Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Bekimet

  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Arrow Bekimet

    Bekimi




    Hyji eshte gurra e cdo se mire dhe cdo bekimi, thote Shkrimi shenjt.

    Njeriu eshte i nevojshem per bekim. Ai kerkon shpetimin, mburojen, fatbardhesine dhe plotesimin e jetes se vet. Per kete njerezit ne nje menyre bekojne njeri-tjetrin: ia deshirojne te miren njeri-tjetrit. Por, para se gjithash ata shpresojne dhe kerkojne bekimin prej Zotit.

    Bekimi i Zotit me se pari ndikon ne krijim. Ai eshte dhurate e qendrueshme e Zotit, sidomos per njerezit. Ne Beselidhjen e Vjeter thuhet se bekimi e shton jeten, ndersa mallkimi e zvogelon.

    Bekimi eshte nje nder gjestet me te vjetra te njeriut dhe ai eshte i pranishem ne te gjitha religjionet. Rendesi dhe domethenie te vecante ka bekimi ne historine e popullit izraelas. Me bekim Hyji hyn ne bisede me Abrahamin. Me bekim Hyji hyn ne lidhje me njeriun. Kete lidhje ne mes Hyjit dhe njeriut ne Bibel e shpreh me se miri fjala "berek", e cila nga ana e Zotit do te thote bekim, kurse nga ana e njeriut falenderim. Me fjale te tjera: Bekimi i Zotit e arrin qellimin kur njeriu i pergjigjet atij me falenderim. Ky falenderim mandej prape sjell bekim. Ne kete kuptim thote shen Augustini, dijetar i Kishes: "Ne rritemi kur Zoti na bekon. Ne rritemi kur Zotin e falenderojme. Te dyjat jane te mira per ne. E para eshte qe Zoti na bekon. Kur ai na bekon, atehere ne mund ta falenderojme. Sikur qe nga lart bie shiu ne toke, ndersa toka jep frytet..."

    Me ne fund: c'ben meshtari kur bekon?
    Meshtari kur bekon e levdon (madheron, falenderon) Zotin dhe e lut ate qe Ai te na e jap bekimin e vet.

    Me kete kuptohet qarte se bekimi s'ka kurrfare lidhjeje dhe asgje te perbashket me magjine!

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjestet percjellese gjate bekimit




    Shenja e kryqit. Kryqi eshte kulmi i cdo pershpirterie, gurra e cdo bekimi dhe shkak i cdo hiri. Per kete shenja e kryqit eshte gjest i bekimit dhe nuk duhet te mungoje ne kete rast.



    Uji i bekuar. Uji shembellen jeten, gjallerine dhe pastrimin. Njekohesisht na e perkujton pagezimin tone. Ne rast te bekimit kjo fuqi jetesore e Zotit behet me e qarte, kur pas urates perkatese, meshtari me uje te bekuar sterpik njerezit dhe gjesendet.



    Kemi. Ky eshte shenje e gazmendit dhe e lutjes solemne. Njekohesisht shembellen ngritjen e lutjes sone kah Zoti.



    Shtrirja e duarve te meshtarit. Kjo eshte shenje e lutjes per bekimin e Zotit mbi ata qe bekohen.

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime mbi Kreshmet
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-03-2021, 07:42
  2. Kamata Lufta me Allahun dhe Rregullat e Shitblerjes
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 09:24
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  5. Protesta e botės islame ndaj karikaturave tė profetit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •