Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Proze nga Elvira Dones

    marre nga romani"Dashuri e huaj"

    "... Mė ke dashur, e di. Sipas metrit tėnd tė dashurisė, me pikatoren gjithmonė pėrqendruar qė tė numėronte rreptėsisht piklat e dashurisė qė mė dhuroje, mė falje, mė... cili ėshtė varianti i saktė i asaj qė kam ndėr mend nė shqip? Mė vjen fjala nė gjuhė tė tjera, por jo nė shqip. U shpėrndamė nėpėr botė ne shqiptarėt, zogj marrucė e tė pėrhumbur me pendėt qė na kullojnė gjak... Mė ke dashur, jam e sigurt pėr kėtė, ndonėse kjo nuk tė pengonte tė lije mendjen edhe pėr tė tjera gra dhe kėtė tė ma pohoje pa pikė mėshire. Dashuria pėr mua nuk tė pengonte tė mė fyeje e lėndoje shpeshherė me mospėrfillje apo pėrbuzje ndaj emotivitetit tim tė marrė...
    Plogėshtia po mbaron... po ēan drejt sipėrfaqes njė nga karakteristikat qė na ka marrė mė shumė nė qafė ne ballkanasve, krenaria e pakufi, krenaria kaq pak e menēur. Por tani kam nevojė pėr tė, edhe pse e di qė kjo e famshme krenari ėshtė mė shumė fodullėk prej budallai, qė ne e nxjerrim nga xhepi sa herė nuk jemi tė zotėt tė zgjidhim problemet tona. Pra mirėseardhtė krenaria kokėfortė absurde e gjithpushtetshme e sėmurė shkatėrruese miope e paarsyeshme. Kam aq shumė nevojė pėr njė ndjenjė tė tillė vullkanike..."

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Lule te gabuara(Elvira Dones)

    Kėtė herė u bashkuan tė gjithė, viktima e padronė. Kush pėrdori duart, kush kėpucėt, thasėt e sapozbrazur tė plehrave, copra karrigesh tė thyera, dhe ia ndezėn kurrizin paq shoferit.
    Kur mbėrriti policia, Ahmet Lamaj dergjej pėrtokė, mes njė harte gjaku e kockash tė bluara. Dy mace vėrtiteshin rrotull burrit pa e pėrfillur, ishin aty pėr hesap tė tyre, po i merrnin erė shoshoqit para se tė kapėrtheheshin, ē' punė kishin me njerėzorin qė dergjej nė tokė?
    Katėr veturat me pesė kurvat brenda ishin zhdukur nėpėr pranverėn e zhurmshme, midis diellit qė mė nė fund kish dalė tė ngrohte ca, horri, edhe ai. Veturat shkarkuan gratė para barakės ku banonin.
    “Herė tjetėr na shkoftė mė mbarė.”
    Pėrshėndetėn meshkujt me tallje. Ashtu, mėrmėriti zėzvarritur Ekstaza dhe vėshtroi kėmbėt e saj hollivudiane.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472

    Elvira Dones

    15 shtator, paradite


    Perėndi ku je? Do kesh humbur rrugėn si unė edhe ti. Sot bie shi. Tė pėrfytyroj atje lart, sipėr reve, ku dielli mbretėron pėrjetėsisht, pa ditur si ta gjesh rrugėn. Duhet tė jetė turbullirė edhe nga ato anė: pa semaforė, pa fishkėllima policėsh, pa tabela qė trgojnė drejtimin. Ndaj je humbur.

    Bie shi, por i shurdhėt, pa erė e pa rropullimė. Sikur tė kėtė frikė tė bjerė. Sot mamaja ka ditėlindjen. Mezi arrita tė shqis lejen qė tė mos dal nė rrugė, tė paktėn pėr sot. Nuk mund tė fėlliqesha, sot, duke menduar time ėmė qė ndėrkohė mė mendon e lutet pėr mua, ndėrsa unė...

    Babi sot do gatuajė pėr mamin. Ajo do kundėrshtojė, do ndihet ngushtė. Mos mė llasto kėshtu, do i thotė, c'kuptim kanė nė moshėn tonė ditėlindjet? Por ajo ėshtė vetėm dyzet e gjashtė vjece dhe ai do ndezė njė qiri kur tė shtrohen nė tryezė. Do ndezė njė qiri e do bėjnė njė kryq, edhe pse s'janė tė ktishterė, gjė qė s'ka fare rėndėsi.

    Mė vonė do hyjnė nė njė xhami e do falėn e, mė pas, do hyjnė nė njė kishė ku do ndezin njė tjetėr qiri. ndoshta po e bėjnė tani, nė kėtė cast qė unė po shkruaj nė ditar? Kur tė dalin nė rrugė do kapen fort pėr krahu. Nuk do flasin, do pėrshkojnė rrugėt shtrėnguar fort mbas shoshoqit e do ecin ashtu.

    Kam gjumė, por nuk dua tė fle. Kjo ėshtė njė ditė e pastėr. Sot askush nuk do ta fėlliqė trupin tim, ndaj dua ta shijoj deri nė fund kėtė ndjėsi.

    Ai se nga ėshtė syrgjynosur. Mė kishte lėnė njė shėnim kėtu nė kuzhinė, por unė e hodha nė plehrat pa e lexuar. Vura re qė ka ngrėnė, ka pirė kafenė dhe ka larė pjatėn, gotėn dhe filxhanin. Kohėt e fundit e bėn shpesh kėtė, i shėrben vetės nė mėnyrė qė mbi mua tė bien sa mė pak punė shtėpie. Do qė unė ta fal pėr kaq pak? Me kaq pak i rreket mendja tė mė gėnjejė. Le ta bėjė. Kot e ka. Źshtė tepėr vonė tani qė tė mė zbusė.

    Sot fjalėt nuk mė vijnė pėr kiamet. Kėshtu qė po e mbyll.

    Harrava ta shkruaj: njėrės nga vajzave i thyen njė krah nga tė rrahurat. Nuk di c'kishte bėrė qė e katandisėn kėshtu. E kanė mbyllur gjėkund nė ndonjė nga qendrat e shumta tė torturave vetėm me bukė e ujė. Natyrisht qė nuk na lejuan ta cojmė nė spital.

    C'tė kishte bėrė vallė kaq tė tmerrshme ajo fatzezė? Ndoshta ka fshehur ndoca para nga ata qė i kanė dhėnė klientėt? E vramė mendjen shumė rreth shkakut, pyetėm edhe shoqen e vet tė ngushtė, por mister, askush nuk di gjė me saktėsi. Le qė se mos duhet njė shkak i vėrtetė pėr tė na kthyer nė leopardė. Ata na rrahin pėr gjymtėsinė e tyre, hakmirren mbi ne pėr shpirtrat e tyre tė gjymtuar. Nuk kanė njė perėndi nė mendje, prandaj e kanė zėvendėsuar kėtė me paranė.

    Njė ditė, kur ia shpreha kėtė mendim tė koklavitur Suelės, ajo mė kundėrshtoi. Pse, burrat e kėtushėm qė janė lindur e rritur me mendimin e njė prej perėndive mė tė fuqishme tė botės, a nuk luajnė edhe ata me mishrat tanė? S'ėshtė faji i mungesės sė perėndisė nė shpirtrat e tyre. Źshtė dicka tjetėr, dicka qė ne nuk mund ta shpjegojmė. Ndoshta tė gjithė burrat janė kėshtu, mė tha Suela, tė gjithė burrat janė njėlloj.

    Po babai im nuk ėshtė kėshtu. As babai i Suelės nuk ėshtė kėshtu. Ata kanė nė zemėr zotin e mirėsisė. Babai i Sorajės gjithashtu. Ku e gjen gjithė kėtė egėrsi kjo bandė putanierėsh, atėherė?
    Unė nuk do i besoj kurrė njė burri nė jetėn time, u betua Suela.
    Je e sigurt, e pyeta gjithė mė e shqetėsuar se nė fillim tė asaj bisede.
    Pse, ti do t'i besoje njė burri mė?
    Unė jo, unė kurrė. As unė, mė tha sonaja si e lehtėsuar.

    Atė ditė ky betim na bėri tė ndiheshim mė mirė. Mbaj mend qė u pėrqafuam fort. Sjell ndėr mend si ishte ai pėrqafim, aromėn e tij dhe ngjyrėn e ngrohtė. Mbas pėrqafimit na u duk sikur zemra nuk na e mbante dot gjithė kėtė lumturi tė papritur, kėshtu qė u kthyem nė ankthin e mėparshėm. C'farė tė kishte bėrė kaq tė rėndė ajo vajzė fatzezė?

    Ti mund ta marrėsh vesh, mė thanė shoqėt e grupit, ti jeton me Atė, po tė duash ta pyesėsh ai me siguri ta thotė. Por ta pyes do tė thotė qė t'i flas. E unė kėtė kėnaqėsi s'dua t'ia jap. Njė krah i thyer mė shumė a njė mė pak, c'ndryshim bėn?

    Kohėt e fundit kanė sjellė nė Atjelart edhe njė qyqare me njė djalė tė vogėl. S'e kam parė ende nė fytyrė, por mė thanė qė ėshtė kėtu prej njė muaji e askush s'di ku fshehin. Thonė qė s'di tė shkruajė as emrin e saj.

    Kanė sjellė mish tė ri, nga tė katėr anėt e Atjeposhtit, dhe thonė qė po i stėrvisin. Njėri nga bosėt na tha se pas njė jave do kemi pėrforcime dhe se disa nga ne, ato qė fitojnė pak, do i cojnė nė njė zonė mė tė largėt...

    kot fare edhe unė. Kisha vendosur tė mos mendoja pėr kėto gjėra sot, qė ėshtė njė ditė e pastėr, dhe ja ku i cova prapėseprapė nė mendje kėto trishtime. Po e mbyll, para se tė shkruaj gjėra edhe mė tė nxira. Radhės tjetėr do shkruaj pėr ndodhi tė mira. Pėr kokėn e mamit qė do e bėj.

    ( fragment nga romani "Yjet nuk vishen kėshtu" - ELVIRA DONES )

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    "....Ishte njė ditė pėr t'u harruar qė kurrė nuk do tė mund tė harronte. Ishte njė ditė qė i kishte vėnė njė vulė mbi shpirt. Qė i shtrėnguar tė kujtonte. qė i detyruar tė pėrballonte vetminė si njė gladiator pa arenė e pa luanė pėr tė sfiduar.
    Dhe qau. qau pėr vetminė." (fragment nga "Ditė e bardhė e fyer")

    "Tė nesėrmen e ditės qė pashė fotografitė e Aurorės kufomė pranova tė bėja prostitutėn. e tė vdisja, pareshtur, nga ajo ditė.
    Mos tė qeshtė mė buza e mos kujtofsh mė as emrin tėnd, o vrasės. lus qė tė tė shplahet kujtesa nė valėt e kėtij deti. se sikur kėshtu tė mos ndodhė, sikur tė sjellėsh nė mend atė qė bėre, si do tė ta gėlltisė shpirti lebetinė? Tė dua aq sa tė vdes pėr ty, mė thoshe dikur. Por ti je gjallė, e unė nuk mund tė tė pėshtyj nė fytyrė.
    Deti na e bėn rrugėn vaj. Mua dhe babait e kėtij trageti tė shkretė. Kurrė s'do tė shpikin dot njė autostradė mė tė ėmbėl se deti...." (fragment nga "Yjet nuk vishen kėshtu")


    ELVIRA DONES ka botuar:

    * "Dashuri e huaj", roman, Cabej, Tiranė 1997
    (Botuar nė italisht me titullin SENZA BAGAGLI, Besa, Lecce 1998)

    * "Kardigan", roman, Cabej, Tiranė 1998

    * "Lule tė gabuara", tregime, Onufri, tiranė 1999

    * "Yjet nuk vishen kėshtu", (Trilogjia e dhimbjes I), roman, Sejko, Elbasan 2000
    (Botuar nė italisht me titullin SOLE BRUCIATO, Feltrinelli, Milano 2001

    * "Ditė e bardhė e fyer", (Trilogjia e dhembjes II), roman, Sejko, Elbasan 2001

    * "I love Tom Hanks", trgime, Sejko, Elbasan 2002

    ____________________________


    Tė tjerėt pėr Elvira Dones:

    "Mė kėtė libėr (e ka fjalėn pėr YJET NUK VISHEN KŹSHTU-v.ime) Dones arrin njė majė tė re tė karrierės sė saj letrare. Njė roman
    i pjekur qė tė ngul kthetrat dhe qė e ka bėrė autoren njė nder mė tė lexuarat pena shqiptare."
    ---------------(Robert Elsie, World Literature Today, SHBA)


    " I ngjashėm, nė disa pika, me shumė libra tė shkruar nė Itali mbi mafian, Yjet... mund tė shndėrrohet nė njė instrument tė dobishėm pėr tė kuptuar se disa dukuri mund tė shrrėnjosen vetėm duke sfiduar kulturėn e heshtjes dhe bashkėfajėsisė qė ajo krijon."
    ----------------(Alessandra Orsi, La Stampa, Itali)


    "...njė zbulim i bukur me shije njėherazi epike dhe lirike. Njė zbulim i bukur sepse hap njė dritare mbi letėrsinė e sotme shqiptare, sepse na mėson ne italianėve qė t'i shpohim fqinjėt shqiptarė me mė pak paragjykime idiote, por mbi tė gjitha sepse ėshtė njė vepėr me forcė tregimtare tė fuqishme e tė rafinuar."
    ----------------(Mario Fortunato, L'Espresso, Itali)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    leri fragmentet po ma nis librin se te vrava.
    aq me teper qe qenka me shi.
    mos me ngacmo keshtu per se largu e per sembrapshti.
    lum qe besa e zotit do te vras

    macia jote shi'dashte'se.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33

    Interviste me Elvira Dones

    Intervista / Shkrimtarja Elvira Dones tregon si e gjykon ajo letėrsinė shqipe, jetėn e saj nė Zvicėr dhe takimet me shkrimtarė tė huaj



    Elvira Dones: "Letėrsia shqipe, ende nė eksperimentim"

    --------------

    21 tetor 2003 / TN

    Elda BARDHYLI

    Pėrse shkruani? Keni dyshuar ndonjėherė nė punėn tuaj ?

    E shkruara nuk ėshtė njė ide qė lind njė ditė me t'u zgjuar, ashtu, sikur tė ishte njė trill i ēastit. E shkruara ėshtė njė forcė e brendshme, e thellė, e matur, e vjetėr sa bota. Rrėfimi ka lindur me njeriun. Shkrimtari lind shkrimtar. Pastaj, mė vonė, mėson "teknikisht" tė shkruajė. Unė kam filluar tė shkruaj nė mendje shumė, shumė mė parė se tė nisja tė shkruaja nė kartė. Tė shkruaj mė ėshtė qenėsore si ajri qė marr. Nuk mund tė bėj pa tė. Kam njė marrėdhėnie tė atillė me tė shkruarėn, sa nuk kam patur kurrė njė konflikt me tė, kurrė njė hepim, njė hije sado tė vogėl. Ėshtė si njė martesė e fortė shkėmb, me themele tė shėndosha e me rrėnjėt deri nė zemėr tė tokės. Nuk besoj se do tė ketė kurrė diēka qė tė ma lėkundė.

    Keni njė audiencė tė madhe nė qarqet letrare tė huaja, si ndiheni?

    Ndihem pa dyshim e me shumė sinqeritet, e kenaqur pėr kėtė. Tė pohoja tė kundėrtėn do tė ishte njė falsitet, jo vetėm pėr mua, por pėr ēdo shkrimtar. Nuk besoj se ka ndonjė syresh, por edhe artist tė ēdo forme tjetėr shprehėse, i cili do tė mbetej indiferent para suksesit.

    Ē'vepra apo ē'autorė kanė ndikuar nė formimin tuaj si shkrimtare?

    Do te dilte njė pėrgjigje tepėr e gjatė. E pėrpos kėsaj, e kam zėt tė rreshtoj lista me tituj veprash e emra shkrimtarėsh. Nė kėso rastesh, do tė ma kish mė shumė ėnda tė kisha pėrpara njė publik me tė cilin tė shkėmbeja mbresa rreth kėtij apo atij autori klasik, apo modern. Sidoqoftė, nė formimin tim kanė ndikuar qė nga Gete e Tomas Mann, qė nga Chaucer e Naipaul, qė nga Hugo e Yourcenar, deri nė letersinė latino-amerikane e atė anglo-saksone bashkėkohore. Kam hulumtuar, e vazhdoj ta bėj kėtė me rregullsi gati maniakale, nė shumė letėrsi "tė vogla", letėrsi "marginale", letėrsi qė kanė krijuar perla tė vėrteta, por qė ndoshta kurrė nuk kanė "takuar" publikun e madh.

    A ka pse tė jetė letėrsia, feministe apo maskiliste?

    Ndoshta doni tė thoni letėrsi femėrore e mashkullore? Femėrore e feministe, nuk janė e gjėjta gjė. Ashtu si maskiliste e mashkullore, janė dy koncepte qė kanė njė dallim tė fortė mes tyre. Mė bėhet kjo pyetje nga gazetarėt shqiptarė disi shpesh kohėt e fundit, e tė them tė drejtėn, nuk e kuptoj "pėrse" nė e saj. Nė radhė tė parė, deri mė sot nuk kam lexuar ndonjė autor "maskilist", apo vepra "maskiliste". E as autorė "mashkullorė".

    Ndėrsa letėrsia feministe ka qenė njė lėvizje e fuqishme e shumė e rėndėsishme nė njė ēast tė caktuar historiko – shoqėroro - ekonomik nė Perėndim. Letėrsia feministe, pa dyshim qė mund tė ketė, madje duhet tė ketė, njė rol tė fuqishėm nė ato pjesė tė botės ku emancipimi i femrės ėshtė ende shumė, shumė pas. E kam fjalėn kėtu pėr Azinė e Afrikėn, sidomos. Por Shqipėria tashmė ėshtė nė njė tjetėr fazė, gjendet nė Evropė e thith prej saj informacion, kulturė, ndėrgjegjėsim, ndonėse gjendja e gruas lė ende pėr tė dėshiruar nė shumė pikėpamje.

    Pėrsa mė pėrket, e konsideroj letėrsinė njė, tė plotė e universale: nė qendėr tė saj ėshtė njeriu, kjo qenie kaq e vogėl dhe e mahnitshme para njė universi kompleks. Nė qendėr tė letėrsisė ėshtė jeta, vdekja, ėndrrat, zhgėnjimet, ēmenduritė, bukuritė, qoshet e errėta tė qenies njerėzore. Kėto i pėrkasin tė dy gjinive qė e popullojnė planetin. Do tė flisja ndoshta vetėm pėr "ndjeshmėri" e hollėsira femėrore, pėr veēanėsi femėrore apo mashkullore. Harrojmė vallė, qė njė pjesė tė personazheve femėrorė mė tė bukur nė thesarin letrar, janė shkruar nga pena mashkullore, dhe anasjelltas, personazhe mashkullorė tė njė peshe e thellėsie tė jashtėzakonėshme nė prozėn bashkėkohore, janė shkruar nga pena femėrore?

    "I love Tom Hanks" ėshtė njė nga librat mė tė njohur, ku ju shfaqeni me njė formė tjetėr.
    Jam shfaqur prej kohėsh me gjininė e tregimit, "I love Tom Hanks" ėshtė i dyti vėllim me tregime qė kam shkruar. I pari i pėrket disa viteve tė shkuar e titullohet "Lule tė gabuara". E konsideroj tregimin njė gjini tė vyer, njė ushtrim stili tė mrekullueshėm e ekzigjent, ku nevoja e barazpeshimi tė ritmit rrėfyes dhe personazheve, ėshtė nė vetvete aq e rreptė, sa nuk tė "fal" asnjė tepri apo mosvėmendje, asnjė shkapėrderdhje.

    Kush ėshtė "Tom Hanks"?

    Le tė themi qė "Tom Hanks" ėshtė ėndrra qė Shqipėria ushqente dikur pėr Perėndimin e pėr lirinė qė ky i fundit pėrfaqėsonte. Personazhi i hamallit nė tregimin "I love Tom Hanks", po ia lejoj vetes kėtu tė marr hua nga Pirandello: njė, askush e njėqindmijė, ėshtė njė nga tė shumtėt njerėz qė u shtrydhėn, u copėzuan, u asgjėsuan psiqikisht e fizikisht nga diktatura.

    Tom Hanks, apo mė saktė fotografia e tij me ngjyra nė njė revistė kinemaje, ėshtė pėrfaqėsues i sė shkuarės fare tė afėrt tė Shqipėrisė, dėshmitar i njėres prej faqeve mė tė dhimbshme e mė tė heshtura tė saj. Hamalli nė atė tregim ėshtė njė personazh qė kam dashur e respektuar shumė, e qė vazhdon tė mė dhimbset pėrbrenda, pikėrisht pėr atė qė pėrfaqėson.

    Cilat janė marrėdhėniet tuaja me letėrsinė shqipe? Si e shihni atė?

    E shoh letėrsinė shqiptare nė lėvizje, nė eksperimentim, nė rritje, me shumė rrugė ende pėr tė bėrė, por ėshtė njė letėrsi e gjallė. Vendi ynė ėshtė pėr shkrimtarin njė terren i larmishėm, i pasur, plot kontraste e dinamizėm. Marrėdhėniet e mia me letėrsinė shqipe janė tė lumtura. Shkruaj nė shqip. Lexoj nė shqip shumė gjėra qė botohen. Shpesh pėr kėnaqėsi, por edhe pėr t'u mbajtur nė dijeni rreth botimeve tė reja. Si mund tė jetė ndryshe njė marrėdhėnie e sėmurė? Ka vend pėr tė gjithė nė kėtė botė. E si rrjedhojė, edhe nė letėrsi. Siē thoshte njė nga mė tė mėdhenjtė shkrimtarė bashkėkohorė amerikanė, qė aq shumė kam dashur e vlerėsuar: "Ka fjalė tė mjaftueshme pėr tė gjithė ne. Le t'i shkruajmė!"

    Keni miq?

    Natyrisht. Njeriu ėshtė qenie shoqėrore. Kam miq, po. Miq pėr kokė, tė paktė nė numėr, sasinė nuk e kam konsideruar kurrė cilėsi. Miqtė e mi janė njerėz qė s'para bėrtasin e as rrahin gjoksin, nga ata qė kur i takon nė jetė ndihesh menjėherė i pasuruar. Jam krenare pėr ta, e njėkohėsisht u jam mirėnjohėse pėr atė qė mė japin: miqėsinė e tyre tė kulluar.

    Ka lidhje Elvira Dones me shkrimtarė tė huaj tė njohur?

    Kam takuar e takoj mjaft syresh nėpėr festivalet, panairet e aktivitetet e shumta letrare nėpėr Evropė. Ėshtė e natyrshme, normale.

    Keni filluar tė shkruani edhe skenare?

    Kam shkruar disa skenarė. Njėri prej tyre do tė fillojė tė xhirohet, besoj pas fare pak kohe. Bazohet mbi romanin tim "Yjet nuk vishen kėshtu". Aktorėt do tė jenė shqiptarė, pjesa dėrrmuese, regjisori gjithashtu: bėhet fjalė pėr regjisorin Fatmir Koēi. Produksioni ėshtė ndėrkombėtar. Gjithēka ėshtė thuajse nė pėrfundim e sipėr, pėrsa i pėrket procesit shkrues. Njė tjetėr skenar i imi realizohet gjysmėn e dytė tė vitit qė vjen, mes Zvicres e Francės. Ėshtė njė projekt delikat, mbi tė cilin mė duhet tė punoj ende, sapo te gjej pak kohė.

    Cili ėshtė, sipas jush, problemi mė i madh qė ka letėrsia sot? Po kultura, nė pėrgjithėsi?

    Kjo ėshtė njė pyetje qė do tė vlente njė shkrim tė gjithin mė vete, pasi kėshtu rrezikohet tė thuhen gjėrat perciptas e tė cunguara. Kultura sot vuan nga komercializimi, nga cektėsia, nga zbrazėtia. Pushteti i gjithfuqishėm i konsumit e konsumizmit, konsorciumet dhe konglomeratet financiare, kultura e sė pėrkohshmes, kalimtares, po e vret kulturėn e mirėfilltė, po e shtrėngon nė njė qoshe, po ia merr frymėn. Kultura, sa mė shumė e shkon koha po kthehet nė njė vlerė elitare pėr pak njerėz kokėfortė me mendje tė ndriēuar. Pjesa tjetėr bluan vetėm kulturė "trash". Kjo vlen dhe pėr letėrsinė. Mėkat. Njė mėkat shumė i madh. Shpresoj shumė qė Perėndimi tė dijė tė "tėrheqė frenin" e tė verė sėrish nė vend disa vlera qė duhet tė mbeten pėrjetėsisht tė shenjta.

    Cila ėshtė jeta e Elvires ne Zvicer, si ndiheni si shqiptare?

    Ėshtė njė jetė normale: me familjen time, me dy fėmijėt e tim shoq. Familja ėshtė porti im, pika mė e vyer dhe mė e paprekshme. Pastaj, vetėm mė pas, vijnė tė tjerat. Vjen shumė punė. Shumė udhėtime. Njė jetė interesante pėr tė cilen ndihem fatlume. Si shqiptare ndihem shumė mirė nė Zvicėr e gjetkė. Sepse jam shkrimtarja, si rrjedhojė jam e respektuar, me njė peshė e realizim vetjak e shoqėror. Por nuk ėshtė kėshtu pėr gjithė shqiptarėt, gjė qė ju e dini fare mirė. Ėshtė e natyrshme qė njė shkrimtar i njohur tė respektohet pėr atė qė ėshtė. Por shumė shqiptarė "njollosen", thjesht sepse janė shqiptarė, pavarėsisht se janė njerėz tė ndershėm. Paragjykimi ėshtė tejet kokėfort e nuk vdes lehtė.

    Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 21 tetor 2003 , z. Ēerēiz Loloēi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 15-09-2006 mė 10:45
    shifi punen e jo gunen

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pa fjale te gjata e pa detaje, thjesht nje mendim te pergjigthshem.
    Duke e repsktuar e duke e uruar shkrimtaren tone per suksesin, pasi lexova dy libra te saj me nje uri kurioziteti e nje uri te kahershme per femren ne letersine shqipe, nuk u ndava e ngopur.
    (fjalet dhe opinjonet e lajmet per te ishin me te fryra se sa puna qe kish bere vete Dones.)
    ...Me la per te deshiruar.Dhe bindja se shumica e atyre qe merren me krijimtari para se te krijojne , i nenshtrohen lumturise se blere me bindje fillikate se duan te behen te sukseshem.Dhe rrukulliset ndonje here deshira andej nga rrokulliset guri i fatit te fames.
    me habit nje gje. Si nuk gjeta nje shkrimtare qe ka frike nga fama? Te paturit frikenga fama, per mua ka kuptim me te gjere se gjithe vepra e dones, qe nuk me duket ndonje art , me shume se sa me duket rrefime pothuaj gazetareske.
    Eshte edhe nje shkrimtare e madhe amrikane qe une nuk e dua aspak , pervec se shkruan ndodhi. Daniel Still.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ah po harrova nje gje.
    Un e lexova Dones, duke me djelgur malli per Kadarene.
    ... Pra shume larg Kadarese, per te cilin po kerkoj nje rival!
    Ne thenethashat e gazetave , mu duk se e gjeta.U gezova!
    Pastaj ... u deshperova serish. E dhimbshme te te thone qe je ajo qe nuk je ende.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Elvira Dones

    Inervistė ekskluzive me shkrimtaren, skenaristen, gazetaren Elvira Dones

    “…kur nė kopėsht mė patėn pyetur dikur se me ēfarė do merresh, siē bėjnė pyetje edukatoret ēfarė do bėhesh kur tė rritesh, njėri thoshte murator, tjetri inxhinjer e unė thash do bėhem shkrimtare, dhe, isha katėr vjeē e gjysmė…”

    Elvira Dones u lind nė Durrės nė vitin 1960. Ka diplomuar nė Letėrsi Shqipe dhe Letėrsi Angleze nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon nė Zvicėr.
    Blue sky : Zonja Dones mirė se erdhėt nė emisionin “Gra tė Shquara”

    Elvira Dones : Mirė se ju gjeta dhe falėmnderit !

    Blue sky : Znj.Dones jam kurreshtare tė di pse vendosėt tė merreni me letėrsi ?

    Elvira Dones : Ėshtė pyetja mė e thjeshtė dhe mė e ndėrlikuar nė tė njejtėn kohė. E kam pasė gjithmonė nė mend qė kur kam qenė fėmijė ! Kur nė kopėsht mė patėn pyetur dikur se me ēfarė do merresh, siē bėjnė pyetje edukatoret; ēfarė do bėhesh kur tė rritesh, njėri thoshte murator, tjetri inxhinjer e unė thash do bėhem shkrimtare, dhe, isha katėr vjeē e gjysmė ! Natyrisht, edukatorja ime qeshi, qeshėn edhe prindėrit e mi kur e mėsuan atėherė. Kėshtu qė, si t’ju them, ka lindur me mua, nė njė farė mėnyre, kam pritur vetėm ēastin e duhur kur tė ndihesha aq e pjekur dhe aq e pėrgatitur pėr tė shkruar.

    Blue sky : Kosova ka filluar vonė t’ ju zbulojė, pse ?

    Elvira Dones : Eh, ndoshta edhe faji i shpėrndarjės sė librave. Gjėra teknike tė cilat nuk janė tė lidhura me mua personalisht. Nuk di si t’ ju pėrgjigjem mė sakt se kaq nė kėtė pyetje.

    Blue sky : E keni vizituar Prishtinėn ?

    Elvira Dones : Po, unė kam ardhur nė Prishtinė pėrpara dy vjetėsh e ftuar nga njė shoqatė e gruas. Kam bėrė dy takime letrare lidhur me librin tim “Yjet nuk vishen kėshtu”. Qėndrimi im ishte vetėm prej 5 ditėsh, nuk ishte njė qėndrim i gjatė. Me kėnaqėsi do tė vija tė qėndroja nė njė periudhė mė tė gjatė dhe tė ulesha e tė njihesha mė mirė me vendin duke e prekur me dorė, nė njėfarė mėnyre, sepse e azhornuar me problemet e Prishtinės, si ato tė Kosovės, si ato tė Shqipėrisė, mbahem pėrditė por ėshtė ndryshe kur qėndron njeriu mė gjatė. Kjo varet gjithmonė edhe nga arėsyet e punės edhe tė kohės, varet edhe nga koha qė ėshtė nė dispozicion. Por kam ardhur po nė Prishtinė menjėherė pas luftės, kishte pak muaj qė kishte mbaruar lufta.



    Blue sky : Nė Shqipėri e keni pasė tė vėshtirė ta kaloni orbitėn e anonimitetit?

    Elvira Dones : Nė Shqipėri unė e kam pasė jashtėzakonisht tė lehtė, me ju thėnė tė drejtėn, sepse unė kam filluar tė shkruaj prozė qė kur] dhe tė botoj nė Shqipėri, pasi kisha ikur nga Shqipėria ! Kėshtu qė u botua romani i parė “Dashuri e huaj” dhe duke qenė njė roman autobiografik i cili pėrshkruante edhe ēastin e ikjes time nga Shqipėria, duke qenė unė atėherė pėrpara ikjes nėn diktaturė, njė personazh i njohur nėpėrmjet ekranit tė televizionit, sepse jepja emisione nė television, nė njėfarė mėnyre kurreshtja e njė lloj thashethėmėje, i solli njerėzit ta merrnin e ta lexonin librin ! Ndoshta edhe titulli asokohe ishte akoma njė risi pėr Shqipėrinė “Dashuri e huaj” ! Ēfarė donte tė thoshte ky titull ēartėsisht !? Gjithashtu, emri i autores ua sillte nė mendje atyre skandalin e madh tė njė njeriu, tė njė gruaje, qė iku nga Shqipėria nė vitin 1988, kur Shqiperia ishte akoma e mbyllur. Dhe, qė atėherė librat e tjerė, nė njėfarė mėnyre, kanė shitur vetveten ! Ju e dini, gjithmonė lexuesi e ka mė tė lehtė tė lexojė librin e atij tė cilit i ka lexuar njė libėr tjetėr. Ndihet, nė njė farė mėnyre, mė i sigurt ndaj kėsaj gjėje. Por ajo qė unė mund tė shquaj nga gjithė kjo vazhdė librash tė botuara dhe tė ecura me sukses nė tregun shqiptar dhe nė lexuesin shqiptar. do tė veēoja “Yjet nuk vishen kėshtu”!

    Blue sky : Pse, ēka e bėn tė veēantė ?

    Elvira Dones : Ėshtė libri mė i vėshtirė, pėr mua si grua dhe si shkrimtare, pėr ta shkruar dhe ka qenė natyrisht libri me njė realitet tepėr tė ashpėr tė cilin shqiptarėt vet, e kam fjalėn pėr shqiptarėt brenda Shqipėrisė sė atėhershme, sepse problemi i prostitucionit dhe shfrytezimit tė njeriut doli nė atė moment dhe u hap, shpėrtheu si njė falangė e madhe nė Shqipėri. Shqiptarėt vet ishin tė papėrgatitur pėr atė lloj dhimbjeje qė dilte nga Shqipėria, pėr aq shumė tė keqe qė dilte nga Shipėria. Kėshtu qė unė u mundova shumė kohė tek mblidhja materialin pėr atė libėr. Mu desh tė bėja njė vit e gjysmė hulumtim tė thellė dhe skrupuloz pėr tė qenė unė vet e bindur nė vėrtetėsinė e asaj qė po shkruaja, deri nė hollesinė mė tė vogėl, sepse ishte larg prej meje, ēfarėdolloj qėllimi qė tė bėja, skandalizėm apo tė bėja senzacion ! Por, natyrisht pas mbarimit tė shkruarjes sė librit i erdhi momenti i botimit ! I druhesha pėrballjes me lexuesin me njė temė kaq tė dhimbshme dhe kaq tė fortė sepse sidoqofė, Shqipėria po kalonte njė moment tepėr tė vėshtirė dhe dramatik.

    Blue sky : Kur jemi te “Yjet nuk vishen kėshtu” unė atė e kam kuptuar si njė akuzė, tėrheqje vėmendje dhe thirrje pėr ndihmė. Keni akuzuar nė tė njejtėn kohė Shqipėrinė dhe Italinė pėr indiferencėn e tyre, ėshtė kėshtu ?



    Elvira Dones : Unė kam akuzuar mė shumė tė keqėn dhe jam munduar ta pėrshkruaj. Ai libėr ka disa shtresa si ēfarėdolloj libri tjetėr, si ēfarėdo vepre artistike ! Ka disa pikėvėshtrime dhe varet tash cili ėshtė pikėvėshtrimi qė merr ēdo person i cili merr librin nė dorė pėr ta lexuar. Po, ėshtė njė libėr mbi tė keqen. Ėshtė njė libėr mbi tradhėtimin e ndjenjave tė shqiptarėve nėpėr rrugėt e Evropės. Ėshtė njė libėr nė tė cilin unė nuk doja tė akuzoja, por doja tė kuptoja edhe unė vetė, se si po ndodhte gjithė kjo e keqe e madhe. Kėshtu qė, duke e mbledhur materialin, pashė qė mėnyra mė e mirė pėr ta shkruar ishte pikėrisht qė tė ishte si njė bombė, njė e keqe e pėrshkruar pa dorėza, njė e keqe qė doli vėrtet nga Shqipėria, nga 50 vjet mbyllje, nga 50 vjet varfėri, nga 50 vjet tė ndjenjave tė mbyllura nė njė sirtar tė ndrytur dhe tė cilat ne shqiptarėt nuk kishim mundėsi t’i realizonim ! Pastaj natyrisht, kur e pėrshkruan tė keqen, nė njė farė mėnyre, ke dhe mundėsi ta shikosh pėrballė nė sy dhe tė mundohesh pastaj pak e nga pak tė fillosh ta korrigjosh apo ta mbash nėn fre ! Qėllimi i librit ishte mė shumė njė lloj pėrshkrimi, pėr mua vet dhe pėr tokėn time, tė asaj dhimbjeje qė toka ime kish kaluar dhe po kalonte nė atė moment.



    Blue sky : Janė pikėrisht vitet ‘90-tė qė ju kanė lėnė shumė gjurmė si duket juve dhe kjo sikur ju dhemb mė shumė ! E shprehni kėtė edhe nėpėr librat e tjerė, romanet, tregimet etj.?

    Elvira Dones : Vitet ‘90 kanė qenė pėr gjithė shqiptarinė, pėr shqiptarinė nė tė dy anėt e kufirit, vite tė dhimbshme ! Jo sepse vitet tjera nuk kanė qenė tė dhimbshme, krejt e kundėrta, por kėto vitet e transfotrmimit tė madh kanė qenė si njė rrėmet i llahtarshėm pėr Shqipėrinė. Dhe unė, duke qenė jasht Shqipėrisė, duke shkuar thjesht si vizitore, ose si hulumtuese, ose si gazetare, sepse ndėrkohė punės sime si shkrimtare i kam vėnė nė krah punėn e gazetarisė, u bėnė vite tashmė, dhe duke mbajtė kontakte tė rregullta me miqtė e mi, jo vetėm nė Shqipėri po edhe me miqtė dhe shoqet e mia nė Kosovė, mė interesonte shumė ta pėrshkruaja kėtė periudhė transformimi. Mė pėlqente shumė ta shikoja edhe me syrin e dikujt qė e njeh mirė atė botė, por nė tė njejtėn kohė duke qenė kėtu jasht arrinė tė krijosh njė lloj shkeputje aq tė shėndetshme sa qė mund tė duhet pėr tė pėrshkruar pastaj faktet, sepse nganjėherė kur njeriu ėshtė brenda nė vorbullėn e ngjarjeve e ka me tė vėshtirė t’i shikojė me njė lloj qartėsie mendore mė tė madhe.



    Blue sky : Tashmė keni profilin tuaj “Alla Dones “ do thosha unė ! Ishte ky imixh krijues spontan apo i planifikuar ?

    Elvira Dones : Po njeriu nuk bėnė asgjė tė planifikuar kur ulet pėr tė shkruar dhe krijon njė stil tė vetin, ajo ėshtė mėnyra ime e tė shkruarit. Natyrisht krejtėsisht e palidhur me faktin se si do tė gjykojė pastaj publiku sepse nė radhė tė parė shkrimtari, e kotė tė bėjė njėqind e njė teorira, shkruan pėr veten e tij sepse e ka pėrbrenda vetes dhe ėshtė i lindur pėr atė punė ! Ka lindur pėr tė shkruar dhe nuk jeton dot pa tė shkruar dhe ėshtė si ajri qė merr. Pastaj pak nga pak me kalimin e viteve, me krijimin e njė pėrvoje, krijohet njė stil qartėsisht i pėrcaktuar. Nėqoftėse tashti mund tė ketė njė stil ”Alla Dones” unė jam e lumtur pėr kėtė.

    Blue sky : Dikush ka thėnė se ju jeni zėvendėsuesja e Kadaresė. Si ndiheni pėr kėtė - keni koment ?
    Elvira Dones : Ah unė i kam shumė zėt etiketat pėrgjithėsisht. Ėshtė njė etiketė qė natyrisht do tė mė bėntė njė nder shumė tė madh ! Nuk ėshtė se nuk mė bėn nder njė etiketė e tillė por i kam pak zėt etiketat pėrgjithėsisht sepse janė mėnyra mė e lehtė pėr tė krijuar shabllonet. Kadareja ėshtė natyrisht njė nga shkrimtarėt tanė mė tė rėndėsishėm dhe mė tė nderuar, dhe, ka qenė njė burim frymėzimi dhe mėsimi, njė lloj shkolle pėr tė gjithė ne, sidomos tė rinjtė shqiptarė tė asaj kohe nėn diktaturė, kur i vetmi shkrimtar qė ne e lexonim me ėndjen mė tė madhe dhe kėrkonim tė kuptonim dhe imitonim nė njė farė mėnyre ishte Kadareja. Por, duke mbaruar sė thėni kėtė ne kemi pak manire ! Ky mė i miri, ai mė i miri, vendi mė i lashtė, shkrimtari mė i madh, pėrse ? Ajo qė pėr mua ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė tė ketė pena shqiptare qė tė shkruajė ! Secila prej tyre pastaj ka tė metat e veta ! Njė shkrimtar, njė shkrimtare, mund tė shquhet pėr diēka e dikush tjetėr pėr diēka tjetėr. Qė tė shkojė njė vend pėrpara dhe faktorėt qė e bėjnė tė madhe ose tė cilsueshme njė letėrsi, ėshtė pjesėmarrja e disa penave, e shumė penave tė mira dhe tė kthjellta dhe tė thella, jo vetėm me njė ose dy pena ! Kėshtu qė, siē ju thash nė fillim, mė bėn nder kjo lloj etikete por nga ana tjetėr i kam pak zėt etiketat pikėrisht sepse krijojnė shabllone.



    Blue sky : Po tė qėndronit nė Tiranė znj.Dones, a do tė ishit kjo qė jeni sot ?

    Elvira Dones : Nuk e di ! Ėshtė pyetje shumė e bukur qė ma bėni, ma kanė bėrė edhe hera tė tjera po kishte kohė qė nuk ma bėnin mė. Jeta e njeriut gjithnjė mund tė marrė kėtė kthesė apo atė kthesė. Nuk e di se cila do tė kishte qenė Elvira Dones po tė kishte mbetur nė Shqipėri ! Di qė duke jetuar nė Zvicėr mė ka dhembur shumė ky lloj kalimi sepse ēdo emigrim ka
    dhimbjet e veta. Po nga ana tjetėr mė ka dhėnė atė lloj qetėsie, apo atė lloj rracionaliteti qė ka ajo qė quhet Midell Europe (Evropė Qėndrore), njė lloj racionaliteti qė ne shqiptarėt shpeshherė nuk e kemi. Kėshtu qė unė jam fatlume ! E quaj veten fatlume pėr faktin se jam shkrimtare shqiptare sepse ne ballkanasit dhimbjen edhe zjarrin e kemi kėtu brenda vetes, ėshtė lindur me ne. Nga ana tjetėr kemi nevojė shumė pėr kėtė racionalitet pėr barazpeshimin, pėr lėnjen e gjakut dhe tė emotivitetit njė anė, dhe analizimin e gjėrave. Nuk di si do tė kisha qenė po tė isha thjesht nė Tiranė gjithė kėto vite ! Di atė qė jam tani dhe jam e kėnaqur pėr kėtė qė jam tani ! Shpeshherė mė mungon Shqipėria dhe atėherė shkoj me vrap atje dhe thith gjithēka nga ajo qė nė ata muaj e kam mėsuar vetėm nėpėrmjet gazetave, por nuk e kam mėsuar gojarisht pėrpara njė kafeje me shoqėrinė time, nė kafetė e Tiranės .

    Blue sky : Kur largoheni nga Tirana ēfarė merrni me vete ?

    Elvira Dones : Njė copė tė Shqipėrisė gjithmonė e kam me vete ! Ah, ēfarė marr me vete ? Mbresat, kujtimet, ndoshta tema pėr tregime tė tjera pėr libra tė tjerė, dhimbje tė tjera Shqipėrie ...Sikur tė isha vetėm shkrimtare, qė shkon nėpėr kafenetė e bukura tė Tiranės, do tė mė mungonte diēka e madhe sepse miqtė e mi pjesa mė e madhe vėrtet mund tė mė japin njė material shumė tė madh pėr sa i pėrket “know how“ pėr sa i pėrket njohurisė sė asaj qė po ndodh nė vend nga ana politike, nga ana shoqėrore e kėshtu me radhe, por ėshtė puna ime si gazetare ajo qė mė jep mundėsinė qė tė shkoj nė skutat e Shqipėrisė, atje ku pasuria nuk ėshtė e madhe, aty ku varfėria vazhdon tė uluras akoma, aty ku shteti akoma mungon nė mėnyrėn mė tė plotė…Kėshtu qė marr nga Shqipėria, kur iki prj saj, lė njė pjesė tė zorrėve nė Shqipėri, por marr ama njė njohje tė madhe tė asaj qė duhet bėrė pėr Shqipėrinė.

    Blue sky : Dhe do tė vazhdoni tė jetoni edhe mė tutje jasht atdheut, ose mos ėshtė pyetje e tepėrt kjo ?
    Elvira Dones : Jo, do tė mbetem me siguri jasht atdheut, me periudha sa mė tė gjata qėndrimi nė Shqipėri. Qėndrimi im jasht atdheut ėshtė i lidhur me shkollat e fėmijėve. Djali ka lindur nė Shqipėri por tė gjitha shkollat i ka bėrė kėtu dhe ka gjithė miqėsitė e tij dhe ka tė dashurėn e tij, ėshtė i lidhur me Zvicrrėn. Ndėrsa vajza ka lindur nė Zvicėr, im shoq ėshtė zvicėrran dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė ta shkėpus familjen nė dysh, kėshtu qė mundohem tė bėjė gjithmonė ambasadorin e tė dy palėve dhe tė shkoj nė Shqipėri edhe me fėmijėt, por nuk mund t’i heq ata prej shkollės dhe prej vendit ku jetojnė.

    Blue sky : A e pėrcillni krijimtarinė nė hapsirėn shqiptare, edhe nė Kosovė sigurisht, dhe a mund tė na thoni ndonjė vlerėsim tė shkurtėr ?

    Elvira Dones : Tė autorėve shqiptarė e keni fjalėn ?

    Blue sky : Po, tė atyre shqiptarė nė Kosovė e Shqipėri

    Elvira Dones : Oh, unė jam e lidhur me veprėn e Ali Podrimjes ! Jam njė adhuruese e veprės sė zgjedhur tė Martin Camajt, natyrisht lexoj Kadarenė, natyrisht lexoj Diana Ēulin, natyrisht lexoj Bashkim Shehun, Mimoza Ahmetin, Arbėr Markon…Janė shumė autorė shqiptarė tė cilėt i mbaj nė bibliotekėn time dhe shpeshherė i shfletoj, jo vetėm pėr njė dashuri pėr gjuhėn time por edhe pėr tė ditur dhe pėr t’u mbajtur e azhurnuar se ēfarė shkruajnė kolegėt e mi dhe cili ėshtė niveli. P.sh. nga autorėt bashkėkohorė, tė rinj, me tė rinj nė moshė, vlerėsoj shumė Ridvan Dibrėn, vlerėsoj shumė Ardian Kyēykun.

    Blue sky : Kritika e huaj ju ka pritė shumė mirė, pra keni lexuesit tuaj edhe jasht Shqipėrisė ! Keni takuar ndonjėrin prej tyre ose a mbani ndonjė korrospodencė me ndonjėrin prej tyre, ēfarė thonė ata ?

    Elvira Dones : Po, shpeshherė jam nė kontakt tė rregullt me ju ! E dini, kritika shpeshherė tė kontakton pikėrisht pėr intervista ose shpeshherė pėr tė mė treguar se kanė botuar diēka nga krijimtaria ime nė gazetėn X apo nė magazin Y. Po, jam e lumtur sepse librat kanė pasė vėrtet sukses dhe kritika i ka vlerėsuar shumė dhe ky nė thelb ėshtė suksesi dhe kėnaqėsia mė e madhe e njė autori, sepse shitja ka tė bėjė me anėn komerciale por suksesi i kritikės ka tė bėjė me vlerėn e vet. Do tė isha hipokrite po tė thosha se kjo gjė nuk ma pėrkėdhel egon dhe nuk mė jep kėnaqėsi tė madhe brenda vetes. Gazetat shkruajnė here pas herė edhe nė pjesėn e Zvicrres italiane ku unė jetoj. Shpeshherė jam prezente nė shtypin e kėtushėm, jo vetėm me artikuj. Herė pas herė me editorial nė shtypin e kėtushėm dhe here pas herė edhe me artikuj qė ata shkruajnė rreth librave tė mi. Kėto kohė pastaj kanė qenė ditė pjellore dhe pėr faktin se ” Yjet nuk vishen kėshtu” do tė bėhet film. Do tė jetė njė koprodukcion midis Zvicrrės, Italisė, Francės dhe Anglisė, me njė regjisor shqiptar dhe natyrisht, pjesa mė e madhe e aktorėve do tė jenė shqiptarė. Filmi do tė xhirohet midis Shqipėrisė, Iitalisė, Francės ndoshta edhe Anglisė, varet pastaj edhe nga koproduktorėt. Shtėpia bazė e produkcionit tė filmit do tė jetė njė shtėpi zvicėrane.

    Blue sky : Po ju e thatė se shkruani edhe skenare, janė tė bazuara tė gjitha nė romanet tuaja apo ka diēka jasht tyre ?

    Elvira Dones : Jo, dy prej skenareve janė me metrazh tė gjatė dhe janė tė bazuar nė dy librat e mi, po nė ndėrkohė jam duke punuar nė njė temė origjinale qė do tė jetė edhe ai njė film artistik qė nuk ka tė bėjė apsolutisht me librat e mi, ėshtė njė temė krejt tjetėr.

    Blue sky : A ėshtė bėrė ndonjė hap mė shumė drejt hedhjes nė celluloid tė kėtyre skenareve ?

    Elvira Dones : Njėri prej kėtyre skenareve, tė cilin e kam mbaruar e dorėzuar, ėshtė nė fazė xhirimesh. Ėshtė njė prodhim i Televizionit zvicėran; njė film serial me ngjarje qė zhvillohen kryekėput mes Zvicrės e vendeve qė e rrethojnė. Titulli ėshtė "Roje kufiri". Xhirimet duhet tė mbarojnė nė muajin maj. Skenari tjetėr bazohet mbi romanin tim "Ditė e bardhė e fyer" e do jetė njė prodhim evropian, kryesisht zviceran. Ėshtė ende nė fazė punimi, pra ende nuk kam mbaruar sė shkruari skenarin...

    Blue sky : Si ėshtė puna me filmin “Yjet nuk vishen kėshtu” ? Kanė filluar xhirimet siē ėshtė pritur ?
    Elvira Dones : Jo, ende nuk kanė filluar. Proceset kinetamografike janė gjithmonė tė gjata e tejet tė ndėrlikuara pėr ēėshtje financiaro-organizative. Skenari ka mbaruar me kohė e producentėt zvicėranė e francezė merren sė bashku me pėrfundimin e marrėveshjeve me njė palė prodhuese italiane e cila i duhet filmit patjetėr pėr ekzigjenca xhirimi e mė vonė distribucioni. Nė gjysmėn e parė tė kėtij viti gjithēka do tė marrė njė udhė konkrete.

    Blue sky : Ju jeni shumė e suksesshme edhe nė gjininė e tregimit ! Ku ndiheni mė mirė, nė ē’gjini ? Unė, ta zėmė, kur lexoj tregimin tuaj kam pėrshtypjen se ndodhem nė njė teatėr !

    Elvira Dones : Unė gėzohem shumė qė tregimi akoma si gjini ecėn shumė mirė nė Shqipėri. Nuk i njoh tė dhėnat e sakta pėr Kosovėn por di qė nė Shqipėri nga ana tjetėr, sepse pėr mua Shqipėria ėshtė e gjitha njė nė kuptimin qė kemi tė njejtėn gjuhė dhe jemi i njejti popull, por duke pasur ndryshime nė distribucion, nė shpėrndarjen e librit, unė njoh mė mirė nga tė dhėnat atė qė mė ofrojnė botuesit e mi nė Shqipėri dhe e di qė akoma tregimi nė Shqipėri shitet dhe akoma tregimi iu intereson edhe brezave tė rinj pėr tė mė lexuar, dhe, kjo ėshtė njė lumturi e madhe sepse nuk ndodh e njejta gjė nė tregun italian apo nė tregun spanjoll, tė cilėt tregimin nė njėfarė mėnyre gati e kanė braktisur. Tregimi pėr mua mbetet njė gjini shumė e vyeshme sepse e vė shkrimtarin gjithmonė nė njė provė tė madhe, sepse nėqoftėse romani duke qenė i shumfaqshėm ka njė tjetėr lloj ritmi, tregimi nė njė farė mėnyre ėshtė i pamėshirshėm sepse ēdo fjalė duhet tė jetė e pėrllogaritur, nuk tė lė vend pėr shkapėrderdhje tė mėdha. Tregimi, pėr nga saktėsia dhe pėr nga skrupoloziteti i ēdo fjale, ėshtė mė pranė poezisė sesa romanit tė vėrtetė, pikėrisht pėr ritme tė ndryshme qė ka. Kėshtu qė mua mė pėlqen tregimi pikėrisht pėr kėtė lloj gjėje sepse ėshtė njė ushtrim stili, nė njėfarė mėnyre.

    Blue sky : Znj.Dones ju jeni rrebeluar, keni thyer tabutė, kjo ju bėnė tė veēantė edhe ndoshta mė tė lexuaren e kohėve tė fundit nė Shqipėri, tashti sė voni edhe nė Kosovė. Jeni shkrimtarja mė e guximshme ! Keni menduar se mund tė ju kushtojė kjo ?

    Elvira Dones : E kam menduar shumė here, po dhe shpeshherė jo me zemėr tė lehtė sepse para se ta quaj veten shkrimtare misioni im nė jetė janė dy femijėt e mi. Heronjtė janė tjetėr gjė ! Unė bėj pjesėn time tė vogėl fare, aq tė vogėl sa mund tė bėj, por edhe kjo pjesė e vogėl duke kapur disa tema qė janė aspak tė lehta dhe janė shumė delikate dhe natyrisht gjėja e parė qė tė bėn tė mendosh ėshtė mirėqenja e fėmijėve tė tu, por njeriu nuk mund tė dalė jasht vetvetes fillon dhe bėn diēka, fillon dhe hulumton rreth njė teme dhe pastaj i hapet materiali nėpėr duar, atėherė mbetet pėrpara dilemės tė vazhdojė tė shkojė deri nė fund apo tė qėndrojė e ta braktisi atė temė. Unė kam menduar se sidoqoftė edhe midis rrezikshmėrisė sė temės, nė thelb publiku shqiptar mė ka thėnė falėmnderit edhe pėr guximin e kėtyre gjėrave. Pastaj t’ ju them tė drejtėn pėr asnjė lloj modestie false nuk mė duket vetja e guximshme ! I quaj mė tė guximshėm shumė gazetarė shqiptarė, ose kosovarė tė Kosovės, qė prekin, kanė prekur ose vazhdojnė tė prekin tema delikate me dorė duke qenė aty Brenda, duke e pasur rrezikun pėrditė mbi kokė ! Ata po, unė i quaj shumė mė tė guximshėm ndėrsa pėr mua ėshtė disi edhe ndoshta pak edhe mė e lehtė tė jem e guximshme nė kėto kushte.

    Blue sky : Vitin e kaluar botuat librin e fundit nga “Trilogjia e dhimbjes”- romanin “Mė pas heshtja”. Si e kanė pritur lexuesit -Po kritika, cili ka qenė reagimi ?

    Elvira Dones : Nuk di tė tė pėrgjigjem pėr kėtė. Libri ėshtė shitur me sukses dhe ka mbaruar tirazhin e vet. Do tė ribotohet sėrish kėto javė. Por nuk di tė tė them mė shumė rreth kritikės kėto kohė . (A ekziston njė kritikė e mirėfilltė nė Shqipėri ? Jemi ende larg njė diēkaje tė tille...). "Mė pas heshtja" ėshtė njė roman ekzistencial e me disa plane leximi... Unė ndėrkohė jetoj e punoj nė Shtetet e Bashkuara e pėr mungesė kohe e shumė angazhime nuk jam munduar tė mbahem nė dijeni tė ēdo gjėje qė shkruhet a thuhet nė Shqipėri.

    Blue sky : A do tė presim sivjet botimin e ndonjė libri tė ri ?

    Elvira Dones : Nuk besoj se do tė dalė diēka e imja nė 2005. Por nė 2005 do tė dalė nė Francė romani im "Yjet nuk vishen kėshtu" i cili do tė botohet nga shtėpia botuese Anne Carričre e Parisit, e me siguri do tė botohet nė Itali pjesa e tretė e Trilogjisė sė dhimbjes: "Mė pas heshtja". Dokumentari televiziv "I ngujuar", tė cilin e xhirova nė malet shqiptare pėr Televizionin Zviceran nė pranverė 2004, ka hyrė nė finalistėt e Festivalit tė gazetarisė e filmit dokumentar FIPA nė Biarritz tė Francės dhe do tė shfaqet nė datėn 20 janar nė Biarritz.

    Blue sky : Ēka jeni duke punuar kėto kohė ?

    Elvira Dones : Jam duke punuar mbi njė roman tė ri tė cilin po e shkruaj kėtė herė nė gjuhėn italiane. Ky roman lindi kėshtu brenda meje, nė gjuhėn qė nė thelb lėvroj prej vitesh e qė deri mė sot kam pėrdorur vetėm nė gazetari e kinema. Po punoj gjithashtu mbi njė vėllim me tregime nė shqip, e njė roman po nė shqip i cili ėshtė nė fazė krejt fillestare. Do tė mė pėlqente tė mund ta vija kėtė tė fundit nė maje tė prioriteteve tė mia krijuese nė kėtė moment, pasi ėshtė njė roman tė cilin ėndėrroj ta shkruaj prej katėr vitesh. Ėshtė romani qė rrėfen pėr Kosovėn, por qė kurrė nuk kam guxuar ta shkruaj pa ardhur pėr njė periudhė kohe mė tė gjatė atje. Kam nevojė tė vi e tė flas me njerėzit. Kam nevojė t'u vė krah materialit tė mbledhur e arkivave tė gazetave, rrėfimet gojore, pasuria mė e madhe pėr tė rrėfyer shpirtin e njė populli. Kjo mundėsi mė ka munguar, ndaj projekti mbetet pezull...Por angazhimet gazetareske sa mė shumė rrjedhin muajt aq mė shumė mė marrin kohė, ndaj tė tre proceset krijuese gėrshetohen me shoshoqen. Kėshtu qė orėve tė letėrsisė u duhet t'iu zhvas hapėsirė pėr punėn gazetareske.

    Blue sky : Miqtė e mi, derisa po flisja pėr ju, mė thoshin : shqiptare ėshtė Elvira Dones ? ! Prej nga ky mbiemėr, ngase mbiemri pak i ngatėrronte ata qė nuk kishin lexuar asgjė nga ju ?

    Elvira Dones : O, ėshtė njė anekdotė fare e thjeshtė. Ėshtė mbiemri i tim shoqi. Im shoq quhet Vasko Dones. I kam, thjeshtė, adoptuar mbiemrin sepse mbiemri im si vajzė ishte Liēaj, por nė italisht shkruhej krejt tjetėr dhe gjithmonė ma ngatėrronin dhe sa herė do tė rrija ta shpjegoja nga e para kėshtu qė i rash shkurt dhe pėrdora mbiemrin e tim shoqi.

    Blue sky : Zonja Dones, ju falėnderoj shumė pėr kėtė bashkėbisedim !

    Elvira Dones : Ju falėnderoj unė juve !

    Blue sky : Ju presim nė Kosovė dhe sigurisht do tė jeni edhe drejtpėrdrejt nė programin tone !

    Elvira Dones : Me shumė kėnaqėsi, me kėnaqėsinė mė tė madhe.


    intervistoi Flora Durmishi “Blue Sky” Janar,2005


    Disa vlerėsime tė kolegėve tė Elvira Donesit nė Prishtinė dhe Tiranė


    Robert Elsie

    Gėzohem shumė nė mėnyrė tė veēantė qė po rritet interesimi pėr shkrimtaren Elvira Dones tė cilėn unė e cilėsoj si njėrėn ndėr shkrimtaret mė interesante tė brezit tė ri qė ka tani. Shoh qė edhe veprat e saj priten mire jasht botės shqiptare. Ka dy romane nė gjuhėn italiane. Ka disa pėrkthime italisht, rumanisht …dhe shpresoj qė veprat e saj do tė njihen edhe nė botė gjė qė ėshtė e vėshtirė pėr shkrimtarėt shqiptarė, nė mungesė tė pėrkthyesve. Por ajo ka diēka pėr tė thėnė, ka njė mesazh tė qartė nė romanet e saj dhe unė e ēmoj dhe i uroj gjithė tė mirat nė vazhdim pėr krijimtarinė e saj letrare.

    Dr.Agim Vinca

    Elvira Dones ėshtė padyshim njėra ndėr femrat mė tė talentuara qė krijojnė sot nė gjuhėn shqipe. Nė njė studim timin pėr letėrsinė shqipe tė fundshekullit unė e konsideroj atė si njė zbulim tė periudhės 1990-2000, pra tė dekadės sė fundit tė shekullit XX. Dy janė pėr mendimin tim tiparet themelore pėr tė cilat vlen tė pėrshėndetet shfaēja e kėsaj krijueseje nė letėrsinė shqipe : talenti dhe guximi.
    Nė veprat e saj siē janė : pėrmbledhja me tregime “Lule tė gabuara” 1999, romani “Yjet nuk vishen kėshtu” 2000, romani “Ditė e bardhė e fyer” 2001 etj. Ajo trajton tema tė nxehta tė guximshme me tė cilat nuk janė marrė sa duhet krijuesit e tjerė shqiptarė siē janė prostitucioni, droga, krimi, kriza e Kosovės, egzodi dhe tema tė tjera bashkėkohore dhe sjell stilin e saj tė tė rrėfyerit qė ėshtė nė funksion tė pėrmbajtjes sė veprave tė saj dhe nė pajtim me tė do tė thosha. Pėrveē kėsaj Elvira Dones shquhet edhe me shkathtėsinė e rrėfimit me gjuhėn e gjallė dhe inventive, jasht kallėpeve, me aftėsinė e tė vrejturit tė fenomeneve dhe fateve njerėzore, me aftėsinė e krijimit tė situatave dhe karaktereve, me njohjen e psikologjisė sė njerėzve dhe zotėrimin e zhargonit tė idiomės sė tyre autentike deri nė nuancat mė tė holla si edhe me elemente tė tjera qė e bėjnė prozėn e saj tė vecantė kurse atė njė individualitet tė spikatur tė prozės shqipe tė kohės sonė. Edhe pse jeton dhe krijon nė botėn e jashtme ajo ėshtė shumė e lidhur me jetėn dhe problematikėn shqiptare. Nė kohėn tonė, kur nė kulturėn tonė hetohet aty kėtu njė tendencė kozmopolitizmi, kujtoj se edhe kjo paraqet padyshim njė vlerė dhe meritė tė krijimtarisė sė kėsaj autoreje.

    Aurel Plasari

    Elvira Donesi ėshtė njė emėr tanimė me zė nė letėrsinė shqipe dhe qė po i ndihet zėri edhe nė letėrsinė evropiane. Madje paradoksalisht, nė letėrsinė shqipe ende e padėgjuar sa do tė duhej, ndėrkohė qė nė letėrsinė e kontinentit ajo me siguri do tė tėrheq vėmendjen gjithėnjė mė dendur. Paradoks i njohur dhe i vjetėr ky pėr mjaft shkrimtarė tė mirė tė letėrsisė shqipe tė cilėt kanė qenė tė rrethuar prej tij. Mendoj qė shkrimtarėt modern shqiptarė duhet tė pėrjetojnė njė kėnaqėsi tė posaēme gjallimi nė tė njejtėn bashkėsi me tė, thithjen e tė njejtit ajėr frymėzues qė thith edhe ajo, ndierjen pranė tė modelit tė saj tė vaēant prej shkrimtareje si ajo qė e pėrfshinė vetėn nė realitetet tona me imponimin e njė burri, por edhe me sharmin dhe delikatesen e njė gruaje



    Sazana Ēapriqi

    Elvira Dones ėshtė njėra ndėr shkrimtaret e mia mė tė preferuara. E lexoj me kėnaqėsi dhe e ēmoj shumė pėr mjeshtrinė e saj artistike dhe guximin intelektual. Po tė lexosh ndonjė nga veprat e Elvirės do tė thotė pėr tė kėrkuar tė lexosh tė gjitha veprat e saj. Kėshtu mė ndodhi mua ! Njė tipar i dallueshėm i artit tė saj, pėrveē tjerash, ėshtė mėnyra e shtjellimit tė personazheve, depėrtimi i thellė nė shpirtin e tyre. Te romani “Yjet…” personazhet gra i nėnshtrohen njė dhune tė paparė qė ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, megjithatė ato ruajnė nė vete njė ndjeshmėri tė madhe humane, njerėzore, para sė cilės nuk mund tė jesh indiferent Pastaj ajo ndėrton njė galeri tė tėrė personazhesh komplekse. Temėn e rėndė tė prostitucionit apo tė drogės, tė vuajtjeve tė mėdha shpirtėrore, Elvira i trajton nė mėnyrė artistike dhe me njė gjuhė tė liruar nga konvencionaliteti i shoqėrisė. Pėr Elvirėn nuk ka barriera tė cilat nuk kanė ekzistuar pėr shkrimtarėt. Ajo i kapėrcen tė gjitha me njė lehtėsi tė natyrshme dhe paralelisht para lexuesit del me njė spontanitet tė natyrshėm krijues.

    Demir Gjergji

    Elvira Dones ėshtė njė nga ato shkrimtaret qė i pėrket asaj periudhe qė mund tė quhet nga mė interesantet nė historinė e Shqipėrisė. Ėshtė pikėrisht ajo periudhė kur Shqipėria u ē’izolua. Pra doli nga rrethimi i saj i diktaturės dhe hyri nė njė metropol, e ēuditshme dhe shume, shumė e befasuar qoftė pėr veten e saj, qoftė dhe pėr botėn ku u fut. Ajo vjen nga diktatura dhe shkon nė njė xhungėl metropolitane. Pra si e tillė ajo bėn njė letėrsi shumė interesante. Nė veprat e saj “Yjet nuk vishen kėshtu “ , ”Dashuri e huaj”, ”Ditė e bardhė e fyer”, ”Lule tė gabuara”, ”Kardigan” dhe sidomos “I love Tom Hanks”, janė njė letėrsi ndryshe nga letėrsia qė deri nė tė ’90 ishte shkruar nė Shqipėri, madje, madje do tė thosha se ėshtė njė letėrsi ndryshe edhe nga shumė shkrimtarė qė shkruajnė kėtu nė Shqipėri. Njė gjė interesante vėrehet te Elvira Donesi se ajo ėshtė vėret produkt i kėtij shpėrthimi tė Shqipėrisė nė Evropė, por ėshtė njė produkt i mirė i kėsaj Shqipėrie d.m.th. ajo ka ditur tė marrė nga Evropa, ka ditur tė marrė nga metropoli, duke dalė nga diktatura, atė tė mirė, atė qytetėrim, atė modernitet dhe kėtė ka ditur ta shkrijė aq mirė nė letėrsinė e saj. Veē njė gjė vėrej me brengė se duke studiuar me vėmendje atė qė shkruhet pėr letėrsinė e Elvira Donesit, tė kėsaj shkrimtareje kaq interesante shqiptare, njė heshtje tė kritikės brenda shtetit Shqiptar, tė vė nė dyshim gati, gati, a ka kritikė nė Shqipėri dhe njė vėmendje kaq e madhe dhe njė vlerėsim kaq i rėndėsishėm i shumė kritikėve, i shumė shkrimtarėve duke filluar qė nga italianėt, duke vazhduar pastaj me Podrimen e Kosovės, me Beqė Cufajn i cili ka dhėnė njė vlerėsim mjaft interesant pėr tė dhe duke vazhduar pėrtej Evropės, gati !!! Pra Elvira Dones vjen nė letėrsi duke tėrhequr vėmendjen e botės, duke shkruar njė letėrsi edhe pėr botėn edhe pėr Shqipėrinė. Problemet e Shqipėrisė tė ngėrthyera aq nė mėnyrė interesante me letėrsinė evropiane, me realitetin evropian, vijnė tek letėrsia e Donesit si njė gjė kaq interesante pėr shumė e shumė lexues.
    Elvira Dones ka ditur tė marrė shumė nga kinemaja, duke skenarizuar disa nga veprat e saj, pra ka ditur tė marrė edhe nga gazetaria duke formuar kėshtu njė stilt ė saj tė vetin.

    Ali podrimja

    Elvira Dones ėshtė romanciere e klasit tė parė pėr mua. Merret kryesisht me fatin e njerėzve tanė nė diasporė. Kam pasė nderin tė lexoj disa romane tė saj dhe mė ka befasuar me mesazhet dhe kujdesin qė tregon ndaj njerėzve tanė, sidomos ndaj femrės shqiptare nė diasporė. Nga kjo shkrimtare besoj se nė tė ardhmen priten edhe shumė vepra tė tjera tė cilat do ta nderojnė jo vetėm atė si krijuese, po edhe Letėrsinė Shqipe nė pėrgjithėsi.


    Elvira Dones u lind nė Durrės nė vitin 1960. Ka diplomuar nė Letėrsi Shqipe dhe Letėrsi Angleze nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon nė Zvicėr.

    Nė gjuhėn shqipe ka publikuar :

    DASHURI E HUAJ, roman, Tiranė, 1997 (Botuar nė italisht, nė vitin 1998, me titullin Senza Bagagli )

    KARDIGAN, roman, Tiranė, 1998

    LULE TĖ GABUARA, vėllim me tregime, Tiranė, 1999

    YJET NUK VISHEN KĖSHTU, roman, Elbasan, 2000
    (Botuar nė italisht me titullin SOLE BRUCIATO, Milano, 2001

    DITĖ E BARDHĖ E FYER, roman, Elbasan, 2001

    I LOVE TOM HANKS, tregime, Elbasan, 2002

    MĖ PAS HESHTJA, roman, 2004

    Romanet Yjet nuk vishen kėshtu, Ditė e bardhė e fyer dhe Mė pas heshtja, janė pjesė tė trilogjisė “Trilogjia e dhimbjes”

    Elvira Dones ėshtė anėtare e Shoqatės Zvicerane tė Shkrimtarėve (SSV-SSE-SSS)

    Postuar mė: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Jan 19, 05 | 12:32 pm
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Tema tė Ngjashme

  1. Shkolla dhe JETA..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2004, 02:49
  2. Bukuria Shqiptare
    Nga kacaku basket nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 11-08-2003, 19:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •