-
E Diela e XV-te
Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 15-tė B
Forumista tė nderuar, ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj here do tė dėgjojmė edhe meditojmė se bashku Liturgjinė e Fjalės Hyjnore tė dielės sė 15-tė gjatė vitit kishtar, ciklit tė dytė sipas kalendarit liturgjik.
Nė kėtė tė dielė Fjala e Zotit na propozon temėn e madhe tė zgjedhjes, pėrcaktimit apo tė thirrjes, duke na ftuar tė ndalemi tek domethėnia e vlera e misionit tė profetit, tė apostullit, tė meshtarit, ipeshkėvit e tė ēdo besimtari.
Zoti e dėrgon Amosin (leximi i parė Am 7, 12-5); Jezusi i nis tė Dymbėdhjetėt (Ungjilli Mk 6, 7-13); Zoti i thėrret njerėzit tė jenė bijtė e Tij (leximi i dytė Ef 1,3-14). Kėshtu, edhe sot, si pėrherė, Zoti na flet e shprehet pėrmes fjalėve njerėzore tė apostujve tė vet. Na fton edhe ne tė mėsojmė tė jemi zėri i Tij pėr njerėzit e kohės sonė.
Megjithėse banorėt e vendlindjes sė Jezusit nuk e pranuan me fe, Jezusi nuk humb kohė nė ankime e fajėsime tė kota; ai personalisht shkon nė qytete e vende tė tjera dhe dėrgon edhe nxėnėsit pėr tė shpallur fjalėn e shpėtimit, duke u vėnė nė dukje qė forca e fjalės tė mos mbėshtetet nė dinakėrinė njerėzore por te varfėria e njeriut qė plotėsisht i dhurohet Atij.
Zoti nuk i krijon njerėzit rastėsisht, as nuk i thėrret pa asnjė qėllim. Ēdo njeri ka njė mision e njė detyrė tė pėrcaktuar mirė: tė jetė bashkėpunėtor i Zotit pėr shndėrrimin e pėrmirėsimin e botės. Kėtė na e tregojnė mė sė miri shembujt nga leximet biblike ...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt