Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13

Tema: Esad Mekuli

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Esad Mekuli

    Mbi Esad Mekulin

    Jeta dhe vėshtrim mbi poezin e Esad Mekulit

    Ėshtė lindur nė Plavė mė 1916, ku kreu edhe shkollėn fillore. Tė mesmen e pėrfundoi nė Pejė, dhe mė pas studjoi nė Beograd, Zagreb e Itali pėr veteriner.
    Gjatė viteve tė Luftės II Botėrore merr pjesė aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumė herė. Qysh nė ato vite i kushtohet publiēistikės ilegale tek gazeta "Liria" pėr tė mos iu ndarė kėtij profesioni edhe pas ēlirimit. Pėr dhjetra vjet ka qenė kryeredaktor i revistės "Jeta e re".
    Ai ka qenė kryetari i parė i Akademisė sė Arteve tė Kosovės.
    Me krijimtari poetike filloi tė merret qysh nė shkollėn e mesme. Nė fillim shkroi nė gjuhėn serbokroate, pas luftės botoi shqip nė Kosovė e Maqedoni.
    Nė moshėn 40 vjeē ai botoi librin e parė "Pėr ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetėm 50 vjersha, i cili shėnon jo vetėm njė kulm poetik pėr autorin, por me tė ai i bėn njė vend nderi vetes nė poezinė shqipe. Mekuli ėshtė gjithashtu autor i disa vėllimeve tė tjera poetike, i mjaft pėrkthimeve nga letėrsia jugosllave si dhe pėrkthime nė serbisht tė mjaft librave nga letėrsia shqiptare.
    Nė librin e parė e mė tė spikatur tė tij, "Pėr ty", mungojnė motivet e pėrjetshme tė poezisė si ai i vdekjes, i dashurisė; ai ėshtė poet i popullit dhe i problemeve tė tij mė qenėsore, poet i problemeve historike dhe shoqėrore. E mbase bash pėr kėtė R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumė, "fama e tij mund tė matet me famėn e Majakovskit, Apolinerit, Lorkės o Eseninit nė vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet qė kaluan kosovarėt nė luftėn e tyre pėr ekzistencė nė trojet e veta. Ja si gjėmon Esad Mekuli me vargun e tij nė poezinė "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan mė 1938, kur mėsoi pėr Memorandumin famėkeq tė Ēubrilloviqit, i cili bėnte thirrje pėr dėbimin e qindra mij shqiptarėve etnikė nga Kosova pėr nė Turqi:
    "...A asht fajtor shqitpari pse, si tė tjerėt, po don
    tė jetojnė si Njeri nė tė vetat sot e pėrjetė?
    A asht fajtor pse pėrkundėr dhunės qindron
    Nėn qiellin e Kosovės loke, nė trollin e tė parėve tė vet!"
    Poezitė e veta Mekuli i ndan nė tre grupe qė i pėrkasin tri periudhave historike tė popullit: tė para luftės, tė luftės e tė mbas luftės. Ēdo kohė nė poezinė e tij ėshtė sintezė e asaj peshe sociale e psikologjike qė breznitė i lėnė njėra-tjetrės. Pra, poeti ėshtė bėrė lajmėtar i kohės dhe pėr nga misioni afrohet shumė me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janė njė brez. Tė dy studiuan jo pėr letėrsi, por nė krijmtari tematikat i kanė shoqėrore. Tė dy e shikojnė realitetin tė vrazhdė e tė padurueshėm. Shpresojnė tek e nesėrmja dhe shfaqen romantikė. Ata nė poezinė e tyre kanė lajtmotiv rininė. Edhe nė pikėpamje tė stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janė tė afėrt. Ata nuk i kanė limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnė mė tepėr material se ē'mund tė durojnė. Nė fillim tė krijmtarisė sė tyre shfaqen romantikė, pėr t'u paraqitur mė vonė analizues tė plagėve sociale e morale tė shoqėrisė. E kėshtu edhe Mekuli u bė poet i tragjikes historike, i mėrgimtarit, i lypėsit, i skamnorit, i fshatarit tė shfrytėzuar e tė rjepur nga polici, etj. Tematika e tij ėshtė tematikė e vlimeve dhe e kthesave tė mėdha nė jetė. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemėn e Migjenit kushtuar mjerimit janė dy kryevepra tė literaturės sociale shqipe"
    Esad Mekuli, ky poet qė pėr jetėn shqiptare nė viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi tė gjitha si humanist ipashoq, vdiq nė vitin 1993.
    Shqiptari nga Peja!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albanino pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  3. #2
    Nata

    Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda
    vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna-
    Nata e erret horizontet i mbylli…

    Qiella tash bahet si cerep’i zi…
    Dhe pikat e para t’shiut
    hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.

    …Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen
    e birit t’vetem;
    thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame,
    ne shushurimen e erret t’shiut-
    si klithje e femise t’humbun ne furtune…

    Bie me rreshek…Shiu end
    pej t’panumert…Bie pika si plumbi,
    si kazmat e randa t’puntoreve…
    -O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket
    nate t’merrshme!

    Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket
    e dritareve ku me hov sulmon shiu,
    frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve,
    ulurojne me za vajtues…
    E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk,
    ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon,
    andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…

    Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive,
    dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne
    skutat e erreta t’dhomes,
    ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…

    Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve
    para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!


    Mengjesi

    Zbehet qielli n’agim dhe rete e purpurta,
    Perparese te kuqe varen n’largesi-
    Si n’anderr, dikur…Gurbetqaret ofshajne, tue dale
    prej birucave n’periferine e larget e t’piklluemshme
    dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses,
    puhija e pare mengjesore…

    Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme
    ne zhgjander t’zeze e t’mundimshme,
    thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
    e t’gjakut –
    qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e thate-
    ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke,
    pse – cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje,
    dita qe ka me sjelle tundime te reja, ma te randa,
    shperthen ne mendje si agim’ i purpurt
    mbi nenkresen e shkyeme,
    si thirrjet e largeta, t’kuqrremta…
    Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme:
    - Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje!

    …Dhe vetem nganjihere, n’mbrendi, botnat e reja vetojne
    hareshem: dit’ ma t’lumtuna u bijne atehere ne t’pame
    dhe rruget bardhoshe, si ame lumenjsh,
    shkrihen, burojne n’vetedije dhe vizllojne para syve:
    -Buke do te kete…dhe pune…-peshperisin
    buzet e dridhshme.
    -Voter te nxehte per te gjithe! – dhe shikimi
    deperton ne’thellesi, zbulon botnat e meshehuna,
    dhe dalin para syve –
    fushat
    qytetet
    njerezit…

    Zbulohet jeta e deshrueme!…

    Mengjesi per ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr
    T’zeze e t’mundishme,
    thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
    e t’gjakut
    Qyteteve t’largeta, rrugeve…per kafshaten e thate-
    ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per buke.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  5. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shqiptari Kendon
    (Nga permbledhja "Vjersha", Prishtine, 1973)

    Shekujt mbi ne
    e nė ne
    e mbushen jeten plot vnere*-
    qe pezm,
    e zjarri kryengrites
    nder zmerat tona m'u ngri,
    qe njeriu mos te jete-njeri:
    emri te na zhduket perhere.
    Qeme-o njerez po robe;
    pa buke, liri n'usdaje,
    ne vatren tone
    pa shtepi
    ne plangun tone
    argatare!
    Qeme-
    turq, dreqen me bishta,
    qeme-raje
    qe t'hiqet ne vargoj
    te mjerimit
    te perbuzur-shiftare**!
    qeme...
    por koha-lufte
    sheron varret cdo dite:
    mbas nates se erret
    te shekujve-
    hap krahet koha e re...
    Po, jemi gjalle!
    Dielli dhe per ne shnderit...



    ------
    *vrer
    **shqiptare

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  7. #4
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Esad Mekuli

    Porosia e Nanės
    • Pėr ke nė dritė ju qita,
      o djelm!
      Pėr ke ju rrita,
      o bij`?
      Pse u gėzova unė nė jetė?
      — Nanėn po e leni sot
      kur kryet
      me mburrje pėr ju e ngrita;
      kur futėn e zezė e hoqa;
      kur zjarmin nė votėr
      pa frigė e ndezim nė mbramje —
      kur sofrėn ma thatė s`e shtrojmė!
      Nė dheun e huaj shkoni?
      Atje —
      ku vesh s`ju marrin:
      ku vllau tė vllanė
      me bisht tė synit shikon
      e punėn e vet soll kqyrė!
      Atje —
      ku bima ndėr ara
      thahet nėn hanė;
      ku grizhlat sqep-mprehta
      frytet e vjeshtės s`parit shkretojnė!

      Atje —
      ku dheu i zi
      randė do t`ju peshojė mbi rreshtna
      pa etnit tuej pėr bri!
      Unė be po u qes,
      bre djelm —
      nė trollin
      qė shkelėt si fėmi,
      nė eshtnat e tė parėve,
      nė gjakun e derdhun pėr liri,
      nė fatlumninė tuej e tė nipave,
      nė tamblin e gjive tė mi` —
      m`i terni lotėt qė t`harroj ēdo dhimbė:
      mos me u nda
      prej prehnit tim
      as vllau me vlla!




  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar PrInCiPiEl pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  9. #5
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58

    Lirikė

    Era e pylli


    Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrėmbim.
    Pylli gjėmoi tmerrshėm. Luhaten drunjtė qindėvjeēarė
    thyhen degėt e njoma, gjethet e shkoqura, fluturojnė qiellit perpjetė e pastaj bien pingul nė tokė, duke u grumbulluar nė shtigje dhe duke u zhdukur nė lugaja.
    Furtuna - si gjithmonė me e fuqishme, mė e pamėshirshme.
    E harlisur, turret qė tė shtrijė e tė rrėnojė ēdo gjė.
    Por pylli nuk jepet, drunjtė rrėnjethellė krah njėri-tjetrit,
    qėndrojnė tok.
    Tash ajo gjurmė e parė shėndrrohet nė klithmė tė fuqishme
    tė detit blerosh tė shqetėsuar pėr jetėn e pamposhtur


    ( Mali i Sharrit, 1982 )
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar velsa pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  11. #6
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58

    Poezi

    Andrra e vajzės

    Shushuritja e leht'e e t'panjohtunit me treti fare
    dhe agime t'kalterta andrrova..

    E neper kuror lakmish per' limtare-
    si lulja q'i jep qiellit lulzimin,
    rinin ia dhurova.
    Shkelqyeshem yjet e qiellit si syt e tije
    te thelle dhe te ndritshm
    dhe u shafit nen te kerthnezta fuqi-

    Sonte shushuritja e leht' e t'panjohtunit
    me treti fare
    dhe agimet e kalterta andrrova.
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar velsa pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  13. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Esad Mekuli

    • Rinisė

      Zemrat i mbush me bukurinė e pėrjetshme t' lumnisė,
      me harresė t' kėndshme vuejtjet i mbulon...
      Hap rrug' t e reja - nė ditėt e territ e t' zisė -
      me ravat e thella t' gėzimit rrėgallat e jetės lavron.
      Nėpėr shtigje t' reja rrugė shpėtimi i ēel,
      me ato fuqi qė ti njeh pėr bukuri:
      ēdo ar' e plleshme nga ti asht mbjellė,
      prej kah do t' mbijė fara e re me t' reja brezni.
      Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonė,
      kthjellohet, gufon, vlon - ky burim gėzimi
      i jetės sė re! - O, e dashura rinia jonė!..
      - n' orėt e shekujve ndėgjoj at' far' kumbimi.
      Gėrshetohet kėnga e pėrhershme mbi t' madhnueshmen rini -
      Ty, qė ke le bashkė me kėtė jetė!
      - O, ti gėzim i vetėm i jetės, o ti lavdi,
      para lumnisė sate fort n' habi kam mbetė!

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar PrInCiPiEl pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  15. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Hyrje

    Esat Mekuli
    Lindi mė 1916 nė Pllavė dhe vdiq mė 1993. Shkollėn e mesme e kreu nė Pejė, tė lartėn nė Beograd, nė Fakultetitn e Veterinarisė. U shqua si poet qė nė vitet '30. Ka botuar pėrmbledhjet me poezi "Pėr ty", "Avsha ada" etj. Ėshtė marrė edhe me pėrkthime tė letėrsisė artistike. Pėr disa vjet me radhė ka drejtuar revistėn letrare "Jeta e Re".

    Nė Mėngjes

    Horizonte zbulue me bardhsi mėngjesore
    zgjohen…
    Dy-tri pėrvidhen hapsirė,
    udhėtojnė,
    t'bardha e t'holla
    si ēarēafė t'lėshuem n'erė…

    Fushat pėshpėrisin lutje mėngjesore.
    Ditėn e re pėrshėndesin
    Me lojė kunorash -
    Drujt e gjethuem;
    nė bar kanga e gjallesave t'imta
    ende himnin e saj…

    Livadhe dhe arave t'vesueme,
    zane… Dita po gdhin.
    Fushat erėnjoma shtrihen
    Si trup i gufuem femne…

    Endem, si fėmi, n'qetėsinė mėngjesore
    dhe trupin e ushqej me freski
    t'barishtave dhe t'erės;

    pėrkdhel mėngjesin me sy t'mbyllun
    dhe thellė n'zemėr qetoj,
    me harresė mėsheh, mbuloj
    dhimbjet e shpirtit t'varruem.

    1934

    ------------------------------------------------------ Koment
    Nė kėtė poezi tė shkruar nė vargje tė lira, ashtu si dhe nė mjaft krijime tė tjera, Esat Mekuli na paraqitet njė lirik i hollė qė di tė pikturojė si natyrėn ashtu edhe ndjenjat e njeriut pėrpara kėsaj natyre. Bukuria e fushave, qetėsia mėngjesore, drujtė e gjethuem, me njė fjalė mbarė natyra ėshtė diēka qė qetėson "dhimbjet e shpirtit t'varruem" tė poetit.
    Poezia "Nė mėngjes" ėshtė njė shembull qė dėshmon se si poezia shqiptare nėpėrmjet poetėve tė ndryshėm tė kohės (Migjeni, Mekuli etj.) vjen duke u bėrė pėrherė dhe mė metaforike (d.m.th. metafora bėhet figura qendrore e saj). Kjo praktikė u pėrgjithėsua mė pas me Martin Camaj-n, Ismail Kadare-nė dhe Din Mehmeti-n.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  17. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vdekja e Ditės

    Dielli n'perėndim
    N'zjarrin flakrues
    U dogj…

    Dhe ēdo gja u trand,
    u pikllue
    n'vaj pėr tė.

    N'arkivolin e heshtjeve t'muzgut,
    n'dhimbje bonjake
    sonte,

    i dashtuni, i yni,
    me lot t'pastėr
    u vajtue:

    Psherėtima e gjethit t'barit
    dhe d'nesa e prajshme e erės
    me pikllim zemrėn e poq…

    Dielli sonte
    n'zjarrin flakrues
    u dogj.


    ------------------------------------------------------ Koment
    Ndjenja e trishtimit pėrshkon kėto vargje qė na japin njė pikturė plot ngjyra tė gjalla tė perėndimit tė diellit. Ashtu siē ndodh me tė gjitha peisazhet e paraqitur nga artistėt, nė qendėr, nė tė vėrtetė nuk ėshtė natyra, por vetė uni i artistit qė sheh e vlerėson kėtė natyrė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  19. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Esad Mekuli
    e di qe e ka pas shkrue nje poezi qe titullohet :
    Tito ( perpara ne fitore )
    ma von e kenduar nga rock grupi MAK

  20. #11
    MALLI PĖR T'PAMBĖRRIJTSHĖMEN

    Rźtė luejnė n'naltėsķn, si qingjat n'kodrina,
    Ndėrsa malli pėr t'pambėrrijtshmen ndryhet n'mue:
    Dėshirojsha mu kapė n'vallen e reve kuqle
    E me fluture nė t'shkėqyeshmet naltėsina
    Me gėzimin e kėngės baritore...
    E kur hana e luginave ia beh n'shpejti
    Dhe toka natėn n'dishrim thėrret,
    Si rrezet e argjendta mbi kallķ-
    Tė shkoj
    E t'vizitoj
    Skajet e dhimbjes e vendet ku pashė ankthet.

    Vaj! Me u kapė n'vallen e rźve nkuqlime
    Zemra me t'dhanun do t'mė dėshironte
    Qė rinija t'gėrthet i herė mā me gėzime
    Dhe mall i zemrės s'vuajtun t'gufonte.
    -Por, pse zemra tingėllon pėrmallshėm
    si zā drithėrim
    dhe droja kaplon thellė zemrėn e shpirtin tim?!
    Kur dėshiroj aq rźtė mbi qytet me i soditė,
    Derisa malli pėr t'pambėrrijtshmen, m'kap, m'shafit.

    (1934)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  22. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    esat mekuli ka qen jo vetem shkrimtar por dhe njeri i kulturuar shum.

    mungojn ne kosov dhe kan munguar ne fakt njerzit e ditur te llojit esat mekuli apo zekiria rexha..

    injoranca ka ber kerdine ne kosove.. dhe e ben akoma.. bile me fuqishem..
    deri dhe akademik u ben ca hajvane te pa gdhendur..

    pra vlera e mekulit nuk jan thjesht ca poezi..por vet jeta e tije e perditshme qe ka rrezatuar kulture dituri e qe prej tij kan mesuar shum e shum te tjere..

    sot kosova eshte e mbushur.. me horra hajna te pagdhendur e lahpero-biznesmena- kriminele polpotiste me armani e plehra 700 ftyrshe e medioker fallco krejt..shtaze me mercedesa e villa 4 katshe ne prishtin e hotel bordela ne pllazha te shqipris..

    ..


    i paharruar qoft esat mekuli.. fehmi agani etjetj..



    .

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

  24. #13
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    ESAT MEKULI

    POPULLIT TIM

    Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
    qė me kėng tė trimnoj, me fjalen tėnde tė ndrydhun
    tė ngrej fuqitė prej gjumit...
    Kėndova (dhe kur m’ishte ndalue)
    se liria do tė vinte edhe pėr ty, tė pėrbuzun.

    Kėndova mbi ditėt fatlume qė do tė lindshin, pa dhun,
    n’agimin e lirisė pėr ty me popujt kėtu e ngjeti,
    mbi forc tė bashkimit mbarė:
    mbi vrullin tand tė mėshehun
    -unė, biri yt dhe-poeti.

    Po! N’errsinėn e shtypjes sė randė sa shkambi,
    ndėgjova thirrjet qė tė bana me dal n’dritė-
    pse pėr liri-me tjerė
    ke dhanė dhe ti
    djers e gjak si etnit.

    Kam dhanė, i dashtun...Dhe sot, nė liri-
    kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
    pranga mbeti,
    me ty kėndoj mbi fuqinė e ngjadhun nėn yllin qė na pri’
    -unė, biri yt besnik dhe-poeti.

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar busavata pėr postimin:

    bili99 (17-12-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Poezi nga Gezim Mekuli.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 12:42
  3. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  5. Mbi Esat Mekulin
    Nga Albanino nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-12-2002, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •