Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    FJALOR BIBLIK - Fjalor Shpjegues

    Abrahami
    (te pergatitur nga Don Albert Jakaj)

    Jetoi ne fillim te mijevjecarit te dyte para Krishtit (krah. Zan 12-25). Anetar i klanit politeistik i cili qe vendosur ne Ur, ne Kaldeje, ai mori nga Zoti urdhrin per ta lene atdheun e vet dhe per te shkuar ne token e panjohur e cila do te behej Toka e premtuar.
    Pas banimit ne Egjipt, me gruan e Sara dhe nipin Lot vendosen ne Kanaan. Aty Hyji lidhi beselidhje me te dhe i premtoi kete toke atij dhe pasardhesve te tij. Mirepo Sara ishte vejushe. Ajo e bindi Abrahamin qe te merrte Hagren dhe te lindte femije me te. Hagara i lindi nje djale Ismaelin, por megjithate ai nuk ishte trashegimtari i paralajmeruar.
    Hyji beri serish nje beselidhje me Abrahamin dhe si shenje te tij te dukshme dhe te perhershme themeloi ritin e rrethprerjes te te gjithe paraardhesve meshkuj
    Hyji iu deftua edhe nje here (Zan 18,19 ne formen e tre meshkujve te cilet me gjithe moshen e shtyre te Sares, i lajmeruan lindjen e te birit. Pastaj Hyji per ta vene ne prove, kerkoi nga Abrahami qe t'ia flijonte kete djale, pra Izakun por pasi qe u bind ne besimin dhe bindjen e tij, ndaloi flijimin dhe qe nga ai cast ndaloi kushtimin e flive njerezore.
    Abrahami i quajtur "babai i te gjitheve qe besojne" eshte pranuar si Ati i pare i tre Besimeve fetare Monoteiste: judaizmi, krishterimi dhe islamizmi.



    Femijet e Abrahamit

    Abrahami me Izakun dhe Jakobin, konsiderohet si Ati i pare i popullit te zgjedhur. Ai eshte Ati i popullit te cilit eshte dhene Toka e premtuar. Shprehja "Femijet e Abrahamit" (Mt 3,9; Lk 13,16; 19,9..) nuk lidhet vetem me pasardhesit e drejtperdrejt. Te gjithe ata qe besojne po ashtu jane "femijet e Abarahamit" (Mt 1,1; Rom 4).



    Prehri i Abrahamit

    Prehri i Abrahamit tregon vendin e pushimit te te drejteve, ku nuk ka dhimbje. Ky eshte vendi i pritjes qe i paraprin lumturise se plote. Figura eshte perdorur ne shembelltyren mbi te pasurin koprrac dhe Lazrin skamnor (Lk 16,19).

    Marre nga: Forumi Katolik Rinor - http://www.forumikatolik.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 02-04-2007 mė 17:32

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Amen


    Fjale hebraike, rrenja e se ciles nenkupton shume domethenie: qendrueshmeri, shprese, e verteta. Fjala amen do te thote se ajo qe eshte thene konsiderohet si e vertete. Perkthimi "ashtu qofte" shpreh nje deshire, por nuk shpreh kuptimin e sakte te fjales.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Apostujt


    Nga greqishtja Apostolos, "i derguar", perfaqesues zyrtar). Ne kuptimin e ngushte te fjales, Apostujt jane dymbedhjete nxenesit qe Jezusi i zgjodhi per shoke te tij te afert, per deshmitare te tij para botes dhe per predikues te ungjillit te tij. Beselidhja e Re zakonisht i quan te "Dymbedhjetet". Keta jane: Pjetri, Andrea, Jakobi e Gjoni (te thirrurit e pare), pastaj Filipi, Bartolomeu, Mateu, Toma, Jakobi (i biri i Alfeut), Tedeu, Simoni dhe Juda Iskariot (krah Mk 3, 17-19). Pjetri gjithmone eshte ne krye. Pas tradhetise, Juden e zevendeson Matia (Vap 1,15-26).
    Pali pas vdekjes se Jezusit dhe kthimit te tij rruges per ne Damask, mori emrin "aposutll i popujve" dtth i atyre qe nuk jane hebrenj.
    Ndersa ne kuptimin e gjere te fjales "apostull" tregon ai qe mbart mesazhin e ungjillit apo me gjeresisht ai qe mbron nje ide ose lufton per nje gje te mire.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BABELI (KULLA E BABELIT)



    Nga hebr. Babčl, qe dtth 'perzierje gjuhesh'; ndersa greq. Babylņn dtth 'dera e Zotit'. Pershkrimi biblik i Kulles se Babelit eshte frymezuar nga piramidat shkalle-shkalle te quajtura zigurat, rrenojat e te ciles mund te gjenden ne Mesopotami.
    Me te zbuluar pjekjen e tulles, njerezit deshiruan te ndertonin nje qytet te cilin do ta zoteronte nje kulle te larte deri ne qiell. Per t'i ndeshkuar per shkak te mendjemadhesise, Hyji i ndau duke ua peshtjelluar gjuhen dhe duke i shperndar (krah. Zan 11, 9). Etimologjia popullore qe teksti biblik i jep fjales Babel eshte "perzierje gjuhesh", ndersa Babylon do te thote "dera e Zotit".
    Pervecse si ndeshkim per shkak te mekatit kolektiv, kjo ngjarje mund te kuptohet si denim i civilizimit urban.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BIBLA



    Me nocionin e pergjithshem "Bibel" nenkuptojme librin e frymezuar te hebrenjve dhe te te krishtereve; myslimanet e nderojne po ashtu dhe disa pjese te saj i gjejme edhe ne Kuran. Fjala Bibel rrjedh nga fjala greke biblia, qe dtth "librat" (e shenjte), qe rrjedh nga fjala biblos (papirus, liber) sipas qytetit Biblos qe mbikqyrte shitjen e tij.
    E zene fill nga gojedhena, e hartuar dhe e shkruar gradualisht, Bibla eshte nje teresi jashtezakonisht e perbere qe perfshin libra me stile dhe lloje shume te ndryshme nga te cilet disa jane te nenshkruar ndersa te tejre jane nga autore te anonim, kurse koha e hartimit te saj shtrihet ne dhjete shekuj.
    Per hebrenjte ajo perbehet nga tri pjese: Torah (ose Ligji qe quhet edhe Peselibersh - Pentateuk - sepse eshte i perbere nga pese librat e pare), Neviim ("Profetet", por ky emer mbulon edhe librat qe te tjeret i quajne "Librat historik") dhe Ketuvim ("Shkrimet", dtth te gjithe te tjeret; shih tabelen e Bibles hebraike). Emer i zakonshem per Biblen hebraike eshte TaNaH (i perbere nga tri shkronjat e para te fjales Tora, Neviim, Ketuvim) apo Tora e marre ne kuptimin e gjere. Ate te krishtere e quajne Beselidhja e Vjeter ne dallim nga Beselidhja e Re. Beselidhja e Re perbehet nga kater Ungjijte, Veprat e Apostujve, Letrat dhe Zbulesa.
    Beselidhja e Vjeter ne fillim e shkruar ne hebraisht, permban edhe disa pjese ne aramaisht. Disa libra, te cilat i pranon vetem judaizmi aleksandrin, jane mbartur vetem ne greqisht. Katoliket dhe ortodokset i konsiderojne deutorokanonike, ndersa hebrenjte dhe protestantet apokrife (pese nga librat te gjithe i konsiderojne apokrife).
    Natyrisht doreshkrimet origjinale nuk ekzistojne, por vetem kopjet e tyre. Doreshkrimet me te hershme te Beselidhjes se Vjeter jane gjetur ne 1948-en ne Kumran, ne bregun e Detit te Vdekur (nje rrotul gati e plote e librit te Isaise si dhe shume fragmente te te tjereve). Keto deshmojne per punen jashtezakonisht te mire te kopjuesve sepse dallimet ne mes doreshkrimeve, megjithe largesine kohore te disa shekujve, jane vertete shume te vogla.
    Nje pune shume e madhe, persa i perket recensimit dhe krahasimit te te gjitha doreshkrimeve (krahasime qe marrin ne konsiderate edhe perkthimet me te vjetra, vecanerisht ato greke, latine dhe siriake), ka mundesuar pergatitjen e tekstit zyrtar qe sot sherben si baze per te gjitha botimet ne gjuhet burimore, e me pas edhe per perkthimet ne gjuhe te huaj.
    Doreshkrimet e rendesishme greke ne pergamene (Sinaiticus, Alexandrinus, Vaticanus) rrjedhin nga shekujt IV-V pas Krishtit dhe permbajne Beselidhjen e Vjeter dhe te Re. Pergamena me e vjeter e krishtere e vitit 125 pas Krishtit, eshte pjesa e Ungjillit te Gjonit e gjetur ne Egjipt: ajo perforcon bindjen se ky shkrim ne ate kohe ka qene i perhapur larg vendit te prejardhjes se tij.
    Bibla eshte libri me i perhapur ne bote, e perkthyer, pjeserisht apo teresisht ne rreth 1.800 gjuhe e dialekte. Ajo ka frymezuar vepra te panumerta artistike dhe mund edhe te themi se ne boten perendimore ka dhene formen kultures, trashigimtare te se ciles jemi ne.

    Tekstet letrare te frymezuara nga Bibla jane permbledhur nen emrin e perbashket: Patristika - Eterit (keto jane shkrimet e eterve te Kishes). Qe nga shekulli i II-te pas Kr., shkrimtaret e lashte greke dhe latine e me vone qe nga shekulli IV-te, ata siriane dhe armene, iu kushtuan ekzegjezes (interpretimit te Bibles) dhe komentareve te Beselidhjes se Vjeter dhe te Re. Nder ta jane: Tertuliani, Origjeni, Arnobi, Laktanci, shen Ambrozi dhe shen Augustini qe do te kene ndikim te madh ne Mesjete dhe me vone.
    Edhe autoret hebrenj, gjate shekujve, jane kushtuar veprimtarise se rendesishme te shtjellimit te Ligjit dhe Profeteve. Spanja arabike ne shekullin e XI-te dhe te XII-te ka perjetuar lulezimin me te madh te letersise mesjetare hebraike: Moses Maimonides (1135 - 1204) eshte filozofi qe e shpreh me mire judaizmin ortodoks.
    Lindja e kritikes historike dhe filozofike ne shekullin e XVII-te (Richard Simon dhe Spinoza) te letraret e mevonshem ka nxitur interesim per kronologjine e ngjarjeve te permendura ne Bibel dhe kerkimin e librave biblik ne Enciklopedi (1751 - 1772), nocionet "Bibla" dhe "Kanoni", "Kronologjia e shenjte"; Voltaire, La Bible enfin expliquée, 1776. Konservatoret akuzonin per blasfemi ata qe vinin ne dyshim pohimet e Peselibershit, ndersa racionalistet mbeshtetnin mendimin mbi anakronizmin e mesazhit biblik per koherat moderne.
    Shekulli XIX-te eshte deshmitar i rilindjes se frymezimit biblik ne letersi. Shkrimtaret jane nen ndikimin e orientalizmit, perparimit te shkencave historike, diskutimeve politike mbi historine e njerezimit.
    Ne shekullin e XX-te Paul Claudel perseri ndermori tradicionin patristik dhe mesjetar te komentareve dhe interpretimeve te Bibles. Ne kohen e re Elie Wiesel i ofron publikut hebraik te devotshem persiatjet e tij te frymezuar drejtperdrejt nga Bibla dhe tradita hebraike: Festimi biblik, 19975; Festimi hasidik 1976. Per teorine e Bibles si "burim", "kod" letrar shih: Northorp Frye, The Great code, The Bible and Literature, New York 1982 (Le Grand Code, Paris 19984).
    Dhe ne fund, perkthimi i Bibles ka mundesuar krijimin e veprave te verteta letrare: ne Angli Versioni i autorizuar i Bibles (1604-1611); ne Gjermani Martin Luther me perkthimin e tij te Bibles, ka mundesuar formimin e gjermanishtes moderne (1534). Sot kjo detyre terheqese josh shume poete: Jean Grosjean, Apokalipsa 1962 dhe Henri Meschonnic, Pese kokorrethet 1970.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BESELIDHJE - (heb. berit, greq. diatekč, lat. testamentum)


    Marreveshje qe lidh dy a me shume pale ne nje bashkesi dhe nenkupton te drejta dhe detyrime: shenohet me ngritjen e nje permendoreje apo me dokumente te shkruara. Prishja e nje marreveshjeje te tille konsiderohet si krim. Ne qofte se njera nga palet gezon pozite te privilegjuar shoqerore, ajo me e dobeta, nese i qendron besnike beselidhjes, fiton prej saj mbrojtje dhe siguri.



    Beselidhja hyjnore ne Beslidhjen e Vjeter

    Keto jane beselidhjet qe Hyji ka lidhur me Izraelit dhe qe percaktojne pergjithmone fene dhe popullin e tij si dhe e vecojne nga te gjithe popujt e tjere:
    - Beselidhja me Noene pas permbytjes me uje
    - Beselidhja me Abrahamin
    - Beselidhja me Moisiun dhe popullin e zgjedhur, e vertetuar ne Sinai (apo malin Horeb)
    - Beselidhja me Davidin
    - Beselidhja sipas profeteve: per shkak te mekatit Izraeli e ka shkelur beselidhjen te lidhur me Hyjin ne Sinai e megjithate Hyji nuk do ta shkaterroj Izraelin; me pjesen e Izraelit qe ka mbetur besnike ai deshiron te lidh beselidhje te re, te amshuar dhe ta perhape tek paganet.



    Beselidhja e re ne Beselidhjen e Re

    Per te krishteret kjo beselidhje e re ndermjet Hyjit dhe njerezimit realizohet plotesisht me Jezusin. Ajo vertetohet me gjakun e tij. Neper te plotesohet beselidhja e Sinait. Gjate Darkes se Fundit, pasi mori kelkun e veres Jezusi tha: "Pini te gjithe prej tij, sepse ky eshte gjaku im - gjaku i Beselidhjes" (Mt 26, 27-28 ). Tek koncepti i beslidhjes me Hyjin bazohet origjinaliteti i judeo-krishterimit.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BIRI I HYJIT



    Ne Beselidhjen e Vjeter Izraeli kolektivisht (Dal 4, 22) dhe izraelitet individualisht (Lp 14, 1) quhen "bijte e Hyjit" (krah edhe Oz 2, 1). Hyji e ka bere bir ne shpirt Mbretin-Mesi (Ps 2, 7; 89, 27-28 ). Edhe Beselidhja e Re e perdor kete term per te gjithe te pagezuarit dhe ne kuptim me te larte per Jezusin. Ungjilli i Gjonit vazhdimisht flet per bashkimin e Jezusit me Atin e tij (Gjn 14, 11). Kjo prejardhje hyjnore, qe eshte jashte cdo procesi te zakonshem biologjik, shpreh bashkimin e natyrshem ndermjet Jezusit dhe te Atit. Nderkaq te pagezuarit behen bij ne shpirt te Hyjit dhe vetem atehere mund te thone: "Ati yne..." (Mt 6, 9).



    Biri i Davidit

    Percaktim qe i jep Jezusit prejardhjen e tij tokesore. Ungjilltaret Mateu dhe Luka sjellin breznine e Jezusit: nepermjet atit te tij te ligjshem Jozefit, ai rrjedh nga njerezit e premtimit nga Abrahami dhe Davidi. Ne Ungjillin sipas Markut Jezusi pohon mbi Krishtin, birin e Davidit, se Zoti eshte i Davidit (Mk 12, 35-37).



    Biri i Njeriut

    Termin e ka perdorur profeti Daniel (Dan 7, 13) per fytyren qe zbret ne re dhe mbreteria e te cilit mbi njerezit do te jete e amshuar: pra ka domethenie mesianike. Jezusi e quan veten Biri i Njeriut: "Biri i Njeriut nuk ka ku ta mbeshtese kryet" (Mt 8, 20), duke theksuar dallimin ndermjet natyres njerezore te tij dhe kthimin ne fuqi dhe lavdi (Mt 24, 30).

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ECCE HOMO


    Fjalet "Ja njeriu!" i shqipton Ponc Pilati, duke i paraqitur popullit Jezusin pas gjykimit (Gjn 19, 5).

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    EUKARISTIA - (greq. euharistģa dtth "veper falenderimi"; krah. ne greqishten moderne efharistņ "Faleminderit!")


    Gjate Darkes se Fundit qe e bashkendau me apostujt e tij para vdekjes, Jezusi falenderoi Hyjin, pastaj u dha buken e thyer dhe veren duke u thene: "Merrni e hani, ky eshte korpi im; merrni e pini ky eshte gjaku im" (Shugurimi).
    Fjala eukaristi ngadale ka filluar te shenoje perkujtimin kremtor te krishtereve ne kete ngrenie te fundit, ne Darken e Fundit e vecanerisht shenjterimin dhe ndarjen e bukes dhe te veres.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    FSHEHTESI (MISTER)


    Perkthim i fjales greke mysterion, qe ne Biblen greke shfaqet sidomos tek Libri i Urtise, por ne te vertete pershkon tere Biblen: eshte "fshehtesia" e Hyjit ne lidhje me boten. Ne te vertete, vet gjithesia eshte plot me enigma dhe pyetje (krijimi, lindja, dashuria...) dhe pervoja e vuajtjes na shtyn t'i bejme vetes pyetjen mbi kuptimin e botes. A eshte per deshtim apo per shpetim? "Fshehtesia" e Hyjit do te thote zbulim i asaj qe per shume njerez eshte akoma e fshehur - Hyji e do boten dhe deshiron ta shpetoje ate: mundesia e shpetimit eshte e arritshme per te gjithe njerezit. Permbledhja dhe pika qendrore e "fshehtesise" se Hyjit ne Beselidhjen e Re jane jeta, kryqi (edhe Hyji merr pjese ne vuajtjen tone njerezore) dhe ringjalljen e Jezusit qe perftyron shpetimin perfundimtar te gjithesise. Per kete arsye ne fjalorin e krishtere "mister" para se gjithash shenon "Ringjalljen" e Jezusit dhe aktualizimin e tij ne Eukaristi (Meshe Shenjte).

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •