Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Flurans Ilia - Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Xhungla

    Ky tregim (parodik) u pėrkushtohet nė shenjė respekti e dashurie,
    tė gjithė refugjatėve dhe emigrantėve nėpėr jetė,
    nė kėrkim tė njė bote mė tė mirė ;
    Njė vapė e tmerrshme prej sė cilės bulėza djerse lėshoheshin tatėpjetė ballit, pėrmes vetullave nėpėr hundė, e prej aty pikė-pikė rrėzoheshin
    pėrdhe, karakterizonte klimėn pėr rreth. Qė pylli ishte i tejskajshėm kjo tė binte lehtė nė sy, sepse ishte njė pyll i madh i mbuluar me drurė dhe shkurnajė tė dendur. Njė pyll i tillė e kėnaqte pa masė imagjinatėn time tė sėmurė pėr tė patur rreth vetes natyrė dhe objekte pa kufijė ku syri tė ngopej me larminė e ngjyrave tė pafundme. Xhungla shtrihej tejembanė me qetėsi misterioze tė ndėrprerė shpesh herė prej britmash tė frikshme qė thyenin kontrastin e ditės njėsoj si helika e njė helikopteri policie nė orėt e para tė mėngjezit, i vėnė nė ndjekje tė keqbėrėsit.

    -Kjo ėshtė xhungla ! - fillova tė rrefehem pėrballė oficerit tė emigracionit nė fytyrėn e tė cilit ndiheshin dukshėm nota indiference dhe mospėrfillje - Xhungla ime nė tė cilėn pa e kuptuar hyra qė mbas pėrfundimit tė shkollės, nė fillimin e viteve nėntėdhjetė ...

    Nė tė ecej me zor tė madh duke ēarė shkurrnajėn me vėshtirėsi. Pėrpara meje printe gjithmonė shoqėruesi im , njė ėngjėll zezak rreth
    tė dymbėdhjetave, trup-shkurtėr me dhėmbė si rruaza tė bardha e tė bukura, me buzė tė trasha e kaēurela tė ashpra, i cili mė kishte treguar gjithēka qė karakterizonte kėtė vend me pafajsinė e tė qenit i pafajshėm, sepse ishte njė ėngjėll. Printe vazhdimisht gjatė gjithė rrugės time dhe ndėrsa ēante shkurrnajėn, e hapte shtigje tė reja kisha mundėsi gjatė gjithė kohės tė shihja veē krahėt e tij tė bardhė e tė mėdhenj pupėlor mbi shpatullat e zeza qė i jepnin vlera tė cilat nuk mundej t'i kishte njė ėngjėll i racės sė bardhė sepse do t'i mungonte pikėrisht kontrasti midis dy ekstremeve tė ngjyrave qė ngjyrosin botėn. Pėrgjatė degėve shfaqej ndonjė gjarpėr i madh fėrshėllyes ndėrsa hapėsirėn e pėrtejme e shponte ulėrima e ndonjė kafshe tė egėr qė nėpėrmjet forcės sė saj demostronte kufijt e teritorit tė vet.
    - Nė xhungėl - mė thoshte ėngjėlli im - ēdo gjė ėshtė e ndėrtuar nė bazė tė forcės tė atij qė mbijeton zotėri ! Njė lloj jete qė s'ka rregulla tė shkruara dhe ligjin e bėnė mė i forti !

    - Cila ka qenė arsyeja qė tė ka shtyrė tė vije gjer kėtu ? - mė pyeti me njė shprehje krejt tė ftohtė oficeri i emigracionit.
    - Ndoshta kėrkimi i vetvetes ! - thash.
    - Si ta kuptoj kėtė gjė ? - vazhdoi ai.
    - Si pėrpjekje pėr njė jetė mė tė mirė nė mėnyrė qė tė kem mundėsi tė kuptoj mė mirė aftėsitė e mia zotėri !
    - Pse, ēfare ju ka munguar nė vendin tuaj ? - mė pyeti.
    - Sė pari vetja. Sė dyti njė pashaportė pėr tė lėvizur i lirė gjithandej nėpėr botė pa patur nevoj pėr viza. Njė pashaportė qė tė mė japė sado pak dinjitet pėrballė tė huajve zotėri ! Pėr kėtė arsye jam kėtu sotė ! - i thash mė sė fundi prerė dhe i vendosur...

    - Cilat gjellė pėlqeni mė tepėr im zot ? - ishte udhėrrėfyesi im kėsaj here qė po mė pyeste si gjithmonė pėr gjėra tė kota nė pamje tė parė por qė pėr tė kishin rrėndėsi ekstremisht tė veēantė sepse nuk mund t'i shlyenin nga kujtesa pėrvojėn e asnjė dite tė uritur tė fėmijėrisė sė vet.
    E pashė me ngulm nė ata dy sytė e tij si tė njė tigri tė uritur Afrikan dhe qetėsisht i thashė :
    - Guzhina mesdhetare ! Mė pėlqejnė ullinjtė, agrumet, djathi, peshku, verėrat dhe vreshtat e mesdheut.
    - Po tjetėr im zot ? - vazhdoi ai kureshtar dhe i uritur si gjithmonė.
    - I kam dashur tė gjitha mėngjeset dimėrore sė bashku me njė kafe tė ngrohtė me qumėsht tė pėrgatitur nga duart e nėnės time. Nė guzhinėn e ish shtepisė time nė Berat, qė prej kaq kohe e kam braktisur, ėngjėlli im. E ēfarė nuk do tė jepja tė rrikthehesha edhe njė herė atje ! - thashė ndėrsa i prekja ato flokėt e tij krejt tė zeza kokolepsur nga njė dorė e ashpėr artizanale.
    - Po pėrse, si ike prej andej im zot ?
    - Oh , ėshtė histori e gjatė e koklavitur biri im, po tė ishte gjithshka mirė atje nuk do tė isha sot kėtu - thashė e prej aty kujtimet e mia ja nisėn fluturimit tė tyre pėr nė Europė, ku tashmė ka ardhur pranvera dhe zogjtė kthehen nga shtegėtimi i tyre i gjatė...
    Ndėrsa Athina pėrplaste qepallat e veta tė lodhura rrėzė Akropolit , nė orėt e para tė paradites, pėrmes rrėnojave dhe ndėrtimeve tė reja rreth e qarkė, mundoheshim nė njė vend fare tė ngushtė tė hapnim njė gropė tė madhe tė pakuptimtė qė nuk e di se pėr ēfare arsye do tė shėrbente mė vonė. Ishim katėr veta qė punonim brenda gropės. Unė, njė bullgar qė ishte spiun i padronit, njė polak qė pinte jashtė mase mbas pune, zihej me tė shoqen dhe kishte vėshtirėsi tė zgjohej nė mėngjes, njė ish emigrant grek kumarėxhi i rrikthyer nga Gjermania pa asnjė dyshkė nė xhep, si dhe vetė padroni qė ngjante tmerėsisht me kėngėtarin e njohur grek Jorgo Dalara, qė pinte birė tė ftohtė jashtė gropės nė njė hije atje tej. Bėnte njė vapė e tmerrshme dhe punonim pa ndaluar tė mbytur nė djersė. Pėr mė tepėr nuk e dinim dhe nuk po e kuptonim pėrse duhej kjo dreq grope kaq e madhe kėtu mu nė zemėr tė Athinės . Qė prej njė kohe tė gjatė ajo punė nuk kishte fund dhe ishte shumė pak e paguar. Pėr mė tepėr ishte ngushtė dhe bėnte vapė nė tė, sa u detyrova ta lė. Njė javė mė mbasė nė gazetėn "Ta Nea" u dha lajmi se nė njė aksident tė papritur kishin humbur jetėn tre tė huaj nė hapjen e njė grope urbanistike mu nė zemėr tė kryeqytetit grek. Njėri kishte qenė bullgari pėr tė cilin nuk mė erdhi keq sepse ishte spiun i padronit. I dyti polaku qė nuk kishte marrė vesh asgjė nga e gjithė kjo histori pėr arsye se nuk i kishte dalė ende pija e njė dite tė mėparshme. I treti njė bashkatdhetar i im shqipėtar qė pėr fatin e tij tė keq kishte vetėm njė javė qė kishte filluar nė atė punė. Pėr ēudi emri i grekut mungonte aty dhe si mora vesh mė vonė nė momentin e aksidentit kishte shkuar pėr tė pirė ujė dhe zari i fatit e kishte shpėtuar ashtu sikurse nė njė lojė kumari. Gjersa gropa ngelej pėrherė e pa pėrfunduar dhe gėlltiste jetė njerėzish vendosa pėrfundimisht ta lė Greqinė dhe tė nisem nė kėrkim tė fatit tim tjetėrkund.
    Nė Milano mbėrrita pėr herė tė parė nė njė natė tė ftohtė dimri tė vitit 1997. Ishte prag Krishtlindjesh dhe pėr shkak tė njė mos kordinimi tė orareve tė trenave e humba ekspresin qė do tė mė shpinte pėr nė Madrit po atė natė. Jashtė portės sė mbyllur tė "Stacione Centrale di Milano" qėndronte njė anglez simpatik mesoburrė nė krahun tim i cili kishte humbur trenin e vet gjithashtu. Mė ēuditi kur e pyeta se "si tė quajnė ?" , dhe m'u pėrgjigj "Xhejms Bond" !
    -Oh, ju lutem mos u tallni me mua zotėri ! - thashė duke qeshur.
    Por ai ishte mėse serioz nė vete duke mė treguar pashaportėn e vet tė Mbretėrisė sė Bashkuar nė tė cilėn shkruhej ekzaktėsisht emri nė fjalė. U habita. Sidoqoftė mė kujtohet se kaluam disa orė sė bashku duke u dridhur nga tė ftohtit. Nė pamjen e parė ai njeri nuk mė krijonte asnjė lloj imazhi iluziv pėr veē se atij tė agjentit tė njohur 007. Pėr mė tepėr mbante edhe emrin e tij nė pashaportė . Filloi tė bėnte shumė ftohtė dhe vendosa tė shkoja nė ndonjė hotel. Nga dritarja e taksisė i dhashė njė pėrshėndetje Xhejms Bondit tė cilin e lashė atje me jakėn e vet tė pardesysė tė ngritur, i mbėshtetur pas kollonave tė pafundme tė stacionit qendror, njėsoj sikur tė kishte qenė i gatshėm pėr ndonjė mision sekret nė Itali . U vendosa nė hotelin "Sempione" pranė sheshit "Republica". Gjithshka ishte e pastėr dhe shumė e rehatshme nė atė vend. Personeli i hotelit pėrbėhej nga njerės tė sjellshėm. Fjeta shumė rrėndė me ndjesinė se dikush mė ndiqte dhe nuk mė ndahej kėmbė mbas kėmbe. U zgjova si jo shpesh herė nė jetėn time diku rreth orės dhjetė tė mėngjesit me deshirėn e vetme tė bėja njė banjė dhe tė vihesha nė kėrkim tė ndonjė kafeje pėrpara se tė nisesha pėr rrugė. Pėrtej grilave tė porsahapura vura re se rrugėt i kishte mbuluar dėbora dhe nata e mėparshme duhej tė kishte qenė e ftohtė. M'u kujtua Xhejms Bondi i njė nate tė mėparshme tė cilin e kisha lėnė atje. Zbrita nė barin e hotelit ku porosita njė kapuēino e cila sa s'mė ra nga duart ndėrsa barmani jo vetėm qė ngjante por edhe pėrzemėrsisht mė tha se quhej Marēelo Mastrojani !
    - Nuk ka mundėsi ! - gati sa nuk klitha nga kjo seri koiēidencash tė njėpasnjėshme .
    Por duke mė treguar pashaportėn e vet tė Republikės Italiane vura re se mbante me tė vėrtetė emrin dhe mbiemrin e aktorit tė njohur .
    Ndėrsa tranzit kalonim nėpėr Francė nė tren, nuk do ta besoni po t'ju them se u njoha me njė student i cili njėrėn kėmbė e kishte tė prerė e quhej ekzaktėsisht Artur Rembo ! Atėher nuk prisja gjė tjetėr nga ky udhėtim i ēuditshėm prej rrefugjati veēse qė me tė mbėritur nė Spanjė tė "takohesha" me Frederiko Garsia Lorkan e ringjallur ! Por nuk ndodhi kėshtu . Kalova njė natė tė cilėn nuk kam pėr ta haruar nė hotelin Asturias nė Madrit. Kisha dhimbje koke dhe fjeta tmerrėsisht keq duke ėndėruar se po shkoja sė bashku me Lorkan drejt vendit tė pushkatimit. Nė mėngjes e mblodha veten dhe teksa po flisja me mamanė nė Shqipėri nė telefon ajo mė njoftoi se nė mungesėn time tė kėtyre kohėve njė grup banditėsh nė Berat nėn kaosin qė ka pėrfshirė vendin kishin vrarė Robert Kolanin, njė shokun tim tė fėmijėrisė pa ndonjė arsye tė veēantė. M'u duk kjo njė parandjenjė e brendashkruar brenda ėndrave tė njė nate tė mėparshme ku kisha ėndėruar gjithashtu veten tė hypur nė njė kalė tė bardhė me flatra qė vjedhurazi kishte shpėtuar nga mitologjia greke. Me njė aeroplan tė shoqerisė "Iberia" i cili si pėr ēudi pėrngjante me Pegaso u ngrita nė qiell duke e lėnė mbasė tokėn e kontinentin plak. Po bėja realitet njė ėndėr tė gjatė duke u nisur drejt njė jete mė tė mirė. Por gjithshka nuk ndodhi sipas parashikimeve qė kisha bėrė. Mbi Atlantik aeroplani e humbi pėr shkak tė erėrave tė forta drejtimin e vet drejt Amerikės dhe nė vend qė te mbėrrinte nė tokėn e premtuar (ose tė bekuar) humbi nė xhungėl. Nė tė gjithė personat e humbur tė kėrkuar tė kėsaj historie vetėm emri im nuk ishte ai qė duhej tė ishte sepse e kisha pėrshkuar Europėn gjatė gjithė udhėtimit tim me njė pashaportė fallco ku nė tė nuk ishte shėnuar identiteti im i vėrtetė .

    - Me tė vėrtetė e pabesueshme dhe e ēuditshme historia jote, zotėri ! - tha i pakėnaqur oficeri emigracionit
    - Jo aq dhe e pabesushme sa kjo qė do t'ju tregoj mė mbasė, zotėri - thashė .

    - Uii ... uii... uiiiii ... E preu hapsirėn pėr rreth njė klithmė tipike majmunėsh. I trembur shterngova fortė pushkėn qė mbaja ndėr duar. Por ishte ėngjėlli im qė ma kapi duke e ulur poshtė grykėn e saj. Mė tej duke mė bėre shenjė tė qėndroja sa mė gjakftohtė ma bėri me gisht tė shihja diku lartė midis degėve tė pemėve nga vinte zhurma.
    - Po ndoth ēfarė ? - pyeta me zė tė ulėt kureshtar .
    - Po ndoth diēka qė nuk e keni patur fatin ta shihni mė parė. Shikoni atje lartė. Kemi pėrpara syve nje gjueti majmunėsh, im zot ! -m'u pėrgjigj ai me ata sytė e tij tė vėmendėshėm tė cilėve nuk u shpėtonte asnjė detaj nga ato qė ndodhnin rreth e qarkė .
    -Gjueti majmunėsh ? Nuk po kuptoj se ēfarė ėshtė kjo ?! - e pyeta i habitur.
    -Shiiiit ! - mė bėri shenjė tė heshtja me atė gishtin e vet tė zi tė vendosur vertikalisht mbi buzėt e veta tė trasha ai.
    Nuk bėra zė dhe vėshtrimin e hodha pėrtej degėve andej nga zhurmat sa vinin dhe shtoheshin .
    - Haaa...huuu...hooo...
    Njė majmun me trup mesatar kacavirrej sa nga njė degė nė tjetrėn i ndjekur pėr jetė a vdekje nga njė grup majmunėsh tė jo sė njėjtės racė me tė. Poshtė degėve njė grup tjetėr tė cilėt duhet tė ishnin femrat dhe fėmijėt e bashkėsisė e shoqeronin ndjekjen me thirrje histerike qė mbulonin gjithe hapsirėn pėr rreth. Nga njėra degė nė tjetrėn, nga njėra pemė nė tjetrėn, nga njė nivel mė i lartė nė njė nivel mė tė ulėt, ndjekja vazhdonte tė bėhej edhe mė e ashpėr. Stimulohej gjithashtu edhe nga thirrjet e panumėrta qė sa vinin dhe shtoheshin .
    - Viktima ėshtė njė majmun i njė race tjetėr qė nuk bėn pjesė nė kėtė bashkėsi - filloi tė mė shpjegonte ėngjėlli im - kurse ndjekėsit nėpėr degė janė meshkujt e kėsaj bashkėsie. Ato qė sheh duke thėrritur me histerizėm atje poshtė janė femrat e bashkėsisė. Kurse tė tjerėt janė femijėt tė cilėt thėrrasin tė entuziazmuar nga kjo skenė pjestarė tė sė cilės do tė bėhen mė vonė ndėrsa do tė rriten nė jetė .
    Viktima i trembur nga thirrjet e panumėrta gjithandej dhe i ndjekur kėmba kėmbės filloi tė tregojė shenja lodhje qė e bėnte tė zbriste gjithmonė e mė poshtė, gjersa njė moment dora e fuqishme e ndjekėsit kryesor e shkėputi nga mė e afėrta degė dhe e rrėzoi drejt tokės . Aty ishte fundi. Nė njė kohė tė shkurtėr mbi tė u hodh e gjithė turma e meshkujve tė cilėt e godisnin me ē'tė mundnin. Me grushta, gurrė e shkopinj nė trup e nė kokė. E mė tej ja shqyen barkun me thonj ende pa e lėnė tė jepte shpirt pėrfundimisht. Ja ēanė kokėn me njė gurrė tė madh, tė gjithė tė mbledhur rreth tij filluan tė mbllaēisnin pjesė nga organet e pėrgjakura ende tė ngrohta. Shihja se si nga buzėt e tyre tė pėshtira pikonin pika gjaku tė freskėta. Dėgjoja thyerjen e gjymtyrėve dhe brinjėve tė viktimės tė pėrzier me thirrjet e gėzuara tė fėmijėve dhe hungėrrimat e urituar tė tė riturve. Shqyerja e zhapave tė barkut e mė tej zorrėt e varura nėpėr degė mė bėnė tė ndihem jo mirė dhe me kokėn mėnjanė fillova tė nxjer gjithēka nga brenda stomakut tim, ėngjėlli i zi duke mė parė me ata sytė e vet tė pafajshėm njėfarėsoj me atė zgjuarsi dhe dije qė e karakterizonte nė shpjegimin e situatave tė tilla duke mė mbajtur ballin mė tha :
    - Kjo ėshtė diēka e natyrshme im zot, nė xhungėl ēdo gjė ėshtė e natyrshme, ēdo gjė ėshtė e lejueshme !
    Duke e shtytur fortė larg vetes i ulėrita mu nė fytyrė i nėrvozuar :
    -Cila ėshtė e natyrshme mother fucker qė njė majmun tė shqyej nė kėtė mėnyrė kaq makabre njė majmun tjetėr ?!
    -Natyrisht, gjithēka ėshtė brenda rregullave tė lojės sė xhunglės im zot - mė tha me fytyrė tė trembur.
    -Si ? E natyrshme ėshtė kjo skenė ?! - ulėrita duke ia shkulur krahėt e bardhė pupėlor nga shpatullat e veta tė zeza fėminore .
    - Kjo ėshtė e natyrshme atėherė, kjo qė do tė bėj tashti ! - thashė, dhe me grykėn e pushkės drejtuar drejt turmės godita mu nė kokė kryetarin e bashkėsisė , pikėrisht atė qė ishte edhe ndjekėsi dhe ekzekutuesi kryesor i viktimės. Me rrėzimin e tij sa gjatė e gjerė mbi tokė e gjithė turma tjetėr u shpėrnda e frikėsuar nė panik .Pėrmes heshtjes sė sapo krijuar dėgjoja mbas vetes zėrin e ėngjėllit tim .
    -Ti nuk duhej, nuk duhej ta bėje kėtė gjė - mė thoshte pėrmes tė qarave tė tij ngashrrimtare - ata ishin brenda natyrės sė tyre .
    - Nuk kishe tė drejtė tė qėlloje. Nuk ke tė drejtė tė prekėsh krahėt e mi. Nuk ke tė drejtė ... - dhe tė qarat i mbytėn ndėrkohė .
    - Briri im, ata e meritonin ! - i thashė i bindur nė gjithēka qė kisha bėrė dhe mė tej pėr ta qetėsuar vahzdova - Sa pėr krahėt e tu mos u mėrzit. Do tė blej tė tjera nė supermarket apo nė dyqane mode sapo tė mbėrrijmė drejt tokės sė premtuar (ose tė bekuar si tė duash mund ta quajmė) nė perėndim ! U qetėsua dhe mė tej vazhduam rrugėn duke lėnė pas vetes gjithēka .

    Oficeri i emigracionit po mė shihte me ngulm si tė ishte pėrballė njė formule algjebrike zgjidhja e sė cilės po e mundonte pėr sė tepėrmi.
    - E mė tej ? Ndodhi ēfarė, mė tej ? - mė pyti pėr tė parėn here me sy kureshtar .
    - Asgjė e veēantė - thash indiferent - Njė njeri i vetėm nuk mund t'i ndryshojė dotė ligjet e kėsaj bote !
    Ai mė pa gjithė inat dhe dyshim dhe ngaqė kureshtja po e brente mė pyeti :
    - Po me ėngjėllin tėnd ēfarė u bė ?
    Pėr tė parėn herė gjatė gjithė kohės sė intervistės sime po vėreja se oficeri ishte njė person i racės sė zezė, seriozisht kureshtar .
    - Ah, se pėr pak harova ! Me tė mbėrritur nė perėndim nė tokėn e premtuar ,ose tė bekuar, po tė doni ta quajmė kėshtu, atij nuk i pėlqyen krahėt e shtrenjtė ėngjėllor Made in Armani qė i bleva, "nuk janė tė vėrtetė" mė thosh, ndaj dhe vendosi tė qėndronte ashtu pa krahė me kėmbė mbi tokė. Tė them tė vėrtetėn nuk e di se ku bėhet tashti por nga njė telefonatė e disa kohėve tė mėparshme mė thoshte se shpėrndante delivery piza nė Bronks tė New York-ut . Ishte i kėnaqur dhe fitonte jo keq .
    - Ok zotėri, jeni i lirė, mund tė shkoni tashti e tė prisni njė pėrgjigje nga ana jonė se ē'do tė bėhet me ju ! - mė tha me sy qė i ndrisnin i bindur se e kishte gjetur zgjidhjen e formulės algjebrike e cila e kishte munduar kaq shumė ...
    Me tė dalė nga zyrat e emigracionit... ( Brendia e sė tashmesėshkuarėsėardhmes nuk konfiguronte veēse si njė zero e madhe absolute qė tė jepte idenė se diēka ndryshon ).

    Nėn kėpucėt dimėrore ndjeva se si akulli i trotuarit thyhej poshtė kėmbėve tė mia duke krahasuar zhurmėn e tij me thyerjen e gjymtyrėve tė asaj qėnie tė pafajshme qė mė kishin zėnė sytė nė atė gjueti tė ndyrė majmunėsh. Imazhi i xhunglės mė shoqeronte nė tė gjithė kohėzgjatjen e hapave tė mia nga ndėrtesa e zyrave tė emigracionit e gjer nė barin e cepit tė rrugės ku mė prisnin miqtė e mi pėr tė kthyer ndonjė gotė sė bashku. Gjatė rrugės ndihesha i lumtur qė kisha mbėritur gjer kėtu pėrmes kėtij dimri tė shtruar nga dėbora. Veriu i largėt kishte diēka parajėsore dhe nė tė mbusheshe lirshėm me frymė. Me tė hyrė nė barin e ngrohtė menjėherė u ndieva si nė shtėpinė time. Aty ishin tė gjithė personazhet e mia tė kėsaj historie, duke i afruar njėri tjetrit pėr tė pirė, tė lumtur ata flisnin e qeshnin me zė tė lartė. Nė fakt nė njė pikė nuk i kisha treguar tė vėrtetėn oficerit tė emigracionit nė lidhje me ėngjėllin tim qė mė kishte shoqeruar nė xhungėl. Pėrveē armėve dhe rekordeve policore qė kishte, nė jetėn reale, ai ishte rebelues dhe nuk punonte si shpėrndarės picash nė Bronks tė New York-ut, por shiste dhe konsumonte njėkohėsisht marijuana si duket pėr tė kujtuar dhe ngelur brenda kontureve tė kohės parajsore kur kishte qenė njė fėmijė ėngjėll. Nė krahun tjetėr miku i fėmijėrisė time Robert Kolani ishte shndėruar tashmė nė njė ėngjėll pasi e kishin masakruar me thika barbarisht pa ndonjė tė veēantė arsye nė Berat . Pronari im grek Vasili qė me tė vėrtetė i ngjante kėngėtarit Jorgo Dalara si dėshirė tė vetme tė jetės sė tij kishte patur kėngėn ndėr deje e meqėnėse nuk e kishte realizuar si ėndėr u pinte gjakun puntorėve tė tij refugjat duke i shfrytėzuarr si skllevėr tė kohėve moderne. Bullgari kishte filluar tė pinte jashtė mase pėr tė gjithė kohėn e humbur tė spiunllėqeve tė tij nė mėrgim. Nė tė kundėrt polaku e kishte ndėrprerė plotėsisht pijen dhe i ishte pėrkushtuar punės dhe familjes. Bashkatdhetari im ishte rikthyer nė atdhe me njė thes me rrecka pėr tė katėr fėmijėt e tij qė i priste njė fat jo mė i mirė se ai i babait tė tyre. Kurse "barba" Kosta, kumarxhiu i vjetėr grek, vazhdonte pėrsėri tė luante kumar me zare dhe tė hante edhe ato pak para tė pensionit tė vet qė i vinte nga Gjermania. Xhejms Bondi , emri i vėrtetė i tė cilit ishte Adam, ishte njė irlandezo verior katolik nga Belfasti qė kėrkohej nga shėrbimi sekret britanik pėr aktet e veta teroriste . Marēelo Mastrojani dhe Artur Rembo ishin veēse tipa romantik e ėndėrimtare (njėri fshatar siēilian i punėsuar nė veri tė Italisė , nė Milano dhe tjetri homoseksual parisian, student letėrsie i ngelur nė vjeshtė), qė njė jetė tė tėrė kishin ėndėruar tė bėheshin ata qė nuk ishin bėrė dot kurrė. I pėrjetshėm poet kishte ngelur Lorka edhe mbas pushkatimit tė tij nga fashistėt nė Spanjė . Ndėrsa unė jam akoma nė kėrkim tė njė identiteti tė pėrjetshėm pėr njė jetė mė tė mirė sė bashku me personazhet e mi. Ah, se pėr pak harrova, oficeri i emigracionit qė nga koha e diktatorit Dyvalie e kishte braktisur Haitin dhe ngaqė kishte dyshime se e shoqja e tradhėtonte me njė tjetėr person tė racės sė bardhė i shikonte tė gjithė njerėzit me mos-besim. Ndaj nuk jam shumė i sigurt nėse e besoi historinė time apo jo. Pėrsa u pėrket tė gjithė juve qė e njihni tashmė kėtė histori me zė tė lartė duke ngritur kupėn time sinqerisht ju them :
    -Gėzuar tė dashur miq !
    -Gėzuar ! - ma kthyen shėndetin personazhet e mi nga tė gjitha ambjentet e barit tė jo fort ndriēuar dhe filluan tė duartrokisnin me admirim pa qėnė nevoja tė kuptonin nėse kjo histori u pėrkiste edhe atyre nė njė farė mėnyre ose jo, sepse ishin pjesė e saj. Unė krijuesi i tyre ... ose krejt e kundėrta, teksa dėgjohen duartrokitje, tė qeshura, thirje tė gėzuara, vet e qeshura dhe zėri im me droje duke thėnė :
    -Ju faleminderit ! Ju faleminderit tė gjithėve, qė mė krijuat ! ...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Mėngjesi i njė dite tė re

    Mėngjesi i njė dite tė re

    "... diēka po ngjet mikesha ime,
    jo gjithēka,
    thėngjij tė vdekshėm jemi,
    pjesėza tė sė tėrės..."
    ilir belliu

    Besoj se gjėja mė e pavlerė e kėsaj bote ėshtė tė mos kesh fuqi tė bėsh ato ē'ka dėshiron tė bėsh brenda kohės qė fati tė ka lėnė pėr tė jetuar ndėrsa je i ri. Ose tjetėrsoj, tė kesh fuqi pėr tė shndėruar botėn dhe bota tė mos japė asnjė tė vetme mundėsi qė tė realizosh kėtė dėshirė. Pėrngjanė e gjithė kjo metodė tė menduari dhe vepruari me njė monedhė me dy faqe, tė cilėn sido qė t'ja zgjasėsh kamarjerit nė cilėndo prej tyre qėndron e njėjta vlerė monetare, qė si pėrfundim e redukton natėn nė njė gotėz tė dashur me alkool qė pėr mijra vjetė, nė miliona tė ndryshme jetė, ka shoqeruar njerėzimin gjithmonė nė pritje tė mėngjesit tė njė dite tė re.
    Trupin e ndieja tmersisht tė lodhur nga puna fizike e ditės qė shkoi. Truri i lodhur nė udhėtimin e vet tė akullt drejt kėsaj hapėsire tė pakuptimtė shpesh herė mė hidhte nė kėto momente prehje nė pragun e njė humnere absurde, boshe dhe vetmitare tė ekzistencės sime tė ngujuar pėrpara njė gote konjak "Skėndėrbej", nė qytetin e studentėve, duke soditur i qetė natyrėn paqėsore njėsoj tė pakuptimtė tė yjeve qė qėndronin tė palėvizshėm pėrmbi kodrat e Saukut. Dhe kjo po ndodhte pikėrisht njė natė pėrpara mėngjesit tė pėrgjigjes sė analizave tė mia mjeksore...
    Papritur, pėrball meje u shfaq zonjusha G. me tė cilėn na lidhte prej njė kohe tė gjatė njė miqėsi e fortė nė linja tė padukshme pjesė e sė cilės ishte njė i tretė shok i yni nga po i njėjti qytet, me tė cilin i kisha lėnė dy javė mė parė tė flinin bashkė nė dhomėn time. Ditėn e parė pėrfundova pėrjashta pėr ti lėnė vetėm dhe e shtyva natėn mbi thasėt me miell tė furrit tė bukės ku edhe isha i punėsuar pėr tė pėrballuar jetesėn e shtrenjtė tė kryeqytetit. Nė tė dytėn ditė nuk m'u dha kjo mundėsi ndaj dhe isha i detyruar qė pėr gjatė gjithė natės tė qėndroj nė dhomė me ta. Pimė njė shishe konjak pėrjashta nė njė barakė buzė Lanės nga hapėsira e parkut ku dukej Piramida e famshme. Mė tej pa rėnė nė sy pėrfunduam natėn vonė nė dhomėn time nė qytetezėn e studentėve ku tė uritur ndamė sė bashku disa kuti konservash qė blemė gjatė rrugės si dhe vazhduam mė tej tė pinim nga gryka e sė njėjtės shishe raki qė mė kishte ngelur aty prej kohėsh. E ndėrsa thithja nga e njėjta cigare me G. nuk rreshtnim tė tregonim histori tė ndyra pėr tė qeshur qė ja ngritėn sė tepėrmi harmoninė tė gjithė mesnatės. Shpesh herė duke qeshur ajo mė hidhte duart nė gjoks. Pa tė keq i qėlloja nga bythėt duke e bėrė tė mė kundėrpėrgjigjej me jastėk fytyrės ndėrsa miku im vazhdonte gjithmonė e mė egėrsisht t'i mėshonte grykės sė shishes sė rakis. Ishin ditėt e tij tė fundit nė Shqipėri. Ditė mė vonė do tė nisej pėr nė Amerikė. Kishte trup gjigand dhe ishte tip sportiv. I pėlqente shoqėria me mua dhe ishim tė pandarė qė prej viteve tė gjimnazit. Njė moment dhe papritur nė qetėsinė e krijuar u dėgjua zėri i tij i fortė pa pikė ndroje duke thėnė :
    - Hej, pse nuk e provoni njė herė tė dy ?! Mund tė jetė kombinim i bukur !
    Pėrmes heshtjes sė krijuar u duk si njė bombė pesha e fjalėve tė tij. Serioz vėshtroja herė atė dhe herė fytyrėn e G. Nuk kishte asnjė dyshim qė ajo ishte e dehur dhe largimi i tij pėr disa ditė mė vonė e lėkunde mė tepėr nė pasiguri. Megjithėse prej kohėsh e dija qė ai nuk kishte asgjė serioze nė raport me tė pėrsėri i bindur pėr momentin thash :
    - Jo !
    Njė grimė mė tej nė mes tyre plasi njė e qeshur nga serioziteti i fjalėve tė mia qė mė bėri tė skuqem nė majat e veshėve e mė tej tė qesh edhe unė vet me ta si naiv pa kuptuar asgjė se ē'po ndodhte. Mbas mesnate ndėrsa me drita tė shuara po pija njė tė fundit cigare i vetėm pėrjashta nė ballkon, nga brenda dhomės poshtė kuvertės sė shtratit dėgjohej gjithmonė e mė fortė zėri i mbytur epshor i zonjushės G. qė mė bėri pėr dy herė radhazi tė mastruboj nėn dritėn e hėnės sė asaj nate tė stėrgjatur qė s'kishte tė mbaruar...
    ... - Hej G. ! - i thira me dorėn nė ajėr. Kisha mėse dhjetė ditė qė s'e kisha parė qė prej kohės kur miku ynė ishte larguar.
    - Sandri, po ku je i dashur, nga ke humbur kėshtu ?! - foli prej sė largu duke u afruar me atė hapin e saj tė shpejtė prej njeriu tė lėvizshėm. Ishte e shkurtėr me njė trup fėminor, mrekullisht elegante dhe e lehtė. Kėmbė tė holla dhe bythka qė mund ti pėrfshije me njė pėllėmbė tė vetme tė dorės.
    - Si je ? Mėrzitesh nga pak ? - i fola plot emocion duke i shtėrnguar gishtat e ftohtė.
    - Nga pakė, ti si je ? - pyeti ajo ndėrsa nė cepin e buzėve tė mia u ngjit njė puthje fare e lehtė e papritur qė mė hutoi.
    Nga qė nuk dija ē'tė thosha i pėrhumbur gjithashtu nga meditimi i pak mė parshėm si dhe nga kujtimi i atyre dy netėve tė pėrbashkėta thash pa tė keq :
    - Nuk tė duket kjo natė dhe ky qiell me hėnė tė plotė e yje tė palėvizshėm nga netėt e pakta mė tė bukura qė rrallėherė jetojmė ?!
    Ajo e habitur ngriti kokėn duke vėshtruar yjet e asaj nate mbi Sauk dhe si nuk konstatoi asgjė tė veēantė me sytė e ngulur drejt e tek unė pyeti :
    - Diēka tė veēantė ti e ke kėtė natė qė po pi, ėshtė kėshtu apo jo ?!
    - Asgjė - thashė duke ju shmangur syve tė saj - asgjė e veēantė thjesht mė pihet. Nuk ka asgjė mė interesante kėtė natė. Do tė mė shoqerosh apo jo ?!
    Pėr tė dytėn herė vėshtrimet tona u kryqėzuan dhe kėtė herė akoma dhe mė fortė. Pėrngjante e gjithė kjo skenė me atė vėshtrimin ngadhėnjimtar tė gladiatorit dhe bishės nė arenė ndėrsa sytė e tyre kryqėzohen plot nerv. Por nuk kisha shumė kohė pėr kėtė dy luftim vėshtrimesh. Plot nerv energjikisht ajo ngriti grushtin me dy gishtat e hapur nė ajėr duke thirur drejt kamarjerit :
    - Dy konjak tė lutem !
    - Oh, jo kėnaqėsia ėshtė e imja - thashė duke ja ulur dorėn poshtė tavoline
    - Ti do qė tė qėndroj apo jo ? - foli ajo - Atėherė unė do ti paguaj gotat e para mė tej nė qafė paē veten le ta marrė ferra uratėn !
    Biseda e parė mbas gjithė kėsaj kohe ishte e pėrqendruar vetėm rreth mikut tonė tė sapo larguar si dhe fundit tė lidhjes sė tyre. Gjith kohės mė thosh se ndihej e vetme. Sharje tė ndyra dilnin prej gojės sė saj nėpėr erė pėr kėtė vend, situatė ekonomike dhe qeveri muti qė fati na kishte vėnė si pjesė pėr tė pėrtypur. E ashtu me copėza bisedash nėpėr dhėmbė e copėza yjesh ėndėrimtarė mbi kokė pa e kuptuar i kishim dhėnė fund gotave tė para.
    - Ku do tė shkojmė se nuk po mė pėlqen mė ky vend - ishte e para ajo qė e theu situatėn.
    Momente tė tilla i mungonin jetės sime ndaj dhe pa e humbur rastin duke hedhur dorėn miqėsisht nė qafėn e saj tė hollė si tė njė mjellme e tėrhoqa nė rrjedhėn e natės. Nuk kishte asnjė rėndėsi se ku veēse larg prej aty. E admiroja sė tepėrmi pėr ēiltėrsinė dhe shoqerinė qė tė jepte si njė djalosh ēamarok nė pije dhe bisedat i kishte tė zhveshura nga lėvozhga e edukatės dhe hipokrizisė. Pėr mė tepėr ishte ndėr tė parat vajza tė qytetit tim qė i kishte kthyer bythėn tė shkuarės dhe jetonte tė tashmen ashtu si i vinte duke e parė realitetin drejt e nė sy.
    Zbritėm poshtė qytetit tė studentėve ku nė njė barakė, ndėrsa pinim cigare dhe konjak, fillova tė zbuloj pjesė tė errėta tė sė shkuarės sė saj tė cilat nuk i dija mė parė.
    Filloi tė mė tregonte se si nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare e kishte pėrdhunuar pėr tė parėn herė njė horr i njohur i qytetit tonė. Mė tej pėrsėri. Pėrsėri gjersa e kishte bėrė dashnoren e vet. Dhe njė ditė gjithēka kishte marrė fund pa pritur pasi ai kishte rrėnė nė burg. Sė dyti ishte dashuruar me piktorin mė tė mirė tė qytetit pėr tė cilin duke qeshur mė thoshte se dyshonte nė pasivitetin e tij gjithė atė kohė. Nė fakt isha e bindur se ai kishte qenė pederast nė tė njėjtėn kohė, thosh ajo. E ndėrsa mė tregonte gjithfarėsoj historish tė ēuditėshme strukej gjithmonė e mė pranė meje. I treti, pasi piktori kishte pėrfunduar nė Francė, kishte qenė njė ish oficer sigurimi i ardhur nga kryeqyteti tė cilit i pėlqente ta lidhte dhe rrihte me rripin e pantallonave pėrpara se tė bėnin dashuri. Kėshtu pėr tė gjitha kėto vite nuk kishte ndier mė pėr asnjė mashkull tjetėr nė botė pėrveē mikut tonė tė pėrbashkėt qė me ikjen e vet e kishte rikthyer nė errėsirėn e vetmisė. Unė nuk flisja. Nuk doja tė flisja pėr veten time sot. Pėr mė tepėr kėtė natė. Ndihesha i urritur si njė kafshė e ndyrė. I pirė. Kisha ftohtė. Duke e tėrhequr pėr krahu zonjushėn G. dolėm jashtė lokalit dhe nėn errėsirėn e natės ndieva tė plotė gojėn e saj tė ngrohtė brenda gojės time. E mbėshteta fort pas njė muri tė atyshėm dhe ishte pothuaj i paevitueshėm instiktivisht gishti i madh i dorės time nė rrugėn poshtė tė mbathurave tė saj. Gjithēka filloi tė shkrinte dhe bėhej njė me natėn dhe pa e kuptuar veten e gjetėm duke ecur drejt qendrės sė Tiranės ku pėrball u shfaq pėrsėri madhėrisht absurde Piramida e famshme. As vet nuk e dija se ē'kėrkoja mė tej kėtė natė. E pėr dreq veten me trupin e ndezur flakė kėsaj here e kapa nė tė parėn barakė qė na doli pėrpara duke pirė birė si shkėrdhat, si duket pėr tė shuar imazhin e gjithēkaje qė herė vinte i qartė dhe herė i tjetėrsuar pėrpara meje njėsoj si dy faqėsia e asaj monedhės pėr tė cilėn ju fola nė fillim. Isha vetėm njė hap larg tė vėrtetės dhe njė piramidė e tėrė mė ndante prej saj. Ndaj dhe sė bashku me zonjushėn G. duke kėrkuar rrugėn e kthimit u gjendėm pėrball Piramidės sė famėshme nuk mė ngelej gjė tjetėr veēse me vėshtrimin lartė kokėfort nė kėtė kapriēio timen, ti them me bindje :
    - Atje, atje lart ! Nėse ėshtė e thėnė tė bėjmė dashuri sonte tė dy atėherė atje, atje lartė. Eja, eja tė ngjitemi atje ! - thash, duke mos i lėnė kohė pėr mėdyshje.
    Ishte ora njė pas mesnate. Si dy tė ēmendur kėmbėzbathur qė tė mos rrėshqisnim u ngjitėm nė faqen e saj tė djathtė gjer nė majė prej ku kryeqyteti me dritat dhe yjet mbi krye dukej mė i bukur si asnjėher tjetėr mė parė. Dhe nuk kishte mė asgjė rėndėsi nė kėtė natė. Dhe nuk kishte natė mė tė bukur se kjo. Nuk kisha pėrjetuar asnjėherė tė tillė pėrvojė jetėsore. Ndėrsa pėrpara meje pėr tė parėn herė, egėrsisht i bėja dashuri zonjushės G. dhe e gjithė mesnata e kryeqytetit shtrihej ngadhnjimtare pėrpara meje me hėnėn e plotė mbi krye. Nuk e di se nga mė erdhi ajo ide e ēmendur ti ulėras si njė ujk hėnės ndėrsa bėja dashuri.
    - Uuuuuuuuuuuuuu !
    - Ej, mos u ēmėnde ?! Mbylle gojėn ! - thėrriste qortueshėm ajo.
    - Uuuuuuuuuuuuuu ! - vazhdoja unė duke ndier tmersisht njė ndjenjė absolute lirie nė shpirt qė mė bėnte tė ndihesha i pėrjetshėm kėtė natė.
    Ulėrimat e mija kafshėrore u pėrzien me epshin e saj duke mė rikujtuar orgazmėn e asaj nate nė ballkon dhe vetveten e ndieva kafshėrisht tė ēliruar mbas efektit tė saj.
    I rikthyer nė njė qėnie humane duke pirė nje cigare pas dashurisė vetveten e ndieja mrekullisht mirė ndėrsa e shtėrngoja G. nė gjoksin tim. Nuk na mbetej gjė tjetėr veēse tė zbrisnim rrėshqitėshėm prej aty dhe t'i jepnim fund kėsaj historie tė saposhkruar qė askush nuk do ta besonte.
    E ndėrsa ngjiteshim nė errėsirė rrugės sė Elbasanit pėr nė qytetin e studentėve po pėrpiqesha t'i mbushja mėndjen qė tė shkonte nė dhomėn e saj, por ajo mė kundėrshtonte e vendosur se nuk donte gjė tjetėr kėtė natė veēse tė flinte me mua nė pjesėn e mbetur tė orėve tė mėngjesit. Fliste dhe nuk pushonte :
    - Ti bastard i ndyrė, ti ndihesh i kėnaqur tashmė qė sė fundi mė shtire nė dorė, ndihesh si njė ujk qė e ka shuar urinė me mish e gjak tė njomė.
    Ajo vazhdonte tė fliste me kėmbėt qė i tėrhiqte zvarrė ndėrsa duke e tėrhequr pėr krahu nuk i ktheja pėrgjigje.
    - Uuuuuuuuuuuu ! - ulrinte ajo ndėrsa me pėllėmbė tė dorės mundohesha t'i zija gojėn.
    - Mė thuaj Sandri qė kėtė ke dashur qė nė fillim qė mė ke njohur dhe e ke tradhėtuar kushedi se sa herė shokun tėnd mė tė mirė nė atė mėndjen tėnde tė ndyrė.
    - Gjallė nė kėtė botė asnjiherė se kam menduar - gėnjeva pėr njė ēast i pasigurt edhe vetė. Ajo e ekzaltuar nė fytyrė shprtheu njė moment :
    - Dėgjomė ! Nesėr nė mėngjes dikush do tė mė prezantoj me njė inxhinjier italian me tė cilin kam besim dhe bindje se do tė martohem dhe do tė iki dhe zhdukem prej kėtu, kupton ! Ndaj ėshtė e pa nevojshme qė tė mė gėnjesh sonte. I kam parė sytė e tu dhe i njoh ato ndaj tė paktėn sot mė thuaj se mė ke dėshiruar nė mendje gjithė kėtė kohė bastarde. Ndaj dhe jam sot me ty.
    - Po tė kam dėshiruar gjithė kėtė kohė ! - thash i prerė
    - Mė thuaj qė je njė kafsh e ndyrė e uritur kėtė natė ?!
    - Po !
    - Mė thuaj kėshtu si je i dehur dhe pak mė parė i zhveshur atje nė majė se je njeriu me karakterin mė tė vėrtetė qė kam njohur gjer mė sot ?!
    - Po, po, po !
    Pėrball konviktit portėn e gjetėm tė mbyllur sepse kishte kaluar mesnata. U detyrova tė futesha fshehurazi nga dritarja nė krahė dhe ndėrsa po tėrhiqja zonjushėn G. brenda getat e saj u kapėn nė njė nga kangjellat duke ja grisur dhe lėnė si peshqesh aty. Tė qeshura tė papėrmbajtura na shoqėruan gjer nė dhomė ku vazhduam mė tej tė vetėkėnaqur tė bėnim dashuri gjer nė orėt e para tė mėngjezit. Nėpėr gjum dėgjoja zėrin e saj tek lutej akoma mė tepėr pėr dashuri duke mė lėpirė veshin por ishte shumė vonė dhe gjithēka besoj se ishte tejkaluar pėr kėtė natė. Nėn flatrat e ėndrave shihja tashmė fare qartė tė shkuarėn idiote tė ēdo dite tė humbur nė veēanti. Tė tashmen e pėrgjumur. Dhe atje tej nė tė ardhmen, zonjushėn G. pėrkrah bashkėshortit tė saj italian, e lumtur nė pamje tė jashtėme, me ėndra tė humbura, nė kėrkim tė ėndrave tė reja nė supermarket nė perėndim , nė rrugėt e Milanos tė mbushura plot vezullim. Mikun tonė tė pėrbashkėt nė Amerikėn e largėt teksa pėr dhjetra vite tė ardhėshme nė njė gotė whisky mbyste vetminė e ditėve nė vazhdim. E ndėrsa vėshtrimin e ndala mbi tė ardhmen time kuptova se nėn flatrat e ėndrave isha vėnė tashmė nė pritje se ē'do tė mė sillte mėngjesi i njė dite tė re ?
    Do tė doja qė tė flija vonė gjer nė mesditė por nuk ishte e thėnė. Nervoz vetveten e kapa tė rizgjuar nga ngritja e menjėhershme dhe e turbullt e saj duke mė thėnė :
    - O Zot i madh jam bėrė vonė. Ika. Jam vonė nė takimin me atė italianin. Tė shoh se ēdo bėhet. - tha dhe duke veshur tė mbathurat e veta me geta tė shqyera, gjysėm e kthielluar plot turp e drejtuar drejt derės mė dha tė kuptoja se ky ishte fundi. Njė fund pa lavdi i njė nate tė pabesueshme pa kthim por gjithsesi vėrtetėsisht tė rrallė si asnjėherė mė parė. Ndaj si tė tillė e vendosa diku mes tė shkuarės duke mos patur as kohė, as brerje ndėrgjegje, as edhe pikėpyetje "pėrse ?" dhe "si kėshtu ?". Pėr mė tepėr nuk dua as edhe ta komentoj atė. Dhe e dini pėrse? Sepse thonė shpesh tė motėshmit "ditė e re, kismet i ri" dhe kjo absolutisht vlen pėr ēdo mėngjes tė ēdo dite tė re me pėrjashtim tė njėrės. Ditės kur t'i ndahesh nga kjo botė. Ditės kur nuk ke mė kohė as tė blesh dhe as tė shesėsh ēmimin e tė vėrtetės mbi vetveten.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur ke shkruar.. o studenti..
    si aladini me Jasminin je ngjitur te piramida e mao ce dunit..mfal ..e Dulles..

    nje konviktor nga rrethet smund te kete me shum fantazi se kaq e smund te bej dashuri me te bukur se kaq..
    konjak birr pije cigare .. e mbajtje qiriri.. kjo eshte bota juaj.. e ti me ciltersi e ke pershkruar.. tenxherja takon kapakun..

    Eshte nje nga prozat me te bukura te shkruara ne Forum..
    Suksese..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Rekuiem pėr kthimin e shpirtit

    Rekuiem pėr kthimin e shpirtit

    Sot u bėnė dhjetė vjet qė jam larguar nga Shqipėria, pa u kthyer qoftė edhe njėherė tė vetme aty.
    Jam njė njeri qė nuk shoh ėndrra. Nuk e di shkakun pėrse. Nė dhjetė vitet e fundit ku jam endur nga njeri vend nė tjetrin kam njohur njerėz, fate, shpirtra, gjuhė, sisteme tė panumėrt shoqeror, dashuri dhe urrejtje, qė as mė shumė dhe as mė pakė e kanė shuar dalė ngadalė kureshtjen time ėndrrimtare duke mė bėrė tė ndihem tashmė si njė urith i verbėr gėrrmues nėntokėsor i galerive tė shpirtit. Jam nė kėrkim tė ditė-tuneleve tė reja jetėsore. Ditė-tunelet ndjekin njėra-tjetrėn si vajzat e mėngjeseve tė qytetit tim dikur, ndėrsa shkonim pėr nė shkollė. Ishte pjesa mė e bukur e atyre ditė-gėrmimeve kjo orė. Netėt, pėrngjajnė me njė robė magjike, vello e zezė e tejdukshme qė mbėshtjell trupin e bukurisė universale njėsoj si trupin e njė femre, ku dallohen qartė nishanet trupore si galaktika yjesh nė tė pafundmin, tėrheqėsin, shtegėtim. Do tė isha i lumtur sikur gjithēka, gjithmonė, tė ishte kėshtu. Por fatkeqėsisht realiteti i ditėve tė mia nė mėrgim ka tjetėr fytyrė.
    Alarmi i zgjimit tė mėngjesit ėshtė njė nga shpikjet qė urrej mė shumė nė pėrditshmėrinė e jetės moderne. Pastaj fytyra ime nė pasqyrė. Oh, fytyra ime nė pasqyrė ! E urrej prezencėn e fytyrės time nė pasqyrėn e pėrditshmėrisė. Por nuk kam shumė kohė tė merrem me tė. Mė duhet tė rend. E me makinėn time si turinjtė e njė kobre, tė zvarritem nė vendin ku fitoj refrenin e kėngės qė pėrditė kėndoj : " bukėn tonė tė pėrditėshme falna Zot " ! Pėr dymbėdhjet orė jam kėngėtar i kėsaj kėnge qė zgjat gjashtė ditė nė javė. Tė gjashta ditėt pėrbėjnė rreth treqind e katėrmbėdhjet pasqyra mėngjesore nė vit. Dhe pėr dhjetė vjet formojnė mozaikun e tridhjet e shtatė mijė e gjashtėqind e tetėdhjet mini-fytyrave tė pasqyruara nė njė fytyrė tė vetme.
    Netėt kanė tjetėr forėm. Netėt nuk kanė forėm mė saktė. Netėt nuk kanė fytyrė. Mė tepėr se sa tokėsore ato janė hyjnore ! Nė to si nė kėngėt e Bob Dylan-it koha rrjedh shpejt, shkurt, po aq sa edhe pafundėsisht nė njė hapsirė lirie shumė mė tė pakufizuar se kufijtė e ditėve nė vazhdim ...
    ...Mbi kodrėn ku janė vendosur varret e tė vdekurve tė qytetit tė Pogradecit mund tė shohėsh liqenin, qytetin me banorėt e tij tė gjallė dhe njė qiell tė gėrvishtur nė shikim nga degė gėshtenjash tė panumėrta qė popullojnė ajrin pėrreth. E pra, nuk i di rrethanat se si dhe pėrse u gjenda tashmė shpirtėrisht aty prej kaq mijra kilometrash larg, por pėrball meje u shfaq i ndjeri im gjysh. I mbėshtetur nė trungun pranė gėshtenjės ku prehet ende edhe sot. Qėndronte i qetė me atė buzėqeshjen njerėzore e cila e tregonte mė tė ri nga ē'ishte nė tė vėrtetė (sipas llogarive tė mia tė kėtushme tokėsore). Ndryshe nga ē'mė kujtohet ndėrsa ishte i gjallė, ajo qė mė bėri pėrshtypje sė pari ishin rrobat e tij. Nė krejt imazhin e kujtimeve tė mia mė kujtohet se i ndjeri nė mė tė shumtėn e kohės sė jetės reale ishte i veshur me kostum dhe kravatė. Kėshtu e mbajnė mend edhe qytetarėt e Pogradecit "profesorin" si edhe e quanin. Kishte studiuar dhe kaluar njė rini tė endur pėrmes Selanikut, Bukureshtit, Romės, Gjenevės dhe Lionit, i ndjeri. Ndėrsa ēuditėrisht tashmė ishte i veshur me njė palė tuta kineze sportive, tė atyre viteve, ngjyrė blu tė zėnė dhe njė palė atlete me sholl kauēuku e rrobė ngjyrė gri. Detaji i dytė i ngelur nė imazh tė ėndrrės sime ishte buza e tij. E ngjyrosur nė anėn e poshtėme nė tė njėjtėn ngjyrė blu tė zėnė sikurse kostumi i tij sportiv. Dridhej dhe kishte ftohtė nė shpirt, i ndjeri. Dhe bashkė me tė dridhesha dhe kisha ftohtė edhe unė. Veēse nė njė tjetėr kohė. Kur isha fėmijė dhe i sapo dalė nga uji i ftohtė i liqenit tė Ohrit, me buzėn e nxirė nėn qortimin e fjalėve tė tij mundohesha tė fshija trupin tim vocėrrak brenda atyre krahėve. Dhe nuk e di pėrse, pikėrisht sot ishte ai qė mė shfaqej nė ėndrrėn time tė parė, mbas mėse gati dhjetė vjetėsh, ku nuk shoh mė ėndrra.
    - Tė mė falėsh gjysh qė nuk kam mundur tė tė kujtoj e shoh qoftė edhe njė tė vetme herė nė ėndėrr ! - i thashė
    Ndihesha si tė thuash fajtor pa faj kundrejt kėtij fakti qė mė bėnte tė afrohesha mė tepėr drejt tij.
    - Tė mė falėsh pėr gjithēka ! Dua tė mė kuptosh se nuk e kam patur tė lehtė pėr tė gjithė kėtė kohė tė ikur ! - i shfaqėsohesha
    Ai vazhdonte tė kishte nė buzėn blu po atė buzėqeshje qė e tregonte realisht gjithmonė ashtu, mė tė ri nga ē'ishte nė tė vėrtetė nė kohėn irreale. Njė lloj ngjyrimi i pėrzier me ndjenjė dhimbje dhe dashurie njėkohėsisht,e cila bėhej edhe mė e afėrt me hapat e mi drejt tij.
    - Dua tė mė kuptosh se nuk kam patur kohė pėr ėndrra ! - thashė, njė hap larg tij.
    Ndėrsa ai vazhdimisht miratonte me kokė pa folur duke mė dhėnė tė kuptoja se donte tė mė thoshte : " Nuk ėshtė ndonjė gjė e jashtėzakonshme, biri im. Kėto gjėra ndodhin nė jetė. Unė tė kuptoj. Kohėt kanė ndryshuar. Tė kam falur. Nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe...". E mė tej gjithmonė pa folur i hapi krahėt dhe tė dy u gjendėm nė atė pėrqafim magjik i cili mė kishte munguar pėr gjithė kėto vite. Ndieja mall. Ai shtėrngim zinxhirėsh burrėror brezash tė cilin e kisha humbur ndėr vite dhe qė po e rigjeja pėrsėri, ishte tashmė kėtu. Oh, ishte njė pėrqafim i ngrohtė nė tė cilin doja tė isha i lidhur pėrgjithėnjė. Por nuk mundesha. Sepse siē thoshin edhe sytė e tij " kohėt kishin ndryshuar". Dhe njėkohėsisht isha i vetėdijshėm nė ėndėrr se shpirti i tė ndjerit vinte nė krahėt e mi prej njė tjetėr bote. Prej njė tjetėr bote ?! Pra i vetėdijshėm, isha i pėrqafuar pėr tė parėn herė nė pėrvojėn time jetėsore , nuk e di pėrse nėpėrmjet njė ėndre me njė tė vdekur atė natė............ėndėrr e datės 3 Mars 2005.
    Mėngjes. I zgjuar nė bregun veri-lindor tė Amerikės sė Veriut. Cape Cod Massachusetts. Nėn shtėrngimin llogjik tė zgjimit i vet'ndėrgjegjėsuar u zgjova duke ndier tė ftohtė. Vura re se isha i mbėshtiell me batanije fort. Tė parat rreze tė datės 3 Mars 2005 kishin mbėrritur nė pezul tė dritares time. Ora shėnonte dy orė mė parė se rėnia e alarmit tė zgjimit tim tė pėrditshėm tė mėngjesit. Syzgjuar u ngrita nga "shtrati i pėrqafimit" dhe mė i vetėdijshėm se asnjėherė mė parė ndeza njė qiri nė dhomėn time. Ishte diēka jo e zakonshme pėr ditėt dhe netėt e mia tė kėtushme, sepse siē ju thashė qė nė fillim jam njė njeri qė nuk shoh ėndrra. Si tė thuash ishte njė kthim i papritur drejt asgjėsė dhe gjithēkaje njėkohėsisht. Kėtė e ndieja nga duart qė mė dridheshin nga emocioni ndėrsa u vura nė pėrgatitjen e njė kafeje, dy gllėnjkat e para tė sė cilės mė dhanė jetė drejt marrjes sė receptorit tė telefonit ndėrsa nė tė formoja numrin e nėnės time e cila jeton nė Tiranė. Ajo pritje disa sekondėshe mė vuri papritur pėrball njė vėrtetėsie qė kisha konstatuar ndėrsa po analizoja edhe njė herė nė retrospektivėn e realitetit sy-zgjuar fillin e ėndrrės. Tė gjitha lutjet e mia instiktivisht, pa vetėdije ja kisha thėnė nė anglisht tė ndierit. E vetmja gjuhė e huaj tė cilėn nuk e njihte pėrmes morrisė sė disa gjuhėve qė zotėronte. O Zot ! Prandaj edhe tunde kokėn nė shenjė miratimi pa folur. Si tė thuash njė mur mjergullor na ndante nė atė takim. Gjuha. Gjuha jonė e pėrbashkėt tė cilėn ai e kishte humbur, nga vdekja. Shqipe qė unė po e humbisja nga jeta nė morrinė e viteve tė mia tė ikura.
    Njė sinjal i tej-zgjatur mė torturonte nė pritje tė pėrgjigjes sė nėnės time. Pėr mė tepėr nuk po kuptoja vetveten pėrse instiktivisht po telefonoja atė ? Pėr tė ndarė sė bashku ėndrrėn e sapo parė ? Ndoshta... Por sidofoftė pritja e atyre sekondave njėtrajtėzohej me kohėzgjatjen ekzistenciale tė tė gjitha kėtyre viteve qė sapo fillonin tė lėkundeshin nėn stuhinė hamendėsore nėse isha unė ai qė i kisha jetuar apo jo ?
    - Alo ?! - u dėgjua pėrtej oqeanit zėri i nėnės.
    - Alo. Jam unė. Si je ti shpirtja ime, mirė ? - ishte pyetja e parė me tė cilėn i drejtohesha gjithmonė.
    - Biri im, zemėr e nėnės, si je ti, mirė ?
    - Mirė. Jam nė merak pėr ju andej se kam parė edhe njė ėndėrr tė ēuditshme sot.
    - Ke parė ėndėrr ?
    - Po. Nuk mė ka bėrė vaki asnjherė mė parė. Kam parė gjyshin nė ėndėrr. Ja kisha harruar krejt tiparet e fytyrės. Sepse pėr kaq kohė...
    Njė tjetėr fakt real mė shkundi me vėrtetėsi. Nuk dua t'ju a fsheh, por njėkohėsisht mė vjen turp t'ju a rrėfej. Nuk mė kujtohej viti egzakt i vdekjes sė tij. Dhe dreq o punė, nga ky fakt po kuptoja edhe pse pikėrisht i kisha telefonuar asaj. Pėr tė marė vesh egzaktsisht se kur im gjysh kishte ndėrruar jetė.
    - Nė vitin 1996 biri im ! - foli ajo me tonin e vet sqarues dhe qortues njėkohėsisht.
    - Pra pothuajse njė vit mė mbas nga largimi im ...
    Me kėtė imazh u nisa pėr nė punė. Atė ditė edhe vet nuk e di se si i kam pėrtypur ato dymbėdhjet orė jetė. Nė mbrėmjen e datės 3 Mars nė tė gdhirė 4 Mars 2005, kisha njė dėshirė tė papėrmbajtur pėr tė pirė tė gjithė detin e pijeve qė kisha nė shtėpi. Sė pari i shkrova njė mesazh mikut tim nė Bukuresht, ku i rrėfehesha pėr kėtė ėndėrr-takim tė ēuditshėm me tim gjysh dhe mė tej ABSOLUT VODKA - Dėshirė Absolute pėr Vet-shkatrrim !
    Kisha dėshirė tė digjja gjithēka kėtė natė. Por siē thoshte edhe zėri i burgosur nė shiritin e magnetofonit, i mikut tim ėngjėllor, Bob Dylan : "... asgjė s'kishte mbetur pėr tė djegur " !
    Asgjė s'kishte mbetur pėr tė djegur vėrtet. Kisha nevojė tė flisja me shokė, tė afėrm e miq. Por tė gjithė ishin larg. Pėr mė tepėr po flinin nė atė orė nė gjumin e halleve tė tyre. U lėshova i dėrrmuar mbi shtrat, si gladiator, nė pritje tė diēkaje magjike si njė natė mė parė. Isha i gatshėm t'i jepja njė copė mish nga trupi im "bishės" sė tė vėrtetės. Por mė kot. Asgjė nuk erdhi. Jo. Duhet thėnė : Asgjė nuk ndodhi.
    Ripėrsėritja e tė njėjtave rituale disa orė mė vonė nė mėngjes. Alarmi i zgjimit. Pasqyra. Fytyra. Kafja. Veēse kisha etje dhe ndihesha i kėputur si tė kisha kapėrcyer Saharanė nė njė natė tė vetme. Mė tej makina ime me fytyrė kobre tek gjarpronte rrugėve tė qytetit. Puna. Orėt. Refreni. Gjithēka e ndalur njė moment pėrball kolegut tim gjashtėdhjet e pesė vjeēar, greko-amerikanit Mike Valas, i plakur nė Amerik. Ndėrsa i rrėfeja ėndrrėn.
    - Pėrse pikėrisht unė ?! - i thoja - Prej kaq mijra kilometrash larg ! Pėrse unė prej kaq kohėsh i ikur ?
    Me fytyrė ėngjėllore buēkalaqe tė dhjamur, krejt i qetė greku mė tha :
    - Nuk je ti, por shpirti i tij qė ka ardhur e tė ka gjetur kėtu prej mijra kilometrash larg.
    U shtanga. Megjithėse tingėllon paradoksale. Gjithmonė kisha besuar se isha unė ai qė kishe depėrtuar nėpėrmjet shqisave njerėzore tė padukshme, nga njė tjetėr realitet kohor nė njė tjetėr hapsirė absurde, atje nė kodrėn e gėshtenjave dhe kisha gjetur, atje, atė, gjyshin tim. Pėrqafimin trupor tė trupit tė tij ?! Jo ! Duhet thėnė shpirtin e tij. Atė shpirt qė nuk fliste me fjalė por me shikim. Kishte qėnė pikėrisht kėshtu atje ... Jo. Nuk ishim nė Pogradec ... Por nė ėndrrėn time kėtu ... nė Cape Cod. Dhe sipas fjalėve tė Mikes gjithēka rrėzohej nė hamendėsimet e mia tashmė nėse isha unė ( d.m.th. shpirti im ) qė kishte kapėrcyer oqeanin atė natė apo ai ( shpirti i tim gjyshi ) qė kishte ardhur prej kodrės sė gėshtenjave atje dhe kishte hyrė nė realitetin tim absurd tė kėtushėm ?!
    - Mos u bėj merak. - mė shkundi nga mendimet Mikja - Tė shtunėn do tė vete nė kishė dhe do tė ndez njė qiri nė emėr tė tij.
    - Ok, Mike, tė faleminderit, efkaristo, thanks ! - thash, nuk e di pėrse nė tre gjuhė tė ndryshme me idenė idiote se nuk po mė kuptonte, mė i qetė shpirtėrisht.
    Nė mbrėmje mora pėrgjigjen e mesazhit qė i kisha dėrguar njė natė mė parė mikut tim nė Bukuresht. Ndėr ngrohtėsisė e tė gjitha fjalėve ajo qė me tė vėrtet do tė veēoja ishte kjo frazė e tij :
    "... Nuk di kur ke qenė pėr herė tė fundit nė Pogradec. Dua tė ta them gjendjen me njė paradoks qė tingėllon pashmangshėm tepėr poetik: Pogradeci jashtė kishte ndryshuar aq egėr, dhe Pogradeci im qe ruajtur brenda meje aq mirė, saqė askush nuk kish vdekur gjatė mungesės sime, e askush s'do tė vdiste pas ikjes sime "....email i datės 4 Mars 2005 nga A.K.
    ...Mėngjesi i datės 5 Mars e gjeti grykėn time tė njomėzuar me ajrin e detit. Njė shije kripe mė kishte mbetur nė gurmaz nga nata e mėparshme. Nuk e di pėrse. Nuk e di nga vija e ku shkoja. Por mė duhej tė ēaja thellė. Pėrtej asaj qė pretendojmė se e njohim. Fytyrėn e sė cilės nuk e kemi parė kurrė. Ose gjithmonė e kemi me vete. Pėrditė. Pa e kuptuar.
    Mė dukej sikur kėsaj here kisha kapėrcyer i vetėm oqeanin Atlantik. I kisha shpėtuar mirazhit vertikalisht thatėsor vdekjeprurės tė Saharasė. Dhe lundroja i shtrirė horizontalisht mbi shtratin e ėndrrave tė mia tė pėrmbytshme si njė oqean. Dhe ndieja se si vrullshėm rrėshkiste toka nė shtratin e Atlantikut , nėn kėmbėt e mia tė pėrditshmėrisė. E pėrditshmėria morri formėn e valėve. Dhe valėt morėn kuptimin e kėsaj dite. I vetėdijshėm. Syzgjuar. Kėtu nė Amerikė. Gjithēka pėr mua nuk do tė ishte mė asnjėherė si mė parė...
    Isha totalisht i vetėdijshėm. Kthjelltėsi qė flet pa folur, me shikim e jo me fjalė. Mike Valas sipas premtimit , nė kishėn ortodokse tė St. George nė 1130 Falmouth Road (Rte.28) Centerville e kishte ndezur njė qiri nė emėr tė gjyshit tim kėtė ditė. Nė tė njėjtėn kohė kur atje nė Pogradecin e largėt, jo nė ėndėrr por nė realitet, stuhia e shirave tė shpirtrave tė ngritura nga varret, bėn tė pėrmbytet gjithēka besueshėm nė pabesueshmėri.
    ... - Paske qėnė i ēuditshėm biri im ! Me tė gjith kėto qė ndodhėn dhe qė mė the dy ditė mė parė ! O Zot i madh ! Paske qėnė i ēuditshėm !.....nga biseda telefonike mė 7 Mars 2005 me nėnėn time ...
    .. Pėr gazetėn Nositi z.Artan Shkėmbi, kryebashkiaku i Pogradecit do tė pronocohej: “Deri mė sot, 9 Mars Bashkia ka dhėnė 270 autorizime pėr zhvendosje varresh nė fshatin Guras. Njė pjesė njerėzish i kanė ēuar tė afėrmit e tyre pėr t’i rivarrosur nė Korēė, Tiranė apo nė komunat nga kanė ardhur. Aktualisht ende punojnė 160 ushtarė, 100 forca tė ndėrmarrjeve publike tė bashkisė si dhe punėtorė tė biznesit vendas. Nė normalizimin e saj ndihmuan Bashkia e Tiranės. Prefektura e Bashkisė sė Korēės dhe Prefektura e Elbasanit. Policia e Pogradecit nė kėtė situatė po punon non stop. Kanė mbrritur nė Pogradec, njė grup inxhinierėsh gjeologė nga Tirana. Vetėm ing. Lili Dhamo qėndroi njė javė nė Pogradec. Tė gjithė i falėnderoj"...
    ... Sot ėshtė mbledhja e Qeverisė, e cila do tė akordojė 27 milion lekė tė reja pėr ndalimin e rrėshqitjes sė mėtejshme tė dheut. Nga kėto, 15 milion lekė tė reja pėr sistemimin e varrezave tė reja nė fshatin Guras dhe 12 milion lekė tė reja pėr pėrballimin e kostos varrim - zhvarrim. Gjithashtu vetė Bashkia Pogradec do tė pėrdorė 12 deri 15 milion lekė tė reja pėr tė pėrballuar kėtė situatė...
    ... Do tė ketė njė autobus (linjė e vazhdueshme) ēdo ditė pėr tė ēuar njerėzit nė varrezat e reja tė Gurasit. Pėrveē familjarėve qė kanė vendin e tyre nė varrezat e vjetra, tė gjitha funeralet e tjera do tė bėhen nė varrezat e Gurasit...”
    ... Qytetari P.Dhami na tregoi se ai sė bashku me tė afėrmit e tij, kishin zhvarrosur me dhimbje eshtrat e motrės Tefta dhe burrit tė saj, vdekur vite mė parė e pėr t’i varrosur pėrsėri nė njė varr tė pėrbashkėt me prindėrit e burrit.
    ... Ndėrsa Pajtim Hyka na tregoi pėr tmerrin e bashkimit tė eshtrave tė vėllait tė tij me ato tė tė vdekurve tė tjerė. Sėrish tė dy qytetarėt falėnderonin Bashkinė pėr ndihmėn e dhėnė...
    ... - Eshtrat e gjyshit nuk kanė lėvizur se i kanė mbajtur rrėnjt e gėshtenjės nė majėn e kodrės ! ....nga biseda me nėnėn mė 14 Mars 2005.....
    ... Teksti i telefonatės (6 Mars 2005) qė Presidenti i Republikės z .Alfred Moisiu i bėri kryebashkiakut z. Artan Shkėmbi :
    “Mė lejoni tė shpreh keqardhjen time pėr pasojat e kėsaj fatkeqėsie natyrore qė lėndoi ndjenjat e qytetarėve pogradecarė.”
    Nė kalendarin ortodoks e shtuna e pesė marsit, njihet si dita e tė vdekurve. Ndryshe thėrritet nga njerėzit edhe si e shtuna e pulave. Thuhet se pikėrisht shpirtrat e tė vdekurve dalin mbi sipėrfaqe tė tokės gjatė gjithė kėsaj dite. Nė fakt ishte pak e ēuditėshme kur para tė shtunės sė pesė marsit, dėgjova se kanė lėvizur varret e Pogradecit. Ishte marrėzi tė besoja koncidencėn e ditės. Dhe vėrtet ashtu kishte ngjarė. E gjithė sipėrfaqja e tokės (parcela e varrezave) pranė Pėrroit tė Ēaprazit, kishte shkarė nga shirat dhe dėbora e atyre ditėve. Njė skenė realizmi magjik, qė edhe Markezi do ta kishte zili pėr subjektet e tij. Kisha dėgjuar pėr njė problem tė tillė diku aty nga vitet ’90. U tha atėherė se varrezat qė po arrinin majėn e kodrės njė ditė do tė rrėshqisnin. Ky do tė ishte apokalips i shpejtė, sepse vetė njerėzit nėn njė fajėsi kolektive tė ēmendur kishin prerė gėshtenjat e mbikodrės, kishin bėrė vend e pa vend shtėpi banimi (qė edhe ato njė ditė do tė rrezikonin jetėt e tyre) e ē’nuk kishin bėrė. Shumė ujė rrodhi qė atėherė e deri mė sot, pėr tė na mbetur nė derė ky shqetėsim qė kėtė mars u bė lajm ndėrkombėtar. Pogradeci dhe pogradecarėt kėto ditė pėrjetuan vėrtet njė ngjarje tė dhimbshme. Njerėz qė gjenin tė afėrmit e patretur nga koha, tė tjerė qė seleksiononin kockat e tyre dhe ndokush qė kėrkonte X person qė pėr momentin s’ndodhej nė varrin e tij. Ushtarė, mjete transporti, arkivole, maska, doreza, njerėz tė dėshpėruar gjithandej. Dhe mbi tė gjitha punonjėsit e Bashkisė nė krye tė detyrės. Gjendjen e jashtėzakonshme e bėnte mė tė vėshtirė terreni i pėrbaltur, shiu dhe bora. E kisha pėrfytyruar kėtė pamje kur lexoja “Gjeneralin...” e Kadaresė, e kisha parė tė projektuar nė kinemanė e harruar tė Pogradecit, variantin e ekranizuar tė Anagnostit dhe asnjėherė s’e kisha parė drejtpėrdrejt njė skenė masive zhvarrimi. Ndėrkohė, pas njė kalvari tė gjatė 9 marsi i dhuroi Pogradecit mot me diell dhe njė normalitet nė sistemimin e varrezave tė vjetra. Dhe sigurisht njė rekuiem tė pėrgjithshėm.........Gazeta Nositi Pogradec nga I.SH.
    Sot u bėnė dhjet vjet qė kur jam larguar nga Shqipėria, pa u kthyer qoftė edhe njė herė tė vetme aty dhe pėrngjan e gjitha kjo me ... ... ...

    Cape Cod, 30 Mars 2005.
    lundertar pa atdhe

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    QUEENS, NYC
    Postime
    160
    bukur vella. bukur dhe dhimbshem. ehhhh, kurbeti i shkrete, na ka plagosur te gjitheve.
    interist

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tregim prekes.

    Alo ?! - u dėgjua pėrtej oqeanit zėri i nėnės.
    - Alo. Jam unė. Si je ti shpirtja ime, mirė ? - ishte pyetja e parė me tė cilėn i drejtohesha gjithmonė.
    - Biri im, zemėr e nėnės, si je ti, mirė ?
    Me pelqeu si krijim. Mu duk se kulmin e arriti ketu, nuk i mbajta dot lotet...


    Pershendetje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Tamburi

    Tamburi

    Dėgjimi i njė tamburi atje larg nė shi kishte njė kohė tė gjatė qė po na mėrziste veshėt teksa zvarriteshim tė lagur nėpėr baltėrat e jugut me qėllim kalimin e kufirit.
    - Tamburi ėshtė njė shenjė e keqe po qe se e tremb qetėsinė e natės nėn shi ! - mė foli papritur me zė tė ulėt bashkudhėtari im prej gojės sė tė cilit kundėrmonte erė cigare dhe konjak.
    - Pse ? - e pyeta kureshtar
    - Si pse ?! - m'a ktheu i ēuditur dhe i nervozuar ai ndėrsa nė cepat e mustaqeve ju krijua njė hark pikėpyetės.
    - Sepse njė tambur natėn nė shi gjithmonė ka paralajmėruar se do tė kemi luftė ose ka vdekur dikush ! - vazhdoi mė tej.
    M'u kujtua nuk e di pėrse nė ato ēaste njėmbėdhjet prilli i vitit 1985, dita kur vdiq Enver Hoxha. Nuk kishte as shi, as baltė. Ishte njė ditė e zakonshme prilli ku dielli i pranverės rrėzohej nga majat e maleve nėpėr rrugėt e qytetit tim tė vogėl, sheshet e lagjeve tė varfėra ku banonim dhe luanim futboll, taracat e pallateve, kodrave nė periferi ... Ngado mbretėronte ndjesia e njė jete varfėrisht tė qetė. Veēse atė ditė ēdo gjė pas lajmeve tė para kishte ndalur sė lėvizuri. Tė gjitha objektet dhe natyra kishin marrė trajtėn e lėvizjeve ritmike tė njė tamburi nėn marsh funebėr. Njerėzit e mbartnin pėrbrenda vetes nė miniaturė kėtė rritėm dhe njė pjesė e tyre ecnin solemnisht nėn tė, tė shndėruar magjikisht nė tamburexhinj qė rrihnin dhe godisnin me dy shkopinj tė thatė lėkurėn e tendosur tė veglės sė pėrmortshme.
    Nė ditėt qė pasuan si rrallė herė nė historinė e kėtij kombi filluan tė thureshin kėngė. Kėngė tė pafundme impulsive si pėr askėnd tjetėr thureshin aty pėr aty. Nė atė kohė pėrpiqesha tė zhgaravisja vargje nėpėr kapakėt e mi tė librave shkollorė duke i mbushur mėndjen vetes se isha njė poet i lindur dhe mė kujtohet fare mirė se njė ndėr poezitė e mia tė para i pėrkushtohej pikėrisht vdekjes sė udhėheqėsit tė madh.
    Madje ndėr mend mė vinė ende tė freskėta dy vargjet e para me tė cilat fillonte poezia : " njėmbėdhjet prilli i tetėdhjet e pesės / kėngėn e pushoi bilbili "... Kjo datė si pėr njė rastėsi tė keqe ishte e njėjtė me atė tė ditėlindjes sė tim vėllai ndaj edhe pėr sa kohė qė vendi do tė udhėhiqej nga tė njėjtat ide qė e kishte udhėhequr vetė Enver Hoxha, ishim tė detyruar ashtu si bilbili me kėngėn e ndėrprerė nė gushė qė ditėlindjen e tij ta shtynim pėr njė ditė mė vonė.
    - Hej, kujdes ... ! - mė tundi tjetri nga krahu i majtė duke mė bėrė tė kuptoja se po ėndėroja pėrmbi baltė. Gjithēka ishte e pėrbaltur nė kėtė *** zone nė jug. Kėpucėt, rrobat, ēanta ime e shpinės, duart, balli dhe njė pjesė e flokėve. Mėnyra se si ishim mynxyrosur dhe bėrė pis duke u zvarritur vjedhuarazi drejt kufirit mė bėnte tė ndieja ndohtė nga vetja po aq sa dhe qetėsisht tė ndihesha zot i saj, sepse nuk kishe se ē'tė humbje pėrveēse baltės e ndoshta edhe jetės nė kėtė natė shiu. E pėr mė tepėr qė ishin tė njėtrajtėzuara nė njė, dhe ky njė-sh ishte trupi im.
    - Ej, e humbe fare 'o i vrarė ! - mė foli tjetri ndėrsa nė fytyrė pėrsėri m'u pėrplas ajo erė e ndyrė alkooli dhe nikotine.
    Nuk i ktheva pėrgjigje duke u munduar t'i shmangesha sadopak atij kundėrmimi tė fortė qė mi kishte sjell zorrėt te goja.
    - Pėr tė katėrmbėdhjetėn herė po e kaloj kufirin sot. Ndaj mos e vra shumė mendjen 'o i vrarė. Do t'ja dalim pėrtej shėndoshė e mirė si kokra e mollės. - tha me tė folurit e vet lab.
    Nga xhepi i ēantės sė shpinės me dorėn gjithė baltė nxori shishen e konjakut tė cilėn mbasi e ktheu dy herė i kėnaqur ma zgjati edhe mua duke u ngėrdheshur nga kėnaqėsia.
    - Jo. Faleminderit. Nuk dua ! - thashė prerė.
    - Ktheje se tė bėn mirė. Tė jep zemėr 'o mik ! - tha seriozisht.
    - Nuk mundem - i thashė duke ja shtyrė tej grykėn e shishes - Mė vjen pėr tė vjellė!
    Pėrmes errėsirrės sė natės vura re fare pranė tiparet dhe buzėqeshjen e tij sarkastike nga fjalėt e mia. Mė tej ndieva atė tharmin e djersės dhe pisllėkut qė e vishte nga jasht trupin e tij e cila pėrzihej me erėn e dheut tė lagur nga shiu dhe gjetheve tė kalbura pėr rreth.
    Ishim afruar shumė afėr kufirit dhe dritat e zbehta tė Gjirokastrės atje tej i kishim lėnė shumė mbasė si njė lamtumirė tė fundit tė njė dashurie tė cilėn po mundoheshim tė braktisnim. Sa herė qė fanarėt e ndonjė makine ushtarake ēponin terrin e natės pranė ndonjė rruge automobilistike, shtriheshim duke u bėrė rrafsh me tokėn. Dhe pikėrisht nga ky kontakt, rritmi i rrahjeve tė zemrave tona bėnte qė tamburi tė dėgjohej edhe mė pranė. Akoma mė afėr. E nė kėto momente nuk mė interesonin aspak fjalėt e tij nėse ky tambur nėpėr natėn me shi ndillte luftė ose vdekje.
    Doja vetėm qė tė pushonte njėherė e mirė duke na lėnė tė qetė nė vazhdimsinė e rrugės tonė.
    Nėn njė tė tatėpjetė mbaj mend se duke u zvarritur pėr tė mos rrėshqitur poshtė drejt njė honi tė thellė i ngulnim gishtat e duarve dhe majat e kėpucėve sa mė thellė brenda tokės sė lagur duke u shtytur lartė e mė lartė. Rrėshqitėm tri herė dhe u ringjitėm po tri herė nė majėn e tij. Teli i kufirit ishte tashmė pėrballė.
    - Kujdes byrazer, - foli ai me zė tė shuar nga lodhja dhe ankthi - kjo ishte e gjitha. Tashmė do tė hidhemi pėrtej.
    - Nė rregull ! - e miratova me zėrin qė mė dridhej nga frika dhe emocioni - Shpejt tė hidhemi matanė pa na pikasur njeri.
    - Mos ki frikė sa tė jesh me mua ! - tha ai prerė dhe u lėshua i pari drejt klonit. E ndoqa nga pas.
    Pasi e hapi me duart e dobėta dhe tė shkathėta "gropėn e dhelprės" si quhej nė gjuhėn e refugjatėve hapėsira poshtė telit tė kufirit, tėrhoqi fortė telin e brendėshėm larg meje pėr tė mos u prekur nga unė nė momentin qė po zvarritesha poshtė tij duke u hedhur matanė, e shtytur tej telin e jashtėm. Bashkimi i tė dy telave nga njė trup i vetėm jepte sinjal nė postėn mė tė afėrt kufitare. Mbasi kapėrceva tė njėjtėn gjė bėra edhe unė pėr tė me telin e jashtėm ndėrsa ai kapėrcente dhe prekte telin e brendėshėm. Pėrfundimisht ja dolėm mbanė dhe me shpejtėsi u zhdukėm drejt pyllit mė tė afėrt ndėrsa shkelnim myshkun e butė tė zonės neutrale. Nė kėtė anė tė pėrtejme tė kufirit edhe natyra kishte trajta tė tjera.
    I bindur se tashmė ishim jashtė ēdo rreziku ai propozoi tė bėnim njė pushim tė shkurtėr nė pyll sa pėr tė marrė pak forca tė reja e vazhduar mė tej. U ulėm pranė njė guri tė madh tė ngulur nė tokė dhe ai ndezi njė cigare tymin e sė cilės ma lėshoi nė fytyrė duke qeshur.
    - Tė thashė qė po tė jesh me mua mos ki frikė, se do t'ja dalim mbanė 'o mik !
    - Po ! - thashė duke e miratuar me kokė
    Zhurma e tamburit dėgjohej largė nė pjesėn e pėrtejme tė kufirit me tė vetmin ndryshim se rritmet ishin mė tė pėrshpejtuara se mė parė.
    Kureshtar ai vendosi veshin e vet nė hapsirėn e natės pikėrisht andej nga edhe vinte zhurma. Me cigaren nė buzė u ngjit sipėr njė guri pėr tė parė dhe besoj se ky ishte njė gabim fatal nga ana e tij. Njė krisėm e vetme pushke u dėgjua duke therrur tej pėr tej ajrin e lagėsht tė natės dhe po kaq papritur pash tė thyhesh nė mes mbi mua si njė dru i rrėndė dhe i prerė trupi i gjatė i bashkudhėtarit tim.
    I tmerruar fillova tė ulėrij duke u pėrpjekur ta shtyj trupin e tij nga vetja. Nuk po kuptoja se ē'po ndodhte. Gjaku i ngrohtė i tjetrit mė ishte pėrzier ndėr duart e pėrbaltura dhe pėr herė tė parė e tė vetme nė jetė po realizoja nė memorjen time se nuk paska gjė mė tė pėshtirė se tė jesh i pėrlyer me gjak dhe baltė nė tė njėjtėn kohė. Instiktivisht po pėrpiqesha ta ktheja me fytyrė drejt vetes pėr tė qenė i bindur nėse ishte gjallė, por ishte e kotė sepse nė ballin e tij njė zgavėr e madhe e hapur ja kishte mbuluar fytyrėn plot gjak.
    Po ulėrija nga tmerri, frika dhe urejtja njėkohėsisht. Njė "ah !" qaramane mė doli nga thellėsia mė e thellė e shpirtit dhe tėmthat i kisha tė nxehta e sytė e mbushur me lotė. Nga dridhjet e fundit mbi gjoksin e tij kuptova se ēdo pėrpjekje ishte e kotė. Nuk e di se nga mė erdhi ajo ide e ēmėndur tė ngjitem edhe vet nė majė tė gurit dhe tė thėrras nė drejtimin e vendit prej ku duhet ta kishin qėlluar :
    - E vratė more bijt e kurvave, e vratė !!!
    Njė goditje e dytė mė fėrshėlleu mbi fijet e flokėve duke mė bėrė instiktivisht tė fluturoj nga maja e gurit drejt e mbi tokė. I shtrirė rrafsh me tė nė tė qindat e sekondave mendova se nuk kisha njė zgjidhje tė dytė veēse tė zhdukesha prej aty sa mė parė. Ja mbylla qepallat e hapura tė pėrgjakura tė syve dhe shishen e konjakut ja lashė aty pranė. I kishte dhėnė aq papritur lamtumirė kėsaj jete sa dhe gllėnjkėn e fundit tė shishes nuk kishte mundur ta pijė gjer nė fund. Nuk mė kujtohet gjė tjetėr pėrveē faktit se gjatė gjithė asaj nate kam vrapuar pa mbarim si asnjėherė tjetėr nė jetėn tim duke ikur larg e mė larg nėpėr pyll, gjersa agimi i mėngjesit mė gjeti buzė njė lumi dhe fshatit tė parė grek qė hasa gjatė udhės. Ishte njėmbėdhjet janar i vitit 1991. E nesėrmja ishte njė ditė me diell.
    "Kam katėr fėmijė - mė kishte thėnė tjetri pėrpara se t'i hynim kėsaj rruge diku nė njė kafene tė vogėl tė Gjirokastrės ndėrsa po mundohesha ta bindja tė mė nxirte matanė pėr aq para sa kisha nga kursimet e mia nė xhep nė atė moment - Qė tė katėr dhe gruaja e papunė presin me gojė hapur nga unė 'o mik !"
    "Jam student dhe e kam braktisur shkollėn - i thashė - Nuk kam para tė tjera dhe dua qė me kėto tė mė nxjerrėsh pėrtej".
    "Paguaj pėr mua edhe njė shishe konjak dhe qoftė e bėrė !" - mė tha serioz duke mė vėshtruar thellė nė sy...
    Fakti qė kishte katėr fėmijė dhe i pėlqente konjaku ishin tė vetmet gjėra qė dija mbi jetėn e kėtij bashkudhėtari tim fatkeq e tė panjohur.
    Teksa i strukur disa orė mė vonė nė autobusin e linjės pėr nė Athinė mundohesha tė rikujtoja ēdo detal nga nata e krimit, mė ishte mėse e vėshtirė qartėsimi i drejtimit tė tė shtėnave. Ndodheshim jo larg zonės neutrale dhe vrasėsi mund tė ishte ushtar nga tė dyja palėt.
    - Kush mund ta ketė vrarė ? - pyesja veten .
    - Sidoqoftė duhet tė kishte qenė njė snajper i mirė i biri i kurvės ! - vazhdoja mė tej i inatosur tė hamendėsoja mė kot sepse nė njė natė si ajo, e pėr mė tepėr nė njė zonė tė tillė, askush nuk do ta merrte pėrgjegjėsinė e krimit, ashtu si edhe ndodhi.
    Zhurma e tamburit ishte shuar ndėr veshėt e mi qė pas asaj nate dhe nuk e dėgjova mė kurrė mė tej. I lodhur nga e gjithė kjo histori gjumi mė kėputi nė autobus dhe veten e pashė tė rizgjuar ndėrsa dritat e para tė Athinės filluan tė mė binin mbi sy.


    Montreal, 1998
    lundertar pa atdhe

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te lexova plot kureshtje o Flurans..

    Mendoj se me mire ti mbledhesh ne nje vend (teme) te gjitha krijimet e tua sepse dhe per ty eshte e lehte te jesh ne vazhdimesi e lidhje me krijimtarine tende por dhe ne si lexues te mos humbim fijen e te lexuarit te tregimeve tua.

    "Tamburi" .. eshte ..mendoj une.. nje tregim i pa harrueshem..

    Dicka sme tingelloj aq njerzore tek kjo fraze:

    "Gjaku i ngrohtė i tjetrit mė ishte pėrzier ndėr duart e pėrbaltura dhe pėr herė tė parė e tė vetme nė jetė po realizoja nė memorjen time se nuk paska gjė mė tė pėshtirė se tė jesh i pėrlyer me gjak dhe baltė nė tė njėjtėn kohė."

    por.. kjo nuk i ul asnje pike vleres se Tregimit.

    Flurans.. mir se ke ardhur ne forumin tone..

    Tregimi eshte gjini e veshtire..shume e veshtire.. e rrall kush mund ta bej zap..

    Ato male qe pershkruan ti kane brenda mijra histori te dhimbshme.. por qe duan pende artisti ti tregoje..

    Ti je nje i tille..

    Te lumte..

    "Ishim afruar shumė afėr kufirit dhe dritat e zbehta tė Gjirokastrės atje tej i kishim lėnė shumė mbasė si njė lamtumirė tė fundit tė njė dashurie tė cilėn po mundoheshim tė braktisnim...."


    shkruan ti aty..

    bukur.. shum bukur..

    Dhe i qofte i lehte dheu atij bashkudhetarit tend.. atij heroit te thjeshte qe dha jeten per buken e femijve..

    Ti me kte tregim ja ke bere buqeten me te bukur ne shenj respekti .. mikut tend qe mbeti atje ne mal..

    Vazhdo Florens.. o Prozator i mrekullueshem..

    ..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Flurans Ilia - Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Dritarja e Vogėl


    Nga fletėt e grillave tė drunjta, tė dritares, fije drite hynin njėrapastjetrės, duke e prerė rravijėzueshėm hapsirėn e dhomės, pėrēiktas drejt e mbi shtratin e tij. Ferku i hollė i dritės, si tehu i njė brisku tė mprehtė, e besdiste gėrvishtshėm nė fytyrė. I hapi sytė. Nuk po kujtohej, se ēfarė oribe ėndėrr e kishte ndjekur tembramė gjatė atyre orėve tė para tė agullimit. Por i vėmendėshėm nė kujtesė, priste telefon nga Rafael Manuēi.
    Vikat zilja. Nga ana tjetėr e linjės vizgėllinė zėri i amerikanobrazilianit qė e bėri tė shpejtonte nė shpėlarjen e pluhurit bardhosh tė ndajnatės sė shkuar. Sytė i kishte atėbotė ēuditėrisht tė njomėzuar. Trėndafilizuar nė ngjyrė tė kuqerremtė, nga gjumi i thellė. Ndėrroi teshat e djersitura. Jashtė porte ajri i tetorit i ledhatoi lėmueshėm fragmentet e murrėzuara tė rrudhave mė tė fundme mbi ballė. Nė automobil, ndezi cigaren e pashmangshme tė mėngjesit. Njė shije zeherore e pėrditshmėrisė hidhtare kacadredhas u shpėrnda nėn gjuhė. Ndėrkohė qė radioja flatėronte nėpėr erė muzikė FM. U drejtua nė kafeshitėsin e parė tė udhės. Porositi dy kafefiltėr me qumėsht nė gota tė mesme plastike. I mori me vete ndėrsa po nxitonte drejt vendit ku e priste miku i tij. Gjatė udhėtimit disaminutėsh vuri re se mbi telat qė rrethonin territorin e jashtėm tė Barnastable Municipal Airport, vrunduj turmash tė mėdha, jo tė zakonshme, zogjsh tė panumėrt, mblidheshin dhe prej aty me njė vetorganizim tė pėrkryer nė formė trekėndėshi gjigand, i ngjiteshin qiellit nė fluturim.
    Ky ishte sezoni i shtegtimeve. Pėrpara se tė binin ngricat dhe i ftohti. Sipas fjalės sė lėnė Rafa po e priste tek porta e hangarit tė fundit. Aty gjatė natės mbaheshin aeroplanėt e vegjėl dyvendėsh tė postės. Pėr tė parėn herė nė jetėn e tij do tė fluturonte, duke drejtuar njė aeroplan ai vet. Kjo i dukej si njė (zhgj)ėndėrr. Ndėrkohė qė tjetri e futi nė hangar duke rufitur i kėnaqur kafenė e ngrohtė. Aeroplani ishte aty. I ngarkuar me pakot dhe letrat postale, nė pritje pėr nisje drejt pistės - runway nr. 24 / 06. Njė kaēator i vogėl dyvendėsh CESSNA 402 C , prodhuar nė Amerikė midis viteve 1970-'80.
    - Mos e shiko ashtu. Nė provincėn e Kepit kėta kanė mbetur. Janė ende tė fortė. I pėrdorim pėr postėn nėpėr ishuj. - foli tjetri.
    - Jemi gati pėr nisje ? Apo kam kohė pėr njė tjetėr cigare ? - e pyeti ai pasi e dinte qė nė hangar dhe nė fluturim duhani ishte i ndaluar rreptėsisht.
    - Po Argon. Mundet ta tymoshė njė atje jashtė. - foli Rafa duke treguar me gisht nga porta.
    Nė tė vėrtet emri i tij ishte Agron , por meqė amerikanobraziliani nuk e shqiptonte dotė g-nė pėrpara r-sė, si pėr nevojė a si pėr shaka, e thėrriste Argon, ose argonaut. Duke e bėrė kėshtu njėsh identitetin e tij kombėtar me identitetin e rrugėtarit dhe peripecive tė tij. Ishin miq tė vjetėr. Kishin punuar bashkė njė dynjah me punė atėbotė. Shofer limuzinash. Guzhinier nė restorant. Cashista nė Market. Rregullonin kopshte nėpėr distrikte tė pasurish. Gjithandej... Gjersa Rafa e kishte gjetur rrugėn e vet duke hyrė nė shkollėn e avjatorėve dhe pas disa vitesh fluturonte pėr kompanin Cape Air me aeroplanin shpėrndarės tė postės, rretheqark gadishullit Cape Cod. Kurse Argos kishte ngelur prej disa vitesh tek roli i shefit nė tė njėjtin restorant nė TJ Max Shopping Plaza nė qytetthin e Hyannis. I pari i lindur nė SanPaulo -Brazil kishte ardhur fare i vogėl nė Amerikė dhe ishte shtetas amerikan. I dyti i lindur nė Shqiprinė qendrore -Fier. Kishte disa vite qė jetonte kėtu, por ende nuk e kishte fituar shtetėsinė amerikane. Braziliani, ishte njė djalė i rregullt, i martuar, nė pėrpjekje tė dėshpėruara pėr njė fėmijė. Shqiptari, endacak, njeripanjeri, pa familje, beqar i bjerrur nė alkool dhe pah duhani. Nuk ishte mundėsuar tė merrte pjesė madje as nė varimin e prindėrve tė tij nė Shqipėri, nė vitin1997, nga njė shpėrthim eksploziv. Rafaelit, kishte filluar t'i binte floku dhe nga miku i tij kishte mėsuar nė shqip fjalėn Qeros. Nė portugalisht qeros do tė thotė Kareka. Fjalė me tė cilėn shqiptari qeshte se i kujtonte futbollistin golashėnues brazilian tė viteve nėntėdhjetė. Kaēurela, si tė Karekės, pėrkundėr, gjatonin kokėn e tjetrit. Piloti ishte djalė i qetė, i hapur dhe shumė i thjeshtė. Kishte njė urtėsi paqėsore si tė Qerosit nė pėrrallat shqiptare. Ndėrsa guzhinjeri tip i mbyllur, i komplikuar dhe gjaknxehtė. U puqesh pėr sė mbari muhabeti kur pinin birra sė bashku. Fundbarku u mvishej me ndjesinė kėnaqėsore tė t'urinuarit pizgė drejt e mbi (pas) trungjeve disavjeēarė tė pemėve, nė kopshtin ballas shtėpisė sė Rafaelit. Ishte kėnaqėsi tė urinoje i dehur nė parzmin pemės, nė limbo tė errėsirės, ndėrsa insekte tė panjohura zukatnin shkapėrndarė nė mesnatė...
    - Gati ?!
    - Po.
    - Atėherė nisemi ?!
    Argonauti miratoi me kokė ndėrsa po pėrkulej tė hynte nga e vetmja hyrje e aeroplanit. Njė dritare fare e vogėl nė krah tė pilotit e cila shėrbente edhe si portė, edhe dalje nė rast rreziku. Hapsira e kabinės ishte e ngushtė dhe monitorėt e vjetėr tė komandimit fare pranė stolave. U lidhėn me rrypat e sigurimit. Zhurma e motorit mbyti gjithēka. Runway nr. 24 / 06 filloi tė shpėrfaqej pėrballė. Ndėrsa aeroplani merrte shpejtėsinė e nevojshme. Pista sa vinte dhe zvogėlohej nė shikim si njė vijė e tejzgjatur nė inlimit. Sė fundi imazhi i qytetthit tė Hyannis filloi tė shpalosej i parė nga lart. Shtėpi kukullash tė magjishme mbi qilimin e gjelbėr tė natyrės mbushnin vijėn e bregut tė Atlantikut verilindor me ndriēim tė plotė e tė rravijėzuar. Nga njėra anė syri rrokte natyrėn fushore tė gadishullit, dhe nė horizont nė mes tė oqeanit, pėrfshinte konturet e largme tė vendit tė destinacionit tė postės, ishullin Nantucket. Mė nė jug ndodhej ishulli i Martha's Vineyard. Tė dy kėta ishuj pėngjanin me njė Asago, lule japoneze qė do tė thotė "fytyra e mėngjesit".
    - Nė njė nga kėta ishuj ėshtė i varrosur John Belushi. - foli Argon.
    - Kush, ai komediani ? - pyeti Rafa.
    - Po. A e di se ka qenė me origjinė Shqiptare ?! - u krenua tjetri.
    - Vėrtet ? Po ē'deshi kėtu nė lindje? Pse nuk e kanė varrosur nė perėndim ? Nė Los Angelos , ndėrmjet yjeve nė Hollywood ?!
    - Ndoshta nga qė ishte njė yll i veēuar. Pėrpara se tė vdiste nga droga, kishte pas blerė njė shtėpi kėtu nė pjesėn lindore tė kontinentit, ku edhe i pėlqente sė tepėrmi tė shplodhesh me miqtė dhe familjen e tij. Siduket Zoti i gatiti gjėrat nė atė farė mėnyre, qė edhe prej botės sė pėrtejme nė vėshtrim tė kishte gjeografikisht lindjen; vendlindjen e origjinės; prej ku prindėrit e tij kishin ardhur kėtu; pėr t'i dhuruar Amerikės njėrin nga yjet e komedisė. Jeta dhe kariera e tij e shkurtėr pėrngjan me njė fabul qė vallahi nuk e din si ta marrėsh me shaka apo me tragjizėm. Belushi i pėrngjan njė meteoriti tė shndėrritshėm; i cili aq shpejt shkėlqeu; dhe po aq papritur u vidhis nė oqeanin e pafund; pėrfund ... - rrėfente shqiptari me shikimin e zhytur tej gllazurueshėm nė hapsirė.
    -Ok. Tashmė kemi kapur lartėsinė e duhur - foli Rafa - nė kėtė nivel mundet t'a lė aeroplanin nė dorėn tėnde.
    Emocione. Nga krahu i vet i majtė piloti gradualisht ja lėshoi komandėn tjetrit nė tė djathtė. Argos pushtoi gjysėmtimonin fėrgėllonjės dhe me shikim tė pėrqendruar drejt filloi tė ndiej vibrimet bėrbėlitėse tė ajrit mbi mjetin e fluturimit i cili ishte tashmė pjesė e duarve tė tij. Boshti i tėrhequr drejt vetes - pėrposhtė - e sillte hundėn e aeroplanit me vėshtrim drejt oqeanit. Kėshtu humbte lartėsi. Largė vetes - pėrlartė - ngrihej pėrpjetė. Kthimet majtasdjathtas e - pėrmbysnin - vėshtrimin, duke i ndėruar vendin pamjeve tė hapsirave ujore / qiellore, nė qielloroujore. Pamja horizontale, nė sekondė, mund tė bėhej pingulare.
    - Si tė duket ? - pyeti
    - Je shumė mirė, veē mos humb lartėsi. Mbaje konstant drejtimin manovrues tė timonit. Mundohu majtasdjathtas tė balancosh forcėn e erės. Ashtu. Bukur. Mbaje aty. Je mirė. Me tė vėrtet shumė mirė. Kur kam marrė shokė tė tjerė nė udhėtim kanė qėnė shumė tė emocionuar. Ti ke diēka misterioze Argon. Vėshtrim zogtar - tha tjetri duke qeshur me shaka - Nuk e di, por ke njė pėrqendrim profesionisti nė timon. A thua se ke lindur pėr udhėtim? Vetėm se je pak nervoz. Qetėsou. Merre shtruar. Merre si njė fabul qė nuk din si ta marrėsh, tragjikisht apo me shaka...
    Fjalėt e mikut tė vet e qetėsuan shqiptarin dhe pėr njė moment ndėrsa nuk flisnin i zhytur nė vorbullmendime e ndjeu veten edhe mė tė sigurt nė drejtimin e kaēatorit tė vogėl qė tashmė i dukej qesharak dhe i manovrueshėm pėr sė mbari.
    Po mundohej tė sillte nėpėrmend fragmentet e thyera tė ėndrės qė e kishte ndjekur ndajnatės gjer nė mėngjes. Por mė kotė. Gjithēka ishte e fragmentarizuar si njė sergjen japonez i thyer, i porcelantė :

    Njė vajzė e porsarritur e veshur me kėmishėnatė tė bardhė gjer nė fund tė kėmbėve tė zbathura kishte ardhur dhe e kishte gjetur nė restorant ku po priste qepė. Qepė tė bardha. Tehu i thikės sė madhe tė guzhinės pasqyronte imazhin e saj ndėr sytė tij. Duke mos e patur vėmendjen aty e preu gishtin e
    vet tregues dhe gjaku i spėrkati qepėt. Filloi t'i digjte. Por nuk kishte kohė tė merrej me gishtin sepse u vu nė ndjekje, me gishtin e kuqėzuar drejtuar drejt vajzės, e cila filloi tė vraponte nė sallėn e ngrėnies midis klientėve. Jashtė nė rrugė, turmat e njerėzve prisnin nė semafor tė kaptonin lumin e automobilėve mbėshtjellė me mjergullėn e gazrave nė trafikun e ēmendur. Vajza, u hodh nė atė lum lėvizės shpirtrash tė automatizuar, si erė, duke lėnė pas pluhirin e bardhė dystuar me kėmishėn e natės. Ajo u ndal nė njė pemė tė lashtė, nė njė nga trotuaret pėrballė ndėrtesave urbane. Njė pemė e ēuditshme sfidante nė mesin e qytetrimit. Njė pemė qė tė kujtonte brigjet e ashpra bregdetare tė vendit tė tij qarkuar nga male. Nė degėt e pemės kishte mbetur e nderur kėmishnata e bardhė e saj, dhe thika e tij e guzhinės. Njė thikė e mprehtė e posaēme, pėr prerje qepėsh. Si edhe armė. Armė lufte tė lidhura kukurec me organe tė brendėshme njeriu. Me shikim tė ngulur drejt saj, e ndjente qė pėr shkak tė dyndjes sė automobilave nuk do e arrinte. I ngujuar nė semafor po vėrente nga afėr se bashkkalimtarėt bri tij, mbanin nė gojė monedha tė arta, shtėrnguar midis dhėmbėve tė zverdhur. Shikimin e kishin tė pėrqendruar tė gjithė pa pėrjashtim te drita jeshile nė krahun tjetėr tė udhės. Vajza u terratis ndėrkohė. Ndėrmjet kohės sė nderė u shndėrrua nė pemė krahėhapur. Kurse ai filloi supembledhur tė qajė me sy tė gjelbėruar, jeshil, si drita qė tė lejon kalimin e semaforit. Nuk ishte i sigurt nėse sytė e kapsitur po i lotonin nga efekti i qepės, apo grishja e mugėlluar e sė vėrtetės.

    Kur ishte ngritur filljavetėm nga gjumi i mėngjesit, sytė i gjeti ēuditėrisht me flotilje lotėsh profan.
    Vizioni i ėndėrrpemės sė degėzuar nė ndajnatė, ēeli nė konturet e ditės, " fytyrėn mėngjesore" tė ishullit Nantucke, qė u shfaq tash pėrballė.
    - Kujdes shpejtėsinė. - u dėgjua zėri i Rafaelit - Duhet ta mbashė fiks 27 NM (nautical miles) dhe jo mė poshtė.
    - Ok. - u pėrmend tjetri.
    - Lėshoma mua tashti se duhet tė pėrgatitemi pėr ulje. - tha piloti i vendosur dhe mori drejtimin e kaēatorit ndėr duar.
    Rafa e ktheu aeroplanin drejt veriperėndimit duke kaptuar faqen lindore tė ishullit, dhe filloi nga pak tė reduktojė lartėsinė. Pėr tė zbritur nė Nantucke Memorial Airport drejt runway nr. 15 / 33 pėr dorzimin e postės nė hangarėt e destinuar. Airoporti dikur kishte qenė baza mė funksionale Amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, prej ku aeroplanė bombardues ushtarak ngriheshin pėr tė kontrolluar Atlantikun. Kureshtar argonauti e pyeti mikun e vet se kjo i dukeshe shumė absurde sepse ishulli ishte krejt i hapur dhe aspak malor. Jo i volitshėm sipas tij pėr motive ushtarake.
    - Ballkani juglindor ka male mė tė volitshėm nė bregdet. - tha ai.
    - Mos u bėj budalla. - i shpjegoi piloti me vėshtrimin e kthyer drejt tij - Gjithēka ėshtė ndėrtuar mrekullisht nė kėtė vend. Njė programim i mirfilltė profesional. Duke mos i shpėtuar asnjėlloj llogjike detare tė ndėrtimit. Aeroporti ėshtė nėn nivelin e detit dhe gjatė pothuajse gjithė kohės ėshtė i mbuluar nga mjergulla. Kėshtu qė s'ka nevoj fare pėr male. Aeroplanė tė lehtė ulen, ngrihen, dhe gjejnė strehė lehtėsisht kėtu, pa u vėnė re nga askund nė hapsirė. Veēse kur i sheh papritur mbi krye ēuditesh dhe thua : "po ky nga mbiu kėtu"...
    - Hej... kuujdeees... kujdes ! - ulėriu Agroni.
    - Oh meu Deus ! - klithi Rafaeli nė portugalisht.
    Njė tufė ekstremisht e madhe rosash tė egra feksėn ngjitshėm, aksidentalisht si njė ushtri kamikazėsh, faqesheshtė nė dritaret ballore tė aeroplanit. Nėpėr elikat e krahėve, pupla dhe stėrkala gjaku u pėrplasėn nė dritaren e djathtė tė pelloargonautit gjė e cila e detyroi tė thėrriste edhe mė i tmerruar nga mė parė. Ndėrkohė Rafaeli krejt i hutuar po mundohej tė stabilizonte ekuilibrin e humbur, por nuk pati kohėn e duhur, sepse ishte nė zbritje, shumė afėr zhdavaritjes tokėsore. Elikat u bllokuan tė dyja, dhe gati-gati njė gjysėm milje afėr bregut, fluturuan me motorė tė fikur nėn ndikimin e erės, pėrgjersa gjithēka nga puthja e parė e vrullshme me oqeanin, u mbush me ujė. Ujė. Ujė i kripur. Rafa po kėrkonte ndihmė nė radio. I fundit imazh qė shqiptarit do t'i fiksohej nė memorje, ishte kontakti me ujin e oqeanit. Xhami i lėbyrtė i aeroplanit, prej tė cilit sa vinte dhe fundosej njė botė e tėrė, nėn flluska vibrante tė harlisura ajri, qė ngjiteshin nė sipėrfaqen dehėse tė shkumbėzuar tė gotės sė birrės, nėn momentet e pezullta kur sodiste ...

    ... Vajzėn me kėmishėn e bardhėmtė tė natės. Tashmė, pėrpara syve tė tij, ēapiteshin pėrēiktas damarė tė prerė. Damarė trupor. Damarė nėntokėsor. Damarė ujor. Damarė qiellor. Thjesht damarė. Damarėt e saj, dhe jo gishti i tij tregues qė pėrftonte gjak nėn damarė; Gjaku, qė i buronte ēurg, si kėngėt e dasmave dhe funeraleve tė tempullit tė origjinave. Qė ishin: Ajo. Ajo, qė i lutej bajagisht me fjalėt :
    "... Priji, priji edhe Ti, qė tė jesh i Lirė".
    ILirėTėJesh/TiPrijiFjalėtBajagi/LutjuAsajQė ėshtėAjo/Origjina E Tempujve Tė FuneraleveDheDasmave/KėngėtĒurgBuroninNgaGjaku I GishtitTėTij/IshinDamarėtĒapitjeTėPreraPėrparaSyveJeshil/DamarėThjeshtQiellorUjor
    NėntokėsorTrupor/TashmėE Natės E BardhėmtaKėmishė E ėndrrės/ Me Vaj-zėn ngu-Ju bre-Nda 'saj.

    Rafaeli, mė tepėr se njė ėngjėll shpėtimtar, ishte njė pilot i zoti. E kishte zbėrthyer rrypin e sigurimit, e kishte shqyer dritaren e vogėl nė krahun e majtė, e shkėputi rrypin e tjetrit, dhe duke e tėrhequr nga kaēurelat e tij tė dendura nė tė miliontėn pjesė tė sekondės grafullueshėm kishte qeshur nga mendimi se po tė kishte ndodhur e kundėrta dhe ai tė kishte humbur ndjenja, atėherė shqiptari nuk do tė kishte ku ta tėrhiqte nė atė kokėn e tij tullace rafaeliane. Kjo e qeshur i dha shpresė mendėrisht, megjithėse fizikisht i kushtoi njė bulėz oksigjeni nga goja. Njė bulėz e vetme, brenda sė cilės gjallonte galopueshėm jeta. Nė sipėrfaqe gati sa nuk i luajti zemra nga vendi pėr shkak tė tė ftohtit. Nuk ngopej me frymė. Forcat e ndihmės speciale nė pak minuta ishin aty dhe nė kohė rekord nė ambulancė i mbėshtjell me batanije vuri re syrin gjysėm tė hapur tė mikut tė vet, teksa embrionisht vinte nė dritėn e plotė tė shikimit.
    - Hej Argon. Argonaut. Folė miku im. Hape syrin, jetgjati im. Kėsaj here qėlluam me fat. It is your portion under the sun, my brother ! Kur tė behesh mirė do pimė birra pėrsėri sė bashku. Argon mos humb...
    Gazetarėt e medias vejevinin. Blic fotografik feksnin atypėraty. Sirena policie hukasnin pėrrreth. Ekspertė tė Cape Air. Pyetjepėrgjigje hetuese. Njė kafe e ngrohtė. Sė fundi heroi i ditės Rafael Manuēi i pėrdėllyer kthehet nė shtėpi. Nuk dėshiron asgjė tjetėr veēse tė shpėlajė kujtimin e kėsaj historie tė papritur. Tė bjerė nė krahėt paqeruajtės tė gruas sė tij. Muzgu kishte rrėnė ndėrsa shtyu fort portėn nr 2 tė shtėpisė nė Hialeah Av. West Yarmouth. Heshtje. Mugėtirė. Askush nuk pėrgjigjet. Ajo nuk ėshtė aty. Mbi krevatin e dhomės sė gjumit gjen dygisht letėr :

    I dashur "ėngjėlli" im Rafael. Jam e detyruar tė iki. Jo ngaqė tė urrej. Pėrkundrazi. Nuk mundem tė vazhdoj mė kėshtu. Ti e di edhe vet se pa njė fėmijė jeta nuk ka kuptim. Ndaj edhe po zhdukem nga jeta jote papritur. Padashur tė tė lėndoj nė plagėn tėnde sterile. Besoj se e kishe kuptuar se nė ē'situatė
    jetonim ? Fjalėt dhe zėnkat e tepėrta pa rrugzgjidhje nuk kanė mė kuptim. Unė tė uroj njė fat tė mbarė nė "flatėrimin" tėnd, rrugėve qė ke pėr tė pėrshkuar. Zgjidh njė grua mė tė mirė dhe bėje bashkshorte tė shortit tėnd. Paqe dhe mbarėsi.
    Heather

    - Oh meu Deus ! Pėrse ? Si mundet ajo tė m'ė bėjė diēka tė tillė... - ishin fjalėt e fundit tė asaj dite.
    Brinjėthyer, ju kujtua pėr njė ēast, krejt pa lidhje, tragjikomedia e quajtur : "John Belushi" , dhe shkėlqimi i kllountė i dritave nė Hollywood... E qeshura melodramatike amatoreske e vendlindjes, ndėr telenovelat braziliane... Mandej miku i vet argonauti... Dhe vendi i tij i ēuditshėm peligrin... U pėrpoq nė mėnyrė delirante tė drejtshqiptonte emrin e tij :

    ggg-ė(h)...+ rrr-ė(h)...= ag...ron. Agron! Agron?! Agron.

    Bashktingėlloret i mblidheshin thėrmueshėm si kokriza rrėre nė grykėn eremite. Ndaj si pėr nevojė shkrifėruese e hapi frigoriferin pėr tė pirė diēka. Si duket, ndihej nevoja e shiut nė atė shkretėtirė efemere pėrvėlonjėse plot makth. Pėr tė shpėlarė rrokėzimin dunatik gjuhėsor brenda tij, kishte nevoj pėr bulėzat e birrės pėr ta nxjerė lart drejtshqiptimin... Rjedhoja llogjike e zhurmės pasuese, tė shpinte drejt hapjes sė njė birre tė ftohtė. E flaku kaēolen nė dysheme. I mbylli tė gjitha thirjet telefonike. Zagushia dhe heshtja u bėnė palė mbi trupin e tij tė zhveshur. Lakuriq, u zhyt i kruspullosur mbi karrigen e guzhinės. Bash prej dritares sė vogėl tė atyshme, filloi soditjen ngulmuese, plot etje, tė natės dhe shiut, qė binin ngadalė mbi degėt e pemės kryelartė, nė kopėshtin pėrballė shtėpisė.

    Cape Cod, tetor 2005
    lundertar pa atdhe

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Uuaaaaa...
    Uuuaaaa...
    Uuuuaaaaaaa...

    Ca tjeter te them une?
    Ca vizioni paske pasur tek kjo pjese! Cape Cod-i vend i bukur.
    Bravo Flurans Ilia.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur fluran..

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    pėrshėndetje miqėsore...

    Sė pari tri herė (edhe mė tepėr) falenderime vėllazėrore Brarit, qė ėshtė nga tė paktėt, pėr tė mos thėnė ndėr tė vetmit, qė i lexon me vėmendje kėto tregimet e mia nė kėtė forum !

    Sė dyti faleminderit ty angeldust , pėr vėmendjen e krijuar qė prej Michigan-it drejt e nė kėto brigje atlantike ku zhvillohet tregimi. Unė, nga natyra jam i tillė qė nuk jap shumė pėrgjigje, dhe nuk bėj komente tė shumta, por pluhuri yt ėngjėllor duket sikur ka fiksuar ndėn vete, shenjat e gishtave tė mi naiv ...

    Ju pėrqafoj me respekt tė veēantė tė gjithėve !


    fluransi
    lundertar pa atdhe

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Rruga E Qumeshtit

    Rruga e Qumėshtit


    - Tregim -



    ...fėmijė mes muzgut
    qė aq pa zor janė pranė dheut
    dhe Secili i fortė
    rend tė kridhet nė gjumin e tij
    mė i sigurt se kurrė
    tė kridhet nė ringjallje.

    Rudian Zekthi


    Sapo u ktheva nga shkolla nė mesditė. Nė korridor ndėr tė parat gjėra qė mė zuri syri ishte bidoni i boshatisur tri kilėsh i qumėshtit. Mė priste pėr t'u rimbushur. Kjo do tė thotė : pėrpara se tė filloja gjithēka, tė studioja matematikėn nė tė cilėn kisha provim ditėn e nesėrme, do tė mė duhej tė shkoja nė fshat sė pari, pėr tė blerė qumėsht. Kishte disa muaj qė fshatarėve, ish-reforma e Ramiz Alias u kishte dhėnė tė drejtėn pėr tė mbajtur njė lopė nė shtėpi. Ndaj ēdo dy-tri ditė shkoja nė njė fshat aty ngjitur me qytetin, tek njė familje qė na lidhnin veēse lidhje tė ngushta ... qumėshtore.
    Historia e radhėve tė gjata nėpėr qytete ishte drejt fundit. Ndėrmarrjet shtetėrore ushqimore duke shkuar drejt falimentimit, nuk i plotėsonin mė kėrkesat e qytetarėve. Kėshtu me bidonin e lidhur nė timonin e biēikletės, pėrshkoja qytetin mes pėr mes. Nėpėr rrugė periferike u drejtohesha fushave tė djerra, gjersa mbėrrija nė fshatin Dyshnik, ku blija qumėshtin e freskėt tė fshatarėve. Zaten, kisha kohė qė e bėja kėtė gjė. Kisha kaluar gjysmėn e fėmijėrisė time nėpėr rradhėrat, sepse im vėlla i martuar kishte njė vajzė tė vogėl. Mė takonte mua si shkollar, dhe i pa punė, qė tė kryeja kėtė detyrė kundrejt familjes dhe mbesės sime qė e doja aq shumė. Si mė i vogli i shtėpisė, bidoni i qumėshtit ishte pjesa e pandarė e ditėve tė mia. Isha njė rob. Ushtar i tij. Dhe ai ishte misioni im. I dija tė gjitha rrugėt mė tė shkurtra pėr tė mbėrritur atje. Por sot mė duhej tė nxitoja pėr arsye tė forta. Sė pari e gjithė familja kishte shkuar nė maternitet ku priste lindjen e fėmijės sė dytė tė tim vėllai. Dhe ngaqė kishte rrėnė shumė shi dhe pritej nga ēasti nė ēast t'ja rifillonte pėrsėri, doja qė tė mbaroja punė sa mė shpejt. Pėr mė tepėr ai provim i mallkuar i matematikės...
    Nė hyrje tė Dyshnikut pikat e para tė trėmbura tė shiut rifilluan. Gjysmė i lagur u futa nėn strehėn e portės ku nė plevicėn kashtore bri sė cilės, njė lopė e madhe me cica tė fryra, qendronte nė oborin e shtėpisė. Tek-tuk, njady pula qafėrrjepura hidheshin mbi gardhe me kakarritje rraskapitėse pėr t'u futur nėn strehė.
    - Mirė se erdhe more djalė, qenke lagur nga shiu. Eja brenda tė marrėsh njė tė tharė. - mė ftoi zonja e shtėpisė njė amvisė cicėmadhe.
    - Jo zonja Sheqere. - thashė me droje - Dua tė kthehem pa mė zėnė rrebeshi.
    Sheqerja (kėshtu e quajnė), gruaja me mollėzat e faqeve si njė qepė e kuqe Korēe, mė tėrhoqi brenda dhe filloi tė mbushte bidonin me qumėsht nga kusia e zezė e madhe nga ku sapo e kishte vluar. Asnjėherė nuk e kisha numėruar ekzaktėsisht kontigjentin e madh tė fėmijėve tė saj tė cilėt hynin e dilnin nga tė gjitha vrimat e gardheve tė shtėpisė duke e bėrė gjithnjė lėmsh numėrimin tim. Kėshtu qė isha i bindur qė ajo amvisė kishte ushqyer me ato gjinjtė e saj madhor legjendar, posht tė cilėve ndihesha si liliput, njė ushtri me kalamaj. Asnjėherė nuk kisha nė kokė njė numėr ekzakt tė fėmijėve tė saj. Dukej sikur mbante amėsinė e gjith fshatit. Njėri prej tyre njė sybardhė, qė i lėpinte shpesh qurret me gjuhė, sa herė qė vija nuk i'a shkulte sytė biēikletės sime. Mė kishte thėnė madje se kur tė rritej do tė blinte njė tė tillė. Shpesh nė kohė tė thata ja lija ndonjė xhiro dyrrotėshen aty tek qendra e fshatit, pėrkarshi zyrave tė mbyllura tė kryesisė. Me mburrje sybardhi nga krenaria pėr ta parė shokėt e vet, i hiqte duart nga timoni dhe lėshonte thirrje harreje nėpėr qiellin e hasdisur. Sa herė qė mė shihte, ndėrsa vija pėr qumėsht, ndihej i lumturuar dhe nuk mė shqitej. Por, sot nuk e pashė rreth e qarkė. Ishte i sėmurė. I platitur nė shtrat ēamarroku digjej nėn temperaturė. E pashė nga porta gjysmė e hapur e guzhinės tė mbėshtjellė me njė batanije ngjyrė bėrsi me cepa tė grrisur. Ia bėra me dorė. Instiktivisht bėri tė ngrihej por u step njė moment. Brenda syve bardhosh rregėtinin thėngjij tė padukshme pėrvėlonjės.
    Si e vendosa, se duhej tė shkoja, i dhashė pėrshėndetjet e mia Sheqeres dhe fėmijėve tė saj. Menjėherė rrėmbeva timonin e biēikletės nė krahun e djathtė tė sė cilit e lidha fortė bidonin e mbushur. Shkrepėtima friksuese pėrshkonin qiellin duke zbritur horizonteve tė arave djerrė. Pas tyre, bubullinte me aq forcė sa me timonin e salduar fortė ndėr duar, turravrapthi u lėshova drejt rrugės plot baltė, ujė dhe gurė, qė lidhte Dyshnikun me rrugėn ndėrqytetare. Ishin gati tri kilometra pėr tė pėrshkuar gjersa tė mbėrrija nė asfalt. Timoni mė dridhej ndėr duar dhe rrotat rrėshqisnin nėpėr baltė. Pedaloja nė krahun e djathtė, bri sė cilės rridhte njė kanal, Gushtova, njė pėrrua qė vinte shpesh nė kohė shtėrngate dhe pėrmbyste arat buzė fshatit dhe rrugėn e vetme lidhėse. Ballin e kisha tė lagur nga stėrkalat e shiut qė mė pėrplasej plot ngulm mbi fytyrė si pikēuditėse tė panumėrta. Duart mė dridheshin sė bashku me bubullimat zullumqare qė pėrshkonin hapsirėn e dėgjimit, duke ardhur prej sė largu drejt e mbi veshėt e mi, mbi biēikletė. Anasjelltas, zhurmat shpėrndaheshin prej veshėve tė mi, turravrapthi drejt arave ku nuk shihje shpirt njeriu. Ndėrsa njė zjarrvetėtimė, si njė shpatė vringullonjėse verbėtare, u lėshua prej qiellit mu pėrpara meje. E kuptova se ideja pėr tu rikthyer me aq ngut kishte qenė e gabuar dhe jo e matur mirė nga ana ime. Duhet tė kisha dėgjuar fjalėt e Sheqeres dhe tė tjerėve, por nga ana tjetėr nė vetvete ushqeja disiplinė ushtari. Isha i vetdijshėm pėr detyrėn qė mė takonte. Zaten, se mos dija tė bėja mė mirė diēka tjetėr. Rradhėt e stėrgjatura tė qumshtit kishin edukuar brenda meje kokderrllėkun e goditjes sė murit me kokė. Nė ditė tė mira dhe tė kėqija. Pėr mė tepėr nė kėtė ditėn e sotme. Njė krijesė e re po vinte nė familjen tonė. E pėr mė tepėr, pėr shkak tė atij provimi tė matematikės, qė m'a mbyste pėrllogaritjen kohore tė mbasdites. Akoma mė tej, nė kėtė kohė kur ky pėrrua i mallkuar kishte dalė prej shtrati, dhe rruga, kanali, fusha, ishin bėrė njėsh, njėtrajtėzuar nė sipėrfaqe ujore tė pėrbaltėshme.
    Isha gati nė mezin e udhės, kur duke mos dalluar mė, se ku ishte rruga dhe kanali, kuptova se rrota e parė po mė tradhėtonte duke mė drejtuar rrėshqitshėm drejt pėrroit. Ndjeva rrjedhėn e fortė tė ujit nė gjoks. Paniku erdhi sė bashku me mornicat nė trupin e lagur. Por ajo qė mė habiste ishte dora ime e pabindur ndaj instikteve qė vazhdonte e ēmendur tė mbante tė shtėrnguar timonin sė bashku me bidonin e qumėshtit, ndėrkohė qė biēikleta mė kishte ikur nga kontrolli dhe drejt rrjedhės shtyhej mė poshtė, e mė tej, nė humbėtirė. Dora e majtė, si njė sfurk pėrmbledhės e kontrollbėrės i kishte ngulur gishtat thellė mureve tė kanalit drejt rrugės, ndėrsa e djathta kokėforte nuk lėshonte pėr asnjė moment atė ēka mbante tė shtėrnguar pėr jetė a vdekje.
    - Oh pėrrua i mallkuar. Ta dhjefsha shtratin ! - Ishin tė parat fjalė qė mė dolėn nga shpirti nė formė kuje, e mė tej "kuja" u shndėrrua nė "klithje" :
    - Oh Zot i madh. Ndihmė, ndihmė !
    Ndieja kėmbėt qė mė rrėshqisnin vend e pa vend duke mos krijuar bazamentin e nevojshėm pėr t'u ringritur. Po ndieja se e kisha davanė e humbur dhe rryma po mė gllabėronte nė gjirin e vet. Por duart nuk pushonin sė kryeri punėn e tyre. Gjersa njė ... sfurk... ; Njė sfurk u zgjat pėrpara meje. Nuk ishte dora ime e majtė e shndėruar nė sfurk. Por njė sfurk i vėrtetė. Oh Zot i madh ! Njė sfurk pėrballė gjoksit tim dhe fjalėt e tjetrit nga rruga me ēizmet plastike tė zhytura nė ujė, mu nė buzė tė pėrroit, teksa mė thėrriste prej nga lart :
    - Jepi djalo. Kapu fort biro !
    Zėri i tjetrit i zbritur si prej Kashtės sė Kumtrit ishte i magjishėm. I kapur me dorėn e majtė pas sfurkut dhe zėrit shpresdhėnės, ngrihesha lart e mė lart ndėrkohė qė dora e djathtė nuk lėshonte pėr asnjė moment timonin.
    - Lėshoje biēikletėn more djalė. Lere dreqin tė shkojė nė esfel ! - Dėgjohej zėri i lodhur i fshatarit teksa hungėrinte plot dert me tė gjitha forcat e tij pėr tė mė ringritur.
    - Jo. Nuk e lėshoj xhaxho. Kam qumėshtin aty.
    - Lere more qumėshtin e shpėto kokėn ! - gati ulėriu tjetri duke turfulluar nėn shi.
    Por ishte e kotė. Si tė kishte qenė pjesė e pandarė e imja, biēikleta dhe bidoni, tė pėrlyer me baltė, dolėn nė sipėrfaqe buzė rrugės sė bashku me mua.
    Duke u pėrndritur nė tė qeshura dhe mornica, e pėrqafova plakun i cili mė ndihmoi duke mė hedhur mbi qerren e vet, me tė cilėn dolėm gjer nė rrugėn e asfaltuar. Mė tej duke u dridhur nga trupi i lagur dhe nga gėzimi, pedalova dhe u gjenda nė rrethina tė qytetit, ku shiu kishte pushuar dhe njė ajėr i lagėsht e kishte mbėshtjellė mbasditen gjer nė muret e pallatit tim.
    E lėshova bidonin nė dyshemenė e korridorit. Nga brenda dhomės zėri i tė tjerėve mė pushtoi sakaq :
    - Po ē'u bėre, more djalė se na bėre merak ! Nusja lindi ēupė sotė ! - ishte zėri i nėnės.
    - U bėmė me ēupė pėrsėri vėllaēko! - ishte zėri i tim vėllai.
    - Una kam ni kukul. Motla, motttra ime e vogėl - ishte zėri fėminor i mbeskės sime qė kishte filluar t'i thurte aq bukur, vėshtirėsisht, fjalitė e shqipes. Mė tej tė gjithė tė hutuar, shqetėsuar njėzėri thėrritėn : "ē'ka ngjarė" !?
    - Asgjė. - thashė me zė tė qetė - Rrėshqita nė njė pellg me ujė kur po vija. Por jam mirė. Mos u bėni merak.
    Pa u ndier dhe pa rėnė nė sy, u drejtova drejt banjos pėr tė shpėlarė biēikletėn dhe bidonin e pėrlyer nga jashtė me baltė. I futa thellė nė koshin e rrobave tė palara veshjet e mia tė lagura. I fsheha kėpucėt posht raftit. Dhe fillova tė shpėlahem. Nė dush, symbyllurazi, m'u fanit fytyra e plakut mjekėrbardhė.
    ... ... ... ....
    Disa orė mė vonė i vetėm, me matematikėn e hapur ndėr duar, ndėrsa rrufisja njė filxhan tė ngrohtė ēaj mali, mbi porcelanin e bardhė tė kapur ndėr gishtat qė mė pėrvėlonin, pasqyrohej vagullueshėm, dritarja e zhveshur e dhomės time me qiellin e hapur tė pas furtunės qė shkoi. Si njė kupolė gjigande hapsira me yjet mbi krye rravijėzonte atje pėrtej, larg nesh, galaktikat e sė panjohurės qė mė godisnin mbi ballė jo mė si pikēuditėse-shiu, por si pikėpyetje-drite drejt unit tim tė pėrbaltur tokėsor metafizik. Aq sa faqet mė paloseshin nė mendje, me shpejtėsinė e dritės, duke kthyer kokėposht gjith sistemin tim rendor kohorodiellor.
    ... ... ...
    I sapo lindur, sikurse nė kėtė kohė, nė maj, ardhja ime nė kėtė botė, ndėrsa isha njė foshnjė tre muajshe, kishte pėrkuar matematkeqsisht me ikjen e tim eti qė e kishte humbur jetėn nė njė aksident fatal pėrgjatė muajit gusht. Qė prej asaj kohe, nga dhimbja, nėnės sime i ishte prerė qumėshti.
    ... ...
    Emri i fshatit Dyshnik shpėrbėhej numerikisht nė 2shnik duke prodhuar kėshtu matematikisht toponimin e dyzimit tim tė fatėzuar nėn vorbullėn e pėrroit Gushtova i cili si njė merimangė gjigande mundet tė mė kishte mbėshtjellė nėn pėlhurėn e vet makabre, duke mė gushtėzuar, :-( muruar-murėzuar-murgėzuar-gushtėzuar...
    ...
    Kishte qėnė e thėnė ngjarja e kėsaj dite apo ishte thjesht rastėsi kjo nuk mė interesonte aspak, pėrgjerisa e kisha sjellė qumėshtin e sheqertė nė shtėpi.
    .
    Sot mė 25 maj 1991 kishte ardhur njė filiz i ri nė familjen time. Njė vajzė qė do tė merrte mė vonė emrin e gjyshes sė saj - nėnės sime.
    - I'a fsheva rrėfenjėn nė fjalė njerėzve tė mi dhe nuk e di pėrse(?), po ua rrėfej juve. Ju kujtohet vėshtrimi i sybardhit qė digjej atje nė fshat nėn temperaturė ?
    - Si ? - Ju sapo e pohoni tė heshtur duke tundur kokėn ndėrsa mė pyesni - E pastaj?...
    - Oh, po. E pastaj ? Nuk di ē'tė them. Fundi i fundit, qė tė jem i sinqertė, nuk kuptoj mė tepėr pėr t'ju dhėnė shpjegime. Shpesh mė vjen keq pėr veten qė jam duke e goditur me kokė murin e sė panjohurės. Dhe murit nuk i bihet me kokė. Por ku i dihet, ndoshta njė ditė mundet tė shfaqet ndonjė rreze e kuptimshme pėrtej tij, dhe Ju njėherėsh keni pėr ta miratuar sė bashku me mua idenė, se ekziston gjithmonė jo pa vend shprehja "ndoshta njė ditė" ...

    Ndoshta. Ka pėr tė qėnė ndonjė e tillė, ditė e ngjashme edhe pėr Ju, pėrgjatė udhėtimit qė domosdoshmėrisht kalon kėndej ... nga Rruga e Qumėshtit.
    lundertar pa atdhe

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur shkruan o flur..

    Ke nje fraze ketu qe un e zgodha per ta diskutuar pak:

    --------

    - Po ē'u bėre, more djalė se na bėre merak ! Nusja lindi ēupė sotė ! - ishte zėri i nėnės.
    - U bėmė me ēupė pėrsėri vėllaēko! - ishte zėri i tim vėllai.
    - Una kam ni kukul. Motla, motttra ime e vogėl - ishte zėri fėminor i mbeskės sime qė kishte filluar t'i thurte aq bukur, vėshtirėsisht, fjalitė e shqipes. Mė tej tė gjithė tė hutuar, shqetėsuar njėzėri thėrritėn : "ē'ka ngjarė" !?
    - Asgjė. - thashė me zė tė qetė - Rrėshqita nė njė pellg me ujė kur po vija. Por jam mirė. Mos u bėni merak.
    --------


    Do desha qe ndonje gjuhetaro-gramatikolog ketu ta shikoje e te jap nje mendim ne se eshte ne rregull apo jo letrarishto-gramatikisht.
    E kam me shume me shenjat e pikesimit .. e te tjera marifete te kesaj natyre kur eshte fjala per dialogjet mes personazheve..

    Tregimi si zhaner eshte i veshtire ne fakt dhe do persosmeri ne cdo ane, qofte si ndertim qofte per sa i perket sasise se fjaleve qe derdhen aty.

    E do si kripa me sheqerin ne ushqim.. pra cdo gje...me karar.. nga fjalia e pare deri ne fund..

    Nejse.. vazhdo e na dhuro tregime te tjera te bukura si gjithmone o Fluran..!

  15. #15
    RRUGEVE NE NEW YORK Maska e EltonNY
    Anėtarėsuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    9
    eeeeeeeeeeeeeeeeeeee Sauku prap
    Tironc Sauks puro

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Baraka e kopshtit te molleve

    Baraka e kopshtit tė mollėve

    Nė mėgjesin e ditės sė sotme nuk e di pėrse nė mėndje mė ishin ngulitur vargje nga blloku intim i njė poeti tė ri tė panjohur. Nė to me fjalė fare tė thjeshta poeti thoshte: Pėr dashurinė qė lind ėngjėjt / Me krahėt e bardhė pupėlor / Pėr ėngjėjt qė zbresin mbi ėndrrat / E kėtij realiteti tė vėshtirė tokėsor.
    E meqėnėse flitej pėr ėngjėjt, dhe besimi fetar kishte qenė pėr shumė kohė i ndaluar tek ne, e kisha mbajtur gjithmon pėrbrenda vetes kėtė poezi si diēka tė vyer. Ndėnė dritėn e parė tė mėngjesit i kisha kaluar nėpėrmendje nė shtrat, gjysėmfjetur e gjysėmsyzgjuar, tė katėr vargjet nė fjalė. U ngrita. Pas kaq ditėsh punė intensive pėrmes skicash tė panumėrta dhe pėrllogaritjesh marramendėse sė fundi i'a kisha dalė mbanė me sukses. Eprorėt e mi ishin tė kėnaqur nga puna ime si projektues nė zyrat e urbanistikės sė qytetit ku punoj si arkitekt. Kam emėr dhe mbiemėr fare tė thjeshtė. Quhem Arben Pėllumbi. Shkurt Ben. Ose "Beni arkitekti" si mė thėrret edhe shoqėria. Tė gjithė mė njohin dhe mė respektojnė. Pėr mė tepėr nga pozita ime. Vargjet, si dhe prezantimin tim, po ju'a rrėfej ndėrsa nė tiganin e vendosur mbi pllakėn elektrike po fėrgoj vezėt e mėngjesit. Natyrė e qetė dhe aromė gjalpi tė skuqur. Me brek dhe kėmbėt e zbathura tė futura nė pantofla.
    - Mos kujtoni se kam kohė tė ha mėngjes pėr ēdo ditė?
    - Jooo.
    Gjatė javės ngrihem shpejt pėr nė punė dhe nuk kam kohė pėr asgjė. As pėr tė menduar. Tė dielave ndiej njė kėnaqėsi tė brendėshme ndėrsa gjumi shqitet vonė nga qepallat e syve dhe mundėsohem tė pėrgatis vetė mėngjesin. Pėr mė tepėr mė shijon shija e bukės sė thekur teksa filloj me koren e saj tė ngjyej tė verdhėn e vezės direkt nga tigani ku ėshtė fėrguar. Hėngra me oreks. Ndėrsa dėgjoja emisionet e sė dielės nė kanalin e parė tė RadioTiranės. Kjo atmosferė mė pėlqen. Mbarova sė ngrėni, u rrojta me fytyrėn e gozhduar njė copė herė mbi pasqyrėn e banjos, mė tej nė pllakėn elektrike vendosa xhezven e kafesė, aroma e sė cilės, mė hap sytė.
    Krevatin e lashė rrėmuj. Tavolinėn e bukės po ashtu . E gjith dhoma notonte nė njė rrėmuj tė pandreqshme. Kjo pėr tė vetmen arsye se nuk mė pėlqen tė vė dorė pėr tė prekur asgjė tė dielave , dua t'a kem tėrėsisht timen ditėn e pushimit. Jam i lodhur nga kjo vetmi, qė e ka shndėrruar ēdo objekt tė shtėpis nė njė pozicion tė parregullt nė raport me gjithshka. Miqt e mi kanė tė drejtė kur mė thonė se nė jetėn qė bėj mė mungon "arkitektura e shpirtit".
    Po qesh me fjalėt e tyre qė mė vinė nėpėrmėndje sepse m'i thonė faktikisht nga qė jam projektuesi mė i mirė qė ka qyteti. Qytet tė cilin sot e shihja pėrmes dritares sė guzhinės tė lagur nėn shi, ndėrsa rufisja kafenė e mengjesit nėn tymin e cigares. Qielli kishte pėsuar njė ēarje tė lehtė nga perėndimi. E kaltra qiellore pėrzihej brutalisht me penelata tė rrėndarreshngjyrėgri. Kishte rrėnė shi gjatė natės sė shkuar dhe rrugėt ishin tė lagura tek-tuk me ndonjė kalimtar tė nxituar nga njė shi i dytė qė mund t'ja fillonte nga ēasti nė ēast.
    Jo rrallėherė kam qėnė i ndodhur pėrballė faktit se ē'duhej tė bėja gjatė ditės sime tė pushimit? Sepse bėhet fjalė pėr njė qytet tė vogėl nė jetėn e tė cilit nuk tė ngelet gjė e madhe pėr tė bėrė veēse tė tymosėsh cigare tė panumėrta. Kjo mikroklimė e lagėsht mė ishte e domosdoshme pėr tė lagėshtuar pak ajrin e mushkrive tė mia tė burgosura pėr ditė me radhė nė mes letrash projektimi.
    Pėr tė thyer pikėn e ngujimit mė lindi ideja tė bėja njė shėtitje pėrjashta me biēikletė. U vesha dhe dola. Pedaloja nė rrugėt perėndimore tė qytetit i cili vazhdonte ende tė qėndronte gjysėm i pėrgjumur. Ndihesha i gėzuar. Ajri i lagėsht, i mrekullushėm. Brenda trupit njė zjarr i brendshėm ndizej me forcė. Ndieja erėn vjeshtore tė liqenit teksa lėkundte mėngėt e pulovrės time tė leshtė.Mendimet mė kishin kaptuar tė gjithin njėsoj si ekrani i madh i tė vetmes kinema tė qytetit, ku shihja nė retrospektiv njė pjesė tė mirė tė ditėve tė mia. Dorėn e rrudhur tė tim gjyshi, teksa mė lėmonte flokėt, duke mė thėnė: njerėzit kur e duan shumė njėri-tjetrin janė njėsoj si ėngjėjt biri im. Nuk ka forcė qė t'i ndajė as nė qiell dhe as nė tokė. Edhe toka, dhe qielli, bėhen njė kur dy njerės duhen. Nuk e di pėrse m'i pėrsėriste kaq shpesh kėto fjalė. Ndoshta nga fakti qė mund tė kishte pėrjetuar edhe vetė, njė dashuri tė kėsaj natyre. Nė ekranin e fėmijėris time shfaqej njė histori e ēuditėshme. I ngazėllyer nga imazhi i ėngjėjve ose mė saktė nga dėshira pėr t'i parė nė realitet, nė moshėn gjashtėvjeēare, detyrova tė hidhej nga kati i parė i ballkonit tė apartamentit tonė, Neritanin, shokun tim tė femijėrisė, qė e doja aq shumė, sa qė besoja me tė vėrtetė qė ai ishte njė ėngjėll. Pasojat ishin katastrofale. I bindur nga fjalėt e mia, duke u hedhur prej andej, ai theu njėkohėsisht kėmbėn dhe dorėn e majtė. Unė hėngra njė dru tė mirė qė nuk kam pėr ta harruar gjithė jetėn nga im atė, tė shoqeruar me thirrjet: "fėmijė mizerje" , "shejtankalama" , "idiot" dhe "nuk bėhesh njeri ti", tė cilat mė bėnė tėrėsisht tė hiqja dorė nga ideja pėr t'u pėrpjekur tė shoh nė realitet ėngjėjt. Shumė pikpyetje nė atė kohė nė mėndjen time gjashtėvjeēare rrėzonin imazhin e ideve tė mėparshme. Nė ē'farė tim gjysh mė kishte thėnė pėr njerėzit apo ėngjėjt, nuk ishte e vėrtetė, sepse po tė ishte ashtu shoku im nuk do tė ishte pėrplasur si kungull nėn dhimbjen e kockave tė tij tė thyera, por do tė fluturonte! Mė vinte pėr tė qeshur kur e kujtoja atė skenė. Dridhje tė lehta mė pėrshkojne trupin nėn thirrjet: "nuk bėhesh njeri ti, idiot, shejtankalama, fėmij mizerje, mizerjeeee... Tė qarat e Neritanit. Sirena e ambulancės. Komshijtė qė mė shihnin me pėrēmim. Tė gjitha njėkohėsisht mė prunė me kėmbė nė tokė.
    Qė prej asaj kohe tė tjerėt mė thėrrisnin "filozof" dhe frika e dyshimit i ndante prej meje. Ndėrkohė qė nė shkollė isha me nota tė shkėlqyera. Fillova tė isha edhe mė i mbyllur pa rreshtur asnjėher sė menduari se kjo tokė dhe kėta njerės meritonin me tepėr se ky rrisk jete qė u kishte rrėne pėr tė jetuar.
    Pedalueshėm, i tėrhequr prej kujtimeve, muskujt, mishin, trupin, i pashė jashtė qytetit, drejt njė rruge qė gjarpėronte pėrmes kopshtesh tė panumėrta me mollė tė pjekura. Nė kėtė stinė tė vitit aroma e tyre tė shtynte pėrherė e mė pafundsisht tė futeshe pėrmes, pa e kuptuar se ku qėndronte mrekullia e ndjesisė. Liqeni herė shfaqej herė fshihej pėrmes drurėve. Vetėm pasi ndodhesha shumė afėr parcelave e kuptova se gjithshka mė ishte mėse e njohur aty.
    - Sa hutaq qė jam, thashė me vete, ky ėshtė kopshti im i mollėve, ku vite mė parė takohesha me Fatbardhėn, mikeshėn time tė viteve tė gjimnazit, dashurinė time tė parė.
    Instiktivisht si nė njė ėndėr tė cilėn e ke lėnė pėrgjysėm dhe do ta shohėsh gjer nė fund, me njė forcė tė padukshme, kisha pedaluar jashtė qytetit ku rigjeja prej njė ndarje kaq tė gjatė rrugicat e kopėshtit tė mollėve ku gjendej baraka... Baraka e kopshtit tė mollėve kishte qėnė dikur parajsa ime tokėsore. Gjithshka ishte e ngritur pa kujdes. E vogėl si njė shtėpizė pėrrallash, me mure tė rrėnuara. Me krahun e djathtė tė shkatėrruar nga shirat dhe erėrat qė vinin nga liqeni, vazhdonte tė ishte aty njėsoj si atėherė.
    - Ajo po mė pret, i thash vetes, Po, po mė pret. Njėsoj si atėher.
    Kjo mė kishte dalė plotsisht nga mėndja pėr shkak tė gjith atyre ditėve tė lodhėshme. Isha i justifikuar pėr vonesėn. Ajo kishte njė shpirt tė shkėlqyer pėr tė falur. Nuk mbante asnjėher mėri dhe ishte nga tė pakėt njerės qė dinė tė falin. Veēse kishte kaluar shumė kohė, shumė kohė qė mė priste e ngujuar aty.
    Pėrballė barakės sė kopshtit tė mollėve, retrospektiva, ekrani gjigand i kinemasė, u shpalos.
    Fatbardha kishte qėnė shpėtimtarja ime, ėngjėlli im. Gjunjmėgjunj, nė njė bangė. Teksa mė prekte, ndieja se si pėr sė brendshmi pantallonave tė mia njė flakė e pashmangshme digjte trupin dhe mendjen. Isha i gjithi "i rrėnė brenda" me tė. Mendoja vetėm pėr tė gjersa njė ditė gjithshka e pėrfshiu zjarri ku nėpėrmjet Neritanit, i cili kishte filluar punė si rrojtar aty, mundėm tė realizonim disa takime tė fshehta. Aty. Larg syrit tė qytetit. Qetėsi. Detaj i atij mėngjesi tė parė kur braktisėm orėn e matematikės. Rrezet e diellit tetoras qė pėrndriste vendin. Vello e bardhė. Nė kėmbė. Nė periferi tė qytetit. Nėn aromėn e mollėve. Flokėt e saj tė prerė shkurt. Tipare tė rigjetura si tė mos ekzistonin mė parė. Sytė. E kaltra qiellore. Mollėzat e faqkave tė ngjyrosura nė ėmbėlngjyrėkuqeremtė frutore... Baraka. Baraka jonė qė u shndėrrua nė njė strehė gjithmon e mė tė dashur. Mėsuam tė kafshonim ndijueshėm pėr tė parėn herė, shijen e frutit tė ndakuar. Me orė tė tėra qėndronim tė shtrirė mbi kashtėn e butė duke biseduar dhe vėshtruar trarėt e hapėt tė tavanit prej nga ku mund tė shihje njė pjesė tė qiellit duke ndijuar me poret e lekurės brishtėsin e trupave tė zhveshur gjashtėmbėdhjetvjeēar. Ndjesia e natyrshme stinore pėr tė jetuar me gjithė forcė, ndėrthurej me aromėn e mollėve. Kur dilnim prej andej Neritani na jepte me vete njė kokėr tė madhe tė cilėn e ndanim pėrgjysėm rrugės sė kthimit. Gjashtėmbėdhjet vjet gjer atėher dhe kėtu ēdo gjė kishte ngelur po e njėjtė. Veēse unė nė moshėn e Krishtit, nė tė gjitha kėto vite njė ves mė kishte ngelur qė prej asaj kohe dhe qė nuk mundem dot ta shkėpus prej vetes: duhani. Tymi i tij qė dilte nga brenda gjoksit drejt qiellit pėr tė pėrafruar sadopak imazhin qiellor me atė tė kėsaj toke qė prodhonte mollė kaq tė ėmbla. Mollė tė cilat nė tė gjitha kėto vite mė ishin shndėrruar nė fruta qė i kafshoja gjithmonė e mė tepėr me ndjenjėn e njė pasioni tė njėtrajtėshėm po aq sa dėshira pėr tė jetuar. Gjithshka pėrpara meje, jo mė si njė ekran imagjinar kinemaje por si njė realitet i mirfilltė.
    - Fatbardha... Bardha... ku je moj ēupė...?
    Asnjė pėrgjigje. Shtyva fortė portėn dhe u gjenda brenda saj. Asgjė s'kishte ndryshuar pėrveē njė rrote tė madhe qerreje tė pėrbaltur. Koshat mollėve nė cepin e majtė. Kashta. Trarėt e tavanit. Aroma e trupit tė saj tė ngrohtė.
    - Bardha ku je shpirt?
    Nuk pata kohė tė kėrkoja sepse njė NDAL! i fuqishėm mė bėri tė hidhem pėrpjetė.
    - Ndal! - dėgjova njė zė burri i cili mė smbrapsi tej. Pėrballė: njė njeri me kasketė tė strukur mbi sy, mjekėr tė ashpėr, i veshur me njė mushama tė gjatė tė zezė. Ndėr duar njė ēifte dy grykat horizontale tė sė cilės drejtuar drejt meje. Do tė besoja me tė vėrtetė se ai ishte nje murg. Vetėm pasi u afrua mė afėr munda ta njoh, ose mė sakt ishte ai qė mė njohu i pari duke ulur armėn. Mė shtėrrngoi dorėn duke u pėrqafuar si vėllezėr dhe filloi tė mė qortonte se pse s'kisha ardhur mė kėndej pėr ta takuar. Besoj e merrni me mėnd se po ju flas pėr shokun tim tė fėmijėrisė , Neritanin.
    Fillova tė justifikohem se nuk kisha kohė, se isha "i mbytur" nė punė. Studimet e mia tė larta kishin zgjatur pėr katėr vjet nė kryeqytet. Mė tej specializimi im nė Gjermani. Puna intensive. Zyra. Kariera ime brilante si arkitekt projektues. Tė gjitha kėto nuk ja thash atij, por i kalova nė mėndjen time nė tė qindat e sekondės ndėrsa papritur e pyeta:
    - Vėllaēko, mos e pe gjė Fatbardhėn kėtu rreth e qark? Kishim lėnė takim sot dhe mė kishte dalė fare nga mėndja.
    Tjetri nuk mundi ta fshihte dot habinė dhe nė sytė e tij njė flirt dyshimi filloi tė rrėshqasė ngadal drejt meje.
    - Pėrse mė sheh kėshtu? - e pyeta kureshtar
    - Po tė pyes thjesht se ku ėshtė ajo dhe sa kohė ka qė mė pret... Nuk ka asgjė pėr t'u habitur, pse mė sheh kėshtu?
    Neritani u tėrhoq njė hap pas dhe filloi tė mė shihte me ngulm drejt e nė sy. Po e vėshtroja edhe unė. Se ē'kishin pėrbrenda ata sy? E njihja mirė mikun tim. Gjėrat qė mendonte nė moment t'i thoshte drejt, pa kurfarė ndrojtje, me atė mėnyrėn e vet tė sinqertė e tė pashkollė qė jeta e kishte mėsuar tė fliste.
    - Ben - foli ai me zėrin solid.
    - Miku im, ē'farė po ngjet me ty? Pse kėshtu? Bardha ka vite qe nuk jeton mė kėtu. Ajo i ka thėnė njėher e pėrgjithmonė lamtumirė kėtij vendi me ikjen e saj. Ndaj mos e mbaj mendjen tė gozhduar te kjo *** histori se nuk tė bėn mirė pėr shėndetin. Fshije nga mėndja. Ti nuk mundesh ta kthesh mė mbas kohėn e ikur. Ke bėrė gjer mė sot atė ē'ka qėnė mė e mira qė mund tė bėsh. Pėr kėtė tė jesh i sigurt. Po ta them troē se ajo nuk ekziston mė. Fshije nga kujtesa. Nuk ekziston. Mė kupton? Hiq dorė nga ēmenduritė e tua pėr tė bėrė njėsh qiellin dhe tokėn. Nuk mundesh. Je ende i ri. Ke njė shkėrdhat jetė pėrpara pėr tė jetuar dhe duhet ta jetosh. Vėrtet nganjėher nuk tė kuptoj se si mendon dhe vepron?
    Nga buzėt e tij cifla pėshtymash me binin nė fytyrė prerė dhe i rreptė nė ēdo fjalė qė mė drejtonte. Mė dukej paradoksale se si kishte marrė kthesė kjo ditė e cila i pėrngjante njė kėmbane tė largėt qė njoftonte pragun e njė kungimi tė ri. Ky ishte njė fakt. Njė shuplakė qė pėrjetoja ēdo herė qė ndodhesha nė pragun pėr ta kapėrcyer. Ndaj kisha tentuar edhe njėher tė vetme. Edhe njė tė vetme herė, gjatė gjithė kėtyre viteve qė ajo mė kishte munguar aq shumė, tė pėrmbysja realitetin dhe nė vend tė tij pedalueshė njė realitet tė ri tė ndėrtoja, njėsoj si projekti i njė ndėrtese tė shumė duartrokitur pėr tė cilėn aq shumė mė kishin lavdėruar se kishte qenė projekti im mė i mirė ndėr vite nė kėtė qytet.
    U shkreva nė krahėt e mikut tim. Ndjeva se si rrihte zemra e tij. Ndjeva nėpėrmjet zemrės sė tij se si rrihte e imja gjithashtu.
    - Po kthehem pėr nė shtėpi. Tashmė e kam tė qartė. Tė faleminderit... - i fola ndėrsa i shtėrngova dorėn.
    - Prit. Qendro edhe pak. - u lut ai duke mė zgjatur njė cigare.
    - Jo, nuk mundem - fola duke refuzuar pėr tė parėn herė nė jetėn time njė cigare qė mė zgjatej nga dikush tjetėr
    - Mė duhet tė kthehem nė shtėpi. Kam shumė punė tė lėna pėr gjysėm.
    Me biēikletėn ndėr duar u vura nė kthim.
    - Hej, prit. Prit pak. - dėgjova zėrin e tij.
    - Vishe mushamanė time sepse rrugės ka pėr tė zėnė shiu dhe do tė lagesh.
    Nuk e kundėrshtova. E vesha atė masė tė madhe tė zezė dhe veten e ndieva mirė nėn tė, posht shiut qė filloi tė binte me pika tė imta gjithmon e mė tė dendura mbi tokė. Vetja, nuk e di pėrse, m'u duk si njė murg, njė murg qė po nisej drejt rrugės sė tij tė kthimit... Drejt realitetit.
    - Mirupafshim ! Do tė shihemi sė shpejti ! - thėrrita i hypur mbi biēikletė.
    - Qofsh me shėndet vėllaēko! - tha ai me dorėn qė dikur e pat thyer pėr fajin tim, tė ngritur nė erė.
    Nė tė dalė tė kopshtit pedaloja mbi rrugėn e asfaltuar. Ndjeva nė xhep njė mollė e madhe gjysmėn e sė cilės fillova ta pėrtyp i vetėm me mallin e njė melodie tė kėputur njėsoj si kėnga e liqenit i cili nėn ritmin e valėve vazhdonte tė kėndonte po tė njėjtėn kėngė pėr kaq e kaq vjet. Njė rritėm kokėfort. Melodi e zbrazėt. E cila nuk rreshtej pa pyetur
    - Ku je ti? Ku je ti?
    Brenda sonoritetit tė vet melodia rrėzohej mbi tokė nė ēastin e parė tė puthjes me realitetin, duke u pėrpėlitur si diēka e pa fuqishme, tejet delikate. Si kėnga e brishtė shumėvjeēare e valėve tė liqenit drejt bregut. Si kėto pikla shiu mbi asfalt. Qė tė gjitha tė marra sė bashku nuk munden kursesi tė arrijnė fluturimin e imagjinatės tonė drejt atyre dėshirave tė pa realizuara e tė padukshme, qė sa mė tepėr t'u afrohesh nė realitet, aq mė tė largėta e tė pakapshme bėhen pėr sytė tanė.
    lundertar pa atdhe

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Flurans Ilia - Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Kam lindur pėr tė qėnė kafshata juaj



    Zakonisht kur nisim dhe analizojmė poezinė, pėr tė qenė literalisht sa mė artistik (!), e fillojmė me fjalėt " koloriti i poezisė sė filanes, ose penelatat e filanit..." Gjepura. Furēa tashmė tė bajatizuara kėto tė cilat mund ti gjeni me tonelata nėpėr gazeta qė shpėrpushin ditėkafenetė.
    Ngjyrat, pėrveē faktit qė na pengojmė tė depėrtojmė mė tej, na e fshijnė krejt vizionin e asaj qė shpaloset pėrpara vetdijes sonė tė verbėr, qė faktikisht e percepton ngjyrėn e poezisė me atė tė natės universale. Tė errėt.

    Oh, netėt qė dinė tė jenė

    veē pėrqafime me forcė serioze,

    mė dhanė imunitet pėr frikėn

    dozė pas doze.


    Megjithatė paradoksialisht unė mendoj, se fillimit tė diskutimit tonė pėr poezinė e Rudina Madanit, si kontrapunkt duhet t'ja fillojmė pikėrisht symbyllurazi nga ngjyrat.

    Besimi im i pazbutur

    qė lėkundesh kontrasteve tė forta,

    afroju ngjyrave, ngjyrave mos iu tremb,

    siē iu trembesh fjalėve tė kota.

    Se veē me ngjyra mund tė bėsh ē’tė duash

    tė mbjellėsh buzėqeshje

    e tė zbardhėsh fate,

    ngjyrat, i vetmi lifting

    kur tė jesh lodhur prej nate.


    Nga tabloja poetike qė kemi pėrpara, njėra prej kėtyre ngjyrave ftillon rrugėtimin realisht mė tė pėrafruar, drejt vargut tė saj.
    Ngjyra e baltės, pėr tė cilėn Lasgushi ka pas thėnė : "A ka mė fisnike se balta?".
    Qė nė fakt ėshtė ngjyra e tokės, e cila simbolizon vdekjen por edhe (ri)lindjen, ashtu si autorja vetshprehet :

    Qemė ne qė nė emėr tė vetėgjetjes

    injoruam baltėn

    e u projektuam nė dimensione

    qė s’di pse...

    i pėrcjellim ende gjeometrikisht ...

    u shpėrndamė krejt harrueshėm,

    grive tė betonit

    nė ngutje vogėlsirash tejzėnė

    sofistikisht...


    Ngjyra gri e shpėrnguljes.
    Gria e rrugėtimit tė poetes sė bashku me poezinė e saj, me tė cilėn sapo kemi nisur udhėn tonė.

    Qemė ne qė injoruam baltėn

    nė shtegtim tė vetėgjetjes

    qė s’di pse...

    kaq shumė akcent i dhamė

    e rėndėsi,

    nė emėr tė saj justifikojmė vetėhumbjet

    vlerėhumbjet

    mikhumbjet,

    djehumbjet

    nė emėr tė saj

    u shpėrngulėm nė gri...


    Ngjyra juaj shpėrfillėse e betonit, zotėrinj, qė na e kultivuat si kėrpudhat kloneske pas shiut, tė mbira gjithandej, dikur nė forma bunkerėsh, dhe sot, nė qiellgėrvishtėse qė nga bregdeti i Durrėsit, gjer nė Tiranė, ku tė merr malli tė puthėsh njė lule, apo tė pėrqafosh njė degė tė vetmuar pishe.

    E besomėni...

    ka gjasa

    qė kėtyre grive tė betonit

    kurrė kaq e njėzėshme

    s’do kish qenė shpėrngulja,

    sikur tė na binte nė mend edhe njė herė

    qė vetėm nė baltė

    e prej baltės

    lind

    lulja.


    Besoj se pėr ēdo poet, ka njė rrėndėsi maksimale pesha e vetdijes nė raport me krijimin, jo vetėm ngushtėsisht kaq. Disa besojnė dhe e vlersojnė gjetjen. Disa nuk e kuptojnė dhe vazhdojnė tė rrugėtojnė nė trajta inerte. Disa e kuptojnė lvizjen inerte dhe pozicionin e fatėzuar nga natyra tė plotfuqishme nė tė cilat janė tė pėrfshirė. Poeti i vėrtet reagonė pa folur.

    Mos fol...

    vazhdo te me pastrosh siē ke bere deri me tash

    nga ndryshku i apatise

    instaluar nga perkujdesjet e respekti

    nga domosdoshmeria,

    nga rrethanat,

    e te tjera kotesira si keto

    vazhdo te me punosh

    sipas projektit tend

    ne nje dimension hyjnor e te ri me ribej

    pastaj,

    po te duash me perplas

    une ta ndjej frymen qe me gozhdon rreth teje

    e ndjej dy hapa para

    e ndjej dy hapa pas...



    Mos fol

    sillu ne orbiten time

    duke tribluar arsyen dhe instiktin

    sygjerimet e pervojes

    e te tjera si keto

    nisu me guxim

    perballome pafytyrshem dhe embelsisht

    pastaj

    po te duash

    kthehu ne pikenisje perseri

    pasi te te kem ndjere diku afer gjirit,

    ndofta dy gisht nen te

    ndofta

    dy gisht permbi...


    Ajo ēka ngelet besoj ka vlerė. Kjo mbetje shtresante nė vetdijen artistike tė krijuesit ėshtė kuptimėsia mbi rolin e vet individit nė raport pėrgjithėsues me botėn qė e rrethon. Pėr Rudinėn kjo ėshtė leva lėvizėse e poezisė sė saj. Nuk ka asgjė tė paqartė. Tabloja ėshtė mėse reale. Nuk ka kėrkime tė pafundme. Ka vetėm kėrkesė optimale nė rrjedhėn pėr tė qenė i thjeshtė. Poeti q i pėrket njė fryme tė re reagonė pa dėgjuar.

    Shumė herė

    nuk ua vumė veshin,

    iu kthyem krahėt

    e heshtėm...

    se pėrdorėt

    formėn mė tė vėshtirė

    pėr t’na spjeguar

    atė,

    mė tė thjeshtėn.



    Kur ju dhamė tėrėsisht

    nė mirėbesim

    siē jepet

    vajza e re tek ndjenja,

    pritėm prej jush tė na i hapnit sytė,

    por... na futėt

    nė terre tė reja.



    Nė njė gėrshet pikėpyetjesh na lidhėt

    e stinėt

    na i mbėrthyet tek vjeshta,

    se vazhdoni tė pėrdorni

    mėnyrėn mė tė vėshtirė,

    pėr t’na i kryer...

    ... gjėrat e thjeshta.


    Tė jesh i pėrsosur thjeshtėsisht sipas mėnyrės tėnde ėshtė poezi mė vete. Tė jesh i pėrsour qė tė kuptosh pozicionin tėnd nė univers ėshtė si tė rendisėsh njė poezi tė mirė pėrkrah poezish tė tjerave akoma edhe mė tė mira . Njė gravitet ekzistencial poetik i mrekullueshėm, shprehur me vetdije dhe vetbesim, PO-etikisht, si rrallėkund.

    E zhduk

    ēdo shenjė tė zakontė graviteti

    kjo kėmbėngulje e ėmbėl e pranisė tėnde

    e mbi rutinėn prej ozoni te asaj qė jam

    pezull mė ngre

    mbi pėrsetė e pafund ku ēapitem

    pezull mė ngre

    mbi friken sugjestive te stines qė na lė

    mbi lirite e teperta

    te pavena mire ne pune

    pezull mė ngre....

    ē’mrekulli kjo humbje e peshės

    prej te ciles

    rregullisht e perceptoj lunatizmin tim

    qė me veēoi

    e objekt kureshtjeje mė bėri

    pėr tė palehtėt

    qė mijėra herė

    fytyrės ma pėrplasėn

    rėndėsinė e tė qenit me “peshė”,

    e tė qenit mbi tokė

    e tė qenit mbi kėmbė

    e tė qenit

    domosdoshmėrisht

    e rėndė.


    Nuk ėshtė "rėndėsia e tė qenit me peshė" ajo qė "domosdoshmėrisht duhet t'i japė me patjetėr" (o rashė, o vdiqa!) peshėn Artit(poetik).
    Kjo ndodh vetėm nė politikė ku pėrherė jemi tė detyruar tė dėgjojmė se filan politikan, deputet, ministėr, apo opozitar, "ėshtė me peshė", "me kėmbė nė tokė", madje le tė kujtojmė zhargonin "i ka bolet e mėdhaja" (!)... Pėr kėtė nuk jemi tė sigurt. Dhe as qė na intereson.
    Jemi tė sigurt veē pėr faktin interesant se nė Poetikėn(artistike) as psherėtimat orgazmike tė pubertetit vjershėtor (gjallojnė aty tė rinj tė plakur, sikurse pleq infantilė), nuk janė ato qė e tėrheqin lexuesin e vėmendėshėm.
    Gjetja e thjeshtė e pozicionit dhe raportit me tė, ėshtė ajo ēka e bėnė poezinė tė bukur. Tė bukur sepse fjala e poetit qė e shkroi ėshtė thjeshtėsisht e bukurshkruar. Dhe kjo firane fjalė, ėshtė ajo qė mbetet. Jo egocentrika e shpirtit "poetuc" pėr pak lavdi tė ngutshme provizore (tė stilit "o rashė o vdiqa"). Krejt nė tė kundėrt poezia e mėposhtėme dėshmon njė aktualitet mbarartistik :

    U linda nė hije, u rrita nė hije,

    larg nga dritat e prozhektorėt. Mė thanė:

    “S’ke intuitė pėr tė marrė timonin

    ama, paske shpatulla pėr tė shtyrė

    motorėt.”

    Mė thanė tė kyē gojėn e tė jem e duruar,

    se mbetet shpesh pa gjė ai qė lyp shumė,

    e... teksa bindem, larg meje fiksohen

    prozhektorėt, larg njerėzve si unė.


    Fjala e pastėr larg bujės prozhektoriste. Ndjesi e kulluar e tė qenit i vetėm mes tė gjithėve. Ai karakter i dlirė artistik, qė karakterizon edhe "njerėzit e tjerė si poetja nėn hije" qė "shtyjnė edhe ata motorėt" , e bėnė zėrin e Rudinės solidar me tė gjithė ata shpirtra qė mbėrijnė tek vetvetja, nė fund tė skutės mė tė errėt tė vetvetes. Shpirtra qė lindin nga balta gjer nė vetflijim hyjnor. Por ama , pa as mė tė voglin ekzaltim...

    Kam fytyrėn e vėllezėrve tė mi

    qė janė si lumenjtė pa shtrat,

    qė kanė ekuilibėr tėrmetesh nėn hap.

    Dhe kam nė majė tė gjuhės njė pyetje naive

    huazuar nga vėllezėrit e mi,

    pse s’janė tė njėllojta perėndimet

    kur dielli ėshtė po ai?...


    Nė atmosferėn e pėrgjithshme ndodh pikėrisht kėshtu. Sė paku me poezinė. Sė paku paku me poezinė shqipe tė ditėve tona. Sė paku paku paku me dyndjen e botimeve tė librave poetik tė pa precedentė qė vazhdojnė tė infektojnė tregun shqiptar. Sė paku qė shumė pak, kanė influencuar nė ngritjen e ndjeshmėrisė morale tė krijuesve, kryesisht, pėr tė porsaardhurit e talentuar.
    Na janė terrur sytė o njerėz duke lexuar : "tė desha dhe s'mė deshe" , "t'u pėrkula dhe s'ma ngjeshe" , "pse ike kur t'u luta, o ma fut, o ta futa", etj. Duke tjerrur dhe shitur pėrsėri egoizėm tė pafund, gjoja pėr poezi. Dhe thonė se atmosfera letrare ėshtė e akullt. Tė grin acarri! Mandej, ndiejnė tė ftohtė pėrgjithėsisht nė shpirt artkrijuesit tanė. Fenomen krejtėsisht i kundėrt me poezinė e Rudina Madanit, e cila jo vetėm qė e njeh veten, pozicionin e saj gravitacional, por di tė ndezė fjalėn e duhur (pėr mė tepėr artistikisht), qė papritur tė ngjall respekt tė pakontestueshėm kur e hap zemrėn e saj dhe nė tė lexojmė :

    Mė dolėn kthetrat

    kur armiqtė mė kthyen shpinėn

    kur lufta u lodh, u bė pa interes,

    tash prej tyre vuajnė njerėzit e mi

    “bjermėni njė gėrshėrė t’i pres”.

    Se unė e di, s’jam pemė e fortė

    e shumta mund tė jem njė frut

    kam lindur pėr tė qenė kafshata juaj,

    kam lindur e butė.


    Ky ėshtė frut poetik i fshehur nėn dėborė. Qė njė ditė shumė tė afėrt do ta lėngėzoj gojėn e stinėve mė tė mira, kam besim. Ushqyes dhe i shėndetshėm estetikisht dhe moralisht, pėr kohėra krizash. Shpresdhėnės, si zjarri qė shohim pėr sė largu, dhe nėn imagjinatėn e tė qendruarit pranė, na bėnė t'i mbijetojmė acarrit.

    FLURANS ILIA
    lundertar pa atdhe

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Bie sqotė. Njė shidėborė i/e papritur veshtullore qė tė jep idenė e gabuar se sezonet ndryshojnė tranvestialisht. Duke qėnė besueshmėrisht drejt e nė rrugėn tėnde natyrore, tė duhet tė mbėshtillesh fort pas palltos tėnde tė vjetėr tė dėshirės qė e mbart pėr shumė kohė dystuar me trupin. Pas asaj qė racionalistėt e konsiderojnė tė vjetėruar e tė dalė jashtė mode. E vetmja gjė qė tė ka ngelur nga udhėtimet e tua. Nga largėsitė. Malli. Brengat. Brenda sė cilave si prushi mban tė ruajtura mirė ndjenjat e tua mė tė brishta . E vetmja gjė qė ruan tė ndezur me fanatizėm qė prej shumė kohėsh ėshtė dhimbja qė djeg. E vetmja pikė qė nuk ta transformon shpirtin pėrposht flotiljeve gri.

    Mė ndodh
    Qė duke zbritur ngadalė
    nga njė kullė prej ku shihen
    Drita qė japin shpirt
    Qirinj qė dridhen nėn frymė tė ndezura
    Gurė tė mėdhenj tė latuar zemėrimesh tė lashta
    Mėrzish moderne
    ....dhe duke zbritur akoma mė shumė
    Tė gjitha kthehen nė rėrė trishtimi
    Anės brigjeve tė shpirtrave bohemė.
    ... ... ...
    Ngrihem e trembur pėrgjumėsh
    Pėr fatin e peshkut nė parajsėn e qelqtė...
    ... ... ...

    Pėr dashurinė e tė gjitha mėngjeseve tė shkelura
    Me peshėn e kėpucėve tė shpirtit
    Pėr hidhėrimin e tė gjitha muzgjeve tė zhgėnjyer
    Pėr ē’ka pritėn prej diejve tė lodhur
    Po e kthej dhe kėtė gotė qelqi tė kaltėr
    Ku notojnė e s’plaken peshqit e shpresės sime...

    Gjithshka pėrngjan e mbarsur me poetikė brenda tė tilla dimensioneve shpirtėrore. Madje nuk do tė nguroja aspak ta cilėsoja qė nė fillim tė kėtij shkrimi mbėshtjelljen e natyrės poetike tė Majlinda Bashllarit si njėrėn nga mė tė mirat ndėr simotrat e veta, tė shkruar nga dora, mendja dhe shpirti i njė femre, qė vazhdoj tė lexoj kėto dy-tre vitet e fundit. Sepse ka njė marveshje tė heshtur nė poetikėn e Bashllarit. Trungu ku shpėrvilen degėt, gjethet, frutat e vargjeve, ėshtė trupi i femrės iluminuar nga feminizmi nėn filozofinė ku luftohet ende pėr liri shpirtėrore.



    Pėr gocėn qė lahet nė det lakuriq

    goca rrėshqet nė ujin e ngrohtė, tė gjelber si vaj
    ulliri...pėrtej bregut divjaka digjet
    luspa insektesh e peshqish kėrcasin nė ajrin e nxehtė
    ...dhe goca hyn thellė e mė thellė... zbėrthen rripat
    pas qafės dhe shpinės, rripat e hollė tė mbathjeve...lėngu i trashė, i kripur
    i fėrkohet kofshėve, buzėve tė fryra tė seksit ,
    gjoksit tė vogėl. Mbėshtjell krejt kurmin e njomė,
    me pėshpėrima mirėseardhjeje...
    .. sheh rreth e qark me droje, por njerėzit
    kanė mbetur larg, shullehen nė rėrėn e imėt duke u shqetėsuar
    pėr artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpinės...ndėrsa ajo si e ēliruar
    nga tė gjitha peshat, derdhet e tėra nė njė pėrqafim lektisės
    me detin... kjo duhet tė jetė orgazma, thotė pas pak,
    e habitur sesi njerėzit nganjėherė
    e ndėrlikojnė mė shumė se ē'duhet jetėn. Goca bėn pirueta dhe qesh,
    ujėrat i sillen rreth kurmit si
    krahėt e djalit qė i iku...
    piruetė..piruetė...piruetė....krahėt lidhen e zgjidhen,
    symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites,
    ėshtė lėng e tėra - pjeshkė e pjekur kopshti...
    ėshtė dritė e tėra - frymė lirie...lakuriq kėrcen e zhytet
    nėn valė, si femėr delfini, goca....shtrėngon fort
    me njė dorė kostumin e banjės... rripat e hollė
    ku pas pak shpirt do japė liria...

    Femra pakti mė jetgjatė me pėrjetėsinė. Simboli i tokės, pjellorisė dhe vazhdimsisė jetėsore. Kur lexon poezi tė tilla nga ēdo lloj kėndvėshtrimi, apo derdhje trishtimi nė dukje sipėrfaqsore, natyra totalisht humane e njė mėnyre tė shprehuri tė tillė ka karakter pohues, dhe mohimi ėshtė vetėm njė hallkė paraprake pėr tė kapėrcyer nė shtresa/nėnshtresime mė tė kualifikuara tė qėnies/ekzistencės sė saj komplekse nėn kėtė diell. Aq e fortė ėshtė kjo sa kur lexon poezinė e Majlindės tė duket sikur brenda njė strofe tė vetme ke kaluar kapituj tė tėrė nga romanet e brezit tė humbur dhe je ende sė bashku me Jack Kerouac On the Road. Nė qendėr tė zgjimit tė vetdijes. Nė zemėr tė udhėtimit shpirtėror. Mbi rotat e pėrvojės ku fillon vet poezia.

    Pikellimi tallet me lotėt
    Njemijė fjalė tė kalbura
    Bėhen mullar rreth heshtjes
    Ēark i shkrehur-zemra
    Pėrpėlitet si kafshėz e vrarė
    Njė zjarr i vjetėr vjeshte

    Dhe s’kuptoj si mund tė fshihesh nėn diell
    Ti, mister i pėrqeshur vdekjeje...

    Kjo pėrbėn njė pikė tė mbrujtur dominuese e cila kėrkon mė tepėr angazhim nė lexim por qė tek e fundit tė shpie drejt njė pakti pa kompromis (sikurse ndodh me poetėt e beat gjeneratės) tė cilin poetja jo vetėm qė e ruan me fanatizėm por e pėrdor madje si promovues ideor tė filozofisė dhe kulturės sė saj letrare qė ka pėrthithur. Ja njė perlė letrare sipas opinionit tim brenda sė njėjtės rymė lėvizėse.



    Jemi humbės, kiddo …


    Jemi humbės, kiddo …
    kur ėshtė ora 11 e jetės
    dhe ti s’ke larė ende nga shputat baltėn e naivitetit…
    Jemi humbės, kiddo,
    si shtatore tė groposura nėn gėrmadha,
    mbi tė cilat janė ngritur kulla prej betoni e hekuri…
    Jemi humbės, kiddo…
    qė nga momenti kur i pamė njerėzit
    tė shterueshėm e tragjikisht qesharakė…
    Jemi humbės, kiddo….
    Dhe s’ka Noe tė shpetojė farėn tonė…

    Verė e kuqe derdhur mbi zhgėnjime tė verdha
    Rosa tė egra qė u klithin gjarpėrinjve tė plakur
    Gurė, ferra, tradhėti te ndryshkura
    Myshqe dashurish tė kalbura
    …I sheh si kėndojne kėngėn e humbėsit?
    Me gjuhė tė trashur?

    ..kurse ti vazhdon tė kėrkosh nje bicikletė fluturuese…
    Qė tė jetė e bardhė…sa mė e bardhė…
    tė zbresėsh dhe ngjitesh lehtėsisht
    nė humnerat dhe qiejt e zinj tė mėrzisė…

    Pėr tė fituar nė njė garė tė madhe humbėsish ….

    Njė tjetėr faktor pėrpos ndjeshmėris ideore ėshtė gjuha. Faktor ky real ku aktualisht frymon shpirti sureal i trazuar i emigrantit tė lidhur shumė fort me vendin e origjinės "sė largme". Pėr mė tepėr me gjuhėn. Sjellė nėn tendencėn e individit tė lirė nėn prangat e padukshme tė dyzimit gjuhėsor. Duhet theksuar se nė shembullin e poetit kemi tė bėjmė me njė vėshtirėsi qė pėr arte tė tjera konsiderohet lehtėsisht e kapėrcyeshme. Gjuha, ky fėmijė problematik i adaptueshėm vėshtirėsisht.

    Do tė derdhesh si reja...pėr tė shuar
    Babėzinė e kushedi kujt
    I zhgėnjyer do shohėsh sesi bari bulon
    rrafsh me pėllėmbėn time
    Do tė numėrosh trungjet e prerė,
    duajt e mėrzisė nė arėn e trishtimit
    Dhe do ngresh dordolecė fjalėsh pėr tė trembur
    Korbat e frikės…

    Ashtu sikurse ndodh edhe me verėrat e mira, mė ndodh rallė e pėr mall qė tė vihem pėrball njė poezie tė mirė nė morinė e "fabrikimeve" tė shumta poetike si ato shqiplėvronjėse ku pėrafėrsisht nė kėtė moment mbi tetėmbėdhjetmijė tė rinj lėvrojnė poezinė. Me tė drejtė do tė thoni se ēlidhje kanė tė gjitha kėto me poeten? Po e kanė njė lidhje. Shumė tė fortė madje, nėpėrmjet sė cilės do dalim nė njė konkluzion mė gjithpėrfshirės. Aktualisht janė tė shumtė artkrijuesit shqiptar qė jetojnė dhe krijojnė jashtė vendit. Hapsirė gjeografike-shpirtėrore kjo e lėnė nė Underground dhe e shpėrfillur nga Tirana zyrtare. A thua se poezi shkruhet vetėm nė Tiranė?! Njė pakicė e vogėl e trajtojn muzėn sipas klimatit ku jeton sepse shpesh subjektet e trajtuara kanė lidhje me tė shkuarėn shqiptare dhe jo me pėrvojėn e drejtpėrdrejtė nė emigracion. Mė e fuqishja poezi e kėsaj kategorie (e cila meriton pak mė tepėr kohė dhe diskutim) padyshim qė ėshtė Ryerson University Theatre.



    Ryerson University Theatre
    (Lidės-alteregos sime)

    Fillon tė bjerė dėborė dhe fjalėt qė thua, mė vijnė si nga korsia e njė jete
    tjetėr…tė jap njė buzėqeshje, pa pasur mendjen tek ti, qė sidoqoftė mbetesh
    mė i vėrteti alterego...tė paktėn ti s’e fsheh idiotizmin
    tėnd, qė mė argėton ēdo ditė e mė pak e mė pak mė mėrzit se tė gjitha librat
    lexuar kohėt e fundit…harta qė ndjekim ngatėrrohet nėpėr vija e qoshe,
    na ēon drejt teatrit, ku veshur me rroba firmato sonte
    shqiptarėt presin tė hyjnė nė koncert, kanė ca shprehje tė ngrira nė fytyrė
    dhe tė sforcuar shpalosin sukseset qė kanė arritur, ne kilet e tepėrta kanė ndryreė
    kufomat e legjendave, shembėllimet e sė shkuarės, shohin me cep tė syrit
    fytyrat e reja qė shfaqen nė portėn e madhe, ėshtė prej dhjetorit kjo ngricė
    nė pėrshėndetje, ky dimėr plot rrudha, tė them ty nė vesh pastaj, por je ti tani
    qė s’mė dėgjon, nė skenė hyn artisti, derdh puthje nė sallė, mundohet tė ngrohė
    muret, karriket, moketin me tinguj xhixhileje e havaleje, dhe ti prapė s’e ke mendjen
    se brezi i zi me xixa nė belin e valltares pėrdridhet si gjarpėr, askush nuk frikohet nga helmi
    dhe ngrihen nė njė valle tė madhe, mė nė fund janė tė lumtur shqiptarėt e mi, duket ashiqare
    se tė gjitha femrat e duan kėngėtarin, qė nuk harron tė na kujtojė
    se vendi ynė ėshtė atje, dhe gabimisht shėnon me gisht West-in,
    shqipet mbajnė frymėn njė ēast, por vrikthi e flakin mendimin se do treten kėtu, janė prapė
    nė vallen e madhe dhe nė heshtje besojnė se e kanė vrarė atė mit prej kohėsh,
    se kthimi akoma edhe mė i keq dhe mė poshtėrues se ikja ėshtė …por shtėpia,
    shtėpia nuk i mbyll sytė atje… nuk flenė shtėpitė, skifteret e mallit
    qė na shqyejnė pėrditė shpretkėn e nxirė.

    Gati njė vit mė parė i kam pas shkruar Majlindės ...poezia pėr mua ka vlera universale shpirtėrore dhe ėshtė ndjenjė nė radhė tė parė. Pėrsa i pėrket anės teknike unė do thosha se kjo ėshtė diēka krejt personale sepse edhe vet poezia ėshtė njė fenomen krejt personal. Nė jugperėndim tė Francės nė qytezėn Carcassonne qė rreth vitit 1400 familja Talieu zotėron njė kėshtjellė produkti verė tė kuqe tavoline qė nuk ėshtė ndonjė verė famoze apo e shtrenjtė, por qė shijen e ka shumė tė dashur dhe krijon njė ambjent tė ngrohtė njerzor rreth tryezės. E veēanta qėndron nė faktin se atje ku nxiret dhe prodhohet nuk janė mė tepėr se 10 hektarė rush Merlot por qė nė ēdo shishe qė vjen prej andej verieteti ėshtė 100% origjinal. Me pak fjalė, shija e poezisė tėnde pėrngjan me verėn, ngjyrėn, shijen, njerzoren, tryezėn, shpirtin, origjinalitetin, e tė gjitha kėtyre virtyteve pėr tė cilat fola mė sipėr, dhe tė cilat njėfarsoj janė reflektim i drejtpėrdrejtė i poezisė tėnde... Poezia e mėsipėrme dėshmon rezistencė formimi tė karakterit letrar.
    Ndėrsa dy shembujt e poezive tė mėposhtėme janė njė pėrpjekje pėr tė parė pas rrugėn e pėrshkuar. Nga vendi i origjinės drejt tokės sė premtuar. Nga toka e premtuar drejt qiellit (ndoshta) tė refuzuar. Anasjelltas. Pambarimisht.



    Si u bėmė kėshtu, Esmeralda

    Si u bėmė kėshtu, Esmeralda
    Dikur ndjenim yjet qė digjeshin
    nė njė ekstazė mentale tė lumtur

    Tė mbėshtjella nga pluhuri i tyre
    Pėrqeshnim pluhurin e rrugėve
    sterkalat e baltės pas rrobave
    thashethemet konfuze tė miqve...
    Me dy gota ponē portokalli
    Cigare elegante ndėr gishta
    i mbysnim duke qeshur
    dhe -"Goodnight Moon" pėr ty, e dashur
    (pėr mua qė po nisesha pėrtej Hėnės)

    Si njė kafe qė s'mund ta pi nė kėmbė
    Si nje fetus qė s'lindet qė nė ngjizje
    Kėshtu ėshtė malli im pėr ty, e dashur
    I tillė qė s'mund tė shuhet fjalėsh elektronike

    Janė trashur mjegullat pėrreth nesh
    horizontet vriten pėrditė-
    kuaj tė eger, tė pazbutur...
    Si u bemė kėshtu, si u bėmė
    si tė rėna nė humnera
    drejt yjeve sytė i mbajmė
    por sa i largėt,
    sa i paarritshėm pluhuri i tyre
    sa e egėr,
    sa e huaj hungėrima e Hėnės
    qė nuk perėndon mė prej kohėsh...





    ...si i bėhet te ftohtit, Emanuele?

    Dje shkoja Sherwoodit dhe pranė kėmbės
    pashė tė ēelur ca lule mavi
    vjollca a ndoshta diēka e pėrafėrt
    Domosdo qė i vėshtrova pa ndaluar
    Lart, mbi njė dege bredhi, njė ketėr i zi
    Shkundte dėborė tė vjetėr

    A thua e bukura sa mė lart tė ngjitesh
    Shėmtohet?
    Po pse atėherė sytė i mbajmė nga qielli
    Prej andej presim shirat, lejlekėt, diellin...meqė jemi kėtu
    Mbylli perdet, ka shumė dritė...dhe kur ajo pėrzihet
    me vetminė
    sėmundje e verdhė mė shpifet
    si vreri, Emanuele, si vreri.

    ...si i bėhet qė shpirtrat fshihen prej meje,
    pasi mė vjedhin arin e fjalėve
    dhe mė lėnė tė zhytur nė llumin e ankesave..dhe gjepurave si kėto
    mos tymos kaq fort, ...jo kaq thellė
    Tė tė vijė keq pėr qiellin qė mban brenda
    dhe yjet qė irrnos me nikotinė
    ndonėse nė fund tė zemrės
    gėzhojat e tyre djegin
    si prushi , Emanuele, si prushi...

    Anasjelltas. Pambarimisht. Anasjelltas. Pambarimisht. Kryesisht pambarimisht pėrball njė krijimi letrar tė arritur (nė rastin tonė poezia e Majlinda Bashllarit) ēdonjėri thotė diēka tjetėr dhe asnjėri nuk thotė atė qė admiruesi i thjeshtė pret nė portat e metaforės. Kjo ndodh pėr dy arsye. E para ka shumė gjasa qė autori i kėtij shkrimi tė jetė si njė cop "djath i mykur" nga intelektualizma. Dhe sė dyti e gjithė domethėnia konsiston nė njė shkrim nga A.Kyēyku ku thuhet: "Mė thuaj sa ėshtė ora? Jo, mė thuaj sa ėshtė metafora!" S'para dinte njeri sa ishte metafora. As ora. Dihej vetėm se as marrokėt nuk kishin mė kaherė magjinė e dikurshme, se ngjyra e hirtė t'i gėrryente rropullitė me njė mall tė ēuditshėm, drithėrues, si puthje e parė, dhe se, sė shpejti, me egėrsinė e mbytur tė njė qeni tė tredhur a tė patredhur, ca nga bijtė e birrės do t'i hidheshin njėri-tjetrit nė grykė. Pėr njė llaf goje, pėr njė vėshtrim tė papėrkthyer mirė, pėr hiēmosgjė. Si zakonisht. Do tė dėgjohej pastaj krokama e ndonjė shpulle a e ndonjė grushti, dhe ai qė do tė shante i fundit nga nėna, ose qė do tė thėrriste thjesht: "O nėnėė!" do tė dukej sikur s'kish emėr e mbiemėr qysh kur nuk dihej sa ishte metafora.


    FLURANS ILIA
    lundertar pa atdhe

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Pergamen Virtuale

    Intelektuali

    Ka plotė njė jetė qė fryn njė erė e marė. Njė jetė tė plotė qė ky pėshtjellim ka asfiksuar gjithēka. Nė rrugė sheh njerės me sy tė skuqur. Veshė tė mbushur me pluhur.
    Ju me tė drejtė do tė pyesni, si ndodh kjo? Parafytyro tė jesh nė qendėr tė lėvizjes sė ajrit, i mbėshtjellė me njė duhmė pluhuri tė pėrjetshėm mjergullor. Tė pėrplaset nė fytyrė njė copė gazetė, qė e ka marrė era, dhe papritur e sheh veten tė pėrqafuar me portretin e ndonjėrit prej udhėheqėsve politikė. Ndodh pikėrisht ajo qė nuk ke dashur gjithė jetėn tėnde. Por nuk ke shumė kohė tė puthėsh buzėqeshjen e tij babaxhane, sepse papritur njė kokrrizė fare e padukshme rėre tė ėshtė futur nė sy. Ti fėrkon syrin e majtė, ndėrkohė qė i djathti tė ėshtė skuqur nga njė kokrrizė e dytė. E ndėrkohė qė sytė i fėrkon me tė dyja duart, dhe pallton ta shkul prej trupit forca dhunuese e erės, veshėt, ah, veshėt!, si diēka tejet delikate, tė janė vulosur plot-e-pėr-plotė me pluhur.
    "Hej dreq-o-punė!" mėrmėrit, sapo kapėrcen pragun e shtėpisė, dhe zhurmat ke lėnė pas dere.
    Fillon tė zhvishesh nė korridor, si tė jesh pėrball hyrjes, nė njė koncert sinfonik.
    Muzika fillon me zhveshjen e rrobave qė pėrton t'i shkundėsh nga pluhuri. Sepse kjo ėshtė krejt e parėndėsishme.
    Pastron sa tė mundėsh veshėt. E kryen kėtė punė qė nė fillim , sepse tė duket ky, veprimi i parė mė i domosdoshėm.
    Mė tej, zgjidh lidhėzat e kėpucėve duke i zbathur kėmbėt e mykėzuara qė erėmojnė aromė urbane nga labirintet e pafundme.
    Si njė kėrmill i heshtur jargavitesh drejt dhomės tėnde.
    Nė dhomė, ka njė dritare tė hershme atavike tė cilėn pėrgjatė ditėve tė balsamizuara tė asaj qė e emėrton koha ime, e mban mbyllur hermetikisht, me perde tė trasha, nė errėsirė. Zakon ky, qė e konsideron shumė tė rrėndėsishėm, nė stazhionimin e pavarėsisė tėnde shpirtėrore, ndėrkohė qė llaftaria e atmosferės kafshon muret e shtėpisė. Shtėpiza jote e qendėrzuar nė gojė tė lagjies ku banon. Mėhalla jote e varfėr, gojėhapur, e rrethuar me apartamente tullash tė krimbura kuqėlore, ēgėlqerizon dhėmballėt e mitit tė qytetit qė ē'mitizon shtetin. Shteti yt i vogėl, njė mit edhe mė i vogėl, nė arterie tė kontinentit akoma edhe mė tė vogėl, tė njė planeti jete tė sendėrtuara ēuditėrisht, sa njė grimcėz e vetme pluhuri kozmik.
    Duhmėzim duhmash pluhuri vazhdojnė tė spėrdridhen duke mbėrritur gjer nė katin e sipėrm tė apartamentit ku banon. Por, tashmė pėrtej dritares, ato pėrngjajnė me formacione totalisht artificiale, sepse, ti i vėshtron nga brenda dhomės, dhe me 'to tė ndan diēka tejet thelbėsore. Vet' fakti, qė pėrpara se tė shohėsh pluhurin e ngritur nė qiell, ose qiellin e shndėruar nė pluhur, mė parė ti sheh vet' xhamin e dritares tėnde.
    "Era ėshtė njė faktor parėsor" i thua vetes, "Ndėrsa xhami, megjithėse hyn i pari nė vėshtrim dhe prej tij shohim erėn, njė faktor dytėsor".
    "Era ėshtė subjekti" tė pėrgjigjet vetvetja, "Kurse xhami i fatėzuar ngelet njė objekt i rėndomtė, megjithėse pa transparencėn e tij nuk mundet tė shohim erėn".
    "Pra kush ėshtė mė i rrėndėsishėm, era apo xhami, subjekti apo objekti?" pyet vetja.
    "Po ti, drejt kujt labirinti urban shtegėton duke u jargavitur si njė kėrmill, o njeri i mirė?" pyet-e-pėrgjigjet vetvetja.
    Ndėrsa grindesh dhe hamendėson, pėrtej xhamit, nė mezin e kasabasė sė zhvirgjėruar, diēka interesante ndodh nė ēast.
    Vėren se dy mace janė vendosur poshtė njė bredhi, qė gjithmonė tė ka pėlqyer ta thėrrasėsh, nuk e di pėrse, Napoeleon! Poshtė spaletave tė gjelbėrta tė strategut tė madh, qendrojnė dy kafshė tė zbutura, nėn erė, qė nga veprimet e tyre kuptohet lehtė se bėjnė egėr dashuri. Macka femėr qimebardhė lėkundėshėm pėrdredh bishtin e vetkėnaqur nga veprimi i partnerit tė saj mashkull, njė maēok pis-i-zi, me sy ekspresiv si tė Otellos, qė i lėpin kurrizin duke lėshuar hungėrima tė njohura epshore. Era vazhdon, duke marrė me vete rėnkimet, duke i ngjitur lartė, drejt-e-pėrballė fytyrės tėnde tė lodhur nga hamendėsimi, ti sheh duhma pluhuri, krahė tė kėputur bredhash qė pėrngjajnė si Napoeleonė, copa gazetash, letra tė panevojshme, fjalė, tinguj, muzikė, qė vallėzojnė nė kėtė pėshtjellim pėrjetėsor marramendės, ndėrsa qendron pas xhamit tė cilin fanatikisht e pastronė ēdo mėngjes, pėrpara se tė pish kafenė e kohės ku jeton. Kėnaqesh pa masė kur shikon dy mace nėn erė qė bėjnė dashuri. Instikti ėshtė pjesė e pandarė e kėsaj bote, sado i vogėl tė jetė kėndi yt i vėshtrimit. Sado e mbyllur tė jetė dhoma jote. Ndaj edhe thėrret plot harre:
    "Po... gjeniale! Kjo po, ėshtė njė dėshmi e besueshme, diēka vėrtet e besueshme, dy mace, nėn erėn e marrė, qė bėjnė dashuri!"
    Aty ku shfaqet e hapėt egoja jote, je mė i sinqertė. Dhe sinqeriteti tė zbavit, sepse tė shpalos atė ēka mbi supe mbart plot njė jetė si tė pėrjetshme: natyrėn tėnde, instiktin, ashtu si ėshtė, krejt lakuriq.
    I trishtė largohesh nga dritarja atavike e materjes, si e vetmja pjesė qė e bėnė fatkeqe dhe njėherėsh tė lumtur dhomėn tėnde. Nė thembėr tė kėmbės, prek me gishta gjendrėn e memorjes qė tė ka dalė si produkt i endjeve tė pafundme nėpėr labirint. Labirint i koklavitur, qė pėrfundon nė njė banjė tė shtruar me pllaka majolike, ku njė rubinet inoks i paoksidueshėm fillon tė lėshojė nė orare tė kufizuara tė ditės, ujin e ngrohtė qė rrjedh, poshtė tė cilit krejt i zhveshur fillon tė lahesh. Tė pastrohesh gjithė qejf.
    lundertar pa atdhe

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    Njė vajzė nė bregdet

    Deti i turbullt shtatoras dhe plazhi i braktisur janė tė bukur jashtė sezoni kur ajri i zhveshur nga kėmisha e thirrjeve njerėzore ėshtė i tendosur mbi tehun e njė brisku vetmie.
    I vetėm vėshtroj kotėsinė e rėrės.
    Kur shkruajmė emrin tonė mbi 'tė, ai humb mbi pafundėsinė e milionave grimcave tė saj.
    Ne mė kotė si tė verbėr nė kėrkim tė dritės mundohemi t'a gjejmė.
    Shpirti im pilot thjesht ka zbritur nė tė gjithė pėrmasėn e pejsazhit.
    Eci.
    Nuk kam asnjė pikmbėrritje. Asnjėherė s'kam pasur njė destinacion. Eci me ritmikėn e valėve tė detit. Me rrahjen gjithmonė shpresėdhėnėse tė krahėve tė zogjve shtegėtar.
    E ndiej veten totalisht brenda pamjes. Aty ku fillon pamja. Aty ku njeriu ka nevoj pėr mė tej. Pėr mė tepėr. Sepse ėshtė nga natyra e tij i pangopshėm.
    Nevoja e pashmangshme, e menjėhershme, tė flas me dikė, shndėrohet nė mollė tė pjekur nė pemė, qė pret dorėn e kopshtarit ta shkėpusė nga fati i pėrbashkėt i degėve.
    Eci.
    Njė siluetė e bėrė njėsh me pejsazhin mė hyn si halė peshku ndėnė sy.
    Njė plakė e veshur me tė zeza (si tė gjitha mesdhetaret) thėrriste drejt njė siluete tė dytė njėsuar me pamjen pėrrreth, drejt njė vajze tė larguar pėrgjatė vijės bregdetare.
    "Ana, Ana..." thėrriste plaka "Anaaa..."
    Zėri i saj mbytej nga zhurma e detit.
    Vajza nuk dėgjonte aq larg sa kishte shkuar.
    Pavetdije u vura nė ndjekje tė hapave tė saj qė deti m'i fshinte me valėt e tij, njėsoj si emrin tim mbi rėrė pak mė parė.
    Tashmė edhe unė e kisha lėnė plakėn shumė pas. Ndodhesha disa hapa larg kurrizit tė luspėt shpinore tė qėnies sė cilės doja t'i dėgjoja zėrin.
    I thirra. Asnjė pėrgjigje. I detyruar atėherė i dola nė krah.
    Vėshtroja profilin e saj. Tipare tė ē'rregullta. Sy tė shpėrqendruar. Gojė, si grykė shisheje e lėshuar nė detin e pakufij, nė tė cilėn ėshtė mbyllur mesazhi qė kurrė se lexuam.
    Vajza kėndonte njė kėngė qė me vėshtirėsi e shqiste nga buzėt e plasaritura si toka nė pritje tė shiut.
    Ndodhesha midis saj dhe kėngės. I padukshėm. Ajo magjishėm injoronte gjithēka nga prania ime. Pikėrisht tash qė me tė vėrtetė doja tė flisja me tė. Sot vazhdoj tė eci. Dikush qė dėshiroja t'i flisja mė qėlloi i pa gojė. Kushedi se me ē'mėnyrė udhėtonte nė atė trurin e vet lundėrtar? Nė tjetėr det. Nė tjetėr plazh. Jo si ky i sotmi kėtu, vjeshtor dhe i turbullt.
    "Ana, Ana..." i fola edhe njėherė tjetėr me intonacione mė tė ėmbla "Anaaa..."
    Por zėrin tim zhurma e detit e mbyti. Ndėrsa ajo vazhdonte e pafajshme kėngėn e saj nė udhėtim.
    Ishte njė kėngė pėr detin, diellin, si dhe rėrėn qė thėrrmohej poshtė kėmbėve tė saj...
    lundertar pa atdhe

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •