kjo ne 2006 'Pa ty, pa mua' e kompozuar nga Pirro Cako ishte manifike. Ishte nje kombinim i mire i muzikes dhe zerit! Kjo kenge mund te dilte pa dyshim edhe si fituese e festivlait

    Dje mendoj se perveē qe do te perseriste suksesin e Anjezes ne Eurofest,do te behej nje kenge hit neper Europe.
    ArsGothicė

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    Dje mendoj se perveē qe do te perseriste suksesin e Anjezes ne Eurofest,do te behej nje kenge hit neper Europe.
    E kengen e saj? Nese jo, atehere ta dergoj!

  9. #9
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Mundeissht ma dergo ne privat linkun ku mund ta degjoj. Do te isha mirenjoehese.
    ArsGothicė

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Rosela Gjylbegu Profesionistja me e vogel e “C’est la vie”
    E Shtune, 13 Janar 2007
    Ne spektaklin e fundit ka provuar te jete ne rolin e mesueses, madje nje mesuese e rrepte qe kerkon me ngulm kualitetin. Edhe pse eshte me e vogla nder pjesemarresit e tjere, “C’est la vie” e ka rritur ne detyre ate. Nje pozicion te tille as qe e kishte cuar me pare ne mendje, dhe ja ku eshte duke ndare me publikun emocionet e nje sfide qe tashme ka filluar dhe per 8 jave do t’ju mbertheje perpara ekranit te TV “Klan”

    Ermira Isufaj

    Cmimi i dyte ne festivalin e fundvitit ne RTSH i rezultoi fatsjelles. Edhe pse ishte vetem nje hap larg “Eurovizionit”, nuk e fsheh synimin e saj per ta prekur nje here kete skene, qe per shume kengetare mbetet nje enderr. E fale suksesit te fundit, tani ka ndermarre nje tjeter pozicion te lakmueshem. Ne spektaklin “C’est la vie” eshte perzgjedhur midis kengetareve profesioniste qe duhet t’u japin leksione, personazheve te njohur qe nuk kane kurrfare lidhje me muziken. Duket se i eshte pershtatur me se miri rolit qe i kane besuar dhe per kete ndihet e privilegjuar. Per sa kohe do provoje te kendoje, Rosela Gjylbegu nuk do i ndahet baladave. Por, profesionisten me te re te “C’est la vie” e presin te tjera projekte ambicioze ne te cilat nuk i duhet te mesoje askend. Perkundrazi, i duhet te jete me profesioniste se kurre kesaj here me veten e vet.

    Projekti yt me i fundit eshte spektakli “C’est la vie”, si e prite kete eksperience?

    “Spektakli ‘C’est la vie’ eshte nje eksperience krejt ndryshe nga gjithe heret e tjera ku une kam qene ne konkurrim. Ideja eshte qe kengetaret profesioniste te shoqerojne ne kenge personazhe te tjere te njohur te skenes shqiptare por qe nuk kane asnje lidhje me muziken. Eshte konceptuar me shume si nje spektakel i karakterit argetues se sa konkurues ndermjet 8 cifteve te perzgjedhura. Gjej rastin te falenderoj Bledar e Pandi Lacon si dhe Adrian Hiles qe me bene pjese te tij.”

    Ne debutimin tend te para nje jave, shoqeroje ne skene gazetarin dhe prezantuesin e Tv Klan, Fatos Riston. Si me profesioniste ne fushen e muzikes, cfare i mesove Fatosit per te patur nje performance te kenaqshme?

    “Per fat te mire, Fatosi eshte nje djale qe i pelqen muzika dhe nuk ka patur nevoje per ndihmen apo instruksionet e mia. Ja ka dale mbane ne menyre perfekte. Nuk e mohoj qe i kam kerkuar me teper perqendrim ne intonacion ne menyre qe ai te dale nje konkurrent vertet dinjitoz dhe i kompletuar. Ne kete spektakel nuk eshte e nevojshme qe te mesohen gjithe elementet e kenges, sepse personazhet qe shoqerojme nuk kane lidhje te drejtperdrejte me muziken. Ne menyren e tyre me natyrale ata mundohen te kendojne, pa patur nevoje per sforco te madhe.”

    Dashur pa dashur je vendosur ne pozicionin e mesueses. Si te duket ky rol i ri qe ke ndermarre?

    “E theksova edhe me siper, qe ky spektakel eshte me teper i fokusuar tek argetimi. Perderisa e kam pranuar ftesen, detyrimisht e kam pranuar dhe rolin e mesues. Me vjen mire qe me duhet te punoj me Fatosin, nje djale goxha i talentuar ky edhe pse nuk ka lidhje me muziken. Ne gjithe ciftet pjesemarrese, une jam me e vogla e “C’est la vie” dhe kjo me jep nje sadisfaksion edhe me te madh. Sepse me eshte besuar nje rol i rendesishem, qe do shume perkushtim brenda. Javen e kaluar nuk u skualifikuam si cift, nderkohe qe po punojme fort edhe per javen qe vjen. Nese do shkonim deri ne finale, nuk do habitesha aspak.”

    Nga koha e debutimit te pare ne “Ethet e se premtes mbrema” kane kaluar kater vjet. Nderkohe qe nuk i je ndare muzikes dhe festivaleve, me i fundit edicioni i 45-te ne RTSH.

    “Per te qene realiste kenga “Pa ty, pa mua” u nis per nje festival tjeter, por duke qene se koha nuk na premtoi menduam qe bashke me profesor Shpetim Saracin ta sillnim ne skenen e festivalit te fundvitit. Kenga solli nje bashkepunim te frytshem, midis autorit te tekstit Agron Tufa dhe Pirro Cakos, i cili beri orkestracionin e kenges. Jam e lumtur qe u vleresova me nje cmim goxha te lakmueshem, nderkohe qe vetem pak vota me ndanin nga vendi i pare. Ishte nje festival me nivel te larte dhe kete e them jo per faktin se fitova une nje cmim.”

    Po, vetem dy vota te ndanin nga vendi i pare. E prite me entuziazem vleresimin dhe mendove per nje moment qe do e coje ti kengen shqiptare ne “Eurovizion”?

    “Do te genjeja nese do te thosha jo! Gjate gjithe kohes beja tifo per kengen e Frederik Ndocit, sepse mendoj qe ai eshte nje kengetar i mirefillte e me vlera te rralla. Dhe kam pershtypjen qe do na perfaqesoje denjesisht ne “Eurovizion”. Por, per te qene ne vend te Frederikut mendoj se me nevojitej nje kenge me ritmike. Pavaresisht qe kenga me te cilen debutova eshte pelqyer shume. E kete e deshmoi me se miri fakti qe vetem dy vota me ndanin nga vendi i pare. Personalisht do te punoj shume fort qe te mund ta prek njehere ate skene te lakmuar nga shume kengetare. Sepse mendoj se ka ardhur koha qe Shqiperise t’i shtohen emra kengetaresh te vertete pasi sot gjithsecili prej nesh mund te behet kengetar edhe nese i mungon talenti apo zeri.”

    I ke ndjekur me vemendje votimet prapa kuintave, je emocionuar nderkohe qe numeroheshin votat?

    “Kete here kam perjetuar nje emocion te fuqishem. Aq sa gjate gjithe kohes rrija e fshehur prapa kraheve te Pirro Cakos dhe qaja nderkohe qe kalonte vota pare, e dyte apo e trete. Mendoj se ky festival solli nje votim rigoroz e te kualifikuar dhe kjo jo per faktin qe mora une cmimin e dyte. Ky festival me krijoi mundesi te reja, si spektakli me i fundit “C’est la vie” apo spektakle te tjera ku une do jem pjesemarrese.”

    Gjithnje i je perkushtuar stilit te baladave. Ka menduar qe ti shkeputesh ketij zhanri dhe te eksplorosh ne nje tjeter rryme muzikore?

    “Kenga qe une solla ne Festivalin e 45-te te RTSH-se, ishte e gjitha e stilit balade. Edhe kenget e meparshme qe kam kenduar nuk bejne perjashtim. Perpiqem te mbaj nje karakter ne muzike dhe veten e kam gjetur me komode tek balada. Kam tentuar veren e kaluar qe te kendoje nje kenge R&B, e cila do te ishte pjese e nje permbledhje muzikore te Adrian Hiles. Por, me tej nuk kam menduar te shkoj sepse tashme i jam pershtatur balades. Aq sa e shoh veten te lidhur shpirterisht me te.”

    Ke menduar qe ndonje nga kenget e tua, ta shoqerosh me videoklip?

    “Kam nje projekt ne mendje, qe shpresoj ta realizoj pas sezonit te provimeve. Deshiroj qe te realizoj nje videoklip per kengen “Pa ty, pa mua” pjesemarrese ne festivalin e RTSH. Mendoj qe te shkoj ne Maqedoni per te vene ne jete tere idete e mia. Sepse insistoj per nje videoklip me cilesi te mire qe te mund te ngjalli deshire per ta rishikuar per te disaten here. Nuk dua nje videoklip te thjeshte, qe harrohet lehte.”

    Shumica e kengetareve kane nga nje album me te cilin identifikohen. Eshte ne projektet e tua nje album?

    “Per te qene e sinqerte, albumi eshte nje projekt qe e kane te gjithe kengetaret. Personalisht, akoma nuk e ndjej veten gati per nje album. Sepse tani po perpiqem qe te krijoj nje baze dhe nje emer te mire ne art. Ne momentin qe do e ndjej veten te gatshme dhe te plotesuar artistikisht do realizoj edhe nje album te tipit cilesor qe te mbetet gjate ne mendjet e degjuesve.”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet
    Nga bjanku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 22:36
  2. Njė shkodrane mė shumė!
    Nga Adaes nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 21:11
  3. Letėrsia humoristike shkodrane!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 03:44
  4. EDhe nje shkodrane me shume...
    Nga shpirti_i_vogel nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •