Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra

    Shëmbëlltyrat!


    Shëmbëlltyra është mënyra e të folurit bisedor ku përdorët ndonjë ngjarje, tregim apo përrallë, për të treguar, thënë diçka më tepër.

    Çdo shëmbëlltyrë pa kyrrfarë dyshimi ka porosi pedagogjike. Në një anë me simbolike. Kuptohet lehtë, sepse është nga jeta e përditshme. Është e kuptueshme për çdokë. Në anën tjetër, çdo shëmbëlltyrë ka diç misterioze që duhet kuptuar, megjithëse nuk është thënë. Ngajnëher shpjegimi është është i domosdoshëm. Shëmbëlltura i shtymnë dëgjuesit për të menduar dhe i bëjnë kurreshtarë. Këto edhe janë mjetet kryesore të shëmbëlltyrës.

    Edhe Jezu Krishti në fjalimet e veta dhe bisedimet, përdor shumë shëmbëlltyra më të cilat dëshiron ta bëjë të kuptueshëm mësimin e vet mbi Mretërinë e Hyjit për dëgjuesit. Por jo vetëm kaq. Shëmbëlltyrat janë një ndihmë e mirë për të kuptuar kush është Ai, i cili e realizon Mbretërinë Hyjnore, si arrihet shërbimi dhe çfar qëndrimi duhet marrë njeriu.

    Shëmbëlltyra që përdorë Jezusi, janë marrë nga mënyra dhe jeta e përditshme. Shëmbëlltyra janë, porsi petka nën të cilat fshihet mësimi fetar dhe moral, të cilin duhet kuptojnë dëgjuesit.

    Zoti u bekoftë.


    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-03-2006 më 10:45

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra!

    Shëmbëlltyra e mbjellësit!
    (Mt 13; 1-9)


    At ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit. Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg. Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë:

    ''Ja, një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
    Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë; por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.
    Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.

    Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.

    Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.





    Shtjellimi i shëmbëlltyrës mbi mbjellësin!
    (Mt 13; 18-23)

    Tani dëgjoni ç'do të thotë shëmbëlltyra e mbjellësit: Secili që dëgjon Fjalën e Mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.

    Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim; por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.

    Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.

    Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon Fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-03-2006 më 10:53

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Përse Jezusi flet në shëmbëlltyra!
    (Mt 13; 10-17)

    Nxënësit iu afruan Jezusit e e pyetën: ''Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?''.

    Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Sepse juve ju është dhënë dhurata të njihni të fshehtat e Mbretërisë së qiellit, ndërsa atyre nuk u është dhënë. Për të vërtetë, atij që ka, do t'i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.



    Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë:

    "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni,
    do të vështroni, por nuk do të shikoni.
    Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme,
    ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë,
    që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh,
    dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t'i shëroj.


    Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë. Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t'i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t'i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!



    vazhdon-->

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra!

    Shëmbëlltyra e grurit dhe egjrës!
    (Mt 13; 24-30)


    Mandej u tregoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër:
    ''Mbretëria e qiellit është e ngajshme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet. Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.

    Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra. Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: "Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra?

    Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku".
    Atëherë shërbëtorët i thanë: "A do ti të shkojmë e ta shkulim?".

    Por ai tha: "Jo, kam frikë se, duke shkulur egjrën, bashkë me të, do të shkulni edhe grurin. I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t'u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim"''.




    Shtjellimi i shëmbëlltyrës së egjrës!
    (Mt 13; 36-43)

    Atëherë Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye në shtëpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanë: ''Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë''.

    Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre:
    ''Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut. Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut, dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt.

    Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës. Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi, dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh. Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre.

    Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!''.




    vazhdon-->

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra!

    Shëmbëlltyra e sinapit dhe e tharmit!
    (Mt 13; 31-35)



    Ai u proposoi atyre një shëmbëlltyre tjetër duke thënë:
    ''Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet. Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë, aq sa zogjtë e qiellit vijnë dhe gjejnë strehë në degët e saj''.

    Ai u tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër:
    ''Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell deri sa brumi të mbruhet plotësisht''.

    Jezusi ua tha turmave të gjitha këto gjëra në shëmbëlltyra; dhe u fliste atyre vetëm në shëmbëlltyra, që të përmbushej ç'është e thënë nëpërmjet profetit: ''Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës''.



    vazhdon-->

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra!

    Tri shëmbëlltyra!
    (Mt 13' 44-50)


    ''Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.


    Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur. Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.


    Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një rrjete të hedhur në det, që mbledh gjithfarë lloje gjërash. Kur ajo është mbushur, peshkatarët e nxjerrin atë në breg, ulen dhe mbledhin në kosha ç'është e mirë, por i hedhin ata që nuk janë të mirë.


    Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t'i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët; dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh''.




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Smile Jezusi flet me shëmbëlltyra

    Kushdo krenohet, do të përvujtërohet!
    (Lk 18; 9-14)



    Ju tregoj edhe këtë shembëlltyrë për disa që mbanin veten të drejtë dhe i përbuznin të tjerët:


    "Dy njerëz u ngjitën në Tempull për t'u lutur; njëri faise dhe tjetri tagambledhës.
    Fariseu, rrinte si qiri në këmbë, lutej në vetvete kështu; 'Të falëminderoj, o Hyj, që nuk jam porsi njerëzit tjerë; cuba, të pa drejtë, kurorshkelës, ose - si ky tagambledhës. Agjeroj dy her në javë, jap të dhjetën e krejt fitesës'.

    Kurse tagambledhësi zuri vend në fund, nuk i bëhej as sytë t'i ngrejë drejtë qiellit, por kraharorin e vet e thoshte; 'O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!' Un po ju them; ky u kthye në shtëpinë e vet i shfajsuar e jo ai, sepse; kushdo krenohet, do të përvujtërohet, ndërsa kush pëevujtërohet, do të lartësohet."




    vazhdon--->>
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 31-03-2006 më 11:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra

    Pastërtia dhe papastërtia ligjore!

    (Mt 15; 10-14)



    Atëherë e grishi popullin t’i afrohej dhe i tha:

    “Dëgjoni e merrni vesh mirë! Njeriun nuk e bën të papastër ç’hyn në gojë, por ç’del nga goja ‑ ajo e bën njeriun të papastër!”

    Atëherë iu afruan nxënësit e i thanë:

    “A e di se farisenjtë, posa e dëgjuan këtë fjalë, u shkandulluan?”

    Jezusi u përgjigj:

    “Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor do të nxirret me gjithë rrënjë. Hiquni tyre! Janë të verbër dhe prijës të verbërish. E kur i verbëri i prin të verbërit, të dy bien në gropë.”



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-08-2006 më 19:01
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra

    Shëmbëlltyra e pasanikut të pamend!
    (Lk12; 15-21)



    Atëherë u tha:

    “Vëriani mendjen: ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë, sepse sado i pasur që ndokush të jetë, jeta e tij nuk varet nga pasuria që ka.”


    Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë:
    “Tokat e një pasaniku i dhanë fryt të madh. Ai mendonte me vete e thoshte: ‘Ç’të bëj? Nuk kam më vend ku të mbledh të lashtat e mia.


    Dhe tha:
    ‘Kështu po bëj: do t’i rrëzoj grunarët e do t’i punoj më të mëdhenj dhe do t’i mbledh në ta të gjitha: grurin dhe të gjitha të lashtat e mia. Atëherë do t’i them shpirtit tim: shpirti im, ke pasuri me shumicë për shumë vjet: pusho, ha, pi, gëzo!’


    Porse Hyji i tha:
    ‘I marrë! Pikërisht sonte, në këtë natë, do të kërkohet shpirti yt prej teje, e ç’grumbullove kujt do t’i mbesë?’


    Kështu i ndodh atij që grumbullon pasuri për vete e nuk kujdeset të bëhet i pasur në Hyjin.”




    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra

    Mos i gjykoni të tjerë!
    (Lk 6; 37-42)



    “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje!

    Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”




    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-11-2009 më 21:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Jezusi flet me shëmbëlltyra

    U tha edhe shëmbëlltyrën:


    “A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë? Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.

    Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?

    Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Pema njihet prej fryteve të saj



    Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.

    Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra.”
    (LK 6; 43-45)

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shëmbëlltyra e vreshtarëve gjakësorë



    Dëgjojeni shëmbëlltyrën tjetër:

    Ishte një zot shtëpie që kishte mbjellë një vresht. E thuri me gardh, punoi shtrydhësin e rrushit, ndërtoi kullën, ua dha vreshtarëve ta punojnë për gjysmë dhe shkoi në vend të huaj. Kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi te vreshtarët shërbëtorët e vet për të marrë frytin që i takonte. Vreshtarët i kapën shërbëtorët: njërin e rrahën, një tjetër e mbytën e një tjetër e vranë me gurë.

    Prapë dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, porse edhe atyre ua bënë ashtu.

    Në fund dërgoi të birin duke menduar: ‘Do të kenë nderim ndaj djalit tim!’ Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri‑tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do të na mbesë pasuria e tij.’ E kapën, e qitën jashtë vreshtit dhe e vranë.

    Tashti, kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?” Iu përgjigjën:

    “Të këqijtë do t’i shfaros keqas e vreshtin e vet do t’ua japë vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin frytin posa të vijë koha e të vjelave.”

    Jezusi u tha: “A nuk e lexuat asnjëherë në Shkrimin e shenjtë:

    ‘Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit u bë guri i këndit;

    kjo është vepër e Zotit, sa mrekulli në sytë tanë!’Prandaj ‑ po ju them ‑ juve do t’ju hiqet dore Mbretëria e Hyjit e do t’i jepet një populli që i prodhon frytet e saj!” (Mat 21,33-43)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Askush nuk e shtie verën e re në rrëshiqa të vjetër"!



    Atëherë ata i thanë:

    “Nxënësit e Gjonit agjërojnë shpesh dhe luten, po ashtu edhe ata të farisenjve ‑ përkundrazi, të tutë hanë e pinë.”

    Jezusi u përgjigj:

    “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë derisa dhëndri është me ta? Tani vijnë ditët kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin, atëherë, në ato ditë do të agjërojnë.”

    U tregoi edhe krahasimin:

    Askush nuk e pret një copë prej petkut të ri për t’ia vënë petkut të vjetër, përndryshe shqyen petkun e ri, kurse copa prej petkut të ri nuk përkon me petkun e vjetër. Askush nuk e shtie verën e re në rrëshiqa të vjetër, sepse vera e re i pëlcet rrëshiqat kështu që edhe vera derdhet edhe rrëshiqat prishen: por vera e re duhet të hidhet në rrëshiqa të rinj. (Lk 5; 33-38)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #15
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    “Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”


    Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin. 2 Atëherë disa farisenj thanë:

    “Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”

    Jezusi iu përgjigj:

    “A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij? [Si] hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s’kishte leje t’i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?

    Dhe u tha:

    “Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.” (LK 6; 1-5)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  16. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shembëlltyra mbi dy themelet!


    Do t’ju tregoj se kujt i përngjan çdonjëri që vjen tek unë, që e dëgjon fjalën time e që e vë në veprim: ai i përngjan njeriut, i cili, kur ndërtoi shtëpinë e vet, mihu dheun thellë dhe themelin e vuri mbi shkëmb. Ra vërshimi, lumi u vërsul mbi atë shtëpi, por nuk mundi ta tundë, sepse ishte e ndërtuar mirë.

    Kurse ai që e dëgjon, por nuk e vë në veprim fjalën time, i përngjan njeriut, që e ndërtoi shtëpinë përmbi dhe ‑ pa themel: u vërsul lumi e menjëherë e rrëzoi: ajo shtëpi u bë gërmadhë e madhe.” (Lk 6; 47-49)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  4. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  5. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •