Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Bernhard Schlink

    "Der Vorleser". Si mund te perkthehet titulli ne shqip?

    Ky liber eshte perkthyer ne anglisht nen titullin "The Reader", qe ne shqip perkthehet "Lexuesi", mirepo fjala "der Vorleser" nga gjermanishtja ne shqip perkufizon personin, i cili i lexon dikujt nje liber. Ne anglisht perdoret "the reader", pavaresisht se nuk mund te tregohet qarte, nese me kete fjale nenkuptohet dikush, i cili lexon dicka per veten e tij, apo dikush, i cili i lexon dikujt dicka. Ne shqip mund te perkthehet edhe "Recituesi", ndonese ne jemi mesuar, qe recitues quhet ai qe reciton vjersha. Por recituesi fare mire mund ti recitoje dikujt, ose disave, edhe nje pjese prozaike.

    E nisa temen ne kete menyre, pasi ky liber, i perkthyer ne 37 gjuhe te botes, libri i pare gjerman qe sundon listen e bestsellerit te New York Times, per fat te keq nuk eshte i perkthyer ne shqip, dhe mua me bie barra, qe jozyrtarisht, ti perkthej titullin ketij libri. Shqiptaret kete liber mund ta lexojne ne gjuhe te ndryshme, por vetem ne shqip jo. Akoma jo. Shpresoj qe se shpejti kjo gje te ndryshoje.
    Doja te shtoja gjithashtu, qe ky liber, pak vite pas botimit te tij (1995), arriti t“i perkase programit “lexim i detyrueshem” ne shumicen me te madhe te shkollave te mesme ne Gjermani.

    Per se behet fjale tek “Recituesi”?

    Ne kete roman, nje nga personazhet kryesore te tij, Michael Berg, tregon ne veten e pare, historine e tij. Michael Berg, nje djale 15-vjecare, i semure nga verdheza, njeh rastesisht dhe lidh marredhenie me nje fatorino treni, Hanna Schmitz, nje grua 21 vjet me e vjeter se ai. Fillimisht libri pershkohet nga nota te forta erotike. Marredhenia bazohet fillimisht ne seks, por me vone percaktohet nga nje ritual i dushit, i leximit nga ana e Michael per Hanna dhe seksi. Marredhenia eshte bizarre dhe Hanna eshte dominante ne marredhenie: Michael detyrohet shpesh qe ta ndjeje veten fajtor dhe te kerkoje te falur edhe pse nuk ben ndonje gabim. Kur nje dite Hanna zhduket papritmas, Michael e ben veten me faj, pasi beson, se Hanna u largua qe ti jepte fund marredhenieve me te. Me ne fund mbaron shkollen dhe fillon studimet e juridikut. Gjate studimit i takon te marre pjese si vezhgues ne nje proces gjyqesor kundra nazisteve dhe per habine e tij shikon Hannan ne banken e te akuzuareve bashke me disa gra te tjera. Ajo akuzohet per mos dhenien e ndihmes dhe per bashkepunim ne vrasje te shumefishte si mbikqyrese ne kampin e perqendrimit ne Auschwitz. Aty Michael meson edhe si kishte rrjedhur ngjarja, kur gjate shpernguljes se njerezve nga kampi i Auschwitzit, ne ditet e fundit te luftes, nje nate, karvani i te burgosurve dhe i mbikqyresve strehohen ne nje fshat. Per fat te keq, fshati bombardohet nga aleatet dhe kisha ku strehoheshin te burgosurit merr flake dhe te gjithe digjen brenda, pervec nje gruaje me te bijen e saj. E bija, mbas disa vitesh kishte botuar nje liber rreth ngjarjes dhe prokuroria dhe policia kishte rene ne gjurmet e Hannas dhe disa prej mbikeqyresve. Ato akuzoheshin, se nuk kishin vepruar, qe tu vinin ne ndihme te perqendruarve, por i kishin mbajtur dyert e kishes te mbyllur me celes, duke i lene ata te digjeshin brenda. Gjate procesit Michael i ben pershtypje qendrimi i cuditshem i Hannas, kur kjo e fundit merr persiper me nxitim te kete mbajtur nje protokoll, gje qe e ben fajtore, vetem qe asaj te mos i duhej te shkruante, pasi gjyqtari kerkon qe shkrimi i protokollit te krahasohej me shkrimet e te akuzuarve. Qe aty dhe duke kujtuar rrethanat e tjera te meparshme te cuditshme, Michael ndricohet: Hanna eshte analfabete, nuk di as te shkruaje dhe as te lexoje. Duke qene ne konflikt me ndergjegjen e tij, nese duhet ti tregoje gjyqtarit, qe Hanna nuk mund te kete shkruar ate protokoll, pasi ishte analfabete, apo te ruaje sekretin e ish te dashures se tij, sekret, te cilin Hanna e kishte ruajtur dhe e ruante me fanatizem, aq sa ishte e gatshme te damkosej si kriminele dhe te kalonte ne burgim te perjetshem, Michael nuk i tregon gjyqtarit. Hanna merr si denim burgim te perjetshem.
    Michael mbaron studimet dhe martohet me avokaten Gertrud dhe te dy kane nje vajze, Julian. Por Michael, i mbytur nga vrasja e ndergjegjes dhe ndjenja e fajit, e leshon veten dhe pas pese vitesh ndahet nga e shoqja, e cila merr me vete edhe te bijen. Michael fillon pune si historian i te drejtes dhe ne ato kohe fillon i dergon kaseta Hannas, ne te cilat ai rregjistron veten duke i lexuar libra. Ne kater vjet, Hanna meson, pa dijenine e Michael, te shkruaje dhe te lexoje. Kur ajo i dergon Michael nje leter, ai eshte i habitur dhe njekohesisht i gezuar. Pese vjet me vone drejtoresha e burgut ve ne dijeni Michael per lirimin e Hannas dhe i lutet atij, qe te kujdeset per te. Pas shume ecejakeve dhe gjithashtu sipas deshires se drejtoreshes se burgut, Michael e mbledh veten dhe viziton Hannan ne burg, pak perpara lirimit te saj. Michael perpiqet ato dite para lirimit te Hannas ti rregulloje gjerat per Hannan. Nje dite para se te dale nga burgu, Hanna vret veten. Ajo i le nje mesazh Michael, ne te cilen i lutet, qe te gjitha kursimet e saj, rreth 7000 marka gjermane, t“ia dergoje ne New York te mbijetuares se karvanit te Auschwitzit. Michael e kryen kete porosi te fundit, ia dorezon te mbijetuares parate personalisht dhe i tregon asaj edhe historine e Hannas. Te dy vendosin, qe parate e Hannas t“ja kalojne shoqates Jewish League Against Illiteracy. kjo shoqate i dergon Hannas nje leter falenderimi, te cilen Michael e con tek varri i saj.

    Libri eshte nje koktej ndjesish. Te ve ne levizje trurin dhe ndjenjat, te peshtjellon, te ben te zymte dhe te ve ne mendime. I gjithe libri sillet rreth dy temave: 1- faji, ndjenja e fajit dhe si sillen njerezit me te, dhe 2 – perballimi i njeriut te thjeshte me ceshtjen e fajit gjate kohes se holokaustit. Ne pergjithesi kritika e ka pritur mire dhe e ka vleresuar librin e Bernhard Schlink me superlativa, megjithese zerave tek-tuk kritik, te cilet shohin nje imoralitet ne erotizmin e ciftit Michael-Hanna, nje perzierje te banalitetit me pedofiline. Per mendimin tim personal nuk eshte keshtu, ne fund te fundit perse te mos thuhen gjerat haptazi ashtu sic mund te ndodhin dhe kane ndodhur, por te fshihen nen qylym, per hir te mbrojtjes se moralitetit fallco te lexuesit?

    Per mendimin tim ky liber ben pjese ne dhjete librat, qe nje njeri duhet ti kete lexuar te pakten nje here ne jeten e vet

    Persa i perket autorit, Bernhard Schlink ka lindur me 1944 dhe eshte nga profesioni jurist, pra nuk eshte shkrimtar i mirefillte profesionist, dhe per shume vite ka qene anetar i gjykates kushtetuese, si edhe profesor i te drejtes kushtetuese ne disa universitete te mirenjohura ne Gjermani, si ai i Berlinit, Goethe-Universität ne Frankfurt etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 27-04-2006 mė 16:52
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Gjithmone me ndonje sugjerim interesant...

    Kam tre libra neper duar keto dite dhe fatkeqsisht vetem canten po me rendojne pasi nuk kam shume kohe te lexoj kohet e fundit. Por sic duket po e ble neser dhe kete te Schlink. Shkrimtaret gjermane qe kam lexuar numerohen me kokrra po cuditerisht jane nder me te preferuarit e mi.

    Ne lidhje me perdorimin e fjales "reader" ne anglisht:

    read·er
    n.
    One that reads.
    One who publicly recites literary works.
    A person employed by a publisher to read and evaluate manuscripts.
    One who corrects printers' proofs; a proofreader.
    A teaching assistant who reads and grades examination papers.
    Chiefly British. A university teacher, especially one ranking next below a professor.


    Sot gjeta nje dyqan librash prane me punen qe ishte i madh sa nje qytet. Nuk kisha pare librari te tille, kalova gjithe pushimin atje. Gjithsesi, me duket ma zuri syri kete liber tek Oprah's Book Club.

    Pershkrimin nuk po e lexoj, qe ta shijoj ne menyren time fillimisht...


    Pershendetje

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Lexuesi, Ligjeruesi, Recituesi. Keto tre forma me duken mua me te pershtatshme per "Vorleser".

    Ligjeruesi si pershkrim profesioni per mesimdhenesit ne universitet;
    Recituesi, me afer me pershkrimin qe ke bere Pedro, meqe ai po e regjistron veten brenda kasetash duke lexuar;
    Lexuesi eshte corientuese ne kete rast. Ne gjermanisht dallimi behet permes "Vor".

    Propozim: Tani nise dhe perkthimin sic po ben nderkohe me Eco-n.

  4. #4
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Gjithmone me ndonje sugjerim interesant...

    Kam tre libra neper duar keto dite dhe fatkeqsisht vetem canten po me rendojne pasi nuk kam shume kohe te lexoj kohet e fundit. Por sic duket po e ble neser dhe kete te Schlink. Shkrimtaret gjermane qe kam lexuar numerohen me kokrra po cuditerisht jane nder me te preferuarit e mi.
    Pershendetje,

    Po qe se nuk e ke te domosdoshme leximin e ketyre tre librave, leri ne mes dhe lexoje kete liber. Nuk e di se si eshte versioni ne anglisht, por per sa i perket versionit ne gjermanisht mund te them, qe Bernhard Schlink ka nje te shkruar te vecante, pavaresisht se fjalite jane te shkurtra, koncize, prape gjuha e perdorur eshte e rrjedhshme dhe gjeja me interesante e librit, rreth te ciles rrotullohet i gjithe libri, eshte tema e fajit.

    Une kete liber e kam lexuar per here te pare para shume vitesh, kur e kisha ne shkolle "pflichtlektüre", lexim te detyrueshem dhe me duhej te mbaja referat mbi te. Ky liber dhe "Das Parfum" i Patrick Süskind, jane te dy librat, qe ne fillim i kam urryer, sepse me duhej te shkruaja referate mbi to, por me pas jane bere dy nga librat e mi me te dashur. E lexova perseri para disa diteve.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje Pedro,

    Nuk kam pasur kohe ti kthehem kesaj teme (do filloj te marr kohe hua u pa puna) por librat i lexova. Madje, mbarova dhe njerin nga librat qe kisha ne cante : )

    "Recituesi" me pelqeu. Mjaft i lehte per tu lexuar e kuptuar (e mbarova per nje mbasdite) dhe ja vlen dhe te rilexohet si liber. Ishte pikerisht fakti qe futej ne boten e personazhit shume realisht. Ne kuptimin qe kish shume pak mbrojtje letrare dhe "fliste" me ze te larte per "vezhgime" dhe ndjenja qe te gjithe i perjetojme brenda vetes (ne situata te ndryshme sigurisht).

    "Parfumi"-n jam akoma duke e lexuar. Deri tani me duket me kompleks se "Recituesi", por gjithsesi po aq interesant.


    Ah dhe njeri nga librat qe kisha ne cante dhe e lexova para se te filloja ata te dy ishte "Zemra e nje gruaje" nga Maya Angelou. E mbarova sepse arrita e fillova si liber dhe pastaj do me ngelej ne mendje qe stiva e librave sa vinte e po me shtohej ne cante (por kish shume pjese ku nuk me shtyhej leximi). Pjesa me e bukur e librit ishte fjalia e fundit. Pasi i largohet dhe i biri per studime dhe mbetet vete ne shtepi, mendimi i pare qe i shkon ne mendje, eshte fakti se tani do mund te haje gjithe gjoksin e pules vete. Nejse...


    Faleminderit per sugjerimet,


    Fiori

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Njė Bernhard i vėrtetė

    Njė e shtunė pėr t'u mbajtur mend nė Teatrin Kombėtar. Thomas Bernhard dhe komedia "Forca e Zakonit" ranė si njė kometė nė qiellin e Teatrit.

    Shfaqje tepėr tė veēantė pamė tė shtunėn e kaluar nė Teatrin Kombėtar: "Forca e zakonit", komedi nga Thomas Bernhard, e vėnė nė skenė nga regjisori austriak Christian Papke.

    Hapja: njė dhomė e madhe e mbushur me pluhur, me njė sėnduk ku flenė vegla muzikore, me njė tavan tė ulėt, mbytės, qė dukej sikur e mbanin shpatullat e fuqishme tė Arben Derhemit, paraskena e mbushur me kėpucė tė vjetra dhe dy persona qė dialogojnė para sėndukut: drejtuesi i njė cirku a njė orkestre dhe njė zhongler.

    Dialogu ėshtė i gjatė, tensionues, i vėshtirė pėr t'u ndjekur. Spektatori qė kėrkon njė fabul, njė ndodhi, mėson nė rastin mė tė mirė: grupi i drejtuesit tė cirkut do tė luajė tė nesėrmen nė Augsburg "Kuintetin e troftave".

    Natyrisht qė pakkush nė sallė e di se ky kuintet pėr piano dhe harqe ėshtė njė vepėr e Franz Schubertit (e dėgjon kėtė emėr mė vonė) dhe askush nuk mund tė pėrfytyrojė nėn "Kuintetin e Troftave", togfjalėsh qė pėrsėritet plot 39 herė, diēka mė shumė se njė peshk troftė.

    Nė tė vėrtetė kuinteti e mban kėtė emėr ngaqė Schuberti u frymėzua nė kompozimin e tij nga poezia "Trofta" e njė poeti sot krejt tė harruar. Edhe mė shumė se trofta shqiptohej fjala "kolofon", e cila, sikurse e mėsova mė pas, vjen nga emri i njė qyteti antik grek ku nxirrej kjo rrėshirė e veēantė, e cila pėrdoret sidomos pėr tė lyer qimet e kalit tė harkut pėr violina, viola etj.

    Kolofonin (ku ėshtė kolofoni? kėrkoje kolofonin! kolofon rezervė, mė bije kolofoni nga dora, kolofon nė kuti smeraldi), qė pėrmendet nė pjesė 48 herė, e kishin dėgjuar dhe e njihnin me siguri vetėm ata persona muzikantė qė do mund tė jenė ndodhur atė mbrėmje nė sallė, madje ka tė ngjarė syresh vetėm instrumentistėt e veglave me harqe.

    Gjatė kėtij dialogu midis aktorėve Vasjan Lami dhe Neritan Liēaj pashė disa herė njerėzit para meje tė shikonin njėri-tjetrin, sahatin, celularin mos u kishte ardhur ndonjė sms, dikė e zuri vapa, njė tjetėr kolla.

    Ndjesia e pėrgjithshme ishte: ē'po thonė kėta? Mė bėhej sikur spektatorėt do ngriheshin tė iknin njėri pas tjetrit. Mirėpo pėrsėri ishte diēka qė ua mbante vėmendjen: ndriēimi i ngrohtė si prej shekulli 18, harmonia e objekteve nė skenė, interpretimi i aktorėve qė e kishin me tėrė mend atė qė tė tjerėve u dukej absurde.

    Pastaj herė-herė ndonjė menēuri nga ato qė Thomas Bernhard i lėshon si shigjeta, pėr shembull: "Gjithmonė do gjendet njėri qė shkatėrron gjithēka nga pakujdesia apo nga ligėsia" ose "I sėmuri dhe sakati sundojnė botėn" ose "gjith'ē'ndodh, ndodh me neveri. Jeta, ekzistenca tė neveritshme".

    Nga pikėpamja e njeriut qė s'merr vesh ē'bėhet, pjesa u shpėtua kur filloi tė lėvizė e tė kėrcejė nė skenė Mbesa e drejtuesit tė cirkut (Sueda Hoxha), e sidomos kur zuri nga kolltumbat dhe akrobacitė e tjera tė mrekullueshme Klouni (Elton Ēefa).

    Nė skenė hyri lėvizja dhe ritmi, tavani dalėngadalė po ngrihej dhe frymėmarrja po ēlirohej, tani edhe fėmijė po tė kishte nė sallė, tė cilėt nuk kuptonin jo mė kuintet e kolofon po as Augsburg ose Nyrenberg, nuk do tė kishin asnjė arsye pse tė largoheshin.

    Por nuk ishte vetėm puna e tė pamėsuarit tė publikut tonė me teatrin absurd ose gjysmė-surreal, ishte edhe mosnjohja e shkrimtarit Thomas Bernhard tek ne ajo qė e bėri pjesėn "Forca e Zakonit" tė bjerė si njė kometė nė qiellin e Teatrit Kombėtar. Nė Austri, por jo vetėm nė Austri, edhe nė Gjermani, Francė etj., sapo pėrmend letėrsinė austriake tė pas viteve 60 do pėrmendėsh Thomas Bernhard dhe Peter Handke, tani vonė edhe Elfriede Jelinek.

    E mė shumė se sa njė klasifikim letrar, emri Bernhard lidhet me njė qėndrim shumė tė qartė: me ankthin njerėzor, me pesimizmin e thellė, me kotėsinė e hakatjeve tė njeriut pėrballė vdekjes ("nėse kemi ndonjė synim nė jetė, ai ėshtė vdekja" ose "sa qesharake e bėn gjithēka vdekja"), me pėrbuzjen e konvencioneve letrare, me pėrbuzjen e nacionalizmit, tė shtetit, tė ndėrhyrjes sė tij nė jetėn e shkrimtarit. Bernhardi pati dhe vazhdon tė ketė nė Austri namin e "folendotėsit": ky ėshtė njė zog i veēantė qė ka pėr zakon tė fėlliqė folenė e vet.

    E pra Bernhardi, sikurse dhe Helmut Qualtinger ose Elfriede Jelinek - nė mėnyrė tė ngjashme si Frisch e Dürrenmatt nė Zvicėr - janė shkrimtarėt qė shajnė atdheun, qė "jetojnė mirė aty" dhe pastaj i nxjerrin atij namin e keq nėpėr botė. Janė me famė shprehje tė Bernhardit pėr bashkėkombasit e tij si: "austriakėt janė pjella tė agonisė", "Austria ėshtė njė shtet katolik-nacionalsocialist" etj.

    Veēse kėto thėnie janė tė personazheve tė tij, nuk mund tė fajėsohej autori pėr to dhe nė kėtė lajthitje ranė edhe disa protagonistė tė jetės politike nė Austrinė e viteve 80, si kancelarė, ministra, kryetarė bashkish, duke arritur gjithmonė efektin e kundėrt, rritjen e emrit tė Bernhardit. Fama e shkrimtarit dhe skandali publik arritėn deri aty, saqė premiera e dramės "Sheshi i Heronjve" (sheshi ku austriakėt patėn brohoritur Hitlerin nė mars 1938) u desh tė shfaqej nėn mbrojtjen e policisė.

    Tė gjitha kėto hollėsi e shumė tė tjera nga jeta e kėtij njeriu dhe shkrimtari kaq tė veēantė nuk janė tė gjitha doemos tė nevojshme pėr publikun e teatrit shqiptar, megjithatė perceptimi i premierės sė tė shtunės do tė kishte qenė i ndryshėm sikur asaj t'i kishin paraprirė botime nga vepra e shkrimtarit ose forma tė tjetra popullarizimi.

    Tė njihej pėr shembull jeta e shkrimtarit e mbushur me trauma: fėmijė ilegjitim qė nuk e njohu kurrė tė atin (i vetvrarė pas gjasave, nė kohėn kur Thomas Bernhardi ishte 9 vjeē), nėna qė e dėrgoi nė njė internat nacional-socialist njė vit mė vonė, pasi u martua vetė, gjyshi shkrimtar, babai i vėrtetė shpirtėror, qė e la edhe ai herėt; pastaj sėmundjet e shumta qė nisėn me tuberkulozin e mushkėrive qysh nė moshėn 19-vjeēare e njė numėr sėmundjesh tė tjera qė e shoqėruan gjatė gjithė jetės. Vėshtirėsitė nė frymėmarrje bie fjala, ishin vendimtare nė stilin e tė shkruarit, nė fjalitė me kate e me pėrsėritje tė shumta.

    Por kėtu luajti rol tė veēantė edhe lidhja e fortė e Bernhardit me muzikėn, violina, njohja e thellė e muzikės klasike, sidomos e periudhės sė barokut; zhvillimi e rikthimi i tė njėjtave tema brenda tė njėjtit tregim, sė njėjtės skenė apo dhe tė njėjtit paragraf lidhen pikėrisht me kėtė muzikė.

    E kėto elemente ishin karakteristike edhe nė pjesėn "Forca e zakonit" e cila e befasoi pėr mos thėnė e shastisi publikun me kthimin e rikthimin e situatave kaq banale sa "kėrkon kolofonin" ose "klounit i bie kėsula".

    Mė duket e panevojshme qė tė kėrkohen alegori ose mesazhe tė mėdha prej dramės nė fjalė si p.sh. metafora e diktatorit (drejtuesi i cirkut) qė dhunon prej 20 vjetėsh trupėn e tij me njė x-numėr, sikurse gjen alegoritė bie fjala nė dramat e Brehtit (Trusti i Lulelakrės, Mbreti i lypsarėve etj.) ose tė Dürrenmattit (Franku V drejtor banke, Zonja plakė prostituta hakmarrėse), pra sikurse jemi mėsuar tė shikojmė nė Teatrin Kombėtar. Komunikimi qė zhvillon Bernhardi ėshtė i njė lloji tjetėr: ai ėshtė shumė i ngjashėm me muzikėn, sepse rrjedh e shkumbėzon gjithė kohėn, pėrdor temat qė thamė, paralele e rikthyese, sikurse dhe kontrapunktet.

    Nė pjesėn "Forca e zakonit", ashtu si rėndom nė veprėn e tij, ky komunikim riprodhon banalitetin dhe idiotėsinė e komunikimit tė pėrditshėm njerėzor.

    Sidomos idiotėsia/leshtėsia (gjerm. Dummheit, angl. stupidity) e jetės moderne, nė sferat e larta tė shtetit, tė kulturės, nė media dhe bisedat e pėrditshme, ėshtė temė qendrore e Bernhardit. Ky stupiditet, qė nuk duhet pėrkthyer kurrsesi "marrėzi", pėrshkonte fund e krye edhe "Forcėn e zakonit".

    Dhe ajo qė tė bėn shumė pėrshtypje ėshtė teknika e shkrimtarit: mu nė mes tė njė dialogu banal qė flet pėr njė ofertė nga Bordoja, pėr njė kėsulė qė bie ose pėr njė jelek tė ndotur, vijnė sentenca filozofike si: "Pėrvoja tregon se nėse dikush zvarritet pėr njė kohė tė gjatė mbi dyshemenė e ndotur, ndotet" ose:

    "Organet e tė menduarit janė instrumente tė ngjizjes sė botės dhe organe gjinore tė natyrės/ Harmoni tė pjesshme, mbi to ngrihet gjithēka" ose: "Me tė bėrė pak emėr njerėzit kėrkojnė para dhe respekt/ pėrherė e mė shumė para pėrherė e mė shumė respekt/ Artistėt kėrcėnojnė me artin e tyre dhe ec e mos e quaj poshtėrsi kėtė po deshe... Artistėt e skenės por nė pėrgjithėsi gjithė artistėt kėrcėnojnė me artin e tyre pa kurrėfarė skrupulli".

    Pikėrisht nė kėto momente njerėzit zgjoheshin, bėheshin tė vėmendshėm: shkurt regjisori dhe aktorėt e kishin arritur atė qė deshėn, duke pėrēuar krahas fluksit krijues, llucės sė jetės tė pėrditshme, edhe majat e mendimit tė dramaturgut.

    Mund tė bėhet kėtu objeksioni: pse duhen njohuritė paraprake pėr njė shkrimtar? Nė qoftė se pjesa dhe regjia janė tė mira, ato duhet tė komunikojnė me publikun. Objeksioni do tė ishte i drejtė, vetėm se duhet tė mbajmė parasysh prapambetjen e madhe qė ka teatri ynė nė veēanti dhe jeta jonė kulturore nė tėrėsi kur i krahasojmė me simotrat e tyre europiane.

    Avangardat e shekullit 20 njihen te ne fare pak dhe nė mėnyrė rastėsore, skena e TK mund tė pushtohet pėr muaj tė tėrė, duke diktuar pastaj shijen e publikut, nga njė pjesė realiste e viteve '40, ku siē ėshtė shkruar nė kėtė gazetė njė pjatė supė ka brenda supė tė vėrtetė dhe telefoni pėrdoret pėr tė telefonuar nga njėra anė e skenės nė tjetrėn.

    Nė kėtė vėshtrim ishte ideja mė e mirė qė Thomas Bernhardi zbriti nė Tiranė bashkė me njė regjisor austriak, besnik ndaj tekstit dhe tė menēur nė zgjidhjet e tij (po kujtoj vetėm zgjidhjen e goditur tė tavanit qė ngrihet dalėngadalė si njė ēlirim prej gjithė makthit tė Kuintetit tė Troftave, ēlirim qė nė tė vėrtetė duhet tė jetė vdekja), sikurse ishte nga ky vend dhe skenografi, tė cilėt harmonizuan pastaj pa vėshtirėsi me koreografin Gjergj Prevazi.

    Natyrisht dhe me aktorėt, Vasjan Lamin nė radhė tė parė, i cili e luajti pjesėn e tij me lehtėsinė e maestros si tė vinte drejt e nga Burgtheateri, por nuk binin mė poshtė as Liēaj e Derhemi, pėr ato role qė kishin, tė cilėt i luajtėn pa kursyer asgjė nga vetja e tyre.
    Njė e shtunė pėr t'u mbajtur mend nė Teatrin Kombėtar.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7

    10 Librat?!

    Pergezime per kete pershkrim kaq efikas te librit. Doja te dija mendimin tuj se cilet jane 10 librat qe duhet t'i lexojme nje here ne jete dhe ku bazoheni per kete liste?




    Citim Postuar mė parė nga Pedro Lexo Postimin
    "Der Vorleser". Si mund te perkthehet titulli ne shqip?

    Ky liber eshte perkthyer ne anglisht nen titullin "The Reader", qe ne shqip perkthehet "Lexuesi", mirepo fjala "der Vorleser" nga gjermanishtja ne shqip perkufizon personin, i cili i lexon dikujt nje liber. Ne anglisht perdoret "the reader", pavaresisht se nuk mund te tregohet qarte, nese me kete fjale nenkuptohet dikush, i cili lexon dicka per veten e tij, apo dikush, i cili i lexon dikujt dicka. Ne shqip mund te perkthehet edhe "Recituesi", ndonese ne jemi mesuar, qe recitues quhet ai qe reciton vjersha. Por recituesi fare mire mund ti recitoje dikujt, ose disave, edhe nje pjese prozaike.

    E nisa temen ne kete menyre, pasi ky liber, i perkthyer ne 37 gjuhe te botes, libri i pare gjerman qe sundon listen e bestsellerit te New York Times, per fat te keq nuk eshte i perkthyer ne shqip, dhe mua me bie barra, qe jozyrtarisht, ti perkthej titullin ketij libri. Shqiptaret kete liber mund ta lexojne ne gjuhe te ndryshme, por vetem ne shqip jo. Akoma jo. Shpresoj qe se shpejti kjo gje te ndryshoje.
    Doja te shtoja gjithashtu, qe ky liber, pak vite pas botimit te tij (1995), arriti t“i perkase programit “lexim i detyrueshem” ne shumicen me te madhe te shkollave te mesme ne Gjermani.

    Per se behet fjale tek “Recituesi”?

    Ne kete roman, nje nga personazhet kryesore te tij, Michael Berg, tregon ne veten e pare, historine e tij. Michael Berg, nje djale 15-vjecare, i semure nga verdheza, njeh rastesisht dhe lidh marredhenie me nje fatorino treni, Hanna Schmitz, nje grua 21 vjet me e vjeter se ai. Fillimisht libri pershkohet nga nota te forta erotike. Marredhenia bazohet fillimisht ne seks, por me vone percaktohet nga nje ritual i dushit, i leximit nga ana e Michael per Hanna dhe seksi. Marredhenia eshte bizarre dhe Hanna eshte dominante ne marredhenie: Michael detyrohet shpesh qe ta ndjeje veten fajtor dhe te kerkoje te falur edhe pse nuk ben ndonje gabim. Kur nje dite Hanna zhduket papritmas, Michael e ben veten me faj, pasi beson, se Hanna u largua qe ti jepte fund marredhenieve me te. Me ne fund mbaron shkollen dhe fillon studimet e juridikut. Gjate studimit i takon te marre pjese si vezhgues ne nje proces gjyqesor kundra nazisteve dhe per habine e tij shikon Hannan ne banken e te akuzuareve bashke me disa gra te tjera. Ajo akuzohet per mos dhenien e ndihmes dhe per bashkepunim ne vrasje te shumefishte si mbikqyrese ne kampin e perqendrimit ne Auschwitz. Aty Michael meson edhe si kishte rrjedhur ngjarja, kur gjate shpernguljes se njerezve nga kampi i Auschwitzit, ne ditet e fundit te luftes, nje nate, karvani i te burgosurve dhe i mbikqyresve strehohen ne nje fshat. Per fat te keq, fshati bombardohet nga aleatet dhe kisha ku strehoheshin te burgosurit merr flake dhe te gjithe digjen brenda, pervec nje gruaje me te bijen e saj. E bija, mbas disa vitesh kishte botuar nje liber rreth ngjarjes dhe prokuroria dhe policia kishte rene ne gjurmet e Hannas dhe disa prej mbikeqyresve. Ato akuzoheshin, se nuk kishin vepruar, qe tu vinin ne ndihme te perqendruarve, por i kishin mbajtur dyert e kishes te mbyllur me celes, duke i lene ata te digjeshin brenda. Gjate procesit Michael i ben pershtypje qendrimi i cuditshem i Hannas, kur kjo e fundit merr persiper me nxitim te kete mbajtur nje protokoll, gje qe e ben fajtore, vetem qe asaj te mos i duhej te shkruante, pasi gjyqtari kerkon qe shkrimi i protokollit te krahasohej me shkrimet e te akuzuarve. Qe aty dhe duke kujtuar rrethanat e tjera te meparshme te cuditshme, Michael ndricohet: Hanna eshte analfabete, nuk di as te shkruaje dhe as te lexoje. Duke qene ne konflikt me ndergjegjen e tij, nese duhet ti tregoje gjyqtarit, qe Hanna nuk mund te kete shkruar ate protokoll, pasi ishte analfabete, apo te ruaje sekretin e ish te dashures se tij, sekret, te cilin Hanna e kishte ruajtur dhe e ruante me fanatizem, aq sa ishte e gatshme te damkosej si kriminele dhe te kalonte ne burgim te perjetshem, Michael nuk i tregon gjyqtarit. Hanna merr si denim burgim te perjetshem.
    Michael mbaron studimet dhe martohet me avokaten Gertrud dhe te dy kane nje vajze, Julian. Por Michael, i mbytur nga vrasja e ndergjegjes dhe ndjenja e fajit, e leshon veten dhe pas pese vitesh ndahet nga e shoqja, e cila merr me vete edhe te bijen. Michael fillon pune si historian i te drejtes dhe ne ato kohe fillon i dergon kaseta Hannas, ne te cilat ai rregjistron veten duke i lexuar libra. Ne kater vjet, Hanna meson, pa dijenine e Michael, te shkruaje dhe te lexoje. Kur ajo i dergon Michael nje leter, ai eshte i habitur dhe njekohesisht i gezuar. Pese vjet me vone drejtoresha e burgut ve ne dijeni Michael per lirimin e Hannas dhe i lutet atij, qe te kujdeset per te. Pas shume ecejakeve dhe gjithashtu sipas deshires se drejtoreshes se burgut, Michael e mbledh veten dhe viziton Hannan ne burg, pak perpara lirimit te saj. Michael perpiqet ato dite para lirimit te Hannas ti rregulloje gjerat per Hannan. Nje dite para se te dale nga burgu, Hanna vret veten. Ajo i le nje mesazh Michael, ne te cilen i lutet, qe te gjitha kursimet e saj, rreth 7000 marka gjermane, t“ia dergoje ne New York te mbijetuares se karvanit te Auschwitzit. Michael e kryen kete porosi te fundit, ia dorezon te mbijetuares parate personalisht dhe i tregon asaj edhe historine e Hannas. Te dy vendosin, qe parate e Hannas t“ja kalojne shoqates Jewish League Against Illiteracy. kjo shoqate i dergon Hannas nje leter falenderimi, te cilen Michael e con tek varri i saj.

    Libri eshte nje koktej ndjesish. Te ve ne levizje trurin dhe ndjenjat, te peshtjellon, te ben te zymte dhe te ve ne mendime. I gjithe libri sillet rreth dy temave: 1- faji, ndjenja e fajit dhe si sillen njerezit me te, dhe 2 – perballimi i njeriut te thjeshte me ceshtjen e fajit gjate kohes se holokaustit. Ne pergjithesi kritika e ka pritur mire dhe e ka vleresuar librin e Bernhard Schlink me superlativa, megjithese zerave tek-tuk kritik, te cilet shohin nje imoralitet ne erotizmin e ciftit Michael-Hanna, nje perzierje te banalitetit me pedofiline. Per mendimin tim personal nuk eshte keshtu, ne fund te fundit perse te mos thuhen gjerat haptazi ashtu sic mund te ndodhin dhe kane ndodhur, por te fshihen nen qylym, per hir te mbrojtjes se moralitetit fallco te lexuesit?

    Per mendimin tim ky liber ben pjese ne dhjete librat, qe nje njeri duhet ti kete lexuar te pakten nje here ne jeten e vet

    Persa i perket autorit, Bernhard Schlink ka lindur me 1944 dhe eshte nga profesioni jurist, pra nuk eshte shkrimtar i mirefillte profesionist, dhe per shume vite ka qene anetar i gjykates kushtetuese, si edhe profesor i te drejtes kushtetuese ne disa universitete te mirenjohura ne Gjermani, si ai i Berlinit, Goethe-Universität ne Frankfurt etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Ingeborg Bachmann
    Nga Dita nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 12:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •