Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar

    Merr pjesė nė festivalin operistik tė Salzburgut, hap sezonin e shfaqjeve nė Vjenė dhe udhėton pėr nė skenėn japoneze. Tenori shqiptar 23 -vjeēar, Saimir Pirgu, cilėsohet nga media austriake si njė “Pavarot i ri”

    Pavaroti i ri vjen nga Shqipėria


    A.Mile

    “Kush nuk e ka dėgjuar mė parė, do tė ketė mundėsi ta njohė. Ka pasur shumė nga ata qė e kanė konsideruar 23-vjeēarin “Pavaroti i ri”, tė tjerė e kanė quajtur njė “Anton Darmota”. Kėshtu do tė shkruhej nė faqet e njė prej revistave kulturore mė tė rėndėsishme austriake “Buhne” (“Skena”), pėr tenorin e ri shqiptar. Ēmimi i akorduar nga ministri i Kulturės sė Austrisė, pėrfshirja e tij nė Teatrin e Operės sė Vjenės dhe sė fundi, pjesėmarrja nė festivalin mė tė madh operistik nė botė, nė Salzburg, nuk mund tė kalonte pa u vėnė re prej mediave. Djaloshi nga Shqipėria, Saimir Pirgu, ka qenė sė fundmi njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishėm tė faqeve kulturore, jo vetėm nė shtypin austriak, por edhe atė francez e italian. “Salzburger nachrichten” (“Lajmėtari i Salzburgut”), “Kurier”, “Opera”, “Le figaro”, “Corriere della sera” kanė veēuar mes zėrave tė Salzburgut, edhe djalin nga Elbasani, i cili u prezantua nė kėtė festival me rolin e Ferrnandos, tek opera e Moxartit, “Cosi fan tutte”. “Saimir Pirgu, 23-vjeēari shqiptar, ėshtė njė prej zėrave mė tė mirė, i cili po shkon drejt majave operistike. Ai do tė interpretojė nė teatrin “Staatsoper” tė Vjenės, rolin e Fentonit nė operėn e Verdit, “Falstaf”,- shkruan gazetari austriak Derek Weber nė revistėn “Buhne”, i cili i ka marrė Pirgut edhe njė intervistė. Krahas talentit tė tė riut, “Buhne” nuk ka harruar tė pėrmendė edhe qytetin e tij industrial, prejardhjen nga njė familje pa asnjė lidhje me muzikėn, si dhe festivalet e fėmijėve nė kohėn e regjimit komunist. Ndėrkohė, “Lajmėtari i Salsburgut” e vlerėson Pirgun si njė nga zėrat e rinj mė premtues.
    Pas pjesėmarrjes nė Festivalin Ndėrkombėtar Operistik, qė zhvillohet nė vendlindjen e Moxartit, nė Salzburg, Pirgu ka interpretuar nė operėn verdiane “Falstaf”. Kjo vepėr ka shėnuar dhe hapjen e sezonit operistik tė teatrit vjenez, ndėrkohė qė ai ndodhet nė njė turne nė Japoni, sė bashku me trupėn e Vjenės, pranė sė cilės do tė interpretojė gjatė sezonit operistik 2004-2005. Vetėm pak muaj mė parė, Sekretari i Shtetit i Kulturės dhe Medias nė Vjenė, Franz Morak, i ka dorėzuar tenorit shqiptar, ēmimin “Eberhard Wacher”, i cili prej vitit 1997 u jepet pėr arritje tė shkėlqyera, artistėve tė rinj mė tė mirė nė fushėn e interpretimit tė roleve operistike. Kėtė vit, kjo medalje qė mban emrin e tenorit tė njohur austriak, Eberhard Washer, iu dha tenorit Pirgu pėr rolin e Nemorinos te “Elisir d’amore”, vėnė nė skenėn e operės sė Vjenės.
    Nga Elbasani nė Vjenė
    Saimir Pirgu ka lindur nė qytetin e Elbasanit nė vitin 1982. Mėsimet e para tė muzikės i ka marrė nė qytetin e lindjes, nė instrumentin e violinės dhe mė pas ka vazhduar studimet pėr kanto nė Liceun Artistik “Jordan Misja”. Kryen studimet e larta nė Balzano tė Italisė, nėn drejtimin e mjeshtrit italian Vito Brunetti. Gjatė vitit 2001 ka fituar disa ēmime, si atė tė “Kėngėtarit tė ri mė tė mirė” nė Bolonja, qė i hapi rrugėn pėr ēmimet prestigjioze nė aktivitetet ndėrkombėtare “Caruzo” nė Milano dhe “Tito Skipa” nė Leēe. Gjatė vitit 2003, ka interpretuar disa role pranė Teatrit tė Operės sė Romės dhe suksesin mė tė madhe e ka korrur nė shkurt tė kėtij viti, nė operėn e Moxartit “Cosi fan tutte”. Pasi fiton njė bursė studimi nga fondacioni “Karajan” nė Vjenė, pėr herė tė parė, nė prill tė kėtij viti luan nė skenėn vjeneze, nė operėn “Elisir d’amore”. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, ai u prezantua sezonin e shkuar, me veprėn e Donizettit “Elisir d’amore”.



    22/09/2004

    Bravo Saimir dhe urime e suksese edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Eshte kenaqesi te lexosh qe nje tjeter shqiptar te marr vleresime te tilla ne fushen e muzikes klasike. Suksese te metejshme Saimir Pirgut ne karrieren e tij operistike.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    E degjova Saimirin tek ajo faqja ne internet qe ishte vene per krah lajmit.
    Degjova qe kendonte Una Furtiva Lagrima nga opera "L'elesir d'amore".
    Edhe pse regjistrimi nuk ishte i paster gje qe nuk te le edhe ta vleresosh si duhet, mu duk qe kishte vokal.
    Megjithate gjithcka kuptohet kur e degjon nga afer.
    Me behet qejfi qe ka arritur te kete nje repertor sado modest ne moshen 23-vjecare. Ne kete moshe tenorat nuk ekzistojne. Dmth zeri kompletohet pas moshes 36-37 vjecare. Prandaj meriton pergezime per ate qe ka arritur.
    Edhe nje gje tjeter per sa i perket talenteve ne kete fushe. Shqiperia eshte afer Italise dhe tenorat me te medhenj te botes kane dale nga Italia. Ka lidhje shume me klimen mesdhetare gje te cilen e gezon dhe Shqiperia. Mos u habisni qe talentet do te dalin nga Shqiperia. Madje me shume do te dalin. Vetem kane nevoje per mbeshtetje.
    HOLLAND...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet nė Bllog
    22
    Edhe pse jashtė vendit tė tij, tenori Pirgu ka mundur tė spikasė nė sallat mė prestigjioze tė botės

    Mė cilėsojnė Pavaroti shqiptar

    Eshtė njė nga historitė, tė cilat ndodhin shumė rrallė dhe kjo mrekulli i ėshtė bėrė realitet kėngėtarit Sajmir Pirgu. Ka lindur nė vitin 1981 nė qytetin e Elbasanit, ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja”si dhe shkollėn e mesme nė Conservatorin Claudio Monteverdi Bolzano, ndėrsa tė lartėn nė teatrot e shumta tė botės, ku ai kėndon shpesh. Eshtė krenar pėr shkollėn shqiptare dhe e konsideron atė si “njė nivel shumė i lartė.. “Kėtė e them me plot gojė, sepse shkollat tona janė nga mė tė mirat e ndonjė vendi evropian me mė shumė kulturė operistike se ajo e vendit tonė” - pohon ai. Nė kėtė kohė, Sajmiri ėshtė duke kėnduar nė shumė teatro prestigjioze, tė cilėt janė tė lakmuar nga tė gjithė kolegėt e tij: Bolzano, Reggio Emilia, Ferrara, Bologna, Pesaro e Roma, Londra, Madrid, Valencia, Zyrih, Berlin, Colonia, Hamburg etj. Gjithmonė ėshtė evidentuar pėr intuitėn e padiskutueshme, si dhe punėn sistematike. Nė vitin 2001 ėshtė vlerėsuar nga kritika si “kėngėtari mė i mirė i tė rinjve”, nė konkursin “Enrico Caruso” nė Milano, si dhe “Tito Schipa” nė Leēe. Pas kėtyre ēmimeve nis njė karrierė brilante me shumė role dhe oferta koncertesh. Eshtė konsideruar si Pavaroti shqiptar, duke u nisur jo vetėm nga ngjyra e tij vokale, por dhe pėr faktin se Pavaroti e ka nxėnėsin e tij mė tė preferuar.

    Me se po merreni kėto ditė?
    Jam duke punuar me prof Brunettin pėr njė rol tė ri dhe po mundohem tė pushoj pak sepse kam vetėm njė javė kohė.

    Cila ėshtė oferta e fundit qė keni nėnshkruar?
    Santa Fe America 2009, njė nga festivalet mė tė rėndėsishėm nė USA, ku do tė interpretoj Alfredo (Traviata), rol, tė cilin e kam debutuar pėr herė tė parė nė Tiranė.
    E mbani mend numrin e koncerteve dhe ftesave tė fundit?

    No koment, janė shumė

    Jeni i ri dhe shumė i suksesshėm, nuk keni frikė se vokali juaj mund tė devijojė nga sforcimi i tepėrt?
    Po, rreziku ekziston, por kėtu qėndron sekreti i njė artisti qė studion gjithmonė. Koha do ta tregojė se si do tė vijojė vokali im. Unė kam pėr detyrė tė kujdesem pėr tė. Me punė e studim, asgjė nuk prishet. Vokali i njė artisti lirik ėshtė tepėr i ngjashėm me stėrvitjen e njė atleti, apo futbollisti.

    Sa orė nė ditė kaloni me vokalica dhe mbi partitura?
    Nuk ėshtė punė ore, varet nga opera, vėshtirėsia e saj ose nga gjendja ime momentale. Ka ditė qė studioj 2-3 orė dhe gjithmonė nė orė tė vona deri mė 3-4 tė mėngjesit, (tė kuptohemi nuk ėshtė se kėndoj nė 3 tė mėngjesit (qesh)) dua tė them se lexoj partiturėn e momentit. Fakti qė kam studiuar violinė mė ka ndihmuar shumė pėr kėtė aspekt. Por ka ditė qė dėgjoj vetėm muzikė.

    Sa orė u takojnė zbavitjeve?
    Siē e thashė dhe mė lart, fle vonė, mundohem tė zbavitem (normalisht si tė gjithė tė rinjtė e tjerė). Nuk jam ai tenori klasik me shall tė kuq, qė ka frikė se ndokush teshtin, apo flet (qesh). E konsideroj veten mjaft normal, kjo gjė mė ka ndihmuar tė zbavitem mė shumė e mė lirshėm.

    Cila ėshtė ora mė e ngarkuar nė punė?
    Orari varet nga teatri ku jam nė atė moment. Por gjithmonė pėr mua orėt mė tė zėna ku akumulohen dhe problemet e jetės sime janė nga 15–22, pra gjithė pasditja dhe darka.

    Cila ėshtė ora kur ju jeni i lirė?
    Mėngjesi, sepse zgjohem vonė.

    Cili ėshtė ndryshimi i shkollės sonė me atė perėndimore?
    Ah, kjo ėshtė njė pyetje, tė cilės nuk i jap dot pėrgjigje tė saktė. Jam munduar tė marr sa mė shumė aty ku jam gjendur. Gjithmonė duke dalluar me intuitė e pa diskutuar. Por do ju pėrgjigjem kėshtu: Kam lindur tenor nė Elbasan nė liceun Onufri, kopshtin dhe filloren e kam bėrė nė liceun Jordan Misja, tė mesmen nė Konservatorin Claudio Monteverdi Bolzano, e tė lartėn nė Teatrot e botės ku tashmė kėndoj. Nuk mundem t’i pėrgjigjem pyetjes suaj. Dua tė shtoj se puna qė pedagogėt shqiptarė bėjnė nė vendin tonė ėshtė e njė niveli tė lartė e mund tė them me plot gojėn se janė nga mė tė mirėt e ndonjė vendi evropian mė me shumė kulturė operistike se vendi ynė

    Kur ju takojnė kolegė tė huaj, ēfarė thonė pėr vendin tuaj?
    No koment.

    Jeni pėr tezėn “mė shumė punė sesa talent”, apo e kundėrta?
    70 % talent, 20 % punė, e 10 % fat.

    Ku ju sulmojnė mė shumė armiqtė?
    Eshtė shpesh e diskutuar dhe e vėnė nė dyshim mosha ime e re. Mė vjen keq pėr ta, ėshtė shumė e lehtė pėr ta vėrtetuar moshėn time

    Do ju pėlqente njė duet me......
    Nė mungesė tė Frenk Sinatrės, Mikael Buble.

    Me cilin i keni realizuar fotografitė nė faqen tuaj tė internetit?
    Kanjo Take

    Keni nė plan tė kėndoni me njė kėngėtare tė muzikės sė lehtė?
    Pse jo..., por varet se kush ama.

    Nė sa teatro keni kėnduar?
    Nė shumė, por ėshtė akoma shpejt pėr t’i numėruar

    Ka pasur ditė tė kėqija nė skenė?
    Po, ka ndodhur. Eshtė e vėshtirė ta pranosh, por i ka jeta edhe kėto. Pa tė kėqija nuk arin tė vlerėsosh tė mirėn.

    Tė stonosh nė njė shfaqe, do tė konsideronit si njė ngjarje normale?
    Stonosh, apo tė stekosh... Jo, njė profesionisti nuk i falet kollaj, por ndodh. Edhe mė tė mėdhenjve si Pavaroti, Domingo etj., u ka ndodhur.

    Ju streson fakti se mund tė flisni nė njė gazetė pėr jetėn tuaj private?
    Jo, aspak.. Mendoj se njė gazetar i klasit tė tretė mundohet gjithmonė tė gjejė polemikė nė njė shkrim, apo intervistė. Gazetari i vėrtetė di vetėm si tė shkruajė e tė pyesė pa tė vėnė nė siklet.

    A keni njė lidhje?
    Po, kam njė lidhje qė prej 6 muajsh

    Martesėn e konsideroni tė mirėseardhur, apo nuk e mendoni fare?
    Pėr momentin jam akoma i ri, por njė gjė ėshtė e qartė: jam rritur nė njė familje ku prindėrit mė kanė dhėnė gjithēka qė kishin. Do tė doja tė bėja tė njėjtėn gjė me fėmijėt e mij.

    A ka martesa tė lumtura sipas jush?
    Mendoj se po.

    Pse tradhtohet?
    Sepse mungon kuraja tė thuhet e vėrteta nė sy....

    Cila do tė jetė surpriza e radhės?
    Tė shohim

  5. #5
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121

    Saimir Pirgu - Pavaroti shqiptar

    As seen on "Kenga Magjike 2006", ky djale eshte absolutisht pasardhesi i Pavarotit qe vajton ne shtrat nga nje pankreas i tmerrshem. Pirgu merr rregullish mesime nga mjeshtri dhe eshte nje mik i mire i tij. Vete mjeshtri e ka cilesuar si tenori i se ardhmes. Pirgu eshte shume i famshem dhe ka dhene koncerte ne te gjithe boten.
    Per me teper:
    http://www.saimirpirgu.com/
    Nuk e di, por mua me emocionon fakti qe pasardhesi i Pavarottit eshte nje shqiptar.
    So the **** whaaaat??!!

  6. #6
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Saimir Pirgu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-11-2006 mė 01:27
    So the **** whaaaat??!!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kete foton permbyllese e ka te perfshire dhe ne albumin e tij te pare qe ka dale keto muaj ne qarkullim ne Austri. Ne CD perfshihej si zakonisht dhe nje broshure e vogel orientuese per Saimirin vete. Nje pjese te tekstit brenda saj e kish pergatitur Ismail Kadare. Saimiri vete shprehej bukur per albumin: ne te do dokumentohej zeri i tij ne moshen 23 vjec, nje ze qe ai me nuk do ta kish.

    Faqe tjeter e tij: http://www.pirgu.com.

    Pyetja e madhe (korcarce) eshte: Po nga mbiemri ky Saimiri ngjan si pe Korce, pse thote qe eshte nga Elbasani?
    Pergjigja qetesuese: He, se do jete nga korcaret qe jane zhvendosur ne Elbasan.

  8. #8
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Saimir Pirgu, sukses nė Operėn Mbretėrore Londer

    Saimir Pirgu, sukses nė Operėn Mbretėrore Londer

    Tenori shqiptar interpreton Rinuēion nė operėn "Gianni Schiēhi" tė Puēinit nė Londėr

    Nga Royal Opera House ne Londer
    Muhamed Veliu

    Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, pėrmes njė interpretimi mjeshtėror nė operėn "Gianni Schiēki" tė Giacomo Puēinit ka fituar admirimin e mijėra britanikėve, tė cilėt e kanė duartrokitur gjatė. Ishte po e njėjta skenė si pesė vjet mė parė ku po nė kėtė skenė Inva Mula me zėrin dhe sharmin e saj nė "La Traviatėn" e Verdit nė fund tė shfaqjes do tė rikthej disa herė duke u pėrkulur pėrpara publikut. Me njė zė perfekt, interpretim skenik tė zjarrtė, 25-vjeēari Pirgu ėshtė kthyer protagonisti kryesor i mbrėmjes nė sallėn qendrore tė "Royal Opara House" nė Covent Garden Londėr duke i habitur tė gjithė. Ai pėr 90 minuta ka luajtur nė rolin e Rinuēios. Publiku britanik ka vlerėsuar zėrin e Pirgut dhe ėshtė habitur pėr moshėn e tij tė re duke marrė pėrsipėr interpretimin e njė opere tė vėshtirė. Ishte hera e parė qė britanikėt patėn mundėsi tė ndjekin nga afėr talentin shqiptar tė Pirgut i cilėsuar nga kritika austriake si "Pavaroti i Ri".
    Nė Londėr, Saimir Pirgu ėshtė vlerėsuar si njė zbulim i vėrtetė nė rolin e Rinnuncio-s, duke dhėnė njė interpretim absolutisht tė bukur tė aries " Firenze ĆØ come un albero fiorito" dhe me njė tonalitet tė shkėlqyer gjatė gjithė veprės. Dominic McHugh, kritik opere ėshtė shprehur se "Saimir Pirgu premton tė bėhet njė nga tenorėt lirikė mė tė mirė nė tė ardhmen, pas Rinuēios sė habitshėm". Media britanike ka anashkaluar pėrmendjen e faktit se ky talent qė po ngjit me shpejtėsi shkallėt e suksesit nga njėra skenė nė tjetrėn nė tė gjithė botėn ėshtė me origjinė nga Shqipėria. Fatmirėsisht, origjina e tij ėshtė shkruar nė njė revistė tė "Royal Opera House" rreth kėsaj opere. "Pėr mua mbase do tė jetė shfaqja mė interesante, pasi kam interpretuar pėrkrah kolegėve me nivel si Antonio Papano apo Richard Jones, tė cilėt janė kolona tė artit operistik botėror" u shpreh Pirgu. Sipas tij, vepra e Puēinit ka qenė relativisht e vėshtirė pėr t‘u interpretuar, pasi siē ai sqaron mė tej, nė tė shkuarėn ėshtė mėsuar tė interpretojė opera tė gjata. Ndėrsa nė kėtė operė janė vetėm tre personazhe qė interpretojnė arie, ai nė rolin e Rinuēios, Laureta dhe personazhi kryesor, Gianni Schiēki, gjė e cila, sipas Pirgut, bėn qė tė jesh shumė konciz, pasi ke vetėm 90 minuta kohė ndryshe nga "Traviata" apo "Rigoleto" ku ke dy orė e gjysėm. Suksesi i Pirgut ka bėrė qė ai tė sigurojė interpretime tė tjera nė skenėn londineze nė Covent Garden.
    "Do tė rikthehem nė Londėr nė 2009 dhe nė 2011 me produsksione tė kėtij niveli. Pas Londrės, Pirgu do tė udhėtojė drejt Nju-Jorkut me njė koncert recital e mė pas pėr nė Portugali me rolin e Rigoletos. Megjithėse axhenda e tij ėshtė e mbushur edhe pėr disa vite nė vazhdim ai nuk e fsheh dėshirėn qė sė bashku me Inva Mulėn dhe Josif Gjepalin tė organizojnė njė koncert tė pėrbashkėt nė Tiranė.

  9. #9
    Nje interpretim i shkelqyer i "Nessun dorma" te Puccini-t, qe tregon edhe nje here talentin e tij. Eshte kenaqesi ta degjosh...

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Si shpirt eshte ky!
    Ka kenduar nje kenge te "kenga magjike" me Ardit Gjebrean!
    Po sa i mire dreqi!
    Ca zeri qe ka!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •