Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    SPIRITUALITETI: Kapitulli VI - Seksualiteti, martesa dhe familja

    Seksualiteti


    Karakteri seksual i personave njerėzorė ka njė rol pozitiv pėr tė luajtur nė spiritualitetin njerėzor. Ashtu si ēdo gjė tjetėr njerėzore, seksualiteti duhet miratuar nga Perėndia dhe frymėzuar me Shpirtin e Shenjtė, pėrdorur pėr qėllimet qė Perėndia ka menduar. Dhe ashtu si tė gjifha gjėrat njerėzore, nga keqpėrdorimi dhe abuzimi i tij, seksuaiiteti mund tė prishet dhe degjenerohet, duke u bėrė mė tepėr njė instrument i mėkatit, sesa njė mjet pėr lavdėrimin e Perėndisė dhe pėrmbushjen e vetes si i bėrė nė shėmbėlltyrėn e Tij dhe sipas ngjashmėrisė sė Tij.

    ... Por trupi nuk ėshtė pėr kurvėri, po pėr Zotin, dhe Zoti pėr trupin ... A nuk e dini ju se trupat tuaj janė gjymtyrė tė Krishtit? Tė marr, pra, unė gjymtyrėt e Krishtit dhe t'i bėj gjymtyrė tė njė kurve? Mos qoftė ashtu! A nuk e dini ju se ai qė bashkohet me njė kurvė bėhet njė trup me tė? Sepse thuhet: "Do tė jenė tė dy, thotė Zoti, njė mish i vetėm". Por ai qė bashkohet me Zotin ėshtė njė frymė me tė. Largohuni nga kurvėria! Ēdo mėkat qė kryen njeriu ėshtė jashtė trupit, po ai qė kurvėron mėkaton kundėr trupit tė vet. A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes? Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė (1 Korinthianėt 6:13-20).

    Mėsimi i Shėn Pavlit rreth seksualitetit ėshtė i ngjashėm me mėsimin e tij rreth ngrėnies dhe pirjes dhe tė gjithave funksioneve trupore. Ato janė nga Perėndia pėr arsye shpirtėrore pėr t'u pėrdorur pėr lavdinė e Tij. Nė vetvete ato janė tė shenjta dhe tė pastra. Kur keqpėrdoren ose adhurohen si njė qėllim nė vetvete, ato bėhen instrumente tė mėkatit dhe vdekjes. Apostulli thotė nė mėnyrė specifike se tė gjitha perversionet seksuale kanė si shkakun e tyre tė drejtpėrdrejtė rebelimin e njeriut kundėr Perėndisė.

    Prandaj Perėndia ia dorėzoi papastėrtisė nė epshet e zemrave tė tyre, pėr tė ēnderuar trupat e tyre nė mes vetė atyre, qė e ndryshuan tė vėrtetėn e Perėndisė nė gėnjeshtėr dhe adhuruan dhe i shėrbyen krijesės nė vend tė Krijuesit, qė ėshtė i bekuar pėrjetė. Amin.

    Prandaj Perėndia i dorėzoi ata nė pasione tė ulėta, sepse edhe gratė e tyre i shndėrruan marrėdhėniet natyrore nė atė qė ėshtė kundėr natyrės. Nė tė njėjtėn mėnyrė burrat, duke lėnė marrėdheniet e natyrshme me gruan, u ndezėn nė epshin e tyre pėr njėri-tjetrin, duke kryer akte tė pandershme burra me burra, duke marrė nė vetvete shpagimin e duhur pėr gabimin e tyre.

    Dhe, meqenėse nuk e quajtėn me vend tė njihnin Perėndinė, Perėndia i dorėzoi nė njė mendje tė ēoroditur, pėr tė bėrė gjėra tė pahijshme... Por ata, ndonėse e kanė njohur dekretin e Perėndisė sipas tė cilit ata qė bėjnė gjėra tė tilla meritojnė vdekjen, jo vetėm i bėjnė, por miratojnė edhe ata qė i kryejnė (Romanėt 1:24-32).

    Fraza se "ata qė bėjnė kėto gjėra meritojnė tė vdesin" ishte marrė fjalė pėr fjalė nė ligjin e Moisiut; kėshtu: kurorėshkelėsit, homoseksualėt, njerėzit qė kryenin incest dhe ata qė bashkoheshin seksualisht me njė kafshė "dėnoheshin me vdekje" (Levitiku 20:10-16).

    Duke ndjekur kėtė mėsim, ndėrkohė qė shpresohej nė mėshirėn e Perėndisė dhe nė faljen e Krishtit pėr tė gjithė mėkatarėt, shkrimet e Dhiatės sė Re janė akorna mė strikte nė kėrkesat e tyre lidhur me pastėrtinė seksuale. Jisui, qė e fali gruan e kapur nė kurorėshkelje (Joani 8:7-11) dhe lavirėn e penduar qė lau kėrnbėt e Tij dhe i fshiu me flokėt e saj (Lluka 7:36-50), dha mėsimin e mėposhtėm nė predikimin e Tij nė mal:

    Ju keni dėgjuar se tė lashtėve u qe thėnė: "Mos shkel kurorėn". Por unė po ju them se kushdo qė shikon njė grua pėr ta dėshiruar, ka shkelur kurorėn me tė nė zemrėn e vet. Nė qoftė se syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse ėshtė mė mirė pėr ty qė tė humbėsh njė nga gjymfyrėt e tua se sa tė hidhet nė ferr gjithė trupi yt...

    Qe thėnė, gjithashtu: "Kush e lė gruan e tij, le t'i japė letrėn e ndarjes". Por unė po ju them: Kushdo qė e pėrzė gruan e tij, me pėrjashtim tė rastit tė kurvėrisė, e bėn atė tė shkelė kurorėn; dhe kushdo qė martohet me njė grua tė ndarė, shkel kurorėn (Matheu 5:27-32, gjithashtu 19:3-9, Romanėt 7:3).


    Apostull Pavli thotė, thjesht se kurorėshkelėsit e papenduar, kurvarėt dhe homoseksualėt nuk do tė hynė nė Mbretėrinė e Perėndisė (kr. 1 Korinthianėt 6:9-10; Galatianėt 5:19).

    Martesa tė nderohet nga tė gjithė dhe shtrati martesor i papėrlyer, sepse Perėndia do tė gjykojė kurvarėt dhe kurorėshkelėsit (Hebrenjtė 13:4).

    Kėshtu, sipas zbulesės sė Perėndisė, lidhjet seksuale janė tė shenjta dhe tė pastra vetėm brenda bashkėsisė sė martesės, me idealin qė lidhja ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje tė jetė e pėrjetshme. Ata qė nuk janė tė martuar dhe ata qė e zgjedhin nga vullneti i Perėndisė qė tė mos martohen duhet tė rrinė larg ēdo lidhje seksuale, meqenėse njė lidhje e tillė nuk ka mundėsi tė pėrmbushė funksionin qė i ėshtė dhėnė aktit seksual nga Perėndia nė krijim. Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė ketė karakter seksual nė jetėn shpirtėrore tė tė pamartuarve, sepse burri dhe gruaja e pamartuar do ta shprehin njerishmėrinė e tyre nė format shpirtėrore mashkullore dhe femėrore. Virtyti dhe frytet e Shpirtit tek secili, ashtu si edhe tek ata qė janė tė martuar, janė identike, por mėnyra e mishėrimit dhe e shprehjes sė tyre do tė jetė vetjake tek forma e veēantė seksuale e njerishmėrisė sė tyre tė pėrbashkėt, si edhe uniciteti i ēdo personi.

    Personi i pamartuar qė e jetoi jetėn e tij apo tė saj pa grua ose burrė, ėshtė thirrur nė virgjėri si njė dėshmitar nė kėtė botė i Mbretėrisė sė Perėndisė ku "nė ngjalljen, ata as martohen dhe as martojnė, por do tė jenė si engjėjt nė qiell" (Matheu 22:30). Pėr kėtė arsye, pėr ata qė ndjekin jetėn murgėrore thuhet se kanė veshur "rroben engjėllore". Kjo nuk do tė thotė se ata bėhen tė ēmishėruar ose joseksualė. Por do tė thotė mė tepėr se ata i shėrbejnė dhe e lavdėrojnė vazhdimisht Perėndinė si bijtė e Tij, duke pėrbėrė, si tė thuash, familjen universale tė Perėndisė, pa qenė vetė udhėheqėsit e familjeve nė kėtė botė. Nė kėtė mėnyrė ata e shpreshin veten si etėr dhe nėna, si vėllezėr dhe motra tė tė gjithė njerėzimit nė Krishtin.

    "Kush ėshtė nėna ime, ose vėllezėrit e mi?". Pastaj duke vėshtruar rreth e qark mbi ata qė ishin ulur rreth tij, tha: "Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi! Sepse kushdo qė bėn vullnetin e Perėndisė, ai ėshtė vėllai im, motra ime dhe nėna!" (Marku 3:34-35).

    Mos e qorto ashpėr njė plak, por kėshilloje si atė, dhe mė tė rinjtė si vėllezėr, plakat si nėna, tė rejat si motra, me plot dlirėsi (1 Timotheu 5:1-2).

    Kėto fjalė, pa dyshim, u drejtohen tė gjithėve, tė martuar dhe tė pamartuar, por ato, gjithashtu, me shumė qartėsi, kanė kuptim tė veēantė pėr ata qė, pėr hir tė Krishtit, po jetojnė jetėn e pamartuar. Sepse, ashtu si ata qė janė tė martuar kanė detyrėn qė ta jetojnė jetėn e tyre shpirtėrore me pėrkujdesjet e familjes dhe brenda kontekstit tė kėrkesave dhe nevojave tė saj, i krishteri qė ėshtė i pamartuar, e jeton jetėn e tij apo tė saj nė Krishtin, pa kėto kushte.

    ... Sepse do tė doja qė tė gjithė njerėzit tė ishin si unė (d.m.th. i pamartuar, thotė Pavli). Por secili ka dhunti tė veēantė nga Perėndia, njėri kėshtu dhe tjetri ashtu. (...) I pamartuari merakoset pėr gjėrat e Zotit, si mund t'i pėlqejė Zotit; por i martuari merakoset pėr gjėrat e botės, si mund t'i pėlqejė gruas sė tij. Ka dallim gruaja nga virgjėresha; e pamartuara kujdeset pėr gjėrat e Zotit qė tė jetė e shenjtė nė trup e nė frymė, kurse e martuara kujdeset pėr gjėrat e botės, si mund t'i pėlqejė burrit. Edhe kėtė unė e them pėr dobinė tuaj, jo qė t'ju vė njė lak, po qė tė jeni tė hijshėm dhe t'i kushtoheni Zotit pa u shkėputur. (...) Prandaj ai qė marton bėn mirė, ai qė nuk e marton bėn edhe mė mirė (1 Korinthianėt 7:7, 32-35, 38; shih 1 Korinthianėt 7:7-40).

    Kėtu mėsimi ėshtė i qartė. Njerėzit mund t'i shėrbejnė Perėndisė dhe tė jetojnė jetėn e tyre shpirtėrore si nė martesė, ashtu edhe nė jetėn e pamartuar. Dhe njerėzit mund tė mėkatojnė nė tė dyja, gjithashtu. "Secili ka dhuntinė e tij tė veēantė nga Perėndia" (1 Korinthianėt 7:7). Megjithatė, Shėn Pavli mendon se ndėr ata qė duan ta bėjnė nė mėnyrėn mė tė pėrsosur qė munden, ata qė nuk martohen "do ta bėjnė mė mirė" (1 Korinthianėt 7:38-40).

    Tradita shpirtėrore e Kishės pėrputhet qartėsisht me apostullin. Kjo nuk do tė thotė se martesa ėshtė nė njėfarė mėnyre denigruar apo pėrbuzur. Ajo ėshtė dhėnė nga Perėndia si njė mister i Kishės dhe ata qė e urrejnė atė pėr "arsye shpirtėrore" duhet tė ēkishėrohen nga Kisha (Ligjet Kanonike tė Sinodit nė Gangra). Ajo do tė thotė vetėm se, praktikisht, njė mund tė bėhet njė shėrbėtor mė i madh i Perėndisė dhe njė dėshmitar mė i pėrsosur i Mbretėrisė sė Tij pambarim, nėse ai heq dorė nga gjithēka nė kėtė botė, i shet tė gjitha dhe e ndjek pas Krishtin nė shkėputje dhe varfėri tė plotė.

    Por, idea se njė njeri i pamartuar mund tė jepet nė tė gjitha gjėrat e kėsaj bote, pėrfshirė seksualitetin, dhe tė jetė pėrsėri shėrbėtor i Perėndisė nė Krishtin kundėrshtohet dhe dėnohet krejtėsisht. Njė mund tė heqė dorė nga martesa nė trup vetėm pėr njė liri mė tė madhe nga "shqetėsimet e problemeve tė botės" qė tė interesohet "me gjėrat e Zotit. .. si tė jetė i shenjtė nė trup dhe shpirt." Personi i pamartuar qė ėshtė "i shenjtė nė trup dhe shpirt" nuk ka lidhje seksuale me asnjė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Martesa


    Martesa ėshtė njė pjesė e jetės njerėzore nė kėtė tokė si ėshtė krijuar nga Perėndia.

    Pėr kėtė arsye njeriu do tė braktisė babanė dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm (Zanafilla 2:24, kr. Matheu 19:5-6).

    Perėndia e krijoi njeriun mashkull dhe femėr, kėshtu qė burri dhe gruaja do ta jetojnė jetėn e tyre sė bashku nė martesė si njė mish i vetėm. Ky bashkim nuk duhet tė prishet pėr asnjė arsye tokėsore.

    Prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė.

    Ata i thanė Jisuit: "Atėherė pėrse Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet?".

    Ai u tha atyre: "Moisiu ju lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrave tuaja, por nė fillim nuk ka qenė kėshtu. Por unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn".

    Dishepujt e vet i thanė: "Nė qoftė se kushtet e burrit ndaj gruas janė tė tilla, mė mirė tė mos martohet".

    Por ai u tha atyre: "Jo tė gjithė i kuptojnė kėto fjalė, por atyre qė iu ėshtė dhėnė. Sepse ka eunukė qė kanė lindur tė tillė nga barku i nėnės; ka eunukė qė janė bėrė eunukė nga njerėzit, dhe ka eunukė qė janė bėrė vet eunukė pėr
    Mbretėrinė e qiejve. Ai qė mund ta kuptojė, le ta kuptojė"(Matheu 19:6 - 12).


    Martesa njerėzore ekziston nga vullneti i Perėndisė nė tokė si shprehje e krijuar e dashurisė sė Perėndisė pėr njeriun dhe si pjesėmarrje e njeriut nė dashurinė krijuese tė Perėndisė. Bashkimi i burrit me gruan nė bashkėsinė e martesės ėshtė pėrdorur nė Bibėl si shėmbėlltyrė e dashurisė besnike tė Perėndisė pėr Izraelin dhe dashurisė flijimore tė Krishtit pėr Kishėn (kr. Isaia 54, Jeremia 3, Ezekieli 16, Osea).

    Ju, gratė, nėnshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri ėshtė kreu i gruas, sikurse edhe Krishti ėshtė kreu i kishės, dhe ai vetė ėshtė Shpėtimtari i trupit. Ashtu si kisha i ėshtė nėnshtruar Krishtit, kėshtu gratė duhet t'i nėnshtrohen burrave tė tyre nė ēdo gjė. Ju, burra, t'i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė, qė ta shenjtėrojė, pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės, qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė tillė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme. Kėshtu burrat duhet t'i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urren mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn, sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij. Prandaj njeriu do tė lėrė babanė e vet dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet, dhe tė dy do tė bėhen njė mish i vetėm. Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn. Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin (Efesianėt 5:22-33).

    Kėto fjalė tė Shėn Pavlit, tė lexuara nė kremtimin misteror tė martesės nė Kishė, e pėrmbajnė tėrė programin pėr jetėn shpirtėrore nė bashkėsinė e martesės. Burri duhet ta dojė gruan deri nė vdekje, ashtu si Krishti e do Kishėn. Dhe gruaja duhet t'i jepet krejtėsisht burrit tė saj nė gjithēka, ashtu si Kisha i jepet Krishtit. Bashkimi i dashurisė duhet tė jetė i pėrsosur, i plotė, i qėndrueshėm dhe tė zgjasė pėrjetėsisht, Brenda kėtij bashkimi, akti seksual i dashurisė ėshtė vula mistike e bashkimit tėrėsor nė dashuri; akti pėrmes sė cilit tė dy janė bashkuar nė mendje, zemėr, shpirt dhe trup nė Zotin.

    Sipas mėsimit shpirtėror tė Kishės Orthodhokse, martesa dhe kėshtu edhe akti seksual i dashurisė, bėhet e pėrsosur vetėm nė Krishtin dhe Kishėn. Kjo nuk do tė thotė se tė gjithė ata qė janė "martuar nė kishė" kanė njė martesė ideale. Misteri nuk ėshtė mekanik ose magjik. Realiteti dhe dhuratat e tij mund tė kundėrshtohen dhe ndyhen, mund tė merren nė dėnim dhe gjykim, ashtu si Kungata e shenjtė dhe tė gjitha misteret e tjera tė besimit. Por do tė thotė se, kur njė ēift martohet nė Kishėn e Krishtit, mundėsia pėr pėrsosjen e martesės sė tyre ėshtė dhėnė plotėsisht nga Perėndia.

    Kur njė burrė dhe njė grua e duan njėri-tjetrin me tė vėrtetė, ata dėshirojnė natyrshėm qė dashuria e tyre tė jetė e pėrsosur. Ata duan qė lidhja e tyre tė mbushet me ēdo virtyt dhe me ēdo fryt tė Shpirtit. Ata e duan atė tė shprehet dhe tė pėrmbushet akoma mė pėrsosmėrisht. Ata e duan atė tė zgjasė pėrgjithmonė. Ata qė nuk e dėshirojnė njė tė tillė pėr dashurinė e tyre, nuk duan realisht.

    Kur njė burrė dhe njė grua kanė njė dashuri tė tillė, ata mund ta gjejnė pėrmbushjen e saj vetėm nė Krishtin. Ai e bėn kėtė tė mundur; asnjė dhe asgjė tjetėr nuk mund ta bėjė. Kėshtu, pėr ata qė dashurojnė me tė vėrtetė, shpėtimtari dhe pėrmbushėsi i dashurisė sė tyre ėshtė Krishti. Ai jep ēdo virtyt dhe ēdo fryt tė Shpirtit. Ai i lejon ata tė rriten pėrsosmėrisht. Ai i lejon ata tė jetojnė dhe tė dashurojnė pėrjetėsisht nė Mbretėrinė e Perėndisė. Njė martesė nė Krishtin nuk mbaron nė mėkat; ajo nuk ndahet nė vdekje. Ajo pėrmbushet dhe pėrsoset nė Mbretėrinė e qiellit. Ėshtė pėr kėtė arsye dhe vetėm pėr kėtė, qė ata qė kėrkojnė dashurinė e vėrtetė dhe pėrsosjen nė martesė, vijnė nė Kishė pėr t'u martuar nė Krishtin.

    Njė martesė shpirtėrore me tė vėrtetė e krishterė ėshtė ajo ku banon dashuria e vėrtetė. Nė bashkėsinė e martesės dashuria e vėrtetė shprehet nė bashkimin e plotė tė ēiftit nė gjithēka qė ata janė, kanė dhe bėjnė. Ėshtė dashuria e njėrit qė jeton plotėsisht pėr tė mirėn e tjetrit, dashuria e bashkimit erotik nė tė qenit njė tė mendjes, zemrės dhe mishit; dashuria e miqėsisė sė pėrsosur. (shih f 119-121)

    Brenda njė bashkėsie tė tillė dashurie, akti seksual ėshtė shprehja e tė gjithė asaj. U krijua nga Perėndia pėr kėtė qėllim. Ėshtė akti intim qė e gjen gėzimin e tij tė plotė, kur kryhet nga ata qė i dedikohen dhe i pėrkushtohen plotėsisht njėri-tjetrit, nė tė gjitha gjėrat, nė tė gjitha mėnyrat dhe pėrgjithmonė. Ėshtė pėr kėtė arsye tė shenjtėruar dhe hyjnore qė akti seksual nuk mund tė kryhet rastėsisht dhe kurvėrisht pėr kėnaqėsinė shpirtėrore ose trupore tė dikujt. Ai ėshtė akti i dashurisė vetė-flijimore nė besnikėrinė e pėrjetshme. Vetėm kur bėhet nė kėtė mėnyrė ai i jep pėrmbushje hyjnore dhe kėnaqėsi tė pafund tė dashuruarve qė e kryejnė atė.

    Pakėnaqėsia seksuale nė martesė nuk ėshtė, nė tė vėrtetė, kurrė, thjesht njė problem trupor apo biologjik. Ajo ėshtė, pothuaj, pa asnjė pėrjashtim, rezulatat i ndonjė defekti tė mendjes, zemrės dhe shpirtit. Mė nė themel, ėshtė defekti i vetė dashurisė. Sepse, kur njėri ka parasysh vetėm tė mirėn e tjetrit, duke dėshiruar bashkimin e plotė shpirtėror dhe trupor nė miqėsi tė pėrkryer, akti seksual ėshtė gjithmonė mė i kėnaqshėm. Kur mungon kjo dhe diēka tjetėr ėshtė nė qendėr, kėnaqja e disa pasioneve tė pavlefshme tė trupit apo mendjes, atėherė gjithēka ka humbur dhe perversioni i dashurisė sjell tek bashkimi hidhėrim dhe vdekje.

    Normalisht, akti seksual nė martesė sjell fryt nė lindjen e fėmijėve. Ceremonia e martesės nė Kishė lutet pėr "dlirėsi, njė shtrat tė panjollosur, lindjen e fėmijėve dhe pėr ēdo bekim tokėsor qė ata t'u japin edhe atyre qė kanė nevojė." Megjithatė, akti seksual i dashurisė, nuk kufizohet vetėm nė lindjen e fėmijėve. Ai ekziston edhe pėr bashkimin nė dashuri dhe pėr ndėrtimin dhe gėzimin e ndėrsjelltė tė atyre qė janė martuar. Nėse nuk do tė ishte kėshtu, Apostull Pavli nuk do tė jepte kėshillat e mėposhtme:

    ... le tė ketė secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet. Burri le tė kryejė detyrėn martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Mos ia privoni njėri-tjetrit, veē nė qoftė se jeni marrė vesh, pėr njėfarė kohe, qė t'i kushtoheni agjėrimit dhe lutjes, dhe pėrsėri ejani bashkė qė tė mos ju tundojė Satani pėr shkak tė mungesės sė vetėkontrollit tuaj (1 Korinthianėt 7:2-5).

    Apostulli nuk thotė se ēifti i martuar duhet tė ndahet dhe tė bashkohet vetėm me synimin e lindjes sė njė fėmije. Por ai thotė se ata duhet tė qėndrojnė sė bashku, duke u ndarė "veē nė qoftė se jeni marrė vesh, pėr njėfarė kohe" dhe kjo pėr qėllimin e pėrkushtimit "nė lutje". Fjalėt "veē nė qoftė se jeni marrė vesh" janė qendrore nė kėtė kėshillė, sepse secili duhet tė jetojė krejtėsisht sikur i pėrket tjetrit.

    Seksualiteti nė martesėn e pastėr ėshtė i pastėr. Sepse, ashtu si apostulli thotė nė njė tjetėr kontekst:

    Gjithēka ėshtė e pastėr pėr ata qė janė tė pastėr, por asgjė nuk ėshtė e pastėr pėr tė ndoturit dhe pėr ata qė nuk besojnė; madje edhe mendja, edhe ndėrgjegja e tyre janė tė ndotura. Ata pohojnė se njohin Perėndinė, po me vepra e mohojnė, sepse janė tė neveritshėm, tė pabindur dhe tė pazotė pėr ēfarėdo vepre tė mirė (Titi 1:15-16).

    Ka nga ata martesat e tė cilėve janė ta papastra, sepse ata janė tė korruptuar dhe jo besimtarė, tė pazotė pėr ēfarėdo vepre tė mirė. Edhe ndonėse ata janė tė martuar dhe seksualiteti ėshtė, si thonė nė ditėt tona, "i ligjshėm", megjithatė, ai ėshtė i paperėndishėm dhe i papastėr. Fakti, qė njė ēift ėshtė "i ligjshėm", ose madje i martuar "sakramentalisht", nuk e bėn jetėn e tyre martesore tė pastėr dhe tė ēliruar nga pasioni i mėkatshėm, perversioni dhe epshi. Vetėm ata qė me tė vėrtetė e jetojnė jetėn shpirtėrore nė dashuri dhe pėrkushtim tė sinqertė kanė jetė seksuale qė janė tė shenjta, tė pastra, me kėnaqėsi dhe pėrmbushje tė ndėrsjelltė dhe tė pėlqyeshme nga Perėndia. Kjo garantohet kur jeta shpirtėrore ėshtė nė Krishtin dhe Kishėn. Por, ashtu si ka thėnė Shėn Joan Gojarti, edhe martesat pagane janė tė shenjta dhe tė pastra kur dashuria e vėrtetė ėshtė e pranishme dhe ēiftet i janė dhėnė njėri-tjetrit pėrjetėsisht, me njė besnikėri tė pafundme dhe me pėrkushtim tė ndėrsjelltė. Sepse, atje ku ėshtė e pranishme njė dashuri e tillė, atje ėshtė i pranishėm Perėndia.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Familja


    Dashuria e vėrtetė nė martesė nėnkupton lindjen e fėmijėve. Ata qė dashurohen me tė vėrtetė nė martesė do tė kenė natyrshėm fėmijė si fryti i dashurisė sė tyre dhe si lidhja mė e madhe e bashkimit tė tyre. Ata qė i pėrēmojnė fėmijėt dhe nuk pranojnė t'u japin atyre kujdes dhe pėrkushtim nuk dashurojnė me tė vėrtetė.

    Pa dyshim qė ka edhe nga ata martesat e tė cilėve do tė jenė pa fėmijė, pėr shkak tė ndonjė tragjedie tė natyrės tė sjellė nga "mėkati i botės". Nė martesa tė tilla mund tė ekzistojė dashuria e vėrtetė, por pėrkushtimi i ndėrsjelltė nė shėrbimin e Perėndisė dhe njeriut do tė marrė forma tė tjera ose nė adoptimin e fėmijėve ose nė shėrbime tė tjera tė mira pėr tė tjerėt. Martesa pa fėmijė, qoftė nga zgjedhja e vullnetshme ose nga tragjedia natyrale, qė rezulton nė rehati-dashje nuk ėshtė njė bashkim shpirtėror.

    Kontrolli vullnetar i lindjes nė martesė ėshtė i lejueshėm vetėm, sipas thelbit tė jetės shpirtėrore, kur lindja e njė fėmije do tė sjellė rrezik dhe mundim. Ata qė jetojnė jetėn shpirtėrore do tė vijnė nė vendimin e moslindjes sė fėmijėve vetėm me hidhėrim dhe do ta bėjnė kėshtu, para Perėndisė, me lutje pėr drejtim dhe mėshirė. Nuk mund tė jetė njė vendim i marrė lehtė ose pėr arsye vetė-rehatie.

    Sipas mėsimit tė pėrbashkėt tė Kishės Orthodhokse, kur merret njė vendim i tillė para Perėndisė, mjetet e implementimit janė arbitrare. Nuk ka nė opinionin orthodhoks mjete tė kontrollit tė lindjes qė janė mė tė mira se tė tjerat. Tė gjitha mjetet janė njėlloj tė trishtueshme dhe tė dhimbshme pėr ata qė duan me tė vėrtetė. Sepse martesė e krishterė ėshtė ajo qė ka fėmijė sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

    Aborti i njė fėmije tė palindur ėshtė absolutisht i dėnuar nė Kishėn Orthodhokse. Aborti klinik nuk ėshtė njė mjet pėr kontrollin e lindjes dhe ata qė e praktikojnė atė, pėr ēfarėdo arsyeje, si praktikuesit ashtu edhe ata qė e kėrkojnė atė, dėnohen sipas ligjit kanonik tė Kishės me "dėnimin pėr vrasje" (Sinodi nė Trulo, Sinodet Ekumenike 5-6).

    Nė raste tė skajshme, si kur nėna do tė vdesė me siguri, nėse ajo do tė lindė fėmijė, vendimi pėr jetėn ose vdekjen e fėmijės duhet tė merret vetėm nga nėna, nė konsultim me familjen dhe drejtuesit e saj shpirtėror. Ēfarėdo qoftė vendimi, lutjet e pandėrprera pėr drejtimin dhe mėshirėn e Perėndisė duhet tė jetė baza e tij. Sipas besimit orthodhoks, njė nėnė qė e jep jetėn pėr fėmijėn e saj ėshtė njė shenjtore qė me siguri do tė lavdėrohet madhėrisht nga Perėndia; sepse nuk ka ndonjė akt mė tė madh dashurie, sesa tė japėsh jetėn tėnde qė njė tjetėr tė mund tė rrojė (kr. Joani 15:13).

    Brenda jetės sė familjes, babai duhet tė jetė drejtuesi dhe kreu. Ai duhet ta dojė gruan e tij dhe fėmijėt si Krishti e do Kishėn - dhe Krishti vdiq pėr Kishėn. Ai nuk duhet tė jetė kurrė i ashpėr. Gruaja duhet tė jetė krejtėsisht e pėrkushtuar ndaj burrit tė saj dhe duhet tė kėrkojė, tė nxisė dhe tė aftėsojė udhėheqjen e tij. Kjo ėshtė rruga normale e jetės familjare e pėrshkruar nė shkrimet, se "kreu i ēdo njeriu ėshtė Krishti, edhe kreu i gruas ėshtė burri; edhe kreu i Krishtit ėshtė Perėndia" (1 Korinthianėt 11:3, Efesianėt 5:22-23, Kolosianėt 3:18-19,1 Pjetri. 3:1-7).

    Kur burri ose gruaja ėshtė njė jobesimtar - dhe kėshtu ėshtė vetėm kur njė anėtar i familjes bėhet i krishterė mbas martesės, ose kur njėri nga ēifti i martuar e humbet besimin e tij ose tė saj, sepse normalisht njė i krishterė nuk duhet tė martohet me njė jobesimtar - ēifti, sipas Shėn Pavlit nuk duhet tė ndahet apo tė divorcohet, por duhet tė vazhdojė tė jetojė sė bashku. Besimtari duhet tė tregojė shembullin mė tė mirė tė jetės shpirtėrore tė dashurisė ndaj jobesimtarit nė ēdo fjalė apo vepėr, krejtėsisht pa shtrėngim ose detyrim nė lidhje me besimin dhe sigurisht pa akuzim apo dėnim.

    ... Sepse burri jobesimtar ėshtė shenjtėruar me anė tė gruas, dhe gruaja jobesimtare ėshtė shenjtėruar me anė tė burrit, sepse pėrndryshe fėmijėt do tė ishin tė papastėr; kurse kėshtu janė tė shenjtė.

    Nėse jobesimtari ndahet, le tė ndahet; nė kėto raste vėllai ose motra nuk janė mė tė lidhur; por Perėndia na ka thirrur nė paqe. Sepse ēfarė di ti, o grua, nėse ke pėr ta shpėtuar burrin? Ose ē'di ti, o burrė, nėse ke pėr ta shpėtuar gruan (1 Korinthianėt 7:14-16, kr. 1 Pjetri. 3:1-7)?


    Kėtu apostulli, pėr hir tė paqes, e lejon ndarjen, por nuk e nxit atė. Megjithatė, nė rrethana tė skajshme, tė tilla, si kur ka rrezik shpirtėror ose fizik, vetė Kisha e kėshillon ndarjen si njė tė keqe mė tė vogėl. Por, nė raste tė tilla, Kisha e kėshillon, gjithashtu, tė krishterin e ndarė, nėse ėshtė e mundur, tė "mos martohet pėrsėri" (1 Korinthianėt 7:10). Martesat e dyta, edhe pėr ata qė kanė mbetur tė ve, lejohen dhe bekohen nga Kisha, pa dėnimin e ēkishėrimit, vetėm, nė teori, nė ato raste ku martesa e re ka mundėsinė e tė qenurit e shenjtė dhe e pastėr (Shih Vėllimi II, Adhurimi).

    Brenda familjes, jeta shpirtėrore e dashurisė duhet tė kėrkohet dhe jetohet sa mė e plotė qė tė jetė e mundur. Kjo do tė thotė se ēdo anėtar i familjes duhet tė jetojė pėr tė mirėn e tjetrit nė ēdo rrethanė, "duke mbajtur barrėn e njėri-tjetrit" dhe nė kėtė mėnyrė, duke pėrmbushur "ligjin e Krishtit" (Galatianėt 6:2). Atje duhet tė jetė prania e vazhdueshme e mėshirės dhe e faljes dhe mbėshtjeta e ndėrsjelltė. Atje duhet tė jetė ēdo shprehje e dashurisė sė vėrtetė, ashtu si gjendet nė pėrgjithėsi tek ata qė janė tė shenjtė.

    Dashuria ėshtė e durueshme; plot mirėsi; dashuria nuk ka smirė, nuk vė nė dukje, nuk krekoset, nuk sillet nė mėnyrė tė pahijshme, nuk kėrkon tė sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon pėr keq; nuk gėzohet pėr padrejtėsinė, por gėzohet me tė vėrtetėn, i duron tė gjitha, i beson tė gjitha, i shpreson tė gjitha, i mban tė gjitha (1 Korinthianėt 13:4-7).

    Njė dashuri e tillė ėshtė baza e njė jete familjare tė qėndrueshme, e jetuar dhe shprehur plot gėzim e ngazėllim, pa hezitim ose shtrėngim (kr. 2 Korinthianėt 9:6-12). Sepse martesa nuk ėshtė njė "ngecje e shenjtė", siē ėshtė shprehur njė shkrimtar cinik, por, siē thotė Shėn Joan Gojarti, njė "kishė e vogėl" nė shtėpinė ku hiri dhe liria e Perėndisė ėshtė me bollėk pėr jetėn dhe shpėtimin e njeriut.

    Fėmijė, binduni prindėrve tuaj nė Zotin, sepse kjo ėshtė e drejtė. "Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde... qė ti tė jesh mirė dhe tė jetosh gjatė mbi dhe" (Efesianėt 6:1-3, Eksodi 20:12).

    Ka njė kategori njerėzish qė mallkojnė atin e tyre dhe nuk bekojnė nėnėn e tyre.

    Atij qė mallkon tė atin dhe tė ėmėn, llamba do t'i shuhet nė terrin mė tė madh (Fjalėt e Urta 30:11,20:20).

    Kushdo qė mallkon tė atin ose tė ėmėn, do tė dėnohet me vdekje, sepse ka mallkuar tė atin o tė ėmėn; gjaku i tij do tė bjerė mbi tė (Levitiku 20:9).

    Ju bij, binduni prindėrve nė ēdo gjė, sepse kjo ėshtė e pranueshme pėr Zotin (Kolosianėt 3:20).


    Shėn Joan Gojarti thotė se ata qė nuk mund tė nderojnė, duan dhe respektojnė prindėrit e tyre, sigurisht, nuk mund t'i shėrbejnė Perėndisė, sepse Ai ėshtė "Ati i tė gjithave" (Efesianėt 4:6), Ai "nga i cili merr emėr ēdo familje nė qiejt dhe mbi tokė" (Efesianėt 3:15).

    Babai i vėrtetė e do dhe e disiplinon fėmijen e tij, ashtu si Perėndia e do dhe e disiplinon popullin e tij (kr. Hebrejntė 12:3-11).

    Kush e kursen shufrėn urren birin e vet, por ai qė e do e ndreq me kohė.

    Mėsoji fėmijės rrugėn qė duhet tė ndjekė, dhe ai nuk do tė largohet prej saj edhe kur tė plaket.

    Marrėzia lidhet me zemrėn e fėmijės, por shufra e ndreqjes do ta largojė prej saj.

    Mos ia kurse ndreqjen fėmijės; edhe sikur ta rrahėsh me thupėr, ai nuk do tė vdesė (Fjalėt e Urta 13:24, 22:6,15,23:13).


    Dashuria e babait pėr fėmijėt shprehet nė dashjen e disiplinės pa hipokrizi. Mėsuesi mė i mirė ėshtė shembulli i tij.

    Dhe ju, etėr, mos provokoni pėr zemėrim fėmijtė tuaj, por i edukoni nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit (Efesianėt 6:4).

    Ju etėr, mos provokoni pėr zemėrim bijtė tuaj, qė tė mos i lėshojė zemra (Kolosianėt 3:21).


    Ashtu si barinjtė e Kishės, etėrit e familjeve duhet tė jenė "tė pėrmbajtur, tė arsyeshėm, tė matur, mikpritės, tė aftė tė mėsojnė, tė mos jepen pas verės, tė mos jenė tė dhunshėm, por tė butė, jo grindavecė dhe tė mos lakmojnė paranė" (1 Timotheu 3:2-3). Ai duhet tė jetė njė shembull pėr fėmijėt e tij "nė fjalė, nė sjellje, nė dashuri, nė besim, nė dlirėsi" (1 Timotheu 4:12). Ashtu si ati nė parabolėn e Krishtit, ati njerėzor duhet tė jetė gjithmonė i gatshėm pėr tė pritur nė shtėpi me gėzim fėmijėt e tij plangprishės. Gratė dhe nėnat e familjeve duhet tė jenė krejtėsisht tė pėrkushtuara ndaj burrave dhe fėmijėve tė tyre. Ato duhen tė jenė personifikimi i tė gjitha fryteve tė Shpirtit tė Shenjtė, si ato qė japin jetė si fizikisht ashtu edhe shpirtėrisht.

    Kush do tė gjejė njė grua tė fortė dhe tė virtytshme? Vlera e saj ėshtė shumė mė e madhe nga ajo e margaritarėve. Zemra e burrit tė saj ka besim tek ajo ... ajo i bėn tė mira dhe jo tė keqe tėrė ditėt e jetės sė saj.

    Forca dhe nderi janė rrobat e saj dhe qesh pėr ditėt qė do tė vijnė. Hap gojėn e saj me dituri dhe mbi gjuhėn e saj ėshtė ligji i mirėsisė.

    Ajo mbikėqyr si shkon shtėpia e vet dhe nuk ha bukėn e pėrtacisė.

    Bijtė e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lėvdon duke thėnė: "Shumė bija kanė bėrė gjėra tė mėdha, por ti i kalon tė gjitha ato".

    Hiri ėshtė i rremė dhe bukuria ėshtė e kotė, por gruaja qė ka frikė nga Zoti ėshtė ajo qė do tė lėvdohet (Fjalėt e Urta 31:10-30).


    Ky mėsim i Urtėsisė ėshtė i vėrtetė gjithashtu nė shkrimet e apostujve tė Krishtit.

    Nė mėnyrė tė njėjtė dua qė edhe gratė, tė vishen hijshėm, me cipė dhe modesti dhe jo me gėrsheta a me ar, a me margaritarė, a me rroba tė shtrenjta, po me vepra tė mira, si u ka hije grave qė i kushtohen perėndishmėrisė (1 Timotheu 2:8-10).

    Gjithashtu dhe ju, gra, nėnshtrojuni burrave tuaj, qė, edhe nėse disa nuk i binden fjalės, tė fitohen pa fjalė, nga sjellja e grave tė tyre, kur tė shohin sjelljen tuaj tė dlirė dhe me frikė. Stolia juaj tė mos jetė e jashtme: gėrshėtimi i flokėve, stolisja me ar ose veshja me rroba tė bukura, por njeriu i fshehur i zemrės, me pastėrtinė qė nuk prishet tė njė shpirti tė butė dhe tė qetė, qė ka vlerė tė madhe pėrpara Perėndisė. Sepse kėshtu stoliseshin dikur gratė e shenjta qė shpresonin nė Perėndinė, duke iu nėnshtruar burrave tė tyre, ashtu si Sara, qė i bindej Abrahamit duke e quajtur zot; bija tė saj ju jeni, nė qoftė se bėni mirė dhe nuk trembeni nga ndonjė frikė (1 Pjetri. 3:1-6).


    Kėshtu, nė "kishėn e vogėl" tė familjes, me ēdo anėtar qė jeton sipas vullnetit tė Perėndisė, Mbretėria e Perėndisė ėshtė tashmė e pranishme dhe aktive, duke pritur tė pėrmbushet pėrsosmėrisht nė Mbretėrinė e qiellit qė nuk do tė ketė kurrė mbarim, ku tė gjithė janė fėmijėt e Perėndisė, nusja e Birit tė Tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •