Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Robert Bly

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Robert Bly

    Robert Bly ėshtė i lindur nė Minnesota mė 1926 nga prindėr me origjinė Norvegjeze. Nė Harvard u bė pjesė e grupimit tė shkrimtarėve dhe poetėve tė talentuar pėrfshi : Donald Hall, Adrienne Rich, Kenneth Koch, John Ashbery, Harold Brodky, George Plimton dhe John Hawkes. Pasi diplomohet nė Harvard mė 1954 kaloi dy vjet nė universitetin e Iowa nė tė quajturėn "Punishtja e Shkrimtarėve" sė bashku me W.D. Snodgras dhe Donald Justice. 1956 fiton njė bursė e cila e lejon tė udhėtoj nė vendin e origjinės me qėllim pėrkthimin e poetėve norvegjez nė anglisht. Shndėrohet nė njė figurė qėndrore nė kulturėn poetike amerikane duke sjellė pėr tė parėn herė nė anglisht tė pėrkthyer Pablo Neruda, Cesar Vallejo, Gunnar Ekelof, Georg Tralk dhe Harry Martinson, nė broshurat periodikore poetike tė publikuara nėn titujt "vitet pesėdhjet" , " vitet gjashtėdhjet" , "vitet shtatėdhjet" me poetė bashkohorė tė kėtyre dekadave. Njėkohėsisht shfaqet si njė eseist i shkėlqyer. Jeton tė gjithė kėtė periudhė nė njė ferėm tė vogėl nė Minnesota me gruan dhe femijėt. 1966 themelon organizatėn "Shkrimtarėt Amerikan kundra luftės nė Vietnam". Kur fitoi ēmimin "Kombėtar tė Librit Amerikan" pėr vėllimin "Dritė rreth trupit" , tė gjitha paratė e fituara i vuri nė dispozicion tė propogandės kundra luftės.Vetėm gjatė viteve '70 Robert Bly publikoi 11 libra me pėrkthime, poezi, esse, tregime, dhe pamflet politik. Vitet '80 janė vitet e suksesit me daljen e librave tė njohur " Duke dashuruar gruan nė dy botė" , "Kthimi i burit me pallton e zezė" dhe " Njė libėr i vogėl nė hijen njerzore" , ky i fundit u bė bestseller nė Amerikė dhe u perkthye duke u shit gjithandej nė botė. Vitet '90 Robert Bly jep leksione nė njė pjesė tė universiteteve tė Europės perėndimore prej nga ku rivjen nė skenėn letrare si bashk-autor i disa antologjive voluminoze. Koleksionon forma poetike nga kultura tė ndryshme rreth e qark planetit, sidomos ato tė lindjes sė largėt. Libra tė tjerė janė : "Cfarė kam humbur duke vdekur ?" , " Prozė-poema dhe meditime nėn diellin e pamundėsive" , "Poemat e mėngjesit" , " Mbretėria e prodhimit - Ribashkimi i burit me gruan" , " Duke ngrėnė mjaltin e botės" . Publikon pėrmbledhjen antologjike prestigjioze "Poezitė mė tė mira Amerikane - 1999".


    Duke ngrėnė reēel manaferrash


    Kur dėgjova se Zoti ėshtė i njėjtė si ekzistenca
    Rrashė nė heshtje, por sytė i ktheva
    Mbi krijesat e vogėla tė mosekzistencės.

    Disa besojnė se peshku-persian evolon identikisht
    Duke e bėrė rolin e peshkaqenit zero.Por duke jetuar
    Nuk nėnkuptohet se ėshtė i lirė nga mosekzistenca.

    Cicėrimat vocėrrake tė zogth'it qė rritet me shpejtėsi si era
    Nė folenė e pėrbaltur tė dallėndyshes, qė qendron nėn trarė
    Mė bėnė ta dashuroj zogthin e strehės sė mosekzistencės.

    Taoistėt* me mjekrat e rritura, duke peshkuar gjith ditėn e ditės
    Me grepat nė kallamin e drejtė, na dėftojnė se kanė mėsuar
    Tė mos presin gjėra madhore nga tėrėsia e mosekzistencės.

    Manaferrat* kanė kaq shumė fytyra aq sa reēelosen
    Diēka e pėrafėrt midis trashjes sė asgjėsė. Gjithkush nga ne
    Dėshiron tė mbllaēisė tė trashin reēel tė mosekzistencės.

    Kur ēdo strofė mbyllet me tė njėjtėn fjalė, i kėnaqur jam,
    Ndaj dhe miqtė e mi, mė thotė: "Po qe se je krenar pėr kėtė fakt,
    Mundet tė bėhesh njėri nga sekretarėt e mosekzistencės !"
    __________________________________________________ ____
    * Taoizėm - Filozofi Kineze (Mandariniste) bazuar nė sistemin e besimit
    sipas Lao-tzu nė shekullin e VI-tė Pėrpara Krishtit.
    Tao shpjegon bazat e universit, kaosin, pozitat, funksionin e qėnies
    humane dhe udhėzimet virtuale. (Shėnimet nga pėrkthyesi)
    * Manaferra ka zėvendėsuar nė rastin tonė : Blackberry, redberry,
    blueberry,cranberry - Frut i egėr ferrash qė rritet kryesisht nė
    Amerikėn e Veriut.





    Ciganėt e Granadas

    Zemra asnjėherė nuk ndalon sė protestuari kundėr shiut.
    Tė dashuruarit nuk ndalojnė tė qahen kundrejt detit.
    Mijra gjethe lisash vjeshtorė bien mbi varret e pėrvetėsuesve.


    Kaherė kėngėtari fillon t'i kėndojė, thirrjeve tė dhimbjes.
    Nė Maqedonitė e tė cilave bijtė dhe bijat,
    Vdiqėn pėrgjatė natės kur Zoti sapo lindi.


    Kopėshti i Edenit derdh mbi ta ujin e Eufratit*.
    Plagėt nė trup i mbajnė njėtrajtėsisht qė nga koha e Noes.
    Janė duart tona Babilonase qė duartrokasin kėtė natė.

    Dua xhenazen e tė koruptuarit tė pasur tė vidhiset !
    Dua thithlopėn tė kacavirret nė muret e kishės ndajnatė !
    Dua insektin ta thithė sheqerin e zeherosur tėposhtė !

    Nė qoftėse je akoma nė jetė, na thuaj kėngėtar se si Krishti
    E fali Judan, dhe si Juda i groposi tė hollat e fituara
    Nė plevicėn qė drithėrohej nėn kurbane bagėtish.

    Po qe se kėngėtari qahet pėr pleqt e fisit, mė mirė mos flasė
    Ai nuk e ka vendin nė ison tonė. Bash stėrgjyshėrit tanė
    Mbeten armiqtė mė tė mėdhenj, qė vekja pėrherė ka pasė.
    ___________________________________________
    * Eufrati - Lum nė Azinė jugperėndimore qė rrjedh ē'prej 2.735 km nga Turqia qėndrore nė Irak ku bashkohet me lumin Tigris.


    Thirrje dhe pėrgjigje

    Mė thuaj si nuk e ngrejmė zėrin kėto ditė
    Duke qarė pėr ēka ndodhi. A e ke marrė vesh ?
    Aeroplanėt u nisėn pėr Irak dhe kupa e akullt u shkri.
    I thashė vetes: " Shko e qaj tashmė, ē'kuptim ka
    Tė jesh burrė e mos tė kesh zė ? Shko e qaj tashmė !
    Shiko ē'do tė pėrgjigjen ! Gjithēka ėshtė thirrje dhe pėrgjigje !"

    Do tė na duhet t'kėrkojmė lartėsinė e duhur, tė arijmė
    Engjėjt tanė, qė vėshtirėsisht nuk dėgjojnė, tė fshehur,
    Nė epruvetat e heshtjes tė mbushura gjatė luftrave tona.
    Kemi aprovuar sa e sa luftra tė mundėshme.
    Duke ju vjedhur heshtjes ? Po qe se nuk ngrejmė zėrin atėherė-
    Tė tjerėt ( qė jemi Ne) do e grabisin shtėpinė e pėrbashkėt.

    Si ka mundėsi qė kemi dėgjuar thirjet gjigande tė :
    Nerudas, Akhmatovas, Thoreaus, Duglass*- dhe tash:
    Jemi tė heshtur si merimanga ndėr ferra ?
    Disa spiritualist thonė se jetėt tona zgjasin veē 7-ditė.
    Sot ėshtė ēfar ditė ?! Oh, ėshtė ende e mėrkurė ?!
    Nxito, jepi, qaj tashmė ! Shpejt nata e sė djelės pėrafron !
    Gusht, 2002
    ___________________________________________
    * Poet tė njohur qė i kanė kėnduar paqes dhe humanizmit.


    Nata kur Abrahami yjet thėrriste

    Tė kujtohet nata kur Abrahami pėr tė parėn herė pa
    Yjet ? I thirri Saturnit : "Ti je prijėsi im !"
    Sa i lumtur ishte ! Kur pa Yllin e Mėngjesit,
    Thėrriti : " Ti je udhėrrėfyesi im !" Sa shkatėrrimtar ishte
    Ndėrsa i shihte yjet tė fiksuar. O miq, ky yll ėshtė si ne :
    Ne marim nga qielli ynė, yjet qė rrėzohen mbi dhe.

    Ne jemi shoqėrues besnik tė yjeve tė arratisur.
    Ne jemi kėrkues, si bletėt, e dashurojmė ndijimin.
    Fluturimin kėrkues arratisės nėpėrmjet antenave tona.
    Dhe askush nuk mund tė na bind qė shurdhėria
    Bukuroshe nuk ėshtė. Shpirti ynė prej blete beson.
    Qė jemi tė gatshėm tė tresim aty jetėt tona.

    Duke ecur me kėpuc tė shurdhėta mbi ndjenja tė lagura,
    Ngjasojmė si tė arratisur nga mbretėria e gjarpėrit.
    Palėvizur nėn ndjesi qepujke shohim sipėr qiellin.
    Zemra ime ėshtė patate e fjetur gjatė ditės dhe
    Grua e shkrifėt e braktisur ndajnatės. Mė thoni ē'tė bėj ?
    Pėrgjersa jam njė burrė i rrėnė nė dashuri me yjet.


    Treni i varrosur

    Tregomė mbi trenin qė njerzit thonė se u varros
    Nga orteku ... ishte kohė dėbore ? Ishte
    Nė Kolorado, dhe askush nuk e pa ndodhinė
    As tymin e motorit kacavjerur pėrpjetė
    Shpėrthim ciflash zjarri dhe zhurėm motori

    Atje ishin tė gjithė ata qė patėn lexuar diēka
    Nga Thoreau, apo Henry Ward Beecher*.
    Dhe inxhinjerėt tymojnė, trutė tė hedhin nė erė.
    Pyes veten kur ndodhi kjo ? Ishte pas
    Jetės studentore, apo ndėr vitet kur ishim, ku ?

    Tė gozhduar nė cep e dėgjuam zhurmėn qė ndėrsillte
    Poshtė nesh treni lėviste me shpejtėsi tė pėrbindėshme.
    Ishte e paqartė se ē'ndodhi mė pas. Ti dhe unė
    Jemi ende pasagjerė nė atė tren. Duke pritur pėr dritėn
    E nisjes ? Apo treni me t'vėrtet u varros nėn dėborė ?
    Netėve tė mia njė tren fantazėm vjen dhe ikėn...
    __________________________________________________ _
    * Henry David Thoreau (1817-62) - Shkrimtar Amerikan.
    H.W.Beecher ( 1813-87) - Aktivist i tė drejtave tė njeriut.
    Themelues i abolicionizmit filozofisė sė ēlirimit tė
    skllevėrve me ngjyrė kryesisht nė jug tė Amerikės.


    Bah nė B -Minor Mas*

    Murimet e stėrgjyshėrve ngujuar nė kishėn e shenjtė
    Tenorėt, buritė, sopranot, veglat muzikore,
    Thonė : "Mos u shqetėso. Vdekja do tė vijė"

    Basi i vjetėr mbėrrin gjer ndėr veshjet e tyre
    I jep njė copė bukė tė mjerit, duke i thėnė
    "Ha, ushqeu nė hijen e kopshtit tė murgjve."

    Fjalėt gjermanisht na kujtojnė premtimin e vjetėr
    Qė orfanėt duhen ushqyer. Veglat frymore thonė
    "Oh, ai premtim pėr ne ėshtė i shkėlqyer !"

    Mos u shqetėso pėr vdekjen. Vala e baticės
    Shpėlan periferitė thjesht ndėn pyje turtujsh
    Krahėngrehur tė kapin agullimin diellor.

    E dimė qė Krijuesi Hyjnor pėrpin Besimin
    Trupi i mbledhur i funddetit ushqehet
    Me krejt rrėnimet e thellėsisė sė tė madhit blu.

    Gjėrat zhyten thellė. Pas trungut tė copėtuar
    Rrėzuar nė mugėtirrė, ndėrsa pėllumbat mbėrrijnė,
    Zogjtė nuk kanė tjetėr zanat, veēse tė kėndojnė.
    _______________________________
    * Sebastian Bah (1685-1750) - Kompozitor dhe
    organist i shquar Gjerman.
    B -Minor - ēelės muzike.
    Mas - celebrim masiv evangjelist kishtar.


    Njė javė nė Firencia

    Gomari na ka lėnė si trashėgim shumė kultura !
    Version pas versioni ka lindur! Zėri i Fra Lipit*
    Nė rrezen e dritės qė zbret pėrpos vuajtjes.

    Midhjet mbijetojnė pėr kaq e kaq netė nė vetmi
    Xhioto* qendron nė atelie pėr kaq orė.Si ka mundėsi?
    Hajde, shpejt nėpėr natė, qaj nė tė prajshmin ag.

    Arno* jeshil mban gjakun e vjetėr tė insekteve.
    I revoltuari pėrpara pakėzimit ka thekur ēdo njėrin
    Shumė pėrpara se Danteja udhėtoi nė ngashėrrim.

    Fytyra e ShėnMėrisė ėmbėlsisht shkėlqen. Pse?
    Era e elefantėve paleontolik* shtrohet vetėm njė herė
    Nė sytė vajzėror, pėrpara se t'i hyjnė territ tė pėrjetėsisė.

    Murgeshat studiojnė dhe falen nėpėr qela
    Hapur ndėn qiellin e Toskanės. Por krahėt ėngjėllorė
    Nuk ka dhomė dhe qelė qė t'i nxerė.

    Robert, a e ke parė ndonjė vesh gomari ngjyrė bėrsie?
    Xhioto i ka pikturuar, kjo mjafton, nuk ke pse i shikon
    Pėrtej dritares janė bjellė fushat , pėr Hyun qė tė shohė.
    __________________________________________
    * Fra Filippo (1406-69) - piktor Italian i Rilindjes.
    Giotto (1267-1337) - piktor, skulptor, arkitekt fiorentin.
    Arno - Lum i Italisė qendrore qė rrjedh ē'prer 241 km
    nga Apeninet veriore gjer nė detin e Ligurias.
    Epoka paleontologjike daton ē'prej 750 000 vjet.


    Duke ecur mbrapsht

    Miqtė, janė vetėm njė gėzim dhe qindra brenga
    Jetojmė poshtė Nėnshtrimit tė Kockave tė Kalbura
    Hapėsirės sė portės, jeton vėllai i vonuar i Uitmanit.*

    Megjithse mendoj se ag ka mbi ēati, mbetet natė
    Kėtu, midis plehrave dhe dosės, midis-midis
    Pasqyrime krahėsh, shikime-minjsh, kukuvajkat.

    Tė riturit janė akoma mė tė ēuditshėm. Savana
    Tė parehatshme ndėr mballosje luleshtrydhesh,
    Aristoteli ėshtė nervoz midis detit zemėrgjerė.

    Diēka nė qumėshtin e nėnės i lebetiti njėsoj
    Si Romakė edhe Helenė. Njė gllėnjkė qumėsht.
    Krijoi pushtetin qė nduket pas, po nė qumėsht.

    Sumerianėt* shtypin elbin nė baltėn e lagur
    Duke shtruar udhėn e qytetrimeve tė mėdha
    Tė bardhat-mure tė qytetrimeve aromė qumėshti.

    Nė botėn e trazuar, ne ecim tė gjithė mbrapsht
    Ēdo kurorėzim i patates tė drejton drejt gropės.
    Nata e pabesisė dhe dėshirave tė zjarrta rrugėton.
    __________________________________
    * Walt Whitman (1819-92) - Poet Amerikan
    * Sumerianėt - qytetar tė njė vendi tė lashtė nė
    Mesapotaminė e poshtme, sot Iraku i jugut.



    Lėvizje e brendėshme sė fundmi

    Duke vdekur demi i pėrgjakur ėshtė nė mal !
    Por nga brenda mali, i paprekur ėshtė
    nga gjaku,
    Gjenden atje brirėt, goditje nė lėvozhgėn e lisit,
    Zjarr, barėra tė shkulur.
    Kur tymi tavanin e shpellės ledhatonė,
    Gjethet jeshile shpėrthejnė me dashuri
    Era e natės shndėrohet nė ujė zezonė,
    Malet ndryshojnė dhe bėhen detėsi.



    Vrunduj bore nė veri tė shtėpisė

    Vrunduj bore shtrihen dhe ndalen papritur
    gjashtė kėmbė larg shtėpisė...
    Mendova se shtegtojnė mė largė.
    Maturanti del nga gjimnazi dhe nuk lexon mė
    libra ;
    bijtė kanė ndalur t'i telefonojnė familjes.
    Nėna e ka hedhur poshtė pecin-rrotullues
    dhe nuk gatuan mė bukė.
    Gruaja sheh burrin nė natėn e festės sė hazdisur
    dhe kupton se nuk e do mė.
    Energjia ka brujtur verėn, dhe rrėnia e ministrit
    tempullin ka brujtur.
    Nuk ka pėr t'u afruar, jo
    njė pjesė e brendėshme luan nga vendi,
    duart prekin asgjėnė, dhe janė tė sigurta.
    Babai i brengosur pėr tė birin, nuk e lėshon
    dhomėn ku qefini i shtrirė ėshtė pėrdhe
    I kthen shpinėn sė shoqes nė shtrat,
    ndėrsa ajo e vetme fle.
    Dhe deti ngrihet, dhe zbret ēdo natė, hėna e vetme
    shtegėton ndėr vise tė pashkelura.
    Maja e kėpucės rrotullohet
    nė pluhur...
    Dhe njeriu i veshur me tė zeza kthehet,
    tatpjetėn merr pėrposhtė.
    Asnjė nuk e di se si erdhi, u kthye, si?
    Nuk u ngjit nė pjerrėsi.
    1981

    Shqipėroi Flurans Ilia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flurans ilia : 17-08-2006 mė 06:04
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Vizion Poetik

    VIZION POETIK


    "Sa mė shumė plakesh, aq mė tepėr je nė gjendje tė marrėsh shkėlqimin e rrėnimit" thotė Robert Blai (Bly), i cili pėrqaset rreth tė tetėdhjetave, nė njė planet ku vazhdon tė hulumtojė njė botė tė mrekullueshme, pėrfshi ghazalin, formėn qendrore poetike tė botės Islamike. Aspak i ndrojtur nga replikat, Blai ka pėrqafuar nė mėnyrė tė dyanshme ghazalin, si formė artistike dhe deklaratė politike. I mirėnjohur si aktivist dhe protestues ndaj luftės, Blai mbart atribute tė tjera si autor, publikues, pėrkthyes, tregimtar i perėndimit tė mesėm amerikan, eseist, babai i "lėvizjes sė shprehive mashkullore", intelektual, por mbi tė gjitha si poet. Robert Blai, poet, udhėton nga Minneapolis ku banon, drejt Chicago, pėr njė kumtesė, nė mbrėmjen e datės 22 tetor 2005, nė Coffeehouse Unity Temple. Qė pėrpara vizitės sė tij u morrėm vesh nė telefon pėr gjithēka nė raport me intervistėn qė prisnim tė na jepte, por mbi gjithēka mbi pasionin e tij : poezinė-ghazal, sė cilės i ka dhėnė formė sidomos nė dy librat e tij mė tė fundit : "Nata kur Abrahami yjet thėrriste" (HarperCollins 2001) dhe "Dėnimi im ishte njėmij vjetė hare" (HarperCollins 2005).

    *** *** ***

    Intervistuesja: Jam kureshtare pėr stilin e poezisė islamike ghazal, qė keni zgjedhur nė dy librat e fundit. Interesante, vizionare, po qe se marim nė konsideratė datimin e botimeve, keni vendosur tė punoni mbi kėtė formė pėrpara 11 Shtatorit 2001 ?

    Robert Bly: Po.

    Int: Kėshtu qė ishte veē njė rastėsi?

    R.B: Jo. Njerėzit qė lexojnė poezi nė gjuhė tė tjera, e dinė sa e madhėrishme ėshte poezia nė botėn islame, veēanėrisht poezia Iraniane. Ruhmi ėshtė i njohur, Hafiz poet shumė i mirė, ėshtė e pamundur tė dish sa shumė rrėndėsi ka poezia nė botėn islame, pėr njerėzit qė jetojnė atje. Nė Iran, pėr shembull, ēdo shtėpi ka njė kopje nga Hafizi, nė tavolinėn e dhomės sė pritjes. Dhe kur ēupkat duan tė martohen, e para gjė qė bėjnė, u shpalosin librin e poemave tė Hafizit, pėr tė vėzhguar se ēfarė mėton. E hapin librin kuturu. Sikurse kinezėt pėrdornin I Ēing. Kėshtuqė u familiarizova me ghazalin duke pasur madje edhe njė pedagog nė Londėr, i cili ėshtė nga Irani. Ghazal daton qė nga shek.XI dhe XII nė gjuhėn arabike. Atėherė ishte veēse njė poezi dashurie. Gradualisht, lėvizi nė tė gjitha gjuhėt e botės islame, duke pėrfshirė edhe gjuhėn hinduiste. Kėshtu zuri vend si formė me tė cilėn shfaqet nė 36-rrokshin, hapėsirė e bollshme ku mundet tė shprehėsh gjithēka. Nė shumė nga praktikat gjuhėsor tė botės islame e gjejmė brenda 18-rrokshit. Kurse nė gjuhėn angleze brenda 15-rrokshit. Ka filluar tė thyehet tashmė. Kėshtu qė nė poezitė e mia pėrdor mė tepėr 12-rrokshin. Por kur vėren hapsirėn prej 36 rrokjesh qė tė jep ghazali, ėshtė mėse e mjaftueshme nė raport me subjektin qė shtron. Mundet tė jetė njė subjekt emocional, intelektual, i ēfardoshėm, i cili ndadoqė tė vėrtitet, qėndron lirshėm brenda 36-rrokshit. Asnjėherė nuk e kemi pasur nė anglisht kėtė formė poetike. Pėrgjithėsisht nė gjuhėn angleze ndiqet drejtpėrsėdrejti idea. "Diēka ėshtė atje qė nuk e do murin..." shkruan mjeshtėrisht Robert Frost mbi muret. Por nė ghazal mund tė shprehesh shumė mė shkurtimisht. Kėshtu qė mendoj se ėshtė tmerėsisht interesante si formė. Qėkurse fillova ta praktikoj, arbitrarisht kam zgjedhur 6-strofa pėr ēdo poezi. Kėshtuqė m'u krijua lirshmėria tė sjell mė tepėr kualitet nė poezinė time, kualitet qė ėshtė paguar me shumė vite pune. Kualitet i njė pune gallopante, e cila ėshtė e kundėrta e tė ecurit pasosmėrisht pėrmes kėsaj rruge tė gjatė.

    Int: Ēfarė e bėnė njė poezi tė jetė e mirė? Ose mė saktė, ēfarė e bėnė tė jetė e keqe?

    R.B: Mendoj katėr gjėra. Para sė gjithash, zhargoni i rrugėve. Shkrimtarėt e natyrės prozaike. Shkrimtarėt e sėmurė pas fakteve. Dhe tendenca e pėrgjithshme qė tė gjithė kemi, pėr tė gėnjyer nė raport me vetevten... kėshtuqė tė gjitha poezitė e shkruara brenda kėtyre kushteve besoj se janė tė kėqia, madje edhe disa prej poezive tė mia pėr kėto shkaqe janė tė kėqia gjithashtu. Sidomos tendenca pėr tė gėnjyer vetvetet tona.

    Int: Ndoshta ky shpjegim tregon pse nė kulturėn tonė amerikane ne nuk mbajmė libra poetik nė tavolinen e dhomės sė pritjes, sepse kemi tendencėn tė ekzistojmė mbi kėtė botė racionale dhe faktuale, njėkohėsisht? Dhe a ėshtė kjo njėra nga ndryshimet midis kulturave tona?

    R.B: Po. Kur merresh me ghazalin, nuk mund tė jetosh nė njė botė racionale. Shkon nga njė gjeneralizim i pėrbindshėm nė tjetrin, brenda sė njėjtės poemė.

    Int: Atėherė kur ju ndiqni kėtė rrugė... nuk ėshtė e nevojshme qė tė kenė mardhėnie pėr ēdo nivel dhe strukturė tė veēantė brenda poemės?

    R.B: Po, ėshtė shumė interesante. Nė botėn islame kėto poezi recitohen nėpėr kafene, ēajtore, dhe shpesh nėpėr salla tė vogla teatri. Kėshtuqė lėvruesit e ghazalit bashkohor, ai ose ajo, shkruajnė dy apo tre strofa duke e bėrė lėēitėsin rigoroz, dėgjuesin e profesionalizuar apo publikun e thjeshtė, tė thotė : "Kush djallin e bėnė kėtė poemė kaq solide? Dhe gjer ku kėto forma kanė tendencė tė shkojnė?". Poeti duhet tė gjejė disa mėnyra tė shprehuri qė t'i mbaj tė lidhura fortė tė gjitha strofat nė rrjedhė llogjike midis tyre. Po jap njė shembull nga poezia ime "Lakrat e Ēehovit" nė faqen 67, nga libri "Nata kur Abrahami yjet thėrriste".

    Strofa e parė thotė:
    Some gamblers abandon carefully built houses
    In order to live near water. It’s all right.
    One day on the river is worth a thousand nights on land.

    Kėtu ėshtė e dukshme ideja, nėse pajtohesh ose jo, me gjeneralizimin e pėrgjithshėm.

    Strofa e dytė thotė:
    It’s our attraction to ruin that saves us;
    And disaster, friends, bring us health.
    Chekhov shocks the heavens with his dark cabbages.

    Atėherė, papritur jemi duke kėrcyer (nėnkupto kapėrcyer) idenė, me figurėn e lakrave, dhe tek e fundit ē'ėshtė kjo? E gjithė poezia e kėrkon gallopimin. Kėshtuqė kur mbėrrijmė nė njė pikė tė caktuar tė saj nuk mund ta pranojmė qė tė kapur prej dore, tė shtegtojmė gjatė sė bashku me tendencėn poetike, andaj :

    Strofa e tretė thotė:
    William Blake knew that fierce old man,
    Irritable, chained and majestic,who bends over
    To measure with his calipers the ruin of the world.

    Kjo ėshtė njė skicė Njutoniane. E dini anekdodėn qė Njutoni i zhveshur lakuriq ndodhet nė fundin e oqeanit me vizore nė dorė duke matur dhe pėrllogaritur gjithēka? William Blake e urente kėtė...Prandaj Blake thoshte shpesh se tė gjitha kėto matje dhe pėrllogari shkencore, me tė vėrtetė e rrėnojnė botėn. Por si e shihni kam pėrdorur fjalėn rrėnim (ruin), nė dy strofa, si rjedhojė lexuesi aludon : Ndoshta ėshtė vet rrėnimi i botės, qė e lidh kaq fortė poezinė?! Po mė kuptoni apo jo?

    Int: Jam e shqetėsuar po qe se ju nuk i merrni pėr dore lexuesit duke i udhėzuar drejt, atėherė a nuk ėshtė ky njė fakt pėrse shumė kritik ju kanė akuzuar dhe mendojnė se shumica e poezive tuaja janė mė tepėr surrealiste?

    R.B: Natyrisht. Si jo? Njėzet vjetė mė parė, kam pas qenė i pakėnaqur me natyrėn e zellshme zvarranike tė shumė poetėve amerikan, kėshtuqė fillova tė pėrkthej nga spanjishtja dhe frėngjishtja poet surealist. Por nuk kisha asnjė rrugdalje ku tė kapesha, t'i kapėrceja gjėrat gjer nė njė formė tė detajuar. Ndaj ishte njė kėnaqėsi shumė e madhe pėr mua kur gjeta dhe i hapa udhėn tė gjitha kėtyre gallopimeve surealiste. Por gėzimi mė i madh erdhi mė vonė kur kuptova se nė ghazal, tė gjitha kėto forma mundet tė marrin pjesė fare lirshėm .

    Int: Pra, a keni kapėrcyer ndėrgjegjen tuaj...? Ku jeni duke gallopuar dhe pėr ku po kapėrceni gjithashtu?

    R.B: Tė shkruash nė kėtė stil ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė. Sapo kam mbaruar dy strofa dhe mund tė gaboj nė tė tretėn, pasiqė ajo nuk merr vendin e duhur nė tėrėsinė e poezisė. Atėherė mundohem me njė tė katėrt por shoh se edhe kjo strofė jo vetėm qė nuk ze vend por prish krejt strukturėn. Atėherė i fshij dhe rikthehem pėrsėri nga e para duke vėrejtur: Cili ėshtė tonacioni kėtu? Ēfarė duhet tė jetė e pėrshtatshme? Cila ėshtė forma rrėnimtare pėr ta shprehur? Njė surealist nuk bėnė pyetje tė tilla. Pėrgjithėsisht poezia surealiste veēse ecėn duke vazhduar tė eci. Natyrisht e dua kėtė stil gjithashtu. Sepse ka nė tė pėrpjekje pėr unifikim tė imagjinatės me formėn, e cila kryhet nė dy mėnyra: sė pari, ka lidhje shumė tė ngushta me 36-rrokshin, sė dyti, kur ghazali u zhvillua rrėnjėsisht, ēdo strofė mbaronte me tė njėjtėn fjalė. Po rikthehem edhe njė herė tek strofa e katėrt nė vijim: It takes so little to make me happy tonight! E shihni se si e kam shndėruar tash nė mėnyrė komplete nga forma e mėparshme: “It is our attraction to ruin that saves us?"

    It takes so little to make me happy tonight!
    Four hours of singing will do it. If we remember
    How much of our life is a ruin, and agree to that.

    Int: Atėherė kjo ėshtė temė mbi idenė e rrėnimit dhe rrėfen se si duhet tė falenderojmė tė kėnaqur gjėrat e vėrteta?

    R.B: Ekzaktėsisht, dhe si tė konsiderojmė rrėnimin si diēka pozitive gjithashtu.

    Butterflies spend all afternoon concentrating
    on the buddleia bush; human beings
    take in the fragrance of a thousand nights of ruin.

    Pėr tė mbėritur tek strofa e fundit:
    We planted fields of sorrow near the Tigris.
    The harvesters will come in at the end of time
    And tell us that the crop of ruin has been great.

    Kėshtu rrėnimi (ruin) ėshtė, nė fund tė fundit, tė korrat (the crop). E kuptoni, ėshtė shumė joshėse si ide. Ide e cila do e ēmendte njeriun racionalist.

    Int: Poezia duhet kuptuar apo duhet pėrftuar si pėrvojė jetėsore?

    R.B: Oh, nė rastin tim ėshtė thjeshtė pėrvojė. Nuk pres nga askush qė t'i kuptoj kėto poezi. Akoma mė tepėr kur lexuesi ėshtė rreth tė tridhjetave dhe unė po i avitem tė tetėdhjetave. Kėshtuqė pėrvoja ime e rrėnimit, le tė themi, ėshtė diēka qė ai tjetri nuk e ka pėrftuar akoma. Sa mė shumė plakesh, aq mė tepėr je nė gjendje tė marrėsh shkėlqimin e rrėnimit.

    Int: A jeni i befasuar shumė herė kur lexoni poezitė tuaja, dhe u riktheheni pas njė muaji, njė viti ose pesė vjetėsh mė pas, duke thėnė, "Shiko-shiko, tashti po e kuptoj me tė vėrtetė se ē'kam dashur tė them me 'to?"

    R.B: Po ėshtė e vėrtetė, dhe shpesh i them vetes, "Pa shih, kjo ėshtė me tė vėrtetė interesante", dhe ka pėr tė pėrfunduar nė brigjet e lumit Tigris, ku tė korrat e rrėnimit pleqėror kanė qenė tė mbara. Sepse kjo hedh dritė mbi ēdo lloj lufte gjithashtu. Tashmė ndėrsa po flasim, po mendoj nėse e kam pėrdorur dritėsimin e idesė sė luftės rrėnimtare si mendim nė ēdo rresht apo strofė. Sepse nė botėn islame fjala rrėnim merr kuptimin e fundit tė ēdo vendimi. Sot, ata kanė mė tepėr aftėsi, t'i lėvizin fatet e tyre, mė tepėr nga ne, rreth vendimeve deēizive qė duhet tė ndėrmarrin.

    Int: Duke pėrdorur kėtė formė, shumė njerėz mund ta marrin artin tuaj si njė lloj deklarate politikoartistike, mbi vlerat e kulturės islamike, a nuk fyen kjo ndjenjat antiislamike tė personave tė lėnduar mbas 11 Shtatorit?

    R.B: E kam pėrdorur kėtė formė shumė mė pėrpara 11 Shtatorit. Dhe ngelet pikėrisht njėra nga dėshmitė e keqkuptimit tė vėrtetė qė ne kemi pėr kulturėn islamike tė cilėn e mendojmė se rrjedh vetėm nėpėrmjet oxhallarėve dhe pasuesve tė tyre. Nuk ėshtė e vėrtetė, bukuria fantastike e kualitetit, dhe sasisė sė poezisė ndėr kėto vende, dėshmon tė kundėrtėn.

    Int: A kemi njė paralelizėm nė ditėt tona midis evenimenteve tė viteve '60 apo'70, epokė nė tė cilėn ju jeni i mirnjohur si njė nga oratorėt mė tė zjartė tė kohės kundra luftės sė atėhershme nė Vietnam?

    R.B: Sapo kam mbaruar njė libėr me poezi dhe poema kundra luftės nė Irak, i titulluar "Marrėzia e Perandorisė". Jam magjepsur me idenė se disa nga poezitė qė kam pas shkruar qė nė ato vite kundra luftės nė Vietnam, kanė njė ngjashmėri identike me kėto tė sotmet. Asgjė, absolutisht asgjė, nuk ka ndryshuar qysh atėherė... Mendoj madje, se kanė akoma mė tepėr freski dhe ngjashmėri nė ditėt tona.

    Int: A mendoni se poetėt, muzikantėt dhe artistėt, kanė po aq fuqi me zėrin e tyre sa dikur? Sepse duket sikur kjo forcė ėshtė zbehur.

    R.B: Po, nė disa rrethana ka ndodhur kėshtu si thoni ju. Por, duhet tė kujtojmė... sa vite me rradhė u zhvillua lufta nė Vietnam, qyshkur opozitarėt e luftės u shndėruan nė njė forcė tė vėrtetė. Kaluan vite pėr tė ndėrtuar zėrin e lirė demokratik tė kundraluftės. Nė ditėt tona nėna e atij djalit tė ri, ushtar i vrarė nė Irak, me protestat e saj pėrballė fermės sė presidentit Bush nė Teksas, sapo e ka ndezur procesin paqėsor. Mos harroni se merr kohė tė konsiderueshme ndėr mendjet e njerėzve ideja pėr t'ju kundėrvėnė politikės sė vendit tė tyre. Pėr mua personalisht si qytetar nuk ėshtė e vėshtirė sepse e kam bėrė njėherė e njė kohė, por pėr tė tjerė duhet shumė energji pėrgjersa tė thonė :"Ok, e dashuroj vendin tim, por njerėzit qė e drejtojnė atė janė budallenj!". Kėshtuqė nuk kemi akoma njė lėvizje paqėsore tė mirėorganizuar, por medoemos do tė kemi po qe se gjėrat vazhdojnė tė fundosen keq e mė keq.

    Int: Ju keni thėnė dikur se : "Vietnami na mėsoi tė gjitha burimet qė gjenden brenda nesh." Jam kureshtare nėse vazhdoni tė ndieni akoma i tillė. Nė qoftėse po, a ėshtė e rėndėsishme tė mbėshtesim praktikat meditative tibetiane dhe misticizmin qė vjen prej lindjes sė largme nė veēanti?

    R.B: Besoj se burimi i forcave tona tė brendėshme ėshtė shpjeguar mė sė miri nė kulturėn islame nė njė fjalė tė vetme: Namn. Namn ėshtė makutėria shpirtėrore. Dhe nė librat islamike thuhet se: "Nė ēdo qėnie njerėzore gjendet shpirti i lakmisė."

    Int: Domethėnė njerėzia janė nė luftė tė vazhdueshme pėr balancimin dhe kontrollin e shpirtit makut?

    R.B: Ekzaktėsisht. Kapitalizmi kontrollon lakminė e shpirtit. Ēdo aspekt qė shihni nė masmedia, i bėn thirrje shpirtit makut.

    Int: Cila ėshtė zgjidhja? A duhet qė ēdonjeri tė luftojė veēanėrisht shpirtin makut? Apo ju veēse e pranoni, e kapėrdini, duke kuptuar se ėshtė diēka e pėrafėrt me njė fėmij tė pabindur?

    R.B: Besoj se ėshtė ēdonjėra nga kėto. Ideja ėshtė se jeta juaj komandohet nga shpirti i lakmisė, ndodh e kundėrta vetėm po qe se krijon vėmendje dhe kontroll ndaj tij... Njėra nga qėllimet e martesės ėshtė tė qartėsoj se sa i madh ėshtė shpirti lakmitar. Pėr kėtė shkak martesa ėshtė e dhimbshme.

    Int: Ju jeni i njohur si babai i burrave, dhe pionieri i parė i lėvizjes sė shprehive mashkullore. Po tė vrojtojmė vitet '70 ju jeni shprehur, se si burrat nuk mund tė shkruajnė poezi pa praninė e ndėrgjegjes sė grave, dhe se jemi nė rrezik serioz nga tipa baballarėsh qė mundet tė shkatėrrojnė planetin, pėrpara se ndėrgjegja e tyre tė ndryshojė rrėnjėsisht.

    R.B: Po, kjo ėshtė e vėrtetė.

    Int: Atėherė pėr ēfarė jeni i shqetėsuar, si janė tė lidhura kėto koncepte?

    R.B: Po ja filloj me pjesėn femėrore. Unė i pėrkas edukatės Jungiane.Brenda kėtyre koncepteve ka emėrtime tė ndryshme mbi shpirtin femėror. Kėshtuqė nė tė gjitha studimet e mia tė hershme jam marrė me kėtė fenomen dhe kuptova se burrat kanė qenė akoma mė keq nga gratė. Iu pėrvesha punės dhe zbulova dy anėt e medaljes. Njėra, t'u jap zemėr burrave pėr tė nderuar shpirtin femėror, nė rastin tonė kryesisht nėpėrmjet poezisė. Dhe sė dyti, tė mendojmė seriozisht se si shpirti i lakmitarit ka shkatėrruar plotėsisht natyrėn burrėrore. Dhe se si gjithēka nė kulturėn tonė ka pėr qellim qė tė na bėjė fitues tė mėdhenj parashė dhe shpenzues njėkohėsisht. Sa e rrezikshme ėshtė kjo pėr shpirtrat tanė. Nga ana tjetėr, ndėr kulturat e lashta, pėrdorimi i fjalės shpirt i pėrket gjinisė femėrore, pra shpirti nė vetvete ėshtė femėr.

    Int: Kur ju thoni se burrat kanė qenė akoma mė keq nga gratė, ėshtė kjo ngaqė shtrembėrohen nga ideja e kryerjes sė pasurisė?

    R.B: Po, nė njė rrugė ose nė njė tjetėr, por gjithsesi pashmangėsisht kur mbėrrijnė 32-vjeē, janė tė detyruar tė kenė njė vend stabėl pune nė kapitalizėm. Kėto instikte qė nga shkolla e mesme u janė futur nė gjak nga kultura jonė, por mos harroni kursesi, janė baballarėt e tyre ata qė i shtyjnė mė tepėr djemtė qė tė jenė agresiv nė shoqeri.

    Int: Por po qe se sistemi kapitalist ėshtė ai qė ushqen kėtė rrethanė, atėherė cili tjetėr sistem do tė ishte i shėndetshėm pėr shpirtin?

    R.B: Disa popuj kanė menduar se ka qenė komunizmi i cili do tė sillte atė qė kishte munguar prej shekujsh, por kjo doli njė bllof i vėrtetė, shumė i dhimbshėm. Atėherė popuj tė tjerė menduan se socializmi mundet tė jetė mė i shėndetshėm. Por asgjė s'ka ndodhur. Asgjė. Absolutisht asgjė. Shpirti lakmitar ka pushtuar edhe mė keq mbarbotėn.

    Int: Pra sipas jush gjėrat keqėsohen nėn termat e politikės dhe sensibilizimit tė pėrgjithshėm?

    R.B: Po. Ka zėra sė fundmi qė thonė se po kalojmė njė fazė shplarje kulturologjike. Ēdo herė shfletoj revistėn e librave dhe publikimeve tė reja nė New York Time, vėrej me keqardhje se si gjithēka ėshtė katandisur nė njė copėz rreckė, nė krahasim me ē'ishte para dyzet vjetėsh. Nga ky fakt kuptojmė se kemi njė lexues tė shpėlarė nga trutė gjithashtu. Njė shpėlarje totale tė studentėve tė dipllomuar. Pėrsa i pėrketė letėrsisė mė nė veēanti, kemi shpėlarė gradualisht vet pasionin pėr artin e mirfilltė literal. Ka zėra qė deklarojnė se letėrsia amerikane ka mbetur prapa nė vitet '80...Dhe akoma nuk po duken shenja pėrmirėsimi.

    Int: A ka ndonjė shenjė shprese?

    R.B: Gjithmonė ka shpresa, sepse drita jonė e brendėshme asnjėherė nuk varet nė atė qė ndodh nė rang global. Dhe roli i poezisė dhe letėrsisė ėshtė qė ta mbaj kėtė dritė tė ndezur edhe nė skutat mė tė errėta tė shpirtit. Me qindra njerėz kanė orientuar drejtpėrdrejt jetėt e tyre nė dizintegrimit kultural duke i dhėnė rrėndėsi poezisė dhe muzikės sė vėrtetė pėr ta shndėrruar nė qellim nė vetvete. Kėshtuqė nė botėn e shpirtit ka shpresa tė mėdha. Nė fakt, megjithse shpirti pėrmbushet prej gjėrash tė rrezikshme, pėrsėri kulturogjikisht qellimi i tij ėshtė tė jet me sukses i lumtur dhe i ekuilibruar.

    Int: Ju keni pėrkthyer poemat e Pablo Nerudės... Ka shpėrthime ndėr veprat e mrekullueshme tė shkrimtarėve nga vendet e Amerikės Latine dhe Amerikės Qendrore, tė cilat duken sikur kanė lindur jashtė trazirave tė kėtyre vendeve. Jam kureshtare nėse trazirat politike tė shpien drejt njė jete tė pasur letrare. A ėshtė e mundur sot qė Shtetet e Bashkuara, tė prodhojnė tė njėjtėn letėrsi, thellėsisht e pasur literalisht, pėr shkak tė pakėnaqėsisė qė ka ēdonjėri nė veēanti?

    R.B: Po, ėshtė e drejtė kjo qė thoni. Shumė njerėz kanė qenė kritik dhe tė pakėnaqur rreth viteve '50. Por ne, pėrfshi "bit generation", nuk prodhuam kryevepra tė tilla si letėrsia Ruse, ajo disidente mė nė veēanti. Nuk them se ka qenė njė letėrsi e keqe nė rrugėn e saj. Edhe faza e shpėlarjes sė sotme kulturore dhe politike nuk them se ėshtė edhe aq keq. Por, le tė rikthehemi edhe njėherė pėr ta konkretizuar mendimin e pyetjes tuaj, tek ideja e shpresave shpirtėrore, kur dimė fare mirė se shpirtrat tanė vazhdojnė tė jenė ende aktiv. Pikėrisht nė kėtė moment e shoh shumė domethėnės rolin e poezisė, madje shumė prekės, do tė thoja. Sepse poetėt janė nė gjendje tė prekin mjerimin qė populli ndien pa mundur tė kritikojė. Kur Amerika ndien brengė, atėherė Neruda shfaqet drejtpėrdrejtė...
    ... Do ju tregoj njė ngjarje tė bukur tė disa muajve mė parė. Ndodhi nė Washington me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Pablo Nerudas, nė Lincoln Center. Shumė prej admiruesve tė tij ndodheshin atje. Nė kėtė takim u shfaq njė regjistrim filmik ku shfaqej vet poeti reth moshės 60-vjeēare. Ai thotė : "Isha duke fluturuar pėrrreth Kilit, kur pėr shkaqe tė motit tė keq, u detyruam tė zbresim nė njė qytezė, fare tė vogėl, ku edhe u vendosėm nė hotel pėr tė kaluar natėn. Kur banorėt e qytezės morrėn vesh se ndodhesha aty, kėmbėngulėn pėr njė aktivitet tė natės poetike. Kėshtuqė nuk ua prisha qejfin. Aktiviteti u mbajt nė qendrėn e vogėl kulturore ku u mblodhėn mė tepėr se katėrqind artėdashės. Ja fillova me poemėn e njėzetė nga libri "Njėzet Poema Dashurie dhe Kėnga e Brengave". Neruda filloi me vargun : "Mund tė shkruaj rreshtat mė tė brengosura kėtė natė," dhe...
    ...Pas disa ēasteve u ndal, ndoshta shenjė harrese apo thjesht njė bllokim i ēastit. Kur i gjithė publiku njėzėri vijoi pėrmendėsh krejt poemėn si edhe poema tė tjera qė u deklamuan atė natė memorikisht. A e imagjinoni? Gjithsecili i dinte pėrmendėsh! Recituan pėrball harresės sė vet autorit, pjesėn tjetėr tė poemės sė Pablo Nerudas?!
    Fantastike. Ne duhet tė kuptojmė se poezia ka tė tjera dimensione nė Amerikėn Latine se sa kėtu. A mundet ta imagjinoni njė skenė tė tillė nė Shtetet e Bashkuara? Edhe po qe se do tė ishte Robert Frost, poeti ynė mė popullor, nuk besoj se publiku kėtu memorizon vargje duke i'a rikthyer nė ēast vet autorit.E dua kėtė lloj historie.

    Intervistoi: Marla Donato
    Pėrktheu: Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •