Roland Gjozi ka lindur ne tirane me 29 Korrik 1950. Ka kryer studimet e larta per Gjuhe Letersi Shqipe. Ne moshen 18 vjeēare botoi vellimin e pare poetik "Mozaik" qe u prit mjaft mire nga kritika dhe lexuesi. Ka botuar rreth 20 libra me poezi, tregime, romane etj., si dhe eshte autor i shume skenareve per filma artistik dhe dokumentar. Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Buke dhe vere".
Delirium
Dhe u shuan njerezit. Dhe humbe ti.
Pastaj u tha toka dhe qielli mbeti bosh
I vetem fill degjoj trishtem
Zemren plot kambana si nje Athos.
Dhe behem Zot dhe lind nje bote
Te mos dashurosh eshte nje arsye e forte
2000
Vegim a siluete
Kur ti me shfaqesh, lumenjte vershojne nga qielli
Dhe qiellin blu e me re shkel si me patina
Vjen pylli ne qytet me njemije gardalina
Dhe shkreterira vjen, ne floke te tundet dielli
S'te njoh, vajze, vegim a siluete, o zoti Krisht, ē'je?
Aty ku ti me shfaqesh, ve kemben, thith ajrin qe me ēmend
Si Mikelanxhelo mund te shpik nje Kapele Sikstine te re
Dhe si Prometeu te vjedh e te digjem me zjarrin tend
Nje ēast, une e ti, me gishterinj si fitile te ndez, te shkrumboj
S'kam pare te tille Afrodite, qe shket ne duart e mia si argjend
Petkat nje nga nje t'i heq, lakuriq kurmin me puthje ta magjijoj
Ah, sa fort u ēmendem, u beme balte e qiell nga dashuria
Pastaj ike ti, ika une, serish kerkoj nje vajze te bukur si ti
Po veē vegim e siluete, qe ē'eshte, askurre s'e di.
2000
Krijoni Kontakt