E Shtune, 12 Gusht 2006
REFAT LLESHI, TENORI QE KENDON NE SKENEN E KARRERAS
Mesuesi i fshatit kengetar ne dy festivale shqiptare ngjit skenat ne Itali, Ukrahine, Poloni."Udhetimi im ka qene i veshtire ne token e Verdit, Belinit, emrat e te cileve kalojne ne skenat e botes. Konkurenca aty nuk njeh fre. Nuk kam agjenci apo menaxher. Me forcen e shpirtit kam bere nje fare emri dhe po ndjek kete rruge", perfundon biseden tenori shqiptar Refat Lleshi
Nga Gezim Llojdia
Mbremjen e 4 marsit '91, nen nje mot te ftohte, nen veshtrimin e mjegulluar te Sazanit te heshtur, rimorkiatori shqiptar mberrinte ne Monopoli. Ketu ze fill rrefimi i tenorit Refat Lleshi, pak te njohur ne Shqiperine e viteve '90 si kengetar ne dy festivale dhe ne disa koncerte, por qe ka bere nje emer ne kete gjini te veshtire ne skenat italiane. Deshperimi ishte disi i ndryshem.
Kur era e ftohte marrosej pas dyerve te vjetra te shkolles, ai ishte larguar per te mos u kthyer, tek nxenesit e ciklit te ulet, ne fshatin Vllahine te rrethit te Vlores, qe prisnin "ardhjen e pesuesit". "Ma lagu fleten shiu, ku kam shkruar dhimbjen e ndarjes, por ishte nje domosdoshmeri, shprehet Refati. Kisha perfunduar Institutin Pedagogjik ne Gjirokaster.
Ne 4 vjet si mesues u enda ne fshatrat Vajze dhe Vllahine me zemren e lodhur, me shpirtin e pergjumur. Me Lindita Theodhorin ne festivalin e vitit '89, kendova "Eja me kerko", perfundoi me ēmim, kurse ne festivalin e vitit '90 isha solo te "Drenovarja". Kenga ka lindur tek mua, shprehet Refati. Te dashurosh muziken, do te thote te ndjesh, ta jetosh te biesh ne ekstaze.
Ne 4 festivale femijesh. Ishte, i ndritshmi, i muzikes se jugut Reshat Osmani: "Refat, ngriji duart lart shprehej, buzeqesh fare pak, mos rri i ngrire... Valle ē'do te thote te jesh mjeshter si Reshati? A ka te tille sot dhe a do te gjendet ketu shpirti binjak i ketij artisti?
Nuk mund te harrohen te gjitha, se gjithe jeten time, mbi supe Reshati me la shpirtin e tij. Ka kohe qe kur shoh brigjet dhe detin, nuk dua t'i kujtoj ne kthim dhe ikje, "arratine" e marsit '91 dhe zerat e trishtuar: "ēfare po leme nga pas?" Lopaten, o burre, i dheut ne ullishten e qytetit", ndersa mesuesi zemren tek nxenesit, i kujtoj fytyrat e tyre, ate nate kur zemra m'u nda ne dysh.
Ne Segni, nje komune ne province te kryeqendres se Romes, ne nje koncert bamiresie, shqiptaret i thane italianeve se kemi nje "albanes", qe ka ngjitur skenat dhe ka pare publik me sy. Ishte nje shperthim i kenges "O sole mio", si dhe i kenges se bukur shqiptare: "Perse s'i pret ato gersheta", qe kisha zene vend te pare ne nje folk shqiptar. Nje prift thirrej Luigji Palamo, qe bente edhe muzike, me teper qe pianist me tha: "Ti, duhet te studiosh muzike operistike se ke zerin!"
***
Me Silvana Ferraron gjeja kohe pas pune per audicione. Keshtu hyra ne Konservatorin "Santa Cecilja" te Romes, nje konservator shteteror, per te gjetur bukurine e asaj pjese qe me kishte munguar. Gati per 5 vjet ndoqa kete konservator, te gjitha udhezimet e tij."Paskeshe nderruar adrese, me tha nje dite nje shqiptar, provove konservatorin! Por ēfare permbante konservatori?
Nje sakrifice qe kerkonte vullnet te dyfishte. Gjithe pjesen e pare te dites e shkoja tek konservatori "Santa Cicilja", pasdite deri ne oret e thella te muzgut, sherbeja si kamarier ne nje restorant. Pese vjet keshtu ecen, perplasesh, por nuk u rrezova diku. M'u mbush zemra me dritez, kur u diplomova. Atehere fillova audicionet. Si erdhi rasti, ishte konkurimi tek "Zhorzh Bize", qe mbahej ne qytetin e njohur te Palermos. Imtesisht ruaj ne kujtese rreth 80 konkurente, por zura vendin e dyte.
Konkurimi tjeter ishte tek "Francesko Albanese", ky tenor i famshem qe kishte kenduar me greken Maria Kallas, na ftoi ne Torre del Greko te Napolit. "Kam fituar konkurimet tek Opera "Rigoleto" ne rolin e Dukes. Nje nga rolet qe paraqet veshtiresi, sepse ka nje testure te larte notash dhe duhesh te kesh tekniken per te kapur suksesin.
E ka bere Pavaroti qe eshte "mbreti" i kesaj gjinie. Kam bere shume audicione. A ke fituar?" Hesht. Formula e mburrjes bie, edhe po edhe jo aq shume por edhe 3000 apo 5000 euro. Kam kenduar ne teatrin e Romes, Palermos, Sulmones, ku ka kenduar Karreras, Leonuci. Kam shkuar deri afersi te detit te Zi. Ne shtetin e Ukrahines zhvillohej edicioni i pare i festivalit te tenoreve te botes.
Kam kenduar 3 pjese. Nga opera "Turendont" e Puēinit dhe "La dova mobile" Rigoleto si dhe nje kenge napolitane. Keto ishin ne hyrje. Ne teater kendova "Rigoleton", ne javen e pare ku u degjuan 7 opera te ndryshme. Kam njohur tenorin famoz Xhuzepe di Stefano, ne Tropani te Siēelise, koncerti u be ne nje auditor te madh, ku une konkurova perballe nje jurie me kryetar Di Stefanon.
Aty fitova nje burse studimi. Kam dhene nje koncert recital me Roza Riēonti ne Fidense afer Parmes me orkestren e Arturo Toskaninit. Ne detin Balltik ne Dansiko ne operen 'Toska" ne rolin e Kavadoskit kam marre shume me teper duartrokitje, shkrime gazetash, intervista televizive, si dhe nje torte ku shkruhej siper "Toska".
Aktualisht, gjendem ne Rome dhe banoj ne Colefero, vazhdoj te eci ne koncerte tek "Norma" e Pelinit ne rolin Polione ne Firence. Ne Firence kam kenduar meshen e Verdit "Mesa di riquem".
Udhetimi im ka qene i veshtire ne token e Verdit, Belinit, emrat e te cileve kalojne ne skenat e botes.
Konkurenca aty nuk njeh fre. Nuk kam agjenci apo menaxher. Me forcen e shpirtit kam bere nje fare emri dhe po ndjek kete rruge", perfundon biseden tenori shqiptar Refat Lleshi, qe shprehet se do te beje edhe album apo cd me krijimet e tij ne disa skena te shtetit italian dhe ne disa vende te tjera, ku ka kenduar atje ku kendoi edhe tenori Karreras.
KJ
Krijoni Kontakt