Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Injacin e Antiokisė, ipeshkėv e martir.



17 tetori ėshtė data e martirizimit tė Shėn Injacit, ipeshkvit tė tretė tė Antiokisė, qyteti mė i rėndėsishėm nė Siri e nė mbarė botėn e lashtė, pas Romės dhe Aleksandrisė. Mjafton tė kujtojmė se ipeshkvi i parė i kėtij vendi ishte vetė Shėn Pjetri. E Injaci qe pasardhėsi i tij i denjė, njė nga shtyllat e Kishės, ashtu siē ishte edhe Antiokia shtyllė e botės sė lashtė.

Nuk qe shtetas romak e me sa duket, nuk kishte lindur i krishterė. Madje tė dhėnat dėshmojnė se ishte nė moshė tė pjekur, kur u kthye nė fenė e krishterė. Por kjo nuk e pengoi tė bėhej bari tepėr i zellshėm.

Ndėrsa ishte ipeshkėv i Antiokisė, perandori Trajan nisi ta perskutonte Kishėn, duke mbytur njėri pas tjetrit njerėzit mė tė shquar pėr urti e shenjtėri nė hjerakinė e saj. I arrestuar e i caktuar pėr t’u flakur nė mes tė bishave tė egra, Injaci arriti nė Romė i lidhur me vargonj, pas njė udhėtimi tė gjatė e tė lodhshėm.

Nė kryeqytetin e Perandorisė bėheshin pėrgatitje tė ethshme pėr festime tė mėdha nė nder tė perandorit, fitimtar nė Dakķ, e martirėt e krishterė do tė shėrbenin pėr shfaqjet e cirkut, ku do tė shqyheshin nga bishat.

Gjatė shtegtimit tė tij nga Antiokia nė Romė, Injaci Ipeshkėv shkroi shtatė letra, qė konsiderohen jo mė pak tė rėndėsishme se letrat e Shėn Palit. Nė kėto letra, ipeshkvi qė po shkonte drejt njė vdekjeje tė tmerrshme, i porosiste besimtarėt tė largohesin nga mėkati, tė ruheshin nga Gnostikėt e sidomos, tė ēelnikosnin unitetin e Kishės. Kėrkonte edhe njė gjė tjetėr, duke iu drejtuar posaēėrisht tė krishterėve tė Romės: tė mos ndėrhynin pėr ta shpėtuar nga martirizimi. “Ju nuk humbisni asgjė – u shkruante - ndėrsa unė humbas Zotin, nė se shpėtoj nga dhėmbėt e bishave. Nuk do tė kem kurrė mė njė fat tė tillė pėr t’u bashkuar me Tė. Mė lini, prandaj, tė flijohem tani, qė elteri ėshtė gati. Tė bashkuar tė gjithė nė njė kor tė vetėm, kėndoni: “Zoti u denjua ta ēojė nga Lindja nė Perėndim Ipeshkvin e Sirisė”.

Nė pėrfundim shpėrthente, duke krijuar njė nga figurat mė tė famshme nė historinė e Martirėve: “Mė lini tė jem ushqim pėr bishat, tė cilat do tė mė bėjnė tė shijoj Hyjin. Jam grurė i Hyjit. Duhet tė bluhem nga dhėmbėt e egėrsirave, qė tė bėhem bukė e Krishtit”.

E, si arriti nė Romė nė vitin 107, ipeshkvi i Antiokisė u blua vėrtetė nga dhėmbėt e bishave tė pafajshme tė cirkut, pėr tė cilat Martiri gjeti shprehje poetike tė pazakonshme: “Pėrkėdhelini – shkruante – qė tė jenė varri im; tė mos lėnė gjė prej gjėje nga trupi im e tė mos trazohet askush pėr tė mė varrosur!”.