Nė kuadėr tė muajit tė kulturės kombėtare nė Shqipėri dhe nė Kosovė, u prezantua nė qytetin e Prizrenit libri "Gjashtė ditė nė tokėn ėndėrr", shkruar nga Piktori i Merituar Agim Faja.


Sekretari i shoqatės "Pal Engjėlli", Halim Maloku, tha pėr ATSH-nė se "libri i piktorit Agim Faja pėrmbledh pėrshtypjet e udhėtimit nė Kosovė, qė artisti i mirėnjohur nga Shijaku ka kryer dy vjet mė parė, gjatė njė veprimtarie tjetėr tė pėrbashkėt kulturore'.

Piktori Agim Faja, i cili ėshtė mjaft i njohur si ilustruesi i abetares sė gjuhės shqipe, ka shkruar disa monografi dhe libra historikė.

Nė ceremoninė e promovimit, drejtori i Departamentit tė Kulturės dhe Arsimit nė komunėn e Prizrenit, Urim Ukymeri, vlerėsoi librin e artistit Faja si "njė dėshmi e kulturės dhe vlerave tė pėrbashkėta tė shqiptarėve nė tė dy anėt e kufirit".