Mersinasi: E vrava tim bir se nuk kisha rrugë tjetër
S.Gozhina
14-02-2007
BERAT – "Jam penduar, por nuk kisha rrugë tjetër", - ka thënë para policisë Hajdar Mersinasi dje pas arrestimit në lidhje me vrasjen e djalit të tij Gazmorit një javë më parë. Babai vrasës ka shpjeguar të gjitha rrethanat që dërguan në krimin brenda familjes. Sipas tij, "Gazmori kishte vite që torturonte të gjithë pjesëtarët e familjes".
"Në shtëpinë tonë kishte filluar sherri që kur djali im Gazmori kishte filluar të konsumojë sasi të konsiderushme alkoli dhe çdo natë kthehej në shtëpi i dehur", - mësohet t'iu ketë thënë ekspertëve të policisë plaku 65-vjeçar. Sipas tij, në shumë raste kur ishte i pranishëm në shtëpi, djali 30-vjeçar nxirrte jashtë nënën dhe motrën e tij. Ai ka dëshmuar se jo vetëm Gazmori ka ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të familjes, por kohët e fundit kishte filluar të merrte të gjithë pronën dhe ta nxirrte në treg. "Në kushtet që po kaloja unë dhe familja ime, më kishte ngelur vetëm një rrugë: ose unë ose djali në këtë shtëpi pasi po na shkatërronte të gjithëve", - është shprehur Hajdari në polici. Ai ka pohuar se mëngjesin e 7 shkurtit, djali i tij kishte mbërritur në shtëpi i dehur dhe ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj tij, gruas dhe vajzës së sëmurë. "Isha detyruar të mbroja plakën dhe vajzën dhe i dola para, por ai nxorri thikën dhe mu drejtua për të më qëlluar", - tregoi babai vrasës. 65-vjeçari thotë se është larguar deri tek kasollja ku mbante armën automatike tip kallashnikov që e posedonte që nga trazirat e vitit 1997 dhe prej andej ka qëlluar mbi djalin e tij. "I drejtova armën fillimisht për ta trembur, por ai nuk po pyeste për mua dhe erdhi për të më marrë armën, prandaj , ndoshta edhe pa dashje, hoqa këmbëzën, dhe ndodhi ajo që ndodhi", - mësohet t'iu ketë thënë ekspertëve të policisë Hajdar Mersinasi. "Im bir duhej vrarë dy vjet për parë për sjelljet që ka bërë ndaj familjes, por tani jam penduar sepse e kisha të vetëm", - ka pohuar babai i katër fëmijëve nga fshati Cericë në komunën e Zhepës. Tashmë ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe pritet që trupi gjykues të japë masën e sigurisë.
shekulli
--
Tmerr..
Dy llafe per shtetin shqiptar..
"Jam penduar, por nuk kisha rrugë tjetër"..
thote i ziu baba..
Kishe kishe o mersin zeza..
tak tak tak..
kush eshte..
jam un hajdari o kryeplaku i zhepes..
e cm.utin do o hajdar..ik na le rehat se kemi pune.. po bejme plan buxhetin ose projektin e ujsjellsit apo borderote.. eja nje dit tjater..
he me kifsh nenen o kryeplak qe te dhac voten .. e di une ku do shkonj..
tak tak..
kush eshte..
jam une hajdari nga zhepa oj cupe e zyres se bashkise a prefektures se berat skraparit..
e ca do a derzi qe na shqetson..
dua te flas me kryetarin se kam nje hall familjar..
ehu dhe ti qenke me nge...ik o na ler rehat se nuk e sheh se do vem te pim kafe ne e mengjezit..
po dale moj cupe se nga halli kam bere 57 kilometra rrug ne kembe se benz nuku kam..
ahu ha dhe ti.. ik a derzi se smerremi ne me halle familjare..
po me ca merreni ju moj cupe..
ik nashi te thac se vjen kryetari e na ben namin po te pa ketu..
mir moj mire se u pa puna do vete ne tirane..
o zanun.. me jep 5 mi lek borxh a derbardhe se do vete ne tirane te qanj nje hall ne shtet.. per punen e cunit se po ve drune cdo nate e na telendisi..
po ku kam un a derbardhe.. parate e fundit bleva oriz e vaj se skishim asgje ne shtepi..
dhe hajdari shkrete ne 2007 sgjen shtet ku te qanje hallet e tija..
bishat neper zyra jan aty per te marre rroge se po te ishin per pun tjater do ish marre vesh qe nje familje terrorizohet nga i biri e shteti si babai i madh e i fuqishem ve dore.. ai nuk e lejon terrorizmin nga do qe te vije.. ndac nga hakmarrja e ruco altinave ndac nga pijanecet qe cfryjne mbi nenat e motrat e tyre..
po te kishim shtet.. me vrap qe para dy vjetesh shteti kish marre vesh se ne zhepe nje shtetas po gjen belane me te birin e alkolizuar dhe kishin mbrritur aty ekipet me eksperte e police dhe ja kishin gjetur vendin pijanecit e i kishin siguruar dinjitetin shtetasit te tyre hajdar 65 vjecarit .. qe i ka sherbyer nja 50 vjet atij m.ut shteti.. dhe skish vajtur puna gjer tek kallashi i cili vrau jo vetem pijanecin po krejt nje familje..sepse tek mersinajt ska me arsye te jetohet.. cili baba e do me jeten mbasi ka vrare te birin..
cila nene e pranon qe i shoqi tja vrase femijen.. cila moter mund ta shoh me ne sy ate baba qe ja vrau vellane..sado i keq qe qe..
tmerri ska fund..
prandaj paguan buxheti i shtetit mijra nepunes qe te ven veshin e te hapin syte te degjojne dhe atje ku spipetin.. hallin e njeriut te thjeshte.. cilindo hall qe te kete.. e ne cilindo fshat e skute te shqiperise..
po te punonte shteti.. do e kish degjuar dhe hallin e zheparakut te mjere dhe sot gazmuri do ish ne nje qender rehabilitimi kunder alko lo droges dhe familja mersinaj do hante e qete ate canak me dhalle..e me buke misri me gjize.. me shprese se i biri do behet nje dite njeri.. e kjo eshte miljona e miljona here me e mire se tragjedia.. qe u ndodhi..
i mjeri fukara..
asnje here spati shtet per ate te gjore..
vetem kur e duan ushtar e gjejne te birin e fukarase..
turp..
Krijoni Kontakt