Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Sterjo Spasse

    Sterjo Spasse, asgjė s'ka ndryshuar pas vdekjes


    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Nė rrugicėn e pėrbaltur, tė rrethuar nga ndėrtimet gjigante njė pllakė e mermertė tregon se nė kėtė rrugicė pa krye ka banuar shkrimtari i madh Sterjo Spasse. Shtėpia njėkatėshe ka njė oborr tė madh tė mbjellė me portokalle.

    Ndodhet nė rrugėn "Him Kolli", segment qė lidh rrugėn e Kavajės me "Myslym Shyrin". Derėn na e hap Ilindeni, djali i vetėm i shkrimtarit tė madh. Ka thuajse tė njėjtėn pamje. Flokėt kanė nisur t'i bien, ndėrsa nė sy edhe gojė i ngjan shumė tė atit. Ilinden ose dita e Shėn Ilias. Kjo ditė festohet nga kombi maqedonas jo vetėm sepse ėshtė ditė e shenjtė, por pėrkon edhe me kryengritjen e tyre ndaj turqve. Ilideni na tregon studion e Sterjos. Njė tryezė dėrrase, portreti i njė tjetėr shkrimtari tė madh dhe mik i Sterjos, Nonda Bulkės, ndėrsa dorėshkrimet janė sistemuar dhe ruhen me kujdes. Nė shtėpi nuk ka ndryshuar asgjė. Njė biblotekė e lyer me hidromat tė bardhė me rreth 2000 tituj rrethon atė dhomė tė vogėl qė nė kohėt e sotme quhet "sogiorno", ndėrsa sipėr rafteve tavani i dėrrasės ka nisur tė bėjė bark. Kėtė shtėpi shkrimtari i viteve '30 e ka blerė nė 1954-n.

    Cironkat
    I lindur mė 1912-n dhe i rritur nė Gllomboē, fshat i vogėl anė liqenit tė Prespės, shija e shkrimtarit lidhej pikėrisht me traditėn e zonės: cironka tė thara e tė tymosura. E shoqja e Ilindenit tregon se Sterjo nuk kishte absolutisht pretendime pėr ushqimin. Sterjo "pinte pak cigare nė ditė, por, kur u sėmur me zemėr, e la fare". Ndėrsa "raki pinte vetėm gjysmė gote nė ditė" siē thotė i biri. Shkrimtari pėlqente mė shumė t'u jepte shokėve pėr tė pirė. "Nga ora 6 deri nė 10 tė mėngjesit babai lexonte, pastaj sėrish lexonte, lexonte... Ndonjėherė i pėlqente tė lante enėt, tė merrte pluhurat dhe tė krasiste pemėt nė oborr. Mė pas rrinte me shokėt dhe miqtė hallexhinj qė vinin nga fshati, na thotė Ilindeni. Kur e pyesim mbi ngjashmėrinė me tė atin, Ilindeni qesh, duke na thėnė se nuk i ngjan fare. "Mė shumė babait i ngjan Ariani, djali im, jo vetėm nė paraqitje, por edhe si tip. Unė kur kam objekt pune jam si babai: punoj shumė, ndėrsa ai, edhe kur nuk kishte objekt pune, lexonte shumė. Dhe ky ėshtė ndryshimi im me tė", sqaron Ilindeni.

    Sterjovica

    Nė Maqedoni ėshtė traditė qė gratė marrin emrat e burrave me njė prapashtesė, thėrrisnin Sterjovica. Komshinjtė edhe sot nuk e mbajnė mend emrin e vėrtetė tė gruas, e cila e fliste shumė pak shqipen. Sterjovica emrin e vet e kishte Nikolina apo, siē njihet nė zonėn e Prespės, Nikolina e Llazo Dudes. Gruaja e shkrimtari nuk kishte asnjė klasė shkollė. Ajo u fejua me Sterjon nė 12 gusht 1928 kur ishte 15 vjeē e gjysmė, ndėrsa Sterjo vetėm 16. "Prindėrit kishin shumė diferencė kulturore, por megjithatė s'i kemi dėgjuar asnjėherė tė grinden me njėri-tjetrin apo tė shkėmbejnė ndonjė batutė", thotė gruaja e Ilindenit, Maria. Sterjo dhe Sterjovica bėnė tre fėmijė, njė djalė e dy vajza. Sterjovica u mėsonte fėmijėve e mė pas nipėrve e mbesave, maqedonisht. Komshinjtė e mbajnė mend Sterjon tek pėrcillte nė fund tė rrugicės miqtė e largėt, studentėt e zonės sė tij dhe hallexhinjtė e ky ishte vendi ku ata puqeshin thuajse ēdo orė tė ditės, ndėrsa nė dimėr shkrimtari mbante supeve xhaketėn e lėkurės. Shkrimtari i madh i romanit tė rrallė filozofik "Pse" vdiq nė 1989-n, por dera nuk iu mbyll asnjėherė. Gjuhėtari Mahir Domi, njėkohėsisht edhe shok i tij i Normales, e vizitonte shpesh familjen e Sterjos. Ndėrsa i madhi Mitrush Kulteli , kishte shkuar nė shtėpinė e mikut tė tij Sterjo sikur e parandiente ndarje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:33
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sterjo Spasse

    Historia e banesave ku jetoi shkrimtari i njohur nga Prespa

    "Hoteli Spasse" i Sterjo Spasses


    Dorina TOPOLLAJ

    Miku i tij i shtrenjtė, Nonda Bulka, e quante me tė drejtė "Hoteli Spasse". Dhjetėra vetė nė ditė trokisnin nė portėn e shtėpisė private, aty nė kthesinėn e rrugės sė Kavajės, ku banonte shkrimtari Sterjo Spasse. Nė mė tė shumtėn e rasteve, ishin nga Gllomboēi, fshati ku kishte lindur njeriu qė shkroi romanin e parė filozofik shqiptar, "Pse?!". Spasse ishte larguar nga fshati buzė Prespės, qė nė moshėn 10-vjeēare, e s'ishte kthyer mė pėr tė jetuar atje.
    "Rekordi ka qenė kur njėherė ndenjėn pėr tė fjetur 16 vetė", tregon djali i shkrimtarit Ilindeni, duke kujtuar se atė natė tė gjithė po vrisnin mendjen se ku t'i vendosnin mysafirėt. Por si gjithmonė, nė shtėpinė e Spasses do tė kishte vend pėr tė gjithė. Shtėpia edhe tani pas 52 vjetėsh, ėshtė po ajo: Me njė oborr tė gjerė pėrpara dhe me njė lulishte tė bukur me portokalle pėr tė cilėn kujdeset bashkėshortja e Ilindenit, Maria. Sė bashku me tė shoqen Nikolina dhe me fėmijėt e tij, Spasse ishte vendosur nė kėtė shtėpi nė vitin 1954, pas 9 vitesh jetese me qira, qė nga 1 janari i vitit 1946, kur ai kishte marrė nė Tiranė edhe familjen. "Babai e zgjodhi kėtė shtėpi me Mitrush Kutelin", kujton Ilindeni. Shkrimtari kishte vėnė ca para mėnjanė nga romani "Ata nuk ishin vetėm", por ato nuk mjaftonin. "Mitrush Kuteli dhe Mahir Domi i dhanė para borxh pėr ta blerė shtėpinė", tregon djali i shkrimtarit. Ndėrkohė, Sterjo Spasse, kishte pasur mundėsi tė blinte njė shtėpi mė tė lirė nga ato tė tė shpronėsuarve, por asnjėherė nuk kishte pranuar tė bėnte njė gjė tė tillė. Shtėpia tip elbasanase dhe e ndėrtuar me qerpiē kishte dy dhoma e njė kuzhinė. "Ajo kushtoi 180 mijė lekė. Atėherė aq para janė sa 180 milionė sot", thotė Ilindeni.
    "Pse do ta shisje ti", e pyet e shoqja, Maria, ndėrsa ngre kokėn mbi njė vazo lulesh me tė cilėn po merret prej mė shumė se gjysmė ore. Ilindeni buzėqesh, duke kthyer pėrgjigjen qė ajo e dinte shumė mirė. Nuk mund ta shesė shtėpinė. Kujton se i ati e donte shumė kėtė strehė. I pėlqente se kish diell, gjelbėrim. "Ndonjėherė krasiste barin, sa tė gjendej me punė", kujton ai. Aty kishte gjetur qetėsinė qė i mungonte qė prej moshės 10-vjeēare, atėherė kur ishte larguar nga shtėpia pėr tė studiuar dhe ku jetonte sa andej-kėndej.
    Fillimisht kishte shkuar nė Korēė, mė pas nė Elbasan ku mbaroi edhe Normalen, ndėrsa mė vonė u transferua me punė nė Gjirokastėr. Atje ishte mėsues i Gjuhės Shqipe. "Shtėpi" e tij ishin konviktet ose hanet. Nė atė kohė, e gjente veten shumė herė mė mirė sesa nė shtėpinė e tij nė Gllomboē, ku zienin fjalėt pėr martesėn e tij. E kishin fejuar me Nikolinėn, vajzėn me tė cilėn lozte kur ishte fėmijė. "Jam fejue me 12 gusht 1928. Atėherė unė ishjem 16 vjeē, kurse e fejuemja e eme 15 vjeē e gjysėm. Jam fejue mė tepėr me dashjen e prindėrve se sa me dėshirėn time", shkruan nė kujtimet e tij shkrimtari i njohur ("Im atė Sterjo", fq. 35). "Babai im edhe e donte, edhe s'e donte nėnėn time", tregon Ilindeni. Nė kėtė dyzim dashurie, disa muaj para martesės, ai filloi tė shkruante romanin qė e pėrjetėsoi si shkrimtar, "Nga jeta nė jetė. Pse?!". Nė shumė vepra tė tij ai vendoste personazhe reale, dhe nė "Pse?!", ky personazh ishte vetė ai. Me njė ndryshim. Pėr Gjon Zaverin rezervoi njė fund tragjik. Romanin e pėrfundoi nė Korēė, ku fillimisht punoi si mėsues, e mė pas si drejtor i njė shkolle filloreje. Ndėrkohė nė fillim tė qershorit 1939, Sterjo Spassen e emėruan nė Tiranė. Ishte sekretar i ministrit tė Arsimit, Ernest Koliqi. Por vetėm pėr tri javė. Natyra e tij nuk pėrshtatej me kėtė detyrė, e ai shkėputet pėr njė kurs tė italishtes nė Peruxhia tė Italisė. Kur kthehet nė Tiranė punon pranė Komisionit Teknik tė Arsimit e jeton nė njė dhomė me qira, nė njė shtėpi dykatėshe nė Pazarin e Ri. Vitet kalonin ndėrkohė. Ishte 20 vjeē kur u martua dhe tashmė kishte 12 vjet qė jetonte me qira larg familjes. Me njė letėr drejtuar tė atit, i kėrkon lejen qė tė marrė edhe familjen me vete. Kėshtu nė shtėpinė nr. 12, nė rrugėn "Him Kolli", futur thellė nė Rrugėn e Kavajės, ata jetuan gjithmonė me shtėpinė plot dhe tė gėzuar.


    Intervista/Flet Ilinden Spasse, djali i shkrimtarit

    "Pse nuk u botua "Pse?!"-ja nė kohėn e monizmit"

    Tek Ilinden Spasse nuk rrjedh vetėm gjaku i Sterjo Spasses, por edhe dėshira pėr tė shkruar po si ai. Djalit tė vetėm tė shkrimtarit tė njohur i ėshtė dashur ta sakrifikojė kėtė bekim, pėr hir tė dashurisė pėr tė atin dhe veprėn e tij. "Mė duhet tė punoja pėr tė nxjerrė nė dritėn veprėn e babait dhe kėshtu s'kisha kohė tė punoja pėr vete", tregon ai. Por edhe nė kėtė mėnyrė, s'i ka shpėtuar "bekimit". Mė sė miri kėtė e tregon libri "Im atė Sterjo", i cili ėshtė cilėsuar si njė roman i mirėfilltė. Pėrveēse djalė i shkrimtarit, Ilindeni ishte edhe miku dhe bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", Ilindeni tregon marrėdhėniet me tė atin. Si ishte Sterjo Spasse si prind, si punonte ai dhe pėrse nuk u botua gjatė kohės sė monizmit romani "Pse?!". Kryevepra, tė cilėn Spasse e shkroi nė moshėn 20-vjeēare, u ribotua vetėm pas ardhjes sė demokracisė.

    Pėrse nuk u botua romani "Pse?!" nė kohėn e diktaturės?

    "Pse?!" ishte i pari roman filozofik nė Shqipėri. Ai u bė mjaft i njohur pėr kohėn, saqė nė popull qarkullonte dhe ajo shprehja "psenė s'e ka gjetur as Sterjo Spasse". Njerėzve u lindin mjaft pse nė kokė dhe babai arriti qė kėto pse t'i hedhė nė art. Por subjekti kishte fat tragjik. Nė kohėn e monizmit, "Pse?!"-ja nuk u botua sepse kishte frymė disfatiste.

    Ēfarė thoshte babai juaj pėr kėtė?

    Sigurisht qė i vinte keq. Ajo ishte kryevepra e tij dhe kėtė ai e dinte. Por nuk fliste pėr kėtė gjė. Fatkeqėsisht edhe kritika s'ka folur shumė pėr kėtė roman. Nė fakt, ai do kulturė shumė tė madhe pėr ta studiuar. Ėshtė romani i parė filozofik nė Shqipėri dhe tė tillė, s'di tė ketė shumė.

    Po pėr miqtė e tij, pjesa mė e madhe e tė cilėve u burgos, ēfarė thoshte?

    Babai mėrzitej shumė. Edhe pėr Mitrushin kur u arrestua, edhe pėr tė tjerėt... I donte shumė dhe bėhej shumė i mbyllur kur ndodhnin ngjarje tė tilla.

    Si e vlerėsoni Sterjo Spassen si prind dhe si shkrimtar?

    Babai ka qenė njeri shumė i veēantė. Me mua ishte si shok. Me tė vjetrit sillej si plak, me fėmijėt si fėmijė. Qeshte gjithmonė. Edhe me nėnėn, edhe pse kishin njė disnivel shumė tė madh kulturor, kishte njė dashuri dhe harmoni qė zor se e gjen tek ēiftet e tjera. Nė fakt, nėna diti t'i mbante familjen dhe kėtė babai s'ia harroi kurrė. I donte shumė, nusen, nipėrit dhe mbesat. Edhe kur shkruante dhe ata i bėnin zhurmė, bėrtisnin apo dhe i kapnin flokėt, ai asnjėherė s'mėrzitej. Vetėm qeshte. Ndėrsa si shkrimtar mund tė them se vepra e tij ka mbi 1 mijė personazhe tė shtresave tė ndryshme, tė kombėsive tė ndryshme. Ndėrkohė qė Tolstoi ka 600. Dashuria dhe e thjeshta ishte nė qendėr tė veprės sė tij, dhe ndoshta pėr kėtė ai mbijetoi nė kėtė sistem.

    Kur e zbuluat veten se ishit shkrimtar?

    Unė shkruaja, por babait nuk i tregoja. Shumė vonė, vendosa t'i them. Madje mė kujtohet tregimi me titull "Duke kėrkuar vajzėn". Ia dhashė dhe ai s'tha asnjė fjalė. Njė ditė Nonda Bulka vjen nė shtėpi dhe mė hidhet nė qafė. U botua mė tha. Unė nuk kisha mundėsi tė shkruaja pėr vete. Babai nė vitet '60 u sėmur nga zemra dhe unė e ndihmoja me makinėn e shkrimit. Mė pas mė duhet tė botoja veprat e tij, por kam menduar se do ishte mė e vlefshme kjo sesa tė shkruaja vetė.

    A ka Sterjo Spasse vepra tė pabotuara?

    Ka njė roman qė s'i kam hyrė. Ai flet pėr Tiranėn e pasēlirimit dhe e ka titullin "Dafina". Gjithashtu ėshtė edhe njė pėrmbledhje me tregime. Pėr t'u botuar duan shumė punė dhe financim.

    Kur e morėt iniciativėn qė tė shkruanit njė libėr pėr babanė tuaj?

    Ditėn qė vdiq. Atėherė vendosa qė biografinė e tim ati do ta bėja unė. Kam punuar mbi 20 monografi, mbi arkivin e tij, me kujtimet dhe e kam botuar nė vitin 1995.

    Monumenti
    Atė ēfarė s'e bėri shteti shqiptar gjatė diktaturės, e bėri njė mik i Sterjo Spasses, pėr 70-vjetorin e tij. Romanin "Pse?!", ai e mermerizoi duke i thėnė se aty e kishte kryeveprėn e tij tė pėrjetshme, edhe pse nuk i botohej. "Babai u gėzua shumė pėr kėtė dhuratė", tregon Ilindeni.

    Tirana Observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-05-2014 mė 20:06

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Diē s`me eshte e qarte ketu!Une dij qe romani "Pse" eshte botuar diku nga vitet e gjashtedhjeta.Vet e kam lexuar gjashte here!
    Ndoshta do e sqaron dikush kete!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse... romani PSE.. eshte shkruar e botuar ne vitet e ahmet zogut..
    ne vitet enveriste u ndalua sepse ishte shum lirik.. shum melankonik etjetj.. pra pa operativ e spiuna e kanibale..

    pra nuk i pershtatej epokes enveriste.. qe i duhej te prodhonte polpotist si puna jote..

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    pse... romani PSE.. eshte shkruar e botuar ne vitet e ahmet zogut..
    ne vitet enveriste u ndalua sepse ishte shum lirik.. shum melankonik etjetj.. pra pa operativ e spiuna e kanibale..

    pra nuk i pershtatej epokes enveriste.. qe i duhej te prodhonte polpotist si puna jote..
    More Ti Bari...
    ti vetem polpotizmin e mbane ne goje dhe ketu diē s`eshte ne regull.Nese eshte i ndyre si mund ta pertypesh tere kohen!
    Une per vedi e nderoj punen e tij aq sa dij une se ē`ka bere!Nejse...

    Une nuk e dij asnje kohe qe ka qene e Ahmet Zogut.Shqiperuia asnjehere s`ka qene shtet me vehte pa nje pushtues brenda gjer me 1944.
    Mos valle keta te jashtmit italia dhe Princ Widi e deshironin shkaterrimin e renise se re shqiptare me romanin PSE,kur dihej se ne ē`gjendje ishin shqiptaret me aresim,kulture,zhvillim!Une do te thoja se ky roman ne at kohe ka qene njesoj i demshem sikurse Droga e sotme!Romani Pse u eshte lejuar te lexohet te gjithe studenteve te letersise dhe filozofise por vetem ne biblioteka e jo neper shtepi,ēka per mua ka qene plotesisht me vend!
    Dhe nese paska qene i ndaluar ky liber,si eshte e mundur qe une e kam lexuar gjate kohes se Enverit dhe kete studjuar gjashte here? Une nuk kuptoj asgje perse duhet te fyhet enveri, kur romani ka qarkulluar lirshem tere kohen dhe askush s`eshte marur ne pyetje sa dij une asnjehere per te! Nese te ka ndodhur ty,thuaje! Megjithese ai roman s`ka qene gje tjeter veqse shkaterrues i rinise!

    Ti vazhdo e pertypu...

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    pse... romani PSE.. eshte shkruar e botuar ne vitet e ahmet zogut..
    ne vitet enveriste u ndalua sepse ishte shum lirik.. shum melankonik etjetj.. pra pa operativ e spiuna e kanibale..

    pra nuk i pershtatej epokes enveriste.. qe i duhej te prodhonte polpotist si puna jote..
    pse-n e ka lexu gjith tirona mer brar megjithse qe i nalum
    ene rushen
    ene donin e qet

    tirona esigjo ska pas t'nalum hahahaha

    mkujtohet i here shko xhaja jem me ble mish ka pas qen 195 lek kg
    ene i thot kasapi ska mish
    pse me daj i thot xhaja

    ate se di un e di baba - dulla
    i thot xhaja jem te dhjefsha ty me gjith baben hahahahaha

    xhaja jem braro qe gazetar ke bashkimi
    ene hic asigjo se gjeti

    se tani mu kujtu. kur t'pysshnin tiron pse thojshim at e din strerjo spase hahahaha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TikTak : 28-09-2006 mė 09:51
    no glove no love

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sterio Spasse

    INTERVISTA/ Flet shkrimtari Iliden Spasse, i biri i Sterjo Spasses

    - Dyqani, pėrballė rra*pit tė Bezistanit u bė pėr Sterjon "biblioteka" kry*esore

    - Shkri*mi i tij i parė "Problema" botuar nė gazetėn "O*ra" tė Ti*ra*nės

    - Sterjoja u shkri me nismėtarėt e re*vi*stės "Nor*ma*li*sti",

    - Nė vitin 1932 ai u emėrua si mėsues i gjuhės shqipe nė shkollėn e Derviēanit tė Gjirokastrės

    - Nė sundimin e Zogut dolėn shkrimtarė tė mėdhenj si: Migjeni, Nonda Bulka, Petro Marko, Dhimitėr Shuteriqi dhe Ali Asllani

    - Sterjo e urrente regjimin e Zogut ndaj nuk e takoi asnjėherė atė

    - Revista me Vedat Kokonėn, Mitrush Kutelin dhe Nexhat Akiun kundėr pushtimit fashist

    - Takimi nė luftė me Dhora Lekėn, Shefqet Musaranė, Kolė Jakovėn, Zihni Sakon, Andrea Varfin

    - Nga figurat kryesore tė luftės aty u njoh me Hysni Kapon., Bako Dervishin

    - Nė vitin 1958, sė bashku me Ismail Kadaranė vajtėn nė Institutin “Gorki” nė Moskė


    Albert ZHOLI

    Sterjo u lind mė 14 gusht tė vitit 1914, nė fshatin Gllomboē tė Komunės sė Pustecit, Qarku i Korēės. Nė atė kohė, e tėrė zona e Prespės, deri mė 1924 ndodhej nėn Greqi. Ndaj dhe Sterjoja dy klasat e para tė shkollės fillore i kreu nė fshatin Nivicė, matanė liqenit tė Prespės, i kreu nė gjuhėn greke. Edhe tani ky fshat ndodhet nė Greqi. Mė 1924, kur Prespa e Vogėl kaloi nėn Shqipėri, Sterjoja e vazhdoi shkollėn nė fshatin fqinjė, Goricė e madhe, shkollė qė u hap atė vit nė gjuhėn shqipe me mėsues Pandeli Sinėn. Duke rėnė nė sy pėr tė mirė nė mėsime, me ndėrhyrjen e vetė mėsuesit, Sterjoja u ēua nė Korēė, ku vazhdoi plotoren.: Ditėn shkonte nė shkollė, ndėrsa pasdite bėnte ndonjė punė si ēirak nė hanin e Napuēes e mė vonė atė tė Alo beut.., :Klasėn IV dhe V, i mori brenda vitit. Edhe pas kėsaj, nė vitin VI, Sterjoja shkėlqeu nė mėsime...

    Si vazhdoi mė tej jeta e Sterjos?

    Mė tej, nėn ndikimin e mėsuesve tė tij tė parė Nikolla Mitace, Riza Haliti, Ilo Mitkė Qafėzezi, Sotir Paphristo, Sterjoja u nis pėr tė vazhduar Normalen e Elbasanit. Edhe mėsuesit e kėsaj shkolle si A: Xhuvani, Ahmet Duhanxhiu, Teki Tela, Vasil Qiriako, Vasil Andoni, Simon Shuteriqi, etj., tė cilėt mbartnin kulturėn perėndimore, se nė perėndim kishin mbaruar, e mbajtėn mjaft afėr Sterjon.... Aty, nė vitin e parė u njoh me Mahir Domin, qė ishte i jashtėm dhe qė gjithnjė mbante li*bra e re**vista ndėr duar.

    - Babai mė ka abonuar nė tė gji*tha fletoret ... Do tė vish t'i shohim ke dyqani i tij? – i tha njė ditė Sterjos.

    E kėshtu, si papritur e pa kujtuar, ata tė dy morėn rru*gėn e Re*net, andej nga Rrapi i Bezistanit. Dhe aty filluan tė njiheshin e tė shfletonin tė pėrkohshmet qė dilnin nė Shqipėri.. Ato filluan ta tėrhiqnin aq shumė Sterjon, sa ai fi*llo**i po*thu*ajse ēdo mbasdite tė vinte nė dyqan, t'i shfletonte ato e tė kė*mbe*nte me*ndi*me me Mahirin pėr ēdo gjė qė lexonin, mė vonė tė kėmbente mendime pėr pėrmbajtjen e tyre edhe me mėsuesit... Kėshtu, ajo kthi*na e vogėl te dyqani i ma*ni*fak*turave, pėrballė rra*pit tė Bezistanit u bė pėr Sterjon "biblioteka" kry*esore. Aty ai ndeshi ga*zetėn e pa*rė tė shtetit tė pavarur shqiptar "Pėr*lindja e Shqipėniės" (1913 - 1914), koleksionin e plotė tė sė pėr*muajshmes tė jezuitėve tė Shko**drės, "Pėrparimi" (janar 1914 - dhje*tor 1916), "Kopshtin le*trar" tė Xhu*vanit tė tij tė dashur, disa nu*mra tė pėrmbledhura e tė lidhura me njė ka*pak tė trash, tė zi tė re*vi*stės "Ylli i mė*ngje*sit" qė kish dalė nė Boston Mass tė SHBA nė ja*na*rin e vitit 1917. Sidomos tė dy filloi t’i tėrhiqte revista "Shkolla e re". Fry*ma edu*ka*ti*ve qė pėrshkonte me shkrimet e pėrkthyera e tė pėr*shta*tura, qė fli*snin pėr hi**storinė e edukatės sė popujve tė vjetėr pa*ra erės sė re, pėr kinezėt e in*di*a*nėt, persianėt e egjiptianėt, pėr e*dukatėn e gre*kė*ve tė lashtė e tė ro*ma*kė*ve, pėr Platonin e A*ri*sto*telin, pėr Cezarin, Ves*pasianin, Katonin, Se*ne*kėn, Ciceronin etj., kjo revistė ua hapte horizontin dhe ua nxiste fantazinė tė dyve pėr tė hulumtuar mė tepėr. Fry*ma didaktike e shkrimeve lėndore pėr gjuhėn, pėr numėratoren, gje*ografinė, diturinė (natyre), e*du*ki*min (mo*ral) i afronte mė pranė shko*llės, mė pranė profesionit tė ty*re, i bėnte ata qė tė diskutonin me sho*kėt e rendeve mė tė larta dhe me mėsuesit Vasil An*do*ni e Teki Te*la, me Ahmet Gashin e Ismail Haxhihysenin etj., etj.. Ndė*rsa nė Revistėn Pe*dagogjike (1922), ata pėr herė tė parė panė tė flitet pėr te*ma tė tilla tė pėrgjithshme si "Psikologjia e edukatės", "Situata psi*ko*lo*gji**ke", "E*dukata morale nė shkollat fillore", qė ishin artikuj studimorė tė pėr**kthyer me karakter pedagogjik e psikologjik. Kėta artikuj qė afro**heshin me botėn shpirtėrore tė tyre, filluan t'u jepnin njė drej*tim tė shė*ndoshė for*mi*mit psiko-pedagogjik tė tyre. Nė kėtė marramendje mendimesh, ndjenjash, di*sku*ti*mesh tė ndry*shme, Sterjoja padashur u shkri me nismėtarėt e re*vi*stės "Nor*ma*li*sti", qė ishin mėsuesit dhe nxėnėsit e rendit mė tė lartė, tė 1929-s. Nu*m*rin e parė tė kėsaj reviste ai e mbante nė gji. Duke e lexuar dhe rilexuar atė, ai fi*lloi nė mė*nyrė tė pavetėdijshme tė shkarravisė nė njė letėr, tė he*dhė me*ndi*me tė ndry*shme, tė mbushė njė, dy, tri faqe ... tė mbu*shė krejt pa ve*tėdije. Nuk e kup*tonte se ē'bėnte, se ē'hidhte nė letėr, vetėm nė fund, kur i vuri pikėn, kur i shterėn mendimet, u kujtua... 26 qershori i viti 1929 pėr Sterjon do tė mbetej njė di*tė e pa*ha*rru*ar. Nuk kish ndjerė kurrė gėzim mė tė madh se sa nė kė*tė ditė kur pa shkri*min e tij "Problema" tė botuar nė gazetėn "O*ra" tė Ti*ra*nės. Nuk u be*sonte syve, qė nė fund tė ar*ti*ku*llit i*shte vėrtet emri tij, Ster*jo Spasse. "Kush duron trashėgon ... " i lindi te*ma pėr njė shkrim tjetėr, qė u bo*tua nė "Normalistin1''. Dhe kėshtu, nisi va*zhda e shkrimeve, qė pa*so*nin njėri-tjetrin e qė bo*to*he*shin nė "Nor*malistin'", organi qė u bė bu*rimi i krijimtarisė sė tij nė kėtė fa*zė tė je*tės shkollore dhe tė mė*su*esisė sė hershme, or*ga*ni qė rri*ti personalitetin dhe prestigjin e tij.

    -Mbas pėrfundimit, ku filloi punė? Kush e ndihmoi?

    Mbas pėrfundimit tė Normales nė vitin 1932 ai u emėrua si mėsues i gjuhės shqipe nė shkollėn fillore tė Derviēanit tė Gjirokastrės. Duke e patur afėr Gjirokastrėn, ai pothuajse ēdo javė shkonte aty ku u njoh me shumė mėsues dhe intelektualė vendas. Ėshtė pėr t’u pėrmendur se, aty u njoh pėr herė tė parė me Petro Markon, kritikun Vangjel Koēėn. Aty u bė bashkėpunėtor i rregullt i gazetės “Demokratia”, njė gazetė tepėr e pėrhapur pėr kohėn. Pas kėsaj, mė 1934 u transferua fillimisht nė Voskopojė, pastaj nė Korēė, ku veprimtaria e tij botuese dhe aktivitete arsimore morėn pėrmasa mė tė mėdha: Nga fundi i vitit 1939 u transferua nė Tiranė si drejtor didaktik pranė Ministrisė sė arsimit. Nga raportet qė atė kohė i ka dėrguar Ministrisė sė Arsimit, del lufta qė ai ka bėrė pėr mbarėvajtjen e shkollave tė Malėsisė sė Matit dhe Shėngjergjit, pėr hapjen e sa mė shumė shkollave aty, pėr ngritjen e sa mė shumė ndėrtesave shkollore dhe pėr lehtėsimin e nxėnėsve tė varfėr me mjete mėsimore e ushqime.

    Marrėdhėniet e tij me Zogun?!

    Nuk ka pasur asnjė marrėdhėnie intime me tė, madje nuk kishte rastisur as ta takonte ndonjėherė, pasi nuk punonte nė Tiranė.. Por ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm, qė nė kohėn e Zogut, shtypi ka qenė mjaft i lirė. Po tė shikosh atė shtyp tani, befasohesh pėr guximin qė kanė pasur gazetarėt e kohės pėr tė trajtuar probleme tė ndryshme, duke kritikuar edhe qeverinė. Pikėrisht, kjo ėshtė arsyeja kryesore, qė nė vitet ‘30, lindi njė letėrsi mjaft realiste, lindėn figura tė shquara tė letėrsisė sonė, qė nga Migjeni, Nonda Bulka, Petro Marko, Dhimitėr Pasko, Shefqet Musaj, Dhimitėr Shuteriqi, Ali Asllani, Vedat Kokona etj.. Nė kėtė kuadėr edhe Sterjo Spasse dha kėto vite ndihmesėn e vet nė fushėn e letėrsisė e tė arsimit.

    - Si u afirmua Sterjoja si shkrimtar?

    Sterjoja u afirmua si shkrimtar, jo me shkollė tė lartė, por vetėm me shkollėn e mesme. Njė gjė qė e karakterizonte atė ishte se ai lexonte shumė, punonte shumė. Kulturėn e gjithanshme, mė tepėr e mori si autodidakt. Ndonėse, i plotėsonte tė gjitha kriteret pėr tė vazhduar me bursė shtetit shkollėn e lartė diku nė vendet e perėndimit, atij nuk iu krijua kjo mundėsi. E pati peng nė zemėr kėtė. Nė vitin 1942, me shpenzimet e veta vajti nė Peruxhia tė Italisė, ku kreu me korrespodencė dy vite pėr pedagogji, nė shkollėn pedagogjike pėr tė huajt. Pėr shkak tė luftės e la pėr gjysmė atė...Mė vonė pas ēlirimit, mbaroi me korrespodencė fakultetin gjuhė-letėrsi nė Tiranė. Nė vitin 1958, sė bashku me Ismail Kadarenė vajtėn pėr dy vjet pėr tė kryer Institutin “Gorki” nė Moskė. Nė atė periudhė, aty vazhdonin Fakultetin e Letėrsisė katėr vjeēar Dhimitėr Xhuvani, Qamil Buxheli, e ndonjė tjetėr... Gjatė kėsaj periudhe ai studioi shumė, sidomos klasikėt e letėrsisė botėrore...

    -Ku ishte Sterjoja nė periudhėn kur Italia fashiste po pushtonte Shqipėrinė, si e pėrjetoi ai kėtė moment. A u lidh me lėvizjen komuniste?

    Mė 7 prill 1939, Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste. Nė atė kohė Sterjoja ndodhej nė. Korēė. Si gjithė intelektualėt e ndershėm kėtė pushtim e pėrjetoi me indinjatė tė thellė. Non*da Bulka atėherė do tė shkru*a*n*te poemėn "Mu*jo Ulqinaku1 ", Vedat Ko*kona poemėn "7 prilli2 " etj. Ndėrsa Ster*joja, qėndrimin e vet ndaj pushtimit fashist do ta shpre*hte nė njė letėr drej*tuar mėsuesit tė tij, Vasil A*ndonit : " ... Dhe viti 1939, nė vend tė lumturisė e idealeve, na e shi*ti Shqi*pėrinė, na e solli skllavėrinė : hapi dyert e bur*gut e tė in*ter*nimeve, na ēeli varret mu brenda nė gjirin e nė*na*ve e tė mo*tra*ve duke na va*rur e duke na vrarė ajkėn e dja*lė*risė, e asaj djalėrie qė ėshtė maqina kon**struktive e Shqipėrisė sė nesėrme : na dogji dhe na shkrumoi katundet dhe na pu*shka*toi katundarėt, palca je*ti*ke e Shqipėrisė sė kurdohershme. Ēdo pėllėmbė vend arbėror ė*sh*tė njė varr, ēdo bulzė ujė Shqi*pė*rie ėshtė gjak, gjak shqiptari, gjak nėneje, gjak motre, gjak vė**llau, gjak i yt e i em ! Viti 1939 e ru*an fillin e kėsaj tragjedie tė pėr*nxi*shme kombėtare3 ... Dufin ndaj pushtimit fashist Sterjoja bashkė mė Vedat Kokonėn, Mitrush Kutelin dhe Nexhat Akiun u pėrpoqėn ta nxirrnin me anėn e revistės letrare qė botuan mė 1943, Revistė kjo mjaft pėrparimtare pėr kohėn , me kėtė ata “deshin tė fa*shi*snin kokat e nxehta, qė po shka*tė*rronin fatet e kombit”, deshėn tė sen*sibilizonin ndje*njat kombėtare tė po*pullit. Ndėrsa me lėvizjen komuniste ai nuk u pėrfshi asnjėherė... edhe pas ēlirimit. Nė kėtė revistė u botuan shkrime nga ajka e me*ndė*ri*se shqip*ta**re: Ali Asllani, Aleksandėr Xhuvani. Manush Pe*shkė*pi*a, An*don Fra*shė*ri, Kol Ashta, Ziaudin Kodra, Stavro Frashėri, Chri-Chriu, Fa*ik Ko*ni*ca, Myzafer Xhaxhiu, Fan S. Noli, Rem Vo*gli1, Ismet Toto, Has*an Ce*ka, Sadi Pejani, Koēo Semini, Be*sim Qorri, Vehxhi Bu*ha*ra*ja, Jup Ka*strati, Fejzi Dika, Drita Kur*te*zi, Selman Riza, Las*gush Po*ra*de*ci, Li*rak Dodbiba, Sotir Caci, Mi*gjeni etj., etj..

    - A mori pjesė nė luftė, ku dhe si u ingranua aty. Kush ishin shokėt e tij tė luftės. Si i pėrshkruan ata? - Kė nga udhėheqėsit e luftės ka takuar nė ato vite dhe ēfarė kujtimesh ruan?

    Po , nga mezi i tetorit 1944, u paraqit nė shtabin e pėrgjithshėm tė kor*pa*r*ma**tės. Aty takoi Dhora Lekėn, Shefqet Musaranė. Kolė Jakovėn, Zihni Sakon, Andrea Varfin ... Nga figurat kryesore tė luftės aty u njoh me Hysni Kapon. komisari i ko*r*p*ar*ma*tės, Bako Dervishin (Pa*tri*o*ti), ko**mandant i Brigadės V, Spiro Shalsin nga Brigada VI, Nexhip Vin*ēa*nin (mėsues nė Vlorė) nga Brigada VI, Lufter Hoxhėn nga Vlora, komandanti ie korp*ar*ma*tės, Dali Ndreun etj., tė cilėt, tregonin episode tė ndry*shme luftimesh . Nė shtabin e divizionit u njoh me Mehmet Shehun, komandantin e Brigadės I dhe Panajot Plakun nėnkomisar i brigadės parė. etj.. Aty Sterjoja u mor me agjippropin, Nė Tufinė banoi nė zyrėn e teknikės sė Brigadės I, ku bashkėpunoi pėr nxjerrjen e njė buletini tė pėrditshėm, qė fliste pėr luftėn qė bėnin partizanėt pėr ēlirimin e Tiranės,. Kujtimet qė ka lėnė pėr kėtė periudhė janė mjaft interesante.

    Ka marrė pjesė nė ndonjė Kongres?

    Nė Kongresin e Arsimtarėve Antifashistė. Mė 15 nėntor, bashkė me 25 delegate tė tjerė, Sterioja niset mė kėmbė pėr tė marrė pjesė nė Kongresin e Arsimtarėve Antifashistė nė Korēė. Kalojnė nga Selba, Dėrshani, Mollagjeshi dhe mė 17 nėntor arrijnė nė Elbasan. Steroja fjeti nė shtėpinė e mikut tė tij, mėsuesit Sotir Paparisto. Tė nesėrmen, pėrsėri nė kėmbė, pėrmes Babjes, vajtėn nė Qukės, ku fjetėn nė shtėpinė e Rexhep Kopaēes. Pėr fat, aty nė Qukės gjetėn, njė makinė. Gjatė rrugės dukeshin gjurmėt e luftės : kuaj tė vrarė dhe automobila tė djegur. Mė 20 nėntor arritėn nė Korēė. Korēa iu duk e qeshur : velloja e skllavėrisė nė kėtė qytet ishte zhdukur. Njerėzit buzėqeshnin...

    Tė nesėrmen, herėt nė mėngjes, Sterioja u nis pėr nė Gllomboē, qė tė ēmallej mė Ditkėn, Hon e Nikolinėn, me prindėrit vėllezėrit nipėrit e mbesat. Kaq kohė pa u takuar. Fėmijėt iu dukėn tė rritur. Prindėrit tė mplakur. Vėllanė Joshe e gjeti mjaft tė sėmurė. E kishin shpėnė nė llixhat e Dibrės, por, pa efekt Thonin se llixhat e Elbasanit janė mė tė mira pėr sėmundjen e kėmbės qė kish ... Vėllanė Donė e gjeti baba me fėmijė tė tretė.

    -Pas ēlirimit ku e caktuan me punė?

    Pas ēlirimit pėr njė kohė 3-4 vjeēare ka punuar si mėsues nė disa shkolla shtatėvjeēare tė kryeqytetit; pastaj nė Ministrinė e arsimit, nė drejtorinė e teksteve shkollore, ku ėshtė marrė me hartimin e programmeve dhe teksteve shkollore nė kuadrin e reformės arsimire tė vitit 1946. Nė vitin 1954 u transferua nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėtrisė ku ka qenė redaktor i revistės Nėntori dhe shef i prozės shqipe. Nė vitet 60 doli nė profesion tė lirė.

    -Kush ishin shokėt e tij qė vinin shpesh nė shtėpi. Personalisht ti ēfarė kujtimesh ruan me shokėt e tij?

    Sterjoja ka patur mjaft shokė “tė zemrės” nė mund tė shprehem kėshtu, qė ishin tė fushave tė ndryshme, por qė u hahej muhabeti e qė ruajtėn marrėdhėniet deri nė fund tė jetės. Nė Normalen e Elbasanit si shokė tė ngushtė ka patur Vasil Vaskėn, Vasil Kushin, Xhavit Dishnicėn, Tasi Gushon, mė vonė nė Korēė Kristaq Cepėn, Aleko Konomin, Gaqo Konomin etj. Petėr Elezin,: Nga shkrimtarėt shokė tė ngushtė ka patur, Mitrush Kutelin, Mustafa Greblleshi, Nexhat Hakiun, Nonda Bulka, Ziaudin Kodra, Zisa Cikuli, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi , e mė vonė Nasho Jorgaqin, Hamit Boriēin etj..Nga gjuhėtarėt Mahir Domin, Petėr Elezin,etnografen Andromaqi Gjergji; historianin Petraq Pepo, , Nė shtėpi vinin gjithnjė me gratė e tyre Dhimitėr Shuteriqi dhe Shefqet Musaraj…Mė ka bėrė pėrshtypje, qė ata asnjėherė nuk flisnin pėr letėrsinė, por pėr shėndetin …Ka patur shokė mjaft tė ngushtė doktorėt Janko Theodhosi, Bajram Prezėn, Ylli Popėm, Pandeli Ēinėn. Me kėta mė tepėr flisnin pėr letėrsinė e historinė, se sa pėr mjeksinė. Ishin me mjaft kulturė. Madje kėmbenin herė pas here libra historikė e shkencorė, qė u binin nė dorė..Nonda, Mitrushi, Fatmiri kanė qenė njerėz me mjaft humor. Me praninė e tyre nė mjediset e shtėpisė sonė ata na shkulnin sė qeshuri. Mahiri mjaft I heshtur, Ziaudini pak i zymtė, po shumė i dashur etj.

    - Cilėt nga shokėt e tij ėshtė burgosur nė vitete e regjimit dhe a ka pasur komente pėr lidhjet e tij me ta?

    Janė burgosur Vasil Vaska, Nexhat Hakiu, Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Petro Marko. Shkakun e vėrtetė tė burgosjjes sė tyre, edhe sot e kėsaj dite nuk e di. Nuk ka patur ndonjė koment pėr lidhjet e tij me ta.

    -A ka takuar ndonjėherė Enverin, Mehmetin, Ramizin, Hysni Kapon dhe cilat ishin impresionet?

    Ėshtė takuar me raste, nėpėr mbledhje a nė plenume tė letėrsisė, ku dhe ėshtė pėrshėndetur me shtrėngim duarsh. Ndėrsa nė fjalimet e tyre pėr letėrsine, krahas emrave kryesorė tė letėrsisė sonė, kanė renditurr edhe emrin e Sterjos, pra e kanė vlerėsuar mjaft krijimtarinė e tij.

    Nga takimet me Nonda Bulkėn ēfarė do tė veēoje?

    Nonda Bulka tregonte shpesh nė mjedisin tonė familjar, njė histori me mėsuesin Vasil Vinjau kur vinte fjala pėr tė:
    "Zoti Vasil Vinjau dhomėn e fjetjes e kishte ngjitur me klasėn. Njė ditė kishte nė zjarr tiganin me qofte. Kur po shpjegonte mėsimin, ato filluan tė digjeshin e tė mbanin erė nė klasė. Ne nxėnėsve na lėshoi goja lėng. Qė tė mos e ndėrpriste mėsimin, Zoti Vinjau mė ngarkoi mua qė t'i hiqja qofiet nga zjarri Dhe unė vajta. Era e qofteve mė ngacmoi shumė. Provova tė parėn. Ishte shurmė e shijshme. "Dal tė marr edhe njė". - thashė me vete. Po ato tė shkreta ishin tė shjshme, por edhe digjnin, ndaj unė po vonohesha. Zoti Vinjau filloi tė ngatėrrojė mėsimin Nga mėsim gjuhe e 'ktheu menjėherė nė mėsim matematike dhe u jep klasės njė problem tė tillė: "Kemi pesė qofte, heqim dy, sa mbeten ?"
    Unė ndėrkohė, nx ora kokėn nga dera e thirra:: -Asnjė Zoti mėsues!
    Tėrė klasa kthehu kokėn nga mė, qė ende mbllaēitesha nėpėr dhėmbė.. Pėr nder, i hėngri tė tėra qoftet Nonda, s 'mė la njėpėr be ...-do tė pėrforconte mė vonė kėtė thėnie tė Nondės vetė Zoli Vinjau ". Sterjos i pėlqenle tė ngacmonte edhe Nondėn, i cilishpesh shakatė ia kthente me "interes".
    -Kur dhe nė ēfarė rrethanash e shkroi romanin Pse?

    Sterjoja i pėrjetonte mjaft vuajtjet e bashkėfshatarėve tė tij dhe nė pėrgjithėsi tė popullit tė thjeshtė, varfėrinė e tyre qė nė tė shumtėn e rasteve vinte nga politikat e mbrapshta qė zhvilloheshin nga ata qė kishin nė dorė fatet e tyre. nga padrejtėsitė e shumta sociale qė ekzistonin e qė preknin pothuajse tė gjitha shtresat e shoqėrisė sonė. Pikėrisht kėtej i lindi pyetja pse, e qė iu bė si njė lajtomotiv nė romanin e tij tė parė “Pse?!...”, qė u shkrua nė Derviiēan tė Gjirokastrės mė 1932- 1933 dhe qė u botua nė Korēė mė 1935.

    - Si u prit nga kritika?

    Ėshtė pritur shumė mirė. Pėr tė ėshtė folur shumė. Edhe sot e kėsaj dite herė pas here shkruhet pėr tė.

    Pse ėshtė cilėsuar si kryevepra e tij?

    Unė mendoj, qė ky roman nuk ėshtė kryevepra e tij. Kryevepra e tij ėshtė cikli I romaneve “Rilindėsit”. Nė kėtė cikėl ėshtė shkrirė e tėrė kultura e gjithanshme e Sterjos dhe pėrvoja e tij e pasur nė fushėn e tė shkruarit.

    - Cilat ishin mardhėniet e Sterjos me Dritėro Agollin dhe Ismail Kadarenė?

    Kanė qenė marrėdhėnie tė mira. Me qė ishte mė i moshuar ai ėshtė respektuar gjithnjė nga ata. Madje me Ismailin kanė qenė dy vjet nė Moskė, pėr studime posuniversitare. Kėshtu qė kanė qenė edhe miq....

    Ka thėnė ndonjė lidhje me femrat ne BS, apo pėr simpatitė qė kishin femrat e Rusisė pėr Ismail Kadaren?

    Babai im ishte shumė serioz dhe shumė familjar. Ai kurrė nuk ka bėrė biseda pėr femra me mua. Ndėrsa pėr Ismail kadarenė, kurrė nuk mė ka folur pėr kėtė pjesė tė jetės sė tij. Pėr simpatinė e femrave ruse pėr Isamilin ėshėt folur shumė, madje dhe vetė Helena Kadare. Kanė shumė kujtime tė tyre pėr kėtė simpati. (Nė fakt nė disa intervista tė marra nga studentė qė kanė mbaruar studimet nė BS, mė kanė treguar pėr simpatinė e madhe qė kishin ruset pėr shkrimtarin tonė tė madh. Ato pėlqenin artin e tij, por dhe seriozitetin e njė mashkulli ideal. Nė kujtimet e Helena Kadaresė veccohet ky fakt. Shėnimi im-a.zh)

    - A ėshtė ndaluar ndonjė vepėr e tij nė regjimin komunist?

    Jo, asnjė vepėr e tij nuk ėshtė ndaluar nga ai regjim. Flitet pėr romanin “Pse?!”, sikur ishte i ndaluar. Por me urdhėr a ligj, jo. Ai u “la nė haresė”, mendoj unė , pėr vetė politikėn e kohės qė ndiqej: “Personazhet pozitivė duhet tė ishin optimistė, ndėrsa personazhi kryesor I kėtij romani ishte pesimmist. Edhe kur u botua seria e veprave tė tij, ky roman nuk u pėrfshi nė kėto vepra, ndėrsa nė Kosovė ėshtė ribotuar disa herė..

    - A ka pasur vlerėsime nė atė regjim?

    Nė atė sistem kishte kritikė letrare, nga personalitete me emėr tė kėsaj fushe. Pėr ēdo libėr qė botohej, nė gazetat letrare dhe Nėntori do jepej mendimi kritik pėr to. Nė rastin e Sterjos ky mendim kritik ka qenė mjaft pozitiv. Ėshtė vlerėsuar pothuajse pėr tė gjithė krijimtarinė e tij letrare, si para ēlirimit, ashtu dhe mė pas.

    Dekorimet e Sterjo Spasses.

    Ėshtė nderuar me ēmime tė para kombėtare pėr romanet “Afėrdita pėrsėri nė fshat”, “Buzė liqenit”, “Zgjimi”, vėllimin me tregime “Tė fala nga fshati” etj. Ka marrė Ēmimin e Republikės i shkallės II pėr romanin “Ata nuk ishin vetėm” -1954;Urdhėrin “ Flamuri i kuq i punės i klasit I” –Tiranė, mė 3.XII. 1975. Dekret Nr. 5361;Urdhėrin “Naim Frashėri” i artė (Pas vdekjes) – Tiranė mė 18.07.2000 Dekret Nr. 2698;Titullin “Nderi i Komunės” –Liqenas , Nr.17, datė 9.05.2003;Titullin “Nderi i qarkut”– Korēė; Vendim Nr.23, dt. 30.07. 2004

Tema tė Ngjashme

  1. Sterjo Spasse
    Nga Brari nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •