Mos kini frikė! Ja, unė po ju sjell njė lajm tė mirė:
gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytet tė
Davidit ju lindi Shėlbuesi Krishti Zot! (Lk 2, 10-11)
Vėllezėr e motra,
besimtarė tė dashur!
Lajmi mė kumbues dhe mė i rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit ishte dhe mbetet lajmi mbi lindjen e Jezu Krishtit. Engjėlli i Zotit u lajmėron barinjėve: Mos kini frikė! Unė po ju sjell njė lajm tė mirė, gėzim tė madh pėr mbarė popullin.... Janė kėto fjalėt e gėzueshme dhe shpresėplote, sepse pėrmes tyre shpallet mishėrimi i Birit tė Zotit pėr shėlbimin e botės.
Kjo ngjarje e mrekullueshme pėrkujtohet dhe kremtohet ēdo vit nė kėtė kohė me gėzim tė madh nė mbarė botėn e krishterė. Nata e shenjtė e Krishtlindjes, por edhe ditėt e ardhshme tė kėsaj kohe tė shenjtė, janė ditė tė veēanta kur gėzimin tonė ia shprehim njėri-tjetrit me dėshirat mė tė pėrzemėrta pėr njė mirėqenie mė tė mirė, mė tė lumtur, tė begatshme dhe tė qetė.
Lindja e Jezu Krishtit ėshtė premtimi i realizuar i Zotit, i paralajmėruar edhe nga profetėt. Ky pėrkujtim ėshtė njė pėrtrirje e vazhdueshme e mirėsisė sė Zotit qė pėrforcon, ushqen dhe pėrtėrinė fenė e besimtarėve.
Krishti ėshtė Zot. Kėtė e kanė paralajmėruar profetėt nė Besėlidhjen e Vjetėr duke paralajmėruar edhe kohėn dhe vendin e lindjes sė tij. Mikea profet thotė: E ti, Betlehem Efratė, i vogėl ndėr qytetet princėrore tė Judės, prej teje do tė dalė ai qė do ta sundoj Izraelin... Ai do tė ngritet, do tė udhėheqė me fuqinė e Zotit, me madhėrinė e emrit tė Zotit, Hyjit tė vet... Ai vetė do tė jetė paqja! (Mik 5, 1a. 3. 4).
Krishti, Shpėtimtar i botes Mbret i paqes dhe i drejtėsisė, ėshtė njė realitet historik. Fjala e Zotit u bė njeri. Me lindjen e tij filloi njė epokė e re, e cila do tė shėnohet me Ligjin e dashurisė. Pėrmes tij mėsuam se Zoti ėshtė Dashuri, babė i mirė, i cili falė, dhe e don njeriun.
Te shėn Gjoni Ungjilltar mėsojmė: Nė fillim ishte Fjala, e Fjala ishte nė Hyjin e Fjala ishte Hyj (Gjn 1, 1). E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne (Gjn 1, 14).
Nė personin e Krishtit gjen arsyen dhe kuptimin e vet jeta e cila ėshtė dhuratė e Zotit. Besimi nė Krishtin nuk turpėron. Pėrkundrazi, kanė mbetur tė turpėruar ata qė tentuan ta mohojnė egzistimin e tij. Nuk ėshtė e mundur qė i tėrė njerėzimi ti pėrqėndroj ngjarjet e veta reale rreth njė personi irreal. Autenticiteti i Ungjijve, letėrsia botėrore, arti dhe shumė veprime tjera nė botė, nuk u lėnė vend aspak dyshimeve tė tilla, pėrkundrazi na thėrrasin qė pėrherė ta lėvdojmė emrin e Zotit.
Krishti Biri i Zotit, gjatė tėrė misionit tė tij tė shenjtė, e dėshmoi se vėrtet ėshtė Mesia, i Dėrguari i Atit, qė ia shpalli Atin njerėzimit por edhe e shfajėsoi njerėzimin prej mėkatit. Krishti duke iu drejtuar apostujve, thotė: Askush nuk e di kush ėshtė Biri, pėrveē Atit, dhe kush ėshtė Ati, pėrveē Birit dhe atij, kujt Biri do tia zbulojė (Lk 10, 22). Edhe nė njė vend tjetėr e identifikon veten me Atin: Unė dhe Ati jemi njė (Gjn 10, 30). Erdhi nė kėtė botė pėr njerėzit dhe kujdesi i tij pėr ta ishte i madh: Shėroj tė sėmuarit, ngushėlloj tė pikėlluarit, mėsoj dhe udhėzoj njerėzit qė nė zemrėn e tyre tė mretėroj paqja, e vėrteta dhe jeta. Me ngjalljen e tė vdekurve u tregoj sė ėshtė zotėrues i jetės dhe i vdekjes. Nga mėsimi i tij njerėzit mbetnin tė habitur, sepse i mėsonte si ai qė ka autoritet e jo porsi skribėt (Mk 1, 22).
Lindja e Krishtit pėr besimtarė ėshtė festė gėzimi, sepse Biri i Zotit lind i mėshėruar nė kraharorin e Virgjėrės Mari, bėhet i ngjajshėm me ne nė tė gjitha, pėrveē mėkatit. Lind nė kėtė botė qė tė jetė pranė nesh, dhe me ne, si vėlla, mik, pajtues dhe shėlbuesi ynė.
Gjatė kėsaj kohe tė Krishtlindjes, le ti bashkohemi zėshėm brohoritjes sė asaj nate tė shenjtė kur Krishti lindi nė varfėri pėr tė na kujtuar edhe tė tjerėt qė janė tė varfėr e qė kanė nevojė pėr ne. Ai e identifikon vetveten me tė varfėr duke thėnė: Ēkado bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua (Mt 26, 40). Prandaj, edhe ne duhet ti duam tė varfėrit dhe tė kujdesemi pėr ta.
Vėllezėr e motra,
Zoti iu ka dėftuar dhe folė njerėzve nė mėnyra dhe kohė tė ndryshme. Nė kėtė na pėrkujton shėn Pali: Mbasi Hyji herė mbas here dhe nė mėnyrė tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, nė kėto ditė, na foli edhe neve me anė tė Birit (Heb 1, 1-2).
Kjo ngjarje e madhe dhe e mrekullueshme, na kujton dashurinė dhe kujdesin e Zotit pėr njeriun, pėr mbarė njerėzimin. Pjesė e kėtyre jemi edhe ne si ndivid dhe si popull. Ndaj nesh e ka treguar dashurinė e vet nė mėnyra dhe kohė tė ndryshme, e nė veēanti nė kohėt e rėndėsishme dhe vendimtare pėr ne. Ngjarja e Kėrshėndellave nė mėnyrė analoge mund tė krahasohet me ngjarjen tonė. Lindja e njė realiteti tė ri e tė dėshiruar me shekuj, lirimi nga robėritė dhe vėshtirėsitė e ndryshme nė njė liri tė plotė. Nė kėtė moment vendimtar duhet bashkuar tė gjitha fuqitė tona. Nė kėto ditė tė gėzueshme tė bashkohemi nė falėnderim Zotit pėr tė gjithė, duke lutur pėr paqe, mirėkuptim dhe dashuri mes njerėzve. Ėshtė detyrė e jona qė tė lutemi pėr udhėheqėsit, pėrfaqėsuesit tanė, qė Zoti ti forcojė dhe ti shndritė pėr tė marrė vendime tė mira dhe tė drejta qė tė na sjellin mirėkuptim, tolerancė, paqe e dashuri mes njerėzve.
Me kėtė rast, nuk mundem e mos tė kujtoj obligimin tonė ndaj bijės sonė tė madhe Nėnė Terezės. Ajo me veprėn e vet humane na afirmoj para mbarė botės. E lartėsoj popullin e vet me virtytet e veta njerėzore dhe hyjnore. Ėshtė shpreh dėshira jonė nė raste dhe mėnyra tė ndryshme qė ta kemi nė mesin tonė. Kėtė mundė ta realizojmė me detyrėn qė ia kemi vu vetit, ngritjen e katedrales sė saj nė Prishtinė. Hapat nismėtar janė bėrė, tani lypet vazhduar.
Prandaj, ju ftoj tė gjithėve, tė bashkohemi nė lutje edhe pėr kėtė qėllim, pėr ta realizuar kėtė projekt. Kontributet tuaja janė mė se tė nevojshėm. Nuk dyshojmė se idealet tuaja pėr gjėra madhore siq u treguan nė tė kaluarėn, nuk do tė mungojnė edhe tani pėr kėtė qėllim. Me realizimin e projektit nė fjalė, nė vitin 2010, njėqindvjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, kemi spresė tė madhe ta kemi edhe Atin e Shenjtė, Papėn nė mesin tonė. Tani tė gjitha janė para nesh, dhe realizimi i tyre mėvaret prej nesh.
Lusim Krishtin Zot pėr kėto qėllime tė mira. E lusim dhe urojmė qė Ai tė largoj ēdo urrejtje, vėshtirėsi dhe pikėllim duke i zavendėsuar me mirėsi, mirėkuptim, paqe dhe dashuri.
Viti i Ri na gėzoftė me pėrfundimin fatlum tė proqeseve tė filluara: Kosova shtet sovran dhe i barabartė me shtetet tjera. Poashtu urojmė vazhdim tė mbarė e tė mirė tė fillimit tė katedrales Nėnė Tereza nė Prishtinė.
Pėr shumė mot e me gėzim Kėrshėndellat, urime pėr njė Vit tė Ri, tė lumtur dhe frytėdhėnės.
Prizren, dhjetor 2005
Mons. Mark SOPI, ipeshkev
Krijoni Kontakt