Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Wislava Szymborska

    Ju kthej dashurine, por kujdes!


    Wislava Szymborska (Nobel)

    Poeti i sotem eshte skeptik dhe dyshues, madje e mbi te gjitha, edhe ndaj vetvetes. Ai ben te ditur publikisht fare pa deshire se eshte poet, sikur t’i vinte paksa turp per kete. Por ne boten tone te zhurmet, nga te tjeret pranohen shume me lehte te metat vetjake, sidomos kur paraqiten me buje, ndersa shume me veshtire te mirat, sepse jane te fshehura me thelle, aq sa edhe tek vetvetja nuk ekziston plotesisht besimi tek ato.
    Ne anketa te ndryshme a biseda te rastit, kur poeti medoemos duhet te cilesoje me ēfare merret, ai shprehet ne pergjithesi “shkrimtar”, ose permend emrin e ndonje pune tjeter shtese. Lajmi se kane te beje me nje poet, nga zyrtaret ose udhetaret ne autobus, pranohet me nje lloj mosbesimi te lehte e shqetesim. Ma do mendja se edhe filozofi paraqet probleme te ngjashme. Por ai gjendet ne nje situate me te kendshme, sepse zakonisht ka mundesi ta zbukuroje profesionin e tij me ndonje titull shkencor. Profesor filozofie – kjo tingellon me shume peshe.
    Siē dihet, nuk ka profesore poezie. Kjo do te thoshte se do te kishim te benim me nje sipermarrje, e cila kerkon studime te specializuara, dhenie te rregullt te provimeve, pergatitje disertacionesh teorike te pajisura me bibliografi e shenime dhe, se fundi, ceremoni per marrje diplomash. Duke shkuar me tej, kjo do te thoshte se, per t’u bere poet, nuk do te mjaftonin copera letrash te mbuluara qofte edhe me vargje nga te mrekullueshmet, pasi mbi te gjitha e krejt i domosdoshem do te ishte nje dokument i vulosur.
    Ne dekadat e para te shekullit te njezete, poetet pelqenin te terhiqnin vemendjen me veshjet e pazakonta apo me sjelljen e tyre eksentrike. Por gjithmone kjo ishte nje shfaqje per publikun. Vinte ēasti pastaj kur poeti mbyllte deren pas vetes, flakte ne qoshe pelerinen, xhingla-minglat e gjithēka tjeter te jashtme dhe qendronte ne qetesi, duke pritur vetveten mbi faqen ende te pashkruar te letres. Sepse, ne te vertete, vetem kjo vlen... Frymezimi, ēfaredo qofte ai, lind nga e perseritura pambarimisht “nuk e di”.
    Njerezit e tille numerohen me gishta.
    Shumica e banoreve te ketij planeti punon per te siguruar mjetet e jeteses, punon sepse duhet te punoje. Dhe nuk jane ata qe e zgjedhin nga pasioni punen e vet, jane rrethanat e jetes qe zgjedhin per ta. Puna e papelqyer, puna qe merzit, puna e vleresuar vetem per faktin se ne kete forme eshte e mundshme per te gjithe, ky eshte nje nga mundimet me te renda njerezore. Dhe zor se kohet e ardhshme do te sjellin ndonje ndryshim te lumnueshem ne kete mes.
    Pra, me lejohet te them se, sadoqe ua mora poeteve monopolin mbi frymezimin, megjithate po i fus ata ne grupin e vogel te te zgjedhurve te fatit.


    ***
    Boten dikur e njihnim me pellembe:
    - ishte kaq e vogel, saqe mund te mbeshtillej me dy duar
    kaq e lehte, saqe mund te pershkruhej me buzeqeshje,
    kaq e thjeshte, si jehona ne lutje e te vertetave te vjetra.

    Historia nuk na pershendeste me trumpeta triumfi:
    - nuk na hidhte syve balte te piste.
    Perpara nesh rruge te largeta e te verbra,
    puse te helmuara, buke e hidhur.

    Si plaēke lufte fituam dijet mbi boten:
    - eshte kaq e madhe, saqe mund te mbeshtillet me dy duar,
    kaq e veshtire, saqe mund te pershkruhet me buzeqeshje,
    kaq e ēuditshme, si jehona ne lutje e te vertetave te vjetra.



    Lajmerime Personale

    KUSHDO, qe e di ku fshihet
    ndjenja per Tjetrin (imagjinata e zemres)
    - le ta beje te ditur, le te therrase!
    Me gjithe fuqine e zerit le te kendoje
    le te kerceje, si i luajtur mendsh,
    duke u gezuar nen shelgun e dobet,
    te cilit gjithnje i mblidhet per te qare.

    JAP MESIM heshtjen
    ne te gjitha gjuhet,
    nepermjet metodes
    se shikimit pa nderprerje
    te qiellit me yje,
    nofullave te sinantropusit,
    kercimit te karkalecit,
    thonjve te foshnjes,
    planktonit,
    flokeve te debores.

    JU KTHEJ dashurine.
    Kujdes! Rast i paperseritshem!
    Ne nje tufe bari te vjetshem
    ne diell, deri ne gryke te mbuluar
    shrtihuni, ndersa era kercen
    (lodruesja e vjetshme e flokeve tuaj).
    Ofertat – ne adresen: Gjumi.

    I NEVOJSHEM nje person
    Per te qare
    pleqte, te cilet neper azile
    vdesin. Ju lutem
    kandidoni pa metrika
    dhe oferta me shkrim.
    Dokumentet do te grisen
    pa flete-marrje.

    PER PREMTIMET e bashkeshortit tim
    qe ju genjeu me ngjyrat
    e botes se gjalluar, zhurmen e saj,
    kengen nen dritare, qenin pertej murit:
    se asnjehere nuk do te jeni te vetmuar
    ne erresire, ne qetesi, pa fryme,
    - nuk mbaj pergjegjesi.
    Hena, vejusha e Diellit.

    Perktheu Rigels Halili


    Ne Varrim

    ... kujt ia merrte mendja, papritur, pakujtuar...
    ... streset dhe duhani, e pata porositur, keshilluar...
    ... ēka, mire, faleminderit...
    ... ato lulet te ndjerit...
    ... edhe vellai nga zemra, siē duket familjare...
    ... me kete mjeker qe ke lene s’te njoha fare...
    ... vete e pati fajin, gjithmone perzihej ne ca pune...
    ... sikur do fliste ai i riu, s’po shoh gje une...
    ... Kazeku ne Varshave, Tadeku jashte shtetit...
    ... lum si ti qe more ēader me vete...
    ... e ēfare pastaj se ishte i shkelqyer...
    ... paradhoma. Bashkes s’ka per t’i pelqyer...
    ... vertet kishte te drejte, po kjo s’do te thote...
    ... kapaku me luster, gjeje sa kushton...
    ... dy te verdha veze, nje luge sheqer...
    ... e ē’i duhet atij se perse...
    ... vetem ngjyre blu e numra te vegjel...
    ... pese here pa pergjigje, as me goje, as me leter...
    ... e zeme se pata mundesi, po edhe ti pate...
    ... mire qe ishte ajo ne ate post te pakten...
    ... nuk e di, ndoshta farefis nga...
    ... prifti Belmondose i ngjan...
    ... s’kisha qene ndonjehere te kjo parcele...
    ... te gjitheve nje fund na pret...
    ... para nje jave ne enderr, sikur ēatia...
    ... e lezetshme e bija...
    ... ndiejme nje hidherim...
    ... ne latinisht kishte tjeter tingellim...
    ... ishte, shkoi...
    ... mirupafshim zonje, diten e mire...
    ... sikur t’ia shtronim diku me birre...
    ... e bisedojme, merr ne telefon...
    ... tramvaji ose metroja shkon...
    ... une ketej...
    ... ne andej...

    Perktheu Petrit Dollani
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Po shtoj dhe nje perkthim timin.

    “Dashuri me shikim te pare” (Wislawa Szymborska)

    Jane te dy te bindur
    qe nje ndjenje e papritur i bashkoi.
    Eshte e bukur nje siguri e tille
    por nje pasiguri eshte me e bukur.

    Duke mos u njohur qe me pare, besojne
    qe te mos kete ndodhur kurre gje mes tyre,
    por ēfare mendojne rruget, shkallet e korridoret
    ku prej shume kohesh mund te takoheshin?

    Dua te pyes ata,
    nese sado perēart nuk kujtojne,
    ndonje here nje balle per balle,
    ndoshta ne nje dere rrotulluese?
    nje “me fal!”, mes kallabllekut?
    nje “keni gabuar numrin” ne telefon?
    - por e di pergjigjen.
    Jo, ata s’do kujtohen.

    Do i habiste shume po te dinin,
    qe qysh prej kohesh,
    rastesia po luante me ta.
    Jo akoma krejt i gatshem ,
    qe te misherohej per ta, fati,
    i afronte dhe i largonte,
    ua priste rrugen
    e duke dihatur nje buzeqeshje,
    hiqej qafe me nje hap.

    Ka patur shenja, kode,
    s’ka rendesi nese te padeshifruara.
    Ndoshta tre vjet me pare
    apo te marten e shkuar,
    nje gjethe e vogel fluturoi
    nga njera shpatull ne tjetren.
    Diēka u humb e diēka u ruajt.
    Kush e di, ndoshta edhe topi
    mesh gemushash ne femijeri.

    Ka patur doreza e zile dyersh,
    mbi te cilen para kohe,
    njera prekje vihej mbi tjetren.
    Valixhet e vura ne te njejten karroce.
    Nje nate, ndoshta, te njejten enderr,
    te turbulluar shpejt pastaj ne mengjes.

    Ne fakt, ēdo fillim
    eshte nje ndjekje e vetme
    e libri i ngjarjeve,
    eshte perhere i hapur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Asgje s’eshte dhurate (Wislawa Szymborska)

    Asgje s’eshte dhurate, ēdo gje eshte borxh.
    Jam mbytur ne borxhe deri ne fyt,
    do jem e detyruar te paguaj per veten
    me vetveten time,
    te kthej jeten ne shkembim te jetes.

    Keshtu eshte vendosur,
    zemra duhet kthyer,
    mushkeria duhet kthyer
    dhe secili nga gishtat.

    Eshte teper vone qe te rrokim kontraten.
    Aq sa detyrohem
    do me hiqet me gjithe lekure.

    Po rend neper bote,
    mes nje turme tjeter borxhlie.
    Mbi dike rendon detyrimi,
    qe te paguaje krahet,
    te tjereve do u duhet,
    me zor o me dashuri,
    te pergjigjen per secilen gjethe.

    Ne kollonen “Dhenie”,
    ēdo cope qe eshte ne ne.
    Asnje qerpik, asnje syth,
    qe ta ruajme pergjithmone.

    Lista eshte e sakte
    dhe me sa duket,
    do na duhet te rrime me asgje.

    Nuk arrij te kujtoj,
    ku, kur dhe pse,
    kam lejuar qe te hapnin,
    kete llogari ne emrin tim.

    Protesten kunder kesaj
    ne e quajme shpirt.
    Ky eshte i vetmi ze
    qe mungon ne liste.

  4. #4

    Poezi Nga Wislawa Szymborska

    (In Memoriam 1923-2012)

    Pėrktheu: Alket Ēani
    (Mehr Licht)

    FĖMIJĖT E EPOKĖS

    Ne jemi fėmijėt e epokės,
    epoka ėshtė politike.
    Tė gjitha tė tuat, tonat, tuajat
    aktivitete tė pėrditshme a tė pėrnatshme
    janė aktivitete politike.
    Do apo s’do
    genet e tu kanė njė tė kaluar politike
    lėkura jote njė ngjyrė politike
    sytė e tu njė aspekt politik.
    Fjalėt e tua kanė njė jehonė
    heshtjet e tua njė domethėnie
    sidoqoftė politike.
    Edhe nėpėr fusha dhe pyje
    ti bėn hapa politikė
    mbi njė bazė politike.
    Dhe politike janė edhe poezitė apolitike,
    atje lart ndiēon hėna
    qė nuk ėshtė mė njė objekt hėnor.
    Tė jesh a tė mos jesh, ėshtė ēėshtja.
    Ēfarė ēėshtje?, pėrgjigju mik i dashur.
    Njė ēėshtje politike.
    Ti madje s’ke as nevojė tė jesh njeri
    pėr tė fituar rėndėsi politike.
    Tė mjafton tė jesh naftė,
    prodhim i ushqyeshėm apo edhe lėndė e riciklueshme.
    Qoftė edhe njė tryezė negociatash
    pėr formėn e sė cilės kanė debatuar me muaj:
    nė ē’tryezė, rrumbullake apo katrore,
    duhet tė diskutojmė pėr jetėn dhe vdekjen?
    Ndėrkohė njerėzit vdisnin,
    kafshėt ngordhnin,
    shtėpitė digjeshin
    dhe fushat mbusheshin me driza
    si nė epokat e qėmotshme
    dhe mė pak politike.

    STACION

    Mosmbėrritja ime nė qytetin N
    ndodhi pėrpikėrisht.
    Tė kisha lajmėruar
    me njė letėr tė padėrguar.
    Ti nuk erdhe nė kohė
    tamam siē qe parashikuar.
    Treni mbėrriti nė skelėn numėr tre.
    Trumba njerėzish zbritėn.
    Mungesa e personit tim
    ndoqi turmėn deri tek dalja.
    Disa gra
    zunė vendin tim
    nė atė ecje tė ngutur.
    Njėrėn prej tyre e priti
    njė person i panjohur pėr mua,
    por sakaq i njohur prej saj.
    Ata shkėmbyen njė puthje
    qė s’ishte pėr buzėt tona,
    ndėrkohė qė humbi
    njė valixhe qė s’ishte e imja.
    Stacioni i trenit tė qytetit N
    e mori provimin e ekzistencės objektive.
    Gjithēka ndodhej nė vendin e vet.
    Dhe ēdo hollėsi lėvizte
    mbi shina tė paracaktuara.
    Madje edhe takimi
    ndodhi.
    Por pa praninė tonė.
    Nė parajsėn e humbur
    tė mundėsisė.
    Tjetėrkund. Tjetėrkund.
    Ē’muzikė te kjo fjalė.

  5. #5

    Wislawa Szymborska

    Pėrktheu Ben Meēe

    TESHAT

    I heq, i heqim, i hiqni; kapota, xhaketa, jelekė, kėmisha;
    prej leshi, tė pambukta, terital;
    funde, pantallona, ēorape, tė brendshme
    duke i mbėshtetur, varur, hedhur mbi
    karrige, divane, kolltukė;
    «deri tani», thotė mjeku, «asgjė pėr t'u shqetėsuar,
    vishuni, pushoni, bėni njė udhėtim,
    nė rast se.., pini, pas dreke, nė darkė,
    kthehu pas tre muajsh, gjashtė, njė viti».
    E shikon? Dhe ti mendoje, ne
    ju trembeshim, preokupoheshit, ata supozonin.
    Me duart qė mė dridhen akoma, lidh
    lidhėset, mbyll zinxhirėt, tokatė e rripave shtrėngoj,
    komēat, kravatat, jakat, lidh, mbėrthej
    dhe nga mėngėt, ēantat, xhepat, nxjerr
    tė zhubrosur, me vija, me lule, me katrorė, shallin;
    pėr ta pėrdorur, deri nė njė skadencė tė shtyrė pėr herė tjetėr.

    TЁ SHKRUASH NJЁ KURIKULUM

    Ēfarė nevojitet?
    Duhet bėrė njė kėrkesė;
    kėrkesės i ngjitet kurikulumi.
    Koha e jetuar nuk vlen,
    mirė ėshtė qė kurikulumi tė jetė i shkurtėr.
    Pėrzgjedhja e fakteve, konēiziteti, janė tė detyrueshėm
    Vendet shndėrrohen nė adresa,
    kujtimet nė data fikse.
    Nga tė gjitha dashuritė, vlen vetėm kė ke martuar;
    fėmijėt, vetėm ata qė kanė lindur
    Vlen mė shumė kush tė njeh, se kė njeh.
    Udhėtimet; vetėm ata jashtė shtetit.
    Pjesėmarrja nė diēka gjithashtu duhet, por pa pėrse.
    Vlerėsimet, mė mirė tė pa motivuara.
    Shkruan sikur tė mos kesh biseduar kurrė me veten,
    i shmangesh,
    anashkalon qentė, macet, zogjtė
    vogėlsira tė sė kaluarės, miq dhe ėndrra.
    Mė mirė ēmimi se vlera,
    titulli ka banda pėrmbajtjen.
    Mė mirė numri i kėpucės, se sa ku shkon
    ajo, me tė cilėn je zėvendėsuar. Vendos njė fotografi me veshėt jashtė flokėve.
    Ka rėndėsi forma, jo ēfarė ndjen.
    Ēfarė ndjen?
    Zhurmėn e makinės qė pėrtyp letrėn.

    PRESPEKTIVЁ

    U kryqėzuan si tė huaj,
    pa njė gjest, pa njė fjalė.
    Ajo shkonte te dyqani,
    ai drejt makinės.

    Ndoshta tė humbur,
    tė shkujdesur, apo ndoshta pa kujtesė
    tė tė qenit pėr njė ēast
    tė dashur tė pėrjetshėm.

    Kush e vė dorėn nė zjarr
    tė ishin tamam ata,
    ndoshta nga larg po,
    nga afėr nuk thuhet.

    I pashė nga dritarja,
    kush shikon nga lart
    gabon mė lehtė.

    Ajo u zhduk mbas portės sė xhamit,
    ai ndezi makinėn
    dhe u largua me shpejtėsi,
    sikur tė mos kishte ndodhur asgjė
    edhe pse kishte ndodhur.

    Unė pėr njė ēast,
    e sigurt pėr ē'kisha parė
    doja t'ua thoshja edhe juve lexues,
    me vargje tė shkurtėr e tė rastėsishėm.
    Sa e trishtueshme ishte.
    Sa e trishtueshme ishte.

    FALĖNDERIM

    Iu jam mirėnjohėse
    atyre qė nuk i dua.
    pėr kėnaqėsinė e faktit
    qė nuk janė me mua, po me dikė tjetėr.

    Gėzimi i tė mos qenit unė
    ujku i qengjave tė tyre,
    nuk ka ēmim.

    Kėtė paqe mes nesh
    kėtė liri,
    dashuria nuk mund tė na e japė
    dhe as mund tė na e heqė.

    Nuk i pres
    nėpėr dyer apo dritare,
    e duruar,
    si njė orė diellore.
    Kuptoj
    atė qė dashuria nuk kupton.
    Fal
    atė qė dashuria nuk do tė falte kurrė.

    Ndėrmjet njė takimi dhe njė letre
    koha, jo mė njė pafundėsi,
    vetėm disa ditė ose njė javė.

    Udhėtimet me ta shkojnė gjithnjė mire,
    koncertet dėgjohen deri nė fund,
    vizitohen katedralet,
    peizazhe tė mrekullueshėm.

    Kur na ndajnė
    shtatė male apo lumenj,
    janė male dhe lumenj
    qė gjenden nė ēdo atlas.

    Ёshtė meritė e tyre
    nėse jetoj nė tre dimensione,
    nė njė hapėsirė jo lirike dhe jo retorike,
    me njė horizont tė vėrtetė, sepse ėshtė i lėvizshėm

    Ata vetė nuk e dinė
    ēfarė mbajnė nė duart e tyre bosh.

    "Nuk u kam asnjė borxh",
    do tė thoshte dashuria
    rreth kėsaj ēėshtje tė hapur.

    STACIONI

    Mbėrritja ime nė qytetin N;
    e pėrpiktė.

    Ishe lajmėruar
    me njė letėr tė pa postuar.

    Nuk erdhe
    nė orėn e takimit, nė asnjė orė.

    Treni qėndroi nė binarin e tretė.
    Zbritėn shumė njerėz.

    Mosegzistenca ime
    u drejtua nga dalja bashkė me turmėn.

    Gra tė tjera mė kishin zėvendėsuar
    me ngut
    nė atė ngut.

    Drejt njėrės vrapoi
    dikush qė unė nuk njihja
    ajo e njohu
    menjėherė.

    I dhanė njeri tjetrit
    njė puthje, jo tonėn,
    ndėrkohė kishte humbur
    njė valixhe, jo e imja.

    Stacioni i qytetit N
    e kaloi mirė provėn
    e ekzistencės objektive.

    E pėrgjithshmja nuk ndėrroi vend,
    tė veēantat lėvizėn
    mbi binarė tė projektuar enkas.

    U takuam
    sipas parashikimeve.

    Jashtė mundėsisė,
    larg prezencės,
    nė parajsėn e humbur
    tė probabilitetit

    Gjetkė.
    Gjetkė.
    Si tingulli i kėtyre fjalėve bosh.

    FLETЁ SHPJEGUESE

    Jam ilaē qetėsues.
    Veproj nė shtėpi,
    funksionoj nė zyrė,
    pėrballoj provime,
    prezantohem nė procese gjyqėsore,
    ngjis me kujdes filxhanėt e thyer.
    Duhet vetėm tė mė pishė,
    tė mė shkrish poshtė gjuhės,
    pastaj tė mė dėrgosh poshtė
    me njė gllėnjkė ujė.

    Di si tė sillem me trishtimin,
    si pėrballohet njė lajm i keq,
    tkurr padrejtėsitė,
    zbardh mosegzistencėn e Zotit,
    di tė zgjedh njė kapele tė bukur pėr varrim.
    Ēfarė pret?
    Ki besim te mėshira kimike!

    Je burrė (apo grua) akoma i ri?
    Duhet tė sistemohesh nė njė farė mėnyre?
    Kush ka thėnė se jeta pėrballohet me kurajė?

    Dorėzomė thellėsitė e tua.
    Do t'i ngjesh me gjumė.
    Ke pėr tė mė falėnderuar,
    kur tė biesh nė kėmbė pas rrėzimit.

    Shitma shpirtin.
    Blerės tjetėr nuk do tė gjesh.

    Njė djall tjetėr nuk egziston.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •