Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Nderron jete kengetarja Luēie Miloti

    Sot paradite ne moshen 76 vjeēare ka nderruar jete kengetarja Luēie Miloti.

    Kengetarja e njohur Lucie Miloti eshte lindur ne qytetin e Shkodres. Qe ne moshe 12-vjecare ajo doli ne skene para spektatorit shkodran, duke kenduar me artistet e mirenjohur Bik Ndoja, File Gjoleshi, Zina Filipi (Kolaci), Pjeter Gjergji etj. Me pas Lucia kendoi rregullisht ne radio Shkodra dhe ne Shtepine e Kultures, ku drejtonte kompozitori i mirenjohur Prenge Jakova (artist i popullit).

    Ne vitin 1946, Lucija, ne moshen 16 vjec, vjen ne Tirane me familjen e saj dhe aktivizohet ne grupin artistik shkodran ne Radio-Tirana. Ketu ajo ka kenduar jaret shkodrane, duke u mirepritur nga artedashesit me mosha dhe profesione te ndryshme si; "Cila syte, due me te pa", "Per mue paska kane kysmet", "Bishtalecat pale pale", "Shpend ma i pare i bukurise", "Zanusha", "Me zaman asaj furije?, "Cu cue Rushja", etj.

    Me krijimin e institucioneve te tjera kulturore artistike profesioniste te kryeqytetit, Lucija u aktivizua ne filarmonine e shtetit dhe me pas kaloi ne Estraden e Tiranes, me vone, ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore. Ne Ansambel iu dha titulli "Artiste e Merituar".

    Ne repertorin e saj artistja ka interpretuar mbi 500 kenge popullore, njera me e bukur se tjetra. Si p.sh. |"Kacurrelat e tu", kenge kjo e muzikantit te talentuar Gac Cuni, "Synin tend larushe mij cike", "Me t'shi hajtshamos te daca" e kompozitorit te madh Zef Leha etj. Mjaft kenge nga repertori i saj, te interpretuara e te pritura mire nga pibliku yne, jane kenget patriotike te kenduara me shume mjeshteri, si p.sh. "Ded Gjon Luli", "Zek Jakini" etj. Edhe pse e larguar nga skena dhe aktiviteti i saj prej vitesh, kompozitore dhe adhurues te saj vazhdojne t'i dedikojne kenge ne shenje falenderimi per kenaqesine qe i ka dhuruar ajo me zerin e saj te bukur, p.sh. kompozitori lezhian Agim Velaj i ka kushtuar kengen "Lauresha e Shkodres" si dhe kompozitori shkodran Xhevat Lishi "Zani yt na sjell pranvere", me tekst te Lah Memes. Lucie Miloti ka kenduar ne gjithe Shqiperine, deri ne piramidat kufitare. E kane quajtur "Ligjeresha e kenges se bukur shkodrane".

    Lucia, ne karrieren e saj ka marre pjese ne festivale kombetare dhe nderkombetate, si ne skenat e shume kryeqyteteve te Ballkanit dhe madje te Botes. Ne nje veprimtari jashte shtetit Lucie Milotin e quajten "Bilbilin e Ballkanit". Ndersa nje muzikolog i madh, i huaj, do te citonte per Lucije Milotin "ishte nje bilbil me ze kristalor". Kengetarja e mirenjohur ka thene: "Nuk do ta arrij kurre kengetaren sa te madhe aq te famshme, te ndjeren Marije Kraja, ishte me se e magjishme". Me pasion flet edhe per kenget e te mirenjohurit ne Shqiperi dhe jashte shtetit, Bik Ndojen, i cili ishte i pazevendesueshem.

    Nga Shkodra e kujtojne shume artiste dhe studiues te artit, si: Bik Ndoja, Isa Alibali, Ferid Bala, Myfarete Laze, Pac Alimehillli, Ramazan Cehu etj. Gjithashtu, me raste vijne dhe e vizitojne ne shtepi miqte e saj nga Tirana, si Engjell Ndocaj, Nina Mula, Osman Mula, Luiza Papa, Drita Papajani, Pavlina Mihaj, Xhevdet Hafizi, Naile Hoxha, rapsodi i mirenjohur popullor Tom Nikolla, Abdulla Kalaci, Dedin Suli, sepse ajo eshte e semure. Duke pasur nje krijimtari te gjate dhe te gjere artistike ne fushen e kenges popullore, kengetarja Lucie Miloti eshte dekoruar para kater viteve nga ish-Presidenti i vendit, Rexhep Meidani me Urdherin "Mjeshter i Madh", per kontributin e shquar ne perhapjen e muzikes popullore per nivel te larte ne interpretimin e kenges popullore, duke u cilesuar si "bilbil me ze kristalor i Shkodres".
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Ngushellimet e mija per familjen dhe te afermit e saj. Gjyshi im e kishte shume qejf zerin e saj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    ngushellime familjes Miloti.

    bashkekohesit e saj por edhe sot e kesaj dite degjohet, pelqehet muzika, zeri dhe kenget e saj.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fal faqes muzikore "Fajtori" kam vite qe e degjoj Lucie Milotin ne kenget e mrekullueshme shkodrane te cilat askush ma nuk mund ti kendoj si ajo.
    Ngushellime te afermeve te saje.
    Iku dhe Lucie Miloti, kjo mrekulli e pa arritshme.

  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    E mire ka qene me ate zerin e shkelqyer. Ngushellime familjes.

    Ndėrron jetė kėngėtarja Luēie Miloti
    Shekulli

    Ndėrroi jetė dje nė orėn 10.00 nė moshėn 76-vjeēare kėngėtarja e madhe e muzikės popullore Luēie Miloti. E vlerėsuar “Artiste e merituar” qysh nė vitin 1961 dhe nė vitet e fundit me urdhrin “Mjeshtėr i madh”. Kėngėtarja Luēie Miloti u lind nė Shkodrė mė 11 maj 1930, nė njė familje qytetare dhe me tradita muzikore. Nė moshėn 12-vjeēare ajo del pėr herė tė parė nė skenėn e qytetit dhe mė pas kėndon nė Radio Shkodra ku dhe angazhohet nė shtėpinė e Kulturės nėn dirigjimin e Preng Jakovės. Mė 1946 transferohet familjarisht nė Tiranė ku emėrohet soliste nė Radio Tirana nė drejtimin e Paulin Palit. Njė vit mė vonė e gjejmė soliste nė Filarmoninė Shqiptare. Me formim e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore mė 1957 Luēija vazhdon karrierėn deri nė moshėn 45-vjeēare. Pėr arsye shėndetėsore nė njė moshė kaq tė re ndėrpritet edhe karriera e saj artistike. Turnetė e saj janė tė shumta nė vende tė botės gjatė tė cilave muzikologėt e huaj e kanė cilėsuar “Bilbili me zė kristalor”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E nderon faqen muzikore te albasoulit nje album me kenge te Lucie Milotit..

    cudi..nje vlonjate u kujtua ta perkujtoje ketu Lucien shkodrane..
    asnji shkodran nuk i tha dy fjal..

    keq..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E ndjej veten me fat qe e kam njohur nga afer Drenushen e kenges shkodrane. Zeri i saj brilant me kumbon ne veshe edhe tani. Per here te fundit e kam pare e i kam puthur doren Zonjes Lucie perpara nje muaji. Duhet thene se e ndjera lengoi per nje kohe te gjate, dhe po te mos ishte per vajzen e saj te mrekullueshme Noren , veshtire se do te kishte jetuar kaq. Por Nora i ka bere nje sherbim shembullor. Me erdhi shume keq kur e morra vesh, megjithese e prisja. Varimi i saj u be shume dinjitoz , ashtu sic e meritonte. Nuk mundem me te shkruaj per kete Zonje se me dridhen duart.
    Respekt e mirenjohje te perjeteshme Zonjes LUCIE MILOTI.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    E nderon faqen muzikore te albasoulit nje album me kenge te Lucie Milotit..

    cudi..nje vlonjate u kujtua ta perkujtoje ketu Lucien shkodrane..
    asnji shkodran nuk i tha dy fjal..

    keq..

    O Brar po leri kunjat ne nje tem dhe ti aman.
    Tani tek postimi yt nuk e kuptoj une kush nuk ben pjese ne Shqiperi , Shkodra apo Vlora ?
    Sepse nuk e kuptoj dot lidhjen e shprehjes qe e u kujtua nje vlonjate dhe jo nje shkodran. Me sa di une Luēije Miloti eshte shqiptare dhe ka kenduar per te gjithe jo vetem per Shkodren.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dymish e 43-tresh..

    Ne se mundesh dergoi ngushellime nga adhuruesi i Lucies, Brari i forumit, bijes se artistes se madhe, lucie Milotit,, Nores, te cilen ju e njihni.
    E pash ne nje interviste me silvana Bracen si Lucien si te bijen.
    Fantastike eshte edhe Silvana.

    Ere moj Ere lule limonash e gjineshtrash ska kunja aty por mirnjohje per ty vlonjaten..

    Te pershendes me kengen e Lucies.. per mu paska ken kysmet..

    E ke tek Fajtori..

  10. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043



    eh kalojn vitet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrron jetė legjenda e fotografisė Richard Avedon
    Nga StormAngel nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 10:22
  2. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  3. Ndėrron jetė kompozitorja e "Besame mucho"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 15:48
  4. Nderron Jete Kryetari I Shish-it
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 04:39
  5. Arafat ndėrron jetė nė njė spital nė Paris
    Nga R2T nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 09:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •