Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Vetperjashtohem per nje kohe te pacaktuar nga Forumi Shqiptar

    Po vetperjashtohem ne shenje proteste kunder atyre qe kane fshire temen e hapur nga Whisper , " Karshillek Antishqiptar ne forumin Shqiptar "

    Kush e zhduku ate teme dhe perjashtoi Whisperin mund te kete njemije e nje arsye qe i di vet ai dhe nuk me interesojne.

    Por ajo qe me intereson mua eshte se ajo teme qendroi hapur per 3-4 dite dhe shume prej nesh harxhuan kohe ( qe sic thot populli eshte flori e shkuar floririt or tunxh ) duke postuar dhe debatuar per ate problem dhe te zhduket tema pa nam e nishan nuk eshte hera e pare , ju per mendimin tim duhet te keni te drejte ti moderoni dhe ti mbyllni temat , por jo te zhduken sepse tregon nje mosperfillje te madhe per kohen djersen dhe mundin e tjetrit sado modest qe te jete ai .

    Kur nuk keni mundesi ti kontrolloni dhe ti mbyllni temat e hapura qe ne fillim , ajo qe shkruhe duhet te ngelet aty edhe mbas mylljes se temes e jo te zhduket pa nam e nishan pastaj dalengadale kalon ne arshive.

    Kerkoj qe tema te moderohet te mbyllet por te ngelet ne faqe perndryshe debatet ketej e tutje do ti beni ne veten e pare.

    Gjithashtu kerkoj nga ata antare qe jane te fyer per kete problem te vetperjashtohen per nje kohe te pacaktuar.

    Antaret e ketij forumi nuk jane lecka per te fshire duart juve dhe ti hidhni ku te doni dhe sa here te doni .


    Diktati i tepruar mbyt demokracine , dhe shpesh behet pa e kuptuar edhe per arsye personale .

    dardajan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 19-07-2006 mė 19:09
    larguar forever

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Shume gje e shemtuar dhe e lige.

    Megjithese nuk do te ndjehet mungesa ime, pasi isha shume i ri ne kete forum, por une i bashkangjitem protestes se dardajanit dhe gjithashtu, vetperjashtohem per nje kohe te pacaktuar nga forumi.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    vallaj dhe une pata nja 2 postime aty dhe me erdhi inat kur e pashe qe tema qe zhdukur, por nuk u habita, pasi heren e pare u perjashtova pikerisht sepse mora pjese disa here ne dite duke shkruar tek foumi "Verejtje dhe keshilla" packa se nuk shafa apo ofendova njeri, keshtu qe atehere u binda plotesisht qe penalltine e gjuan ai qe ka topin

    P.S. Une kam nje parandjenje qe juve qe po veteperjashtoheni, mbasi te mbaroni denimin qe i keni dhene vetes, do ju fusi dhe nga nje perjashtim afatgjate shefi gjithashtu, qe te shkoje dopjo

    po tani enderra jane, dhe ben vaki edhe s'dalin lol

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Veteperjashtim te mbare dardajan ti dhe kushdo qe do te "solidarizohet" me ty.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Zoti dardjan.

    Nje pergjigjeje qe ti do ta marresh nga Administratoret e ndryshem eshte. " Nqs ste pelqen ik nga ketu ke mirja faqe te tjera'' Kjo do te thot kur ishin per ne kemi qen nje nder me te miret ne forum , por tani kan fituar vizitoret dhe Gjilanasi apo dardjani apo ai tjeter pse iken nuk e rruajm fare ne..

    Sa tema mbyllet e sa tema humben ketu nga Moderator te ndryshem qe pse sheh nje shkrim qe per qjefin e atij nuk i pelqen dhe humbet ketu mbushet mirja shkrime kunder Stafit..

    Por thjesht desha te them..

    U mush shpia me komunista..

    Lexoja disa libra dhe historin e te madhit Enver Hoxha.. dhe tani shum leht mund te themi Xhaxhin Enver e kemi ketu ne mesin ton.. tek forumishqiptar me partizant e tjere te stafit..! Por spo kemi cfar te bejm pasi ketu jemi ardh dhe kemi kalu me vite dhe kemi bere shoqerin spo mundemi te largohemi aq leht edhe pse moti koh na kan tregu rrugen..!

    Gjith te mirat.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #6
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Dardajan ka plotesisht te drejte mbi problemin qe ka shtruar.
    Postime dhe tema te antareve te ndryshem fshihen rregullisht nga pjestare te stafit , per inate personale , mos pelqime te x apo y , apo dhe mbajtja me hater e atyre qe lepihen lart poshte per nje cels kashte , komande apo dhe per opinion publik .
    Por gjithsesi kto nuk me interesojne shume dhe tek mua nuk perbejne as rendesine me te vogel sepse forumin e frekuentoj me shume per gallate .
    Problemi kryesor qendron tek tema Karshillek Antishqiptar ne forumin Shqiptar, tema nuk kishte pse te fshihej pasi perbente nje problem serioz mbi antishqiptarzmin qe po shohim dita dites nga individe te ndryshem ne kte forum.
    Nqf se Albo apo dikush tjeter ka dore ne perjashtimin e Whisperit dhe shfarosjen e temes , vetem per faktin se u shtrua nje problem i tille mbi karshillekun antishqiptar , turp te kete.
    Uroj dhe shpresoj te ndjeheni mire me kto qe po beni , por mos harroni se bota eshte shume e vogel dhe shpesh here jeta ka ballafaquar burra me te mire se ju me realitetin dhe kane mare ate qe kane merituar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Syriana
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    A walk in the clouds..
    Postime
    105
    Une dicka se kuptoj tek kjo shoqeri shqiptare si pa pike respekti perjashtohen anetare te cilet kane dhene kontribut duke e larmishmeruar kete forum me shkrimet e tyre si wisper..
    Mesa kam lexuar wisper ishte vertet nje anetar per tu admiruar.
    Pastaj ne hyrje te ketij forumi s'ka ndonje parudhe qe s'lejohen patriotizmat dhe atdhedashurizmat,qe njeriu te mos lejoje lirine e mendimit dhe te shprehurit?!Perjashtohen ofendimet di une ,e jo njerez?!

  8. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Edhe thirrjet per solidaritet paskan mbetur?! Megjithate, ca kohe larg forumit do na bente mire te gjitheve; te bien ca "gjakrat" se gati sa s'po kacafytemi. Per me teper, tema ishte hapur nga whisper dhe ai vete e konsideroi te mbyllur (pasi ne nje fare menyre i arriti qellimit).

    Tani, whisper u nxeh kot se koti, po ashtu edhe albo ne repliken qe pasoi. Por duke qene se nga lart kjo shifet si: "your word against mine" merret vesh kush i ve kapakun, dhe kjo s'eshte ndonje cudi e madhe.

    Nuk me erdhi hic mire qe whisper u perjashtua!!!! po ta kishin ditur administratoret qe whisper-in e perjashton forumi por JO shqiptaret, nuk do e kishin bere. Kur vjen fjala per perjashtime, gjithcka duhet te fillonte nga tere keta palacot qe na e quajne veten gjak shqiptari, qe mua mi sjellin zorret tek goja, apo ndonje langaraq tjeter qe na e percmoka shqiperine, dhe jo whisper qe ka dhene me shume kontribut se kushdo ne forum. Per me teper, te kesh pikpamje kundershtare nuk do te thote te kesh pikepamje armiqesore. Vetem ne kohen e xhaxhit besohej e kunderta (po s'kini faj ju se ashtu u kane mesuar!).

    Jam e sigurt qe mosmarreveshje gjithmone ka pasur dhe do kete pasi, asnje administrator, sado i zoti dhe paqedashes te jete, nuk eshte ne gjendje ti kenaqe te gjithe. Prandaj dhe dua tu jap nje keshille modeste, te gjithe atyre qe flasin shqip:

    Ne komunitete virtuale eshte e veshtire te mbahet rregull dhe drejtesi, e megjithate, nese do tu jepnit antareve me shume liri, ne te njejten kohe do tu jepnit atyre me shume pergjegjesi, gje qe do te lehtesonte punen e te dyja paleve (duke pasur parasysh qe pergjegjesia s'duhet abuzuar!). Pra, gjithsecili duhet ta dije qe ka te drejta dhe detyra; nese ne si komunitet nuk jemi ne gjendje ta pranojne kete te fundit, mos u mundoni kot me llafe, anarshi ka per te qene si sot e nga mot. Lerini llafet, ankesat, merite, madje edhe patriotizmin, dhe ndreqni ate qe duhet ndrequr ne fillim--veten--dhe me pas te tjerat.

    Uroj qe whisper te kthehet shpejt, uroj qe albo te mos u bjere gjerave me top sic e ka zakon, por me shume uroj qe ketyre te tjereve tu flase me pare mendja (se zakonisht u flet goja) .... dhe se fundmi, zoti qofte me ju (sepse une s'do te jem)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 19-07-2006 mė 22:20
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Provoni te quani stafin e forumit "plehra" dhe "vafshi ne djall" dhe jo whisper, por burri me i mire ne kete forum fluturon me shkelma nga forumi. Pa nje, pa dy, pa sqarime e shpjegime. Nuk ka vend ne kete forum per njerez te pagdhendur qe nuk dine te tregojne respektin me te vogel per stafin e ketij forumi qe jo vetem ben nje pune vullnetare pa kurrfare perfitimi, por i duhet te degjoje edhe denglat e disave prej jush.

    Kur te harxhoni dhe ju aq kohe sa harxhon gjithe stafi i ketij forumi ne prapaskene per te krijuar nje atmosfere te pranueshme per te gjithe ju qe te merrni pjese, atehere hajdeni e na jepni disa leksione patriotizmi e demokracie.

    Patriote me fjale behen te gjithe.
    Albo

  10. #10
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Veteperjashtim te mbare dardajan ti dhe kushdo qe do te "solidarizohet" me ty.

    Albo
    Albo, sikur te iknin te gjithe anetaret, cdo beje me forumin?! E di ti qe vetem njerzit e ligj jane shfrytezuesit e rastit? Po qe ka me te mencur, me human, biles dhe me te bukur se ti, e di? Pra, ti dhe asnjeri nuk duhet tia lejoje vetes pushtetin e shtrember, por duhet ulur koka sepse asnjeri ne bote nuk ka dy zota!
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Ndihme per disa test cases...
    Nga BeracakjaKeqe nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 01:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •