Lazer Shantoja (1892 - 1945).
Pjesa me poshte eshte shkeputur nga "Per nji puthje te vetme"

IV.

Kufom' varrosun tash kahmot n'humnerė
t'detit n'tallaz asht dashunija ime:
kurr dielli nuk e gzoi e pse n'andrrime
si nėnqeshje fantazmash ndonji fnerė

i zbet pėr pak e shndrit e kndoi ndojherė
e diell e drandofille edhe dėfrime
qen' kangt' e saja vetėm vezullime
flake mjes krizantemave t'kalterė

n'varreza natėn...Pra ē'puhi n'dhe t'huej
tinzare po e shtyn gjethlat qi t'lakojnė
kryet pėr pushim nė muzg tė nat's lakmueshėm

n'hemistikun e vargjeve t'trishtueshėm?
A por pėrkulen n'tė me mujt' t'prigjojnė
n'qetin e nat's nji varg qi s'mund tė shkruej?

V.
Ah! mos e lyp at varg!...Asht shum ma mirė
korimbat t'tu mos t'dijn ēa me thanė
me qen' poetė e mos me qenė i lirė
me kndue me goj' kur zemėrngrita qanė

Kshtu qenka jeta...Me nji lamtumirė
lyrėn qi pėr ty kapa due me e lanė,
pse teli i saj, o lule, dridhet vshtirė
kur jehon' tjetėr s'ka pėrveē nji zanė

Lulzo ti prap! Un i padashtun jetėn
tash e kaloj, i vemti ndėr poetėn';
e tue kujtuemun puthjen nji ditė,

puthjen tande mėrgim...un tash ia kndoj
ma t'bukrin varg hyjneshės Aferditė
ndėr hije t'qiparisvet kur t'shkoj...