Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Françeskanët fitojnë gjyqin mbi të drejtën e publikimit të veprës së Gjergj Fishtës

    Provinca Françeskane në Shkodër
    fiton gjygjin për veprat e At Gjergj Fishtës
    me shtëpinë botuese me po të njëjtin emër.

    Shkodër— Në shumë mjedise shkrimtarësh dhe studdiusësh të veprës së Fishtës ka kohë që botimet dhe ribotimet e veprës së tij janë kritikuar dhe polemikat kanë kohë që vazhdojnë. Por reagimi më i fortë dhe ligjor ka nisur në janar 2005 si proçesi kaq shumë i rëndësishëm për veprën e At Gjergj Fishtës dhe botimeve dhe ribotimeve të saj në vëndin tonë. Në fakt Provinca Françeskane në Shkodër e cila njihet botërisht dhe efektivisht si nga Vatikani dhe shteti shqiptar për trashëgiminë letrare të “Homerit” shqiptar nuk ka “kapërdirë” transformimet gjuhësore dhe gramatikore, por dhe të gjitha ndryshimet e bëra në të gjithë veprën e Fishtës. Prandaj në janar të 2005 në Gjykatën e faktit në Lezhë kjo provincë ka paditur botuesin Frano Kulli për “vjedhje dhe deformim të veprës letrare” të Fishtës. Kjo shtëpi botuese që ka dhe emrin e poetit dhe patriotit shqiptar të persekutuar si vepër letrare dhe veprimtari artistike nga regjimi komunist, ka që në 2001 që riboton vëllime nga e gjithë letërsia dhe punët madhore të Fishtës. Ndryshimet e dukshme në dialekt, ngjyrime dhe gramatikë fishtiane kanë nervozuar Provincën Françeskane në Shkodër dhe më në fund ato nuk kanë parë arsye tjetër veçse ballafaqimit në gjygj me shtëpinë botuese. Urdhëri françeskan i ka quajtur këto deformime skandaloze dhe të pa pranueshme jo vetëm për këtë urdhër por për të gjtihë shqiptarët. At Viktor Dema përgjegjës në bibliotekën “Gjergj Fishta” në provincë deklaron se është skandaloze ajo që kanë bërë me veprën e Fishtës, sepse njerëz me doktoratura shtojnë rrokjet në veprën e Fishtës dhe prishin ritmin. Ai deklaroi se nuk dihet se prej kujt e kanë marrë lejen për të deformuar veprën e autorit. Dema theksoi se ndryshime në vepër mund të bëjë vetëm autori, por kur ky ka vdekur ky kapitull ndyshimesh mbyllet përgjithmonë.

    Në shtator gjykata shkallës së parë në Lezhë i dha të drejtë Frano Kullit dhe Provinca Françeskane apeloi deri sa me 11 prill të 2006 në gjykatën e Apelit në Shkodër, kjo Provincë fitoi gjygjin me botuesin Kulli i cili u dënua edhe me 1 milion lekë gjobitje. At Dema sqaroi se nuk mund të vazhdohej më me deformime dhe me ndryshime të veprës së Fishtës i cili u persekutua së vdekuri nga komunizmi duke ju hedhur eshtrat në lumin Kir. Në të vërtetë deformimet dhe afrimi i gjuhës së Fishtës me gjuhën e sotme vihet re në botimet e shtëpisë së Frano Kullit, por ky botues është ai që ka bërë të mundur edhe leximin e saj nga brezi i ri i cili duhet pranuar ka vështirësi në leximin e veprës madhore të Fishtës. Nga ana tjetër nuk është aspak e pranueshme të redaktosh një vepër të tillë autentike dhe epokale, sepse largon cilësinë e sjellë në jetë nga autori i madh me origjinë nga Lezha dhe edukim kishtar dhe patriotik në Shkodër.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Fishta... në vitin 2005
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •