Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Elmiha Drishti

    Elmiha Drishti eshte autore e disa librave :

    Koha e ndarjeve - Poezi 1998
    Kenga e dhimbjes se heshtur – Poezi 2000
    Lemoshe ne preher te fatit – Novela, tregime 2002
    Horizonti – Antologji (botuar nga Editrice Letteraria Internazionale, Itali, 2003)


    Krijimet me poshte jane shkeputur nga vellimi “Kėngė e dhimbjes sė heshtur”

    Kete ēast

    Kete ēast do ta doja kilometer
    nen gjoksin tim te kisha hapsiren pa fund

    a ndoshta do duhej nje vit a nje shekull
    derisa te shkrihesha sa mund!

    Do te doja veē kete ēast asnje tjeter
    t’i ndizja te gjitha zjarret e fikura

    Me kete zjarr qe ne shpirt me eshte ndezur
    do te duhej valle nje vit a nje shekull

    Nje per te fikur
    dhe qindra per te ndezur.


    Nje dhembje me shume

    Ndiej humneren e mallit
    Neper brigje me ngjitet shpresa
    Se do te vije nje dite te te shoh
    Se pa ndarje nuk shpetoka jeta!

    Ti mbete ai qe ishe
    Si elektron ne fushe te lire
    Mua me le me nje dhimbje me shume
    Me buze te ftohta me zemer te ngrire

    Llogara

    Mali i Llogarase vajton
    detin qe bulezon legjenda
    Rrembyer ia kish dallget heshtja
    E tejpertej i dukej brenga.

    Ne qiell luftohej
    Rete e zeza i zbrapste era
    Rrezet e diellit villnin gjak

    Me besoni megjithese u mahnita
    Nga jeta ime aty lashe pak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-08-2010 mė 23:48
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Po nga i njejti vellim kushtuar Kosoves

    Liri

    Ndrit nje yll perjetesie
    e i vertitet veē nje trulli.
    Kjo toke quhet Kosove
    ai – LIRI – emrin ia vuri


    Klithje

    Rrezja e drites klithi
    mbi trupa te vrare femijesh
    Dheut iu lėndu plaga
    e ndjeu dhimbje serish.


    Deshmori – Poetit

    Ta le ne dore portretin tim
    amanet qiellin kur t’mi gdhendesh syte
    Aty ngriu ėndrra ime,
    ty ta besoj per t’ma skalit

    Balli derdh n’mermer
    nuk ka ne te rrudhe inati
    Balli im i eshte falur diellit
    pak gjurme ka lene tufani

    Kur t’ju mungoj
    malli do derdhe mall
    Ti do te kthehesh nga ai ball
    e ne te do gdhendesh dy a tre fjale…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #3
    E vjen nje ēast

    Nen zemer kam nje hon
    aty i hedh dhimbjet e medha
    e arthka nje ēast kur gurgullon
    e poezia shperthen me britma!


    ***

    Ne thellesi te kohes
    ē'kisha te dashura dhe te hidhura
    me rrjedhen e loteve kujtimet
    .................................. i skalita
    Imazhe ne sy me kane ngelur
    si gura brilantesh
    te gjitha te ngrira
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-08-2010 mė 23:58
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #4
    Loti

    Loti - margaritar qe
    nuk u pėrket vitrinave

    Amalgamė materia e shpirtit
    dhe, plazma e dhimbjeve!


    Shėmbja e ndarjes

    Ndjeva shėmbjen e ndarjes
    deri nė skutat e shpirtit tim

    Qė tingelloi pikė-pikė dhimbje
    nė zgafellėn qė s'ka mbarim.


    Enigmėn

    Pėrse vallė tė dua kaq
    ...........................shumė
    duke e ndjerė se ndarja do mė
    .................................shqyente?

    Enigmėn e zbulova unė:

    Shpirti nuk jeton dot pa
    .............................dhimbje!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #5
    ***
    Vendimi, njė ēast.

    Unė pambarimisht nė
    luftė me mendimin
    rebelimin e tij
    .........pėrvėlues


    Endrra u kris

    Ndarja trokiti,
    ........ėndrra u kris.

    Si vetėtima nė
    ........hapėsirė u arratis.

    Nė ato ēaste
    ........buzėqeshja u tret.

    E ngrirė, e boshatisur krejt.


    ***

    Unė - grimcė akulli
    Ti - gdhendės

    Unė - bulėz vese
    Ti - fuqi-marramendės

    Unė - skulptore shpirti
    Ti - dashuri-endės
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    Zhgėnjime

    Zhgėnjimet
    njė nga njė mė
    ...................goditėn.
    Mė ėshtė dukur
    ..................qė pata fletė,
    por edhe ato njė nga njė mė
    ..................................braktisėn
    dhe zogjtė i kanė lėnė foletė
    dhe ato kanė ikur nė shtegtim,

    ndėrsa krahėt e varura tė pemėve
    pikojnė pikė-pikė hidhėrim.


    ***

    Ah..., S'i bėj dot zap veset e
    ēmenduritė njerėzore, por

    pėr tė ruajtur mendjen
    sodis natyrėn...

    Shpėrthimin e aromės sė zambakėve
    ........................................nėn dėborė,
    dhuntinė e dhurimit tė dritės
    .....................................sė saj
    e, pėr vetmi mė pikon njė mall!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    ***

    Heshtja heshti dhunshėm
    Hijet trajtuan imazhe tė
    .........................qėllimshme.

    Shikimi derdhi fjalė tė menēura
    Sendet pėrgjigjen me tingujt e ngjyrave.

    Ka vlera gjuha e heshtjes,
    por jo absoulte...!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #8
    ***

    Dita
    ēdo ditė e dėnuar tė vdesė,
    me tė, perėndojnė dhe ēastet
    e gėzimeve.

    Trishtimi ndrydhet i zymtė nė shpirt.

    Ē'ironi tragjike!

    Mall, apo lėngatė e pashėrueshme
    ėshtė muzgu i njė fundi dite?!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #9
    Pyeta

    "Si t'ia bej?"
    .......pyeta zemren
    ne mes te rruges
    ..............ku me ra!
    tjeter lloj
    ........si i thone
    ................"te dua"
    t'i them dikujt qe me la!
    ........Mandej fjala rrodhi
    ............................prrua
    Vizionet shpejtesi drite
    mbeta si zoge e plagosur, e
    u bera, nje grusht dhimbje!


    Poezia

    Poezia n'gulcim te gjakut
    Me permendi me zhurmim.
    Si buqete lule zambakesh
    Kundermojne mbi tavoline.

    Poezi, sinjal kembane
    ne rryme te pershkimit shpirtit
    ......................................tim
    Kercen kjo balerine e ardhur
    prej hene qe ma kthen fjalen
    .......................ne perfytyrim!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #10
    ***

    Gėlltis fjalė - pėrtyp
    .....................mendime

    Ndėrkohė endem nė rrugėkryq
    zotėron ngado ēmenduria.

    Godasin njerėzit njeri-tjetrin me
    ...........................mendje lakuriq.

    ***

    Nata, ia shpalosi sytė
    ....................errėsirės,
    lumturinė mė tė thellė ia
    ..................shprehu shikimi.

    Hapėsira, hone diamantesh,
    ...................tejduket trishtimi!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  20. #11
    Ndryshim rrėnqethes

    Prej teje, e pikėlluar
    u zgjova sot.

    Sa po hapa sytė
    mė rrėshqiti njė
    ...................lot

    Sa vite kishim
    pa u parė?

    Pa u pėrqafuar
    njė hall pa qarė.

    Mbas disa viteve
    patėm njė takim.

    S'ma puthe dorėn
    as ballin tim.

    Njih mė mirė njerėzit
    qė tė rrethojnė

    bir - o biri im!

    2004
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  22. #12
    Dėshira

    Maskėn e dėshirės fėrfėrima e afshit e shtyri tutje,
    dėshira gonxhe prej flake
    me valėn goditėse tundon kėnaqėsinė smeralde.

    Dėshira frymon thellė
    tė gjithė thėngjijt e shuar pėrsėri i ndez

    Por njė dhimbje e madhėrishme
    e la dėshirėn virgjėreshė.


    Toleranca

    Miqėsisė nuk ia shtrėngoj lakun
    ndarja dhemb.
    Jam qiri nė dorė tė miqve
    shpirti m’dridhet dhe kur qėndroj
    si shkėmb!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  24. #13
    Fjalė pranvere

    Nė sytė e tu tė shkėlqimt
    Shoh si ndizet ėndrra ime e
    kahershme
    Buzėt belbėzojnė fjalė pranvere

    Perėndoi dielli ra muzg
    Une ndiej tė dridhura si ethe!

    Endėrr

    Nėn qepalla pistė dielli
    endem nėpėr tė si balerinė.
    Nė kulm tė lumturisė mes
    ėndrrave,
    kur buzėt e tua me tė miat
    ..............................i preka
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Jemi tė parėt nė Europė, nga numri i aksidenteve…
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •