-
E Diela XIII Gjate Vitit
Liturgjia e Fjalė sė Zotit e dielės sė 13-tė gjatė vitit B
Zoti ynė ėshtė njė Zot dashurues i jetės.
Jo pronar e sundues, por njė i dashuruar i jetės.
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj herėt do tė meditojmė sė bashku leximet biblike tė liturgjisė hyjnore tė dielės sė 13-tė gjatė vitit kishtar, ciklit tė dytė, sipas kalendarit liturgjik.
Liturgjia e Fjalės sė Zotit e kėsaj sė diele na fton tė reflektojmė mbi kufizimet e jetės njerėzore dhe mbi pėrvojėn e takimit tonė me Krishtin e me fjalėn e tij si burim jete: Fjalėt tua, o Zot, janė shpirt e jetė, ky pohim mund tė jetė tema e pėrmbledhja e kremtimit tė Fjalės sė Zotit tė dielės sė 13-tė .
Leximet biblike tė Meshės sė dieles kėsaj herėt pėrqendrohet mbi kuptimin e jetės, e kėndej tė vdekjes, pėr ēka sot ndjehet njė munges e madhe reflektimi.
Pra Leximi i parė nga Libri i Urtisė (Urt 1,13-15; 2, 23-24) flet mbi pavdekshmėrinė e pjesa e Ungjillit mbi ringjalljen (Ungjilli Mk 5,21-43), leximi i dytė nga Letra e dytė e Shėn Palit drejtuar Korintianėve (2Kor 8,7.9.13-15) flet mbi solidaritetin , bujarinė e bashkėndarjen vėllazėrore tė tė mirave materiale me tė varfėrit, qė bėhet shenjė shembullore e dalluese e jetės kishtare .
Nė pjesėn e Ungjillit tė kėsaj sė diele, Jezusi dėftohet si Zotėria i jetės pasi qė ka pushtetin pėr ta falur pėrsėri jetėn e pėr ta pėrforcuar. Shenjat qė ai bėn janė paralajmėrim i ringjalljes sė ardhshme, pjesėmarrja nė jetėn e tė Ngjallurit, premtuar tė gjithė atyre qė besojnė nė tė.
Jezusi, duke shikuar plot pėrdėllim sėmundjen dhe vdekjen e njeriut, pėrmes shenjės qė paralajmėron ngjalljen e tij dhe ringjalljen tonė, Ai dėftohet e tregohet si Zotėria i jetės.
Ashtu sikur Jezusi, edhe ne duhet ti japim dorėn tė gjithė atyre qė gjendėn nė situata vėshtirėsie, ligėshtie, dhimbjeje apo vdekjeje, pėr ti ndihmuar e ndėrtuar sė bashku njė jetė dhe botė tė re.
Leximi i parė marrė nga Libri i Urtisė pohon se Vdekja hyri nė botė prej smirės sė djallit .Njeriu mėkatar e bėn pėrvojėn e vdekjes. Por Zoti nuk heq dorė nga projekti i tij fillestar i njeriut tė krijuar pėr pavdekshmėri e kėtė e realizon duke dėrguar Birin e vet, i cili pėrmes vdekjes i dhuron jetėn tė gjithė atyre qė besojnė nė tė.
Psalmisti kėtė tė diele klithė: Tė madhėroj, o Zot, pse mė lirove . Psalmi (Ps 30 (29) ėshtė njė kėngė falenderimi e mirėnjohjeje pėr shpėtimin, tė cilit i referohet nė shumė mėnyra e nė forma tė ndryshme, antitezė vdekje-jetė. Psalmisti i pėrkujton Zotit se mund ta lavdėroj e madhėroj vetėm nėse kthehet nė jetė, pra vetėm nėse Zoti e mban atė nė jetė.
Leximi i dytė pohon :Cka ju keni mė tepėr, me begati, tė plotėsojė atė ēka tė varfėve u mungon . Shkėmbimi i tė mirave nė bashkėsi e ndėrmjet bashkėsive tė ndryshme bėhet shenjė vėllazėrimi e bashkimi nė fenė e Jezusit Zot. Kėshtu realizohet vullneti i Zoti qė nė provaninė e tij, me bujari i ka shpėrndarė tė mirat e veta hyjnore nė botėn e gjithėsinė qė ka krijuar, nė mėnyrė qė tė gjithė tė kenė bukėn dhe ushqimin e domosodshėm pėr jetesė. Mos tu japėsh vėllezėrve e tė afėrmve tė tu atė ēka ke mė tepėr, ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin e Zotit.
Pjesa Ungjillore nga Marku na tregon pėr dy mrekullira. Jezusi e shėron gruan qė vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme dhe ringjall vazjėn e kryetarit tė singagogės. Kėshtu Ai dėftohet se ėshtė Zotėria i jetės e se fati i jetės sonė njerėzore ėshtė nė dorėn e tij Hyjnore. Tė dy mrekullitė kanė njė element tė pėrbashkėt qė vlen edhe pėr ne: fenė nė Krishtin Zot.
I thirrur tė shkruante njė kujtim, me rastin e kushteve tė pėrjetshme rregulltare, i lumi Giacinto Cormier o.p. shėnoi kėtė fjali: Kryqi pa Jezusin? Do tė ishte i padurueshėm. Jezusi pa kryq? Do tė ishte i pakuptueshėm. Jezusi e kryqi tė pėrqafuar (pranuar) nė fe: kjo ėshtė zgjidhja e ēdo gjėje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt