Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1

    Abdylazis Islami

    Shenime per Shkrimtarin Abdylazis ISLAMI

    Abdylazis ISLAMI lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje.
    Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja.
    Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji.
    Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vanilla_Angel : 08-04-2007 mė 13:42

  2. #2

    Opusi Krijues I Abdylazis Islamit

    Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis ISLAMI

    1. “Kenget e zgjuara”, Prishtine 1968.Vjersha per te ritur
    2. “Era dhe vargjet”, vjersha per te rritur, Prishtine 1964
    3. “Mengjezi ne fshat”, vjersha per femije, Shkup 1965
    4. “Soditje nga toka”, Prishtine 1969
    5. “Barka nder vale”, vjersha per te rritur,Shkup 1971
    6. “Kujtime dhe endrra”, vjersha e tregime per femije, Prishtine 1972
    7. “Oaza”, vjersha per te rritur, Shkup 1973
    8. “Gurgurina”, vjersha per te rritur, Prishtine 1974
    9. “Fatiana”, roman per te rritur,Prishtine 1975
    10. “Ujrat”,vjersha per te rritur,Shkup 1976
    11. “Korrieri Artan Arta”, poeme per pioneret, Prishtine 1976
    12. “Agullina”, sonete per te rritur, Prishtine 1978
    13. “Drite ne sfond”, kurora sonetike dhe vjersha per te rritur,Prishtine 1980
    14. “Per qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha per te rritur, Shkup 1983
    15. “Perralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985
    16. “Maje malesh”, Prishtine 1985
    17. “Vajza e panjohur”, roman per femije dhe te rinj, Prishtine 1985
    18. “Meleroti”, vjersha,poeme e tregime per femije,Shkup 1986
    19. “ Krimi ne tempull”, roman per femije e te rinj, Prishtine 1987
    20. “Yjet e vendlindjes”, Tirane 1987
    21. “Romancat e nje nate vere”, vjersha per te rritur, Shkup 1987
    22. “Pellumbi sqeparte”, roman per femije, Shkup 1988
    23. “ Zerat nga maja”, vjersha per te rritur, Prishtine 1988
    24. “Endrrat bulojne ne Eldorado”, poeme dhe vjersha per te rritur, Shkup 1990
    25. “Vogelushi I fshatit Lashtor”,poeme,tregime per femije e te rinj, Shkup 1992
    26. “Hekurani ne Artas” roman per te rinj, Shkup 1993
    27. “Agimesha e ngujuar ne shate shpella”. Drame per femije e te rinj, Shkup 1994
    28. “Kuvendi I guximtareve”,drame per femije e te rinj,Shkup 1994
    29. “Arianda”, drame per femije e te rinj, Shkup 1994
    30. “Peshperitjet e udhetarit plak”, poezi per te ritur, Shkup 1995
    31. “Nica”, poeme per te ritur, Tetove 1995
    32. “Tatuazhe”, tregime per te ritur, Shkup 1996
    33. “Te treturit nga Projona”, roman per te rritur, Tetove 1996
    34. “Dredhia”, roman per te ritur, Tetove 1996
    35. “ Farsa e katrahures”, roman per te ritur, Tetove 1997
    36. “ Shpata ne lulishte”,poezi per te rritur, Tetove 1997
    37. “ Gjurmet e valeve ne shkemb”, tregime per femije
    38. “ Kater kalores”, permbledhje vjershash per femije
    39. “ Mrizoni dhe Euridika”, roman per femije e te rinj, Tetove 2005

  3. #3
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    39 libra .....waw waw ... po pse nuk permendet ky emer ne letersine shqipe... ??

  4. #4
    Nė kujtim tė atyre qė na deshėn


    Ku janė ata qė na i prekėn zemrat,
    Qė na e pėrflakėn shpirtin nga mallėngjimi?
    Shteret ndonjėherė gejzeri i syve,
    Apo edhe gjatė do tė gufojė nga shpirti
    Me tė njėjtėn valė,me tė njėjtėn dhimbė?
    Sytė e tyre bėjnė dritė nė njė ditė tė kėputur,
    Nė njė cast shndėrruar nė luledielli
    Kur toka nė lebetitje u plasi nėn kėmbė.
    Ortekėt i mbuluan castet e heshtjes
    Mė tė rėndė se zhvendosja e diellit nė qiell.
    Prehja ėshtė ngulcitėse.mali ronitet
    Duke dashur tė pėrplaset mbi trupin e tij
    Dhe mbi anijen glabėruarnga valėt e thikta.
    Nėpėr dafina mbeten valėt e ajrit
    Si pėrgjigje tė pazėvendėsueshme tė kohės
    Qė s’di tė preket,qė s’di tė mbruhet.
    Kuarci ia puth venėn zogut tė natės
    Dhe gjaku i zi i jep ngjyrė mbarė detit.
    Deri te mėngjesi dielli ėshtė bandil bohem
    Veshur e mbathur me leckat e kacorreve.
    Vete t’i ulė majat e maleve deri nė rrėzė,
    Vete t’i ngrehė urat e takimeve mallėngjyese,
    Qė ta shfuqizojė brengėn e ngathėt
    E ta clirojė rrugėn brerore tė ėndrrės,
    Rrugėn,qė ka kalesė tė sheshtė nga rrėmeti!

    ( shtator, 1990)
    Abdylazis Islami



    Vazhdimi i vetvetes

    Trim ėshtė ai, qė me tehun e fjalės
    Me saktėsi pret tehun e shpatės,
    Por edhe ai qė heq dorė pėrgjithmonė
    Nga kėnaqėsitė, qė nuk sjellin lumturi.
    Do tė habitesh mbase aq shumė,
    Kur e paprekshmja do tė prekė ėmbėl
    Duke dalė nga capi yt me kohėn nė dorė.
    Toka, zjarri, uji e ajri lėvizin,
    Vetėm koha nuk lėviz nė mėnyrė anakronike,
    Lėviz vetėm kuptimi pėr kohėn,
    Koha stimulon dhe mat lėvizjen.
    Nėse mbetesh pas shpinės sė kohės,
    Hapėrimi yt s’i takon amshueshėm
    As tokės, as zjarrit, as ujit, as ajrit,
    Jashtė tyre nuk mund tė tė njohin.
    Nėse heqish dorė nga mijėra dėshira,
    Qė s’u pėrshtaten vuajtjeve pėr kenaqėsi,
    Do tė jesh me kohė ana e pestė e botės
    Dhe vazhdimi i pėrjetshėm i vetvetes
    Nė balancė tė saktė tė kohės.

    (21 gusht 1991)

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    39 libra .....waw waw ... po pse nuk permendet ky emer ne letersine shqipe... ??

    Bossi nuk e di ju sa keni degjuar per kete Shkrimtar...Eshte Shkrimtar bashkekohor ketu ne MAqedoni... Dhe kam nderin ta prezantoj ne kete Forum

  6. #6
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    te them te drejten eshte hera e pare qe e degjoj. te lutem nese ke mundesi na bjer sa me shume nga shkrimet e tija sepse po behem kurjoz.
    BY

  7. #7
    Pėrkushtim

    T’i brengė mė e keqe se brenga qė ngėrcit,shtang
    Nė hirin e kėngės.Sharjet mbillen,rriten
    Duke futur rrėnjė nė vesh.Kohė meskine
    Me gojė tė cara meskinėsh, ujqėr nėpėr trarė.

    Gjakun nuk ua fali pėr ėndėrat tuaja me duar
    Mbi zjarrin e trupit tim.Bliri im i molltė
    Ka nxjerrė filiza tė rrinj.Tė qartė e kanė rrugėn
    Edhe pa ju.Ujėsisisė i riten kuajt e pegazit.

    Buzėt i lėpini e keni mbetur pa gishtėrinj
    Nė dorėn e fatit tuaj.Fat i thėnshin erėsirės
    Qė ua shndrėit rrugėn e verbėr! Kujtimi im
    E ka mėngjesin e vet,i juaji kėmbėt a i ka?

    Amaneti

    Shkėmb i dashur,po ta lė amanetin tim:
    Tė flasėsh pėr mua,pėr zjarrin qė kam
    Nė zemėr,pėr ėndėrrat,pėr shpresėn,
    Pėr diellin ngri qė nuk mė shuhet nė gji.

    Poezinė e kam ninėz,tė mos ma lėndosh,
    Shpirti im ėshtė zog qė cicėron nė tė.
    Te ti e nisa fjalėn dhe kėngėn e parė,
    Erdha t’i them mbase edhe tė fundit.

    Besomė,nuk kam ndryshuar as me ėndėrra,
    As me vision.Nė vargun tim ka pranverė
    Nė vazhdime.Shtatė zemra regėtinė nė tė
    Pėr jetėn,pėr kėngėn,pėr poezinė e re.

    Zirė njėshmėrie

    Nga puplat e drurit
    I njejti gjeth pėrsėritet
    Me tė njejtėn erė,
    Me tė njejtėn ngjyrė ezirė,
    Me tė njejtėn bukuri dhe shėmti,
    Me tė njejtėn vujtje dhe lumturi.
    Asgjė s’ėshtė e njejtė
    Pa njėshmėrinė e vet;
    Ndryshimi kryhet
    Brenda ndryshimit tė vet,
    Pėr tė mbetur i njejtė
    Me rrėnjėn qė s’i ndėrron.
    Me fanatizėm e ruan qenėsinė
    Dhe harrohet nė identitet
    Tė jetė vecse cka ėshtė vet:
    Edhe prej hirit veten e zgjon.
    Gjithcka ndodh nė lėvizje
    Nė marrėveshje me lavdėrinė
    Qenėsia mbetet e njejtė,
    Pa tė njejtėt,
    Me ėndėrrat
    e dashurinė.

    (19 qershor 1990)

    P.S. Do te vazhdoj te postoj edhe me shume ne ditet e ardheshme... Ju falemnderit per kujdesin

  8. #8
    KUR FOLA UNE TI S'ISHE ME

    Kishe deshire te riinim prane e prane,
    Kur shpjegoje te degjoja me kujdes,
    Si shpuza ujin t'i thithja mendimet tua
    S'te kisha pare ne tjeter vend kurre.
    Kur flitje heshtjen e kisha urti,
    Te degjoja me kujdes deri ne harrim
    Ti ne dashurine time ishe fare e rralle,
    Dhe kisha deshire te flitje sa me shume.
    Une te kurseja pa mase nga harresa,
    dhe me heshtje shpreha nderrimin ndaj teje.
    Por, kur mora te flas une, ti me s'ishe;
    heshtjes sime aktive i dhash pergjigje
    Ne vetmine time krejtesisht te qete
    Kurse ti u ndave pa u pershendetur.
    Qe atehere telat e lyres u ben all,
    Ajo gjithmone te kerkon me nate e me dite,
    Po meqe s'je me ne poezine time e rralle
    Borxh ta pata thjeshtesine e kesaj kenge.

    Abdylazis Islami - Poezia eshte e marre nga vellimi poetik "OAZA"

  9. #9
    C' shkruan te tjeret per Abdylazis Islamin??

    "...Abdylazis Islami ka thyer logjiken tradicionale te poezise shqipe dhe qe deshiron ta ruaje dhe e ruan nje logjike te tille. Keshtu do te mund te thuhej se A.I. na shfaqet si nje kualitet. Ky poet na imponohet me vlerat e pamohueshme se e ka krijuar pervojen dhe vizionin e vet jetesor, me cka e sintetizon poezine e vet dhe te imponohet si poet i cili ka krijuar stilin personal, fizionomine artistike...."

    Rexhep Qosja, "Kritika Letrare", Prishtine


    "...Abdylazizi eshte i shqetesuar dhe i preukupuar jo vetem si poet, por edhe si filozof ku ne nje varg thote: " Mundohem ta zbuloj egon time", andaj nje nga tiparet e vepres se tij eshte univerzaliteti, ndersa gjuha poetike, eshte karakteristika ne veprat e tij..."

    Adriatik Kallulli, ne 40- vjetorin e krijimtarise se Abdylazis Islamit (29 tetor 1994)

    "...Ne kohen kur krijoi Abdylazis Islami duhej ose vargut t'ia veme kembet ne fyt, ose te shkohej ne burg. AI krijoi ne heshtje. Akujt nuk i tha te shkruaje dicka per te. Ai cdo here qe modest. Modestia e krijoi ate. Ai eshte nje hedhes i fjollave te fjales qe krijojne bukuri..."

    HAsan Mekuli, Prishtine

    "...Asnjehere emrin e tij s'e mbuloi harresa. Edhe me pak: vepren e tij poetike, qe prej vargut te pare e deri ne librin e pare, e edhe ne vazhdim, deri ne shtim, ne shume vellime ai ishte 'Njeri qe peshperit' ne jete i qete, kurse ne vargje termet...

    Maksut Shehu, Flaka 1990


    "... Vendlindja si nocion per Abdylazis Islamin eshte nje pasqyre e tij jetesore - kuptimore ku percepton e shenon cdo gje te rendesishme qe ndodh brenda e jashte saj, ku jeta le apo merr dicka. Poeti eshte ne levizje ekzistenciale me token e tij gurore dhe deshiron te pasoje nje deliresi shpirterore, nje katarze dhe perkundrejt perpelitjeve e zatatjeve te gjata, bredhjeve e udhetimeve ne vete e jashte saj, shpesh me pasoja te renda, perkunder presioneve te ndryshme te ngjyres e ftohtesise se gurit, Abdylazis Islami megjithate ne ate natyre te ashper, burrerore, veren se dicka po ngjallet, po leviz; se gurgurina e tij prej dites ne dite po nderron...'

    Ali Podrimja, "Maje malesh"

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    NJĖSOJ

    Hoqe s’hoqe, vuajte s’vuajte, njėsoj;
    Tė ndoqėn s’tė ndoqėn, prapė njėsoj.


    U dridhe s’u dridhe nėpėr jetė, njėsoj;
    Mbete me tė meta, apo s’mbete, njėsoj.


    Arrite shumė, apo s’arrite hiē, njėsoj;
    U dallove, apo s’u dallove hiq, njėsoj.


    Pate shumė armiq, apo s’pate, njėsoj;
    S’pate shteg, apo pate, prapė njėsoj.


    Si pėr ata qė s’kėrkojnė mėshirė, njėsoj;
    Si pėr ēanaklėpirės, tė gjorė, njėsoj.


    Kjo botė mbeti me shumė tė meta, njėsoj;
    Si pėr martirin, si pėr katilin, njėsoj!

    (1993)

  11. #11
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    40."Analogjitė Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovė
    41."Feniksi" poezi per te rritur, 2001 Tetovė
    42."Pėrtej Kohės" poezi per te rritur, qershor 2005 Tetovė

  12. #12

    Drilon, THNX!!

    Citim Postuar mė parė nga Nolird
    40."Analogjitė Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovė
    41."Feniksi" poezi per te rritur, 2001 Tetovė
    42."Pėrtej Kohės" poezi per te rritur, qershor 2005 Tetovė
    Shume falemnderit per Asistencen, te jam mirenjohese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vanilla_Angel : 19-04-2007 mė 19:40

  13. #13
    PROLOG

    Une jam gjithcka ne gjithcka
    Tha genjeshtra
    Dhe hyri nder trajta
    e ndertoi veten;
    Kurse arsyeja tha:
    Zbuloje te verteten
    qofte edhe ne fund
    te fundit te detit...

    Dhe vete krijoi nje fron
    per trajtat e jetes.

    Kur arsyeja u perqendrua
    ne detin me vale,
    genjeshtra hyri ne jete
    e u be engjell ne perralle;

    Kurse deshira e re u be arene
    ndeshjesh te vjetra.

    Keshtu pelciti lufta
    edhe kunder te vertetes
    dhe lindi kaosi
    Ne det
    Nder vale!

  14. #14
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    lum si ne tetovaret qe kemi pat nje shkrimtar te madh si ABDYLAZIZ ISLAMI
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  15. #15
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Bindje

    vetėm dita ditėn e pushotn
    Kur njėra hyn e plotė nė tjetrėn.
    Nata e gjatė - nga dita e plogėsht,
    S'ka natė kur s'tė mjafton dita.
    Kalit tė ditės ia vunė ngosėn
    Tė kuptohet si tė venė punėt
    Rreth dėshirės qė merr flakė,
    Rreth vullnetit qė zhvendos kodrėn
    E u jep krah pėllumbave nė qiell.
    Te okullisti i zhvendosėn sytė
    Pėr ta bindur kohėn e vet
    Se uji mundet tė vete edhe pėrpjetė
    Po s'kuptojnė se kthimi i tij
    I bart lėmishte tė pavlershme.

    (20 dhjetor 1990)

  16. #16
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Triptik
    1.
    Mbi gėrmadhat e reja
    Tė njė qyteti tė lashtė,
    Ku ēohet tė vjellat
    Nga fjalėt pise - nga sharjet,
    Ku ėndrat e gurta rrėnohen
    Si kulla prej letre
    (Qė nga pragu nė prag)
    Nga kuēedra e ēelikta
    Tė kohės sonė tė pėrdhosur
    Qė i ndėrsen gishti
    I dorės sė pėrlyer me gjak,
    Fėmijėt lotėt e nxehtė
    I kullojnė mbi gėrmadha
    Dhe njė transparent
    Bartin buzagaz
    Pingul me ren-
    Tė kesaj Toke jemi!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga KUSi
    lum si ne tetovaret qe kemi pat nje shkrimtar te madh si ABDYLAZIZ ISLAMI

    Krejt te mirat i kemi ne

    p.s Pergezime per temen Dona
    #VamosArgentina

  18. #18
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Pėrimtime

    Njeriu, pa shpresė tė kolluar,
    Tė turbullt e ka ardhmerinė.

    Lumi, me urė tė fortė,
    I pėrgėzon brigjet e ndara.

  19. #19
    i/e larguar Maska e tolky
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Postime
    68
    Nė Ēast

    Futem neper bungaje si neper viteti e mia,
    Syte me zene ne drurin gjysme te thare,
    Une e shikoi ate ai me shikon mua,
    Te humbur n'zabel qendrojme te ngurrosur.
    Ai flet per hallet e mia e une per te tijat,
    Derdhemi ne bar uje qe vetem rrjedhe,
    Futemi ne rrekene me cucuritje e zurkaje
    Dhe qetesia lenuret nga oshetima.
    Asnje zog s'mund te shihet i nderruar,
    Ikim nga rrekeja dhe ngadale vime ne vete.
    Mbi degen e thyer te lisit qendron korbi,
    Sa cudi, kur te ike vetedija ne cast!

    (2002)

  20. #20
    i/e larguar Maska e tolky
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Postime
    68
    Me Koken Ne Dore

    Hija ime me ndjek gjer tek lumi
    Gjer tek lumi me ndjek dhe qielli,
    Ne lume futen nje miljarde yjesh
    Drejt detit qe me do dhe e dua

    Qielli im stolisur me inxhi,
    Me nje lume yjesh mes per mes;
    Lagunes lundron koha ime plle:
    Me perkedhel me shushunja dhe iriqe!

    E marr koken n'dore, si fener,
    Te shoh rrugen qe me con metej,
    Te futem ne anije Labia
    Dhe t'arrij, kur fisi te marshoje.

    (2002)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A ėshtė pėrhapur islami me shpatė?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •