Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Haxhi Dalipi, mjeshtri i isopolifonisė

    Artisti do tė prehet nė varrezat e qytetit tė Vlorės


    Haxhi Dalipi pėrcillet nė banesėn e fundit




    ------------------------------

    Miq, kolegė, dashamirės dhe figura tė larta tė politikės, i kanė bėrė dje nderimet e fundit Artistit tė Merituar, Haxhi Dalipi. Ngushėllime, vlerėsime dhe fjalė mirėnjohjeje kanė ardhur nga ata me tė cilėt ai ka ndarė pasionin pėr muzikėn, intensitetin e punės dhe dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė vlefshme. Muzikologu, kompozitori dhe dirigjenti Haxhi Dalipi, ėshtė ndarė nga jeta mesditėn e sė enjtes, nė moshėn 65-vjeēare. Njė sėmundje e papritur ka bėrė qė ai tė largohet nga kjo jetė, duke lėnė pas vetes veprėn pėr tė cilėn punoi gjithė kėtė kohė. Trupi i tij ishte vendosur dje nė hollin e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, ku personalitete tė artit dhe politikės i kanė bėrė nderimet e fundit. Largimi i Dalipit ishte jo vetėm humbja e njė njeriu pėr familjen, por edhe tė njė figure qė i dha folklorit, muzikės dhe polifonisė labe, vitet e jetės sė tij. Nė homazhe kanė marrė pjesė ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, z. Bujar Leskaj, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko, kreu i LSI-sė, Ilir Meta, si edhe shumė politikanė dhe zyrtarė tė lartė. Mė pas arkivoli me trupin e tė ndjerit ėshtė zhvendosur nė qytetin e Vlorės, nė teatrin “Petro Marko”. Nė kėtė qytet Haxhi Dalipi punoi dhe krijoi pėr shumė vjet. Pranė trupit tė tė ndjerit, me dhjetėra qytetarė, intelektualė, artistė, krijues, miq, shokė e tė njohur, bėnė homazhe duke ngushėlluar familjarėt e tė afėrmit. Edhe kėtu, Dalipit i janė bėrė nderimet nga pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, prefekturės e bashkisė, deputetė etj, tė cilėt vlerėsuan figurėn dhe kontributin e spikatur tė tij, nė fushėn e artit. Dalipi, pėr vite me rradhė ka qenė udhėheqės artistik i Ansamblit “Labėria”. Po ashtu, pėr rreth 14 vjet ka qenė drejtues muzike nė Qendrėn Kulturore dhe drejtor i Shkollės sė Mesme Artistike “Naim Frashėri”, nė qytetin e Vlorės. Vitet e fundit tė punės i mbylli nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore. Nėn tingujt e muzikės funebre qė ekzekutohej nga orkestra frymore, kortezhi u nis drejt varrezave publike tė qytetit tė Vlorės, ku u zhvillua ceremonia e varrimit. Trupi i pa jetė i Artistit tė Merituar u vendos nė njė vend tė veēantė.

    ..
    Dy fjalė pėr personalitetin e kulturės Dalipi



    --------------------------------------------------------------------------------


    Ka qenė tronditės lajmi fare i papritur i ndarjes nga jeta tė mikut tonė Haxhi Dalipi. Studiues, muzikolog dhe autor i dhjetėra artikujve nga fusha e muzikės, krijues i kėngėve popullore dhe dirigjent, drejtues me pėrvojė dhe organizator i jashtėzakonshėm, i apasionuar i pėrjetshėm ndaj polifonisė dhe kėngės labe tė tė gjitha trevave, ai do tė mbetet nė kulturėn tonė njė prej personaliteteve mė aktivė dhe mė tė njohur, mė kontribute tė spikatura e me vlera tė veēanta. Njeri me karakter tė fortė e njėkohėsisht mjaft i ndjeshėm, komunikues e altruist, vrojtues i vėmendshėm dhe realizues i apasionuar, ai do tė mbetet nė mendjen e tė afėrmve, miqve e bashkėpunėtorėve, figura burrėrore e tradicionale e labit dhe pėrfaqėsuesit mė tipik me vetitė mė tė mira tė kėsaj krahine. U shqua si njė prej “menaxherėve” mė tė suksesshėm tė veprimtarive kulturore, si nismėtar dhe mbėshtetės i palodhur nė ngritjen e grupeve muzikore, si organizator i shquar nė festivalet e festat nė nivel lokal e kombėtar. Vlora nuk do ta harrojė kurrė Haxhi Dalipin, qė gjithė jetėn e tij e vuri nė shėrbim tė evidentimit, ruajtjes, zhvillimit e pasurimit tė kulturės shpirtėrore tė trevės labe, themeluesin dhe arkitektin e Orkestrės Simfonike tė qytetit, drejtorin e shkollės sė muzikės nė Vlorė dhe Pallatit tė Pionierėve, drejtorit tė Ansamblit Artistik dhe tė Pallatit tė Kulturės “Labėria”, qė nė fund tė jetės do ta mbylltė, jo pa dhimbje, si drejtor i Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore nė Tiranė. Kėnga dhe kultura labe, polifonia, folklori dhe traditat e trevės sė Labėrisė, kanė humbur dashamirėsin dhe pėrfaqėsuesin e tyre mė tė shquar. Nė mėnyrė tė veēantė Vlora, ku ai jetoi dhe punoi nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Vlora dhe e gjithė Labėria i detyrohet shumė emrit dhe veprės sė Haxhi Dalipit dhe do ta kujtojė e nderojė gjithmonė si idhullin e saj tė polifonisė e kėngės labe.

    GSH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Haxhi Dalipi, mjeshtri i isopolifonisė

    Prof. Dr. Vasil S. Tole

    Dy ditė mė parė u mbushėn 6 vjet pa personalitetin e kulturės, muzikologun Haxhi Dalipi. Pėr ta sjellė nė kujtesė, prej dorės sė tij, kėnga popullore “Janinės ē’i panė sytė” u bė gati si njė kėngė kombėtare. Profesori pak kohė para se tė ndėrronte jetė, nė 15 shtator 2006, ishte drejtori i parė i Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore pas viteve ‘90. Ai lindi mė 20 shkurt 1941, nė Gjirokastėr, nė kėtė qytet qė sot mbrohet nga UNESCO-ja si “Pasuri kulturore e njerėzimit”. Mė kujtohet viti 1997, kur na priti nė Vlorė, mė 28 nėntor, pėr tė pėrgatitur festimet e 85-vjetorit tė pavarėsisė. Vlora ishte akoma nė tym. Artistėt e Teatrit tė Operas e Baletit qė vinin nė Vlorė pėr tė bėrė provat e koncertit i priti profesor Haxhiu, i cili u dha zemėr me praninė e tij dhe muzikantėt nga e gjithė Shqipėria e Kosova u bashkuan aty. Ende kishte tė shtėna nė ajėr, ditėn dhe natėn. Atė natė profesori dirigjoi orkestrėn e korin e madh, dirigjoi himnin kombėtar nė fillim tėkoncertit. “Ku mund tė kėndohet mė mirė se nė Vlorė Himni i Flamurit?”,- na tha atė darkė tė paharruar, nė Vlorėn qė po linte pas tė shkuarėn e tingujt e muzikės po e ringjallnin. Kėshtu ishte Haxhiu! E donte muzikėn po aq sa Vlorėn, Gjirokastrėn dhe gjithė Shqipėrinė. E filloi rrugėn me instrumentin e flautit nė Liceun Artistik nė 1957-n nėn drejtimin e profesorit tė shquar, Ramadan Sokoli. Pėr disa vite dha mėsim nė Himarė, ku u mėkua me dashurinė pėr isopolifoninė, tė cilėn e bėri pjesė tė pandarė tė jetės. Mė tej nė Institutin e Lartė tė Arteve vazhdoi studimet pėr dirigjim e kompozicion. Krijoi ansamblin “Labėria”, Orkestrėn Simfonike dhe mė pas Filarmoninė, drejtoi Shkollėn e Muzikės e Qendrėn Kulturore tė Vlorės pėr vite me radhė. Kush nuk njeh sa duhet vlerėn e punės sė tij, le tė dėgjojė njė ēast isopolifoninė e krahinės sė Vlorės. Sot isopolifonia shqiptare ėshtė “Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit” mbrojtur nga UNESCO-ja. Ėshtė edhe profesori i nderuar aty! Ai e ngriti interpretimine grupeve isopolifonike nė lartėsitė artistike dhe vlerat qė i do isopolifonia. E njihte si mjeshtri punėn isopolifoninė. E preku atė, e shkroi dhe kumtoi vlerat e saj nė aspektin shkencor dhe artistik nė Shqipėri e jashtė saj. Na mungon tė gjithėve ne. U mungon studentėve tė Akademisė sė Arteve, kolegėve muzikantė, miqve e shokėve nė Tiranė, Vlorė e gjithė Shqipėrinė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e mė tej. Nė fakt shpirtėrisht, profesori ėshtė afėr, sepse emri i kujtohet ashtu si portreti i tij fisnik dhe personaliteti i spikatur. Ai ėshtė afėr se edhe Vlora ku la amanet tė prehet, e futi nė radhėt e qytetarėve tė saj tė nderit. Ėshtė afėr se Labėria nuk do ta harrojė kurrė emrin e tij e do ta kujtojė gjithmonė. Ėshtė koha qė Haxhi Dalipi tė kujtohet dhe ne e kujtojmė sot e gjithė ditėn. E kujtojmė sė bashku me profesorėt dhe kolegėt tanė tė nderuar qė s`jetojnė mė si: Ēesk Zadeja, Tish Daija, Gjon Simoni, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro etj. Kjo ėshtė tradita jonė dhe aty ėshtė edhe profesori i nderuar Haxhi Dalipi.

    Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Haxhi Dalipin e kam njohur nga afėr dhe kam folur disa herė me tė. Ishte njeri i zgjuar, i komunikueshėm, i manovrueshėm dhe me aftėsi organizative. Kishte njohuri tė mėdha nė fushėn e muzikės dhe tė artit nė pėrgjithėsi. Ishte instrumentist, dirigjent e kompozitor i muzikės klasike, por edhe folklorist. Kėngėn labe e donte shumė dhe kishte hapur edhe njė kurs ku ua mėsonte fėmijėve kėtė lloj kėnge. Ishte vėrtet njeri i madh. Respekt pėr kėtė profesor tė nderuar!

Tema tė Ngjashme

  1. Incidentet e fushates elektorale ne Shqiperi
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 09-09-2022, 10:13
  2. Ēamė tė forumit ju lutem prezantohuni
    Nga Pyrrhus_Mollos nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 23-05-2010, 13:06
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •