Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Interviste me usta Laver Bariu

    Ndihet i harruar nga shteti. I kanė premtuar dhėnien e njė pensioni tė veēantė, por ende ka mbetur vetėm me 6 mijė lekė pension

    Laver Bariu dhe brenga e tij

    Ndėrsa kasetat me emrin dhe fotografinė e tij shiten udhėve tė Shqipėrisė, artisti pėrmetar nuk fiton asnjė para. Piratėt po "ushqehen" mirė edhe me Laver Bariun, ashtu si edhe me krijimtarinė e artistėve tė tjerė. Kėshtu qė, nė shtėpi, artistit i kanė mbetur vetėm titujt dhe ēmimet……"Qytetar nderi i Pėrmetit dhe i qarkut tė Gjirokastrės", "Nder i Kombit" dhe medalja "Naim Frashėri"…,tė cilat i mbajnė gjallė pasionin, por jo shėndetin.

    Nė katin e dytė tė njė pallati tė vjetėr (nė qendėr tė Pėrmetit), mundohet t'i kalojė si tė mundė ditėt e pleqėrisė, bashkė me gruan e tij, Kanon. Tashmė ėshtė nė prag tė 74 viteve tė jetės sė tij. Gjithė kėto vite i ka tė mbushura me emocione dhe mbresa tė bukura…nga koncertet e pafund, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nga ēmimet e shumta, duartrokitjet dhe pėrshėndetjet e marra nga gjithė adhuruesit e tij. Por kjo, vetėm njėra anė e viteve qė ikėn. Kėnaqėsia ka qenė e dukshme nė sytė e artistit…,ndėrsa, brenda vetes, mbante tė fshehura brengat, tė cilat i zbulon njė e nga njė nė kėtė intervistė.
    "Mos vallė mė duhet tė jap gjė tjetėr, veē mushkėrive tė mia?"- nis tė shfryjė ai. Ėshtė kjo njė shfryrje qė ka nisur ta shoqėrojė nė ēdo ditė tė tij, ndėrsa ndien gjithnjė e mė shumė harrimin e shtetit, i cili nuk ėshtė kujtuar t'i japė tė paktėn njė pension tė veēantė, Laver Bariut, artistit pėrmetar, qė dikur e quajtėn "Nderi i Kombit". Kaq do t'i mjaftonte artistit, pėr tė gjetur paksa qetėsinė atje, nė shtėpinė e vogėl, nė katin e dytė tė njė pallati (nė qendėr tė Pėrmetit).
    Tė gjithė ju njohin me emrin Laver Bariu. Kėshtu ju kanė thirrur jo vetėm nė Pėrmet, por edhe nė koncertet nėpėr vendet e Ballkanit, Evropės, Azisė, Australisė dhe Amerikės. Ndėrsa miqtė qė ju njohin mirė, thonė se ju keni njė emėr tjetėr. Kush ėshtė nė tė vėrtetė "usta" Laveri?
    Po, ėshtė e vėrtetė qė nė publik njihem me emrin Laver Bariu, por mua mė quajnė Laver Bari Nurka. Jam lindur dhe jam rritur nė njė familje shumė tė varfėr, ndaj dhe nuk arrita kurrė tė arsimohem ashtu si duhet, pra tė ndjek shkollat qė ndoqėn tė tjerėt. Kam kryer vetėm dy klasė fillore, pra sa pėr tė mos mbetur analfabet (qesh). Familja ime u lidh me Luftėn Nacionalēlirimtare dhe dy vėllezėrit e mi ranė dėshmorė.
    Thatė se jeni vetėm me dy klasė fillore. Si mundėt tė arrinit majat me artin tuaj dhe tė bėheni njė artist kaq i njohur?
    Isha fare i vogėl kur dėgjoja me endje tė madhe gjyshin tim Nurka, i cili ishte mjeshtėr nė violinė. Ai ma nguliti nė mendje e nė shpirt muzikėn. Kohė mė pas, im atė, Bariu, mė mėsoi t'i bija lahutės dhe xhezit, vegla kėto, tė cilat ai i zotėronte vetė shumė mirė. Nuk isha mė shumė se 12-13 vjeē kur ia kisha marrė shumė mirė dorėn kėtyre veglave. Ishim nė Korēė nė ato kohė. Ndėrsa prindėrit po mendonin tė shpėrnguleshin nė Pėrmet, mė kujtohet qė i thoja tim eti se, nėse nuk mė blinte njė gėrnetė, unė nuk lėvizja nga shtėpia.
    Ai u detyrua tė ma blinte atė, duke paguar pesė napolona. Nė Pėrmet u njoha me shokė tė rinj, me lahutierin e Ansamblit tė Shtetit, Selim Asllanin, me Sherif Lamēen e Mazar Asllanin, tė cilėt, megjithėse mė tė mėdhenj nė moshė, mė vlerėsonin pėr kėrkesat dhe vėrejtjet e mia. Sė bashku, me punė kėmbėngulėse, arritėm tė pėrfaqėsoheshim nė festivalin e organizuar nė Tiranė, nė vitet 1951-'52. Pas kėsaj, ne do tė duartrokiteshim nė sa e sa festivale me kėngėt dhe kabatė pėrmetare. Kėto ishin fillimet e mia.
    Pas rikthimit nė vendlindje, si rrodhi jeta e usta Laverit?
    Vitet kalonin dhe ja, njė ditė, unė u njoha dhe u martova me gruan time, Kanon, qė i qofsha falė (qesh). Me tė kam tre djem dhe dy ēupa, tė gjithė tė arsimuar e tė rregullt, tė rritur nė atė regjimin e mėparshėm dhe me atė fukarallėkun tim, si tė gjithė shqiptarėt. Fėmijėt i kam tė martuar dhe me fėmijė. Kam nipėr e mbesa plot. Pėrveē gėrnetės, nė Pėrmet mė pėlqente tė kėndoja edhe kėngėt e bukura pėrmetare. Mė pėr zemėr kam kėngėn "A kanė ujė ato burime". Dhashė ē'munda pėr vendlindjen time, Pėrmetin tonė tė shtrenjtė. Por ja qė, kohėt e fundit, kur i kėrkova dikujt tė mė pėrgatiste njė kasetė, qė ndoshta mund tė ishte incizimi im i fundit, me kabatė dhe kėngėt e mia, ai mė kėrkoi ta paguaja.
    Ju pranuat?
    Sigurisht qė jo. "Ke turp apo s'ke",- i thashė. Unė gjithė jetėn jam pėrpjekur tė lė diēka nga krijimtaria dhe djersa ime pėr brezat, pa menduar pėr shpėrblim. Vetėm para disa vjetėsh mora njė shpėrblim tė vogėl nga njė bankė e Londrės pėr ca incizime tė hedhura nė njė disk, i cili u realizua nga njė etnomuzikolog londinez. Ishte njė shumė e vogėl, aq sa duket si njė pėrēmim pėr gjithė atė punė tė madhe qė kisha bėrė.
    Nė treg ndodhet njė numėr i madh kasetash, qė mbajnė pėrsipėr fotografinė dhe emrin tuaj. Sa keni pėrfituar ju nga shitja e tyre?
    Nuk kam pėrfituar asgjė dhe tani nuk kam moshė tė merrem me gjyqe pėr tė kėrkuar hakun tim. Jam 74 vjeē dhe, deri tani, jam goditur edhe dy herė nga tensioni. Piratetia nė kėtė vend ka marrė dhenė dhe askush nuk po e zgjidh kėtė problem. Si unė janė dhe gjithė artistėt e tjerė. Me punėn tonė nė vite po pasurohen tė tjerėt.
    Me ē'tė ardhura jetoni? Merrni vetėm pension pleqėrie apo edhe pension tė veēantė?
    Aktualisht, unė marr vetėm njė pension shumė tė vogėl pleqėrie, 6 mijė lekė, dhe mė vjen turp qė me to nuk pi dot njė kafe me shokėt. Nuk mund ta kuptoj, pėrse nuk trajtohem dhe shpėrblehem me pension tė veēantė. Jo, se jam keq nga gjendja ekonomike, pasi mė ndihmojnė fėmijėt, por mė vjen keq, pse nuk mė jepet ajo ēka mė takon. Pėr kėtė kam pasur edhe takime me dy ish- presidentėt e fundit, tė cilėt mė kanė pritur e mė kanė dėgjuar dhe mė kanė premtuar se do tė ma lidhin pensionin e veēantė, por deri tani nuk kam marrė asgjė. Nuk e di se ku zvarritet puna: "I zoti e jep, tellalli s'e jep", -thotė njė fjalė e urtė e popullit".

    Artan Ēela

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    hodha nje lule ne fere jasaman moj lule verdhe
    hodha nje mbuloi bacene jasaman moj lule verdhe
    o gjithe bacene sec e mbuloi jasaman moj lule verdhe
    o ju lule sa lule jini
    te paren ke lule kini
    te paren manushaqene
    te dyten zylykajdene


    ti e njef me mire se mua pasi banoje ne te njejtin pallat
    edhe se gjyshja ime banonte ne ate pallat
    fl qe solle dicka nga permeti
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Libri fjalepake per gerneten e Ustait

    Liber fjalepake! Mund fare mire te kishte arritur ne qindra faqe monografia per Usta Laver Bariun, por ja qe autori, studiuesi Vasil Tole, ka shkuar shkurt per te fundmin e mjeshtrave te medhenj te sazeve. Gjithcka nis me jeten e tij, ku mund te gjenden jo pak copeza interesante. Per te vijuar me vlerat e medha, dhe kontributin teper te cmuar per trashegimine tone shpirterore. Shume vite pune dhe pse jo, nje ndjenje frike duket se e ka shoqeruar autorin, duke e bere ate te mbledhe materiale nxitimthi, por te shkruaje ngadale.

    Studiuesi Tole rrefen se, “dokumentet qe permbajne copeza kujtimesh, regjistrime, fotografi kane nisur te grumbullohen qe prej vitit 1995”. Dhe vetem tani, 13 vjet me vone, ai mundi te shnderrohej ne nje liber, qe nuk i ngjan te tjereve. Jane imazhet ato qe shoqerojne thuajse cdo faqe te tij. E jo vetem kaq!

    Si mund te kuptohen fjalet qe thuren per te, pa tingujt e gernetes, qe e shnderroi ne te pavdekshem qe ne te gjalle te tij. Monografia per Ustain e muzikes shqiptare shoqerohet edhe me nje CD, ku jane permbledhur me te ndjerat e me perfaqesueset krijime te tij. Sikunder rrefen Tole: “Kjo CD eshte kodi per te zberthyer librin, dhe ajo mbart vlera te padiskutueshme qe libri bashke me CD-ne do te sherbeje si nje pike referimi qe kjo pjese e kultures shpirterore e popullit shqiptar”.

    Perzgjedhje materialesh qe nuk ka qene aspak e lehte per autorin Vasil Tole. Por, ai rrefen: “Jam perpjekur qe ne perzgjedhjen e materialeve te CD-se, qe bashkeshoqeron librin, te marr ne konsiderate si reagimet nder vitet te popullit per vlerat me te mira te krijuara, por te jete perfaqesues jo vetem i Usta Laverit. Te jete edhe perfaqesues i emrave te larte, me te cilet ai ka bashkepunuar”. Ndaj edhe ne CD, duke nisur prej regjistrimeve te vitit 1952, do te gjenden emrat e jashtezakonshem te Sazeve te Radio Tiranes, te Behije dhe Sulo Rocit, por “Mora rrugen per Janine”, kenge e mrekullueshme e ciftit Mentor Xhemali dhe Ylli Zeqiri, qe shoqerohen nga kabaja etj. Nje vend teper te rendesishem s’kane se si te mos zene kabate, sic shprehet Tole: “Kabate e Ustait, te cilat jane teper mjeshterore dhe jane nje shkolle e madhe”.

    Liber pa cmim

    Ne pjesen e pasme te kopertines libri nuk ka cmim. Jo vetem pse nje veper e tille jete nuk mund te cmohet lehte, por edhe pse eshte nje liber qe ka per qellim percimin e asaj pjese te identitetit kulturor qe zene sazet. I pacmuar edhe pse ne te mblidhen me se nje dekade pune e autorit, studiuesit Tole, mbi ato dekada te tjera pune te Usta Laverit dhe te tjereve qe pershkuan rruge para tij a bashke me te. Tole shprehet se, “nuk eshte ne liber e botuar per komerc, pra per perfitime. Do te jete i shperndare te dashamiresit, dhe neper biblioteka, qe te kene edhe ato kete vlere te madhe. Per me teper qe ky liber nuk ka cmim, edhe pasi eshte nje pune shekullore e Ustait dhe shokeve te tij”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ustai si simbol i identitetit kulturor te muzikes me saze

    “Laveri i bie gernetes si ne te gjithe, por asnje nga ne nuk i bie si Usta Laveri”. Kjo eshte shprehja e mrekullueshme e gernetareve popullore ne Shqiperi per mjeshtrin, gje qe pohon thelbin e identitetit te spikatur te Usta Laverit ne gjithe muziken iso-polifonike me saze. “T’i biesh si te gjithe” sigurisht qe do te thote qe je pjese e tradites; kurse, kur thua se “asnje nuk i bie si ai”, behet fjale, padyshim, per te rene, te spikaturen e gernetes tingullore te tij ne raport me kete tradite. E pra, pavaresisht kesaj, ne cmojme se vecoria interpretative nuk lidhet vetem me muziken dhe tingullin e vecante te gernetes se tij, ajo eshte shumedimensionale. Nder to, duket se eshte edhe nje lidhje thelbesore e figures njerezore, portretit te Usta Laverit, te gdhendur si me nje dore skulptori, me vete gerneten dhe tingullin e saj. Te gjithe e kemi ne mendje magjine skenike te Sazeve te Permetit, me ne qender Usta Laverin. Kjo gje, ashtu si muzika iso-polifonike qe ai luante, nuk ka ngelur pa terhequr vemendjen edhe te shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare. Ne nje pershkrim te nje gernetari popullor ne vepren e tij letrare, ne jemi te bindur se portreti i pershkruar nuk eshte askush tjeter pervecse Usta Laveri: "Ishte nje gernetist, qe i binte gernetes, me njerin sy te mbyllur. Ajo ishte veshur me te bardha, nuse, pa mish, pa gjymtyre, pa peshe, nje cope ere e hutuar midis grumbullit te krushqve zhurmetare… dhe perpara saj, disa hapa larg, rrinte ne kembe ai gernetisti me njerin sy te mbyllur. Syri tjeter i tij, i hapur, i veshur me avull, i mpire, i palevizshem, diell qe po shuhet mbi toke, veshtronte ngultas gjithcka, si nga nje lartesi fatale… Ishte si syri i botes". Usta Laveri eshte ne vetvete nje sy artistik qe e pa boten tingullore te muzikes iso-polifonike me saze ne menyren e vet te paperseritshme. Nisur nga keto kendveshtrime, mund te arrijme ne konkluzione dhe perfundime te qarta, si ne rrafshin etnomuzikologjik dhe ate historik, se cfare perfaqeson ky personalitet popullor i kalibrit nderkombetar, ne muziken iso-polifonike shqiptare, ne kete trashegimi kulturore shpirterore te cmuar nga UNESCO edhe si “Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit”? Fillimisht duhet pare i pazgjidhur me ceshtjen e formimit te kultures se re muzikore qytetare te Shqiperise se Jugut, ne fund te shek. XIX-te dhe fillim i shek. XX-te. Ishte kjo kulture muzikore qytetare, e cila u lidh ngushtesisht me formacionin iso-polifonik te sazeve, pasi sazet linden per te mbajtur dhe per te trasheguar me tej nje formule te caktuar te etnogjenezes sone muzikore. Sazet se bashku me drejtuesit e tyre, gernetaret, erdhen natyrshem ne zhvillimet e folklorit muzikor shqiptar (rreth gjysmes se dyte te shek. XIX dhe fillimit te shek. XX), per te luajtur nje nga rolet me te rendesishem ne ruajtjen, propagandimin dhe zhvillimin e tradites muzikore popullore deri ne ditet tona. Ne gati nje shekull, ato kane mundur qe te prezantojne dhe afirmojne muziken e tyre ne boten shpirterore te shqiptareve kudo ku jane, e me tej. Kjo eshte aq e vertete saqe kur studion sazet, sikur ke rrokur ne teresi jeten e folklorit muzikor te qyteteve shqiptare te shek. XX. Pa dyshim qe thelbi i kultures muzikore qytetare iso-polifonike permetare eshte i lidhur sa me konvertimin e formules iso-polifonike te te kenduarit fshatar, por edhe me transferimin e saj ne formacionin qytetar te sazeve, i perbere nga vegla te temperuara si klarinete, violine etj. Ne krahasim me folklorin muzikor fshatar, sazet edhe kendonin edhe luanin me vegla njekohesisht, duke sjelle nje variacion me te madh muzikor te materialit popullor dhe popullarizim mbarekombetar te saj. Te sazet e Permetit te pas viteve 1940, do te veme re se Usta Laver Bariu e persosi plotesisht rolin e tij si marresi me gernete i iso-polifonise popullore shqiptare. Kuptohet se ky proces i filluar ne fillim te shek. XX-te (me mjeshtra si Selim Leskoviku, Bilbil Vlora, Medi Permeti etj.), kulmoi te Usta Laveri dhe sazet e Permetit, duke u shnderruar ne nje kulture teresisht profesionale. Ne kete kuptim, muzika iso-polifonike qytetare permetare, permes sazeve te Usta Laverit, eshte shnderruar ne model te muzikes se sazeve te shek. XX-te. Pikerisht ketu duhet cmuar roli i Ustait edhe si krijues dhe gernetar. Ne sazet e tij, ai perforcoi artistikisht sektoret baze te muzikes iso-polifonike: marresin, preresin dhe ison, dhe brenda tyre ai gjalloi shpirtin e ngrohte te muzikes se re qytetare, pa prishur origjinen e materialeve muzikore popullore. Ishte Ustai, qe e shnderroi klarineten klasike ne nje gernete popullore, duke nxjerre prej saj nje vegel te re. Ky eshte nje aspekt tjeter i gjenialitetit te tij: klarinete nga pamja, gernete nga tingulli! Kete gje, ai e beri permes nje revolucioni te vertete te percjelljeve instrumentale te kengeve popullore, melodive instrumentale, valleve dhe sigurisht te kabate me gernete, si kulmi i shprehjes muzikore te sazeve. Si artist i ndjenjave te thella, Usta Laveri ka qene gjithmone me kembe ne toke dhe me mendje ne qiell, duke konfirmuar muziken e tradites, por dhe duke zbuluar risine. Sazet e Usta Laverit ndikuan se tepermi edhe ne perbashkimin dhe njohjen e ndersjelle te muzikes popullore nga veriu ne jug. Jane te paharrueshme koncertet e Sazeve dhe interpretimet e Ustait ne Shkoder, Berat, Kosove, Elbasan, Durres etj.

    Autori: Vasil Tole

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    “I fundmi i mjeshterve te sazeve”

    Gerneta e tij ka jehuar per dashurise, por ka mpakur edhe dhembjen e njerezve te dashur te bashkeqytetareve te tij. Kabate e Usta Laverit, sic te gjithe i thone Laver Bariut, nuk mund te mos ndjellin kedo qenie njerezore, ne cdo kend te botes. Vitet e jetes i jane shtuar, portreti i tij eshte mplakur e fryma shpesh nuk i bindet. Permetaret krenohen me te! Madje, shqiptaret mburren e perfaqesohen pertej kufijve me gerneten e tij. Shume eshte shkruar e tingujt e tij kane perkedhelur miliona njerez kudo, ndersa nje liber per jeten e tij sapo ka pare driten e botimit. Autor eshte studiuesi permetar, Vasil Tole, por ai gati-gati “nuk e pranon” autoresine e kesaj vepre jete, duke ja lene ate punes se Usta Laverit dhe atyre ustallareve te tjere te sazeve. Tole na rrefen edhe nje dite te zakonshme te Laver Bariut, muzika e te cilit e ka shnderruar ne te pavdekshem qe ne te gjalle te tij. “Kafja e Gjergjit” ne Permet eshte edhe nje zyre e tij. Aty e takojne te gjithe ata qe e duan, dhe nese Ustai nuk eshte, askush nuk ulet ne tavolinen e tij, tregon Tole.

    Udhe e gjate dhe e veshtire per te mberritur qe ky liber, per Usta Laverin, te shihte driten e botimit?

    Pergatitja dhe botimi i ketij libri per Usa Laverin, te cilin e gjithe shoqeria dhe une si studiues e cmojme si te fundit nga mjeshtrit e medhenj te sazeve, mund te klasifikohet si nje lloj pune jete. Eshte nje liber, i cili nuk fillon sot e te mbaroje neser, por ka nisur dje e do te mbaroje ne te ardhmen, ne kuptimin qe eshte nje liber i hapur. Une kam nje histori te vecante njohjeje me te, si nje permetar, jemi rritur me mrekulline e gernetes se tij. E sot ka nje shprehje qe thote se Permetin e identifikojne nga Vjosa, nga guri i jashtezakonshem i qytetit dhe nga Usta Laveri, nga muzika e tij. E kam njohur qe nga mosha 8-9 vjecare per te vijuar pa shkeputje deri keto dite. Ne momente te vecanta si amator dhe admirues i tij dhe ne pjesen tjeter kjo e nderthurur me interesa studimore. Po s’mund te harroj ne asnje menyre dy vitet e punes sime ne Permet, pas perfundimit te studimeve te larta, si pergjegjes muzike. Per fatin tim, ato ishin edhe vitet ’87-’90-te, kur personaliteti i tij ishte konfirmuar edhe nderkombetarisht. Kam punuar me imazhin e tij, me regjistrime, me kontaktin jetesor, por duke qene edhe neper aktivitete me te. Ndaj, besoj, ne kete pikepamje eshte nje liber jete. Nje liber ka nje kosto te madhe. Por, do thosha se Usta Laveri eshte njeri me kosto, por eshte edhe njeri me vlera dhe me shume miq, te cilet nuk te lene pa mbeshtetjen e duhur financiare per te bere nje botim cilesisht te mire, te shoqeruar edhe me CD-ne, qe perfshin numrat e krijimet muzikore me te mira.

    Te gjithe shqiptaret, edhe vocerraket i kane ndjere tingujt e gernetes se Usta Laverit. Ju, si studiues, mund te na tregoni se cila eshte rendesia me e madhe e tij, tejcuar ne pasurimin e kultures sone?

    Laveri eshte personalitet! Bashke me personalitete te fushave te tjera do te regjistrohet ne historikun e kultures shqiptare, si i fundit nga mjeshtrit e sazeve dhe nje nga krijuesit kryesor te muzikes popullore qytetare. Sazet ka me se 100 vjet qe jane krijuar, dhe koincidoi hyrja e ketyre veglave me zhvillimin urban te qyteteve shqiptare, dhe qene sazet ato qe e krijuan muziken e ketyre qyteteve. Ishte nje sfide e jashtezakonshme, pasi duket qarte sa e veshtire eshte te lesh nje gjurme. Dhe ata arriten nje gje te madhe, krijimin e identitetit te muzikes qytetare dhe Usta Laveri eshte maja me e larte e kesaj kryepune ustallaresh dhe pa diskutim vazhdues i tradites se Selim Leskovikut te viteve ‘20-te, te Vangjel Leskovikut e Biblil Vlores etj.

    Duke qene se ju e njihni prej dekadash, mund te na tregoni ndonje detaj te tij si njeri vec personalitetit te padiskutueshem muzikor...

    Usta Laveri realizoi dicka shume te madhe, muziken qytetare shqiptare, dhe ishte i pashkolluar. Te gjitha arritjet e tij lidhen me ate potencial njohurish dhe tradite, qe familja e tij, ambienti shoqeror ja percolli. Dua te shkepus dy momente. I pari, qe ka te beje me nje krijim te madh te Usta Laverit, kenga “A kane uje ato burime”. E permend jo kot, pasi aty gjendet njeriu i madh sepse kjo kenge i kushtohet bashkeshortes se Ustait, te nderuaren Kano Nurka, qe u nda nga jeta para 2 vjetesh. Permes kesaj kenge, permes bukurise se frazes dhe melodise, veren se sa shpirt te ndjeshem ka ai. Permes portretizimit te bukurise se femres permetare e ka shnderruar ate ne nje perjetim emocional te bukurise se femres te te gjitha koherave. E jo me kot, kjo eshte nje prej kengeve pasaporte te formacionit te sazeve dhe ne si permetare jemi te nderuar qe produkte te lindura ne lokalitete jane shnderruar ne emblema kombetare dhe me gjere. Elementi i dyte, po aq i jashtezakonshem, jane kabate e Ustait, qe ne ne studimet tona i kemi quajtur koncerte te verteta me gernete. Nese kenga e pare mund te cilesohet si nje kryeveper e lirikes, kabate e tij jane kryeveper e dhembjes. Ai ka shoqeruar me gerneten e tij vdekjet e njerezve te dashur te permetareve. Ka qare me gernete ne ceremonite mortore dhe ne varret e tyre duke jua lehtesuar dhembjen njerezve, duke u shnderruar ne nje simbol qe do ta quaja mbinjerezor, i cili qendroi ne familjet e permetareve, duke i percjelle ata nga lindja deri ne varr. Kjo nuk eshte pak! Kjo eshte simbolika me e fuqishme qe mund te kete arti dhe Usta Laveri eshte sa nje gernetar i shkelqyer, sa personalitet qe kontribuoi ne lemimin dhe krijimin e kultures sone kombetare ne fushen e trashegimise shpirterore, sa nje kryefamiljar e baba i dhembshur, po ashtu nje qytetar i pare i Permetit. E te gjitha keto bashke e bejne te rrezatoje, duke e kthyer ate ne nje simbol te njeriut, i cili vjen me vlerat e tij, duke pare nga e ardhmja, por duke respektuar shume te shkuaren.

    Po sot, si eshte nje dite e Usta Laverit?

    Ditet e sotme te tij jane te mbushura me shume dashuri nga familjaret e tij. Por ka merzitjen e humbjes se bashkeshortes dhe te gjithe e ndjejne kete gje. Ne Permet, ai respektohet si shenjt! Duke mos lene aspak menjane dashurine e bashkeqytetareve te tij. Ka nje ritual, te cilin nuk e prish asnjehere! Nje pjese te kohes e kalon jo vetem ne shetitje, por edhe ne “lokalin e tij”, qe i thone lokali i Gjergjit ne Permet. Ne tavolinen ku rri ustai, nuk ulet askush kur nuk eshte ai, pra tavolina ka ate ose mbetet bosh. Kjo eshte edhe zyra e tij, ku te gjithe, qytetare te Permetit apo te tjere shqiptare e takojne. Institucioni i Usta Laverit eshte institucioni me i rendesishem momentalisht ne Permet.

    Hera e pare ne skene, 1952

    Jane regjistrime qe na cojne ne vitin 1952, si daljen e pare publike te Laver Bariut ne skenen e Festivalit Folklorik te Gjirokastres. Po publikisht u largua nga skena ne festivalin e vitit 2000. “Eshte nga me te jashtezakonshmit sa i takon respektimit te skenes, shprehet Tole, dhe per kete ka marre te gjithe meriten. Por sa kohe te marrim fryme, une e koleget e mi s’do te mund te reshtim se zbuluari ane te tij te jashtezakonshme, te ketij kryemjeshtri te muzikes sone. Eshte kenaqesi qe ai eshte gjalle, e i merr keto vleresime qe ne te gjalle te tij”, perfundon studiuesi.

    Pėrgatiti: Anisa Ymeri
    Koha Jone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e born to kill
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    VIJ VERDALLE
    Postime
    23
    TE FLASESH PER USTA LAVER BARIUN DO NJE NATE TE GJATE DIMRI. AI ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET GJITHMONE USATI I KABA-se, DHE, MUZIKES SE VETME ME KLARINETE [GERNETE]. PERSONA SI I MADHI LAVER BARIU NJEHERE I LIND NENA. DO TE CITOJ VETEM NJE FRAZE NGA FERIT LAMAJ, AUTOR FABULIT I NJOHUR, QE PREJ SHEKUJSH RRON E THENA, QINGJI I MIRE I PI DY NENA, POR NUK DINI ME TE RENE PI SERVILI, [RRUFJANI] GJITHE KOPENEKJO FRAZE ESHTE E VLEFSHME PER KRERET E SHTETIT QE DUAN VETEM TE NGOPIN BARKUN E TYRE DHE HARROJNE USTALLARET E VERTETE QE I DHANE DRITE DHE SHUME JETE, EDHE MBUSHEN DASMAT TONA SHQIPETARE ME GJALLERI, KURSE ATA VETEM TE SHKATERROJNE KULTUREN E KOMBIT TONE, DUKE PRISHUR KINEMATE E VJETRA, DUKE LENE PIERATERINE TE LULEZOJE, ME MUZIKE TE VJEDHUR PREJ SHTETEVE FQINJE. KESHTU QE I MADHI LAVER BARIU NUK DO TE VDESE KURRE.

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •