-
E Diela e XXII Gjate Vitit
Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės 22-tė gjatė Vitit Kishtar “ B”
Nuk bėhemi tė shenjtė duke i prekur shenjtėrit, por duke e jetuar Ungjillin
Vėllezėr motra tė nderuar, ia pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė Meshės Shenjte tė sė dieles, kėsaj herėt nė takimin tonė me Liturgjinė e Fjalės sė Zotit tė dielės sė 22-tė tė vitit kishtar, ciklit tė dytė.
Pas 5 tė dielave, nė tė cilat e kemi dėgjuar nga kreu i 6-tė i Ungjillit tė Shėn Gjonit, fjalimin e Jezusit mbi Bukėn e Jetės, mbi Eukaristinė Shenjte, me kėtė tė diele, i kthehemi pėrsėri Ungjillit tė shėn Markut, i cili gjatė kėtij viti kishtar, ėshtė udhėrrėfyesi ynė qė pėrmes tregimit dhe shpiegimit na njeh me veprat dhe mėsimet e Jezusit.
Kėshtu, nė pjesėn ungjillore tė kėsaj sė diele, shėn Marku Ungjilltar, na sjell mėsimin e Jezu Krishtit mbi kultin e vertetė ndaj Zotit. Pra, me pak fjalė, Jezusi na tregon se nė ēfarė konziston- qendėron, ekziston kulti yne i vėrtetė ndaj Zotit.
Ndėrkohė, duhet thėnė se “kulti” duke folur sipas kuptimit etimologjik vjenė nga “kultivimi. Sikur bujku qė e kultivon (mbjellė) fushen: kujdest per tė, e lavron, e mbjellė sipas kritereve te sakta..Kulti ndaj Zotit domethėnė pikėrisht tė mendosh, tė pėrkujdesėsh, ta kultivosh marrėdhėnien me Zotin duke iu pėrmbajtur orientimeve tė vlefshme ungjillore.
Nė pjesėn ungjillore tė kėsaj sė diele, Jezusi ndalet te dy” rregulloret” qė e karakterizojnė kultin e vėrtetė ndaj Zotit: nė rend tė parė kulti duhet tė bėhet me zemėr e jo me gojė; pastaj duhet tė jetė nė pėrkim apo nė pėrputhje (konform) me vullnetin e me “urdhėrimet” e Zotit dhe jo me mentalitetin shekullar (shoqėror).
Kulti ynė ndaj Zotit, pra, duhet tė shpreh reaitetin tonė tė brendėshm, atė ēka kemi e ēka ndjejmė nė zemėr, sepse Zoti e shikon dhe vlerėson zemrėn tonė prej sė cilės buron adhurimi i vertetė, respektimi e dashuria e vertėtė ndaj Zotit dhe mėsimeve tė tija hyjnore.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt