Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Moxarti vogėl shqiptar

    Violinisti 9-vjeēar, mahnit kritikėt britanikė tė muzikės

    ELVIN HOXHA MOXARTI I VOGĖL SHQIPTAR

    Dy shkolla britanike nė garė pėr tė “rrėmbyer” talentin shqiptar

    NGA LONDRA
    MUHAMED VELIU

    Tė ndodhesh nė njė ambasadė tė huaj nė mes tė Londrės, ku "mbreti" i asaj nate do tė ishte njė talent shqiptar, tė bėn tė ndihesh mire njėkohėsisht edhe keq. Mirė, pasi bashkėkombėsi yt, me talentin e tij i mahnit tė gjithė dhe bėn qė t'i tė ndihesh krenar.
    Keq, pasi promovimi i tė tilla talenteve nė vend qė tė bėhet nga vetė ne
    shqiptarėt, fatet e tyre tė karrierės i menaxhojnė apo dinė t'i promovojnė me shije tė huajt. i tillė ishte edhe rasti vetėm disa ditė mė parė, kur ambasada turke nė Londėr ka promovuar pėr publikun britanik talentin e njė artisti shqiptar, i cili luan nė violinė. Ai quhet Elvin Hoxha dhe ėshtė vetėm 9 vjeē. Kritikėt turq tė muzikės e kanė cilėsuar si njė fėmijė me njė talent tė rallė, madje, media turke ka shkruar se ai ėshtė njė violinist virtuoz, duke e krahasuar si "Moxarti i vogėl". Gjatė qėndrimit disaditor nė kryeqytetin britanik, pėrmes interpretimeve tė tij, ai ka mahnitur publikun e zgjedhur, duke ngjallur kureshtje pėr vetė faktin se pėr moshėn qė ai ka interpreton, pjesė tė njė niveli tė lartė. Interpretimi i veprave tė Paganit si Kaprice apo Rondo tė Moxartit janė duartrokitur ngrohtėsisht nga tė pranishmit nė koncertet e Londrės, si dhe nė qytetin e Manchesterit. Interpretimet e shkėlqyera kanė mahnitur kritikėt e muzikės angleze, madje ka vėnė nė garė dy nga shkollat prestigjioze tė muzikės si ajo Chatham School nė Manchester dhe njė tjetėr nė Oksford pėr ta pasur nė gjirin e tyre. Kėto shkolla i kanė ofruar bursa studimi. Pas interpretimit nė Londėr, Elvin Hoxha tha se "ndihem i lumtur qė m'u dha mundėsia tė tregoj aftėsitė e mia pėrpara publikut londinez". Elvini ka filluar tė luajė nė violinė qė kur ishte tre vjeē. Tani ai vazhdon studimet nė kujdesin e pedagogut Rasdim Bagirov nė shkollėn e muzikės "Music Preparatory" nė Universitetin Bikent. Ndėrkohė qė jashtė orėve tė mėsimit, ai pėr orė tė tėra studion nėn kujdesin e babait, Hajredin Hoxha, dhe gjyshit tė tij, Server Ganiyev.

    Pinjoll artistėsh

    Violinisti i talentuar shqiptar rrjedh nga njė familje muzikantėsh. Babai i tij, Hajredin Hoxha, tani pedagog nė Universitetin turk Bikent ka qenė violonēelist i njohur, njėkohėsisht pedagog nė Universitetin e Tiranės dega Konservator dhe Violonēel. Ndėrsa nėna e tij, me origjinė nga Azerbajxhani, Narmina Ganieva, ėshtė pianiste e njohur. Tė dy ata ndihen tė lumtur pėr suksesin e djalit, ku natyrshėm edhe ata kanė pjesėn e tyre. "Talenti Elvinit na ka bėrė tė ndihemi tė lumtur", thotė i ati, Hajredin Hoxha "Kemi njė arsye mė shumė pėr t'u gėzuar, pasi talenti shqiptar i Elvini e tregon veten jo vetėm nė Turqi, por nė tė gjithė botėn". Po ashtu, edhe gjyshi Server Ganiyev ėshtė violinist. "Moxarti" i vogėl rrjedh nga njė familje e njohur nga qyteti i Shkodrės, familje me tradita e cila ka nxjerrė mjaft intelektualė, artistė dhe personalitete tė tjera tė jetės sė vendit.


    Elvin Hoxha njeh vetėm sukses

    Moxarti i vogėl shqiptar, deri mė tani numėron njė mori konkursesh ndėrkombėtare
    tė fituara, ku mė i rėndėsishmi, ai i "Trashėgimisė sė muzikės klasike", zhvilluar nė mars 2005 nė Moskė, nė tė cilin fitoi vendin e parė pėr moshėn 6 deri nė 10 vjeē nga njė juria ndėrkombėtare me emra tė zgjedhur tė muzikės klasike. Elvini fitoi admirimin e jurisė pėr teknikėn e interpretimit, cilėsitė artistike qė shpalosi nė skenė. Menjėherė pas fitimit tė ēmimit, Elvinit iu ofrua njė bursė shkollimi nga violinisti me famė ruse, Vladimir Spivakov. Nė njė konkurs ku gjurmohen talentet e reja nė violinė nė tė gjithė Turqinė quajtur njohur is CAKA "Cihak Askin and His Little Friends" (Cihat Askin dhe miqtė e tij tė vegjėl) mbajtur nė dhjetor 2005, Elvini u pėrzgjodh ndėr mė tė mirėt. Nėn kujdesin e CAKA-sė, ai ka zhvilluar njė sėrė koncertesh nė tė gjithė Turqinė. Si rezultat i kėtyre koncerteve, ai fitoi zemrat e publikut, duke bėrė kėshtu ngjalljen e interesit nė mediat turke, tė cilat mė pas, pas njė sėrė shkrimesh pėr tė e cilėsuan si "Moxarti i vogėl" Pas njė koncerti nė Stamboll, violinisti turk me famė, Ayla Erduran, pėlqeu interpretimin e Elvinit dhe duke e pėrqafuar i tha: "Ti ke pėrpara njė tė ardhme shumė tė suksesshme. Ndėrsa Evin Ilyasoglu e ftoi atė tė jepte koncert nė Universitetin Bogazici. Nė shkurt 2006, i shoqėruar nga orkestra "Biken Chameber Orchestra" Elvin Hoxha interpretoi kompozimin e parė tė Vivaldit "Koncert pėr Violinė" nė Albert Long Hall tė Universitetit Bogazici. Pjesa e dytė e koncertit u luajt nga gjyshi i tij, Server Ganiyev. Pas kėtij koncerti, popullariteti i tij u rrit me shpejtėsi. Nuk kanė munguar pėr tė ftesat nga radiot dhe televizionet turke, pėr regjistrime nė studio. Interpretimi i tij ėshtė cilėsuar si dominues dhe perfekt nė skenė, pavarėsisht moshės sė tij nga violinisti Mintcho Mintchev.

    E HENE, 18 DHJETOR 2006 GAZETA SHQIP

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Foto ElVin Hoxha

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •