Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Diela e XII Gjate Vitit

    Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė XII gjatė vitit kishtar, ciklit “B”

    ( Leximet biblike nga: Jb 38,1.8-11; Kor 5,14-17; Mk 4,35-41)








    Ja pėrsėri nė takimin javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė Liturgjisė Hyjnore tė sė dielės, kėsaj herėt do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku Fjalėn e Zotit tė dielės sė 12-tė gjatė vitit kishtar, ciklit tė dytė (B), sipas kalendarit liturgjik.

    Pas periudhės sė Kreshmėve e tė Pashkėve, qė kanė ndėrprer leximin e vazhdueshėm tė ungjillit sipas Markut, me kėtė diele vijon pėrsėri tregimi sipas ungjilltarit tė dytė, Markut, me ngjarjen e stuhisė sė detit, tė qetėsuar nga Jezusi qė ishte nė varkė me apostuj.

    Apostujt nė atė rast kanė pėrjetuar fuqinė hyjnore tė Jezu Krishtit ndaj detit me dallgė, ndaj detit tė stuhishėm( Ungjilli Mk 4,35-41).

    Dhe ėshtė po e njėjta fuqi tė cilėn Jobi e ka njohur nė YHWH (Jahuen) Zotin, i vetmi i aftė t’i sundojė e mposht fuqitė e kaosit tė parė tė krijimit, i vet mi qė sundon mbi forcat kozmike. Jobi nė dėshprim tė vuajtės lutėt, kėrkon pėrgjigje nga Zoti. Merrė vetėm njė heshtje tė tmerrshme, tronditėse. E vetėm kur i kėputur, zemėrplasur hesht, mė nė fund i dėgjon fjalėt e Zotit. E njeh dhe kupton se si Ai, Zoti, sundon mbi tė keqėn. “Kėtu le tė thehen valėt tua krenare!” thotė Zoti – sikur do tė dėgjojmė nė leximin e parė biblik tė kėsaj sė diele. (Jb 38,1.8-11).

    Shėn Pali, mė fjalė pak sa abstrakte pėr ne, flet pėr risitė, flet pėr tė rejat e jetės qė Krishti ka sjell me vdekjen e ngjalljen e tij. Pėr ta shndėrruar jetėn nga gjarja e ngjalljes sė Krishtit, thotė ai, duhet tė dalim nga egoizmi ynė e ti trajtojmė njerėzit nė mėnyrė pozitive, njerėzore, kristiane. (2 Kor 5,14-17).

    Koha kur Marku tregon pėr mrekullinė e stuhisė sė shuar nga Jezusi, tė krishterėt e parė tashmė i janė nėnshtruar perndjekeve tė pėrgjakshme pėr shkak tė fesė, besimit tė tyre nė Krishtin. Historia vijon e njeriu fe pak ėshtė pėrherė nė mėshirė tė fatit, njeriu fe pak pėrherė ėshtė nė dorė tė erave e tė stuhive tė tmerrshme, mirėpo Krishti nuk fle! Ne nuk jemi kurrė tė vetėm e tė braktisur.

    Zoti ėshtė fjetur. Po, nganjėherė, kur gjėrat e punėt shkojnė keq, e mendojmė edhe ne: dhuna e korrupsioni nė botėn qė na rrethon, sėmundjet, sprovat, tundimet nė jetėn e pėrditshme, bėjnė tė dyshojmė e tė mendojmė se Zoti rri fjetur. Nganjėherė shpėrthen studia. Jemi gati gati pėr t’u fundosur. Mirėpo Krishti – thotė Ungjilli i kėsaj sė diele –se ėshtė i pranishėm kudoherė! Ai mund t’i urdhėroj e komandoj erės e detit. Pse tė kemi frik? Pse tė jemi pa fe? Pse mos tė besojmė? Deti pėrbledhėt simbolikisht tėrė tė keqėn qė Jezu Krishti ka ardhur pėr ta luftuar, pėr ta ērrėnjosur e fituar.

    Jezusi nuk na siguron kundėr rreziqeve tė udhės, nuk na garanton “stabilitetin e bukurinė “. Na kėrkon njė vend, e mjaft. Caku i udhėtimit tonė ėshtė Ai, Zoti, tė qenurit me Tė.


    Leximet biblike dhe ungjilli nga Leksionari liturgjik


    Pasi dėgjuam nga leximet biblike, dėgjues tė nderuar, po vijojmė me reflektimin tonė duke thėnė se edhe neve sot, Krishti Zot sikur u pati thėnė Apostujve kah mbarimi i ditės, derisa binte muzgu, na thotė : “Tė kalojmė nė anėn tjetėr tė bregut!” . “Ai duke u zgjuar i urdhėroi erės dhe i tha detit: Shuaj, qetėsohu. Era pushoi e u bė fashė e madhe. Pastaj u tha atyre: Pse jeni frikacakė? Po a nuk keni fe (besim)?” Eshtė personalisht Krishti Zot qė, nė njė moment tė caktuar, pėr ne tė papėrshtatshėm e tė vėshtirė, e shtyen jetėn tonė nė thellėsi, nė det, simbol tė kėsaj bote, tė pasigurisė e tė ēdo rreziku serioz. Pra, ajo lundėr (varkė), jemi pikėrisht ne tė kėrcėnuar nga ēdo anė e nga ēdo lloj tundimi, nga sprovat e jetės, nga dhimbjet e mundimeve qė na shkundin deri nė thellėsinė mė intime tė ekzistencės. E mu nė atė moment do tė shihet nėse e kemi pėrballuar jetėn, nėse jemi nisur udhės sė lundrimit tė vetėm apo nėse kemi vepruar edhe ne si aApostujt qė ‘e morėn Jezusin me vete nė varkė’. Stuhia qė pėrfshin jetėn e ēdo njeriu ėshtė shumė e fuqishme dhe serioze e mjafton tė shikojmė pėrrethė nesh pėr tė pa e vėrtetuar realitetin e hidhur. Sa kurora martesha janė thyer, sa familje janė shkatėrruar e kanė pėrfunduar, sa jetė tė tė rinjėsh kanė shkuar damė e kotė, sa dėshprime e britma dhimbjesh tė atyre qė e kanė pėrballuar jetėn, pa Zot, tė atyre qė kanė jetuar sikur Zoti tė mos ekzistonte; Krishti ka qenė e shpesh ėshtė ende sot i pėrjashtuar prej shumė varkash (lundrash).

    Pra, ka ardhur ēasti, ta kuptojmė psehin e fjalėve qė Krishti u pati thėnė Apostujve e tė cilat sot ia drejton ēdo njėrit prej nesh: “Tė kalojmė nė anėn tjetėr tė bregut!” Na i thotė kėto fjalė pėr tė na pėrkujtuar tė mos harrojmė ta marrim me vete gjatė udhės sė jetės sonė tė pėrditshme e kėshtu edhe ne njė ditė tė tė mund tu kalxojmė atyre janė duke filluar me pėrballimin e detit: “Mė rrethuan valėt e vdekjes, mė tmerruan pėrrenjtė e furishėm; mė lidhėn leqet e Nėntokės, mė shtrėngonin prangat e vdekjes. Nė ngushtimin tim, ndore i rashė Zotit, Zotit iu luta” (Ps 17(18) 5-7). Ai mė shpėtoi, jetėn ma pėrtėrini dhe mė liroj prej ngushticave tė jetės.

    Ungjilli i kėsaj sė diele, lexues tė nderuar, na thėrret tė mbėshtetemi pėrherė, plotėsisht vetėm e vetėm nė fuqinė e Zotit. Tė jetojmė nė tė Vėrtetėn e pėr tė Vėrtetėn e Tij Hyjnore, tė veprojmė, tė dashurojmė, tė vdesim pėr jetuar pėrjetėsisht. Kėtė, sot mė 24 qershor na tregon mė sė miri shembulli i Shėn Gjon Pagėzuesit, festėn e ditėlindjes tė tė cilin Kisha sot e kremtoi.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E DIELA E 12. GJATĖ VITIT -B-
    25. QERSHOR 2006

    L 1: Jb 28, 1.8-11; L 2: 2 Kor 5, 14-17; Ungjilli: Mk 4, 35-41

    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    Kapelan nė famullinė
    Bruck a. d. Mur nė Austri


    Kemi kaluar njė kohė tė gjatė tė kohės dhe festave liturgjike, duke filluar prej kohės sė shenjt tė Kreshmeve, Pashkėve, festės tė tė Ngjiturit e Krishtit nė qiell, Rrėshajėt, e diela e Trinisė Shenjte, dita e Korpit tė Krishtit dhe, ja tash gjindemi nė ciklin vjetor liturgjik, kremtojmė tė dielėn e Dymbėdhjetė gjatė vitit. Sikur qė secila e dielė, poashtu edhe kjo nė vetvete e ka porosinė pėr ne kur mendojmė nė shėrbesėn e fjalės. Kjo e diele sa i pėrket porosisė sė fjalės disi na bėn tė mendojmė dhe na inkuruajon qė ne mos tė dėshprohemi nė jetėn tonė, nė vėshtėrsitė e ditės sė pėrditshme tė cilat na kaplojnė, por tė jemi ata tė qėndrueshėm nė fe dhe nė jetė edhe pse ballafaqohemi me shumė vėshtirėsi qė ne nė jetė pėrjetojmė, nė aspektin kulturorė, social por edhe konfesional.
    Pėr tė qenė sa me tė fuqishėm nė jetė dhe nė fe leximet dhe ungjilli i kėsaj sė diele na porosit qė tė jemi ata me fe tė gjallė dhe t'i jemi besnik dashurisė sė Jezusit qė e tregoi ndaj nesh dhe pėr shėlbimin tonė. Jezu Krishti, Biri i Zotit gjindet me njerėz dhe me ata e ndanė jetėn e vet, duke qėndruar ai nė mesin e tyre, apostujt dhe populli fillojnė ta kuptojnė dhe ta njofin lajmin e tij. Kėtu ndodhin shenjat dhe mrekullit qė i shėndritė madhėria e Zotit.

    Jezusi gjindet na transferim prej njė vendi nė njė vend tjetėr, kjo do tė thotė se Jezusi dėshiron qė tė gjithė popujve t'ua predikon ungjillin
    Ai ėshtė nė predikim tė fjalės, fjala ėshtė jetė dhe ajo ėshtė nė veprim. Mesija ėshtė me nxėnėsit e vet nė barkė dhe lodhja e tij fizike bėn qė atė edhe t'a zė gjumi, por papritmas ngritet njė stuhi e madhe, vallėt e detit, sa ishte Jezusi fjetė. Kjo stuhi e hedhė popenė andej e kėndej dhe nė kėtė mėnyrė nxėnėsit po i frikoheshin kėsaj situate alarmante dhe po dyshoheshin me fenė e tyre tė paktė, se a do tė mbijetojnė edhe pse janė me Zotin Jezus. Jezusi ėshtė ende ne gjumė dhe nuk vėren. Frika ka tė bėj edhe me dyshim. Frika dhe dyshimi i apostujve ėshtė njerėzisht pėr t'u kuptuar, por mė mirė ndoshta do tė ishte qė kjo frikė tė shėndrrohet nė mbėshtetjen dhe nė fuqinė e Zotit, qė ėshtė afėr tyre dhe me ata. Nėse kėto tri gjėra natyrore e simbolizojmė apo i'u shprehim dėmėthėnien e tyre, atėherė do tė shofim sė ato kanė tė bėjnė edhe me situatėn e jetės sonė tė pėrditshme.

    Barka nė kėtė kontekst simbolizon kishėn udhėtare mbi tokė, nxėnėsit dhe tė gjithė tė pranishmit nė tė janė tė gjithė besimtarėt, tė pagėzuarit nė Krishtin. Ne jetojmė nė kishė dhe si kishė. Kjo kishė ka nevojė pėr ne dhe pėr predikimin tonė me jetė dhe me vepra tona qė tė jemi tė bashkuar, jo nė frikė pėr me ideal tė shėndosh krishter. Kisha na bashkon tė gjithėve pa dallim rase apo nacionaliteti, tė gjithė jemi tė pagėzuar nė emėr tė Trinisė Shenjte. Koncili i Vatikanit kishėn e quan njėkohsisht "sakrament", si shenjė dhe mjet ma i ngusht i bashkimit tė njerėzve me Zotin dhe me njėri-tjetrin (krhs. LG 1). Tė mundohemi ta jetojmė jetėn e krishterė nė bashkjetesė me Zotin dhe tė jemi tė vetdijshėm se edhe ne jemi sot tė dėrguar nė botė me jetėn dhe veprat tona qė tė dėshmojmė pėr Zotin.
    Stuhit dhe valėt e detit simbolizojnė kohėrat e vėshtira tė kishės gjatė historisė sė shekujve dhe kundėrshtarėt e saj. Kjo stuhi e fortė shpeshherė ėshtė e pranishme edhe nė jėtėn tonė; frika dhe dyshimi pėr tė jetuar nė fenė e krishterė, rrethi ku ne jetojmė, dhe shpeshėherė jemi edhe tė pa dėshiruar aty dhe me ata ku jetojmė. Urretja ndaj tė krishterėve ėshtė po ashtu njė farė lloj stuhie apo vale tė fortė.

    Por tė gjitha kėto qė ndodhin nuk i'a arrisin t'na shkatėrrojnė dhe t'na ndajnė prej dashurisė sė Hyjit, as vėshtirėsia, as ngushtica, as salvimi, as uria, as zhveshtėsia, as rreziku, as shpata, e prapėseprapė, nė tė gjitha kėto, jemi mė tepėr se ngadhėnjyes, nė sajė tė Atij qė na ka dashur dhe qė Shpirti i Zotit dhe vet Jezu Krishti udhėheq Kishėn dhe ėshtė me ne. Shėn Pali apostul shprehet mė tutje: Jam plotėsisht i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitė, as forcat e lartėsisė, as ato tė humnerės, dhe asnjė krijesė tjetėr, nuk do tė mund tė na ndajė prej dashurisė sė Hyjit, qė na u dėftua nė Jezu Krishtin, Zotin tonė.

    Ungjilli i kėsaj sė diele dėshironė qė t'na dhuron shpresėn nė shumė vėshtėrsi dhe sprova tė jetės sonė. Nė asnjė situatė tė vėshtirė nuk mund tė mbetemi tė shtanguar, por vet neve Zoti na lironė, ėshtė i pranishėm nė ne edhe pse ndoshta nuk e vėrejmė kėtė. Edhe pse valėt e jetės sonė shpirtėrore na ngaxmojnė, apo dėshirojnė t'na shkatėrrojnė, Krishti ėshtė nė ne i pranishėm dhe ne duhet tė shpresojmė nė tė. Tė marrim rrugėn me Zotin dhe tė jetojmė me tė, atė t'a lavdėrojmė dhe atij ti kėndojmė, sepse ai neve na udhėheq nė ēdo hap tė jetės sonė. Mos tė dėshprohemi nė jetėn tonė, sepse jeta jonė krishtere duhet tė ballafaqohet edhe me kryqit e jetės sė pėrditshme! Kush dėshiron tė vjenė pas meje le ta merr kryqin pėr ēdo ditė e tė mė ndiē! Duaje edhe ti kryqin sepse nė tė ashtė shpėtimi dhe jeta!

    "Ndihma ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokėn. S’do tė lejojė tė tė merren kėmbėt, nuk do tė kotet ai qė tė ruan. Ja, s’do tė kotet as s’do tė flejė, ai qė e ruan Izraelin. Zoti ėshtė rojtari yt, Zoti ėshtė hija jote, Zoti ėshtė nė tė djathtėn tėnde"! (PS 121,2-5). AMEN

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •