Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Jeta Faqolli

  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Jeta Faqolli

    Jeta Faqolli, dėftesė false te “Lul Profesori”

    Dashamir Biēaku

    Ndjekje penale pėr kėngėtaren Jeta Faqolli. Policia e Tiranės ka zbuluar sė fundi se vajza e njohur e ekraneve muzikore shqiptare ėshtė pajisur me njė dėftesė false tė shkollės sė mesme.

    Akuza e ngritur nga policia nė adresė tė artistes ėshtė falsifikimi i dėftesės sė shkollės sė mesme, tek ish-pedagogu Lulzim Sinani, i njohur si “Lul profesori”, i arrestuar disa ditė mė parė me akuzėn e falsifikimit tė qindra dokumenteve. Kėngėtarja Jeta Faqolli dyshohet se ėshtė pajisur me diplomė false tė shkollės sė mesme, me qėllim pėr tė filluar studimet nė Universitetin e Tetovės nė Maqedoni, dega Juridik. Antikrimi Ekonomik i policisė sė kryeqytetit ka dėrguar pėr ndjekje penale vajzėn 28-vjeēare nga Librazhdi, qė aktualisht vazhdon studimet nė fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tetovės. Lajmi ėshtė pohuar dje zyrtarisht nga policia e Tiranės, nėpėrmjet njoftimit tė zakonshėm zyrtar. Biondja qė prej mė tepėr se tre vitesh ėshtė e njohur nė tregun muzikor shqiptar pėr klipet e saj provokues, tashmė duhet tė pėrballet me organet e drejtėsisė me njė akuzė aspak tė lehtė, “falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe vėnia e tyre nė pėrdorim”. Sipas policisė, falsifikuesi i dėftesės mėsohet se ėshtė personi i njohuri “Lul Profesori”, ish-pedagog i Universitetit Bujqėsor nė Tiranė. Ky i fundit ėshtė arrestuar dhe lėnė i lirė tashmė, por hetohet nė gjendje tė lirė nga gjykata e Tiranės, pėr shkak tė moshės sė tij tė madhe.

    Faksi

    Gjithēka pėr sa i pėrket hetimit tė ēėshtjes mėsohet tė ketė nisur pas njė faksi tė mbėrritur nė Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė. Bėhet fjalė pėr njė kėrkesė nga universiteti ku studion kėngėtarja e njohur. Nė faksin e mbėrritur nė Ministrinė e Jashtme kėrkohej tė verifikohej, nėse Jeta Faqolli kishte pėrfunduar studimet e nivelit parauniversitar nė njė nga shkollat e mesme tė Tiranės. Burimet e policisė kanė pohuar se bėhet fjalė pėr shkollėn e mesme “Qemal Stafa”, dėftesėn e tė cilės kishte paraqitur nė Maqedoni kėngėtarja shqiptare. Pas mbėrritjes sė faksit nė zyrat e Ministrisė sė Jashtme, ai i ėshtė pėrcjellė pėr kompetencė drejtorisė sė policisė sė Tiranės dhe zyrės sė Antikrimit Ekonomik tė kryeqytetit. Kjo e fundit duhej tė verifikonte, nėse dėftesa e lėshuar nga shkolla e mesme nė emėr tė kėngėtares sė njohur ishte e vėrtetė apo jo.

    Hetimi

    Menjėherė pas mbėrritjes sė faksit tė Ministrisė sė Jashtme nė sektorin pėrkatės tė Drejtorisė sė Tiranės, njė inspektor i Antikrimit Ekonomik ka trokitur nė zyrėn e drejtorit tė “Qemal Stafės”. Pasi hetuesi ka kontaktuar me drejtuesin e shkollės, janė kontrolluar regjistrat e periudhės, kur mbante datėn e lėshimit dėftesa e Faqollit. Nė asnjė prej regjistrave tė kontrolluar me amzėn qė mbante dėftesa e kėngėtares nuk ka rezultuar saktė. Kjo ka bėrė qė policia tė nisė hetimet pėr tė zbardhur origjinėn e mundshme se ku mund tė ishte marrė dėftesa e shkollės sė mesme nga Faqolli. Hetimet e kryera dhe tė dhėnat e siguruar nė rrugė tė ndryshme, kanė zbuluar pėr policinė se dėftesa ishte marrė tek Lulzim profesori, i arrestuar nga policia e Tiranės mė tepėr se tri javė mė parė me akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve. Ende nuk dihet saktėsisht koha e dhėnies sė dėftesės, qė mban tė dhėnat personale tė biondes sė klipeve provokuese.

    100 vula - tė ndryshme janė gjetur nė “zyrat” ku kryente falsifikimin e dokumenteve “Lul Profesori”. Ai ėshtė arrestuar pas tė dhėnave paraprake tė policisė, teksa po falsifikonte disa dokumente
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Jeta Faqolli: Vazhdoj studimet nė Maqedoni
    Reagon kėngėtarja: Eshtė sajesė pėr tė dėmtuar karrierėn time


    TIRANE - “Duan tė mė shkatėrrojnė karrierėn time tė ndėrtuar me mund”. Ky ka qenė reagimi i parė i kėngėtares 28-vjeēare, Jeta Faqolli, qė shfaqet nė faqen zyrtare tė saj me fotot mjaft ekstravagante, ku janė tė publikuara edhe njė pjesė e albumeve dhe klipeve muzikore. Kėngėtarja bionde qė ka nxjerrė nė tregun muzikor shqiptar disa albume dhe klipe, njė pjesė e tyre mjaft tė kėrkuara, ka reaguar menjėherė sapo ka mėsuar se ishte dėrguar pėr ndjekje penale nga policia e Tiranės, me akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare dhe shkollore. “Dua t’ju falėnderoj qė mė njoftuat, sepse unė nuk jam aspak nė dijeni tė njė fakti tė tillė. Policia as nuk mė ka thirrur dhe as nuk mė ka njoftuar njė fakt tė tillė”, ka pohuar pėrmes telefonit kėngėtarja. Mė tej ajo ka sqaruar se “nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė unė kam falsifikuar dėftesėn e shkollės sė mesme”. E akuzuara ka vijuar mė tej duke thėnė se “aktualisht vazhdoj nė Maqedoni fakultetin Juridik dhe nėse do tė kishte pasur ndonjė dyshim tė tillė, kjo do tė ishte bėrė qė nė fillim, kur unė jam regjistruar nė shkollė”. Sipas artistes, me dėshirė pėr tė njohur ligjet, veprimet e tilla janė kryer nga njė person me tendencėn pėr t’i shkatėrruar karrierėn profesionale artistike. Ajo ka pranuar se vėrtetė ka pėrfunduar shkollėn e mesme nė kryeqytet, por pa saktėsuar se cilėn prej tyre. Edhe pse ka pohuar se ishin sulme tė qėllimshme, ajo nuk ka saktėsuar se nga kush ishin. Ajo vetėm se ka pohuar se sulmet kishin nisur njė javė mė parė nė njė gazetė tė pėrditshme, pa saktėsuar se nė cilėn.
    My silence doesn't mean I am gone!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •